Fjalë rrëqethëse për 15-vjeçarin që u përρlas për υdekje nga makina në Sarandë: Ike Kelush i gjyshit, ç’na e shkule shρirtin

Ky është Enkelejd Çaushi. Jeta e tij u ndërpre padrejtësisht në moshën 15-vjeçare mbrëmjen e djeshme, kur u përplas nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. 15-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë po shtynin makinën e tyre, pasi kishte pësuar defekt.
Në këtë moment, një tjetër makinë i përplasi, duke lënë të plagosur rëndë 15-vjeçarin dhe një 24-vjeçar.

Siç përcjellin mediat lokale në Sarandë, Enkelejdi humbi jetën vetëm pak kohë më pas, ndërsa i plagosuri tjetër u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për ngjarjen, Policia e Vlorës, vuri në pranga shoferin e makinës që i përplasi, 20-vjeçarin Elidon Aliu.

Ndërkohë, këtë të premte, familja Çaushi në Sarandë ka hapur dyert e mortit, ndërsa 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00.
Enkelejd Çaushi, ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, në rrjetet sociale ndan një dedikim vërtetë prekës për 15-vjeçarin që nuk jeton më.

https://web.facebook.com/eduard.veli.3/posts/3771736259714006?ref=embed_post

Këmbimi υalutor/ Me sa bΙihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97.2 lekë.

Euro do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 109.6 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Ndërkohë paundi britanik në tregun shqiptar do blihet me 121 lekë dhe do shitet me 121.8 lekë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, çfarë ραrashikojnë yjet

Dashi

Kjo e premte do të shkëlqejë si në dashuri edhe në sektorin profesional. Sa i takon ndjenjave, do të keni kuriozitet të madh dhe dëshirë për të dominuar mbi partnerin/en. Për pasojë edhe brenda një raporti në çift të konsoliduar, mund të lind nevoja për të provuar diçka të re. Për ata që janë vetëm, kjo e premte kërkon që të tregohen të kujdesshëm. Sa i takon punës, kjo periudhë mund të rezervojë ndonjë surprizë, kështu që bëni mirë të mos humbni shanset.

Demi

Dita do të rezultojë me angazhime të shumta. Arsyeja? Thjeshtë dhje vetëm, pasi mund të jetë një “e premte e zezë”. Në dashuri, do të ketë zhvillime të papritura, plotë me ulje-ngritja. Raporti juaj do të hasë në vështirësi, ndaj bëjini sytë katër.

Ata që janë vetëm, mund të bien në krahët e gabuar. Në punë do të ketë zhvillime aspak të kënaqshme, ndaj angazhohuni maksimalisht që të përballoni çdo situatë. Kjo është pikërisht dita për të thënë: Kurajo!

Binjakët

Kjo e premte nuk do të jetë aspak e keqe, ndonëse në momente të caktuara mund të hasni në vështirësi që duhen kaluar. Nëse në raportin në çift jeni të pakënaqur, kjo situatë mund të ndryshojë vetëm prej jush dhe jo partnerit/es tuaj. Mundohuni të përqendroheni në kërkim të momenteve intime dhe romantike dhe do të shikoni që atmosfera do të ndryshojë. Ata që janë vetëm do të jenë mjaft tërheqës, por fati nuk do të jetë në krahun e tyre. Sa i takon punës kjo është një periudhë shumë produktive dhe interesante. Për shumë prej jush, ky mund të jetë momenti i duhur, për të hedhur hapin e madh.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do të dominojë fati i mirë, kryesisht në sferën e ndjenjave. Parashikimi i ditës parashikon një rigjallërim të dashurisë dhe takime të kënaqshme me personin e zemrës. Ata që janë vetëm, do të duhet të bëjnë një analizë të detajuar të situatës. Në punë, pjesa më e madhe e juaja, do të ketë një zell të admirueshëm.

Luani

Do të jetë një ditë e shkëlqyer, thuajse në çdo gjë. Në dashuri, nëse po përjetoni një lidhje sentimentale të lumtur, mos i vini limite fantazisë dhe mos e refuzoni imagjinatën e partnerit/es, pasi do të përjetoni moment përrallore. Ata që janë vetëm, duhet të thellohen në shuarjen e një dyshimi që po i mundon. Guximi dhe kurajoja nuk do ju mungojnë, por bëni kujdes. Në punë të ardhurat do të jenë në rritje, në sajë të angazhimit tuaj. Por ajo që kërkohet prej jush, është që ti menaxhoni kursimet në mënyrë racionale.

Virgjëresha

Kjo e premte nuk do të jetë aspak në ritme të kënaqshme. Në lidhjen në çift, kërkohet që të ruani sa më shumë veten. Nëse në të kaluarën, keni idealizuar një person, mund ta gjeni veten në një zhgënjim drastik. Ata që janë vetëm, duhet të bëjnë kujdes me personat të cilëve mund t’iu japin zemrën. Një aventurë e thjeshtë, mund të kthehet në një histori që do ju penalizojë rëndë. Në punë, dita do të jetë në gjendje të ekuilibruar.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë një nga ato ditë që duhet të kalojnë sa më shpejtë. Në dashuri, nuk do të jeni në gjendje që të krijoni një atmosferë argëtuese. Intensiteti në çift do të jetë në rënie, bëni kujdes. Për ata që janë vetëm, dita do të jetë me luhatje të mëdha, pasi yjet nuk do të jenë aspak në anën tuaj. Sa i takon sferës profesionale, duhet të shtoni ritmin e punës, në të kundërt rrezikoni që të dështoni. Më mirë ndajini përgjegjësitë me kolegët, se sa të humbni gjithë sa keni arritur deri më tani.

Akrepi

Kjo ditë do të nisë mjaft mirë për të lidhurit e kësaj shenje. Në dashuri, raporti juaj në çift do të shkojë më së miri, tamam siç ju e dëshironi. Ata që janë vetëm, mund të nisin një lidhje interesante. Megjithatë duhet të bëni një analizë, lidhur me personin që ju intereson. Në punë do të jeni shumë konkret, ku do të bëni për vete eprorët dhe mundi juaj do të shpërblehet.

Shigjetari

Kjo e premte do të favorizojë mirëqenien tuaj. Në dashuri raporti juaj në çift do të shënojë përmirësime të vogla, por vendimtare. Ata që janë vetëm, pritet të takojnë shpirtin e tyre binjak. Veç mbani parasysh, që të mos e humbni mundësinë që do ju ofrohet. Në punë, do të arrini të gjeni zgjidhjen e duhur në momentin e duhur. Do të harroni keqkuptimet e vjetra, duke ecur përpara për të korrur sukses.

Bricjapi

Do të jetë një ditë relativisht e qetë. Në dashuri gjatë kësaj të premte, do të zbuloni shijen e të bërit të gjërave që ju pëlqejnë, sidomos me personin që doni. Për ata që janë vetëm, pritet të vijë një rast shumë i mirë, pikërisht kur nuk e presin. Në dashuri dita do të jetë mjaft pozitive, në sajë të kreativitetit dhe intuitës suaj. Do të keni dëshirë për të luftuar për të marrë atë që meritoni. Yjet do të jenë në anën tuaj dhe do ju ndihmojnë.

Ujori

Do të jetë një ditë mjaft e mirë. Në fushën sentimentale situata do të jetë shumë më harmonike dhe yjet parashikojnë që raporti në çift do të jetë plotë surpriza, përkëdhelje dhe ndjenja të forta. Relaksohuni dhe shijoni momentin! Ata që janë vetëm, do të kenë një ditë aspak të favorshme. Sa i takon punës, do të keni ambicie të shumta të cilat duhet ti çoni përpara. Angazhohuni më shumë!

Peshqit

Kjo e premte do të nisë më së miri. Sa i takon dashurisë, do të kaloni një mbrëmje të kënaqshme në shoqërinë e parnerit/es. Organizoni diçka ekskluzive për të jetuar në maksimum këtë moment. Nëse jeni vetëm, do të ndiheni të sigurtë në sharmin tuaj dhe nuk do të tërhiqeni para një mundësie që do ju ofrohet. Në sferën profesionale, prej disa kohësh po fitoni shumë pikë në strategji. Mundësitë tuaja do të shpalosen gradualisht dhe premtojnë shumë!

Sherr me fjαΙë të rënda mes Julit dhe Rozës: Nxire k**in mos e mbaj në … (Video)

Juli dhe Roza janë përfshirë së fundmi sërish në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në ‘BBV3’.

Shkak i sherrit këtë herë ka qenë zinxhiri i nominimeve të bërë “prime-n” e së martës.

Debati mes tyre ka agravuar deri në fjalë banale, me Rozën që i ka përmendur organin gjenital Julit e më pas me këtë të fundit duke i kërkuar Rozës ta thotë sërish fjalën: “Hë thuaje. Nxire (k**in) mos e mbaj në gojë”.

“Je njeri i shρifυr”- Nuk e ftυσn në dasmë, Sara qan me dënesë: Ik mos të shoh…

Tashmë është bërë traditë që në çdo edicion të “BBV” banorët të improvizojnë një dasmë tradicionale shqiptare.

Dasma tradicionale shqiptare në “Big Brother VIP”, ka sjellë debate të shumta mes banorëve pasi çifti Meriton-Ilnisa, të cilët do të jenë nusja dhe dhëndri, nuk i kanë ftuar të gjithë.

Një debat me tone të larta ka ndodhur mes Sara Gjordenit dhe Ilnisës, ku Sara u shpreh se “ajo do të vishet nuset vetëm për të marrë vëmendje”.

Nga ana tjetër, Sara ka shpërthyer edhe ndaj Bardhit ku ky i fundit është munduar ta qetësojë.

Sara: Bravo, i dhe një natë vëmendje, një prime, dy prime, jo ‘out’

Bardhi: Shko martohu, in, hajde

Sara: Out je, ik mos të shof, ik

Bardhi: Mësoma strategjinë. Hajde m. Për çfarë, Meritoni votoi për mua, unë votova për atë

Sara: Nuk është gracë more e kam me njeriun tim. Ti që qesh njeri i shpifur dhe i shtirur. Me ty e kam Meriton, erdha dje të të fërkoja shpatullat për zinxhirin, prap ja përmende Artës. S’ke cip atë e ke shok dhe ti shkove më hoqe mu. Nuk ke turp s’ke.

Debati mes Sarës dhe Ilnisës

Sara: Ajo do të vishet nuset vetëm për të marrë vëmendje vet. E ke nga që do të puthësh Meritonin? Ti Meritonin e puth çdo natë.

Ilnisa: Unë puthem për natë? Ku je ti ku puthem unë? Unë e përqafoj çdo natë, nuk kam parë gjë.

Sara: Nuk besoj se po e bën ngaqë do ta puthësh, se besoj.

lnisa: Nuk të jap llogari ty se çfarë bëj me jetën time, ti nuk beson as veten kur flet, as të tjerët nuk të besojnë.

Nga ana tjetër, ftesa e dasmës ka krisur dhe marrëdhënien e Sarës me Bardhin, pasi çifti nuk i ftoj të dy në ceremoni, por vetëm Bardhin. Bardhi ka pranuar të shkoj vetëm, gjë e cila ka mërzitur shumë Sarën.

Gjatë një bisede me njëri-tjetrin, Sara i është drejtuar Bardhit duke i thënë “vazhdo vetëm tani, pa të dashur e pa shokë, meqë kë ardhur me vetëm.”

U ρΙαgos me αrmë zjarri në Shkodër, ky është ρersoni që u sυΙmua në makinë nga autorë ende të ρaidentifikuar

Personi që shihni në foto është Selami Brahimi, personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku” të qytetit, ndërsa nuk dihen ende autorët apo motivet e kësaj ngjarje.

Brahimi ka qenë në një makinë tip “Citoren”, kur është qëlluar me armë zjarr nga persona ende të paidentifikuar.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.

Shkodër /Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ήistoriani i njohur habit gjithë vendin me këtë dekΙaratë / Në Greqi ka rreth 4 milione shqiρtarë arυαnitas!!

Në Greqi ka 4 milionë shqiptarë me origjinë të pastër Arvanite dhe Arbëreshe. Kjo është deklarata që bën gazetari Rafael Floqi në një material për Arvnitasit të shfaqur në televizionin e shqiptarëve të Amerikës, AlbTV USA.

Ai tregon historinë e asimilimit të shqiptarëve në Greqi duke iu referuar dokumenteve, librave dhe studimeve të shqyrtuara nga historiani Arben Llalla.

Për të pasur një pasqyrë më të gjerë të shqiptarëve që njihen si grekë në Greqi ndiqni materialin e mëposhtëm.

E ΒUJSHME / Depozita më E MADHE NË ΒOTË e gazit ΉIDROGJEN ndodhet në SHQIΡËRI!

Fluksi më i madh i gazit natyror të hidrogjenit i regjistruar ndonjëherë është matur thellë në një minierë shqiptare.

Zbulimi i madh është bërë në një minierë në Bulqizë, raporton gazeta shkencore NewScientist.

“Fluska është me të vërtetë, me të vërtetë intensive”, thotë Laurent Truche në Universitetin e Grenoble Alpes në Francë, i cili mati gazin në një pellg uji gati një kilometër nën tokë. “Është si një xhakuzi”, tha ai.

Kompanitë tani po kërkojnë për depozita të hidrogjenit natyror në të gjithë botën si një burim karburanti të pastër, por provat për akumulimet e mëdha të këtij “hidrogjeni ari” janë të pakta.

Shumica e pretendimeve për depozitat e mëdha të hidrogjenit nën sipërfaqe mbështeten në ekstrapolim, në vend të matjeve të drejtpërdrejta.

Në kërkim të provave më thelbësore, Truche dhe kolegët e tij zbritën në minierën e kromit të Bulqizës në Shqipëri, ku gazi i hidrogjenit që del nga shkëmbinjtë ka shkaktuar disa shpërthime.

Miniera ndodhet gjithashtu brenda një ekspozimi të shkëmbinjve të pasur me hekur, i njohur si një ofiolit. Uji dihet se reagon me një shkëmb të tillë për të gjeneruar hidrogjen në vende të tjera, si Omani.

Studiuesit zbuluan se gazi që flluskonte nga “pishina” ishte më shumë se 80 për qind hidrogjen, me metan dhe një sasi të vogël azoti të përzier brenda. Ai rridhte me një shpejtësi prej 11 tonësh në vit, pothuajse një renditje magnitudë më e madhe se çdo tjetër rrjedhe e gazit të hidrogjenit të matura nga burime me një pikë diku tjetër në sipërfaqen e Tokës.

Për të përcaktuar burimin e gazit, studiuesit modeluan edhe skenarë të ndryshëm gjeologjikë që mund të prodhonin një rrjedhë të tillë. Ata zbuluan se skenari më i mundshëm ishte se gazi vinte nga një rezervuar më i thellë i hidrogjenit të akumuluar në një “bark” nën minierë, raporton voxnews.al. Bazuar në gjeometrinë e gabimit, ata vlerësojnë se ky rezervuar përmban të paktën 5000 deri në 50,000 ton hidrogjen.

“Është një nga vëllimet më të mëdha të hidrogjenit natyror që është matur ndonjëherë”, thotë Eric Gaucher, një gjeokimist i pavarur i fokusuar në hidrogjenin natyror.

Por ende nuk është një sasi e madhe, thotë Geoffrey Ellis në Shërbimin Gjeologjik të SHBA. Megjithatë, provat për një akumulim të qëndrueshëm të hidrogjenit mbështesin nocionin se shumë më tepër ruhet nën tokë, thotë ai. “Ne me të vërtetë duhet të shikojmë më thellë”, deklaroi ai.

Ilnisa bëhet nυse në BBVA3, por i ndodh e ραpritυra me …

Momentalisht në shtëpinë e BB VIP po organizohet dasma e Ilnisës dhe Meritonit.

Pasi Graciano ka mbajtur një fjalim erdhi momenti i Meritonit dhe Ilnisës për të shkuar në altar.

Por teksa ka dalë për në oborr Ilnisës i është shkëputur bishti i fustanit.

Teksa Meritoni është përpjekur t’ja rregullojë pranë saj janë afruar Romeo dhe Roza për ta ndihmuar.

“Plasi syri keq”- ka thënë Ilnisa.