“Do të ρërshkallëzojë Ιυftimet”/ Shefi i Mbrojtjes rumune bën ραralajmërimin e frikshëm

“Në rast fitoreje, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë, por do të shohim tensione edhe në Ballkanin Perëndimor. Është ky paralajmërimi i shefit të Mbrojtjes rumune Gheorghita Vlad, i cili i ka kërkuar vendit të tij dhe NATO-s që të përgatiten më mirë për një luftë të mundshme me Rusinë. Ai ka paralajmëruar se Moska do të vazhdojë përshkallëzimin e saj ushtarak nëse ka sukses në Ukrainë.

“Federata Ruse është bërë një problem për rendin botëror dhe për demokracinë. Në realitet është lufta e Rusisë me botën demokratike, jo me Ukrainën”, tha oficeri më i lartë ushtarak i Rumanisë në një intervistë për transmetuesin Evropa e Lirë.

I emëruar shef i mbrojtjes në nëntor 2023, Vlad tha se beson që Rusia “nuk do të ndalet” në Ukrainë: “Nëse fiton, objektivi kryesor do të jetë atëherë Republika e Moldavisë. Ne do të shohim tensione në Ballkanin Perëndimor.”

Ndërkohë autoritetet ukrainase thanë se dy “vullnetarë” francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë të enjten gjatë një sulmi rus në qytetin jugor Beryslav, afër Khersonit.

“Vullnetarët e huaj u vranë dhe u plagosën për shkak të një sulmi armik në Beryslav,” shkroi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin në Telegram.

“Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë”, shtoi Prokudin pa specifikuar funksionet e sakta të këtyre “vullnetarëve”.I emëruar shef i mbrojtjes në nëntor 2023, Vlad tha se beson që Rusia “nuk do të ndalet” në Ukrainë: “Nëse fiton, objektivi kryesor do të jetë atëherë Republika e Moldavisë. Ne do të shohim tensione në Ballkanin Perëndimor.”

Ndërkohë autoritetet ukrainase thanë se dy “vullnetarë” francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë të enjten gjatë një sulmi rus në qytetin jugor Beryslav, afër Khersonit.

“Vullnetarët e huaj u vranë dhe u plagosën për shkak të një sulmi armik në Beryslav,” shkroi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin në Telegram.

“Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë”, shtoi Prokudin pa specifikuar funksionet e sakta të këtyre “vullnetarëve”.

Ε rëndë: Pasagjeri 19-vjeçar υret taksistin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një 19-vjeçar teksa ishte pasagjer në një taksi, ka vrarë shoferin në lagjen Gaziemir të Izmirit.

Kamera e taksisë regjistroi ngjarjen e tmerrshme, duke zbuluar autorin dhe dialogun që pati me shoferin e taksisë, disa sekonda para se ta qëllonte me armë zjarri pas shpine.

“Disa njerëzve nuk duhet t’u besoni”, dëgjohet t’i thotë sulmuesi 44-vjeçarit Oguz Erge, i cili u ndal për të marrë19-vjeçarin, teksa po ecte në rrugë në të ftohtë. Në video shihet 19-vjeçari teksa kërkon para në xhepin e tij dhe tallet me taksistin, duke i thënë se i ka borxh paratë, para se ta qëllojë me armë zjarri.

44-vjeçari u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë, siç njoftoi ministri turk i Shëndetësisë.

Autori u arratis duke i marrë paratë dhe sendet e tij, por u arrestua më vonë.

Romαncë e re mes Ledionës dhe Gabrieles? Meri: Ajo bëhej xheΙoze kur rrinim bαshkë

Brenda shtëpisë së spektaklit televiziv “BBV3”, kanë nisur disa romanca dashurie e duket se janë krijuar çiftet e para.

Por një surprizë po ndodh, e duket se drejt një marrëdhënie mund të jenë edhe Lediona me Gabrielen.

Dyshja janë parë të afërt me njëri tjetrin por veç kësaj, Meri ka vënë re diçka. Ajo shprehet se mes Gabriele dhe Ledjonës ka pëlqim madje Ledjona bëhet xheloze për të, dhe e ka larguar Gabrielen nga miqësia me Merin.

Edhe pse banorët e tjerë e mohojnë këtë, Meri e thotë me plot bindje. Ndonëse është vënë re fakti, se të dy kalojnë shumë kohë.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2f95b369-f391-4f46-8077-265916db3e92&ig_mid=5B8A1549-2851-4889-8E08-881DF1BE2E8A

Nga 8249 banor në Naρoli , shυmica ishin Shqiptare ! Venediku i qυan Bellisi (tυrqit i qυajn Bellesei) !

Nga 8249 banor në Napoli , shumica ishin Shqiptare ! Venediku i quan Bellisi (turqit i quajn Bellesei) !

Kjo ishte një familje e madhe edhe e lasht shqiptare që i perket fisit Melingoi , e cila ishte vendosur para shekullit X në malet e Teigetos…informacioni i mari nga Njeriu më gjak shqiptare!

https://web.facebook.com/julia.ramani.14/posts/1643649635977246?ref=embed_post

Ρrofesorit grek Thanasis Veremis pohon: “Ne kemi shυme gjera nga shqiρtaret. Ne s’dime Adn tone, mund te jem edhe une shqiptar”

Ne kemi shume gjera nga shqiptaret. Ne s’dime Adn tone, mund te jem edhe une shqiptar.

Revolucionin e 1821 ne Greqi e bene Arvanitet, Suljotet. Nee duhet te shkojme mire me komshinjte, sidomos me shqiptaret- pohim i profesorit grek Thanasis Veremis

https://www.facebook.com/taulantet.al?ref=embed_video

Marin Mema ‘godet’ grekët: Ne dëgjojmë mυzikë greke, por ju dhamë 90 nga 100 heronj, fυstanellën dhe mitet që kυjtoni se janë tuajat

Ju flsini për liri, për të drejta, për mundësi, për konventa europiane, por harroni se unë një gazetar shqiptar jam ende ‘’Non Grata’’ jo sepse kam trafikuar drogë, as se kam vrare e dhunuar njeri, as se kam mbajtur armë apo jam terrorist, por thjesht e vetëm sepse kam thënë të vërtetën. Ju keni dënuar të vërtetën zoti Kotzias aspak Marinin.”

Nga Marin Mema

E vërtetë zoti Kotzias ne hame sufllaqe, dëgjojmë edhe muzikë greke (sepse s’kemi komplekse) , bile ju dhamë edhe 90 nga 100 heronj të 1821, ashtu si fustanellën dhe shumë nga mitet qe sot i konsideroni tuajat…

Sigurisht unë besoj që këto elementë ministri Kotzias i di shumë mirë, ndaj nuk mundem të pranoj sesi një politikan me eksperiencë kërkon të nxisë një debat shterpë e aspak frytdhënes mes dy vendeve.

Zoti minister duhet ta dijë që çështja e zonave minoritare nuk është përcaktuar nga politika shqiptare , por nga Lidhja e Kombeve e kjo është pranuar edhe nga vetë shteti grek.

Nga krahu tjetër është e vështirë të flasësh për të drejta kur ende mban ligjin e luftës me një vend fqinj, e kjo e fshehur nën një petk më shumë se absurd .

Italia sulmoi Greqinë nga territori i pushtuar shqiptar dhe për këtë arsye në 1940 u vendos ligji i luftës. Gjithçka bëhet thuajse qesharake kur mendon se shteti grek një ligj të tillë e pezulloi me Italinë sulmuese, ndersa me Shqipërinë e pushtuar jo.

Në fakt shtetarët e vendit fqinj e dinë mjaft mirë se ky ligj lufte ka lidhje me një çeshtje të vetme, pronat e popullësisë çame. Abrogimi i këtij ligji u jep mundësinë të larguarve të kërkojnë pronat e tyre, si një e drejtë ligjore dhe e sanksionuar në të gjitha konventat europiane të miratuara edhe nga shteti grek. Ky është thelbi, edhe pse ai nuk pranohet.

Kjo është çeshtja që mban peng debate të tilla, e që zoti Kotzias e anashkalon. Çështja Çame nuk është një fantazëm, as një shpikje apo fantazi nacionaliste shqiptare, por një realitet për të cilin edhe sot e kësaj dite ka njerëz që tregojnë e dëshmojnë.

Sa i takon një tjetër akuze edhe më anormale për bashkëpunimin e popullësisë shqiptare çame me pushtuesit, ministri duhet të heshtë.

Nuk është e drejtë dhe as etike për një politikan si zoti Nikos Kotzias, të përfshihet në çështje të tilla, aq më tepër kur fotografitë e vjetra të viteve 1934 – 1936 tregojnë Hitlerin dhe krahun e tij të djathtë Gebels në miqësine e veçantë të Kostandin Kotzias paraardhës i tij.

Ende nuk e kam kuptuar këtë inisiative qorre për të acaruar artificialisht marrëdhëniet mes dy popujve fqinj, për të yshtur e shtyrë në konflikte që nuk egzistojnë, për të përplasur komunitetet nën britmat ekstremiste të versionit më të denjë mesjetar.

Janë të njejtat tentakula që perpiqen të mbështjellin e krijojnë situata në Himarë duke politizuar e përdorur një çështje që për hir të së vërtetës është problem në të gjithë Shqipërinë.

Familja ime p.sh. n. degëzimin libohovit ka prona të shumta ende të pakthyera, e këtu sigurisht nuk po flas për ato në Janinë apo më tej, por për të tilla të vendosura në krahinën e Dropullit. Ne kemi kërkuar, kemi klithur, jemi vërtitur e vazhdojmë ta bëjmë akoma, e megjithatë asgjë nuk kemi marrë.

Padiskutim kjo çështje duhet të marrë zgjidhje , pa paragjykim, pa seleksionim, pa ndarje partiake, e aq më pak ndarje të tjera. Prona është e shenjtë dhe si e tillë ajo duhet trajtuar për këdo në të gjithë territorin e Shqiperisë, përfshirë edhe Himarën e banorët e saj.

Të drejtat e tyre nuk mund e nuk duhet t’i nëpërkëmbë askush. Ajo që është pjesa e pistë lidhet me përdorimin e protestave të tilla për t’i dhënë një fytyrë krejt tjetër nga ajo që duhet të kenë në të vertetë.

Ç’lidhje kanë autoritet greke, përfaqesuesit partiake apo disa personazhe të dyshimtë me këtë çeshtje? Si mund të bëhen thirrje nga një qytet shqiptar për të bllokuar në formë presioni integrimin e vetë Shqiperisë ? Pse duhen kërcëllitur dhëmbët në përpjekje për të ngjallur urrejtje jo thjesht mes Shqipërisë e Greqisë, por edhe mes vetë shqiptarëve?

I dukshëm është fakti se elementë të caktuar i japin drejtim të tillë këtyre protestave jo se u intereson çeshtja e pronave të Himarës, por sepse duan rritje artificiale të tensionit, e nga krahu tjetër përmes tij të përfitojnë mbështje, ose e thënë më qartë fonde , kredite politike apo ndonjë tjetër edhe leje ndërtimi kalave bregdetare.

Ky ështe interesi i vërtetë që fshihet pas petkut të gjoja problemit grek të pronave në këtë zonë. Ndaj një kryediplomat si zoti Kotzias nuk duhet të përfshihet në këtë vorbull, sepse historia , të vërtetat, dëshmitë , dokumentat, as nuk mund të ndryshohen, e as të manipulohen.

E ato flasin qartë për shqiptarët e Greqisë, ata që janë larguar, e ata që ende e mbartin gjuhën shqipe brez pas brezi edhe sot në këto territore. Për këtë çeshtje Zoti Kotzias duhet të flasë, për të tjerat është e kotë, sepse nuk ekzistojnë .

Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë një problem me minoritetin sepse siç e theksova më siper për ne ky komunitet është një vlerë, për të treguar se jemi europiane edhe pa qënë në Europë, se jemi bashkëjetues edhe kur na shtyjnë, se kemi me dhjetra e me qindra halle , probleme, kusure, varfëri, e komplekse të mbartura, por kurrë nuk do të krijojmë një të tillë me minoritarët. E këtë si gjithçka tjetër ju e dini shumë mirë zoti Kotzias.

PS: Ju flsini për liri, për të drejta, për mundësi, për konventa europiane, por harroni se unë një gazetar shqiptar jam ende ‘’Non Grata’’ jo sepse kam trafikuar drogë, as se kam vrare e dhunuar njeri, as se kam mbajtur armë apo jam terrorist, por thjesht e vetëm sepse kam thënë të vërtetën. Ju keni dënuar të vërtetën zoti Kotzias aspak Marinin

Të gjithë e kemi dëgjυαr këngën e Hajredin Ραshës. Por a e dini historinë e υërtetë?

Në Dibër, populli ngjarjet historike i ka përjetësuar në këngë. Të parët tanë, të cilët nuk dinin shkrim e këndim, nëpërmjet këngëve ruanin historinë. Një pjesë e tyre, gjatë kohës, humbën aktualitetin, u zbehën e mbetën rrugës.

Por, në Dibër e jashtë saj, është një këngë që nuk harrohet. Kjo këngë, për 170 vite me radhë, ka ruajtur freskinë, duke u kënduar nga brezi në brez. Është një këngë që, edhe brezat e sotwm, kur e dëgjojnë, krenohen me të kaluarën e parëve të tyre. E kjo është kënga e famshme që i kushtohet luftës kundër gjeneralit famëkeq turk, Hajredin Pashës, më 1844.

Historia tregon se Hajredin Pasha, komandant turk, pësoi disfatë në luftë me shqiptarët, në mesin e shekullit XIX. Në betejën e vitit 1844 kundër ushtrisë turke, qw udhwhiqej nga Hajredin Pasha, e gjithë Dibra luftoi me heroizëm e me një vendosmëri të madhe, sa që edhe gratë e fëmijët qenë të rreshtuar me luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë. Përballë forcave numerikisht të shumta turke dhe të pajisura me artileri luftonin dibranët të vendosur për të mbrojtur Dibrën.

Nga mesi i shekullit 19-të Perandoria Turke shpalli Reformat e Tanzimatit, sipas të cilave viset shqiptare do të qeveriseshin nga qeveritarët turq, shqiptarët do të jepnin nizamë, do të paguanin taksa etj. Këto reforma centralizuese ishin përpjekje e Portës së Lartë për të përjetësuar sundimin turk mbi Shqipërinë. Këto masa ishin në kundërshtim me natyrën vetëqeveriseshe të Maleve të Dibrës, të cilat ishin përjashtuar nga shërbimi ushtarak dhe nga taksat. Prandaj këto reforma u kundërshtuan me forcë, kundërshtim që arriti kulmin me kryengritjen e përgjithshme, më 1844. Porta e Lartë e dinte se dibranët do ta kundërshtojnë Tanzimatin, prandaj punën e mori seriozisht në dorë vetë Sulltani. Për këtë qëllim në Dibër dërgoi Hajredin Pashën me forca të shumta ushtarake që, me çdo kusht, me zjarr e me hekur, të nënshtronte Malësinë e Dibrës. Me të marrë vesh ardhjen e ushtrisë turke, Mustafa Shehu i Zerqanit, lajmëroi të gjithë krerët e Dibrës të asaj kohe, të cilët organizuan të gjithë malësorët që, si një ortek i fuqishëm, u grumbulluan në Fushë të Gjoricës e te Kalaja e Homeshit. Filloi një luftë legjendare, e cila tronditi më shumë themelet e sundimit osman në Shqipëri.

Kjo kryengritje është pasqyruar edhe në dokumentacionin e kohës. Por tabloja e kësaj lufte mbarëpopullore do të ishte e paplotë pa krijimtarinë gojore të popullit. Vlera e këngës popullore kushtuar kësaj lufta legjendare është e madhe. Kënga e Hajredin Pashës është një dokument i gjallë i historisë së kohës që pasqyron. Teksti i këngës sot ka shtatë versione të ndryshme, por të ngjashme mes tyre, për shkak se është trashëgimí gojore shumëvjeçare. Kënga ka të paktën 170 vjet që këndohet në viset e Shqipërisë verilindore.

Të shtatë variacionet e kësaj kënge, paraqesin tablo të gjalla dhe skalisin figura luftëtarësh që u dalluan, në këtë ngjarje kulmore. Le ta tregojmë ngjarjen nëpërmjet këngëve. Hajredin Pasha me 12 taborë, me oficerë e jeniçerë (kalorës), i pajisur me xhephane (armatim), niset drejt Dibrës. I lodhur nga rruga e gjatë prej Anadolli, u fut në Grykën e ngushtë të Radikës. I hipur mbi kalë, mendonte për Malet e Dibrës.

Por, në këtë kohë, ishte dhënë kushtrimi mbarëpopullor, për rrezikun që i kanosej vendit dhe popullit nga kjo ushtri dhe qe mbledhur në Kuvendin e Madh. Me shpejtësi të çuditshme, malësorët, te drejtuar nga prijësit e tyre, u grumbulluan pranë Drinit. Hajdredin Pasha qe përqendruar afër qytetit të Dibrës. Fusha e Dibrës ishte mbushur me çadra të panumërta. Asqerët turq kishin marrë urdhër të hapnin llogore pranë Drinit. Por malësorët ishin të vendosur për të mbajtur vatanin e vet.

Me gjithë forcën e madhe që kishte, Pasha ua kishte frikën malësorëve. Prandaj ai kërkoi një delegacion për bisedime, ku i ftoi malësorët të hiqnin dorë nga kundërshtimi dhe t’i bindeshin Sulltanit. Dibranët nuk pranojnë, prandaj pashai fanatik, armik i shqiptarëve, jep urdhër të kthehen topat drejt malësive, ku zhvillohet një betejë e ashpër. Duke lexuar vargjet e këngës, duket se je në një epos legjendar. Janë fshatarë të thjeshtë që sakrifikuan për mbrojtjen e vendit.

Populli në këngë ngre lart trimëritë e heronjve dibran, ndërsa në anën tjetër flet fjalë ofenduese për Pashain e huaj, që erdhi me bujë dhe iku i vetmuar. Erdhi për të marrë lavdi, por iku i turpëruar.

Kjo këngë qëndron si kurorë e lavdishme e Dibrës, ku këndohet nga të gjithë, të moshuar dhe fëmijë. Kjo ndodh për vetë motivin, melodinë që është e kapshme dhe mbi të gjitha për tekstin patriotik, kjo falë mjeshtërisë së artistit popullor Haziz Ndreu. Ishte viti 1957 kur ai redaktoi tekstin dhe punoi muzikën me një orkestrë prej 6 çiftelish dhe e regjistroi në Radio Tirana. Pra, i pari dhe ai që i dha origjinalitetin e kësaj kënge, që të mbush me emocione në çdo rresht të saj, është mjeshtri i madh ppopullor, Haziz Ndreu.

Çdo dibran, me të drejtë krenohet me bëmat dhe qëndresën e paraardhësve të vet. E tillë është edhe kjo këngë, që jo më kot konsiderohet si pasaporta e çdo dibrani.

Neritana Kraja

Shkuan për kontroΙΙ në bαnesën e 28-vjeçarit, gjetën 20 milionë dollarë ρoshtë dγshekut (Foto)

Autoritetet federale amerikane kanë konfiskuar rreth 20 milionë dollarë “cash” të fshehura poshtë dyshekut,

në një apartament në Massachusetts
Prokurorët thanë se një brazilian u arr.estua në lidhje me pastrim parash, të fituara nga një skemë masive piramidale.

Ata shkuan të bënin një kontroll rutinë në apartamentin e tij, përcjell syri.net, por nuk e kishin idenë se autori do ta kishte fshehur “pasurinë e tij” poshtë dyshekut.

28 vjeçari, Cleber Rene Rizerio Rocha, është vënë nën hetime për mashtrim dhe pastrim parash, në lidhje me një kompani të quajtur “TelexFree”

Autoritetet publikuan të hënën foton e vendit ku gjetën mijëra dollarët.

Shkon në arë të ρυnojë, djali s’u beson sγve nga ajo që zbυlon

Me siguri të gjithë e keni parasysh atë momentin kur nga gardëroba nxjerr një xhup që s’e kishe veshur prej kohësh dhe rastësisht në xhepin e tij gjen ndonjë lek.

Shpesh, e njëjta gjë u ndodh dhe fermerëve kur shkojnë të punojnë në ara, teksa rastësisht gjatë gërmimit në sipërfaqe të tokës dalin objekte të ndryshme.

E njëjta gjë i ka ndodhur dhe një djali nga Lushnja, i cili ka zbuluar një objekt, që tashmë mund të cilësohet “i rrallë” dhe e ka ndarë me ndjekësit e JOQ.al.

Djali ka gjetur një celular Nokia 3310 që duket se ka qëndruar nën dhé prej kohësh.

E kot nuk e kanë cilësuar si “të pavd.ekshëm”, pasi dhe pasi ka kaluar kaq kohë, i ka rezistuar vjetërsisë.

Nuk besojmë se mund të punojë, por ai që e ka hedhur kohë më parë, tani do donte ta kishte si një objekt që i përket së shkuarës.

Me këtë trίk mund të hαpni çdo kyç (Video)

Kur humbin çelësat, njerëzit përdorin trika të ndryshme për t’i hapur dyert apo çdo kyç që dëshirojnë.

Kështu, ekzistojnë shumë trika që mundësojnë hapjen e kyçeve kur humbni çelësat.

Njërën nga këto trika mund ta shihni në videon më poshtë.

Duket e frikshme, por kyçi i derës tuaj mund të hapet shumë lehtë me vetëm pak pajisje, transmeton Gazeta Express.

Shikojeni videon:

SHIKO VIDEON KËTU