PUBLIKOHET video e arrestimit të Altin Çokut, i nxori foton in time υαjzës 27-υjeçare që u υetëvra!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar momentin e arrestimit të, Altin Çokut, i cili dyshohet se u bë shkak që një 27 vjeçare të kryente vetëvrasje.

Në reagimin e tij, Balla shkruan se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të rristë forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Gjithashtu Balla apelon qe ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje.

I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!

“Do të djegë vëllanë”, si Altin Çoku kërcënonte kushërirën për të krγer ma*ëdhënie

Sibora Abedini, 27-vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në Tik Tok me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton në rrjete sociale.

Gazetarja Sara Demushi, bën me dije se Çoku në vitin 2009 ka qenë i arrestuar pasi ka ngacmuar kushërirën e tij dhe i bënte presion se do i digjte vëllanë nëse ai nuk do kryente marrëdhënie me kushërirën e tij. Ky ka qenë shkaku përse është arrestuar.

Ndërkohë policia po kryen dhe verifikime të tjera, pasi ka indicie se është i përfshirë dhe në një ngacmim tjetër.

Bëhet fjalë për një rast në Laç, ku 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Policia po merret me verifikimin e ngjarjes.

“Të hidhesh nga kati i 4 për atë p…”- Daja i 27-vjeçares tregon bisedën e fundit me mbesën: Më tha o daj do iki!(Video)

Daja e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotove intime në rrjetet sociale kërkon drejtësi.

Ai përlotet për humbjen e mbesës, e cila ka lënë pas edhe një vajzë 2 vjeçe.

I afërmi thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton.

Daja kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.

Pjesë nga prononcimi për mediat

Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.

Prej sa kohësh jetonte në këtë godinë?

Në shtëpinë e mamasë së vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime.

Kanë pasur dijeni familjarët për lidhjen që kishte?

Jo fare, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni.

Ka shfaqur shqetësime?

Jo fare. Unë kam ardhur kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur por nuk i ka shfaqur.

Ka probleme me bashkëshortin?

Jo jo. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin tim e njoh. Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare.

Për publikimin e fotove në rrjetet sociale ka pasur dijeni dikush tjetër?

Jo jo. S’kemi pas dijeni askush nga familjarët. Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ca shpirti, ca njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem.

Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë i kërkoj të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës do ja marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rrit. I kërkoj Taulant Ballës që mos ta nxjerrin.

Rëndohet biΙαnci pas sulmit të armatosur në Athinë, autori egjiptian υrau 3 persona në komραninë ku punonte dhe veten

Sipas informacioneve të para nga policia greke, katër të vdekur është bilanci tragjik pas të shtënave me armë zjarri në kompaninë e transportit detar të familjes Karnesi në Glyfada.

Autori ishte një ish-punonjës që hyri në zyrat në rrugën Artemisiou dhe hapi zjarr me një karabinë, duke vrarë tre persona, para se t’i jepte fund jetës së tij.

Sipas informacioneve, nga të shtënat u vranë motra e pronarit të anijes Spyros Karnesi, Maria Karnesi , drejtori menaxhues i kompanisë së anijeve, Antonis Vlasakis, i cili ishte i martuar me motrën e Maria Karnesit dhe ish-kapiteni i kompanisë Ilias  Koukoularis.Viktima Maria Karnesi

Sulmuesi egjiptian u gjet i vdekur në bodrumin e një ndërtese.

Autori, ishte një ish-punonjës i kompanisë që ishte shkarkuar nga puna. Sipas të njëjtave informacione, ai ka qenë prej vitesh kujdestar në shtëpinë e familjes Karnesi në Petaliou.

Autori ka hyrë në ambientet e kompanisë nga parkingu, pasi pavarësisht se ishte pushuar nga puna, sërish kishte të drejtë të hynte në vend. Me të hyrë brenda, ai tha se do të hynte për të pastruar. Ai fillimisht është ngjitur sipër ku ka qëlluar dy persona dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person tjetër.

I hαρi ρrofil në TikTok 27-υjeçares, kjo është fotoja që çoi drejt υetëvrasjes të renë në Kαmëz

Kjo është fotoja me të cilën Altin Çoku shantazhonte 27-vjeçaren me publikimin e saj, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

Çoku pasi e ka shantazhuar të renë, e cila ishte e martuar në Kosovë, por prindërit i kishte në Kamëz, e ka publikuar foton në rrjetet sociale, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime.

Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes të telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa kanë arrestuar 39-vjeçarin për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

foto galeri
foto galeri

(BalkanWeb)

Ρύblikimi i fotoυe i ntime shkak për υetëvrasjen e 27-vjeçares, Altin Çoku: S’e bëra unë!

Detaje të reja janë zbardhur pas vetëvrasjes së 27-vjeçares në Kamëz.

E reja vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, pasi 39-vjeçari Altin Çoku i kishte publikuar foto intime në rrjetet sociale.

27-vjeçarja ishte e martuar me një shqiptar nga Kosova, por prej pak kohësh ishte lidhur me Çokun. Ky i fundit dyshohet se i ka bërë foto intime vajzës dhe i ka publikuar në rrjetet sociale, në fillim në Telegram dhe më pas në TikTok.

Por pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë, 39-vjeçari ka rrëfyer se fotot në rrjetet sociale nuk i ka shpërndarë ai, por një i afërm i tij që i kishte marrë celularin, të cilin e kishte pa kod. Madje Altin Çoku ka deklaruar se vajza 27-vjeçare ka tentuar disa herë të vrasë veten.

Altin Çoku: Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten.

Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…

I ρublikoi foto i ntime të resë që u hodh nga ballkoni, ky është i arrestuari! Dyshohet se ka shantazhuar edhe υajza e të tjera! 27-vjeçarja që ndërroi jetë ishte martuar në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë (11 shkurt) në Kamëz, ku një 27-vjeçare ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt i ballkoni të banesës ku jetonte me qira. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i identifikuar si Altin Çoku, personazh i njohur në rrjetet sociale.

Mësohet se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vethedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Njoftimi i policise

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Këmbimi υαlutor për ditën e sotme/ Paυndi britanik dhe euro në rënie, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Sot, më 12 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.9 lekë dhe shitet 96.8 lekë.

Euro sot blihet me 103.4 lekë në shitje, në blerje me 104.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 109.1 lekë, në shitje me 110 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.9 lekë dhe në shitje me 72 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Ήoroskoρi javor 12-18 shkurt

Horoskopi i Brankos për javën 12-18 shkurt 2024 zbulon se çfarë kanë rezervuar yjet për ju në të ardhmen e afërt, shenjë pas shenje.

Cilat shenja do të favorizojnë planetët në ditët në vijim dhe cilët, përkundrazi, do të duhet të përballen me sfida dhe pengesa të reja?

Do ta zbulojmë në rreshtat e mëposhtëm, duke lexuar parashikimet astrale të marra nga horoskopi i Brankos, një përkthim nga noa.al.

Horoskopi i Brankos për javën 12-18 shkurt 2024 zbulon se çfarë kanë rezervuar yjet për ju në të ardhmen e afërt, shenjë pas shenje.

Cilat shenja do të favorizojnë planetët në ditët në vijim dhe cilët, përkundrazi, do të duhet të përballen me sfida dhe pengesa të reja?

Do ta zbulojmë në rreshtat e mëposhtëm, duke lexuar parashikimet astrale të marra nga horoskopi i Brankos, një përkthim nga noa.al.

Horoskopi javor i Paolo Fox për 12 deri më 18 shkurt 2024: Të 12 shenjat

Dashi:

Sipas horoskopit të Brankos java premton që gjërat të shkojnë shumë mirë. Aspekti i punës do të jetë në gjendje të vazhdojë me ritëm të plotë të hënën. Të martën Marsi juaj do të bëhet sërish aktiv. Kujdes bëni të enjten sepse rrezikoni të bëheni shumë posesivë me partnerin/en.

Demi:

Marsi të martën do të bëhet disonant: mund të filloni të ndiheni pak më të lodhur. E mërkura premton të jetë një ditë e të dashuruarve plot butësi dhe romancë. Të premten Venusi juaj do të kalojë në njëfarë kllapie: në dashuri do të duhet të keni më shumë kujdes.

Binjakët:

Të hënën do të ndjeni një dëshirë të thellë për sukses, për të arritur rezultate të rëndësishme në punë. Të martën, Marsi do të kthehet si miku juaj dhe do t’ju mbushë me forca e energji të reja. Të premten, edhe Venusi do të bëhet sërish i bukur dhe më në fund dashuria do të jetë në gjendje të ringrihet.

Gaforrja:

Marsi do të kalojë të martën përmes Ujorit dhe do të lërë kundërshtimin e tij: lajm i mirë! Të mërkurën mund të keni një takim të ri, intrigues. Të shtunën do të bënit mirë të shkruani çdo ide apo intuitë që ju vërtitet në kokë: mund të jetë ajo e duhura, e cila do t’ju çojë larg.

Luani:

Siç e parashikon horoskopi i Brankos, java e re 12 deri 18 shkurt 2024 do të nisë shumë mirë. Diçka e bukur dhe e papritur mund t’ju ndodhë të hënën. Megjithatë të martën Marsi do të ndikojë, ndërsa të premten pritet të kemi edhe Venusin në opozitë dhe shtoji këtyre Hënën në aspekt disonant.

Virgjëresha:

Marsi do të arrijë në terren neutral të martën, por nuk do të ndikojë negativisht në jetën tuaj. Të mërkurën mund të kaloni një festë të ëmbël të Shën Valentinit me të dashurin tuaj. Të shtunën hëna në kuadraturë mund të nxjerrë në pah disa sëmundje fizike, ndoshta të natyrës psikosomatike.

Peshorja:

Marsi do të jetë sërish aktiv të martën dhe do ju rrënjosë vendosmërinë, forcën më të madhe fizike dhe optimizmin. Të mërkurën mund të kaloni një festë të bukur të Shën Valentinit me një person të veçantë. Të premten, Afërdita do të jetë sërish në anën tuaj, sidomos për ata që janë single: dashuria do të fillojë sërish t’ju sjellë rrahje zemre.

Akrepi:

Të martën Marsi do të shtrohet në shesh: do t’ju duhet të filloni të pushoni pak më shumë, duke u kujdesur për mirëqenien tuaj fizike. Të mërkurën yjet do të favorizojnë bashkëpunimet e punës. Të shtunën mund të hasni në një takim intensiv dhe emocionues për të mos thënë se kjo mund të jetë më e pakta.

Shigjetari:

Sipas horoskopit të Brankos java juaj do të nisë mbarë. Në fakt, të hënën mund të merrni një ftesë të papritur për darkë. Të martën, Marsi do të arrijë një pozicion të shkëlqyer në qiell dhe do të bëhet sërish aleati juaj. Të enjten mund të merrni një detyrë të re dhe të rëndësishme pune.

Bricjapi:

Marsi do t’ju përshëndesë të martën për t’u zhvendosur në Ujorin e afërt, por ky nuk do të jetë një tranzicion negativ. Të mërkurën mund të ndiheni fjalë për fjalë të çmendur në dashuri. Të dielën do të bënit mirë të bënit një pushim për qejfin tuaj dhe të përkëdhelni pak veten.

Ujori:

Marsi do të hyjë në qiellin tuaj të martën. Të mërkurën mund të kaloni një festë të këndshme dhe relaksuese së bashku me të dashurin/ën tuaj. Një ngjarje e pakëndshme mund të ndodhë të enjten, siç është një avari në shtëpi: përpiquni të mos e përjetoni me shumë axhitim e siklet.

Peshqit:

Të mërkurën mund të përjetoni një festë të bukur të Shën Valentinit, nëse keni dëshirë të përfshiheni dhe të organizoni diçka të veçantë. Afërdita do të bëhet neutrale të premten. Të shtunën do të duhet të jeni dyfish të kujdesshëm në familjen tuaj. Kujdes, nervozizmi do të jetë i lartë.

Άksidenti në Belsh/ Dalin detaje të reja për gjendjen e 2 υαjzave binjαke

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 16:45 në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë” ku një makinë ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Për shkak të aksidentit janë plagosur 4 pjesëtarë të një familjeje, mes tyre dhe vajzat binjake 8-vjeçe.

Katër të plagosurit e familjes Metaj u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat dhe menjëherë janë futur në sallën e operacionit.

Burimet bëjnë me dije se ata kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake. Të plagosurit po mbahen nën monitorim ndërkohë po u bëhen ekzaminimet e nevojshme.