Të moshυarin e përρΙasin për υdekje, qeni ruan trυρin e tij

Në rrjetet sociale është bërë virale një foto që tregon një qen që ndodhet pranë trupit të pajetë të pronarit të tij. Qeni, me emrin Trovi, duket se po mbron trupin e pronarit të tij, 75-vjeçarin Adriano Canzian, pasi ky i fundit u përplas nga një ambulancë gjatë një shëtitjeje me dy qentë e tij në mbrëmje.

Ndërsa Adriano Canzian humbi jetën në vend, qeni Trovi qëndroi pranë tij, derisa trupi u largua.

Hetimet për këtë ngjarje tragjike janë në vazhdim, teksa raportimet sugjerojnë se Canzian ishte duke shëtitur qentë pranë një stacioni karburanti, ndërsa ambulanca, duke udhëtuar me shpejtësi, përplasi pronarin për vdekje.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar të gjitha detajet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të trishtueshme.

Ήistoria e drόgës dhe e … jetës/ E reja tregon errësirën kur drόgohej dhe rehabiΙitimin

Magjia e rreme që ofron droga, është karremi që i çon drejtë një rruge pa krye ata që zgjedhin ta provojnë.

Xhoi e nisi drogën që në kohën kur ishte gjimnaziste.

Mendonte se përdorimi i drogërave tek ajo nuk do të krijonte varësi, deri sa provoi heroinën.

Që e vogël problemet me ankthin dhe depresionin kanë qenë vazhdimisht prezente në jetën e saj, deri sa kulmuan në një tentativë për ti dhënë fund jetës. Ai ishte dhe momenti që vendosi të tregohej e sinqertë me prindërit për rrugën që kishte marrë.

Tre vite më parë jeta e saj mori kthesën e shumëpritur. Lajmi se do të bëhej nënë e bëri që të largohet përfundimisht nga droga.

Pavarësisht jetës së errët dhe kalvarit të gjatë të vuajtjeve që i është dashur të kalojë, në moshë shumë të re, sot ajo e ndjen veten me fat.

/abcnews.al/

Sherr brυtaΙ në bυrgun itaΙian, të dënuarit shqiptarë përΙeshen me nigerianët dhe gardianët, pesë të ρΙagosur

Një përplasje mes të burgosurve shqiptarë dhe një të burgosuri nigerian ka ndodhur në burgun e Sollicciano në Itali.

Policia italiane bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital pesë oficerë burgu, ku dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin dhe janë shkatërruar 2 seksione.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme por autoritetet e kanë raportuar sot.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ndërkohë që të burgosurit ishin paraqitur për vizita mjekësore.

Mes tyre ka ndodhur një debat por policët e pranishëm kanë mundur të shmangin kontaktin fizik.

Më pas të burgosurit shqiptarë u kthyen në seksion dhe prisnin mbërritjen e të burgosurit nigerian.

Sapo ka mbërritur në seksion, , ai është sulmuar nga shqiptarët. Pasi arriti të shpëtojë ai shkoi në seksionin e ti dhe i ka treguar bashkëatdhetarëve.

Me të dëgjuar lajmin, të gjithë të burgosurit nigerianë u organizuan për t’u hakmarrë.

Ata pritën që stafi të hapte portën penguese për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darkën dhe filloi kaosi.

Pas shpërthimit të një bombole, pleksiglasi i portës u thye dhe dy oficerë u goditën në sy nga copa të tij.

E çon makinën për riρarim në servis, mekaniku e merr ρeng ρronarin (Video)

Një konflikt me dy qytetarë dhe një mekanik të përfshirë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës.

Nga policia e qytetit bregdetar konfirmojnë se një i ri e kishte lënë automjetin për t’u riparuar dhe prej dy ditësh tashmë nuk lidhej dot me mekanikun në servis.

Ndërsa kishte mësuar se automjeti i tij, jo vetëm ishte riparuar, por shëtiste nëpër qytet mekanikun, i riu sëbashku me të atin shkuan pasditen e kësaj të shtune të sqaroheshin me pronarët e servisit.

Sqarimi mesa duket nuk ka shkuar mirë, pasi sipas burimeve nga vendngjarja, i ati i pronarit të makinës është marrë peng në automjetin e djalit të tij.

Zyrtarisht policia ende nuk referon se kemi të bëjmë me një pengmarrje. Sikundër duket nga pamjet, grupi hetimor dhe policia është në vendngjarje dhe më tepër detaje priten të mësohen në vijim.

https://streamable.com/e/cm9bde?quality=highest

“Ledion Liço moderatori më i dobët”/ DekΙarata e Sαrës që po bën xhiron e rrjetit (Video)

Konkurentja e “Big Brother Vip3”, Sara Gjordeni, është vënë në qendër të vëmëndjes në këtë edicion,për shkak të lidhjes me këngëtarin e njohur Bardhi.

Por së fundmi, një video e cila po qarkullon në rrjete sociale, tregon Sarën gjatë në një interviste, ku thotë se nuk i ka pëlqyer Ledion Liço kur ka prezantuar “Big Brother”.

“Nuk më ka pëlqyer Ledion Liço kur ka prezantuar Big Brother-in”,-ka thënë ajo.

Po këtë vit, a do t’i pëlqejë Sarës se si Ledioni po moderon programin ku ajo po merr pjesë?

Në 2018-ën i υranë të ëmën, para tre ditësh i ekzekυtuan babanë, djali i biznesmenit grek rrëqeth me fjalët: Pse dυhet ta kaloj gjithë këtë tortυrë

Djali i biznesmenit grek Christos Gialias, Giorgos Gialias, i cili pati fatin e keq të përjetonte dy vrasjet e prindërve të tij brenda gjashtë viteve, është i shkatërruar.

Christos Gialia, i cili u vra natën e së mërkurës, në rajonin e Mandrës, pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij dhe të nënës së tij, Frederiki Karzis, e cila në vitin 2018 u gjet e vrarë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

“Pse duhet ta kaloj gjithë këtë torturë për herë të dytë? Pse dy herë, pse“?- thotë ai për protothema.gr, duke u përpjekur të ruajë gjakftohtësinë dhe të kuptojë të keqen që i ka ndodhur familjes së tij.

Dy vrasjet brutale të prindërve të Giorgos Gialias

Persona të panjohur i zunë pritë mbrëmjen e së mërkurës biznesmenit Christos Gialias, të cilët pasi e qëlluan me kallashnikov dhe e vranë në makinë, i vunë flakën mjetit me qëllimin për të zhdukur gjurmët.

ELAS ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.

Automjeti i biznesmenit, u gjet në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit tentuan të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet e ELAS-it, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.

Christos Gialias, ishte pronar i kompanive aktive në tregtinë e mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe menaxher i tre ekipeve të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018, ish-bashkëshortja e Christos Gialia dhe nëna e Giorgos, Frederiki Karzi, u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra.

E vranë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

Christos Gialias, atëherë shkoi menjëherë në vendin e vrasjes, pasi edhe pse ishte rimartuar me një shqiptare nga Elbasani, mbante marrëdhënie të shkëlqyera me ish-bashkëshorten.

“Policia do të kërkojë… Gjithçka… Aty kam besim, do ta zbardhin çështjen, nuk ka sesi. As ne nuk e dime pse ndodhi”, deklaroi Christos Gialias për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Vihet re se sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja, pasi autorët e huaj besonin se ajo do të kishte para.

Ata i kishin ngritur pritë jashtë shtëpisë së saj, teksa ajo kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë.

Ήidrogjeni në Βυlqizë, Mυceku: Matje 1000 m nën tokë, është depozita më e madhe në botë

Miniera e kromit në Bulqizë mban depozitën më të madhe të hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë.

Profesori i Fakultetit të Gjeologji Minierave, Bardhyl Muceku, i cili ishte pjesë e ekipit prej 8 profesorësh shqiptarë dhe francezë, që zbuluan praninë e këtij gazi që konsiderohet si karburanti i së ardhmes, tregon për TV SCAN detajet e studimit, puna e të cilit filloi në maj të vitit të kaluar.

Përveç sasisë së madhe, kjo është depozita e parë e hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë, duke i dhënë vlera të jashtëzakonshme reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serrë, që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

Prof. Muceku tregon edhe procesin e ndjekur, që konsistoi në matjen e flluskave të gazit në ujërat e minierës.

Ndërkaq, duke marrë në konsideratë sasitë e madha, vlera ekonomike është shumë e madhe.

Përdorimi i hidrogjenit si burim i pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike është një nga alternativat që vendet e Bashkimit Evropian po promovojnë në drejtim të energjisë së pastër dhe industrisë së qendrueshme, duke zëvendësuar burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri.

“Dua një mαs.hkυΙΙ të f υqishëm”- Meri Shehu zbulon kriteret që duhet të ρΙotësojë ραrtneri i saj

Astrologia Meri Shehu ka treguar kriteret e partnerit që dëshiron të ketë në krah, teksa u shpreh se kërkon një mashkull të fuqishëm.

Meri shehu

Pjesë nga biseda:

Fationi: Meri po të kishte shumë lekë do të ishte nga ato “sugar mami”, do ti kishte blerë ndonjë lambo ndonjërit

Rike: Ka lekë more Meri

Meri: Unë të jap lekë! Qyqja, i kam baruar ato fantazi unë, kështu që pres gjëra….

Rike: Po nëse o Mer dashurohesh me një person që s’ka lekë fare dhe kërkon ndihmën tënde

Meri: Se besoj që në këtë moshë të dashurohem që nuk ka lekë fare, sepse s’ka hajër ai muhabet. Mbaroi dëgjo Merin ti

(Banorët shpërthejnë në të qeshura)

Rike: Po ja bjen brenda me një që s’ka fare

Meri: E heq fare, po pse çfarë do bëj unë do bëj bamirësin e njerëzve që s’kanë lekë. Jo moj motër nuk është i zoti, kur të bëhet i zoti le të vijë

Rike: Dashurohesh vetëm me njerëz që kanë lekë?

Meri: Jo vetëm që kanë lekë, duhet të ketë një pozitë. Unë dua një mashkull të fuqishëm tani, pse çfarë do të bëj unë, ta mësoj se si të bëjë lekë?

Rike: Po ja të vjen njëri super king, po yll dhe të jetë sytë e bukur por ëshgtë fukara

Meri: Po mir moj për një natë e marr unë. Vetëm nëpër filma ndodhin kjo

Rike: Unë mendoj që ti po mund të dashurohesh edhe me një të varfër

Meri: Se besoj, i kam kaluar këto gjëra. Unë dua një shok në jetë, të ketë arritur diçka në jetë. Të kem çfarë të bëj, çfarë të komunikoj. S’ka rëndësi që të jetë i bukur, por të jetë një njeri që të më balancojë

Gjendet e υdekur 6-υjeçarja e cila kërkoi ndihmë 2 jaυë më parë

Hid Rajab, 6- vjeçarja palestineze e zhdukur për gati dy javë mes përleshjeve në qytetin e Gazës, është gjetur e vdekur nga të afërmit, shprehet sot Hamasi dhe familja e saj, duke fajësuar forcat izraelite për vdekjen e saj.

Vajza e vogël, u gjet sot në mëngjes në një makinë pranë një karburanti në lagjen Tel al-Haëa, pasi tanket izraelite u tërhoqën nga zona në agim, tha familja e saj për AFP.

“Hid dhe të gjithë në makinë u vranë”, tha gjyshi i Baha Hamada për AFP.

“Ata u zbuluan nga anëtarët e familjes (tonë) të cilët po kërkonin makinën dhe e gjetën pranë pikës së karburantit”, një zonë që deri atëherë ishte e paarritshme, për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite, shpjegoi ai.

“Hid Rajab u vra nga forcat pushtuese (izraelite) së bashku me të gjithë ata që ishin me të në makinë”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë e Hamasit.

Familja e saj i tha AFP këtë javë se vajza dhe anëtarët e tjerë të familjes, ishin duke vozitur në qytetin e Gazës kur u përballën me tanke, të cilat me sa duket hapën zjarr mbi ta.

Ajo mbijetoi, sipas një telefonate të bërë e grupin Palestinez të Gjysmëhënës së Kuqe e më pas me të ëmën.

Duke folur në telefon, vajza e vogël kërkoi që ta shpëtoni atë: “Ju lutem më shpëtoni, të gjithë të tjerët janë në gjumë”.

Madje vajza tregoi se pranë makinës, ndodhej në tank drejtuar drejt saj.

Menjëherë u dërgua një ambulancë për të gjetur vajzën dhe për ta sjellë shëndoshë e mirë në shtëpi, por rezultoi në humbjen e kontakteve edhe me stafin e ambulancës.

Që prej dy javësh deri më sot, nuk u dëgjua më gjë për ta, ndërkohë që nëna e saj tregon se sa herë që dëgjonte sirenat e ambulancave, mendonte se vajza e saj po kthehej në shtëpi.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj pyetjeve të AFP-së, në lidhje me të shtënat në një automjet plot me civilë apo fatin e të zhdukurve.

“Lisi ka ndjenja të fshehta për Ledjonën”/ I υëllai ‘zbërthen’ Ιojën e bαnorit të BBV

Elvis Myrto, gazetari i kronikës së zezë, është bërë edhe më i dashur për publikun pas pjesëmarrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 3

Ai ka rënë në sy për pozitivitetin dhe dashamirësinë e tij ndaj të gjithë banorëve, por edhe për deklaratën se mezi pret të gjejë grua brenda këtij formati.

Së fundmi, vëllai i tij Edi ka dhënë një intervistë në emisionin “Glamour Zone”, ku ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e tij me Ledjonën.

Gjatë bisedës me moderatoren Ester Bylyku, ai tha: “Nuk e di nëse Lisi do ta gjejë personin e zemrës aty brenda, por e shoh më të afërt me Ledionën. Ata janë dhe të së njëjtës fushë, dhe kanë shumë për të biseduar”.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e sheh Ledionën si partneren ideale të Lisit, vëllai i tij tha: “Mbase mund të jetë”.