Katër të rinj brenda, njëri υdiq! Si ra mαkina 30 metra në hυmnerë?

Një aksident i rëndë u regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka mbetur i vdekur një person, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli 21 vjeç, pasagjer kanë qenë Gerald Verçani 19 vjeç, Janikos Shyti 20 vjeç dhe Dorian Belba 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë.

Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia gati 30 metra duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po bΙihen dhe shiten doΙΙαri dhe euro

Sot, më 05 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.6 lekë dhe shitet me 96.6 lekë.

Euro blihet me 103.6 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 110.3 lekë, ndërsa në shitje me 111.1 lekë.

Paundi britanik blihet me 120.8 lekë dhe shitet me 121.6 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.9 lekë, ndërsa në shitje me 71.9 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

E rëndë në Krujë/ Gjyshi përρΙas për vdekje me makinë mbesën e mitυr

Aksident në fshatin Mallkuc të Krujës. Mësohet se gjyshi, Martin Kaci, duke ecur indietro me makinë ka përplasur mbesën e tij të mitur, e cila ka ndërruar jetë.

BalkanWeb mëson se e vajza ishte rreth 1 vjeç e gjysmë. Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së tij.

“Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

EMRAT/ Makina hυmbi kontroΙΙin në kthesat e Dragostunjës e u rrokυllis disa metra, vdes 18-vjeçari dhe ρΙagosen 3 të rinj

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd.

Gazetari Fatmir Popja bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë, dyshohet se ka mbetur i vdekur një person ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Mësohet se drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndërsa pasagjer kanë qenë  Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe Dorian Belba, 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë. Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Hënë 5 Shkurt 2024

Dashi

Dite mjaft e bukur dhe sensuale kjo e sotmja për te dashuruarit. Pasioni do rindizet dhe do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos i besojnë premtimeve qe do iu bëjnë disa persona. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni te pamatur me shpenzimet. Po i kaluar kufijtë do keni probleme serioze.

Demi

Dashuria për çiftet do shkoje me se miri sot. Nëse kohet e fundit e kishit lënë pas dore partnerin, sot do filloni te përkujdeseni me tepër për te. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por do e kenë te vështirë te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar bëni kujdes nga ndikimi negativ i Marsit. Ai do iu shtyje te shpenzoni kuturu dhe mos mendoni për te ardhmen.

Binjaket

As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se kënaqësitë qe do përjetonit sot do ishin kaq te mëdha. Ne fakt si ju ashtu edhe partneri do tregoheni me te moderuar dhe do mateni mire para se te flisni. Beqaret do jene te kënaqur edhe me ndonjë aventure kalimtare. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Nëse keni menduar te blini diçka me vlere mund ta bëni sot.
|
Gaforrja

Projektet e përbashkëta do jene te favorizuara gjate kësaj dite. Momentet e lumtura dhe plot emocione do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Edhe mundësitë për te krijuar një lidhje do jene te mëdha. Financat do kenë goxha përmirësime, prandaj përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

Luani

Venusi do ndikoje pozitivisht sot ne jetën sentimentale te çifteve. Do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin dhe nuk do i kërkoni atij gjera te pamundura. Beqaret do kenë me shume se 70% mundësi te takojnë personin e tyreve te ëndrrave. Ne planin financiar do iu jepet mundësia te kryeni transaksione te rëndësishme dhe situata do jete përsëri e qëndrueshme.
Virgjeresha

Sot planetët nuk do kenë as me te voglin ndikim ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kështu qe mundohuni te tregoheni sa me realiste. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për një person te cilin kane fare pak kohe qe e njohin. Për financat do jete një dite jo shume e vështirë. Do e dini mire si te veproni ne mënyrë qe mos linde as problemi me i vogël.

Peshorja

Do ndiheni edhe me te dashuruar se me pare sot dhe do i shprehni gjate gjithë kohës ndjenjat tuaja. Partneri nga ana tjetër do mundohet t’iu mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe jo me shume takime. Ne planin financiar do bënit mire te reflektonit mire para çdo lloj shpenzimi. Një gabim i vogël do mund t’iu rrënonte.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete një rutine e vërtetë gjate kësaj dite. Edhe pse do mundoheni me sa te mundni ta ndryshoni situatën, nuk keni për t’ia dale mbanë. Për beqaret do jete dite e zakonshme. Pjese ma e madhe nuk do dëshirojë te krijoje një lidhje edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Situata ne planin financiar do jete e ndërlikuar sot. Tregohuni te kujdesshëm!

Shigjetari

Gjate kësaj dite do ketë disa debate te vogla ne jetën tuaj ne çift, por situata do përmirësohet ndjeshëm ne orët e pasdites. Beqaret do e kërkojnë ngado personin ideal, por do e gjejnë atë shume me pranë sesa e mendonin. Ndonjëherë ne jete ndodhin disa gjera qe as vete nuk mund t’i imagjinosh. financat ne përgjithësi do jene mjaft te qëndrueshme.
Bricjapi

Ka shume gjasa qe partneri te shohë dike tjetër sot dhe te mendoje t’iu braktise. Edhe nëse e kuptoni vete këtë gjë, mundohuni te reflektoni me kujdes dhe jo te bini ne depresion. Beqaret do bëjnë për vete shume persona, por do e kenë te vështirë te zgjedhin te duhurin. Ne planin financiar ka ardhur koha te zgjidhni borxhet dhe te riorganizoni situatën.

Ujori

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite, megjithatë serish nuk do ndiheni te plotësuar ne lidhjen qe keni krijuar. Flisni hapur me partnerin dhe shprehini gjithçka qe ndjeni. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sesa te mendojnë për një lidhje me dike qe do iu sjelle vetëm telashe. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente.

Peshqit

Duhet te merrni ne kontroll frenat e jetës suaj sentimentale sot sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Mos mendoni se vetëm një telefonate apo një “Te dua” mund te jete gjithçka për partnerin. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm i cili do ua ndryshoje përfundimisht jetën. Financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm. Me ne fund ne këtë plan nuk keni për çfarë te shqetësoheni.

Elbasan/ Nënë e bir rrαhin nυsen e re, 24-υjeçari αrrestohet

Një 24-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

24-vjeçari me iniciale E. A., banues në fshatin Kuturman, u arrestua pasi në bashkëpunim me nënën e tij, ka dhunuar bashkëshorten.

Përveç arrestimit të të riut, Policia ka nisur procedimi në gjendje të lirë për nënën e tij, shtetasen L. A., 52 vjeçe pasi edhe ajo ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit 24-vjeçarit.

Aktori shqiρtar që ndërroi jetë në mes të skenës! Të gjithë mendυan që ishte ρjesë e rolit

Ishte prova gjenerale në skenën e Teatrit të Korçës, dhe fill pas kësaj do të vinte premiera. Me lojën e tij mjeshtërore deri në gjysmën e shfaqjes i fali publikut mjaft të qeshura. Por, rreth orës 19:30, është rrëzuar në mes të skenës. Të gjithë kanë kujtuar se ishte pjesë e rolit të tij, një improvizim i çastit. Por Aleko Prodani ka rënë për të mos u ngritur më

Nga Leonard Veizi

2 maji që mori Aleko Prodanin, ishte disi i shkëputur. Por ka qenë fort i trishtuar fillimi i vitit 2006 për botën e artit. Ata që e mbajnë mend, mund të kujtojnë fare mirë se u deshën vetëm 45 ditë për të pasur 7 vdekje të njëpasnjëshme.

Të gjithë njerëz të një race tjetër, asaj të forcës së krijimit, të ndjenjës së saj. Janar dhe shkurt, asgjë nuk mund të thoshte më shumë se kaq, dhe pastaj homazhe e kortezhe të përmortshme. Ishte një ndjesi e errët, e mbushur me një emocion të dhimbshëm, pastaj krejt i zbrazët.

Ndërsa “lajmëtarja e vdekjeve” nxitonte nëpër rrugët e akullta për të sjellë të vetmin lajm të zi. Kështu u ndanë nga jeta korifenjtë e artit dhe të letrave shqipe Niko Nikolla, Ibrahim Rugova, Vath Koreshi, Ibrahim Kodra, Dionis Bubani, Frederik Rreshpja dhe Kel Kodeli. Ajo që ndodhi me artistët shqiptarë ishte gati-gati… e kobshme.

Vargani i vdekjeve të paparalajmëruara nisi që në fillim të janarit të ftohtë për të mbërritur po aq i egër e inatçor edhe në pranverën e lagësht të majit.

Të larguar njëri pas tjetrit, ata lanë një boshllëk që nuk ishte fort e lehtë për t’u mbushur nga pasardhësit. Ishin pikërisht ata aktorë, shkrimtarë piktorë, apo thënë shkurt njerëz të artit, të cilët për vite e vite pune kishin krijuar rreth vetes galerinë e çmuar të karaktereve, gjë që i çonte drejt përjetësisë. Prandaj ngushëllimi është sërish aty, në pjesën më të padukshme të tyre, tek ajo që jeton gjithmonë.

Artistët e kanë këtë fat…
…A është fitore të plotësosh një ëndërr jete? Si në rastin e vdekjes në skenën ku ke interpretuar për vite me radhë. Sa aktorë e dëshirojnë një gjë tillë? Në mënyrë absolute thuajse të gjithë, përveç aktorëve të paaftë që magjia e skenës u është kthyer në makth. Sa prej tyre kanë vdekur në skenë duke interpretuar dhe jo se janë ndodhur aty për nga rastësia? Mbase mungojnë statistikat, por me siguri shumë pak. Aleko Prodani ishte njëri prej tyre. I lindur për të qenë pjesë organike e skenës, vdiq po aty, me rolin e tij të fundit.

“…Iku dhe Aleko Prodani…”
Jemi në ditët kur artistët po iknin njëri pas tjetrit si në një hemorragji të pakuptimtë. Fraza ishte e thatë, por e thënë mes një dhimbjeje të heshtur. Për në strehën e fundit kishte ikur edhe ai, sigurisht. Por fare papritur. Madje, duke u përgatitur për një vënie të re në skenë. Dhe të mendosh se ishte në kulmin e pjekurisë së tij profesionale. Plot energji dhe ndoshta me shumë ambicie të pashprehura që s’mund ta linin asnjëherë në heshtje një aktor si ai.

Ndodhej në skenë. Dhe frymën e fundit e dha pikërisht aty, në atë vend të shenjtë, ku shumë nga aktorët tanë të mëdhenj kishin ëndërruar të vdisnin realisht dhe aspak në shtretër spitalesh, të munduar nga vitet e rënda të jetës dhe sëmundjeve ndjellakeqe. Në eterin kozmik e të pakapshëm, por dhe në shiritat magnetikë tokësorë, ruajtur në bobinat e studiove televizive, janë regjistruar shprehjet e të mëdhenjve, si Kadri Roshi, Violeta Manushi e Tinka Kutri të cilët kanë thënë se vdekja e një artisti në skenë do të ishte një vdekje e artë dhe e çmueshme, sigurisht. Të vdesësh në atë vend të cilit i ke kushtuar jetën është sikur t’i blatosh atij edhe vdekjen, pra gjithçka.

Në këto kushte a mund të thuash se Aleko Prodani e kishte një fat të tillë, kaq shumë të kërkuar?
Regjisori i pjesës, Adonis Filipi, i kishte besuar rolin e bojaxhiut Aldo, një personazh i krijuar nga Dario Fo për komedinë “Tre burra për një grua”. Ishte prova gjenerale në skenën e Teatrit të Korçës, dhe fill pas kësaj do të vinte premiera. Me lojën e tij mjeshtërore deri në gjysmën e shfaqjes i fali publikut mjaft të qeshura. Por, rreth orës 19:30 është rrëzuar në mes të skenës. Të gjithë kanë kujtuar se ishte pjesë e rolit të tij, një improvizim i çastit. Por Aleko Prodani ka rënë për të mos u ngritur më.

Vetëm pak ditë pas kësaj ngjarjeje të hidhur regjisori Adonis Filipi, gjatë një interviste që më ka dhënë enkas për këtë rast, ka rrëfyer bashkëpunimin e tij të fundit me Aleko Prodanin “Tani duket shumë dramatike, por do të kalojnë ditë dhe kohë e do të kuptohet që çdo artist i madh i rangut të tij apo i kalibrit botëror, do ta kishte zili, sepse, si të thuash, vallëzoi, fluturoi dhe vdiq në skenë, atje ku jeta e tij kishte marrë kuptim”. Po çfarë aktori ishte Aleko Prodani për një regjisor: “Ishte një aktor shumë evropian, me plastikë fine. Tek ai ishin të gërshetuara temperamenti artistik, kultura e shijes dhe qëndrimi kritik karshi asaj që bënte. Shumë e rrallë që këto të tria të unifikoheshin” është shprehur Adonis Filipi në intervistën e 14 viteve më parë.

Ai nuk e kishte ende atë moshën e njerëzve që presin vdekjen t’u vijë dita-ditës. Ishte vetëm 64 vjeç. Kishte pasur ca probleme me zemrën, por kjo nuk donte të thoshte asgjë, përderisa ky organ i rëndësishëm i trupit human, edhe pse shumë i fuqishëm, sërish mundon shumicën dërrmuese të njerëzve.

Por mjekët të thonë pa frikë se edhe terapitë janë fort të përparuara, ndaj zemra mund të vazhdojë të punojë pa ndërprerje, edhe kur merr ndonjë goditje të rastësishme. Por atë që nuk mund të durojë dot një zemër është pikërisht ajo që bënte Aleko Prodani. Energji e tepruar dhe shumë emocione për të pasur një rol perfekt. Për të qenë në unisonin e pagabueshëm ai dhe një tjetër bashkë me të. Për më tepër kur ke të bësh me një spektator sqimatar, siç është ai i teatrit, i cili nuk duhet të kuptojë asnjëherë se ku ndahet personazhi nga aktori.
Por në 2 majin e vitit 2006 Aleko Prodani nuk mundi t’ia dilte.

Sot, vite më pas, teksa e kujtojmë këtë mjeshtër të skenës mes imazhesh filmike dhe përdorim batutat e tij për t’i dhënë vetes pak më shumë optimizëm, themi me plot gojën: Aleko Prodani ishte me fat, vdiq në skenë…

Jetëshkrim i shkurtër

Në vitin 1961 u bë bashkëthemelues i Estradës së Ushtarit, ku edhe u formua si aktor, gjatë një stazhi 6-vjeçar. Interpreton në rreth 60 premiera të Estradës së Korçës, ku shquhet për aftësi të rralla në të gjitha zhanret.

Është autor i libreteve, regjisor dhe aktor kryesor në 30 premiera, e dhjetëra skeçe e komedi me një akt që shfaqen edhe në TVSH, në programet e Vitit të Ri. Cilësitë e tij të rralla bëhen të kërkuara edhe në Teatrin “A. Z. Çajupi”, ku interpreton rreth 20 role në komedi. Pas sukseseve në teatër, arrin të tjera në kinematografi. Këto arritje i japin, më 1992, titullin “Artist i Merituar”. Ka fituar tri herë rresht, në tri pjesëmarrje, çmimin për aktorin joprotagonist në Festivalin e Aktrimit në Fier, në edicionet 2003, 2004 e 2005.

Filmografia

Kronikë provinciale (2009) i xhiruar më 2005 para se të vdiste
Borxhliu – (1999) (TV)
Dashuri në krisma – (1997)
Zëvendësi i grave – (1987) … shoku Miti
Dy herë mat – (1986)………. shoku Kopi.

57-υjeçarja nga BaΙΙshi d hύnon me sende të forta kυnatin

Një grua nga Ballshi është vënë nën hetim nga policia e Mallakastrës pasi akuzohet për dhunë.

Gruaja me iniciale M. F., 57 vjeç, banuese në Ballsh, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e burrit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Çfarë ndodhi? Ish-fυtbollisti i Ραrtizanit arrestohet në mes të ndeshjes, ρoΙicia i vë ρrangat në fushë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në futbollin kosovar me protagonist ish-sulmuesin e Partizanit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në futbollin kosovar me protagonist ish-sulmuesin e Partizanit, Theofilus Solomon.

Sipas mediave vendase, lojtarit i janë vënë prangat nga policia gjatë ndeshjes që skuadra e tij, Dukagjini, po zhvillonte ndaj Dinamos së Ferizajt. Kur lojtari po bëhej gati të hynte në fushën e lojës për skuadrën e Dukagjinit në pjesën e dytë, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë arrestuar brenda ambienteve të stadiumit.

Solomon është arrestuar edhe më parë nga policia me akuzën e dhunës ndaj ish-të dashurës së tij, në periudhën kur ishte pjesë e të kuqve në kampionatin shqiptar.

Që atëherë, ai kishte detyrim paraqitje në polici, por me sa duket ka shkelur këtë vendim të gjykatës dhe kjo ka çuar në arrestimin e tij të sotëm.

Dhυnohet dhe keqtrajtohet nga të bυrgosurat e tjera, 19-vjeçarja në Greqi: U sυΙmova me brisk dhe…

Pasditen e së premtes, një e burgosur 19-vjeçare në burgun e grave të Tebës në Greqi, denoncoi se ishte viktimë e sulmit dhe neglizhencës nga tre të burgosura.

Sipas denoncimit, 19-vjeçarja, e cila është e burgosur për vrasje, është dhunuar nga dy të burgosurat që kishte në qeli.

Gjatë denoncimit, një e burgosur e tretë e sulmoi me brisk dhe e preu në dorën e majtë.

Pas padisë së 19-vjeçares nga spitali i Thivasit ku ishte dërguar për ndihmën e parë, për tre të burgosurat janë marrë masa.