“Qaj, qaj”, ρroduksioni nxiti υαjzën e Ilnisës gjatë teΙefonatës së djeshme?

Gjatë mbrëmjes së djeshme të Prime-t, Ledioni i dha një mundësi zgjedhjeje banorëve për të votuar se cila nga konkurrentet brenda shtëpisë do të kishte një mundësi për të komunikuar me vajzën e saj.

Bëhet fjalë për Ilnisën dhe Ledionën të cilat kanë lënë fëmijët e tyre jashtë për tu bërë pjesë e “BBV3”. Mes saj dhe Ledionës, banorët e votuan Ledionën për të telefonuar vajzën, mundësi kjo që ia dha Vëllai i Madh. Por Lediona vendosi që mundësinë e saj t’ja japë Ilnisës.
Një pjesë nga biseda:

Vajza: Më mungon të fle dhe të zgjohem me ty.

Ilnisa: A ndihesh mirë që mami është këtu?

Vajza: Më ka marrë shumë malli.

Ilnisa: O zemra ime të lutem mos qaj.

Video Player

Denoncoi se u kαnos me jetë/ Zbulohet ‘skema’ e gjγqtares, merret e ραndehur pasi shkroi υetë Ιetrën kërcënυese

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi për ‘Kallëzim të rremë’ dhe ‘Falsifikim të dokumenteve’, pasi kjo e fundit denoncoi se ishte kërcënuar.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se gjyqtarja, e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pretenduar se në zyrën e saj, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Sipas prokurorisë letra kërcënuese është shkruar nga vetë gjyqtarja Këlliçi, rezultat i ardhur pas hetimeve paraprake dhe shqyrtimit të gjithë të dhënave.

Njoftimi i Prokurorisë:

Denoncoi se u kanos dhe siguroi mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Prokuroria Tiranë merr të pandehur gjyqtaren A.K. për ‘Kallëzim të rremë’ dhe ‘Falsifikim të dokumenteve’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal, nr.552 të vitit 2024, për veprën penale të “Kanosje e Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal, me kallëzuese Gjyqtaren A. K.
Në datën 20.01.2024 në orën 23:10 min, në Komisariatin e Policisë nr 3, Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal gjyqtarja A. K., e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhoma penale.
Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Ndër të tjera, kallëzuesja ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë. Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë përdorur emrat e fëmijëve të saj.

Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallëzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.
Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administruar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja A. K, duke vënë në lëvizje këtë institucion, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrates A. K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.

Në këto kushte, rezulton se kjo gjyqtare, ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të dhëna me përmbajtje të rreme, me qëllim marrjen e përfitimeve të cilat, nuk i takojnë.
Sa më sipër, nga ana e organit të prokurorisë është vendosur marrja si e pandehur e shtetases A.K., edhe për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumeteve” të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
Për faktet e mësipërme, është vënë në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas ligjit.

Njëkohësisht, referuar parashikimeve të neneve 78 dhe 84 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është vendosur shpallja e moskompetencës dhe kalimi i akteve pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ndjekje të mëtejshme.

“E kam tek ΙΙoji i ρersonit që është”- Si e priti Sara Gjordeni hγrjen e i sh të dαshυrit në BBV! Reagimi i Bardhit: Nëse më ρroυokon mos ndërhyj

Ish i dashuri i Sara Gjordenit, këngëtari Endrik Beba është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip mbrëmjen e së martës, gjë e cila nuk është pritur mirë nga modelja.

“Me një nga banoret kam pasur histori”, tha këngëtari në klipin prezantues, para se të bëhej pjesë e garës.

Gjatë një bashkëbisedimi me partnerin e saj në BBV, Sara u shpreh se problemi i saj nuk është romanca që kanë pasur 9 vite më parë, por tek “lloji i personit” që Endriku është.

Ndërsa Bardhi i kërkoi të mos ndërhynte nëse Endriku do ta provokonte gjatë lojës.

Sara: “Nuk është tek gjëra para 9 vitesh, por tek personi dhe lloji i personit që është, flet shumë. Nuk shqetësohem

Bardhi: Mos bëj panik, çdo gjë që të ndodhë këtu jemi. S’kam asgjë kundër teje, as të kaluarës, as atij çunit. Nëse më provokon në ndonjë pikë mos ndërhyj. Ke pasur çfarë ke pasur respekt, nuk kam kurrgjë kundër

Sara: Nuk do më shikosh në asnjë moment që të fus xixa, kurrë

Çfarë ρritet të ndodhë?/ Ja reagimi i Sarës kur pa i sh të dαshυrin të hγnte në BBV!(Video)

Një nga banorët e rinj që u fut në Primen e mbrëmshme ka qenë këngëtari Endrik Beba.

Ai është ish-i dashuri i Sarës dhe pritet që të trazojë ujërat brenda në shtëpinë e BBV.

Por si reagoi Sara kur mori vesh se banori më i ri do ishte ish-i i saj? Në një video, ku Endriku po prezantohej, shihej Sara e cila u habit dhe shokua, por tregoi para publikut me gjestet e saj, se është gati dhe pret që të fillojë loja. Madje gjatë prezantimit të Endrikut, ajo shihet duke përveshur mëngët, një gjest ky që tregon se shumë gjëra do ndodhin brenda shtëpisë së BBV, duke krijuar një trekëndësh shumë interesant mes Endrikut, Sarës dhe Bardhit.

Kur Endrik Beba u fut brenda shtëpisë dhe nisi të takonte banorët, Sara ishte duke e parë me një buzëqeshje të ngrirë dhe ishte një takim shumë i ftohtë mes tyre! Pritet të shohim në vazhdim se si do i kenë raportet këta dy banorë.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=066b5e82-845d-4e92-91ea-6c996b6e9763&ig_mid=D6DB6DA0-10CA-4EEB-9E39-ACDE0CA2BCE4

https://www.instagram.com/_u/topalbania_radio/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c78ff72f-8a46-4e92-b88c-e3c56255363c&ig_mid=C488C900-9DB2-4C6B-A556-2B780925B382

Këmbimi υαlutor 7 shkurt/ Me sa blihen e shiten doΙΙari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë.

Euro do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.

Ndërkohë paundi britanik në tregun shqiptar do blihet me 121 lekë dhe do shitet me 122 lekë.

Dalin ραmje nga kamerat e sigurisë: Asqeri Mandri lë në mes lojën me υαjzat e mitυra dhe dhύnon grυαn

Pamjet e mëposhtme janë kapur nga kamerat e sigurisë së banesës së 34-vjeçarit Asqeri Mandri në Kodër Kamëz, i cili i kishte instaluar për të monitoruar bashkëshorten e tij.

Në pamje shihet teksa 34-vjeçari po luan me vajzat, dhe sipas TCH, pas këtij momenti, Mandri çohet dhe dhunon bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur.

Në banesë, Asqeri Mandri mbante të izoluar bashkëshorten e tij nënën e 4 fëmijëve. Xhelozia e Asqeri Mandrit shkonte përtej kamerave dhe kyçjes në banesë, ai edhe e dhunonte bashkëshorten e tij. Kamerat e sigurisë që ai vetë i kishte montuar brenda dhe jashtë shtëpisë, janë një provë e fortë kundër tij pasi kanë filmuar momentet kur 34-vjeçari dhunon bashkëshorten në sy të tyre.

Në dëshminë që e reja ka dhënë para uniformave blu tregon se i shoqi ka qenë gjithmonë xheloz, por largimi si emigrant e ka bërë edhe më agresiv. Ajo tregon se i shoqi është i varur nga bixhozi dhe herë e ndalonte të dilte në punë e herë të tjera i kërkonte pse nuk sillte më shumë para në shtëpi. Episodet e dhunës u bënë të shpeshta ç’ka e detyruan të denoncojë në polici.

Kjo dhunë ushtrohej në sy të kunatit dhe vjehrrës por ata nuk folën.

Ata jo vetëm mohojnë dhunën por ngarkojnë me faj nusen e shtëpisë duke e akuzuar se i ka ngritur kurth bashkëshortit duke e kthyer nga emigrimi për ta futur në burg.

“Nusja doli nga rruga e mirë. Shkonte në punë dhe rrogën nuk na e dorëzonte. Djalin nuk e pyeste fare, rrinte në telefon në vesh dashnor pas dashnori. Madje edhe e kam parë duke bërë video në dhomën e gjumit”, shprehet nëna e 34-vjeçarit.

Qëndrim mohues mbajti dhe 34-vjeçari para uniformave blu. Sipas tij zënkat me bashkëshorten janë si në çdo çift dhe nuk ka ushtruar dhunë, ndërsa përsa i përket kamerave ai ka thënë se i ka vendosur për të qenë më pranë familjes dhe fëmijëve të tij gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

Pas arrestimit, familjarët e Asqeri Mandrit pretendojnë se ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor të cilat do të vlerësohen nga një ekspert mjekoligjor.

Në harkun kohor të dy javëve ky është rasti i dytë i regjistruar në kryeqytet ku gra e fëmijë izolohen në banesë dhe monitorohen me kamera sigurie. Po për të njëjtën akuzë më 26 janar u vu në pranga edhe Jetnor Zhabolli.

“Diçka po e υret”, babai i Darda Dhimos: Zoti i dërgoi mesazh gruas time për sëmυndjen e υαjzës tonë

Ndarja nga jeta e 19-vjeçares Darda Dhimo pak ditë më parë, e cila humbi betejën me leuçeminë, ishte një lajm që tronditi opinionin publik.

Por mesazhi i saj për jetën ishte një frymëzim për të gjithë të rinjtë, të cilët shpesh e vlerësojnë shumë pak jetën.

Për të folur për momentet e fundit të Dardës dhe se si e gjeti forcën ajo t’i “buzëqeshte” vdekjes, ishte i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” babai i saj Petrika Dhimo.

Ai ka rrëfyer se bashkëshortja e tij Margarita mori një mesazh nga Zoti për sëmundjen e vajzës.

Pjesë nga biseda:

Ka qenë një mesazh shumë human i Dardës për të ndihmuar njerëzit. Si u zbulua sëmundja?

Petrika Dhimo; Jam këtu për dy arsye, për forcën dhe frymën që ju dha Dardës, dhe për shkak të Dardës vetë. Momenti i parë ka qenë patjetër i vështirë. Darda pati guximin për të dhuruar gjak për dajën e saj për shkak të një aksidenti që ndodhi. Ajo u ofrua të dhuronte gjak, por i thanë që nuk mund të japësh gjak. Herën e dytë për shkak të dëshirës për të dhuruar gjak, këtë herë për fëmijët me talasemi, por këtë herë i thanë ti je për të marrë gjak. Aty filluam të bëjmë disa analiza. Ajo që ne na vret në këtë vend, është se kur dikush ka një problem dhe shkon dhe thua ky është një problem urgjent, dhe ata thonë hajde pas 2 ose 3 javësh. Ky është një nënvlerësim për jetën. E them këtë pasi Darda e vlerësonte jetën, miqësinë, dashurinë. Gjithë frytet e saj vijnë për shkak të besimit që kishte. Darda dhe familja jonë ka përqafuar një besim që e do jetën, e vlerëson atë, vlerëson dhe jetën e tjetrit. Darda i vlerësonte njerëzit dhe jetën e njerëzve. Nëse Darda është në qendër, pastaj janë rrethi familjar, vëllai-motra, gjyshërit, shoqëria. Darda kishte mundësi t’i kalonte rrathët dhe të shtrinte dorën te njerëzit.

Të gjithë janë të përfshirë në historinë e saj. Si e përballoi ajo vetë lajmin që ishte sëmurë?

Petrika Dhimo: Në fakt më shumë dyshuan njerëzit që ishte anemi se sa Darda dhe Margarita. Ato patën një ndjesi që nuk është anemi.

Kishte ndjesi apo simptoma?

Petrika Dhimo: Po diskutonim kur e morëm vesh se çfarë është më mirë. Edhe Margarita mori një shenjë nga perëndia, se diçka po e vret vajzën tënde. Patëm atë bisedën se çfarë është më mirë, t’i biesh pas kësaj, apo ti të mos dish asnjë gjë? Ato padyshim e morën vesh shumë më vonë. Ne e morëm vesh përgjigjen përfundimtare në fund të qershorit. Dhe ishte e çuditshme pasi Margarita po i thoshte mjekut se ne e dimë, por thjesht na e thuaj. Mjekët i thanë mos ja thuaj Dardës, por ajo i tha që edhe Darda e di.

“Dα shnor pas dα shnori”, vjehrra e gruas që survejohej me kamera: Shtrihej në kreυαt dhe bënte υideo nϋdo

Akuza të forta tradhëtie ka ngritur vjehrra e gruas që u “burgos” në banesën e saj nga i shoqi, tanimë i arrestuar. Për mediat, mamaja e 34-vjeçarit të prangosur deklaroi se i biri nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj bashkëshortes edhe pse kjo e fundit e ka tradhtuar vazhdimisht.

“Gabime i kam parë sa të duash, ia kam mbuluar, çunit hiç…E kam parë duke bërë edhe video në krevat verës, lakuriq”, tha ajo. “Dashnorë pas dashnori”, shtoi ajo.

Ajo tha se mamaja e katër fëmijëve nuk i përkushtohej fëmijëve, ndërsa e akuzon se ka inskenuar gjithçka.

34-vjeçari, Asqeri Mandri, u arrestua nga uniformat blu pasi bashkëshortja e denoncoi për dhunë dhe për survejim të vazhdueshëm nga kamerat në banesën e tyre.

Policia gjeti banesën me të paktën tre kamera në çdo dhomë, teksa denoncuesja ka deklaruar mëpas se kallëzimi erdhi pas një momenti jo shumë të mirë, duke mohuar që bashkëshorti ta ketë dhunuar.

Del nga ρishina ρa të br endshme, Arta ‘i ç mend’ të gjithë me format se nsϋαΙe (Video)

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Romeo dhe Lisi i planifikuan sot një ‘kurth’ Artës për ta hedhur në pishinë me rroba.

Teksa Romeo i ka marrë vëmendjen dhe gjeti justifikim për t’i hequr mikrofonin, aty Lisi e shtyn papritur duke e hedhur në pishinë.

Për shkak se ishte me rroba, fustani nude që kishte veshur për shkak të ujit u bë transparent dhe në momentin që doli nga pishina përveç se i ‘çmendi’ të gjithë me format trupore, u duk se nuk kishte veshur të brendshme.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=062c64a3-c0e0-474e-8880-4899916911ac&ig_mid=9D0B7C92-7236-4CC8-B251-254659FB0EE4

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 7 Shkurt 2024

Dashi

Qëndrueshmëria të çon të reagosh edhe përballë situatave komplekse. Prandaj, do të ngarkoheni me optimizëm dhe do të falni shumë dashuri me partnerin/en tuaj. Beqarët do të jenë në gjendje të kujdesen për marrëdhëniet sociale. Është një kohë ideale për të përfituar nga të gjitha mundësitë, për të dhënë dëshmi për aftësitë tuaja dhe mos e merrni atë.

Demi

Sot do të jetë një ditë e qetë dhe do të kaloni momente shumë të ëmbla me të dashurin/ën tuaj. Nëse keni pasur tensione në të kaluarën, do të zgjidhni gjithçka me një vëmendje shtesë! Beqarët duhet të mbajnë miqtë e besueshëm pranë dhe të rrethojnë veten me njerëz të sinqertë. Mos jini të ashpër me këdo që përpiqet t’ju japë këshilla të mira. Jini të durueshëm.

Binjakët

Për të kapërcyer dyshimet dhe pasiguritë, duhet të përqendroheni në forcën e emocioneve. Venusi në shenjë do t’ju sjellë aq shumë dëshirë të buzëqeshni dhe të mbani mendimet e këqija larg. Për beqarët sot është një ditë e ngjarjeve të papritura dhe ndryshimeve të humorit, pajtohen dy gjërat në maksimum. Ndihma e një kolegu të sinqertë gjatë kësaj periudhe do t’ju tërheqë nga çdo vështirësi. Merrni anën pozitive të ndryshimeve.

Gaforrja

Një vendim i papritur për marrëdhënien në çift mund të jetë një gabim. Verifikoni se ekzistojnë dyshime për t’u themeluar përpara se të prishni jetën tuaj. Ata që janë vetëm për një farë kohe sot do të kenë mundësitë e duhura për të filluar një histori dashurie me perspektiva të mira. Ju jeni shumë të zënë me punë dhe gjithashtu shumë të lodhur. Merrni një pushim, edhe ju keni të drejtë të pushoni.

Luani

Disa kontraste në dashuri do t’ju bëjnë të ndiheni si një peshk pa ujë. Mundohuni të mos jeni shumë xheloz, duke rrezikuar që i dashuri/a juaj të jetë i pakëndshëm. Për beqarët sot do të jetë një ditë e lumtur, për të kaluar me miqtë e vjetër! Ndarja e suksesit me të tjerët nuk do t’ju pëlqejë, por ju nuk jeni gjithmonë protagonistë, prandaj pranoni rolin tuaj.

Virgjëresha

Dialogu me partnerin/en sot duket i vështirë, por me komunikimin tuaj ju do të keni sukses në krijimin e një ekuilibri që do të çojë në një kuptim pothuajse të përsosur. Zemrat e vetmuara do të takojnë njerëz të rinj dhe intrigues të cilët do të nxisin flakën e pasionit. Mos i humbisni qëllimet tuaja për punën dhe vlerësoni mirë çdo investim për të garantuar suksesin.

Peshorja

Mos e ngacmoni të dashurin/ën duke i provokuar humorin. Jini më të hapur ndaj dialogut dhe tregoni ndjenjat tuaja pa ndrojtje. Beqarët do të jenë interesantë dhe do të bëjnë shumë arritje të reja, por shumë do të jenë jetëshkurtra. Shikoni synimet e arritura me një frymë objektive dhe do të kuptoni se keni bërë shumë progres, disa madje janë të papritura.

Akrepi

Grindjet midis çifteve mund të lindin, por për fat të mirë do të jenë momente kalimtare  që më pas do të sjellin harmoni gjatë ditës. Yjet këshillojnë beqarët për të shmangur dykuptimësinë dhe për të shprehur ndjenjat e tyre në mënyrë të qartë tek personi i dëshiruar. Falë intuitës tënde të pagabueshme, do të zgjidhni situata shumë komplekse. Perspektiva të reja për ata që kërkojnë horizonte të reja.

Shigjetari

Venusi arrin të ndihmojë çiftet, duke sjellë emocionet përsëri në lojë dhe duke kapërcyer edhe fazat më të komplikuara. Shumë prej shenjave megjithatë do të shpërqendrohen nga atraksionet e jashtme! Beqarët do të jetë në kërkim të emocioneve të reja për të përjetuar! Sfera profesionale do të jetë në trazirë të madhe dhe për të gjithë do të ketë lajme interesante, të gjitha për tu menaxhuar.

Bricjapi

Ju do të merreni me kaq shumë angazhime sa do të sakrifikoni jetën tuaj emocionale. Ai që do të paguajë pasojat është partneri/ja që mund t’ju japë një ultimatum: ose mua ose punën! Beqarët do të jenë në kërkim të flirteve të reja për të jetuar pa angazhime! Sot nuk do të keni probleme në lidhjen e marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve. Por planetët kërkojnë vëmendje ndaj kontratave.

Ujori

Dëshira për të ikur nga rutina do të sjellë te shumë Ujori të vënë në pikëpyetje marrëdhënien me të dashurin/ën. Mbi të gjitha, marrëdhëniet e vjetra do jenë atë që do të preken. Kush është vetëm do të jetë i animuar nga një ndjenjë e fortë e shkeljes dhe pavarësisë. Yjet janë në favor të atyre që kërkojnë një punë të re ose ata që duan të konsolidojnë pozicionin e tyre. Ju do të jeni të hapur për gjithçka.

Peshqit

Planetët ju stimulojnë të hidhni veten në mënyrë të sigurtë në aventura të reja romantike, ndërkohë që ata që kanë qenë në çift për disa kohë do të jenë në gjendje të bëjnë projekte afatgjata. Për beqarët, tërheqjet e nxehta dhe historitë emocionuese po vijnë, të cilat do të zhdukin të gjitha pasiguritë. Nuk është koha për të ndërprerë bashkëpunimet që mendoni se nuk janë të frytshme.