Ηιstorϊa e shqiptarit: Jam d αshυruar në υje hrrën time

Une jam nje djal 30 vjeqar i martum me dy femi dhe jetoj ne Austri. Qe 6 vite jom i martum per nje gru te mrekullushme po e kom ni problem kogja tmadhe.

Kur jom njoftu me grun krejt mire e mi kallxojke prind nfoto e thojke i kom prindt shume t’ri. Kur ja pash nanen nfoto ooo si mi pas 20 vjet ma e mire nana se qika.

Nejse u njotova me prind e krejt shkojke mire vendosem mu martu e me kriju familje po sa here shkojsha me nejt te familja e grus mhike nzemer dita e dites ma shume vjehrra.

Syt e saj tkalter, ajo ftyr veq i vizllojke, vetllat si gajtan. Mkallkke krejttt. Ja nisa me pas ndjenja per vjehrren tem, u eksitojsha kur e pajsha. I thojsha grus per nat hajde shkojna te tut ma bojke pse anej knej kaniher edhe kur mthojke jo po pritoj e sene shkaku i femive i bojsha nervozz.

Mu pat bo vjehrra si fiksim. Isha dashuru keq nta. Dojsha gjdo dit me ja pa ata sy engjellore. Isha ngjendje grun me lan per ta po e disha qe nuk bohet kurr ajo pune. Qysh mu bo bashk me nanen e grus tem? Su pranojke kerqysh.

Ma e keqja prej krejt ksaj ngjarje osht qe ja nisi me diktu vjehrri jem thojke he djal qa tu kan habit syt ngrun tem e ja bojshe jaa bre bac veq po tdoket. Ni nate perpak u kon tu mnxan gruja se nanderr e pajsha vjehrren nshtrat me mu e ja pasna fol emrin ngjum. Jom tmerrsisht i dashurum nto e spo di qka me bo.

Ndjenjat per grun tem krejt mkan hup i vetmi sen qe menoj osht qysh mu bo bashk me at kukllen nanen e vet. A eshte kjo normale me pas ndjenje per nane tgrus? A osht nrregull me terhek ma shume vjehrra se gruja? Edhe nejtit e ka ma shume si zoje.Dikujna noshta i doket budallaki e bile edhe rren e di qe ka me ju dok po skom qka me ju bo kush do qe e beson le ta beson.

Kush mos ta beson osht pun e tynev.Po une po nihna teper keq edhe tnjejten koh ndjenjat rreth saj  nuk po nalen veq sa po shkojn tu u shtu ! Ka me kan ma mir me lan qiken e saj edhe une me vazhdu jeten tem.

Mu largu mas mirti prej krej familjes tsaj se kto ndjenjat e mija kan me sjell veq budallakina mes vete.Niher mka shku ni mendje me shku te hoxha e me shku me bo rukje me ma hek se mos e kom prej koftlargtit kto menime kurr nuk i dihet,se aj kqyr veq me prish raporte familjare e sene tkqija sa ma shum aj i ka qef kto sene e un skom qef mu bo prej ktynev.

Po ne anen tjeter nashta pernime jon ndjenjat e mija tsinqerta qe pernime po mterhek ajo gru,deri tash mu mka bo tepr per vete me gjdo sjellje te saj edhe bukurin e saj te rrall qe osht si me kon e jashtit asi gruje zoj edhe ka te fol qet mjalt prej gojes.Kjo ke edhe rrefimi jem kisha pas qef me mkshillu qysh osht mas mirit e mos me mkritiku naten e mir ju pershendes te gjitheve jeni shum te mir krejt ju tung.

Jam e υ etme me υ.αjzen time, a ka d. ikυsh qe me ρranon me f emίje ketu?

Jam e vetme jam e ndame gati 4 vjet me burrin tim dhe tani kam vendos te gjej nje burr te me plotson gjysen e jetes time,

por ua them shum seriozisht me punen e vajzes time nuk bej kompromis as edhe per nje milimeter ket ta

dini biles as mos te mendojn ata te cilet nuk ma duan vajzen se me mua mund te arrin diku, un vajzen nuk e la

po sikur edhe kurr te mos me del kismeti, ajo esht 2vjece dhe jetojm bashk me vajzen time, jam e ndame dhe tani

dua te kem nje lidhje te re jam ne ita/ li nese ka nevoj do te vi tek ju te takohemi dhe ta forcojm lidhjen nese esht kismet me dike nga ju.. 

38 υ jec ende jam e pα ρrekur.. Dυa një nj ohje

E nderuara faqe shof se keni shum shpallje per njoftime dhe pasi ju ndjek rregullisht desha ta sprovoj

fatin edhe une jetoj ne nje vend te vogel ku te gjith njihen dhe dihen un e shkreta mbeta edhe ne moshën 22 vjeçare pa te dashur

Por me then te drenjten as qe kam qen me njeri deri tani qe bej un rendi ashtu ishte si te ngjish nenin e baben kjo te gjen

vëllazëria u martuan dhe jetojn ne shtetit e veta kurse un ende rroj nje dit te me marr dikush qe te largohen mua

ki katund i shpifur dua te shkoj jasht te shof boten zvicwr Gjermani kudo qoftë jam ruajtur per te vertetin

nuk me ka prek mashkull prej te kl ikoni ne rek lam me posht dhe prisni per nji kohe dhe agjensioni do ju kontakt me numrin tim agjensionikam

pritje serioze dhe te me kontaktoni vetëm seriozet ju pershendes dhe pafshim fat te takohemi

Forcat RENEA shkëΙqejnë në Dubai: Ja çfarë ka ndodhυr (Video)

Forcat e Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur, RENEA, kanë zhvilluar një stërvitje në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjashtë efektivë janë bërë pjesë e konkursit “Swat challange” për të treguar aftësitë e tyre. Deri më tani, është zhvilluar faza e parë e testimit, ajo e garës teknike.

Në këtë organizim marrin pjesë 73 forca speciale nga e gjithë bota.

Forcat RENEA, ashtu si dhe forcat e tjera, do të testohen në 5 kategori të ndryshme, Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.

Skuadra e vendit të parë do të marrë 80,000 USD, 40,000 USD për vendin e dytë, 30,000 USD për vendin e tretë, 15,000 USD për vendin e katërt dhe shuma në rënie për vendet e pesta deri në të dhjetin.

Sfidat ditore do të shpërblehen gjithashtu, ekipi i vendit të parë do të marrë 5000 USD, ekipi i vendit të dytë 3000 USD dhe ai i vendit të tretë 2000 USD.

https://www.instagram.com/_u/illyrian_knight/?utm_source=ig_embed&ig_rid=944843eb-4a68-415f-8712-efbbcf1071f9&ig_mid=20294D39-2D49-4B4B-AD11-0F60BD7BF37F

“Policia ndal mos lëviz..”, i kapnin të rinjtë gjatë marëd hënieve in.time apo duke pirë drόgë. Truku që përdorte grupi i Haxhiut për të υjedhur makina

Vjedhja e makinave me qëllim përdorimin e tyre në ngjarje kriminale, ishte kthyer në një punë të zakonshme për grupin e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij.

Personat përdornin thuajse të njëjtin truk, duke kapur gafil çiftet e rinj që kryenin marëdhënie seksuale në makinë ose të rinj që konsumonin drogë brenda në mjetet e tyre.

“…Jemi policia, mos lëvizni…”.

Kjo ishte fjalia e parë që përdornin anëtarët e grupit dhe pas kësaj, detyronin çiftet e kapur në marëdhënie seksuale apo duke pirë drogë të zbrisnin nga mjeti, me idenë se ishin kapur në paligjshmëri nga policia.

Brenda në makinë hipnin anëtarët e grupit, duke e larguar me shpejtësi. Më pas mjetet e vjedhura përdoreshin për të kryer vrasje dhe krime të tjera.

Artan Tafani, bashkëpuntori i prokurorisë ka treguar disa momente kur kanë përdorur këtë truk për vjedhjen e automjeteve.

Një makinë tip “Benz-Mercedez” e gjendur dhe sekuestruar në garazhin e Enio Meçaj në zonën e “Astirit”, rezulton e vjedhur në Durrës nga Tafani dhe Lulzim Arapi.

Këta dy persona në bashkëpunim me Laert Haxhiun kanë survejuar një të ri, teksa po konsumonte kokainë brenda makinës së tij. Tafani dhe Arapi, kanë zbritur nga makina e Laertit dhe prej andej janë drejtur tek benzi ku qëndronte i riu.

“…Jemi policia mos lëviz…”-i janë drejtuar të riun, i cili ishte duke pirë kokainë.

I riu ka zbritur nga makina me idenë se kishte të bënte me punonjës policie.

Por sapo i kanë marë çelësin, Tafani dhe Arapi kanë hipur në mjetin e tij “Benz” dhe janë larguar. Ky mjet është çuar në Sarandë, duke u përdorur për survejimin me qëllim vrasjen e shtetasit R. Çaushi.

Por në pamundësi për të gjetur këtë të fundit, “Benzi” i vjedhur është sjellë në Tiranë, duke u mbajtur i mbyllur në ambjentet e një garazhi, derisa në muajin qershor u sekuestrua nga policia.

Një tjetër rast i mbetur në tentativë për vjedhjen e një benzi është në rrugën Tiranë-Elbasan. Tafani, Lulzim Arapi dhe Firdeus Berberi, kanë kapur gafil dy të rinj teksa kryenin marëdhënie seksuale brenda në makinë.

Ata janë prezantuar si punonjës policie, duke i kërkuar të zbrisnin nga makina.

Siç tregonin Tafani, nga makina ka dalë vetëm vajza e cila ka filluar të qajë, ndërsa Tafani i ka kërkuar që të merte rrobat dhe të vishej.

Nga makina nuk ka pranuar të zbriste djali i ri, i cili u ka thënë se makinën ja kishte blerë babai dhe s’mund tia dorëzonte askujt.

Ai ka ngjallur dyshime mbi prezantimin e tyre si policë dhe ka mbyllur dyer nga brenda, duke mos pranuar të dali jashtë.

Në pamundësi për ti marë makinën dhe me vajzën që po qante pasi ndodhej e zhveshur, ata janë larguar duke mos arritur të vjedhin makinën që i kishin vënë syrin.

Një tjetër rast të vjedhjes së mjeteve, teksa kapnin çiftet duke kryer marëdhënie seskuale, është ai i grabitjes së automjetit “Fiat Chroma”.

Brenda mjetit me targë AA913ML ndodheshin Endri.H dhe e dashura e tij Ermira.L. Dy të rinjtë kishin parkuar makinën në zonën pas “Casa Italia” dhe teksa kryenin marëdhënie seksuale, janë përballur me persona të panjohur dhe të armatosur me pistoleta me silenciatorë.

Gjithçka ka ndodhur në 24 shtator 2019 kur rreth orës 19:40, para çiftit është shfaqur një person duke i thënë “…Policia, ndal mos lëviz…”.

Sips dëshmisë së Endri.H, dy personat që e kishin rrethuar kanë dalë nga një automjet “Mercedes-Benz”. Njëri prej tyre e ka goditur me shuplakë, ndërsa tjetri që mbante pistoletë i ka pohuar: ”…policia mos lëviz…dilni nga makina…”.

Ky person ishte i gjatë rreth 180 cm, trup i dobët dhe me flokët të ngritura përpjetë, dhe kur fliste kishte theksin e Beratit dhe Fierit.

Endri ka dalë nga makina dhe ky person i ka vendosur sendin si pistoletë në pjesën e kurrizit dhe ai është ulur në gjunjë në rrugë pranë mjetit.

Në këtë kohë personi tjetër, i cili ishte trup i shkurtër, me trup mesatar, i cili mbante një bluzë me zinxhir, me kapuç në kokë është afruar pranë tyre, ka dalë nga pjesa e pasme e mjetit dhe prej andej ai ka zbritur Ermirën, e cila ishte në sediljen e pasme të mjetit.

Në kohën që të dy këta persona po merreshin me ta, automjeti tip “Benz Mercedes C Clasik”, është ndezur ka dhënë gaz dhe me shpejtësi është larguar, shkruan Ora News.

“…personi që ishte trup vogël me kapuç në kokë, ka hipur në sediljen e drejtuesit të mjetit “Fiat Croma”.

Personi me trup të gjatë që më mbante nën kërcënimim e pistoletës, ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit dhe më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së lagjes “Astir”.

Sapo ata janë larguar unë kam njoftuar policinë…”-ka treguar në dëshminë e tij Endri.H.

Sipas tij makina e vjedhur në Tiranë që më pas u përdor në vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë, i përkistet hallës së Endrit, shtetases K.S, por për shkak se halla ishte larguar në Itali, makinën e përdorte nipi.

Euro nuk del nga “gremina”,Ιαjm i mirë për dollarin amerikan, ja me sa bΙihen dhe shiten paυndi britanik dhe monedhat e tjera

Sot, më 04 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.6 lekë dhe shitet me 96.6 lekë.

Euro blihet me 103.6 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 110.3 lekë, ndërsa në shitje me 111.1 lekë.

Paundi britanik blihet me 120.8 lekë dhe shitet me 121.6 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.9 lekë, ndërsa në shitje me 71.9 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ήoroskopi për ditën e sόtme, e dielë 4 Shkυrt 2024


Dashi

Gjatë ditëve të fundit keni qenë të tensionuar dhe ky tensionim rrezikon që të shkaktojë disa polemika dhe debate. Bëni mirë që të merrni pak kohë për të reflektuar, para se të thoni gjëra që nuk i mendoni. Nëse e keni tepruar, mos hezitoni të guxoni dhe të gjeni një kompromis, pasi në të kundërt rrezikoni që ta bëni edhe më të vështirë gjetjen e zgjidhjes.

Demi

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi për tu argëtuar. Do të jeni të qeshur dhe më në fund, problemet e së kaluarës do ju duken vetëm një kujtim i largët. Prania e Venusit në shenjën tuaj, përfaqëson një element force. Mundohuni që të përfitoni nga ky moment i favorshëm, për tu rikthyer në lojë edhe në fushën e dashurisë.

Binjakët

Kjo është një ditë pozitive, gjatë së cilës do të ndiheni të fuqishëm në raport me të kaluarën. Do e shihni të ardhmen me optimizëm. Më në fund do të lini pas shpine tensionet që ju kanë karakterizuar në sferën profesionale. Do të arrini të merreni fare lehtësisht vesh me të tjerët, në sajë të gatishmërisë që do të shfaqni për të sheshuar tensionet. Kush është i angazhuar në një projekt të ri, do të ndihet edhe më i fuqishëm dhe pozitiv.

Gaforrja

Për shenjat e ujit dashuria është prioritet. Gjatë periudhës së fundit jeni përqendruar shumë tek puna, edhe sepse keni qenë të tensionuar për shkak të një sërë vështirësish. Kjo fundjavë, do ju gjejë më të qetë, duke iu dhënë më shumë hapësirë që të zgjidhni keqkuptime që kanë lindur kohëve të fundit.

Luani

Horoskopi i ditës parashikon një rikuperim të mirë. Do të jeni më të gatshëm për t’u përballur me personat e tjerë. Një pasion i juaji mund të rezultojë vendimtar, për realizimin e një projekti të ri i cili do të rezultojë vendimtar.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë shumë interesante sa i takon ndjenjave. Kush dëshiron që ti japë më shumë stabilitet lidhjes së tij/saj, ky është momenti i duhur për ta bërë. Edhe për ata që janë vetëm, kjo ditë është pozitive. Pritet që para jush të shfaqen mundësi të reja.

Peshorja

Të nisni të flisni për të kaluarën, për problemet që po mundoheni ti lini pas, nuk do ju çojë askund. Me shumë mundësi do të ndiheni të pakënaqur, për shkak se nuk do të arrini objektivat që keni duke përjetuar momente ankthi. Kjo sjellje kaq e ashpër, rrezikon që të kompromentojë raportin tuaj me të tjerët.

Akrepi

Pjesa e parë e javës ka qenë shumë e rëndë nga pikëpamja fizike. Ndërkohë gjatë kësaj të diele do të rikuperoheni, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Ka shumë mundësi që kush ju qëndron pranë, nuk është i bindur në disa zgjedhje që ju keni bërë. Përfitoni nga kjo ditë për të sqaruar keqkuptimet dhe pasiguritë, në mënyrë që të mos dëmtoni raportin tuaj.

Shigjetari

Do të keni projekte të mëdha, sidomos për verën dhe për këtë duhet të përqendroheni mirë si ti realizoni. Nëse dikush ju bën propozime, merrni kohën e duhur për të reflektuar. Ka shumë mundësi që disa ndryshime të turbullojnë ekuilibrin tuaj. Do ju duhet të shqyrtoni mirë, çdo gjë që ju paraqitet.

Bricjapi

Do të jeni shumë të vendosur. Gjatë ditëve të fundit po përballeni me beteja dhe sfida të ndryshme. Nuk ju pëlqen të insistoni, nëse nuk jeni të bindur për atë që po bëni. Tashmë duhet të vlerësoni, nëse duhet të mbyllni ose jo një histori, apo të punoni për ta rikuperuar atë. Keni nevojë për kohë për të reflektuar mirë me veten, mbi atë që ju duhet për të ardhmen tuaj.

Ujori

Keni nevojë për të gjetur më shumë qetësi në dashuri. Në periudhën e fundit keni akumuluar shumë stres, por tashmë do të vijë periudha e rikuperimit. Kjo ditë do të ofrojë mundësi shumë të mira edhe për lidhjen në çift.

Peshqit

Gjatë javëve të fundit situata ka qenë e tensionuar. Nga pikëpamja fizike keni ndjerë lodhjen e akumuluar. Kjo është një ditë e rëndësishme, gjatë së cilës bëni mirë të menaxhoni angazhimet e mbetura pezull. Edhe në dashuri, është e nevojshme të sqaroni polemikat që kanë të bëjnë me të kaluarën.

‘Do ρërjetojmë të ftohtin ρolar…’ meteorologia Porja: Moti bën kthesën e fortë, ja deri kur zgjat dimri

Muaji shkurt parashikohet që të mbizotërohet kryesisht nga moti i thatë dhe me temperatura relativisht të ngrohta.

Sipas meteorologes Lajda Porja e cila ishte e ftuar në “Aldo Morning Show”, 10 ditët e para nuk do të ketë reshje.

“Shkurti ka startuar me mot të qëndrueshëm, do të jetë me mot të qëndrueshëm të paktën për 10-ditëshin e parë nuk ka sinjale për reshje.

Këto retë dhe vranësirat që shikojmë tani do të largohen gradualisht, në mesditë do jetë diell, do ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës. Nuk ka reshje sot, 18 gradë është, le të themi 3-4 gradë mbi.

Edhe nesër, të paktën fundjava se dhe sot ka një rritje të lehtë, do të ndryshojnë edhe mëngjeset.

Pra kemi rritje në vlerat minimale në zonat malore, më e ulëta është 0 apo -1 ekstremi,

le të themi Bajram Curri më pas kalon në pozitive gjithë zona malore, Kukësi, Peshkopia, të gjitha zonat do jenë 2-3 gradë.

Një nga faktorët që ndikon në ndjesinë se është më ftohtë apo më ngrohtë nga sa janë temperaturat reale, është lagështira. Tirana është një nga qytetet me më shumë lagështi ndaj dhe mëngjesi ndihet më i ftohtë.

Sa i përket reshjeve të dëborës, priten në pjesën e dytë të muajit dhe kryesisht në zonat malore. Fundjava e parë e muajit do të jetë në temperatura të larta përgjatë vijës bregdetare.

Ka sinjale në pjesën e dytë të shkurtit për reshje dëbore në zonat malore, në sasi të pakta le të themi, por presim që shkurti edhe nga ana klimatike le të themi do jetë i ngjashëm me shkurtin tipik, që nuk ka shumë reshje,

nëse e krahasojmë me dhjetorin dhe janarin është shumë më i thatë. Sa i përket temperaturave, ka nisur me temperatura më të larta, pritet që pjesa e parë të jetë, ditën e diel do jetë 20 gradë.

Porja tha se fundjava do të jetë e ngrohtë

“20 gradë këtë të diel në vijat bregdetare të ulëta, Vlora, Saranda, 19 Fieri, Lushnja, 18 Tirana, Durrësi, 18-19 gradë pra temperatura shumë të larta përgjatë kësaj fundjave”

Për ata që duan të shijojnë dëborën, mund ta gjejnë në malin e Korabit, Tomorrit dhe në Razmë. Java e ardhshme nis sërish me temperatura të larta dhe reshje kalimtare në fund të saj.

Porja shton se do të ketë edhe një episod me të ftohtin polar.

“Edhe java tjetër kështu do të nisë, me temperatura të larta. Në datën 10-11 ka reshje shumë të pakta dhe kalimtare, janë jo më

shumë se dy ditë. Një episod të ftohtë do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo

katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt.

Dimri do të marrë disa ditë prej pranverës ndaj marsi nuk do të jetë muaji kur mund të hiqni xhupat nga dollapi.

“Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars.

Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë. Duke qenë se në dhjetor kemi patur mot shumë të ngrohtë, pra do t’i plotësojë pa diskutim ditët e veta. Parashikohet që tiparet për nuancat e dimrit t’i kemi edhe në pranverë dhe kryesisht është

marsi ai që do jetë të paktën deri nga data 20, mund të ketë një tjetër episod, por mund të ketë pa diskutim edhe dëborë në zonat malore kështu që deri në datën 20 mars nuk është se do jemi zyrtarisht në pranverë.

Do futemi pak më vonë por do qëndrojmë më gjatë”.

Ishte më e votυαra në sondαzhe, por nuk e fitoi dot Big Brother, reagon Shqiρja

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e “Big Brother VIP Kosova” ku fitues u shpall Lumbardh Salihu. Pretendente për çmimin e madh ishte edhe Shqipe Hysenaj, e cila në sondazhet online ishte më e votuara nga të gjithë finalistët.

Megjithatë edhe pse nuk e fitoi Big Brother-in, Shqipja ka fituar dashurinë e publikut e këtë e ka treguar me një postim në Instastory.

“Dashuria juaj mjafton”, ka shkruar Shqipja krah një fotoje me një fanse duke vendosur edhe një emoji kupe për të treguar se kjo është fitore për të.

Advertisements

Vrau të renë shqiρtare në Itali, bυrg përjetë autorit, detγrohet 418 mijë euro familjes së υiktimës

Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarin Safayou Sow me origjinë nga Guinea, i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare Danjela Neza, 29 vjeçe, natën mes 5 dhe 6 majit 2023.

Sipas mediave italiane, autori është i detyruar nga Gjykata të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllanë e saj me 100 mijë euro.

27-vjeçari, emigrant në Itali punonte si si pjatalarës në të njëjtin restorant ku punonte shqiptarja.
Mes të dyve nisi një histori romantike, e cila më pas u mbyll nga ana e vajzës.

27-vjeçari i kishte kërkuar asaj të jepte dorëheqjen nga puna, por duke hasur refuzimin e saj kjo histori pati një fund tragjik.

Danjela Neza u qëllua me plumb në kokë dhe më pas autori telefonoi policinë: “Kam vrarë një grua, ejani më merrni”.

Ditën kur e vrau autori thotë se kishin lënë të takoheshin për të sqaruar mosmarrëveshjet por situate u agruavua derisa nxori armën gjysmë automatik të kalibrit 22 nga makina, duke e lënë të vdekur në vend 29-vjeçaren shqiptare./tch