Në prag të Ditës së Shën Valentinit, një oficer policie në Peru, i maskuar si një nga personazhet e serialit të animuar Care Bears, simuloi dërgimin e luleve dhe çokollatave tek një grua që dyshohet se shiste drogë në Lima.
Policë të tjerë u maskuan si punëtorë për të detyruar shitësen e dyshuar të drogës të largohej nga shtëpia e saj.
Pasi pa arushin pelushi me dhuratat, gruaja largua nga shtëpia e saj dhe doli jasht, gjë që çoi në arrestimin e saj. Policia tha se dy grave u gjetën me më shumë se 1500 porcione kokaine gjatë arrestimeve.
Kjo metodë arrestimi nuk është e panjohur në Perus. Krishtlindjet e kaluar, një nga oficerët e tyre u maskua si Santa Claus për të kapur kriminelët.
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” qenë artisti i njohur, Stresi për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Duke qenë se Stresi e ka provuar si eksperencë, çfarë ndodh kur je në nominim?
“Ka disa arsye pse je në nominim. E para është sepse disa lojtarë nuk të pëlqejnë dhe të çojnë në nominim. Vjen edhe nga votat e publikut, kur nuk je votuar dhe aq. Njerëzit kur janë në nominim dalin edhe nga vetja, unë kam qenë shumë i qetë sa herë kam qenë në nominim.”
Cilat janë strategjitë që duhet të kesh aty brenda për të qenë i suksesshëm në lojë sipas Stresit:
“Strategjia është që duhet të godasësh me një gur dy ose tre zogj. Duhet të jesh shumë realist, kush është vetvetja dallohet aty. Është një vend ku ashtu je edhe jashtë, si reagon brenda mund të jesh edhe si person jashtë i tillë. Duhet të guxosh.”
Në lidhje me debatin e Ilnisës dhe Ledjonës, Stresi bëri një analizë për të dyja vajzat ku u shpreh se:
“I kam ndjekur dhe mendoj se Ilnisa është një matkë, pra një gocë e hedhur le të themi, e shkathët, e zgjuar e njeh qytetin e Tiranës mirë, ka shoqëri të zgjeruar ashtu si mendoj unë. Ledjonën nuk e njoh shumë realisht, por është një vajzë e guximshme, mendoj që duhet të japë më shumë në këtë format.
Ilnisa është vajzë e përgatitur me jetën. Është ironike, i shkon BBV dreqit (qesh) por ajo puna e martesës ishte gjë e gabuar. Nuk më pëlqeu. Flas si publik. “
Teksa po diskutonin në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partnerja e re e Stresit Elona i drejtoi një pyetje:
Elona: Ke patur ndonjëherë marrëdhënie me ndonjë nga gocat që është brenda në Big Brother?
Stresi: Që janë aktualisht në BBV3? Po me dy. Ç’rëndësi ka. Nejse.
Policia e Tiranës ka zhvilluar këtë të enjte një operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të mbajtjes pa leje, të armëve të ftohta.
Në pranga kanë përfunduar dy vëllezër të cilët tregtonin lëndë narkotike, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme.
Në cilësinë e provës material u sekuestruan dhe doza kokaine e heroine, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.
Operacioni u zhvillua dhe me ndihmën e dronit, ku siç shihet dhe në videon e mëposhtme policia ka monitoruar momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.
Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve A. K., 36 vjeç dhe M. M., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Gatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit”, thuhet në njoftimin e policisë.
E lindur 36 vite më parë pa një barkushe në zemër, tani është bërë nënë e binjakëve.
Ky është një nga 4 rastet e rralla në botë dhe i pari në Itali. Ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi në Romë, falë vendosmërisë së të resë dhe punës së përbashkët të specialistëve të Spitalit Pediatrik Bambino Gesu, të cilët e kanë ndihmuar që në fëmijëri për shkak të sëmundjes së rëndë kongjenitale të zemrës dhe Spitalit Universitar Gemelli, ku u krye operacioni cezarian.
Nëna dhe binjakët gëzojnë shëndet të plotë.
“E dija që rrezikoja shumë me një gjysmë zemër, por doja të bëhesha nënë. Lindja e binjakëve ishte një emocion i papërshkrueshëm.”
Lindja e binjakëve, të dy me peshë 1.4 kg, u bë me prerje cezariane në Poliklinikën Gemelli në javën e 34-të të shtatzënisë, pak ditë përpara datës së pritshme të lindjes.
Pas vetëm dhjetë ditësh shtrimi në spital, sipas Spitalit Bambino Gesu, nëna dhe fëmijët mundën të ktheheshin në shtëpi. Nëna e binjakëve ka lindur me një zemër që i mungon barkushja e djathtë, pjesa e muskujve të zemrës që shtyn gjakun drejt mushkërive për oksigjenim.
Është një sëmundje komplekse kongjenitale e zemrës që kërkon një sërë ndërhyrjesh korrigjuese, brenda viteve të para të jetës.
Në këtë rast specifik, pacientja iu nënshtrua një operacioni të vetëm në moshën 4-vjeçare për të ndërtuar një sistem qarkullimi alternativ, të quajtur Fontan, i cili sjell gjak nga vena direkt në mushkëri, pa kaluar nëpër zemër.
Qarkullimi i mbështetur nga një barkushe e vetme kërkon terapi dhe kontrolle të rrepta gjatë gjithë jetës; në 5% të rasteve arrihet transplanti.
“Vazhdo jepi gojës, dhe do gjesh kufomën e djalit tënd”-ishte mesazhi kërcënues që ka marrë eksperti i IT-së Gent Progni në platformën që ai vetë ka ngritur për personat që të mos kenë frikë nga kërcënimet.
Në një studio televizive i përlotur, eksperti tregoi se është kërcënuar për të tretën herë, madje edhe bashkëshortes i kanë vendosur një GPS në automjet.
“Unë kam tre vjet që flas për këtë gjë. Arsyeja pse denoncoj vjedhjen e parave në teknologji është për të ngritur zërin që teknologjia po bëhet çdo ditë me e rëndësishme, sidomos në vende si Shqipëria që nuk i japin rëndësi teknologjisë, por kur e kuptojnë bëhet e madhe… 80% e userave përdorin TikTok, të jep mundësinë ta përdorësh pa hapur llogari, pa pasur një adresë e-mail dhe numër telefoni. Përdorimi është i madh, marketingu është falas dhe shumë i thjesht. Nisi me paratë false, shitjen e drogës, udhëtimet me gomone në Angli, kaloi në sherre, prishje familjesh, komshitë shantazhonin njëri tjetrin për marrëdhëniet bashkëshortore. Gjithmonë marrin një foto, është aq problematike sa vetëm në ekspertët e dimë sa problematike është. Unë marr qindra mesazhe qindra e-maile si të shpëtoj nga shantazhet në Tik Tok. Është e vështirë, por jo e pamundur. Shteti ynë nuk ka struktura dhe ligje të sakta. Jo më larg se tre ditë më parë, isha vetë pjesë e një denoncimi për kërcënim kibernetik. Hasa vështirësi dhe unë që jam ekspert në mënyrën si u trajtua situata ime në polic. Nëse to nuk vepron në kohë reale, është e pamundur të zbulosh kush fshihet pas asaj llogarie TikTok. Policia më tha që ne do bëjmë letrat, kismet të hënën ose të martën, unë i thash nëse nuk veproni tani nuk e kap dot më. Sidomos me networkun shqiptar, kompanitë nuk i kanë strukturat e duhura. Ky është kërcënimi i tretë, më është vendosur edhe një GPS në makinën e bashkëshortes”-deklaroi eksperti.
Zëvendës ministri i Brendshëm, Besford Lamallari i ftuar në Top Story deklaroi se Qeveria është duke marrë masa të forta për rrjetet sociale, kryesisht TikTok, i cili së fundmi është bërë burim krimesh.
Sipas ministrit, veprat penale të sulmeve kibernetike janë rritur, një faktor ky i rëndësishëm që solli reagim.
“Ministria e Brendshme disponon të dhëna të raportuara nga struktura e krimit kibernetik dhe kemi parë rritje shqetësuese të veprave penale nga viti në vit. Nga 2022 në 2023, kemi 40.4 % rritje të veprave penale, duke përfshirë edhe veprat që kërcënojnë mirëqenien e të miturve. Në takimin e fundit me ministritë dhe shoqëritë civile u raportua se kishin 350 telefonata në ditë për bullizëm, apo internet të pasigurt”, tha Lamallari.
Ministri shpjegoi se ministria ka biseduar më përgjegjësit e rrjeteve sociale dhe i kanë informuar mbi shqetësimin real që kryesisht të miturit po kalojnë. Lamallari bën të ditur se do të ketë edhe takime me ta.
“Nga këto të dhëna, është ulëritëse që kemi një jetë të humbur dhe ne si shoqëri, Ministra e Brendshme, çdo institucion dhe media po reagojnë, sepse nuk duhet të presim viktimin e radhës, duke përfshirë masat me karakter legjislativ apo bashkëpunim me organizata. Ky alarm është ngritur nga këto statistika, kemi pasur kontakte me këto organizma si Meta TikTok për të ndarë me ta shqetësimet që ne kemi dhe masat që duhen marrë. I kemi lajmëruar dhe kanë reaguar, shumë shpejt do të kemi dhe takime për të diskutuar për masat”, tha ai.
Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Italinë në ditën e të dashuruarve. Një 27-vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe motrës së ish të dashurës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen popullore San Valentino të Cisterna di Latina.
46-vjeçarja Nicoletta Zomparelli dhe e bija e saj 19 vjeçe Renée Amato nuk mundën t’i shpëtonin të shtënave me armë të Cristian Sodano, i cili shkoi në shtëpinë e tyre pas një debati me ish-in e tij, Desirée Amato, me të cilën ishte ndarë së fundmi.
Financieri nuk e pranoi kurrë fundin e lidhjes dhe objektivi i tij ishte ti merrte jetën 22-vjeçares, e cila është fshehur në tualet ku ka qëndruar deri në mbërritjen e policisë që e ka gjetur në gjendje shoku.
Të pafata ishin nëna dhe motra e saj që ndërhynë për të ndalur 27-vjeçarin. Me të mbërritur në shtëpi, policia gjeti trupat e dy grave, ndërsa 27-vjeçari u arrestua teksa po tentonte të kthehej në shtëpi.
Një profesoreshë universiteti në Nizhny Novgorod thuhet se është përjashtuar nga posti i saj pasi doli një video e saj ku ajo puthte një nga studentët e saj në mes të klasës.
Sjellja e keqe u regjistrua nga kolegët e Romeos në Universitetin Shtetëror të Transportit në Nizhny Novgorod dhe ndërkohë portalet atje raportuan se videoja është bërë vitin e kaluar ku thane se mësuesja përfshihej shumë lehtë në aventura romantike.Pamjet me poshte!
Sa i përket institucionit arsimor ku është filmuar skandali, përdoruesit e rrjeteve sociale supozojnë se joshësi i ri ka qenë në moshë mbi 18 vjet ndaj në këtë kontekst as portalet ruse nuk kanë përmendur ndonjë hetim.
Për momentin nuk mund të konfirmohet nëse profesoresha është shkarkuar vërtet për këtë shkak.
Aplikacioni “Tik Tok” po kthehet në shqetësues për adoleshentet dhe të miturit në Shqipëri.
Gjuha e përdorur prej tyre është jo rrallë herë bullizuese, fyese, e ashpër, e deri në veprime në kufijtë e absurdit; fëmijët përballen me to e sipas ekspertëve tërhiqen për t’i kopjuar këto shembuj të shëmtuar që shiten online. Madje edhe gjatë procesit mësimor.
Publikimi pa filtra i çdo gjëje në botën e internetit krijon për sociologët një jetë të gënjeshtërt në realitet. Më të dëmtuarit sipas tyre janë fëmijët, të cilët shpeshherë qëndrojnë me orë të gjata në rrjete sociale pa kontrollin e prindërve.
Platformat virtuale kanë kufizim moshe, por kjo manipulohet lehtësisht nga të vegjlit duke gënjyer për moshën e me krijimin e profileve të rremë. Por ekspertët nuk shohin zgjidhje ndalimin e përdorimit të “Tik Tok” ne vendin tonë ndaj i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë me urgjencë këtë aplikacion.
Tragjedi në Kaliforni, kur një ish-inxhinier i Meta qëlloi gruan e tij, vrau djemtë e tyre binjakë 4-vjeçarë dhe më pas vrau veten brenda shtëpisë së tyre. Anand Sujith Henry, 37 vjeç, dyshohet se vrau djemtë e tij dhe qëlloi për vdekje gruan e tij 38-vjeçare, Alice Benzinger në një vaskë, më pas e ktheu armën kundër vetes.
Çifti u gjet i vdekur brenda shtëpisë me plagë nga armë zjarri pranë një pistolete 9 mm dhe një karikator të mbushur brenda një prej banjove të shtëpisë. Dy djemtë e tyre u gjetën të vdekur në një dhomë gjumi.
Nuk dihet shkaku i vdekjes së dy fëmijëve të vegjël, por besohet se fëmijët fatkeq ose janë mbytur, ose kanë marrë mbidozë fatale, pasi nuk ka pasur shenja lëndimi në trup.
Motivi i vdekjes mbetet i paqartë ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.
Nga informacionet që kemi në këtë moment, rezulton se bëhet fjalë për një incident të izoluar dhe pa rrezik për publikun, pasi kemi besim se burri ndodhej brenda shtëpisë”, tha kreu i policisë, duke theksuar se nuk ka pasur shkatërrim të dyerve apo thyerje.
“Hetimi është duke vazhduar ndërsa autoritetet punojnë për të mbledhur prova, për të folur me dëshmitarët dhe anëtarët e familjes dhe për të përcaktuar një motiv të mundshëm”.
Dokumentet e gjykatës zbuluan se Henry, një ish-drejtor softuerësh i Meta-s por edhe i Google, kishte paraqitur kërkesë për divorc në dhjetor 2016. Por divorci nuk u finalizua kurrë dhe çifti u zhvendos në vitin 2020 në shtëpinë e tyre në San Mateo, Kaliforni. Fqinjët thanë se panë një çift miqësor dhe një familje të lumtur.
“Para se të lindnin foshnjat, ne pamë burrin dhe gruan duke bërë një shëtitje teksa ajo ishte shtatzënë”, tha një fqinj, duke shtuar se pasi lindën fëmijët, çifti u pa “vetëm”.