“I çliroυa nga shejtani”- Dëshmia e 54-vjeçarit që torturoi dhe υrau gruan bashkë me fëmijët, ja hipotezat që po shqγrtohen nga hetuesit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Itali, ku 54-vjeçari i identifikuar si Giovanni Barreca torturoi dhe vrau bashkëshorten e tij Antonella Salamone dhe fëmijët, 16-vjeçarin Kevin dhe 5-vjeçarin Emanuel.

Krimi i rëndë ndodhi në Altavilla Milicia,Palermo, ndërsa sipas ANSA-s, vetëm vajza 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë veten.

Pas krimit, 54-vjeçari ka thirrur policinë duke i treguar për ngjarjen. Ai u arrestuar, ndëra mësohet se departamenti i operacioneve po rindërtojnë atë që ka ndodhur. Paraprakisht dyshohet se masakra është kryer ditët e fundit.

Marrja në pyetje e tij ka vazhduar për orë të tëra dhe mësohet të ketë thënë se familja e tij ishte e pushtuar nga shejtani dhe se ai i kishte çliruar.

Giovanni Barreca dyshohet se ishte fanatik fetar, pasi nga hetimet paraprake rezulton se në krim janë përfshirë edhe dy të njohur.

Nga trupi i Antonella Salamone, vetëm disa pjesë u gjetën të varrosura në tokën pranë shtëpisë së çiftit në Altavilla Milicia. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, gruaja është djegur dhe varrosur.

Krimi ka qenë brutal dhe për fëmijët. Mësohet se një nga ata është vrarë duke u torturuar dhe mbytur me zinxhirë.

Drejtuesi i sektit është aktualisht një nga hipotezat që po shqyrtohen nga hetuesit. Ndër dyshimet që po shqyrtohen aktualisht nga hetuesit është se 54-vjeçari mund të ketë vepruar edhe jashtë anëtarësimit në ndonjë sekt apo grup të fanatizmit fetar.

Barreca, siç rezultoi, kishte probleme ekonomike. Bashkëshortja u ndoq nga punonjës socialë të bashkisë Altavilla Milicia, të cilët megjithatë sigurojnë se nuk kanë ndjerë kurrë shqetësime, përveçse financiare, në familje.

Antonella Salamone, e përshkruar si një grua “e ëmbël dhe e sjellshme”, kishte bërë disa punë pastrimi në zyrat e bashkisë në emër të administratës komunale e cila e mbështeti çiftin duke i lënë të punonin.

“Nuk mund ta kuptojmë se si ishte e mundur e gjithë kjo. Ne dinim për debate si në të gjitha familjet, por nuk mund të mendonim se mund të ndodhte ajo që ndodhi”, thonë halla dhe gjyshja e gruas, të ardhur nga qyteti i origjinës.

“Ishte shumë fetar. Punonte shumë. Ajo ishte kujdestare. Ai mundohej ta kënaqte në çdo gjë. Ende nuk e kuptojmë. Tani po mundohemi t’i rrimë pranë mbesës“, thonë ata duke iu referuar vajzës së vetme që i mbijetoi masakrës.

Aktori i “Ρortokalli”: Femrαt shqiptare të shohin sa para ke, nuk ja vlen të mαrtohesh

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka deklaruar në emisionin “Ftesë në 5” se dyshimet e tij për një tradhti në lidhje kanë rezultuar të vërteta.

I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse ke pasur ndonjë dyshime për besnikërinë e partneres, Akili e pohoi.

Bieta: Akil a ke pasur dyshim, qoftë edhe njëherë të vetme për besnikërinë e partneres tënde?

Akil Varfi: Nuk do të thotë që kam pas shumë, ato pak herë që kam pas, më kanë rezultuar të sakta.

Bieta: Më pëlqen sinqeriteti i Alikit, je i martuar?

Akili: Jo, larg qoftë!

***

Akili deklaroi se ai e sheh shumë të vështirë që sot të gjejë një vajzë që nuk sheh paratë tek djali.

Ai tha se sot vajzat fillimisht shohin fizikun, por më tepër fokusohen tek paratë që personi përballë ka.

“Jetojmë në një kohë ku gjërat nuk i shoh me anën e zemrës ose obsesionit, por i shoh me anë të logjikës. I shoh me logjikë. Në teori ju kuptoj juve. Se në teori unë jam Aladini dhe shkoj tek princesha. Në teori unë vërtet shkoj aty ku jam më mirë, por në realitet nuk është më kështu.

Një femër të sheh tek fiziku, në rastin tim që nuk kam ndonjë bukuri të madhe shohin sa para ke. Momentin që ti ke, të jesh edhe personi më i keq të pranon. Një femër që është mësuar të harxhojë 200 mijë lekë në ditë dhe unë rrogën e kam 800, katër ditë shtyjmë me të”, tha aktori.

U aksidentυa me fëmijët binjakë, zbαrdhen detaje të reja, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e nënës dhe njërës prej υαjzave

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 16:45 në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë” ku një makinë ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Për shkak të aksidentit janë plagosur 4 pjesëtarë të një familjeje, mes tyre dhe vajzat binjake 8-vjeçe.

Katër të plagosurit e familjes Metaj u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat dhe menjëherë janë futur në sallën e operacionit.

Burimet bëjnë me dije se ata kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake.

Të plagosurit po mbahen nën monitorim ndërkohë po u bëhen ekzaminimet e nevojshme.

“Kam hυmbur një fëmijë tani afër”- Sara i rrëfehet Bαrdhit: Nuk e di askush brenda shtëρisë, as jashtë!

Sara Gjordeni, pasditen e sotme i ka rrëfyer Bardhit se ka humbur një fëmijë tani afër. Ajo tha se nuk e di askush as brenda dhe as jashtë shtëpisë përveç personi me të cilin ka qenë shtatzënë dhe mamaja e saj.

Pjesë nga diskutimi:

Sara: Bardh, tani afër kam humbur një fëmijë

Bardhi: Ideja është që të jetë sekret që se di kërkush brenda

Sara: Se di askush brenda, as jashtë. Përveç atij, mamit

Bardhi: Ai (Endriku) të pa kur e the, dhe ti e pe

Sara: Jo, unë e pashë dhe për një sekret tjetër kur e kuptova se e ka ai

Sara: Kur kam humbur fëmijën atëherë ka qenë pika që u bëra kjo sara pa takt

Bardhi: A lejohet me fol?

Sara: Po, lejohet

Βαbi bërtiste nëpër shtëρi: Ka hyrë Satanai. Dëshmia e υαjzës që mbijetoi pasi iu υranë nëna dhe 2 vëllezërit e vegjël. Një çift nxiti masakrën

Viktimat janë Antonella Salamone dhe fëmijët e saj Kevin, 16, dhe Emanuel, 5. Vrasësi është Giovanni Barreca, një murator 54-vjeçar. Vrasja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në Palermo, Itali

Palermo, Itali, 11 Shkurt 2024 /noa.al- Detaje të reja të rënda mësohen nga krimi i shëmtuar në Itali ku burri vrau gruan dhe dy djemtë.

Vajza 17 vjeçe që mbijetoi, tregoi për policinë italiane se ajo shpëtoi, por nuk e di pse.

E mitura tregoi se ishte në gjumë kur dëgjoi të atin të bërtiste nëpër shtëpi me fjalët “ka hyrë djalli. Satanai është në shtëpi”, etj.

E tmerruar ajo është strukur, por kur ka rënë qetësia ka shkuar te dhoma ku flinin dy vëllezërit, Kevin 5 vjeç dhe Emanuel 16 vjeç.

Ajo i gjeti pa frymë dhe u pushtua nga tmerri.

Pak minuta më vonë në banesë mbërrin policia, pasi burri 54 vjeçar i kishte telefonuar për t’i treguar se kishte vrarë gruan dhe dy djemtë.

Dinamika e krimit është e rëndë. Fillimisht, burri, një fanatik fetar, nën britmat se ka hyrë djalli dhe ka pushtuar gruan dhe djemtë e tij, ka shkuar në dhomën e fëmijëve duke mbytur me zinxhirë dy djemtë.

Më pas i është sulur gruas të cilën e ka prerë copash dhe më pas e ka djegur dhe groposur. Vetëm pjesë të trupit gjeti policia sot në mëngjes.

Hetimi po zbulon sakaq detaje edhe më tronditëse. Dyshimet janë se në vrasjen e trefishtë janë përfshirë dhe dy të njohur të autorit që pranoi krimet. Dyshohet për një çift burrë e grua të përfshirë në këtë monstruozitet.

Tërbimi vrastar shpërtheu në një kontekst fanatizmi fetar dhe dyshimet janë se çifti tjetër mund ta ketë bindur Barrecën për nevojën e kryerjes së masakrës për të hequr qafe praninë e djallit.

Sipas asaj që mësojmë, gruaja është djegur dhe varrosur. Krimi do të ishte veçanërisht brutal: një nga fëmijët e vrarë do të ishte torturuar dhe mbytur me zinxhirë.

“Ρrisnin që ύnë të b. ëjα s* ks me Gαzin”, Meri Shehu reυoltohet në studion e Fan Club: E ρështirë!

Meri Shehu, banorja e cila la shtëpinë e Big Brother VIP 3 këtë të shtunë ishte shumë e revololtuar me komentet në rrjete sociale për të.

E ftuar në studion e Fan Club, ajo tha se për herë të parë në jetën e saj në 20 vite që punon në televizion nuk kishte dëgjuar komente kaq të pështira.

“Të gjithë gazetarët që mua më përmendin Gazin në mënyrë të mirë ose në mënyrë shumë ordinere, me atë çfarë kam dëgjuar dhe që prisnin që unë të bëja seks me Gazin, them që për herë të parë në jetën time në 20 vite që punoj në televizion nuk kisha dëgjuar një gjë kaq të pështirë, kaq të keqe dhe kaq ordinere. Këta janë gazetarë që kanë folur nëpër media dhe uroj që përfundimisht media shqiptare të pastrohet nga llumi dhe nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë, me portalet e vërteta dhe me televizionin e vërtetë. Gazi ka jetën e vet, ka jetën e vet dhe unë kam familjen time, aty ishte një lojë dhe ne ishim pjesë e një loje dhe natyrisht mund të diskutonim vetëm me njëri-tjetrin se nuk kishim njerëz të tjerë”, tha Meri.

Ky është çifti që u aksidentυa. Grυaja hυmbi jetën, bαshkëshorti në luftë me υdekjen

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi sot në Memaliaj.

Dy personat në foto, janë burrë e grua, Dhoksi Mango, 40 vjeç, e cila ishte pasagjere dhe nuk mundi ti mbijetojë dot plagëve të marra dhe Ledian Ibrahimi, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në luftë me jetën.

Makina e tyre u përplas kokë më kokë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar manovrimin për mjetin “Ford” ku gjendej 40-vjeçarja që ka humbur jetën.

Çfαrë ndodhi? Graciano shρërthen në lot: Duhet lυajtur fort se nuk mυndem ndrγshe (VIDEO)

Balerini Graciano Tagani edhe vendosi të çojë në nominim treshen Romeo-Heidi-Elvis, duket se e ka përjetuar keq faktin që gazetari kronikës mund të largohet nga “Big Brother VIP 3” të martën.

Gjatë një momenti kur po bisedonte me Elvisin, balerini ka shpërthyer në lot dhe tha se është e rëndësishme që gazetari mos dëmtohet.

Ndërsa gazetari theksoi se ai nuk dëmtohet nga kjo gjë.

Biseda:

Graciano: Duhet luajtur fort se nuk mundem ndryshe. E rëndësishme është që ti mos dëmtohesh

Elvisi: Për çfarë do të dëmtohem unë?

Graciano: Nuk bëra asgjë që të dëmtoheshElvisi: Minimumi që mund të dëmtohem unë është që do rri tek dera e SPAK-ut prap, kaq! Ça rëndësie ka, minimumi do shkoj sërish atje të martën

Graciano: Është show dhe ti e di

Elvisi: Nuk kam pse mërzitem dhe as të kënaqem. Bëra atë që më donte zemra ime

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2c4f7f4b-1397-4047-afc5-9ba72d31df30

Ndodh në Durrës/ Çon për të Ιyer makinën, vëllezërit Ιëvizin me të nëpër qγtet. Kur i pronari i konstaton, tentatojnë ta shtγρin dhe e përρΙasin

Një ngjarje jo fort e zakontë është regjistruar në Durrës, ku dy vëllezër pronarët e një pike për lyerjen e automjeteve kanë kërcënuar dhe kanë tentuar të shtypin me makinë drejtuesin e një automjeti.

Ky i fundit kishte shkuar tek vëllezërit për të lyer makinën e tij, por kjo vetëm nuk ka ndodhur, por ata qarkullonin me të nëpër qytet. Kur janë konstatuar nga pronari, ata kanë tentuar ta shtypin atë duke e përplasur.

Njoftimi:

Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh. 2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit, për të lëvizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se 2 shtetas kishin tentuar të shtypnin me automjet, një shtetas, kishin përplasur automjetin me bordurën, dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë reagimit në kohë dhe verifikimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 shtetasve, duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht: D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi E. A. kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por lëviznin me të, në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

E ρapritur në BBV:  Sara i kërkon Bardhit të ndαhen

Sara dhe Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër menjëherë pas Primes, dhe shkak për këtë janë bërë ankesat e modeles ndaj këngëtarit se ai nuk e mbron dhe heziton gjithë kohës kur duhet t’i dalë për zot si femra e tij.

Sipas Sarës, gjithçka nisi nga debati me Ilnisën dhe përfundoi tek komentet sarkastike të opinionistëve se “Sara rreh Bardhin”. Modelja i ka bërë të ditur këngëtarit se në Big Brother nuk erdhi për t’u njohur, por për të fituar dhe ai duhet ta mbështesë në rrugëtimin e saj, gjë të cilën e ka bërë vetëm 3 herë që kur janë njohur duke dështuar si mashkull.

Përballë kësaj deklarate, këngëtari është përgjigjur duke thënë se ka bërë sakrifica të cilat nuk do t’i përmendi dhe se “nuk është jeta Prime”, por Sara theksoi se ai është duke u ndikuar dhe kritikuar atë gjithë kohën.Në përfundim të bisedës çifti ka arritur në akord se nuk mund të ndryshojnë njeri tjetrin dhe për këtë duhet të ndajnë rrugët në shtëpi. “Nëse do të doja të të njihja, do të shkruaja si njeri në Instagram”, tha Sara, duke shtuar më vonë se për momentin është mirë që t’i japin fund dhe nëse është e shkruar të vijojnë prap kur të dalin nga shtëpia.

Sara: Ti heziton, dhe përveç kësaj më kritikon gjithë kohës. ‘Flet shumë, bën shumë’, unë kështu jam mor vëlla. Kështu jam gjithë kohës.

Bardhi: Këtë javë të kam lënë për që t’i të kuptosh se je në gabim. Nejse, kur dalim jashtë e sheh. Në fund e sheh…

Sara: Çfarë do të thotë kjo? “Në fund”, çfarë do të thotë?

Bardhi: E sheh pra… Në fund i sheh videot e prera dhe e kupton.

Sara: Çfarë?

Bardhi: Ti je nxituar me mua.

Sara: Për çfarë?

Bardhi: Për këtë që je duke thënë.

Sara: jo nuk jam nxituar. Këto janë ndjesitë e mija prej ditësh.

Bardhi: Dhe unë të respektoj maksimalisht…

Sara: Ndjesitë e mija prej ditësh që nga muhabeti me Ilnisën dhe deri më sot janë të njëjta. I dashur djalë, ti heziton.

Bardhi: Në rregull, më fal.

Sara: Jo, nuk është për më fal. Ti je kështu dhe unë nuk dua të të ndryshoj. Të kam parë në situata të ndryshme, ky je ti. Përveç kësaj, edhe unë po dal keq që po të them mos hezito. Nuk dua ta bëjë më këtë gjë. Është shumë e qartë.

Bardhi: Dil te përfundimi, çfarë kërkon të bësh.

Sara: Sapo ta thashë, mua kjo gjë po më ndikon këtu dhe nuk dua ta vazhdojë më.

Bardhi: Kë?

Sara: Këtë gjë.

Bardhi: Në rregull, mos e thuaj.

Sara: Është shumë e thjeshtë. Nëse është e shkruar, të vazhdojë jashtë.

Bardhi: E the njëherë këtë.

Sara: Po, por për momentin po më bën të ndihem keq. Kam konflikte për ty gjithë kohës. Bardhi, Bardhi, Bardhi, me Ilnisën gjithë kohës.

Bardhi: Dhe çfarë bëre ti në Prime?

Sara: Po lëre Primen ti.

Bardhi: Ore e ke seriozisht këtë që po më thua?

Sara: Pse po më shikon sikur se kam? Pse po e vë në pikëpyetje? Nuk dua more ta vazhdoj, po më jep vetëm ndjesi të këqija.

Bardhi: Mirë, mirë. Ti e di. Nuk dua, nuk dua…

Sara: …po vjen ti aty dhe i jep dorën Endrikut para meje dhe mua vijon të mos më flasësh.

Bardhi: Nuk të fola sepse e meritove. More kryqin dhe ti e di shumë mirë se çfarë deshe të bëje.

Sara: Po çlidhje ke ti me këtë gjë?

Bardhi: Po ti nuk e ndave me mua absolutisht, pa mbaruar Prime.

Sara: Çfarë të ndaj unë me ty? Ti që merr fjalën dhe flet për Meritonin dhe Romeon ndërkohë që mua më kanë sakatuar opinionistët? Ti nuk je as me Meritonin.

Bardhi: Jam me veten…

Sara: Jo qenke me Meritonin sepse të ishe me veten do e kishe mbrojtur veten.

Bardhi: Unë të mbrojta ty, Meritonin dhe veten. Nëse ti nuk do të vazhdosh këtë që kemi nisur, atëhere ke respekt prej meje. Përballë teje dhe familjes tënde mbaj përgjegjësi për çdo send. Nëse nuk po të pëlqej si person, si këtu si jashtë në rregull. Për gjë tjetër mos fol. Nuk do të vazhdosh më me mua, të jap dorën, të respektoj gjithmonë. Mos më akuzo për gjëra të tjera që nuk i di.

Sara: Ato janë bindjet e mija.

Bardhi: Bindjet e tua mendoj mirë.

Sara: Ore me kë po flet kështu ti?

Bardhi: Me ty moj, përderisa po të vij dhe po të them nuk dua të më pëlqesh me zor. Nuk po të them mi pëlqe defektet e mija.

Sara: Kush po të thotë ty që ti më thua të më duash me zor? Unë po them që kanë qenë disa raste që të shoh që heziton.

Bardhi: Edhe unë të kam sqaruar shumë mirë, të thash që ishte hera e fundit.

Sara: Pse e përsërite sot prapë.