Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 19 Dhjetor 2025

Dashi

Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu qe çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht personave qe do i joshin sepse mund te zhgënjehen shpejt. Ne planin financiar duhet te studioni me kujdes situatën ne te cilën ndodheni para se te kryeni shpenzime.

Demi

Duhet te tregoheni disi për te përgjegjshëm sot ne jetën tuaj ne çift nëse doni qe gjerat te ecin mire. Nëse keni pasur mosmarrëveshje pa fund nuk duhet te nxitoheni t’i jepni fund gjithçkaje. Beqaret ka shume mundësi qe te fillojnë sot një histori dashurie serioze. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te kujdesshëm. Po shpenzuat kuturu do keni vështirësi.

Binjaket

Ka rrezik qe mosmarrëveshjet ne çift te jene te shumta gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret nuk do jene ne ditën e tyre me te mire, kështu qe serish do mbeten vetëm. Nuk duhet ne asnjë mënyrë te kërkojnë t’i bëjnë gjerat me ngulm. Financat do ekuilibrohen tej mase. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.

Gaforrja

Do kaloni momente shume te lumtura sot ne krahët e atij qe dashuroni. Klima do ngrohet nga ora ne ore dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret do jene te përkëdhelurit e yjeve. Ata do bëjnë çmos qe te krijojnë kushtet e duhura për t’u dashuruar marrëzisht. Financat duhet te mundoheni t’i mbani sa me te stabilizuara qe te mundeni. Shpenzoni me kursim.

Luani

Duhet te tregoheni shume te matur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse gabimi me i vogël mund te sjelle mosmarrëveshje te mëdha dhe afatgjata. Beqaret do njihen sot me persona vërtet interesante dhe me shume bote. Ia vlen qe ti keni ne krah. Situata financiare do jete paksa e ndërlikuar. Mos ndërmerrni shume rreziqe nëse nuk doni te keni vështirësi me pas.

Virgjeresha

Venusi do iu japë gjate gjithë kohës mbështetjen e tij ne planin sentimental. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe do dashuroheni plot pasion. Beqaret duhet te tregohen te duruar sepse po u nxituan mund te gabojnë rende. Nëse keni probleme financiare duhet te mos kërkoni mbështetjen e te tjerëve, por te mundoheni t’i zgjidhni vete gjerat.

Peshorja

Dite shume e tensionuar kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te shkuar si duhet dhe shpeshherë do mërziteni. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Edhe sot do vazhdojnë te mbeten me te njëjtin status. Plutoni do jete planeti qe do ua mbroje financat dhe nuk do iu lejoje te kryeni shpenzime kuturu.

Akrepi

Ata qe janë ne një lidhje do kërkojnë me tepër pavarësi dhelini. Për gjithçka duhet te flisni me partnerin, jo te vendosni sipas mendjes. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Situata financiare do jete goxha delikate. Tregohuni realiste dhe mos shpenzoni kurrsesi shuma marramendëse.

Shigjetari

Dite shume pasionante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do ju duket vetja sikur jeni ne një ëndërr. Shfrytëzoni çdo moment. Beqaret duhet t’i shprehin pëlqimet sa me pare, jo te presin derisa dikush tjetër t’ua rrëmbejë personat qe ata ua kane vene syrin. Financat do jene te mira, megjithatë nuk rekomandohet te kryeni investime te mëdha.

Bricjapi

Shmangni perballjet me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse ai nuk do jete ne humor dhe mund te keni debate te forta. Beqaret nga ana tjetër nuk duhet t’i besojnë verbërisht dikujt qe do i joshe sepse ndonjëherë pamja te zhgënjen. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume.

Ujori

Do mërziteni me partnerin tuaj sot qe ne orët e para te mëngjesit. Reflektoni me kujdes për gjithçka dhe do e kuptoni qe edhe ai nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër për vendimin e marre. Beqaret duhet te tregohen sa me te hapur dhe te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Gjendja e te ardhurave nuk do jete aspak problematike fale perkujdesit qe keni treguar.

Peshqit

Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë çfarë te mundin ne mënyrë qe ta stabilizojnë jetën ne çift. Priten takime shume te rëndësishme gjate kësaj dite për te gjithë ata qe janë vetëm. Zemra do filloje t’iu rrahe shpejt dhe emocionet do jene te forta. Te ardhurat do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Tregohuni te matur me shpenzimet dhe me huatë.

FOTO/ Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari shqiptar

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin aktivë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të marijuanës dhe hashashit cokollatë në Athinë.

Whatsapp Image 2025 12 18 At 19.03.42
Whatsapp Image 2025 12 18 At 19.10.25
Whatsapp Image 2025 12 18 At 19.10.25 (1)

Në këtë rast, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes së së martës, më 16 dhjetor 2025, në zona të ndryshme të Athinës, oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Narkotikëve arrestuan 4 anëtarë të organizatës, 2 shqiptarë të moshës 55 dhe 30 vjeç dhe 2 grekë të moshës 22 dhe 30 vjeç, të cilët u kapën duke poseduar sasi të lëndëve narkotike për trafikim.

30-vjecari i arrestuar është shtetasi Kostandinos Jorgji nga Tepelena, i njohur me emrin artistik “For3al”. Ai rezulton këngëtar i llojit trapper në Greqi.

22-vjeçari grek, në përpjekje për të penguar kontrollin e policisë, bëri rezistencë të fortë, duke i shtyrë oficerët e policisë me duar dhe këmbë.

Kësaj operacioni i parapriu shfrytëzimi i duhur i informacionit në lidhje me aktivitetet e anëtarëve të organizatës në furnizimin, ruajtjen dhe trafikimin e mëtejshëm të sasive të lëndëve narkotike në zonat e Athinës.

Nga analiza dhe verifikimi i mëvonshëm i të dhënave informative, si dhe nga veprimet e tjera policore, u certifikua aktiviteti i tyre kriminal dhe u bë i mundur identifikimi i tyre.

Siç zbuloi hetimi, personat e arrestuar kishin krijuar një organizatë kriminale, me një infrastrukturë dhe hierarki profesionale, duke siguruar aktivitetin e tyre kriminal të pandërprerë me kalimin e kohës, me qëllim trafikimin e drogës dhe realizimin e një fitimi të madh të paligjshëm.

Konkretisht, pas takimeve të paracaktuara, ata tregëtonin sasi marijuane dhe hashashi cokollatë te individë të ndryshëm, duke e shitur marijuanën për 2.500 euro për kilogram dhe hashashin cokollatë për 5.000 euro për kilogram.

Për të arritur qëllimin e tyre, ata kishin role të dallueshme si më poshtë:

55-vjeçari, kreu i organizatës kriminale, ishte përgjegjës për gjetjen, ruajtjen e drogës si dhe për mbledhjen dhe ruajtjen e fitimeve të organizatës kriminale.

30-vjeçari Kostandinos Jorgji, ishte zëvendëskryetari i organizatës kriminale, përgjegjës për ruajtjen e lëndëve narkotike, së bashku me 55-vjeçarin,

Një shtetas 22-vjeçar grek ishte përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e drogës, së bashku me 55-vjeçarin dhe 30-vjeçarin, si dhe për dorëzimin e sasive të drogës te transportuesi i organizatës, në mënyrë që ato të shpërndaheshin më pas te trafikantët dhe përdoruesit e tjerë.

Një shtetas grek 30-vjeçar, ai ishte përgjegjës për transportin dhe trafikimin e sasive të lëndëve narkotike.

Nga kontrollet fizike, si dhe nga kontrollet e kryera në shtëpi, ndër të tjera, u gjetën dhe sekuestruan:

1 kg e 907 gramë hashash cokollatë, 15 kg e 153 gramë marijuanë, 1 makinë, 1 motorr, 1 jelek antiplumb, 1 numërator parash, 4 peshore elektronike precize, 4 celularë dhe 51.490 euro.

Vlerësohet se përfitimi total i paligjshëm që organizata nxori nga aktiviteti i saj kriminal tejkalon 95.000 euro.

Vërehet se 55-vjeçari dhe 22-vjeçari kanë qenë të përfshirë në të kaluarën për rast pas rasti, në vepra të ngjashme dhe të tjera penale. Personat e arrestuar u dërguan në Prokurorinë kompetente dhe iu referuan një oficeri hetues.

E frikshme/ Këngëtari goditet nga rryma elektrike sapo prek mikrofonin (VIDEO)

Momente tmerri u regjistruan në një bar në Lima të Perusë, ku këngëtari Carlos Suarez u godit nga rryma elektrike gjatë një koncerti live. Incidenti ndodhi teksa ai po kapte mikrofonin për të prezantuar grupin Mi Major Amigo Scott.

Në pamjet video të publikuara nga koncerti, Suarez shihet duke marrë mikrofonin, por në vend që të flasë, ai fillon të bërtasë nga dhimbja dhe më pas rrëzohet në skenë. Spektatorët pranë skenës dëgjohen duke bërtitur, ndërsa situata shkaktoi panik mes të pranishmëve.

Falë reagimit të shpejtë të një inxhinieri zëri dhe një muzikanti nga një grup tjetër, të cilët shkëputën menjëherë kabllon e mikrofonit nga priza, jeta e këngëtarit u shpëtua. Suarez u dërgua me urgjencë në spital, ku u trajtua për djegie.

Më pas, këngëtari qetësoi fansat dhe miqtë e tij përmes një videoje në Instagram, duke treguar se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai shpjegoi se goditja elektrike e paralizoi për rreth shtatë sekonda dhe se mikrofoni i ra në qafë, duke i shkaktuar dy djegie të shkallës së parë.

“Ajo që ndodhi mund të kishte pasoja fatale, por për fat të mirë jam mirë. Kam disa djegie në qafë, por nuk kam ndërlikime të tjera shëndetësore,” u shpreh Suarez. Ai e cilësoi ngjarjen si një përvojë shumë traumatike dhe theksoi se dëshiron që incidente të tilla të mos përsëriten, në mënyrë që asnjë artist tjetër të mos kalojë atë që përjetoi ai.

Flamur Noka e lagu me ujë, komandanti i Gardës tenton të hakmerret!

Një situatë tensionuar në kufijtë e një skandali ka ndodhur në seancën e sotme parlamentare, ku Komandanti i Gardës ka tentuar të hakmerret ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, pasi ky i fundi i ka derdhur shishen me ujë në kokë.

Teksa deputetët e PD qëndronin në karriget e ministrave dhe situata ishte tepër e ‘nxehtë’, Garda ka ndërhyrë, duke tentuar që të largojë ligjvënësit demokratë, por ata nuk kanë pranuar dhe janë shtyrë e përplasur.

Në një moment, Flamur Noka nga vendi ku rrinë ministrat e lagu me ujë disa herë në fytyrë Komandantin e Gardës.

Ky i fundit, i revoltuar dhe në shenjë hakmarrje është ngjitur në pjesën ku ndodhej Noka, por është ndaluar.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

“Pse më shan në TikTok”/ DETAJE nga plagosja në Kamëz! (Si LINDI konflikti mes miqve që u kthyen në armiq)

Replikat në TikTok janë arsyeja e një tjetër konflikti me armë zjarri, këtë herë të ndodhur në Kamëz.

Mbrëmjen e së mërkurës policia e Kamzës mundi të vendosë në pranga 36 vjeçarin Fatmir Frroku, pasi ky i fundit për shkak të një konflikti në një ‘live’ TikTok rreth 3 javë më parë në zonën e Institutit plagosi të riun Mariglen Jata.

Prokuroria e Tiranës e akuzon për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;.

Frroku dhe Jata dikur miq me njëri tjetrin për shkak të debateve në rrjetet sociale nisën një konflikt që përfundoi në përdorimin e pistoletës.

Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e Fatmir Frrokut, Izet Leka dhe Marsildo Ndoja.

Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

Për të njëjtin motiv banal ditët e fundit kanë ndodhur dhe dy plagosje të tjera.

ATENTATI ndaj “Gucci-it” të TikTok-ut/ Del VIDEO e plagosjes: Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas banakut!

Publikohen pamjet e momentit të plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.

Siç shihet nga pamjet, Kuçi ka qenë në një lokal kur autori është futur dhe i ka drejtuar armën.

I kapur në panik ai ka tentuar të fshihet pas shokut të tij që ndodhej pranë, por autori vijon t’i afrohet.

Video e publikuar nga tch:

Rëndohen pozitat e zëvendëskryeministres/ SPAK shton akuzat për Ballukun, nën hetim edhe për një koncesion: Rrezikon të prishë provat

SPAK ka rënduar pozitën e zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa po e heton edhe për një koncesion, përveç tunelit të Llogarasë dhe tenderave të ndryshëm në infrastrukturë.

Sipas shkresës së SPAK, dërguar deputetëve të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, Balluku rrezikon të prishë provat.

Në arsyetimin e SPAK thuhet se gjendja e lirë e të pandehurës Balluku, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në shkresë nënvizohet se ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave dhe është evident sipas SPAK, fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët.

Pjesë nga shkresa e SPAK:

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvend

3. Deputeti mund te ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet ne kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes se nje krimi te rende. Prokurori i Përgjithshëm me Drejtuesi Prokurorisë së Posaçme njofton menjehere Kuvendin i cili kur konstates se muk ka vend per procedim, vendos per heqjen e mases

4. Për çështjet e parashikuara në paragrafet 2 dhe 3 te ketij neni. Kuvendi mund të diskutoje në seance me dyer të mbyllura, per arsye te mbrojtjes se te dhenume. Vendimi merret me rom të hapur.

Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit.

Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të Procedures Penale, vlerësojmë se, pas momentit të caktimit të masës se sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:

Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedure koncensioni;

Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se vazhdimisht gjatë ketij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qendror që drejton vetë kjo shtetase, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtare, vartës të kësaj të pandehure etj.).

Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Eshtë evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët;

Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për vepren penale që dyshohet si dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim);

Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet (Për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehures, duke qene ne ushtrimin e funksioneve të saj, për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet. Sillet në vemendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe se e pandehura menaxhon në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera, te parashikuara per Institucionet Qendrore qe ajo drejton). Bashkëlidhur, ju paraqesim:

Vendimin nr.118, datë 19.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Haga, teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”, Grenell: Rama ka të drejtë, Jack Smith është një turp

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Donald Trump për misione speciale, ka reaguar në lidhje me një postim të kryeministrit Edi Rama në Hagë, pas vizitës te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Grenell ka shpërndarë reagimin e Ramës dhe i jep të drejtë kreut të qeverisë shqiptare, teksa thekson se “Jack Smith është një turp”.

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

https://twitter.com/RichardGrenell?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2001681522781233379%7Ctwgr%5E8906c6a85f300f64a2ecf7d77fc99ad9896f6dcb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Fhaga-teatri-i-turpit-te-drejtesise-nderkombetare-grenell-rama-ka-te-dre-i106602

Kujtojmë se më herët, kryeministri Rama e ka konsideruar procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si një padrejtësi të rëndë në zemër të Europës.

Rama e përshkroi Gjykatën Speciale si godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare, duke theksuar se Thaçi u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës.

Ndërsa ish-prokurori special federal Jack Smith është prokurori që ngriti akuza ndaj Hashim Thaçit, por edhe ndaj Donald Trump kur ky i fundit përfundoi mandatin e parë.

Prokurori amerikan Jack Smith, i cili ishte prokuror i nivelit të lartë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, mori detyrën si kryeprokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë në shtator 2018 duke akuzuar Thaçhi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sakaq, ditën e djeshme Jack Smith, në një seancë të mbyllur para Komitetit Juridik të Kongresit amerikan, ka mbrojtur vendimet dhe hetimet e tij penale kundër presidentit Donald Trump.

Rama për “The Observer”: Shqipëria gati të ndihmojë BE-në të mbijetojë, mjafton të na jepni një vend në tavolinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj për të forcuar Bashkimin Europian, duke theksuar se anëtarësimi i vendit është një domosdoshmëri strategjike. Në një intervistë për The Observer, të publikuar këtë të enjte, Rama thotë se Shqipëria ka qenë e detyruar “të gëlltisë shumë bretkosa” gjatë procesit të integrimit, por se objektivi mbetet i qartë: hyrja në BE deri në vitin 2030.

Rama kritikoi burokracinë e BE-së, duke thënë se Europa është jashtë ekuilibrit, e kritikoi për burokracinë dhe shtoi se kontinenti ka nevojë për “më shumë Europë, jo më pak Europë” dhe për një strategji të qartë për të ardhmen.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është i gatshëm të heqë dorë nga e drejta e vetos dhe madje të mos ketë komisioner të vetin, si garanci për partnerët europianë.

INTERVISTA E PLOTË

Në zyrën e tij të mbushur me art, i ulur në një kolltuk lëkure të errët, Rama flet për “errësirën” që ka zbritur mbi Europën. I rizgjedhur për një mandat të katërt në maj dhe me Shqipërinë që ka marrë vlerësime për ecurinë në negociatat e anëtarësimit, ai nuk po kalon një vit të keq. Megjithatë, e shqetëson “mungesa e energjisë pozitive kudo” dhe ndjesia se kontinenti, pavarësisht “njerëzve të mëdhenj” që e udhëheqin, po zhytet më thellë në errësirë.

“Nuk shoh dritë,” thotë ai. “Ka një zymtësi në Europë dhe nuk shoh rrugëdalje. Ka njerëz që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur, por nuk shoh strategji. Nuk ndihmon të mendosh se problemi është diku tjetër. Problemi është në Europë. Është tek ne.”

Rama, dikur piktor, ka sjellë reformime të gjera në një shtet dikur të izoluar nga komunizmi. Në Bruksel, socialisti 61-vjeçar shihet si një nga liderët më pragmatikë që ka dalë nga ish-Lindja. Në Tiranë, ambasadorët e BE-së vlerësojnë aftësinë e Ramës për “të menduar jashtë kornizës”, edhe pse korrupsioni endemik vazhdon ta mundojë vendin dhe së fundmi edhe nivelet më të larta të vetë qeverisë së tij. Ky vlerësim, shpjegon pse pikëpamjet e Ramës merren seriozisht.

“Vetë Evropa është jashtë ekuilibri: burokracia e saj peshon më shumë se politika dhe grindjet e brendshme duken më të mëdha se horizonti i përbashkët” thotë Rama.

Debati mbi migracionin ka qenë veçanërisht sfidues për një politikan anglofil, i detyruar sërish të denoncojë “stereotipizimin etnik” të shqiptarëve të shprehur një Sekretar i Brendshëm Britanik.

Në një intervistë për The Observer, ai nuk e fsheh sa “shqetësuese” është që këtë herë akuzat për abuzim të ligjeve të azilit nga shqiptarët nuk vijnë nga një ministër konservator, por nga një qeveri laburiste e udhëhequr nga një njeri me të cilin ai thotë se ka marrëdhënie “shumë të mira”.

“Nëse veçon një komunitet, mund të presësh që anëtarët e atij komuniteti të lëndohen, të sulmohen, të plagosen, të rrihen,” thotë ai, ndërsa gishtat i lëvizin mbi një varg rruazash. “Ne e dimë nga historia se kështu ndodh.”

Partia Socialiste e Francës, shton ai, ka kryer një “vetëvrasje spektakolare” sepse ka tentuar të imitojë retorikën e ekstremit të djathtë për emigracionin. Sipas tij, ky është një mësim paralajmërues për liderët që të qëndrojnë besnikë ndaj bindjeve dhe vlerave të tyre.

“Kur hyn në garë me të djathtën ekstreme, humbet, sepse kur vjen puna për të zgjedhur kush është më i ashpër për çështje si migracioni, instinkti është të zgjedhësh origjinalin, jo kopjen,” thotë ai. “Mendon se mund të vallëzosh me djallin? Djalli fiton që në momentin që shkel në pistë.”

Rritja e populizmit të djathtë ekstrem, nacionalizmi patriotik, përçarja dhe përshpejtimi i militarizimit të Evropës janë, sipas Ramës, forca të fuqishme që e thellojnë këtë errësirë.

Por Rama nuk ka qenë kurrë i mendimit se presidenti amerikan, Donald Trump, është problemi i Evropës apo se strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare është veçanërisht befasuese.

Përkundrazi, ai e sheh zgjedhjen e Trumpit si një thirrje zgjimi; një goditje të nevojshme për ta nxjerrë Evropën nga inercia që e mban peng. Për një kohë shumë të gjatë, thotë Rama, BE-ja ka qenë e shkëputur nga realiteti dhe e penguar nga burokracia e vet.

“Urtësia e botës ka ecur shumë përpara pa ne dhe papritur po kuptojmë se kemi mbetur pas,” thotë ai. “Në këtë kohë sfidash të mëdha, na mungon forca politike; mbetemi në sipërfaqe, kur thellësia është ajo që momenti kërkon.”

Burokracia e rëndë e bllokut, sipas Ramës, është një pengesë kyçe. “Vetë Evropa është jashtë ekuilibri: burokracia e saj peshon më shumë se politika dhe grindjet e brendshme duken më të mëdha se horizonti i përbashkët.”

Nëse kontinenti do të bëhet më i fortë, duhet “më shumë Evropë, jo më pak Evropë”, dhe më shumë reflektim mbi politikat dhe veprimet që mund ta kenë penguar.

“Bëhet fjalë për mendim strategjik dhe politika të drejta dhe për atë se ku duam të jetë Evropa pas 10 apo më shumë vitesh,” thotë Rama. “Evropa duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë shpejt. Të gjithë e thonë, të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë, dhe megjithatë të tjerët po ecin me një shpejtësi shumë më të madhe.”

Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, e ka mbështetur fuqishëm aleancën euroatlantike. Tregues i entuziazmit të saj për atë që Rama e quan “i vetmi pozicion moralisht i qëndrueshëm” është një targë makine e vendosur dukshëm jashtë zyrës së tij, me fjalën “Ukraine” dhe e zbukuruar me zemra të kuqe.

“Na fusni në Evropë dhe jam gati të nënshkruaj një marrëveshje ku të thuhet qartë se nuk duam të kemi fuqinë e vetos”, tha Rama.

Në ish-shtetin stalinist nuk ka nostalgji për Rusinë e sotme, edhe pse intelektualët shqiptarë shprehin një dashuri për gjigantët e letërsisë ruse që lexoheshin dhe mësoheshin deri sa diktatori Enver Hoxha i preu lidhjet me Moskën.

“Çdo njeri që interesohet për botën mund të dojë shumë gjëra nga Rusia,” shton Rama. “Por jo politikën ruse. Në Shqipëri sigurisht që nuk na merr malli për faktin që nuk kemi pasur asnjë punë me Moskën që nga viti 1960.”

Gjashtë muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Putini në shkurt 2022, autoritetet bashkiake të Tiranës e riemëruan bulevardin ku ndodhej ambasada ruse në “Rruga Ukraina e Lirë”, duke bërë të qartë se çdo dërgesë postare do të drejtohej në adresën e re. Misioni diplomatik u detyrua shpejt të zhvendosej.

Megjithatë, Rama është gjithashtu kritik ndaj mënyrës se si Evropa ka trajtuar negociatat e paqes, duke i dhënë meritë Trumpit për çeljen e komunikimit me Rusinë dhe për sjelljen e “diçkaje të re dhe të rëndësishme në lojë”.

“Ai solli komunikimin dhe diplomacinë në mes të një lufte që mund të ketë qenë e para ndonjëherë pa komunikim,” thotë ai. “Po, e bëri në mënyrë përçarëse sepse kështu vepron, por edhe këtu lind pyetja për ne: çfarë po bëjmë ne? Si ka mundësi që Evropa të mos ketë pasur kurrë një plan paqeje, apo komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë? A është kjo normale për atë që jemi si evropianë? Unë nuk mendoj kështu”, thotë Rama.

Në këtë boshllëk, thotë ai, Putini ka arritur të ketë sukses “si shahisti brutal që është” duke ushqyer një psikologji frike për sulme të mëtejshme, kur në realitet trupat ruse kishin kaluar vite duke u përpjekur të merrnin rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Pushtimi ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë gjeopolitike të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në bllokun me 27 anëtarë, thotë ai.

Rama e pranon hapur se, në dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria është detyruar “të gëlltisë shumë bretkosa”.

Por anëtarësimi është gjithashtu ekzistencial. Pas më shumë se 500 vitesh si një cep periferik i Perandorisë Osmane dhe gati pesë dekadash nën një regjim komunist më brutal se çdo tjetër, asnjë synim nuk tingëllon më i suksesshëm se ky.

Gjeografia, thonë ata që janë ende mjaftueshëm të rritur për ta kujtuar, i bënte evropianë, por mizoria dhe paranoja e Hoxhës bënë që shqiptarët të mos ndiheshin kurrë pjesë e kontinentit.

Dekadat e tranzicionit të trazuar pas rënies së regjimit vetëm sa e kanë forcuar qëndrimin ndaj BE-së. Nga të gjithë kandidatët që presin në derën e Brukselit, asnjë vend nuk ka mbështetje më të lartë për anëtarësim se Shqipëria. Ky entuziazëm shpjegon pjesërisht pse Rama e ka vendosur vitin 2030 si objektiv për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, me synimin që negociatat të mbyllen deri në fund të vitit 2027; një ambicie që kundërshtarët e tij e quajnë “krejtësisht jorealiste”, por lideri 2 metra i gjatë duket i vendosur të bëjë gjithçka që duhet.

“Na fusni në Evropë dhe jam gati të nënshkruaj një marrëveshje ku të thuhet qartë se nuk duam të kemi fuqinë e vetos,” thotë ai. “Ne kurrë nuk do ta përdorim votën tonë kundër shumicës. As nuk duam komisionerin tonë. Mund të bëjmë një marrëveshje me Italinë dhe komisioneri i Italisë të jetë komisioneri ynë. Jemi gati ta bëjmë këtë si garanci ndaj çdo frike se ndonjë tip i çmendur nga Ballkani do të hyjë në klub me fuqinë e vetos dhe do të fillojë të imponojë gjëra”.