“Shenjat që vihen re para lëkυndjeve”, sizmoΙogu i njohur tregon se si duhet të reagoni në raste tërmeti

Shqipëria u godit nga një tërmet me epiqendër në Elbasan, që sipas Institutit të Gjeoshkencave ishte me magnitudë 4.3 ballë.

Menjëherë pas tërmetit një 20-vjeçar humbi jetën pak pas mesnate në Lushnje. Rreth orës 00:17 kur Lushnja u godit nga tërmeti, i riu u zgjua nga e ëma, e cila e njoftoi por paniku bëri që ai të rrëzohej në tokë, e të gjente vdekjen e menjëhershme.

I ftuar në një emision televiziv, sizmologu Edmond Dushi ku foli rreth rëndësisë së mënyrës se si duhet të reagojmë në rast tërmeti.

“Tërmeti në Lushnjë ka qenë 4.3 i shkallës rihetr dhe 4-5 ballë për mënyrën si është ndjerë. Nuk është i pazakontë për territorin Shqiptar. Është normale që t’i presim 1 herë në vit. Ndërsa tërmetet me mganitutë që kalojnë 5 të shkallës rihter ka një propablititet që të ndodh 1 herë në 3-4 vjet. Është një rast që duhet tn bëjë të mendojë se është shumë e rëndsishme mënyra se si reagojmë dhe menaxhojmë panikun në rast tërmeti”, shprehet sizmologu.

Dushi renditi një sërë këshillash se çfarë hapash duhet të ndërrmarim në momentin e tërmetit.
-Nuk kemi mundësi të evakuohemi të gjithë në kohë të shkurtër, gjejm pikat më të forta
-Nuk duhet të lëvizm, mos të krijojmë panik

-Mos përdorim ashensor
-Duhet të ulim automatin
-Sapo të mbarojë dukuria, duhet të evakohemi dhe të qëndrojmë larg ndërtesave

Përsa i përket shenjave të shumë diskutuara para se të ndodh tërmeti, si dritat apo zhurmat, sizmologu pohoi se janë të vërteta dhe lidhen me efektet fizike që ka vetë tërmeti, por nuk janë asnjëherë të mjaftueshme për të paralajmëruar tërmetin.

“Zhurma para se të mbërrijnë lëkundjet. Të gjitha fenonomenet natyrore shoqërohen me efekte të tjera. Efekte akustike në rastin e tërmeti, drita. Lidhen me efektet fizike që ka vetë tërmeti. Aureola ose drita që diskutohet shumë nuk janë të çuditshme, por nuk janë të mjaftueshme për të paralajmëruar tërmetin”, shprehet sizmologu Dushi.

A ka Shqipëria infrastrukturën e gatshme për të bërë matjet?

“Po. Insituti i gjeoshkencave ka pas problemet e veta përsa i përket monitrimit, pasi aparaturat janë teknologji e lartë. Këto janë paisje që rrinë 24 orë në punë. Kërkon gjithëmonë kujdes dhe vëmendje. Menaxhohen në gjithë botën me fondet e shtetit.

Sot jemi në kushte optimale. Pas 2019 kemi pas një investim me fonde, që na ka bërë të mundur të marrim një flotë me sasi”, përfundon Dushi.

Në SHBA krγhet ekzekυtimi i parë me vdekje me gaz azoti, i dënυari bυzëqesh

Të enjten, Alabama ekzekutoi vrasësin Kenneth Smith, duke e asfiksuar me gaz azot, përdorimi i parë i një metode të re të dënimit me vdekje që nga fillimi i injeksioneve vdekjeprurëse në SHBA katër dekada më parë.

Smith, i dënuar për një vrasje të vitit 1988, ishte një i burgosur i rrallë që i kishte mbijetuar tashmë një tentative ekzekutimi. Në nëntor 2022, zyrtarët e Alabamës e ndërprenë ekzekutimin e tij me injeksion vdekjeprurës pasi u përpoqën për orë të tëra për të futur një gjilpërë intravenoze në trupin e tij.

Shteti e ka quajtur protokollin e ri të vëzhguar nga afër “metodën më pa dhimbje dhe më humane të ekzekutimit të njohur nga njeriu”. Ata parashikuan se Smith do të humbiste vetëdijen në më pak se një minutë dhe do të vdiste shpejt pas kësaj, megjithëse dëshmitarët të enjten thanë se u deshën disa minuta më shumë.

Në dhomën e ekzekutimit, Smith u ul në një karrige dhe në fytyrë i lidhën një maskë respiratore industriale. Një kuti me azot të pastër ishte ngjitur në maskë, e cila, pasi nisi të pêrhapej, e privoi atë nga oksigjeni.

Ekzekutimi filloi në orën 19:53. dhe Smith u deklarua i vdekur në orën 20:25.

Smith dukej se mbeti i vetëdijshëm për disa minuta pasi azoti u aktivizua, sipas pesë gazetarëve që u lejuan të shikonin ekzekutimin përmes xhamit si dëshmitarë të mediave. Ai filloi të tundte kokën dhe të përpëlitej për rreth dy minuta, buzëqeshi, tundi kokën drejt familjes së tij dhe tha “Ju dua”.

Ai mori një frymë thellë për disa minuta përpara se frymëmarrja e tij të ngadalësohej dhe të ndalej fare. P

Smith u vizitua nga anëtarët e familjes së tij, dy miq, këshilltari i tij shpirtëror dhe avokati i tij.

Alabama e ka shpallur asfiksimin si një alternativë më të thjeshtë për sistemet e burgjeve që luftojnë për të gjetur ose venat ose ilaçet e nevojshme për injeksione vdekjeprurëse. Grupet e të drejtave të njeriut, ekspertët e torturës të Kombeve të Bashkuara dhe avokatët e Smithit kishin kërkuar ta parandalonin atë, duke thënë se metoda ishte e rrezikshme, eksperimentale dhe mund të çonte në një vdekje të dhimbshme ose lëndim jo-vdekjeprurëse.

Mbγlli prej muajsh famiΙjen brenda në banesë, del fotoja e 35-vjeçarit

Ky që shihni në foto, ë shtë 35-vjeçari Jetnor Zhaboli, i cili kishte blinduar banesën e tij me kameria sigurie.

Në çdo dhomë ai kishte vendosur kamera dhe sa herë dilte nga shtëpia kërcënonte familjarët që askush të mos dilte jashtë. Ndërsa i monitoronte nëpërmjet kamerave.

Gjithashtu siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i ABC Ervin Leka, shihen edhe kamerat e vendosura edhe në hyrje të banesës së 35-vjeçarit.

35-vjeçari ishte me profesion ekonomist. Ndërsa celularëve të tyre u bllokonte valët që të mos kishin kontakte me asnjë person jashtë banesës.

Sipas policisë ai kishte instaluar kamera edhe në tualetin e banesës. Prej fillimit te marrëdhënies sipas hetimeve ka qenë xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës është bërë edhe më agresiv.

KonfΙikt në familje, tre të υrarë, mes tyre dhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona janë vrarë në lagjen në Montabaur, përfshirë dhe një fëmijë.

Policia gjermane, ka njoftuar se i dyshuari kishte plagë të rënda, në momentin kur njësitë speciale kanë hyrë në shtëpi.

Policia ka sqaruar se vrasjet, kanë ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve familjare.

Detaje të tjera të vrasjeve, nuk janë ofruar nga policia.

Hetimet janë duke u kryer nga prokuroria publike dhe departamenti i krimeve në policinë gjermane.

Vrαsja e Bledar Dedjas/ Viktima në një mαrrëdhënie jashtë martese, merret në ργetje e reja

Bledar Dedja, 39-vjeçari i gjetur i vdekur të dielën e kaluar në një pyll, në via Dei Carpini në Paderno del Grappa,Itali, me sa duket ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua që e ka njohur rreth dy vjet më parë në një aplikacion për takime online.

Mediat italiane shkruajnë se ajo është një grua 30-vjeçare shqiptare, e martuar gjithashtu me një burrë shqiptar. Gruaja tashmë është intervistuar nga hetuesit.

Hetuesit kanë arritur tek e reja duke analizuar telefonin e viktimës, veçanërisht mesazhet. Gjatë marrjes në pyetje ajo vetë pranoi se e kishte takuar 39-vjeçarin nja dy vite më parë, një miqësi e lindur në mjedisin virtual të një aplikacioni në internet dhe ndoshta duke u bërë diçka më shumë me kalimin e kohës.

Bledari, i cili ishte i martuar dhe kishte dy vajza, do të kishte pasur një jetë të dytë për të cilën kishte mbajtur me kujdes bashkëshorten në errësirë.

Një ndër pistat që po hetohet është që Dedja të ketë qenë i shoqëruar edhe nga dikush tjetër në momentin që është goditur me thikë pas shpine.

Në atë datë të fundit, 39-vjeçari dhe personi që ai shoqëronte mund të mos kenë qenë vetëm. I befasuar, burri u përpoq t’i shpëtonte sulmuesit, i cili megjithatë e kapi menjëherë dhe e goditi me thikë pas shpine.

E dhimbshme! Ëndërronte të bëhej Miss, ndαhet ραpritur nga jeta 18-υjeçarja shqiptare

Është ndarë nga jeta 18-vjeçarja shqiptare, Lorena Bërdufi. Lajmin e trishtë për ikjen e saj e ka ndarë familjarë e të afërt në rrjetet sociale teksa arsyeja nuk është bërë ende me dije.

Lorena Bërdufi është e njohur pasi ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.

“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”,-deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.

Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.

GjeΙi që këndon 70 sekonda pa ρυshim. Ilazi: Kam ρatur edhe gjel që këndonte 90 sekonda

KOSOVË- Bajram Ilazi, nga Kosova, kultivues i racave autoktone të gjelit të Gjilanit dhe Drenicë ka treguar për ABC e Mëngjesit se si i lindi pasioni.

Ai thotë se në fermën e tij ka pasur gjela, të cilat këndonin deri në 90 sekonda pa pushim, një tipar i veçantë i racës së gjelave të Drenicës dhe Gjilanit. Ai thotë se me profesionin është kuzhinier, por gjelat i mban më shumë për pasion.

“Këtë e kam trashëgim nga babai dhe gjyshi. Me mbarështimin e shpendëve kamë nisur që në 6 vjeç. Me profesion jam kuzhinier, por i mbaj vetëm për pasion. Nga dëshira më shumë”, tha ai.

VaΙa e të nxehtit godet Sρanjën/ Temperaturat e υerës në mes të dimrit

Në Spanjë, e cila u godit nga një valë e të nxehtit në mes të janarit, këtë të enjte u regjistruan temperatura rreth 30 gradë Celsius, sipas shërbimit lokal meteorologjik.

Kjo e enjte ishte 29.5 gradë në Valencia dhe 27.8 gradë në Malaga, tha shërbimi, duke shtuar se temperaturat mbi 20 gradë u regjistruan në rreth 400 stacione meteorologjike.

Një temperaturë e tillë është specifike për mesin apo fundin e qershorit, pra gjatë verës, tha zëdhënësi i shërbimit meteorologjik.

Sipas David Correll, një studiues në Universitetin e Valencias, vapa në mes të dimrit, që prek juglindjen e Francës, shkaktohet nga prania e një anticiklon të fortë mbi Detin Mesdhe.

Spanja po përballet gjithnjë e më shumë me valë të nxehti, ndonjëherë edhe jashtë muajve të verës, gjë që i shqetëson shkencëtarët. Vendi ka regjistruar tashmë një temperaturë jashtëzakonisht të lartë në dhjetor, me një maksimum prej 29.9 gradë në Malaga, një rekord kombëtar për muajin dhjetor.

Valët e të nxehtit po ndodhin në kuadrin e thatësirës së madhe, veçanërisht në Andaluzi dhe Katalonjë në lindje, ku autoritetet kanë vendosur masa kufizuese për konsumin e ujit, pas tre vitesh reshje të pakta shiu.

Në Katalonjë, në mesin e janarit, niveli i rezervuarëve në të cilët ruhet uji i shiut për përdorim gjatë muajve të thatë ra në 17 për qind të kapacitetit. Nëse bie nën 16 për qind, gjë që duket e pashmangshme, autoritetet nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, me kufizime shtesë./abcnews.al

Sherr në oρozitë për ροste, ja 3 emrat që sγnojnë t’i rrëmbejnë fronin Sali Berishës

Thellohen sherret dhe divergjencat brenda opozitës. Izolimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe veçanërisht e ardhmja e zymtë që e pret për shkak të moshës, e madje llogarive të hapura me drejtësinë duket se ka ngacmuar ambicien e zyrtarëve të lartë të dalë deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021 nën siglën e Partisë Demokratike për ta rrëzuar kreun e Rithemlimit nga froni i fraksionit që drejton. Të shumtë janë zërat që flasin se shumë zyrtarë të të lartë po luftojnë fort në prapaskenë, ndërsa kërkojnë të katapultohen në krye të Rithemelimit. Por teksa deri më tani ka pasur aludime, në shesh kanë dalë emrat e parë që lakohen se mund t’i rrëmbejnë “karrigen” Sali Berishës. Ata janë plot tre dhe kulisat i ka zbuluar deputeti bejtexhi, Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit teksa foli në një studio televizive, theksoi se brenda PD ka emra që mund të zëvendësojnë Berishën, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Sipas tij, që nga Gazment Bardhi deri te Jorida Tabaku mund të jenë potencialisht njerëz që mund të investohen për bashkimin e Partisë Demokratike. “Gazment Bardhi është një politikan i ri, më duket një person inteligjent, po bën opozitë, ka intuitë. Por ka emra të tjerë, si Jorida Tabaku, Ervin Salinaji, ka plot personazhe edhe jashtë PD që mund të kenë ambicie për lidership, për ta bashkuar PD, për ta rritur atë”, deklaroi Gjekmarkaj.

Reforma Zgjedhore

Por ambicia për t’i ngulur “thikën” ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është e vetmja që mund të provokojë thellimin e divergjencave brenda opozitës, pasi edhe postet e ofiqet janë në radarët e demokratëve. Sinjalet vijnë nga grupi i Bardhit dhe “Foltorja” që po kërkojnë të nxjerrin jashtë loje Enkelejd Alibeajn nga Reforma Zgjedhore. Në një kërkesë drejtuar dje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetët e grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. 47 deputetët e opozitës, të cilët së bashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre, përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës, kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në një letër të gjatë deputetët e opozitës kanë shpjeguar në detaje sesi puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore u bllokua për rreth 2 vite nga bashkëkryetarët aktual. Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inauguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”, thuhet në shkresë.

Konstatimet

Ndërkohë deputetët nënshkrues shprehen se kanë analizuar situatën që në muajin Shtator 2023 dhe kanë konstatuar se asnjë përfaqësues i mazhorancës dhe opozitës, roli udhëheqës i përket bashkëkryetarëve, nuk kishin kërkuar asnjëherë zyrtarisht mbledhjen e Komisionit, nuk kishin patur asnjë reagim apo nuk kishin nxitur asnjë debat publik mbi këtë çështje, nuk kishin informuar asnjëherë Grupin Parlamentar apo vetë Kuvendin për ekzistencën e ndonjë arsyeje objektive për bllokimin e punës në Komision, si dhe drejtuesi i opozitës në Komision nuk kishte zhvilluar asnjë takim, konsultim apo mbledhje me anëtarët e tjerë të opozitës. “Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër. Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit”, thuhet më tej në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit. Më tej deputetët shprehen se nëse deputetët e PD-së së kryesuar nga Basha shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar në komisionin e Reformës Zgjedhore, atëherë do të tërheqin një anëtar nga propozimi i tyre për të mundësuar caktimin e përfaqësuesit të kolegëve të tyre.

VIDEO/ Ρrekëse, 8-υjeçari feston ditëlindjen për herë të ρarë falë mësυeses dhe shokëυe të klasës

Angel David është vogëlushi nga Ebéjico në Kolumbi i cili u bë viral rreth një muaj më parë, pasi i përlotur teksa hyn në klasën e tij shokët i urojnë ditëlindjen me këngën tradicionale.

Djali vjen nga një familje me katër fëmijë dhe me të ardhura shumë të kufizuara. Nëna e tij tregoi se nuk kishte kurrë para për t’i bërë fëmijëve të saj një festë ditëlindjeje.

Megjithatë, mësuesja e vogëlushit, Casas Ximeno, kur mësoi se po afrohej ditëlindja e tetë e nxënësit të saj, mendoi të mblidhte shokët e klasës, miqtë dhe mësuesit për të festuar së bashku.

Më pas Angel, nxori një tortë të bërë vetë dhe ndau disa pije të gazuara me shokët e klasës.

“U ndjeva shumë i lumtur, nuk kisha pasur kurrë më parë një ditëlindje si kjo. Isha aq i lumtur sa fillova të qaja nga lumturia. Miqtë e mi më përqafuan dhe më thanë të jetoj deri në tre mijë vjet”, tha vogëlushi.

Shikoni videon prekëse më poshtë:

View this post on Instagram

A post shared by Inside History (@insidehistory)