Qindra studentë janë mbledhur sot në qendër të Athinës për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj privatizimit të universiteteve.
Studentët u përleshën me forcat e policisë dhe ndaj tyre u hodh gaz lotjsellës dhe tymuese.
Gjatë kësaj proteste të studentëve ka patur edhe përleshje me policinë pasi ata kanë tentuar t’i afrohen parlamentit.
Pavarësisht përleshjeve me policinë, protestuesit vazhduan marshimin e tyre.
Studentët kërkojnë që sistemi universitar dhe ai pasuniversitar të mbeten shtetëror, pasi sipas tyre hapja e degëve të universiteteve private do të krijojë një sistem arsimor me kohë të ndryshme dhe jo unik. Sipas tyre të pasurit do të kenë mundësi të paguajnë dhe të diplomohen më lehtë por më keq se në universitetet shtetërore.
Ata kanë kërkuar shtim të fondeve për arsimin dhe hapjen e programeve arsimore shtesë në sistemin shtetëror.
Imazhi që u shfaq sot në sytë e banorëve ishte surreal
Një grabitje e pazakontë me eskavator është regjistruar në një provincë të Foxhias në Itali. Pre e grabitjes ka rënë një zyrë postare në San Marco në Lamis, gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, teksa grabitësit kanë përdorur mjetin e ndërtimit për të shkulur bankomatin e postës.
Dyshohet se kanë qenë pesë persona të përfshirë në grabitje, teksa kanë marrë kasafortën në të cilën ndodheshin 325 mijë euro. Mediat vendase raportojnë se e njëjta bandë grabitësish, i kishte vënë zjarrin edhe tre makinave përgjatë rrugës shtetërore 272, që lidh San Marco në Lamis me San Giovanni Rotondo, për të parandaluar mbërritjen e policisë.
Imazhi që u shfaq sot në sytë e banorëve ishte surreal: eskavatori i vendosur në qendër të Piazza Europa, pjesë e zyrës postare të gërmuar dhe padyshim, tashmë e papërdorshme.
“Kjo është një ngjarje e tmerrshme. Dëmi është i madh. Posta, e vetmja e pranishme në qytet, mund të mbetet e papërdorshme për muaj të tërë. Sot ishte dita e grumbullimit. të pensioneve. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për popullatën e moshuar.” – tha për Ansa kryebashkiaku i San Marco në Lamis, Michele Merla.
Policia ka nisur hetimet, teksa po kontrollojnë kamerat e sigurisë së zyrës postare dhe zonës përreth.po heton.
Të ndarë në grupe me nga 3 persona, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” kishin mbrëmë mundësinë që të ndanin me njëri-tjetrin dhe publikun detaje nga jeta e tyre.
Vëllai i Madh kishte përgatitur pyetje të ndryshme, të cilave banorët iu përgjigjën me radhë.
Pyetjes se “cili është vendi më i bukur dhe më i çuditshëm ku kanë bërë dashuri”, Ilnisa Agolli u shpreh se ajo “nuk shquhet për ekstravagancë”.
Ndërsa Julian Deda si vendin më të çuditshëm përmend gardërobën e shtëpisë. Nga ana tjetër Fation Kuqari thotë se kur ishte adoleshent ka bërë dashuri në një dhomë pallati ku kishte tela korrenti.
Ilnisa: Nuk shquhem për ekstravaganca. Kur do dike të duket çdo vend i bukur. Nuk kam një vend të çuditshëm, unë jam një natyre le ta quaj diplomate. Nuk kam një vend të çuditshëm se po ta doja do ta thoja.
Julian: Në krevat në mes të Parisit, vend të bukur domethënë. Ndërsa vend të çuditshëm të gardëroba e shtëpisë
Ilnisa: Po në një sobë të ndezur e kë bërë? Mendo ca situata
Julian: Ti shpik? Kjo është vendi më i çuditshëm që thashë.
Fation: Unë kam shumë vende të çuditshme, por po them një. Unë jam tip i çuditshëm kur bëhet fjalë për dashuri. Nuk më pëlqejnë gjerat normale, në krevat për shembull.
Fation: Ka qenë një moment, isha adoleshent kam qenë më çapkën. Ishim në lokal me shoqërinë. Duke u puthur nuk dinim ku të shkonim. Janë këto pallatet e Enverit që kanë një dhomë të vogël që janë këto telat e korrentit. Zbritëm aty poshtë dhe ishte momenti që nuk duhej humbur. Unë nuk e kam parë ca ka pasur aty brenda. Kur mbaroi gjithçka pashë që po mbahesha te tubat e korrentit. Ndërsa vende të bukur kur kam qenë në Brezovicë në borë. Kam qenë me shoqen time dhe kemi kaluar bukur aty në oxhak.
Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit (heqje dhjami) ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.
Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.
Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.
Ndërkohë Arenc Hasalla, vëllai i viktimës në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se motra nuk duhet të bënte operacion për 7 vite.
Ai theksoi se 28-vjeçarja ishte në vitin e dytë të kurimit për kancerin në mitër.
“Kur një njeri kurohet për kancer, për 7 vite nuk duhet të bëjë asnjë lloj ndërhyrje. Motra ishte në vitin e dytë që kurohej nga kanceri. Sëmundja nuk kishte shërim. Një njeri me kancer nuk pranon narkozë. Kur është zgjuar në mëngjes, i ka thënë infermieres dua të shkojë në banjo, ajo ka thënë shko vetë, dhe në momentin që është ngritur i ka ra trompozë.
Dyshja Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, janë treguar të papërmbajtshëm para kamerave. Moderatori e prek gazetaren në vende intime, pa u shqetësuar për praninë e kamerave, teksa të dy qëndronin në dhomën e gjumit duke biseduar.
Meriton Mjekiqi, shihet teksa i kap të pasmet Ilnisës dhe e puth e përkëdhel pa u shqetësuar aspak.
Ndërsa në momentin që u shtrinë në krevat, dyshja u mbuluan me çarçaf dhe shkëmbyen puthje.
“Larg nga unë, t’i nuk ke limite”, i drejtohet Ilnisa në një moment, më pas i kërkon: “Shko më merr një kos frutash, dua të ha një gjë të ëmbël. (Qesh)”.
Makina luksoze e cila iu sekuestrua Arjan Kamamit ditën e sotme në Elbasan do të përdoret nga Policia e Rrugore.
Arjan Kamami ishte dënuar në Belgjikë për shfrytëzim prostitucioni dhe gjithashtu iu sekuestrua edhe hoteli.
Po ashtu u sekuestruan pasuritë edhe të shtetasit Uard Kaloti, edhe ky nën akuzë për Veprat Penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe ‘Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
“Mirëmbrëma. Kemi nje problem shumë te madh. Kemi humbur kontaktin me nje person ketu ne Mal te Zi, kemi 5 dite qe po e kërkojmë, s’po e gjejmë dot. Quhet Arjan Horanlli, mosha 33 vjeç.
Ka humbur kontaktin ne zonen e Tivatit, Radanovic. Ka humbur kontaktet me familjen ne date 27 janar 2024. Denoncimi eshte bere edhe ne policinë e malit te Zi, ne Kotor. Kishte veshur bluze te zeze me kapuç dhe xhup te zi, me pantallona ushtarake ose blu.
Ju lutemi na ndihmoni ju se ka shumë shqiptarë qe e ndjekin faqen tuaj dhe jetojne dhe punojnë në Mal të Zi. Çdo kush qe e gjen te kontaktoje tej ky numër: +355676359489”
Një 34 vjeçar nga qyteti i Korçës ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ajo u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, 34-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Helmimi i kafshëve endacakë është një problematikë që nuk po gjen zgjidhje.
Persona të paidentifikuar kanë nisur të helmojnë qentë e rrugës por edhe ata me pronar në qytetin e Korçës. Ndjekës të Kolibri.al lajmërojnë se ka disa raste helmimesh brenda pak orëve.
Siç shihet në pamjet e siguruara, kafshët janë lënë të ngordhura në mes të rrugës, ndërsa imazhet në fjalë janë tejet prekëse, që përveçse tregojnë fatkeqësinë e katër-putroshëve, janë edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve pasi mund të kthehen në burim infeksioni.
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata shqiptarë që disponojnë një vizë amerikane. Me anë të një videomesazhi, ambasada amerikane thotë se Shqipëria zyrtarisht është bërë pjesë e Klubit Gjashtëmujor.
Sipas ambasadës kjo do të thotë se ‘mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre”
“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA”, shkruan ambasada.