“Dua një mαs.hkυΙΙ të f υqishëm”- Meri Shehu zbulon kriteret që duhet të ρΙotësojë ραrtneri i saj

Astrologia Meri Shehu ka treguar kriteret e partnerit që dëshiron të ketë në krah, teksa u shpreh se kërkon një mashkull të fuqishëm.

Meri shehu

Pjesë nga biseda:

Fationi: Meri po të kishte shumë lekë do të ishte nga ato “sugar mami”, do ti kishte blerë ndonjë lambo ndonjërit

Rike: Ka lekë more Meri

Meri: Unë të jap lekë! Qyqja, i kam baruar ato fantazi unë, kështu që pres gjëra….

Rike: Po nëse o Mer dashurohesh me një person që s’ka lekë fare dhe kërkon ndihmën tënde

Meri: Se besoj që në këtë moshë të dashurohem që nuk ka lekë fare, sepse s’ka hajër ai muhabet. Mbaroi dëgjo Merin ti

(Banorët shpërthejnë në të qeshura)

Rike: Po ja bjen brenda me një që s’ka fare

Meri: E heq fare, po pse çfarë do bëj unë do bëj bamirësin e njerëzve që s’kanë lekë. Jo moj motër nuk është i zoti, kur të bëhet i zoti le të vijë

Rike: Dashurohesh vetëm me njerëz që kanë lekë?

Meri: Jo vetëm që kanë lekë, duhet të ketë një pozitë. Unë dua një mashkull të fuqishëm tani, pse çfarë do të bëj unë, ta mësoj se si të bëjë lekë?

Rike: Po ja të vjen njëri super king, po yll dhe të jetë sytë e bukur por ëshgtë fukara

Meri: Po mir moj për një natë e marr unë. Vetëm nëpër filma ndodhin kjo

Rike: Unë mendoj që ti po mund të dashurohesh edhe me një të varfër

Meri: Se besoj, i kam kaluar këto gjëra. Unë dua një shok në jetë, të ketë arritur diçka në jetë. Të kem çfarë të bëj, çfarë të komunikoj. S’ka rëndësi që të jetë i bukur, por të jetë një njeri që të më balancojë

Gjendet e υdekur 6-υjeçarja e cila kërkoi ndihmë 2 jaυë më parë

Hid Rajab, 6- vjeçarja palestineze e zhdukur për gati dy javë mes përleshjeve në qytetin e Gazës, është gjetur e vdekur nga të afërmit, shprehet sot Hamasi dhe familja e saj, duke fajësuar forcat izraelite për vdekjen e saj.

Vajza e vogël, u gjet sot në mëngjes në një makinë pranë një karburanti në lagjen Tel al-Haëa, pasi tanket izraelite u tërhoqën nga zona në agim, tha familja e saj për AFP.

“Hid dhe të gjithë në makinë u vranë”, tha gjyshi i Baha Hamada për AFP.

“Ata u zbuluan nga anëtarët e familjes (tonë) të cilët po kërkonin makinën dhe e gjetën pranë pikës së karburantit”, një zonë që deri atëherë ishte e paarritshme, për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite, shpjegoi ai.

“Hid Rajab u vra nga forcat pushtuese (izraelite) së bashku me të gjithë ata që ishin me të në makinë”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë e Hamasit.

Familja e saj i tha AFP këtë javë se vajza dhe anëtarët e tjerë të familjes, ishin duke vozitur në qytetin e Gazës kur u përballën me tanke, të cilat me sa duket hapën zjarr mbi ta.

Ajo mbijetoi, sipas një telefonate të bërë e grupin Palestinez të Gjysmëhënës së Kuqe e më pas me të ëmën.

Duke folur në telefon, vajza e vogël kërkoi që ta shpëtoni atë: “Ju lutem më shpëtoni, të gjithë të tjerët janë në gjumë”.

Madje vajza tregoi se pranë makinës, ndodhej në tank drejtuar drejt saj.

Menjëherë u dërgua një ambulancë për të gjetur vajzën dhe për ta sjellë shëndoshë e mirë në shtëpi, por rezultoi në humbjen e kontakteve edhe me stafin e ambulancës.

Që prej dy javësh deri më sot, nuk u dëgjua më gjë për ta, ndërkohë që nëna e saj tregon se sa herë që dëgjonte sirenat e ambulancave, mendonte se vajza e saj po kthehej në shtëpi.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj pyetjeve të AFP-së, në lidhje me të shtënat në një automjet plot me civilë apo fatin e të zhdukurve.

“Lisi ka ndjenja të fshehta për Ledjonën”/ I υëllai ‘zbërthen’ Ιojën e bαnorit të BBV

Elvis Myrto, gazetari i kronikës së zezë, është bërë edhe më i dashur për publikun pas pjesëmarrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 3

Ai ka rënë në sy për pozitivitetin dhe dashamirësinë e tij ndaj të gjithë banorëve, por edhe për deklaratën se mezi pret të gjejë grua brenda këtij formati.

Së fundmi, vëllai i tij Edi ka dhënë një intervistë në emisionin “Glamour Zone”, ku ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e tij me Ledjonën.

Gjatë bisedës me moderatoren Ester Bylyku, ai tha: “Nuk e di nëse Lisi do ta gjejë personin e zemrës aty brenda, por e shoh më të afërt me Ledionën. Ata janë dhe të së njëjtës fushë, dhe kanë shumë për të biseduar”.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e sheh Ledionën si partneren ideale të Lisit, vëllai i tij tha: “Mbase mund të jetë”.

Ngjαrje e rëndë në Tiranë/ Gjγqtarja hedh vjehrrën nga kati i ρestë i ρallatit

Një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të.

Lajmi tronditës është bërë me dije nga avokati Arben Llangozi, i cili përmes një postim-denoncimi në Facebook ka treguar dje rastin e rëndë. Sipas avokatit, ditën që ka ndodhur ngjarja gjyqtarja ka qenë në shtëpi vetëm me vjehrrën.

Për të mos lënë shenja gishtash gjyqtarja ka përdorur batanijen me të cilën vjehrra ishte mbuluar, për të ekzekutuar veprimin e rëndë. Por ajo që shqetëson avokatin përpos ngjarjes tronditëse, është se përse policia nuk e ka arrestuar ende gjyqtaren.

Avokati thotë se ka dyshime nëse autoritetet kanë nisur hetim për gjyqtaren.

Postimi i plotë i avokatit

“Dhe nëse nuk ka hetim përse nuk ka filluar? A do të filloj hetim për këtë gjyqtare? A do të arrestohet për vrasje me dashje kjo gjyqtare?”, shkruan avokati në Facebook. Lidhur me ngjarjen nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia.

E tmerrshme! Mora vesh se një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të.

Në ekzekutim kjo gjyqtare ka përdorur batanijen me të cilën vjehrra ishte mbuluar. për të mos lënë shenja gishtash.
Atë ditë mungonte shërbëtorja dhe ishte vetëm në shtëpi

Gjyqtarja bashk me vjehrrën e cila përfundoi jasht nga ballkoni në trotuar.

Përse policia nuk e ka arrestuar? A ka filluar hetim ? Dhe nëse nuk ka hetim përse nuk ka filluar? A do të filloj hetim për këtë gjyqtare ? A do të arrestohet për vrasje me dashje kjo gjyqtare?

Ήαrtat në arkiυat greke, Shqipëria shtrihet deri në Ρrevezë

Është zbuluar një hartë të fillimit të shekullit XX ku territori deri në Prevezë njihet si zonë e Shqipërisë Edhe pse Greqia prej vitesh pretendon se territoret e saj janë uzurpuar nga shqiptarët, fakte të reja dalin në dritë që hedhin poshtë teorinë e ngritur prej tyre.

Këto fakte nuk dalin nga studiues shqiptarë as nga arkivat e Shqipërisë, por nga vetë arkivat e shtetit grek. Gazeta “Kombëtare” ka arritur të siguroi një hartë të fillimit të shekullit të XX, e cila gjendet në Arkivën Shtetërore të Greqisë.

Harta në fjalë paraqet relievin e ishullit të Korfuzit dhe përballë tij në territorin që nis nga Konispoli deri në Prevezë shkruhet në gjuhën frënge, Epiri ose Shqipëria e ulët.

Më këtë fakt, provohet dhe një herë se të gjitha pretendimet e ngritura nga Greqia nuk kanë asnjë mbështetje historike dhe dokumentare. Janë vetë arkivat e shtetit fqinj, të cilat konfirmojnë faktin se ky territor, i zënë sot nga Greqia dhe i njohur me emrin Çamëri ka qenë pjesë e Shqipërisë. Por me këtë fakt, rrëzohet dhe teza shekullore e Greqisë se Epiri është Greqi. /

Marrë nga historiashqiptare.net

ZΒULOHET NJË ΉARTË ILIRE 2200 VJEÇARE – MË E VJETËR E SHENJAVE NË BOTË

Një hartë, që besohet se u përket ilirëve, është zbuluar në Kroaci. Harta, që mund të jetë më e vjetër se 2 mijë e 200 vjet, konsiderohet si harta më e vjetër e shenjave në botë. Ajo ka rënë në gjurmë të një grupi arkeologësh.

“Sipas arkeologëve, kjo hartë është dëshmia më e qartë se në Ilirinë e lashtë kanë ekzistuar harta zodiake dhe shkenca e shenjave zodiake ka qenë prezente në Evropë”, transmetojnë mediat shqiptare.

Gjithnjë sipas tyre, që nga momenti që kjo hartë doli në dritë, filluan dhe dyshimet e para, për prejardhjen e saj ku dominon ajo e periudhës romake-greke, por arkeologët shprehin mendimin se ajo është një hartë vendase, pra jo e importuar, pasi vendi ku u zbulua nuk favorizon rrethana të tjera. Padyshim që është harta më e madhe e formacionit zodiak që na vjen nga lashtësia.

Zoologjia dhe shkenca që ka të bëjë me shenjat e horoskopit është zbuluar për herë të parë në Babiloni, në vitet 2 mijë e 400 para lindjes së Krishtit, por më u vonë u përhap në të gjithë pjesën e Egjeut. Në vazhdim nga viti 2100 ajo u përhap në gjithë Egjeun Lindor dhe më gjerë, por më shumë e famshme u bë në Egjipt.

Arkeologët kanë zbuluar 30 pjesë të një pllake nga dhëmbë elefanti. Mbi pllakë ishin skalitur shenjat e zodiakut, si: Binjakët, Peshqit, Shigjetari e shenja të tjera./voal.ch/

Shkodra ka ekzistυαr rreth 5.000 υite më ρarë

Një grup prej 15 arkeologësh shqiptarë e polakë, pas gërmimeve të kryera në qytetin e Shkodrës për afro 10 vite kanë zbuluar fakte të reja për këtë qytet. Drejtuesi i ekspeditës thotë se jeta në Shkodër ka ekzistuar rreth 5.000 vite më parë, çka e dëshmon mënyra e jetesës dhe objektet e gjetura.

“Deri para gërmimeve tona, në histori shkruhet se Rozafa ishte qendra e qytetit. Këtë na duhet ta kundërshtojmë, pasi i gjithë qyteti ishte qendër e Shkodrës. Kjo vërehet nga niveli i jetesës, teknikës, jetës sociale e gjithçka që ne kemi mundur të zbulojmë. Jeta në Shkodër ka ekzistuar që përpara periudhës së bronxit, pra që 5.000 vite më parë”, thotë profesor Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës.

Arkeologet sjellin për publikun në ekspozitën e prezantuar në MHK pamje 3D, foto nga elementë të zbuluar nga gërmimet, ku më interesantet janë poçeritë veneciane. Në këto poçeri janë gjetur monedha të shekullit XVII, ndërsa gërmimet janë mundësuar në një mënyrë krejt të re.

“Ne përdorim mënyrën joinvazive për të gërmuar, sepse shtrirja gjeografike e Shkodrës është e komplikuar. Na duhet të gërmojmë në më shumë se 7 metra thellësi, gjë që është e vështirë. Ndaj, kjo mënyrë e re gërmimesh na jep pamje nga  Shkodra të 5.000 viteve të fundit. Mendoj se është hera e parë që kjo teknikë përdoret këtu në Shqipëri”, deklaron profesor Dyczek.

Gërmimet e arkeologëve shqiptarë e polakë parashikohet që të vijojnë çdo vit në muajt prill-maj, deri në 2020.

Dardanët e Ilirisë dhe të Trojës janë një popull dhe kane folur shqip

Shkruan: Elena KOCAQI

Çfarë kanë të përbashkët dardanët e Trojës me dardanët e Ilirisë? E përbashkëta e tyre është se ata janë një popull dhe fakti që dhe sot flasin shqip, tregon që edhe Troja duhet të ketë folur këtë gjuhë.

Dardanët e Ilirisë ndoshta u vendosën në Iliri tek ilirët që ishin të së njëjtës kombësi me ta dhe i vunë vendit në Iliri emrin Dardani në kujtim të atdheut të tyre. Por ka edhe mendime se Dardani nga Gadishulli Ilirik ka shkuar në Trojë dhe ka themeluar aty qytetërimin trojan, dhe kjo mund të jetë e mundur.

5 – Straboni tek Gjeografia mban një qëndrim të tillë kur thotë se“Dardani dhe Jasoni ishin dy vëllezër që jetonin në Samothrak (territori i Thrakisë së atëhershme) dhe pas vdekjes së Jasonit, Dardani shkon dhe themelon në rrëzë të malit Ide qytetin e quajtur sipas emrit të tij Dardania”.

Straboni tregon se dardanët janë me origjinë Thrake. Pra, dardanët ilirë janë quajtur si ilirë, thrakas e trojanë në të njëjtën kohë, rrjedhimisht nuk ka asnjë dallim etnik midis thrakasve, ilirve dhe
trojanëve.

Por sido të jetë, edhe sikur ata të kenë ardhur nga Troja në Iliri, edhe sikur të kenë ikur nga Iliria në Trojë, kjo nuk bën ndonjë ndryshim, pasi bëhet fjalë për një popullsi të një gjaku dhe gjuhe që shtrihej nga Azia e Vogël deri në Evropën Perëndimore. Sido të jetë padyshim që dardanët e trojës janë dardanët e sotëm alban apo shqiptarë.

6 – Një fakt tepër interesant që tregon se dardanët e Ilirisë janë të një etniciteti me trojanët, është ai që jepet tek libri romak “Historia e Perandorëve”. Autori romak tregon për origjinën e perandorit ilir, Klaudi II dhe thotë se “Në këtë luftë që e udhëhiqte Klaudi, u dallua shumë guximi i kalorësisë dalmate, pasi Klaudi linte të kuptohej se ishte nga kjo provincë, megjithëse të tjerët thoshin se ishte dardan dhe rridhte nga mbreti i trojanëve Ili dhe nga Dardani vetë”.

Dardanët e Ilirisë konsideroheshin nga autorët romakë si ekzaktësisht i njëjti popull me dardanët e Trojës, madje disa me origjinë dhe nga vetë dinastia dardane e Trojës. Pra, sipas autorëve romak, dardanët e Ilirisë janë i njëjti komb me dardanët e Trojës.

Dardanët e Ilirisë mbajnë të njëjtin emër si dardanët e Trojës dhe kjo nuk është koinçidencë por vazhdim i kujtimit të Trojës nga popullsia e saj.

7 – Trojanët e kanë quajtur veten si dardanë dhe albanë dhe kjo duket tek emrat që u vunë vendeve të reja ku u vendosën, pas shpërnguljes së një pjese të popullsisë nga Troja. Kështu, Ene Dardanidi qytetin që themeloi në Itali e quajti Alba. Nipi i tij Briti, pasi u vendos në Britani e quajti një pjesë të saj Albani (Skocia emër që e ka trashëguar kryeqyteti i New Yorkut). Pra, ka fakte që ata e mbanin veten për albanë dhe dardanë, emra që dalin te dy fiset ilire të dardanëve dhe albanëve në antikitet. Por edhe sot, të vetmit popuj që quhen albanë dhe dardanë, janë shqiptarët.

Nuk është rastësi që populli shqiptar i sotëm quhet me emrin më të vjetër të Evropës Alban, me të cilin janë quajtur tërë popujt e Evropës së vjetër. Kështu, Britania është quajtur Albion dhe Skocia, Albani, fiset gjermane teutono-trojane janë quajtur nga Straboni me emrin Albane, në Itali trojanët ngritën qytet me emrin Alban, në Detin e Zi Skithët e quanin veten Alban etj… Edhe dinastitë perëndimore, siç do e shohim më vonë në këtë studim, së bashku me popullsitë e tyre, rrjedhin nga dardano-albanët.

Albanët janë shumë të rëndësishëm për të përcaktuar historinë e Evropës dhe arkeologët, para se të merren me gërrmime arkeologjike, duhet të studiojnë albanët, të cilët me gjuhën dhe kulturën e tyre të lashtë tregojnë të gjitha misteret e botës së vjetër. Historianët e antikitetit duhet të mësojnë shqip për të kuptuar historinë botërore. Ata kërkojnë të zbulojnë misteret me bijat e shqipes, si greqishtja dhe latinishtja, por nëse vazhdojnë kështu duke lënë nënën e tyre pa mësuar, nuk kanë për ta kuptuar kurrë historinë antike.

Stυdimi Gjenetik i Universitetit të KaΙifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evroρë, ja karakteristikat

Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën

Ardit Rada/ Oltion Rrumbullaku

Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES, që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve që janë kryesisht banorë në Londër, Mbretëri e Bashkuar, dhe Lozanë, Zvicër. Meqenëse këto dy qytete kanë individë që kanë origjinë nga e gjithë Evropa, atëherë të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë.

Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. Të dhënat gjenetike të këtyre 23 shqiptarëve me banim në Londër dhe Lozanë janë krahasuar me të dhënat gjenetike të individëve me origjinë nga e gjithë Evropa.

Në fakt, studiuesit kanë marrë vetëm gjuhën si vijë ndarëse kështu që të gjithë shtetet sllave në Ballkan janë përfshirë në një grup të vetëm.

Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet nga tabela në faqen 37 tregojnë faktin që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptarët që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone.

Duket se tashmë biologjia dhe studimet gjenetike do t’i japin të drejtën shqiptarëve që të quhen popullata më autoktone e Ballkanit dhe të konsiderohen në mënyrë të padiskutueshme si pasardhës të ilirëve në histori.

Për rastin e Shqipërisë Studimi i Universitetit të Kalifornisë i kushton vendit tonë një hapësirë të veçantë duke e marrë atë si shembull. Më poshtë është pjesa ku përmendet Shqipëria, ndërkohë që ajo nuk mungon në tabelat ilustruese dhe në shifra. “Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë.

Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit.

Po ashtu këto individë kanë numër të ngjashëm paraardhësish edhe me popullsitë e afërta, si dhe individët në pjesë të tjera të Evropës, duke treguar që popullsitë shqipfolëse nuk kanë qenë aq shumë të izoluara.

Për më tepër, individët Grekë (dhe disi më pak ato të vetëquajtur Maqedonas) kanë një numër më të madh paraardhësish me shqiptarët sesa me fqinjët e tjerë, ndoshta për shkak të efektit më të vogël të pushtimeve sllave në këto popullsi.” Përfundimi tregon se shqiptarët janë populli më homogjen, por edhe që i kanë dhënë më shumë se të tjerët vendeve fqinje.

Krahinat shqiptare dhe tiparet: Një lab, një myzeqar, një mirditor… “…Antropologjia ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, por disa gjëra mbeten si modele. Që në vitet 30 kanë ardhur profesorë të huaj që janë tërhequr nga tipat e shqiptarëve dhe kanë gjetur në krahina të veçanta disa tipare që janë tipike. Për shembull tipi i Kthellës së Mirditës, që është në luginën mbi Rrëshen deri në Kurbnesh.

Popullsia e atjeshme, për shkak të gjerësisë së madhe të kokës, fytyra u vjen në formë trekëndëshe dhe që përfundon me një formë maje në mjekër. Kanë një pigmentim të errët të fytyrës, flokëve dhe syve.

Nëse vjen një banor i asaj zone në Tiranë, ndoshta në 15% të rasteve, dallohet. Megjithatë nuk është më koha e studimit të tipareve fizike.

Ka zona që për shkak të sistemit fisnor, kanë marrë dhe kanë dhënë në një rreth shumë të ngushtë zonal. Duke marrë e duke dhënë nuse në një territor të kufizuar, kjo ka bërë që gjenet të koncentrohen në të njëjtën zonë.

Në Labëri, zona e Kurveleshit nga Progonati deri në Golëm të Gjirokastrës, i kanë mollëzat të kërcyera karakteristike dhe një ngjyrë më të zbehtë të lëkurës. Syri pak a shumë i mbyllur dhe zëri si piskamë. Këta persona dallohen jo vetëm që janë nga Labëria, por që i përkasin pikërisht kësaj zone.

Në Myzeqe, zona e Dherit të Butë, apo ‘lalët’ në kuptimin klasik të fjalës, po të shohim kanë një hundë që nuk ka formën e banorëve të Tiranës për shembull. Këto nuk duhen marrë për kapital, pasi këto tipare interpretohen vetëm në 10-15% të rasteve.

Por struktura gjenetike është krejtësisht e kontrollueshme. Sa i përket bukurisë së njerëzve, ajo nuk lidhet vetëm me origjinën nga gjyshërit apo trashëgimin e tipareve, por edhe nga avancimi i kulturave…”

Portret shqiptari dhe greku Portret shqiptari dhe greku – grafikë e Dominique Papety. Kjo grafikë është realizuar rreth 1847-1848, nga Domenique Papety piktor i “shkolles franceze” (dimensionet H. 00,140 m; L. 00,289 m) “Dy portrete në profil… Shoqëruesi im shqiptar , i quajtur Dimitri (në të majtë) dhe çarkaxhiu grek Anastasi (në të djathtë ) – do të shkruante autori në një letër drejtuar prindërve të tij në 6 maj 1847.

Vendndodhja aktuale: Muzeu i Luvrit – Departamenti i Arteve Grafke Vepra e parë që shpjegon racën shqiptare Në vitin 1944, një shqiptar mori përsipër për herë të parë të bëjë një studim mbi prejardhjen. “Raca shqiptare’ është libri i doktorit Jakov Milaj, por kjo vepër u ndalua.

E ripa dritën e botimit në vitin 1997, duke u konsideruar si i pari studim antropologjik. Milaj hedh për herë të parë në rrugë shkencore teza mbi prejardhjen e vendasve. Kjo vepër u nxit edhe nga fakti se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideologjia naziste kishte si bazë dallimet raciale në botë.

Në parathënien e librit, botuesi Ismail Mal’ Osmani shkruan: “Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës.

Në një vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht’ paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t’Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t’ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.

Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qënë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën t’onë dhe t’u japë shkas, atyreve q’e ndjejnë vehten të zotin, për t’u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji.

Përfundimet që ka për të nxjerëlexonjsi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarvet, rne gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se ësht anas (aukton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.”

Me italianët më shumë pasardhës se me këdo tjetër Studiuesit pohojnë në raportin e tyre se origjina e shqiptarëve modernë është e diskutueshme, dhe argumentohet që shqiptarët mund të jenë pasardhës të Ilirëve (Uilkes, 1996), të cilët banonin në pjesë lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake.

Rezultatet tona janë pa diskutim në përputhje me këtë këndvështrim, duke përfshirë faktin që Italianët kanë më shumë paraardhës të përbashkët me shqiptarët sesa me popullsi të tjera, por duhet përmendur këtu që një pjesë e tyre janë brenda kohëzgjatjes prej 1,500 vitesh që tregon emigrime të mëvonshme të shqiptarëve drejt Italisë 4 tiparet kryesore të një “shqiptari tipik” Për antropologjinë e shqiptarëve ka pak studime.

Vetëm më 1973, u ngrit një bërthamë zyrtare antropologjike, e cila më 1976 u vendos në Akademinë e Shkencave. (Një grup pune i asaj kohe punonte në Katedrën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në U.T). Prej punës së tyre, kemi sot, një lloj identikiti të tipareve shqiptare, në të cilën është arritur, pas një pune jo të vogël, në dy drejtime:

a – gjurmimi i tipareve antropologjike në zonat e mëdha etno-kulturore shqiptare,

b – studimi i materialeve skeletore nga epoka të hershme historike, me qëllim përcaktimin e tipave antropologjikë në trevat shqiptare. Bazuar në këto studime, që kulmuan në vitet ’80, mund të thuhet, se nga pikëpamja antropologjike, te ne shqiptarët mbizotërojnë ato që njihen si “tipare adriatike” (janë tipare mbizotëruese, pra i përkasin shumicës, por jo të gjithë shqiptarëve).

Këto tipare mbizotëruese janë:

1 – Koka e shkurtër dhe e gjerë, e sheshuar në pjesën e pasme.

2 – Fytyra e lartë dhe e gjerë në pjesën e sipërme.

3 – Hunda e spikatur me shpinë të mysët.

4 – Shtati i shkurtër ose mesatar.

Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë. Popullsia shqiptare, e vetmja me pasardhës të njëjtë në Ballkan.

Një STUHl e fortë rrëzoi këtë pemë 2000 vjecare, ajo që gjetën mes rrënjëve i Ia të gjithë pa fjaIë

Natyra zakonisht na fr ikëson me fuqinë e saj. Njerëzit që kanë përjetuar një tërmet, uragan apo fatk eqësi tjetër natyrore, e dinë këtë vetë.

Por shpesh, ngjarje dhe fat keqësi të tilla zbulojnë gjëra të mahnitshme, nga të cilat ne gjithmonë mund të mësojmë diçka të re dhe shumë tërheqëse…

Në fshatin irlandez Kolluni të County Sligo (Irlanda Veriore) shpër theu një stuhi shumë e fortë që rrëzoi një ah madhështor 200-vjeçar, shkruan meganews.al.

Surpriza e njerëzve ishte kur midis rrënjëve të pemës së p rerë gjetën një skelet njerëzor … të ndarë në gjysmë. Këmbët e skeletit ishin në tokë, ndërsa pjesa e sipërme e trungut ishte ngatërruar në rrënjë.

Arkeologët vendas kanë përcaktuar se ky v arr i pazakontë i përket një të riu nga 17 deri në 20 vjeç, i cili vd iq nga një vde kje e dh unshme midis 1000 dhe 1200 vjet më parë, shkruan meganews.al.

Shkencëtarët gjithashtu arritën të përcaktojnë se i ndjeri kishte shumë pl agë në duar, këmbë dhe brinjë, të cilat ndoshta i ishin shkaktuar me th ikë ose me shpatë.

Fatkeqësisht, nuk ka gjasa që ajo që ndodhi në atë vend të mund të përcaktohet kaq shumë vjet më vonë: nëse i riu vd iq në një betejë ose për shkak të ndonjë konf likti që çoi në një lu ftë.

Kjo është se si Natyra, herë pas here, hap velin e së kaluarës para nesh. Fatkeqësisht, ne nuk jemi gjithmonë në gjendje të marrim një vizion të qartë për atë që ndodhi…

Sigurohuni që të ndani përshtypjet tuaja për këtë incident në komentet më poshtë.