Tronditet vendi fqinj, 10 grekë dhe 2 të huaj ρër* ύnojnë 14-vjeçaren! Babai i saj vetëυritet kur mëson lajmin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, aty ku 12 persona kanë përdhunuar një vajzë të mitur, 14-vjeçare.

Sipas medieve vendase, 14-vjeçarja ishte transportuar nga disa persona në Mylopotamos, ku përdhunohej nga disa persona kundrejt një pagese.

Autoritetet thonë se mes “klientëve” 10 ishin shtetas grekë dhe 2 janë shtetas të huaj, dyshohet pakistanezë.

14-vjeçarja, e lindur në vitin 2009, është pyetur nga policia së bashku me një psikologe për të identifikuar abuzuesit e saj. Siç zbulohet nga hetimi, një 38-vjeçar pakistanez ka gjetur “klientët”, të cilët kanë abuzuar me të.

Policia greke ka urdhëruar ekspertizën mjeko-ligjore për 14-vjeçaren, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar një hetim të gjerë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Sakaq, mediat greke raportojnë se pak çaste më parë, babai i 14-vjeçares, i tronditur kur ka mësuar ngjarjen e rëndë, i ka dhënë fund jetës.

E rëndë/ 17-υjeçari godet me thikë pas shρine mësυesen teksa hγnte në shkoΙΙë

Një nxënës 17-vjeçar me problem të shendetit mendor, ka sulmuar me thikë mësuesen e tij 57-vjecare. Ngarja ndodhi mëngjesin e sotëm në hyrjen e një shkolle të mesme teknike në qyetin Varese, në afërsi të Milanos.

17-vjeçari plagosi 57-vjeçaren me tre thika, pa asnjë zënkë paraprake. Mësuesja u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulmi i ndodhur është parë nga dy kolegë të saj, të cilët kanë lajmëruan menjëherë policinë.

Pas kësaj ngarjeje të rëndë ka reaguar Ministri i Arsimit në Itali Giuseppe Valditara dhe tha: “ Ne do të mbrojmë integritetin e mësuesve dhe profesorëve tanë”.

Përsa i përket mbështetjes psikologjike në shkollë, drejtori i shkollës ku ndodhi sulmi tha se 17-vjeçarit i ishte dhënë mbështetja psikologjike, me qëllim përmirësimi e situatës së tij.

Klaudia Pepa bën rrëfimin prekës: Jam shυmë e trishtυαr, doja të lija gjithçka

Në programin e njohur italian, Verissimo ishin të ftuar pjesëtarë të kastit të spektaklit Open, Klaudia Pepa, Christian Stefanelli, Samuel Antinelli e Rosa Di Grazia, ku folën gjatë për momentet e bukura, por edhe ato të vështira të karrierës së tyre.

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa nuk i mbajti dot lotët teksa tregoi se ka pasur momente kur mendonte të hiqte dorë nga çdo gjë.

“Jam shumë e trishtuar, sepse babai im nuk është mirë me shëndet. Mendimi im i parë ishte të lë gjithçka e të kthehem në Shqipëri. Por ime më më dha forcë, e më tha “jo, duhet ta bësh”, u shpreh Klaudia e përlotur.

Ρυblikohen ραmjet/ Momenti kur 56-vjeçari tenton të υrasë ish-kunatin, e përplas me makinë në oborrin e banesës

Një 56-vjeçar është arrestuar sot (5 shkurt) nga policia e Beratit, pasi ka tentuar të vrasë ish burrin e motrës, duke e përplasur atë me makinë.

Në këto pamjet të siguruara nga Gazeta Panorama Online shihet momenti kur 56-vjeçari Eduart Dingo afrohet me makinë duke goditur ish burrin e motrës, Jani Vasiliu.

KLIKO KETU PER TE PARE VIDEON

Mësohet se dy personat prej kohësh kanë pasur konfliktë të vazhdueshme për motive pronësie. Ata janë edhe komshinj më njëri-tjetrin.

Njoftimi i policise per arrestimin e 56-vjecarit

Berat/Goditi me mjet, gjatë një konflikti një shtetas, vihet në pranga 56-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

The Gύardian: Trάgjedia e mυzikantit shqiptar, ëndrra e të cilit u pre në anijen e aziΙ-kërkυesve në Angli (fotot)

Gjashtë muaj para se ai të gjendej i vdekur në banesën lundruese të refugjatëve Bibby Stockholm, Leonard Farruku shpresonte për krijimin e një jete të re në Angli.

“Kam ardhur në Angli në gusht 2022. Shpresoj të marr dokumentet pasi jam në një kompleks për azil-kërkues. Erdha me gomone,” shkruante i riu shqiptar në një mesazh për një shokun e tij të fëmijërisë në Tiranë.

Nëna i kishte vdekur kur ishte 17 vjeç dhe babai disa vjet më vonë. “Humbja e nënës dhe më pas e babait më ka traumatizuar, nuk e dija ku isha apo çfarë po ndodhte. Tani kam këtu duke kërkuar azil, jetoj në një hotel, Zoti na mbroftë”, shkruante ai.

27 vjeçari besohet se ka vrarë veten në tualetin e barkës së kontestuar të refugjatëve, ku strehohen qindra azil-kërkues në brigjet jugore të Britanisë.

Ai ishte parë në gjendje të trazuar ditën kur më pas u gjet i vdekur.

Miqtë e familjarët ende pyesin se çfarë e shtyu Farrukun të kryente një akt të tillë, teksa askush nuk mendonte se muzikanti ambicioz i fizarmonikës me një të ardhme premtuese në dukje, do të vriste veten.

“Na merr malli shumë për Leonardin, do të jemi gjithmonë të trishtuar për mënyrën si i dha fund jetës”, thotë motra e tij Jola Dushku, 33 vjeçare që jeton në Lombardi të Italisë.

Rrjeti britanik Guardian foli me të afërm e miq të të ndjerit si dhe me mësues të tij në Shqipëri, për të kuptuar më shumë mbi të kaluarën e Farruku dhe shkaqet që e çuan te vdekja.

Ata e përshkruanin si një djalë punëtor që ëndërronte të bëhej muzikant, por i tronditur nga vdekja e parakohshme e nënës, kur ishte në Liceun Artistik Jordan Misja, në Tiranë.

Pas vdekjes së babait disa vjet më vonë Farruku, i njohur ndryshe si Nardi, nisi të mendonte të shkonte në Angli, deri sa kreu lundrimin e rrezikshëm të ngushticës me Francën në 2022, viti kur një numër rekord prej 12,301 shqiptarësh erdhën në barka të vogla për të kërkuar azil në Angli.

Duke folur nga një zonë e varfër në periferi të Tiranës, ku jetonte dhe Farruku, xhaxhai i tij Agron Farruku, tregon për dhimbjen.

“Leonardi shkoi për të punuar ligjërisht në Angli, ishte ambicioz, donte punë dhe para, donte të kishte një jetë normale”.

Zyrtarët në Angli thonë se shqiptarit i ishte dhënë leja e punësimit disa ditë para tragjedisë, por ai nuk kishte marrë ende lajmin.

Xhaxhai 57-vjecar thotë se Farruku thotë se nuk dinte që ai të kishte probleme të shëndetit mendor: “Vdekja e tij na ka goditur rëndë, pjesa më e vështirë është të mos dimë çfarë i ka ndodhur. Si mund të mbetej i harruar për 12 ore në një impjant shtetëror?

“I kishte thënë motrës së kushtet në barkë ishin të mira, por trajtoheshin keq dhe donte më shumë liri, ankohej se zyrtarët e trajtonin si kriminel”.

I lindur në 29 janar 1996, Farruku u rit në Vorë në periferi të Tiranës, me nënën Shkëndije, dhe babain Petrit muzikant i njohur klarinete në zonë. Ai ka dy motra më të mëdha Marsida e Jola, që jetojnë në Itali.

Familja besohet se hasi vështirësi ekonomike kur u vendosën në Tiranë në 2009, teksa Nardi shkonte në shkollën follore Bajram Curri. Ata jetonin në një apartament të vogël parafabrikat në kushte të ftohta.

Lindita Fejzo, ish-mësuesja e gjuhës së Farrukut, thotë se babai Petrit interesohej për arsimin e të birit dhe vinte gjithmonë në takimet me prindër. “Leonardi ishte një nxënës i dashur dhe i sinqertë, i apasionuar pas muzikës e sportit, merrte nota mesatare në lëndët e tjera por ishte ambicioz dhe ëndërrimtar,” thotë mësuesja.

Më pas ai konkurroi me sukses për shkollën e arteve Jordan Misja, ku studioi nga viti 2011 deri në 2015. Mësuesit e përshkruajnë si një nxënës të sjellshëm dhe i shkëlqyer në veglën e fizarmonikës.

Drejtoresha e shkollës Valbona Kotepano, thotë për ish-nxënësin: “Leonardi ishte nxënës i mirë dhe i talentuar, por në vitin e fundit dukej i trazuar, nuk studionte më dhe nisi të prishte notat, shpesh mungonte”.

Edhe ish-shokët e tij Ervin Telo e Ariel Koka, të dy 28 vjeç, kujtojnë problemet e Farrukut: “Pas vdekjes së nënës nuk kishte më motivim, ishte goditje e rëndë për të”

Ata thonë se vitet e fundit e kishin takuar në Tiranë teksa ishte në telashe financiare dhe ëndërronte të shkonte jashtë vendit.

Pas vdekjes së babait Nardi kishte qenë disa kohë te motrat në Itali ku ishte përpjekur të gjente punë por nuk kishte arritur. Më pas vendosi të shkonte në Angli ku gjendeshin dy kushërinj të tij.

Nuk dihen arsyet e kërkesës së azilit për të cilën Farruku ka aplikuar, e cila besohet se po merrej në konsideratë nga ministria e brendshme britanike në kohën e vdekjes.

Familjarët e Farrukut tashmë duhet të presin për hetimet mbi vdekjen e tij me shpresën e marrjes së përgjigjeve për të ndjerin. /The Guardian/

Ndαrja e XhensiΙës nga Besi? Reagon miku i tyre: “Më ka ρrekur υërtetë shυmë, gjëja më e keqe në botë”

Ndarja e çifti Besi Xhensila bëri xhiron e rrjetit teksa vet Xhensila ka reaguar ashpër për përbaltjen e emrit të saj nga një personazh i njohur.

Duket se një person qëndron mes të dyve dhe ai është Andi Murra, i cili ka reaguar për herë të parë rreth kësaj çështje.

Me një Instastory Andi shkruan :

Unë i kam njohur të dy, dhe të dy kanë një shpirt të rrallë. Ky rast më ka prekur vërtet shumë sepse i kanë dedikuar shumë njëri tjetrit. Çdo gjë që të ketë ndodhur mes jush edhe gjëja më e keqe në botë kalojenk sepse atëherë do mbaheni mend, sakrificat janë ato që mbahen mend, sepse në këngën tuaj thujet ‘Dashuria jonë të gjitha i mund’, Mundeni…Më falni për postin”- shkroi ai tek ka bërë tag çiftin.

Greqi, αrrestohet i shύmëkërkυari nga VΙora. Κυsh është ai

Një 35-vjeçar nga Vlora ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Në pranga ka përfunduar Joni Idrizi është arrestuar në rrugën “Liosion 300” në Athinë teksa pinte kafe pranë një pike automjetesh.

Idrizi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata. Policia greke bën me dije se kërkimi nga policia shqiptare është për shkak të thyerjes së një mase sigurie të vendosur nga drejtësia.

Joni Idrizi rezulton i dënuar më parë në vitin 2012 si pjesë e një grupi kriminal në Vlorë që kryente grabitje me armë në banka, kazino e karburante. Vëllai i tij Nardi alias Fatbardh Idrizi, 38 vjeç nga Vlora, kërkohet prej muajit dhjetor 2023 për plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta. Dy vëllezërve Idrizi, u është vrarë shumë vite më parë vëllai i tyre Leonard Idrizi, i cili ishte pjesë e bandës së “Çoles”.

E rëndë! Dhυnon nënën dhe tenton të ρërd. hύnojë motrën e mitur, arrestohet i riu në Fier

Një 26-vjeçar ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me motrën e tij. Ngjarja ndodhi në Fier.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe.”, thuhet në njoftim.

Vαjin e Ιυlediellit e kthente me kimikate në ‘vaj υlliri ekstra të υirgjër’ dhe ua shiste shqiptarëve, në ρranga greku

Një 48-vjeçar grek është arrestuar nga policia në një zonë të Atikës Perëndimore pasi është konstatuar se falsifikonte vaj ulliri dhe e eksportonte në Shqipëri dhe Bullgari.

Sipas policisë greke, 48-vjeçari i arrestuar importonte nga Bullgaria dhe Moldavia sasi të mëdha vaji vegjetal, kryesisht luledielli ose kikiriku dhe pasi e përpunonte me kimikate dhe aromatike, e kthente në vaj ulliri të virgjër dhe ekstra të virgjër, të cilin e shiste në tregje.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet greke, u kryen kontrolle në banesën, biznesin dhe zonën e magazinimit të 48-vjeçarit ku ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: 13.960 litra vaj luledielli, 6332 litra substancë që i ngjan vajit të ullirit, 70 litra lëng transparent me aromë ulliri, 720 enë metalike bosh, 1750 euro, 2 automjete dhe shumë ngjitëse dhe mjete për përzierje.

Mostrat e sendeve të sekuestruara u dërguan për analizë, ndërsa 48-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta mbajë në burg deri në përfundimin e hetimeve. Akuzat ndaj tij janë falsifikimi i etiketave, falsifikimi i produkteve dhe rrezikimi i jetës së konsumatorit me lëndë dhe materiale toksike dhe të rrezikshme.

Policia ka në dorë edhe axhendën e tij, e cila dokumenton pikat e shitjes brenda dhe jashtë Greqisë si dhe pikat e furnizimit.

“Në bύrgun e Reçit çdo dhomë ka ceΙuΙar! Për vit të ri u festυa me aΙkooΙ”

Prej disa javësh, JOQ ALBANIA ka publikuar pamjet e një të burgosuri në burgun e Reçit i cili mban celular, armë të ftohta dhe lëndë narkotike në qeli dhe lëviz lirshëm në ambientet e burgut.

I burgosuri ka treguar se kokainën e shkëmben me të burgosurit e tjerë për sigurinë e tij, ashtu sikurse edhe armët e improvizuara.

Edhe pse JOQ ALBANIA vazhdon të publikojë këto pamje alarmante në një burg të tillë, as Ministria e Drejtësisë, as Drejtoria e Burgjeve dhe as vetë Drejtori i burgut të Reçit nuk ka reaguar.

Për këtë fundit, burimet thonë se ai po përpiqet ta manipulojë ngjarjen dhe pamjet si të vjetra. Sokol Lleshi i cili në korrik të vitit 2023 u emërua drejtor i burgut të Reçit i cilëson pamjet e publikuara në redaksinë tonë si të vjetra e para dy viteve.

Por qytetarët thonë se ai e bën këtë për të shpëtuar nga përgjegjësia pasi postin që mban e ka fituar pa të drejtë pasi është përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Në burgun e Reçit janë të shumtë të burgosurit që mbajnë celular në qeli dhe ‘reklamojnë’ jetën në rrjetet sociale. JOQ ALBANIA ka siguruar fotot e disa të burgosurve që për festat e fundvitit kanë festuar me alkool në qeli dhe momentet e festës i kanë dokumentuar me foto/video në rrjetet sociale.

Denoncimi i qytetarit:

Per te sqaruar opinionin publik do ju nisim ca foto te reja ne burgun e Reçit.Drejtori aktual Sokol Lleshi ka zera qe shprehet qe vidjot e publikuara nga ju i perkasin nje periudhe kohore para 2 vitesh.Kte justifikim e nxjerr per te shpetuar nga pergjegjesia.Kete drejtor e njohin te gjithe strukturat e policise se shtetit pasi esht perjashtuar nga policia e shtetit ngaqe ka pas materiale per te.Dhe per ta respektuar e sollen ne burgje.Ne burgun e Reçit cdo dhome ka telefon celular.Me 2 janar te ktij viti jan hedhur ca foto nga te burgosurit dhe kane festuar duke pire pije alkolike dhe duke bere vidjo.