HABlT e reja nga Maliqi: Më Ιa mua I αkυriq në kreυat dhe iku …

Pasi më premtoi se 2023-shi do të jetë viti ynë, i dashuri im i martuar është i vendosur të qëndrojë me gruan e tij edhe për pesë vjet.

Jam lënduar shumë dhe me duket vetja budallaqe. Sepse 6 muajt e fundit kam shkuar lart e poshtë duke i thënë të gjithëve për jetën time të re.

Kam blerë një shtrat të ri, divan të rehatshëm dhe e kam rimobiluar tërësisht banjën time sepse preferon një dush në vaskë.

Kam shpenzuar një pasuri të tërë duke e bërë shtëpinë time miqësorepër të dhe tani ai thotë se nuk do të vijë të jetojë me mua.

Fundja s’po e vras shumë mendjen për paratë që kam shpenzuar, por unë kujdesen për reputacionin dhe imazhin tim.

Ai thotë se nuk do ta mërzisë gruan e tij, që ka probleme shëndetësore, ose të lëndojë fëmijët e tij.

Ai ishte këtu disa netë më parë. I gatova një vakt të veçantë dhe kemi bërë dashuri.

Ishte ora 2 e mëngjesit kur ai më tha se po shkonte në shtëpi.

Doli nga shtrati dhe tha se unë isha keqkuptuar, sepse ai nuk do të ishte i lirë deri në vitin 2023 dhe nëse kjo gjë nuk më pëlqente atëherë mund të gjeja dikë tjetër.

Natyrisht që bërtita përsëri.

Kërkova të dija se çfarë po ndodhte. Por ai kapi xhaketën e tij dhe iku.

Kam shpenzuar tërë jetën time me këtë njeri. Ne patëm një marrëveshje. E besova që do ta mbante fjalën.

Tani nuk më hap telefonin. Me siguri ka shkuar diku me gruan.

Çfarë duhet të bëj tani?

T RONDlT gr.υaja shqiptare: Unë e tr αdhëtoj ΒURRlN tim, por ai mua më…

Jam nga Ferizaj. Që kur isha 20 vjeçe u njoha me tim burrë, me të cilin pastaj u martuam dhe i kemi dy fëmijë. Por, pas pesë vjetësh të martesës sonë njoha një të ri dhe rashë në dashuri me të.

Njëjtë kishte vepruar edhe im burrë me sekretaren e tij, me të cilën pastaj ishte pesë vjet në lidhje, derisa ajo edhe martohet, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Mara, nga Ferizaj.

Kam të kryer Shkollën Normale në Ferizaj.

Në kohën time posa mbaroje shkollën menjëherë edhe mund të punësoheshe. Kështu, edhe u punësova mësuese në një fshat të afërm.

Si e re dhe e bukur që isha më shikonin të gjithë rrugës kur shkoja në shkollë, veçmas ata të fshatit ku punoja. Ndërkohë, u njoha me tim burrë dhe shpejt ramë në dashuri. E, meqë nuk mundnim pa njëri-tjetrin, edhe u martuam, jo me ndonjë dasmë të madhe.

Dhe, ditët rridhnin për mrekulli, na lindi fëmija i parë, pastaj i dyti. Por, pas kësaj kohe, gjërat ndryshuan.
Meqë udhëtoja me autobus për në fshatin ku punoja, shihja shpesh një djalë, i cili thuajse më përcillte në çdo hap.

Një ditë edhe u detyrova t’i them të mos më ndjekë se unë jam e martuar. Por, që unë jam e martuar atij as që i bëri përshtypje…
Më tha: “S’paraqet pengesë kjo që” dhe eci tutje.

Por, shikimet e tij gati një vit rresht bën që unë të filloj të mendoj për të, madje edhe të ndihem në siklet sa herë që e shihja, e edhe më në siklet ndodhesha kur nuk e shihja: kush është, pse sot nuk erdhi, mos po largohet nga unë…

Këto fjalë që i thashë bën që një ditë edhe ta përshëndesja e para. Ai më përshëndeti dhe u ndal. Shkurt e shqip me tha: “Jam i dashuruar në ty!”.

E, ç’ti thosha unë? Edhe unë e doja, por nuk kisha si t’i thosha. Dhe, meqë heshta, ai e kuptoi se edhe unë e doja…
E, ditë pas ditësh, pa hyrë në hollësi, u gjendëm në shtrat së bashku. Dhe bashkë, sa herë që na jepej mundësia, qemë rrafsh pesë vjet, kur edhe u martua ai dhe u largua nga unë.

Mirëpo, as im burrë nuk rrinte më urtë se unë. Edhe ai, edhe pse nuk e shihja, më thoshin koleget e punës se e shihnin shpesh me sekretaren e tij, meqë ai punonte drejtor.

Por, edhe atij pas disa vitesh “i ikë” e dashura, meqë edhe ajo martohet dhe shkon të jetojë në familjen e burrit, i cili aso kohe jetonte në Gjilan.

Kështu, pas një aventure 5-6 vjeçare, edhe unë, por edhe im burrë, iu kthyem njëri-tjetrit dhe unë më nuk kam pasur aventura të tilla, e besoj as im burrë, sepse kudo që shkonte kërkonte t’më merrte edhe mua…

KAPl të fe. jυαrën me një t jetër në një ΊokaI në Shkodër, reagimi i tij sh okόn dëshmitαrët

Tradhëtia në çift në jo pak raste ka shkaktuar skena agresiviteti, madje edhe krime, në publik.

Një qytetar ka treguar skenën e zbulimit të tradhëtisë në çift, që ka ndodhur në një nga lokalet e Shkodrës.

Përpos tradhëtisë, qytetarit i ka bërë përshtypje indiferenca e njerëzve përballë një konflikti dhe aq më tepër para dhunës ndaj një femre.

“Pershnetje shkodra. Sot ndodhi dicka marre me e pa dhe degju kush mu ne nje lokal pak si ne periferi te qytetit. Nje djale rreth 30 vjec gjeti mesa duket ne kafe te fejumen me nje tjeter.

Un i kisha vec dy tavolina ma larg. Ca skene. Me erdhi keq per at vajzen se kerkujt sja mbajti me nderhy.

Ai u fut dhe e kapi per flokesh dhe e mori me vedi ne te 100 e sekondit.

Mbani pershtypje ai djali tjeter nuk reagoi hiq e madje as ky vet si tha gja atij. Sla gja ma e sha vajzen e botes.

Ne menduam mos e kishte moter…por ajo qe na bani krejt pershtypje asht se ne lokal kishte gra dhe burra e kerkush nuk e ndihmoi edhe pse ajo uleriste.

Une jam emigrant edhe I thashe shokut me lajmeru policine edhe me thane tan lene mar punet e tyne jane.

Mir ja bani. Po ai asht dhunim. Gjithsesi jam shoku nga ajo skene”, rrëfen qytetari

HABlT g.rυαja: “ΒURRl dhe i DASHURl, ndajmë një s.htrαt” (FOTO)

Një burrë dhe një grua prej dhjetë vjetësh ndajnë sh tratin e tyre me një magjistar që i ndihmon ata të rrisin dy vajzat e tyre.

Bella dhe Ken, nga Orange, Connecticut, kishin qenë të martuar për pesë vjet, kur Bella u takua me magjistarin e martuar Daniel në një party, shkruan DailyMail.

Të dy çiftet kishin b ërë se.ks në grupit para se Danieli të div orcohej nga gruaja e tij dhe u zhvendos përgjithmonë me Bella dhe Ken për të jetuar si ‘dado’.

Bakshish i “FRlKSHËM, kamerierja truIIoset

Miliarderi Ernie Boch duke parë një “sfidë të bakshishit” në Facebook, vendosi të marrë pjesë duke e quar në një nivel tjetër, raporton “CNN”.

Boch vendosi të linte një bakshish prej 5000 dollarësh pas një vakti prej 157 dollarësh në një restorant deti në plazh, në Salisbury, Massachusetts.

Kamarierja që mori bakshishin, shkroi në Facebook se bujaria e Boch bëri që ajo të pëlqente punën e saj edhe më shumë.

Aktori Donnie Wahlberg la një bakshish të tillë prej 2.020 dollarë në ditën e vitit të ri dhe filloi këtë sfidë të bakshishit në vitin 2020-ën.

Boch ndërtoi një pasuri duke drejtuar kompani për shitblerjen e veturave në zonën e Bostonit dhe ka një pasuri neto prej 1.1 miliard dollarë

“E bëra për qejf”/ Vrau me ρΙumb në kokë ρartneren rumune, zbαrdhet dëshmia tronditëse e shqiρtarit

Është zbardhur dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar i cili vrau me armë zjarri partneren e tij rumune në banesën ku jetonin së bashku në rrugën Patroklou në Kaminia, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së premtes.

Kur policia shkoi në vendngjarje, gjeti në sallonin e shtëpisë trupin e 29-vjeçares në një pellg gjaku.

Pas arrestimit nga policia, Gentian Mino pretendoi se kishin një debat të ashpër dhe i vuri armën në kokë për ta frikësuar. Por, sipas mediave greke, ai më pas pohoi para autoriteteve se: “E bëra për qejf”.

Dëshmitë e personave që e njihnin viktimën zbulojnë se së fundmi kishin vënë re një ndryshim si në sjellje ashtu edhe në pamjen e saj.

Si ndodhi vrasja?

Kur 29-vjeçarja është kthyer nga puna në shtëpi ka konstatuar se 39-vjeçari po e priste dhe kishte konsumuar alkool.

Mes tyre ka pasur një debat të ashpër dhe shqiptari ka nxjerrë armë duke e qëlluar me plumb në kokë.

Ka qenë vetë autori i cili ka telefonuar ambulancën dhe policinë, ndërsa ka rrëfyer krimin para hetuesve.

Arma me të cilën Gentian Mino vrau partneren e tij 29-vjeçare posedohej në mënyrë të paligjshme ndërkohë që ai ishte i njohur për autoritetet.

Sipas informacioneve, pranë autoriteteve nuk ka asnjë denoncim për dhunë në familje nga viktima apo ndonjë grua tjetër.

29-vjeçari ishte me origjinë nga Rumania dhe punonte në një dyqan në qendër të Heraklion.

Drejton trafikun e drόgës KoΙumbi-Ekuador-BE, Europol ngre alarmin për Dritan Gjikën! I riu nga Shkodra fshihet në Dubai, kush është biznesmeni italian që bαshkëpunon me të

Dritan Gjika ngre në këmbë policinë e gjithë botës për të grumbulluar ngarkesat e pafundme që ka nisur nga Amerika Latine në drejtim të Europës. Djali nga Shkodra doli në skenë rreth një vit më parë, ndërsa konsiderohet një nga lidhjet më të fuqishme të karteleve të kokainës që nisin tonelata nga Kolumbia, kalojnë nëpër portin e Guayaquil-it dhe përfundojnë në portet e vendeve të BE-së.

Në fakt ka qenë një nismë policore spanjolle që ka sinjalizuar tonelatat e kokainës që priteshin të vinin në drejtim të Spanjës dhe Belgjikës, ndërkohë që edhe policia jonë pretendon që ka marrë pjesë në operacion.

Por rrjeti i transportit të kokainës, në vendin tonë prej kohësh hyn me ngarkesat e bananeve, apo edhe të frutave të tjera ekzotike, duke u bërë të ligjshme, në një farë mënyre. Por rastin i Dritan Gjikës, një emër krejtësisht i panjohur në vendin tonë, u duke se ‘mbiu’ pas largimit nga Guaya e Dritan Rexhepit, një tjetër bos droge, që ka vënë në lëvizje Interpolin e disa shteteve të fuqishme të Europës, përfshirë edhe vetë Ekuadorin, vendi që e arrestoi dhe më pas e liroi me kusht, por që vlonjati u largua ku edhe u arrestua në Turqi.

Nëse për Rexhepin, Turqia ka dhënë të drejtën që të ekstradohet drejt vendit tonë, ku do të gjykohet për rrëmbimin, vrasjen e Jan Prengës, Dritan Gjika është ende i paarrestuar edhe pse kërkohet tashmë në të gjitha shtetet e Amerikës Latine.

OPERACIONI

Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së është goditur nga policia spanjolle në koordinim me Europol, ku mori pjesë edhe policia e shqiptare si dhe SPAK, ndërsa trafiku i kokainës thuhet se drejtohej nga një shqiptar. Bëhet me dije se bëhet fjalë për Dritan Gjikën, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas drejt vendeve të BE-së. Gjika është ende në arrati, ndërsa policia thotë se ka dyshime se ai mund të ‘fshihet’ në Dubai. Në kuadër të këtij operacionin ndërkombëtar të koduar ‘La Pampa’, janë arrestuar 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestruar 25 makina, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë ‘cash’ në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

‘Më 6 shkurt, një hetim i udhëhequr nga Spanja që përfshinte Ekuadorin dhe i mbështetur nga Europol, rezultoi në një goditje të madhe në një rrjet të trafikut të drogës me rrezik të lartë që furnizonte kokainë në BE. Për të mbështetur aktivitetet në terren në ditën e aksionit, Europol dërgoi dy ekspertë në qendrat koordinuese të ngritura në Marbella, Spanjë dhe Quito, Ekuador. Europol financoi gjithashtu vendosjen e dy hetuesve spanjollë në Ekuador për të mundësuar koordinim të mëtejshëm midis autoriteteve kombëtare në terren në Ekuador dhe Spanjë’- njofton Europol.

GJIKA BASHKËPUNON ME NJË ITALIAN

Europol bën me dije se hetimi nisi për një biznesmen italian me orgjinë nga Argjentina me banim në Mabella. Nga hetimet ka rezultuar se trafiku i kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe më pas në BE drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte lidhur me biznesmenin italian. ‘Autoritetet ligjzbatuese nisën një hetim për një biznesmen italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se këto kompani përdoreshin për fshehjen e aktiviteteve kriminale dhe transaksioneve financiare. Autoritetet identifikuan lidhjen kriminale të biznesmenit me një shtetas shqiptar me banim në Ekuador. Shtetasi shqiptar orkestroi importimin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e saj më pas në BE. Informacionet operative tregojnë se biznesmeni kishte një marrëveshje kontraktuale me furnitorët kolumbianë për të marrë 4 ton kokainë çdo muaj në Ekuador.

Organizata kriminale punësoi kompani ekuadoriane frutash si një front për të importuar kokainën në BE, duke përdorur metoda të ndryshme transporti. Shpesh, sasi më të vogla kokaine fshiheshin brenda dërgesave me banane, që varionin nga 15 deri në 40 kg. Pavarësisht sasive të ndryshme, kompania mohoi vazhdimisht çdo përfshirje në aktivitetet e trafikimit. Organizata organizoi transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga porti i Guayaquil drejt portit të Algeciras dhe porteve të tjera evropiane.

Sipas Europol, drejtuesi i rrjetit kriminal, luajti rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale, duke investuar në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani të fokusuara në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuador në BE, si dhe biznese të tjera si qendra tregtare, bare e restorante. Sipas Europol gjatë hetimit autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine në total 3.2 ton. Gjatë hetimit, autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine në total 3.2 ton.

Drejtuesi i rrjetit kriminal luajti një rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale nëpërmjet investimit në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani, duke përfshirë një të fokusuar në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuadori në BE, si dhe qendra sportive në Marbella, qendra tregtare në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë kishin lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor dhe menaxhonin rrjetin e shpërndarjes, i cili ishte i përhapur në të gjithë Evropën.

VLERAT E TRAFIKUT

Operacioni kishte në shënjestër dy drejtuesit të këtij rrjeti kriminal. Të dy liderët kishin orkestruar trafikun e drogës dhe pastrimin e të ardhurave të konsiderueshme kriminale në ekonominë legale përmes blerjes së pronave, automjeteve luksoze dhe mallrave. Deri më tani, hetuesit kanë lidhur objektivat me transaksionet financiare që arrijnë në 48 milionë euro në të gjithë Ekuadorin dhe Spanjën.

Europol lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe ofroi mbështetje gjatë rrjedhës së këtij hetimi të përbashkët. Europol gjithashtu ofroi analiza operacionale, inteligjencë operacionale dhe aktivitete të koordinuara operacionale, njofton Europol. Drejtoresha Ekzekutive e Europolit Catherine De Bolle vlerësoi operacioni dhe tha se ky operacion i përbashkët tregon vendosmërinë për të shkatërruar kartelet e drogës.

‘Trafikimi i kokainës është një kërcënim, jo vetëm për shëndetin e evropianëve dhe ekonominë tonë, por edhe për sigurinë e lagjeve tona, pasi dhuna e bandave po bëhet gjithnjë e më e dukshme në komunitetet tona. Kjo ditë e përbashkët e veprimit është një shembull tekstual se si një koalicion ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit, i koordinuar nga Europol, mund të pengojë me sukses aktivitetet kriminale globale dhe të organizuara. Në tetor, nënshkrova një marrëveshje pune me Ekuadorin për të rritur shkëmbimin tonë të informacionit, veçanërisht në fushën e trafikut të kokainës. Operacioni i sotëm i përbashkët midis Ekuadorit dhe Spanjës, i mbështetur nga Europol, është një deklaratë e fortë e vendosmërisë sonë të përbashkët për të shkatërruar kartelet e drogës”, – tha ajo.

Çfarë po ndodh sot me këmbimin e monedhaυe të huaja? Ja me sa po bIihen dhe shiten doΙΙari dhe euro

Sot, më 17 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 96.1 lekë dhe shitet me 97 lekë.

Euro blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 108.8 lekë, ndërsa në shitje me 109.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 120.7 lekë dhe shitet me 121.6 lekë.
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 71 lekë, ndërsa në shitje me 72 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e shtυnë 17 shkurt 2024

Dashi

Më në fund rikthehet dinamika dhe pozitiviteti në vendin e punës dhe kjo edhe prej pranisë së bashkëpunëtorëve, të cilët do të dinë të vlerësojnë siç duhet pikat tuaja më të forta. Parashikohet një mbrëmje romantike për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.

Demi

Do të ndjeni nevojën për t’u imponuar në vendin tuaj të punës. Gjithçka do të vijë pas një periudhe që keni qenë pasiv dhe kjo gjë do ju lejojë qe të vlerësoni të gjitha cilësitë tuaja. Nëse në dashuri ndiheni konfuz, ky është momenti ideal për t’u qartësuar dhe të përcaktoni prioritetet tuaja në fushën e ndjenjave.

Binjakët

Gjatë kësaj të shtune duhet ti kushtoni më shumë vëmendje kujdesit për të zgjidhur debatet që keni në familje dhe në lidhjen në çift. Disa keqkuptime duhet të trajtohen me kujdesin maksimal, për të shmangur përkeqësimin e situatës. Mundohuni të veproni me sa më shumë diplomaci.

Gaforrja

Ka qenë një javë e vështirë, kështu që është normale të ndjeni nevojën për të pushuar. Një takim i ri, mund të përmirësojë humorin tuaj dhe të zgjojë emocione të këndshme. Jini më kurajoz dhe mos hezitoni të hidhni hapin e parë.

Luani

Kur bëhet fjalë për dashurinë ose miqësinë, jeni gjithmonë të parët. Jeni të përkushtuar maksimalisht dhe pikërisht kjo karakteristikë e juaja ju bën shumë popullorë. Në punë priten zhvillime mjaft pozitive.

Virgjëresha

Kjo ditë fundjave do të jetë tejet e lodhshme, pasi do të jeni të ngarkuar me aktivitete të shumta. Gjatë kësaj dite këshillohet që të mos bëni vetëm gjërat që kënaqin të tjerët, por dedikojini më shumë kohë edhe nevojave tuaja.

Peshorja

Do të merrni një lajm befasues, i cili do ju lejojë që të vlerësoni me më shumë vëmendje disa situata, të cilat në të kaluarën i keni evituar prej frikës ose ndrojtjes. Në dashuri duhet të jeni më pozitiv.

Akrepi

Gjatë kësaj të shtune duhet të mundoheni të jeni më diplomatë, në mënyrën tuaj të të shprehurit, sidomos nëse po merrni pjesë në një punë në grup. Dashuria është drejt rikuperimit të ndjeshëm, por duhet të jeni më shumë ndërveprues.

Shigjetari

Po përjetoni një moment jo shumë të mirë emocional, por gjithsesi mos u nervozoni. Duhet të vlerësoni me vëmendjen më të madhe të gjitha emocionet që kanë të bëjnë me një person.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ketë ndryshime të rëndësishme nga të cilat mund të përfitoni. Gjithsesi mos lini pas dore disa afate që duhen respektuar. Një takim interesant mund të përmirësojë mbrëmjen tuaj.

Ujori

Mos u izoloni pasi kjo është periudha më e favorshme për dashurinë dhe takimet. Nga pikëpamja profesionale, ky është një moment interesant për t’u ballafaquar me kolegët dhe bashkëpunëtorët.

Peshqit

Sugjerohet që të dëgjoni më mirë këshillat e kolegëve tuaj. Kjo gjë vlen sidomos nëse ndiheni të bllokuar sa i takon një situate të caktuar. Dashuria paraqitet në ekuilibër.

Rama takim me Drejtorin e komρanisë Tik Tok: Diskυtuam nevojën për të rritur υigjilencën kundër dhunës

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë TikTok, Theo Bertram, me të cilin ka ndarë shqetësimin që ky rrjet social po shkakton në shoqëri.

Kryeministri tregon se me Bertram diskutoi për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

“U njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook“, ku ndau edhe foto nga takimi.