“Femër e ρështirë”, Ilnisa i ρërmendi familjen dhe babanë e υdekur, Erjola hυmbet toruan, për pak kalon në ρërleshje fizike (Video)

Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli e kanë nisur ditën e sotme me një debat shumë të fortë. Gjithçka nisi në kuzhinë teksa gazetarja po bënte për të ngrënë. Pranë saj shkon moderatorja, e cila vendos në zjarr një tigan për të bërë vezë.

Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Ilnisës, e cila me tiganin e saj shtyn atë të Ilnisës. Pas këtij veprimi të Agollit, Doçi shpërthen ndaj saj dhe i thotë ‘skizofrene’.

Por nuk mbaron me kaq, pasi gjatë debatit Ilnisa i drejtohet Erjolës duke i thënë: “Sa turp, kështu të kanë edukuar prindërit?”.

Këtu Erjola bëhet keq, përplas gjërat që kishte në duar dhe largohet duke thënë: “Të më përmendësh babën dhe nënën nuk të lejoj”. Kujtojmë se babai i moderatores nuk jeton më.

Pjesë nga debati:

Ilnisa: Kështu të kanë edukuar pra, me atë edukatë

Erjola: Ti nuk më provokon dot mua të dal nga vetja, o femër e pështirë. Më provokon me prindërit kur e di që se kam. O ndyrësirë, po nuk bie në nivelin tënd unë

Ilnisa: Kujdes me fjalët që thua

Erjola: Edhe nuk ta kthej me të njëjtën resto

Ilnisa: Kujdes me fjalët që thua

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=04e05db9-6846-4773-b605-6ea3a8f18bf1&ig_mid=21EE3914-C64B-406E-BAAB-128816EAB460

‘Çmendet’ bυrri në Korçë, dhυnon keq bαshkëshorten

Ditën e sotme, policia e Maliqit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet R.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes.

Bashkëshortja e shtetasit R.Xh., është pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 10 shkurt 2024

DASHI

Mundohuni të mos e teproni me asgjë gjatë kësaj dite sepse gjërat mund t’iu dalin jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni. Ju të dashuruarit shfrytëzojeni sa të mundni ditën e sotme sepse jo gjithmonë do ju shfaqen mundësi të tilla. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Ju beqarët do përjetojnë kënaqësi pafund falë disa personave qe i keni njohur rishtazi. Në punë, nëse jeni përgjegjës të një grupi punonjësish, do ju duhet të jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Në fund të fundit të gjithë mund të gabojnë. Në planin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa për ta ndryshuar sa më parë gjendjen sepse në të kundërt do keni probleme serioze.

DEMI

Sot do jeni shumë më të motivuar për të gjetur zgjidhjet më ideale dhe për t’i dhënë më shumë shkëlqim jetës. Ekuilibri, qetësia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës për ju që jeni në një lidhje. Do ndiheni aq mirë pranë njëri-tjetrit saqë hera herës do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me një person që do ua prezantojnë miqtë. Në punë gjërat do ju ecin goxha mirë dhe do vazhdoni projektin që keni nisur. Për ju asnjë mision nuk është i pamundur. Gjendja e financave do konsolidohet. Do filloni edhe disa projekte të rëndësishme dhe do ndiheni mjaft të qetë.

BINJAKËT

Sot ka mundësi të merren vendime të shpejta dhe në disa momente mund të ndiheni me të vërtete në vështirësi. Mërkuri do jetë i pozicionuar keq në jetën tuaj në çift dhe debatet me partnerin do jenë të njëpasnjëshme. Nuk do ndiheni asnjë moment të qetë. Ju beqarët do merrni ftesa të shumta dhe do jeni ne dilemë se çfarë zgjedhjeje të bëni. Në punë do e keni të vështirë të ecni përpara. Projektet që do iu jepen do kërkojnë shumë mund e sakrifica, çka do jetë e papërballueshme për ju. Sipas Horoskopi.vip, në planin financiar Jupiteri do ju mbështesë fort dhe do ju sjellë fat. Gjendja do jetë aq e mirë sa mund t’i shlyeni edhe disa borxhe.

GAFORRJA

Sot do keni disa ide në kokë dhe duke menduar se keni të drejtë nuk do e dëgjoni aspak mendimin e të tjerëve. Nuk do ju mungojnë gjithë kohës kritikat për punët e të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të tregoheni më impulsivë dhe kjo do i shtojë debatet e mosmarrëveshjet mes jush. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat shtruar dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Shumë shpejt kanë për t’iu dalë mundësi të shkëlqyera edhe për ju. Jeta juaj profesionale nuk do ju ecë më së miri sepse do i bëni gjërat me inat dhe pa marrë mendimet e të tjerëve. Financat mbajini gjithë kohës nën kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze më pas.

LUANI

Sot do viheni përballë evidencave dhe mund të prishen edhe disa kontrata të mëdha. Nëse keni një lidhje lëreni të lirë kreativitetin dhe bëni ato që do ndieni pa e kushtëzuar shumë veten. Beqaret do preferojnë më shumë të qëndrojnë të lirë dhe të mos fillojnë tani për tani asnjë angazhim. Në punë duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të arritur atje ku keni dashur. Pavarësisht sfidave të vështira që do ju dalin nuk duhet të dorëzoheni. Në planin financiar do keni fat dhe do fitoni shuma goxha të majme. Mos hezitoni herë pas here të shihni edhe numrin tuaj të fatit.

VIRGJËRESHA

Falë Hënës që do ndikojë shumë pozitivisht sot do jeni më të disponueshëm për çdo gjë dhe më bujarë. Do i dëgjoni të tjerët dhe di respektoni mendimet e secilit. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bekuar nga yjet. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do keni një ditë normale e pa takime të veçanta. Duhet të bëni edhe pak më tepër durim që ta ndryshoni statusin dhe të filloni një lidhje emocionuese. Në punë më në fund do shihni fundin e tunelit dhe kjo do ju shtojë gëzimin në shpirt. Do jeni edhe më të motivuar nga më parë. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi dhe nuk do keni aspak probleme.

PESHORJA

Sot do ëndërroni shumë dhe nuk do i mbani këmbët në tokë çka mund të shtojë edhe zhgënjimet. Kujdes me fjalët dhe gjestet në çdo moment. Nëse keni një lidhje mos mendoni se partneri është magjistar dhe më shkopin e tij mund t’ua plotësojë çdo dëshirë. Nëse jeni ende beqarë bëni edhe pak durim dhe keni për ta parë që gjërat do ju ecin si keni menduar. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm dhe mjaft profesionistë. Në asnjë moment nuk do ju dalë situata nga duart. Sektori i financave do jetë i paqëndrueshëm megjithatë me pak përkujdes më shumë mund ta kaloni ditën pa arritur në katastrofë.

AKREPI

Gjatë kësaj dite do keni shumë nevojë të mbështeteni nga të tjerët për të ecur përpara. Duke pasur pranë dikë nuk do keni frikë të hidhni asnjë hap. Ju që jeni në një lidhje do arrini ta përmirësoni jetën tuaj dhe do ndiheni të qetë pranë partnerit. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do bini në dashuri me një të afërm të miqve dhe do keni disa ndryshime në jetën tuaj. Në punë, çdo gjë që ju do bëni do shihet nga shefat dhe do merrni përgëzime të njëpasnjëshme. Shpirti juaj konkurrues do ju bëjë të mos dorëzoheni edhe para sfidave. Me financat duhet të tregoheni sa më të kursyer në mënyrë që të mos ju lindin aspak probleme.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite, falë ndikimit të Mërkurit dhe Saturnit, do keni ide shumë të qarta dhe do e dini si dhe kur të veproni. Ju të dashuruarit do jeni bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lire atë. Kujdes sepse ai mund te përfitojë nga kjo dhe t’iu hipë në qafë. Ju beqarët nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse do e lëndojnë veten më tepër nga sa mund ta kenë imagjinuar. Në punë do jetë ditë e favorshme edhe për të folur për disa kontrata që keni nënshkruar më parë. Shefat do jene në humor dhe mundet t’ua ndryshojnë ashtu si ju doni. Në planin financiar do fryje një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë dhe mund të mërziteni në disa momente. Për ju që keni një lidhje dita nuk do jetë shumë e favorshme. Do jeni të qartë në mendime, por shpesh nuk do keni guxim të hidhni hapa. Ju beqarët do jeni me më shumë fat se kurrë dhe do e gjeni princin e tuaj të kaltër. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të mëdha. Në punë mund të filloni projekte ambicioze, por ende nuk e dini mirë rrugën që do ndiqni për t’i realizuar. Gjendja e financave do jetë e mirë deri në mesditë, por për shkak të disa shpenzimeve të pamenduara situata mund të ketë lëkundje.

UJORI

Ndryshime? Patjetër që do ketë gjatë kësaj dite, por duhet të dini cilat hapa të hidhni fillimisht. Ka mundësi që duke qenë shumë të ngarkuar me punë ta lëni disi pas dore partnerin tuaj. Mirë është të flisni me të dhe t’ia sqaroni gjithçka para se të keni probleme. Ju beqarët do keni vetëm disa takime normale dhe do mbeteni sërish vetëm. Në punë do doni të bëni shumë gjëra njëherësh, por ka rrezik të mos keni shumë energji. Bëni ato më thelbësoret dhe të tjerat lërini për në vijim. Në planin financiar gjithçka do ndryshoje për mirë falë mbështetjes së madhe që do iu japin disa familjarë.

PESHQIT

Planetët do ju ndihmojnë në shumë sektorë gjatë kësaj dite. Dëgjojeni shpirtin tuaj të brendshëm dhe keni për ta parë që do bëni zgjedhjet e duhura. Ju që keni një lidhje do ndiheni të kënaqur në krahët e partnerit dhe do jeni gati të bëni edhe ndonjë çmenduri me të. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do kaloni momente te mrekullueshme pranë disa personave dhe do jeni gati të merrni edhe vendime. Në punë do keni edhe më shumë besim tek vetja dhe do ja dilni pa shumë mundim e sakrifica. Bashkëpunëtorët do ndihen me fat që do ju kenë pranë. Me financat do tregoheni të kursyer dhe të arsyeshëm. Fatmirësisht gjendja do përmirësohet.

Ρërveç bagazheυe, kjo Ιinjë ajrore u kërkon edhe ραsagjerëve të peshohen para fluturimit

Përveç peshimit të bagazheve, linja ajrore finlandeze Finnair u sugjeron pasagjerëve të hipin në peshore përpara se të hipin në fluturim për të vlerësuar më mirë peshën e avionit përpara nisjes.

Natyrisht, në ndryshim nga bagazhi, nuk ka kufi në peshë për pasagjerët dhe në fakt ata që janë në dispozicion për t’u peshuar, shkruan Guardian.

Megjithatë, nuk është kompania e parë që e bën këtë. Air New Zealand, Korean Air dhe Havaiian Airlines dhe Uzbekistan Airlines kanë ndërmarrë nisma të ngjashme për të llogaritur më mirë peshën mesatare të fluturimeve për arsye sigurie.

Edhe pse çdo avion ka një peshë maksimale të sigurisë, pesha e pasagjerëve dhe bagazheve është e përafërt, pasi matja e peshës mesatare të pasagjerëve përditësohet çdo pesë vjet. Sigurisht, sipas sondazhit të fundit të vitit 2022 nga Autoriteti Evropian i Sigurisë së Aviacionit, pesha mesatare e pasagjerëve nuk ka ndryshuar shumë që nga viti 2009.

Finnair synon të mbledhë të dhëna deri në maj, të cilat më pas do t’i dërgojë agjencisë finlandeze të transportit dhe komunikimit Traficon, dhe të cilat do të përdoren për të llogaritur bilancin e avionëve dhe imbarkimeve nga 2025 deri në 2030./abcnews.al

Çifti fotografon “diskυn flυturues” gjatë υdhëtimit: Duhej ta shihje për ta besuar

Argjentinë – Një çift të moshuarish pretendojnë se kanë parë një objekt fluturues të paidentifikuar javën e kaluar ndërsa po fotografonin zogjtë në një pemë rreth San Pedro de Colalao, në anën veriore të vendit.

“I thashë burrit tim, ‘Shiko, këtu po fluturon një zog i zi’,” tha Rina Juárez për Jam Press.

“Pastaj im shoq tha: “Nuk është zog, është një disk fluturues”.

Juárez ishte në gjendje të shkrepte foto të objektit në formë ovale ndërsa po shkonte drejt disa maleve.

“Vura re se ishte në të njëjtën lartësi me kabllot e rrymës, por më pas e pashë të shkonte gjithnjë e më lart,” kujton ajo.

Ajo ua tregoi fotot nipërve të saj, të cilët ishin “të mahnitur” nga imazhet dhe tregimi i saj i pushimeve.

“Më duhej ta shihja këtë në jetën time”, shtoi Juárez. “Duhej ta shihje për ta besuar.”

Καpi ραrtneren dυke e trad.htuar? Aktori i Portokallisë: Dγshova dhe rezυltova i saktë!

Aktori i Portokallisë, Alil Varfi ka deklaruar sot në një emision se dyshimet e tij për një tradhti në lidhje kanë rezultuar të vërteta.

I pyetur nga moderatorja nëse ka pasur ndonjë dyshime për besnikërinë e partneres, Akili e pohoi.

Bieta: Akil a ke pasur dyshim, qoftë edhe njëherë të vetme për besnikërinë e partneres tënde?

Akil Varfi: Nuk do të thotë që kam pas shumë, ato pak herë që kam pas, më kanë rezultuar të sakta

“Më pëlqen sinqeriteti i Alikit, je i martuar?”

Akili: Jo, larg qoftë!

FΙet djali i Fatbardha Ρalit: Mamaja gënjeυ, e kishte trad hëtuar ajo babin

Djali i Fatbardha Palit ka rrëfyer për gazetaren Lusi ngjarjen e rëndë ku dhe ka bërë me dije se në fakt ka qenë Fatbardha ajo që e ka tradhëtuar babain e tij.

Akuzat e cila e ndjera ka hedhur mbi nusen e kunatit dhe nusen e kushëririt të burrit, djali i saj i ka hedhur poshtë.

Sa kohë kanë mami me babi që kanë jetuar të ndarë?

Prej 9 muajsh babai u largua nga shpia dhe ndejta me mamanë dhe nusen.

Pra, ata nuk kanë qenë të ndarë ligjërsht, faktikisht nuk jetonin së bashku?

Kur vajta unë në Greqi, mamaja ime iku në ishull të punojë për sezon me një kushërirën e babit e cila i tha: hajde puno këtej. Dhe iku të punonte me të.

Ajo e kishte specifikuar edhe vetë në letër që kishte kryer një tradhti, por shprehej se këtë gjë e kishte bërë për t’u hakmarrë. A ishte e vërtetë kjo?

Ishte më e rëndë se sa e kishte lënë në letër, ajo tradhtia. Këtë e mora vesh para dy ditësh. Më tha babi pas ngjarjes, më dha dhe faktet dhe kjo mua më bën që ato që ka lënë mami im, që ka shkruar për babin dhe nusen e xhaxhit dhe kushëririt që nuk janë të vërteta.

Për çfarë arsye ishin ndarë prindërit?

Ngaqë mamaja e kishte tradhëtuar me dikë, me një që kishte lidhje pune. Punonin bashkë. Kam punuar dhe unë me atë person.

Babai e kishte zbuluar tradhëtinë. Të tha pse nuk të kishte thënë më herët?

Para se të ndodhte kjo ngjarje nuk më ka treguar asgjë. Vetëm kujdesej për të, se unë nuk jam mirë.

Pse mendon se në letër mamaja akuzonte Mirën dhe Lonën?

Sepse ndoshta ka pasur shpresë se mos ato kanë pasur në dorë diçka për t’i bashkuar. Por ato s’kanë pasur diçka në dorë. Kur mora vesh tradhtinë, mënyra si ishte bërë, normal që s’do e pranonte babai aq kollaj të rikthehej.

Një detaj tjetër që mamaja përmend në letër, janë dhe lekët në bankë. Kush nga dy prindërit ka kërkuar të divorcohej?

Nuk kanë qenë në proces divorci. Ka qenë ndarje jo juridike.

Për çfarë lekësh e ka pasur fjalën mamaja kur tha që babi ka tërhequr të gjitha lekët nga banka?

Ndoshta mund ta ketë thënë, që kur të kryente këtë aktin, të më kthente kundra babait.

Për çfarë lekësh e ka fjalën mami kur shprehet se lekët ja morën Mira dhe Lona se morën vesh që unë do bëja divorcin?

Mamaja nuk donte të ndahej, por të ktheheshe.

Familja nga ana e mamit kishte informacion që dy prindërit po ndaheshin?

Jo.

Aksident i rëndë/ Aύtobusi plot me ραsagjerë bie në kanal, raρortohet për të υdekur

Një aksident i rëndë është shënuar në Tajlandë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 13 të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autobusi që u përfshi në aksident ishte me turistë danezë.

Shoferi në një moment humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të devijonte nga rruga dhe të përmbysej në një kanal, ndërsa ishte në provincën e largët malore të Mae Hong Son.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën shoferi 50-vjeçar dhe mbetën të plagosur 13 turistë danezë.

13 turistë danezë u dërguan në spital me lëndime, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

KëshiΙΙtarja 29-vjeçare ekzekυtohet me ρΙumb në kokë

Një këshilltare 29-vjeçare ekuadoriane u ekzekutua në mes të ditës përpara një turme njerëzish vetëm pak çaste pasi ajo përfundoi një mbledhje.

Diana Carnero, 29 vjeç, ishte duke kryesuar mbledhjen e këshillit në qytetin Naranjal në Guayas të mërkurën pasdite dhe po regjistronte një video në lidhje me kushtet e këqija të rrugës, kur ajo u sulmua.

Dy të dyshuar meshkuj iu afruan asaj me një motoçikletë dhe e qëlluan në kokë para se të iknin. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit tha se do të niste hetimin, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Ekuadori është nën kontrollin e një vale krimi të lidhur me bandat e trafikut të drogës. Dy javë më parë presidenti Daniel Noboa shpalli një emergjencë dhe një luftë virtuale ndaj bandave duke autorizuar ushtrinë të vepronte kundër tyre. Shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi dhe shkollat dhe dyqanet janë mbyllur ndërsa ushtarët patrullojnë rrugët e qyteteve më të mëdha të Ekuadorit.

Vrasja e Carnero erdhi vetëm një ditë pasi guvernatori i Guayas Alberto Molina u takua me forcat e rendit në Naranjal për të adresuar valën e fundit të dhunës.

Këshilltari Charbel Rouhana, 50 vjeç, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Yaguachi më 24 tetor 2023. Bolivar Vera, 42 vjeç, një këshilltar në Durán, u gjet i vdekur më 8 shtator, një ditë pasi u rrëmbye.

Në gusht, kandidati presidencial Fernando Villavicencio, 59 vjeç, u vra pasi u largua nga një ngjarje e fushatës në Quito. Në korrik, kryetari i bashkisë së Mantës, Agustín Intriago, 38 vjeç, u qëllua për vdekje teksa inspektonte punimet.

/abcnews.al

‘Jam shυmë krenare’! 23-υjeçarja shqiρtare ‘ρυshton’ skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë

Pianistja nga Kosova, Anila Aliu i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi ka fituar çmime shumë të rëndësishme në të gjithë botën. Vetëm 23-vjeçe, ajo është rreshtuar mes emrave të njohur ndërkombëtarë të muzikës klasike. Së fundmi, ka fituar çmimin kryesor në një konkurs në Tailandë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Anila ka treguar se për të arritur deri këtu i është dashur të kalojë raunde të ndryshme për disa vite me radhë dhe padyshim shumë punë.

“Unë tani sapo u ktheva nga Tailanda, ka qene një nga eksperiencat më të bukura për gjatë karrierës sime. Një garë e një niveli jashtëzakonisht profesional, pasi kishte përfaqësues nga e gjithë bota. Unë përfaqësova Kosovën dhe pata nderin dhe kënaqësinë të prezantoj muzikën klasike të shtetit tonë dhe nivelit ku ne jemi. Për këtë garë, jam përgatitur për vite me radhë, ka pasur disa raunde nëpër të cilat më është dashur të kalojë. Raundi i pari ka qene në vitin 2020-2021, ku fitova një çmim, që më mundësoi të kalojë në raundit tjetër. Në secilin raund konkurenca sa vinte e rritej, sepse shtetet vetëm zvogëloheshin. Tani arrita të jem pjesë e shteteve finalistë, të cilët morën pjesë dhe performuan në BangKok të Tailandës tani në fund të muajit prill. Ka qene një organizim fantastik në të gjitha detajet, shumë profesional, konkurentët kanë qene të jashtëzakonshëm. Kemi pasur nga moshat më të ndryshme, deri në kategorinë e moshës pa limit, mund ta merrni me mend se çfarë niveli dhe konkurence ka qene. Mirëpo, fal punës së madhe, arrita të triumfoj”, tha ajo.

Më tej, lidhur me çmimin e fituar në Beograd, Anila u shpreh se është shumë krenare, pasi në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen, por talenti që ke.

“Më bën krenare dhe shumë të lumtur, fakti që në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen dhe çmohesh dhe vlerësohesh për atë që ti dhuron në skenë. Është diçka që e sheh dhe e ndjek një audiencë, një publik i tërë, një juri shumë profesionale me prejardhje nga shtete të ndryshme të botës. Kështu që ti aty vlerësohesh vetëm për atë ç’ka ti ofron në skenë. Mund të jesh e një niveli të jashtëzakonshëm, mirëpo gjatë atyre pak minutash performancë në skenë, ndoshta nuk është dita jote dhe nuk arrin të shpalosësh ato ç’ka ti ke punuar me vite e vite”, tregoi pianistja / Abcnews