Τërmeti godet shtetin fqinj me Shqipërinë, ja sa baΙΙë ishte (Epiqendra)

Një tërmet me magnitudë prej 3.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Mal të Zi pasditen e sotme, sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.

Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në perëndim të Podhumit në komunën e Tuzit.

Tërmeti ishte një thellësi prej 15 kilometrave.

Momentalisht nuk ka raportime për të lënduar apo edhe për dëme të mundshme materiale.

https://twitter.com/LastQuake?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1751317850256535563%7Ctwgr%5Eaede2d5f7c3b0c82986994a1f2960569d08b054a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Ftermeti-godet-shtetin-fqinj-me-shqiperine-ja-sa-balle-ishte-epiqendra%2F

Ήistoria e trishtë e vajzës që u shρall Miss Top Model! U shua në moshën 18-υjeçare, Lorena punonte në market pas shkollës

Nuk ishte aspak e lehtë për ata që e njohën, t’i thonin lamtumirë Lorenës, gjimnazistes nga Kavaja që u nda nga jeta pas një ataku kardiak, kur kishte nisur të ëndërronte dhe të ndërtonte jetën e saj, larg dhembjes, periferisë dhe më pranë ndriçimit vezullues të qendrës së qytetit, dashurisë dhe pasarelave.

Ataku kardiak i mori jetën ndërsa po i gëzohej fejesës që kishte kurorëzuar së fundmi me djalin që donte, si dhe titullit “Top Model” të marrë në spektaklin e bukurisë “Miss & Mr. Kavaja” fundvitin e kaluar.

Nuk e kishte mbyllur ende plagën që i kishte hapur vdekja e parakohshme e motrës më të vogël dhe as çrregullimin kardiak që i rrinte mbi kokë si shpata e demokleut, por jeta po i buzëqeshte. Deri mëngjesin fatal të 25 janarit kur zemra e saj pësoi goditjen fatale, duke hapur një plagë të re në familjen Bërdufi.

Petriti, Fiona, Ajla dhe Kornela nuk mund ta besojnë ende që ajo nuk është më, ndërsa i shkojnë për ngushëllim familjes së saj së bashku me Myzejen Kondurin, producenten e spektaklit të bukurisë i cili i dha jetë ëndrrës së Lorenës. Besonte se do t’ia dilte mbanë, për veten, por mbi të gjitha për familjen e saj.

Pas vdekjes së të motrës, Lorena kishte nisur të ndërtonte ëndrra, shpresa për ta ndryshuar fatin e saj. Për shkak të kontrolleve dhe trajtimeve mjekësore në Hollandë e kishte humbur një vit shkollën, por i ishte kthyer sërish dhe këtë vit ishte maturante në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” të Kavajës.

Pas mësimit punonte në një market për të ndihmuar familjen. Përpiqej të ndiqte dhe këshillat e mjekëve. Nuk duhej t’i nënshtrohej emocioneve të forta, por jeta është e mbushur me to.

Pavarësisht kushteve ekonomike, prindërit kishin bërë të pamundurën për të trajtuar vajzat e tyre duke i dërguar edhe jashtë vendit për t’u konsultuar me mjekë, por vdekja erdhi e ftohtë duke e goditur 2 herë në më pak se tre vjet familjen dhe lënë pas pikëllim.

Ëndrrat e saj u prenë në mes papritur, duke lënë pas një histori të trishtë. Historinë e Lorenës që ngeci në kufijtë mes fëmijërisë së kaluar në ish-ambientet e fabrikës së letrës në Kavajë të përshtatur në banesë dhe fillimit të një jete të re, mes dritash e dëshirës për të shkëlqyer mbi pasarela me elegancën e saj.

Ngeci mes ëndrrash për të na kujtuar të gjithëve se jeta është e bukur, po aq sa e trishtë, është e shkurtër dhe në një marrje fryme mund të mos jetë më./ Top Channel

Anija më e mαdhe në ρΙanet fillon udhëtimin e saj të ρarë (Pamjet përrallore)

Anija turistike “Icon of the Seas”, e cila është tre apo më shumë herë më e madhe se një fushë futbolli, ka 20 kuverta dhe transporton mbi 7,000 njerëz, pasagjerë dhe ekuipazh, nis udhëtimin e saj të parë ditën e sotme, nga Majami.

Kjo anije, ka një ujëvarë të brendshme prej 17 metrash, kur ajo e Edessë është rreth 30 metra.

Kompaia ka theksuar se anija funksionon me gaz natyror të lëngshëm dhe se ajo është vetëm një pjesë e strategjisë  alternative të karburantit, së bashku me biokarburantet, metanolin dhe burimet e tjera të energjisë.

Kompania shton gjithashtu, se anija është ndërtuar për të akomoduar qelizat e karburantit, të cilat prodhojnë energji elektrike pa djegie, për t’u përdorur për të fuqizuar ashensorët, megjithëse bateritë ende nuk janë instaluar për shkak të një problemi me furnitorët.

Kur është në port, Icon do të funksionojë me energji elektrike të furnizuar nga bregu, një alternativë më e pastër për funksionimin e gjeneratorëve shumë ndotës.

Kjo nuk i bind grupet mjedisore që argumentojnë se Royal Caribbean, kompania që zotëron anijen, e keqinterpreton LNG-në si lëndë djegëse jeshile, sepse motori lëshon 70% -80% më shumë gazra serë për udhëtim sesa nëse do të përdorte një naftë të rregullt të linjës.

Pra, kompania është fajtore për “greenëashing”, një mënyrë për të treguar një imazh miqësor ndaj mjedisit, por në thelb të rremë.

Siç shpjegojnë ata, përdorimi i LNG në vend të lëndëve djegëse të tjera mund të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit me 25%, por një anije turistike që përdor LNG lëshon më shumë gazra serë në përgjithësi.

Kjo ndodh kur një pjesë e gazit natyror nuk digjet, duke rezultuar në emetimin e metanit, një gaz serrë shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.

Anijet, shtojnë ata, duhet të përdorin qeliza karburanti dhe hidrogjen ose metanol të rinovueshëm, të cilët lëshojnë më pak gazra serë.

Studimet nga organizatat mjedisore, madje krahasuan gjurmën e karbonit të një pushimi njëjavor të lundrimit në Evropë, me fluturimin dhe qëndrimin në një hotel.

Ata arritën në përfundimin se lundrimet janë tetë herë më “të shtrenjta” për sa i përket karbonit, domethënë për mjedisin, shqetësues nuk është vetëm emetimi i gazrave serrë.

Portet që pranojnë anije kaq të mëdha turistike kanë filluar të pakësohen.

Venecia, Barcelona dhe Amsterdami janë vetëm tre nga qytetet kryesore që ndalojnë ose kufizojnë anijet e lundrimit mes shqetësimeve në rritje për ndikimet mjedisore dhe shëndetësore.

Gjigantët si Icon mund të bëhen mysafirë të padëshiruar dhe komenti i shefit të Karaibeve Mbretërore se anija e tyre është “anija më e madhe e keqe” nuk është thjesht një shaka, por realitet.

Nga kërcënimet, tek ρërndjekja, si Klodian Duro dhυnonte ish-bashkëshorten/ Zbαrdhet dëshmia tronditëse e Dorinës: Erdhi tek puna ime, më vendosi duαrt në fyt…

Klodian Duro u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, si një ndër imazhet që publiku kishte më shumë pritshmëri. Megjithatë, qëndrimi i ish-futbollistit në “Big Brother”, ishte shumë i shkurtër.

Shkak janë bërë pikërisht deklaratat e tij, ku fliste për dhunën ndaj ish-gruas së tij. Menjëherë, produksioni vendosi që të përjashtohej nga loja, duke i quajtur këto deklarata të papranueshme për publikun.

“Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” Ishte kjo flalia që penalizoi sportistin, duke e nxjerrë menjëherë nga shtëpia. E në fakt, të gjithë e mbajnë mend kalvarin e Klodian Duros me drejtësinë, që pak vite më parë është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Duro është dënuar me 6 muaj, por prej gjykimit të shkurtuar ku zbritet 1/3 e dënimit, duke u konvertuar në 4 muaj burg. Kjo masë dënimi është shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ai ka qenë në Arrest Shtëpie. Në fashikujt e Gjykatës së Tiranës vërehen faktet që kanë çuar në dhënien e këtij vendimi.

Ish-bashkëshortja e Klodian Duros ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020 pasi ndihej e kërcënuar. Ai ka shkuar në banesën e Dorinës (Ish-bashkëshortja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë. E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro.

Por, çfarë ka ndodhur mes tyre? Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara. Megjithatë, Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshorten e tij.

Siç tregon Dorina para oficerit të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësonte gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë. Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara dhe për këtë shkak thotë ajo ka nisur proceduren për divorc që është dhënë nga Gjykata në 27 janar të vitit 2020. Dorina, gjithashtu ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë, duke e bezdisur e shantazhuar. Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologjike sistematike, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës. Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra. Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë.

Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicion të policisë gjyqësore.

“Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 5.3.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e saj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës. Megjithatë, në dëshminë e tij, ai dha një tjetër version të ngjarjes që edhe e çoi në burg.

Të martën e 24 marsit, Klodian Duro, i shqetësuar si gjithmonë për vajzën e tij në këtë kohë krize coronavirusi, ka marrë në telefon në shtëpinë e ish-bashkëshortes për të folur me vajzën e tij. Asnjë përgjigje.

Prej kohësh, ai kujdesej për vajzën, madje shpeshherë duke cuar ushqime në shtëpi, në po të njëjtën shtëpi që bashkëshortja pretendon se është dhunuar nga ish-futbollisti Duro.

Dhe menjëherë, nën frikën se dicka mund të ketë ndodhur, pa menduar dy herë për urdhërin e mbrojtes që kishte ishbashkëshortja për shkak të “përndjekjes” nga ishfutbollisti, ai është nisur drejt shtëpisë. Sipas pretendimit të Duros, ka ndjerë zëra brenda shtëpisë ku ishte edhe vajza e tij.

Duke pasur frikë për vajzën, i ka rënë derës së shtëpisë së ish-bashkëshortes. Ish-futollisti, në momentin që ka vënë re se dera nuk po hapej, ka lajmëruar policinë, e po njëlloj, policinë e ka lajmëruar edhe ish-bashkëshortja Dorina, për prezencën e Duros në derën e shtëpisë së vet. Në fakt, ligji favorizon Dorinën, meqënëse ka një udhër mbrojtje nga gjykata. Ajo ka hapur derën, dhe sipas pretendimit të futbollistit për avokatin e tij, ka filluar të bërtasë e ulërasë, edhe janë shtyrë.

Por Duro, mohon kategorikisht që këtë radhë, apo ndonjë radhë, të ketë ngritur dorën ndaj ishbashkëshortes së vet. Në komunitetin e futbollit, ky lajm, ka shkaktuar jo pak pështjellim në morinë e lajmeve që po përhapen për coronavirusin. Por duket se deklarata që Klodiani bëri në Big Brother la një shije të hidhur tek publiku, që e gjykoi shumë rëndë për këto deklarata. Duket se impaktin që fjalia e tij dha, e ka ndjerë edhe vetë sportisti.

Pas përjashtimit, ai ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke thënë se ishte e gabuar. Duro i kërkon falje edhe publikut si dhe iu uron suksese konkurrentëve brenda.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother’ VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’. Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruante ish-futbollisti i Kombëtares sonë. Sot.com.al

E frikshme! Shembet rrυga në qendër të SeΙanikut, dy të rinjtë përfundojnë brenda groρës së thellë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik, Greqi. Dy të rinj përkatësisht të moshës 19-vjeç kanë rënë në një vrimë gjigande teksa ishin duke shëtitur në qytet në orët e para të mëngjesit.

Siç raporton media greke thessnews.gr, një vrimë gjigande është hapur në rrugën Tosica me dy të rinjtë që janë “përpirë” brenda.

Nga rënia ata ngelën të plagosur dhe janë dërguar në spital. Ndërsa ende mbetet mister se çfarë e shkaktoi gropën gjigande që ranë dy të rinjt.

E dhimbshme, bëri oρeracion për t’u dobësuar, ndërron jetë në moshë të re këngëtαrja e njohυr

Këngëtarja e njohur braziliane Dani Li, ka vdekur në moshën 42-vjeçare nga komplikacionet e një kirurgjie estetike, duke lënë të shokuar familjarët dhe dashamirësit e saj.

Dani Li, ndërroi jetë të mërkurën duke lënë pas bashkëshortin dhe bijën 7-vjeçare.

Këngëtarja, emri plotë i të cilës ishte Danielle Fonseca Machado, kishte kryer operacionin e komplikuar estetik të premten.

Procedura e saj e reduktimit të dhjamit ishte kryer në bark, në kurriz si dhe për reduktimin e gjokseve, sipas mediave lokale.

Komplikacionet kishin nisur gjatë operacionit në klinikën në Pinhais, Brazil, ç’ka kishte detyruar dërgimin e saj në spitalin e afërt të Curitiba.

Shkaku i sakte i vdekjes nuk eshte publikuar.

Bashkëshorti i saj Marcelo Mira, tha për mediat: “Trupi i saj do silet në Macapá. Ne jemi të gjithë të tronditur nga kjo. Varrimi do të bëhet të shtunën”.

Këngëtarja ishte e njohur në Brazil me këngën ‘Eu sou da Amazônia’ (Jam nga Amazona).

Ajo kishte lindur në Afuá pranë xhunglës së Amazonës dhe kishte nisur të këndonte që prej moshës së vogël.

Pasi fitoi një konkurs talentesh në qytetin e saj, ajo ishte vendosur në Macapá, ku nisi rrymën e veçantë muzikore braziliane ‘brega’ – me grupin ‘Banda Sensação’.

Në vitin 2008, ajo u njoh poetin Osmar Júnior, që u bë producenti saj dhe e bëri të famshme.

Këngën e fundit e ndjera e publikoi dy muaj më parë.

Sipas raportimeve, ajo kishte paguar rreth 5000 dollarë për operacionin, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të tragjedisë.

Olta Gixhari shρërthen ndaj υαjzave në “BBV3”: Për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve, Ledjona është e υetmja vajzë shembull…

Katër banorët e “Big Brother Vip 3”, të nominuar për këtë javë kanë qenë vajza: Sara, Ledjona, Ilnisa dhe Roza, ku në “Prime-n” e sotëm, njëra prej tyre do lerë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Olta Gixhari, ka komentuar në “Instagram” këtë nominim dhe shpreh hapur se cilën nga vajzat pëlqen.

Sipas saj, nuk është dakord, që vajzat janë hedhur në krahët e djemve dhe nuk kanë aspak besim në vete, për të përballur këtë sfidë të vetme.

E vetmja vajzë që nuk e ka bërë këtë gjë është Ledjona, e cila sipas Oltës, është një shembull në atë shtëpi.

Reagimi:

“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndrysge nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta.

FamiΙja e raρortoi të “zhdυkur”, ish-fituresi i “Big Brother” gjendet tapë në aΙkooΙ

Ish-fituesi i spektaklit televiziv “BBA5”, Arbër Zeka, është gjetur i dehur në ambientet e një moteli në Qagllavicë të Prishtinës. Familjarët denoncuan zhdukjen e gazetarit në polici.

I vëllai i gazetarit e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se që prej mbrëmjes të së mërkurës nuk kishin patur kontakte me Arbër Zekën dhe se ishin të shqetësuar për fatin e tij.

Denoncimi i tyre ngriti në këmbë Policinë e Kosovës, të cilët e gjetën Zekën në një motel në periferi të kryeqytetit. Ai u gjet i dehur brenda në hotel, gjendje që edhe shpjegon mungesën e kontaktit me familjarët e tij.

Shqiptari Hasan Tahsin ua dhυroi grekëve SeΙanikun: Gjenerali që u varros katër herë!

Me Selanikun lidhet një ngjarje shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe Greqinë: ajo e 26 tetorit 1912, kur komandanti turk me kombësi shqiptare, gjenerali Hasan Tahsin Pasha Mesarea (1845-1918) ia dhuroi grekëve dhe jo bullgarëve qytetin e Selanikut. Hasan Tahsin Pasha, pasi ua dhurojë grekëve Selanikun, u largua në fillim për në Francë e më pas në Zvicër. Vdiq në vitin 1918, në Lozanë. Aty edhe u varros për herë të parë.

Arben Llalla

Në vitin 1937, Hasan Tahsin Pasha zhvarroset dhe eshtrat e tij u varrosën për herë të dytë në varrezat e shqiptarëve në Selanik, në varrin familjar Mesarea. Pasi u prishën varrezat shqiptare më 1983, përsëri zhvarroset dhe rivarroset në varrezat e Malakopit, ku eshtrat qëndruan 23 vite. Në tokat ku gjendeshin varrezat e shqiptarëve në Selanik u ndërtuan pallate, rrugë e një pjesë mbeti lulishte dhe njihet me emrin Parku Triandhria.

Më 2006, eshtrat e Hasan Tahsin Pashës do të zhvarrosen për të tretën herë për t’u rivarrosur me nderime të larta ushtarake bashkë me eshtrat e djalit të tij, Qenanit, në Muzeun e Luftërave Ballkanike që ndodhet 25 kilometra larg Selanikut në drejtim të qytetit të Edesës. Ndërtes që është kthyer në Muze, ka shërbyer për bisedime midis gjeneral Mesaresë dhe komandantit të Ushtrisë greke, Kostandinit, nga 25-26 Tetori 1912.

Hasan Tahsin Pashë Mesarea kishte shtatë fëmijë, prej të cilëve vetëm tre jetuan: dy djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë e tij, Qemal Mesarea, ka qenë ambasador i Shqipërisë në Athinë më 1933-1934. Ai u martua me një greke dhe vdiq në vitin 1968. Vajza e vetme u martua në Turqi. Kurse, djali tjetër i Hasan Tahsin Pashës quhej Qenan Mesarea (1889-1965). Gjenerali Hasan Mesarea ka shërbyer si komandant i përgjithshëm i trupave osmane në Jemen, Siri, Irak, Qipro, Kretë dhe në Selanik. Gjatë kohës që ka shërbyer në Kretë ai lidhi miqësi me Venizelon, i cili pas dhurimit pa luftë të qytetit të Selanikut e ndihmoi më vonë familjen Mesarea që të largohej për në Francë dhe të fitonte shtetësinë greke. H

asan Tahsi Mesarea i përket ajkës së shqiptarëve që kanë studiuar në shkollën e mesme Zosimea të Janinës. Siç dihet, në këtë gjimnaz kanë ndjekur mësimet Konstadin Kristoforidhi, Ismail Qemali, Hoxhë Hasan Tahsimi, Ali Asllani, Abedin Pash Dino, Naim dhe Sami Frashëri, Sali Nivica, Aleksandër Xhuvani, etj.

Historia e Hasan Tahsin Mesarea është një nga historitë e shumta të ushtarakëve shqiptarë që i kanë shërbyer ushtrive të huaja. Rrugëtimi i Hasan Tahsin Mesaresë nisi në vitin 1845, në fshatin Mesarea, në Jugun e Shqipërisë (Mesare ndodhet në rrethin e Kolonjës) dhe përfundoi më 2006, në Veriun e Greqisë, në qytetin e Selanikut. Historianët grekë çlirim e Selanikut ia dedikojnë komandanti të ushtrisë greke, Konstandin apo Venizelosit, por këto merita janë të pavlera përpara aktit human të gjeneralit Mesaresë i cili preferoi më mirë dorëzimin me nder se sa të derdhej gjaku lum. Në çastin e dhurimit të Selanikut, gjeneral Mesarea kishte 26 mijë ushtarë nën komandë dhe preferoi më mirë tu shpëtonte jetën se sa të vriteshin.

Pas luftimeve të gjata midis forcave turke dhe forcave të ushtrisë greke në Greqinë e Veriut, u arrit armëpushimi. Gjenerali turk me kombësi shqiptare, Hasan Tahsin Pasha, në 26 tetor 1912 kishte firmosur dhurimin e qytetit grekëve dhe po përgatitej të largohej bashkë me Ushtrinë për në Turqi. Më 27 tetor, të dërguarit e kryegjeneralit të Ushtrisë bullgare Teodorov, duke mbajtur flamurin e bardhë u takuan me gjeneral Hasan Tahsin. Bullgarët përfaqësoheshin nga një kolonel, dy oficerë dhe kapiteni Standov që më pas u bë ambasador i Bullgarisë në Paris. Gjatë bisedës, kapiten Standovi shprehu befasinë dhe pakënaqësinë për dorëzimin e Selanikut grekëve, pasi siç tha ai, Ushtria bullgare kishte hyrë duke luftuar disa herë në Selanik. Prandaj, gëzonte të drejtën që të marrë në dorëzim në emër të naltmadhnisë së tij, Carit të Bullgarisë. Por, gjeneral Hasan Tahsini u kujtoi bullgarëve që Ushtria turke kishte pasur kundërshtar lufte për Selanikun vetëm Ushtrinë greke.

Koloneli kryetar i përfaqësueses bullgare, mbas këtyre fjalëve u përgjigj me tërbim se para pak orëve Ushtria bullgare kishte luftuar kundra Ushtrisë turke në rrethinat e Selanikut. Prandaj, duhej të përgatitej menjëherë një shkresë e posaçme, sipas të cilës qyteti i Selanikut i dorëzohej Ushtrisë bullgare. Ndonëse tashmë i mundur, gjenerali Hasan Tahsin Pasha me kryelartësi tha se jo. Atëherë, me diplomaci ndërhyri kapiten Standovi për të qetësuar përshtypjen e keqe që kishte lënë koloneli bullgar, duke thënë që mbas një përgjigje pozitive për bullgarët, Hasan Tahsin Pasha do të vlerësohej nga kryegjenerali Todorov dhe Ushtria e tij.

Pas dy orë bisedime, pa bindur gjeneral Tahsinin, Standovi shprehu dëshirë të bisedonte vetëm për vetëm me djalin e gjeneralit, adjutantin Qenan Mesarea. Pasi kaluan në një sallë veçmas, Standovi nxori nga çanta e tij një çek të një banke londineze me një shumë marramendëse, që ia dha adjutant Mesarea duke pëshpëritur se çeku ishte shpërblimi për një firmë të thjeshtë të babait të tij. Në atë çast Qenan Mesarea mbeti i hutuar dhe u kthye në zyrë duke refuzuar shpërblimin. Pasi dështuan kërcënimet dhe shpërblimet e ndryshme, përfaqësuesit bullgarë kërkuan që gjeneral Hasan Tahsin Pasha t’u jepte një kopje të protokollit të dorëzimit të Selanikut forcave të Ushtrisë greke. Pasi morën kopjen e protokollit të dorëzimit të qytetit të Selanikut forcave greke, përfaqësuesit e Ushtrisë bullgare u larguan për të mos u kthyer më kurrë.

Njihυni me fshatin në Mal të Zi që ruajti identitetin shqiρtar dhe i rezistoi armiqeve (VIDEO)

Trevat tona shqiptare e kanë të shkruar historinë e tyre shqip dhe mbartin pasuri të mëdha natyrore. Por sa dimë për trevat tona shqiptare në Malin e Zi? Sa dimë për rezistencën që ata kanë bërë ndër luftëra të shumta për të ruajtur identitetin e tyre shqiptar?

I ndodhur atje poshtë, rrëzë liqenit të Shkodrës, fshati “Besa” që edhe emrin e veçantë e ka marrë nga besa e shqiptarit, bërtet edhe sot me të madhe “Unë jam Shqipëri!”

Ky fshat, i cili ndodhet në rrethin e Tivarit, ndër vite ka qenë në “listën” e malazezëve për ta pushtuar, së bashku me fshatrat përreth tij.

Një ndër luftërat më të përgjakshme midis malazezëve dhe shqiptarëve, e bërë në këtë krahinë pikërisht në fshatin ngjitur me Besën, në Muriq është ajo e vitit 1861. Në këtë luftë të përgjakshme humbi jetën edhe Savo Vujoviç i cili ishte shprehur se në këtë betejë “ ose do vras krye shqiptari, ose do plagosem, ose do vritem” dhe i ndodhi pikërisht kjo e fundit, u vra në betejën e 15 nëntorit të 1861.

E pavarësisht tentativave të ndryshme për ta pushtuar, e vetmja gjë që malazezët arritën të merrnin ishte thjesht një pjesë territori dhe këtë me vendim të Kongresit të Berlinit. Ajo që ata nuk arritën asnjëherë të merrnin ishte identiteti i shqiptarëve!

Për t’u njohur më shumë me fshatin që shqiptarët nuk ia lanë armikut, për fshatin që ruan traditën dhe kulturën shqipe dhe që ka një peisazh të mrekullueshëm natyror, ndiqni reportazhin në vijim të realizuar nga Ardit Toca./ZgjohuShqiptar.info