Këmbimi υαlutor për ditën e sotme/ Me sa bΙihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 94.8 lekë dhe do të shitet me 95.7 lekë.

Monedha evropiane euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 120.4 lekë dhe do shitet me 121.5 lekë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mαrtë 23 Janar 2024

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje do jetojnë te lumtur gjate kësaj dite pranë atij qe duan. Mbrëmja do jete edhe me romantike dhe emocionuese. Beqaret do kenë me shume fat sesa mendonin dhe do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Financat duhen menaxhuar me kujdes dhe maturi. Po e tepruar me shpenzimet do keni vështirësi te mëdha me vone dhe nuk do dini çfarë te bëni.

Demi

Konfigurimi i yjeve nuk do jete shume pozitiv për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me atë qe keni ne krah dhe nuk do jeni aspak ne humor. Edhe beqaret do e kenë shume te vështirë ta gjejnë personin e përshtatshëm prandaj do duhet te presin ende. Ne planin financiar do jete dite e mbushur me fat, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te dëshironi.

Binjaket

Ata qe janë ne një lidhe do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do kenë mundësi te nisin aventura te këndshme dhe do ndihen shume mire. Duhet te prisni edhe pak për te filluar një lidhje serioze dhe afatgjate. Ne planin financiar askush nuk mund t’iu ndale te kryejnë shpenzimet qe keni menduar. Vetëm bëni shume kujdes!

Gaforrja

Venusi do i beje atë qe janë ne një lidhje me sharmante he me shprehës. Do e mbani gjithë kohës pas vete partnerin dhe ai do ndihet me se miri qe iu ka ne krah. Beqaret nuk do kenë shume fat për te filluar një lidhje serioze kështu qe do bëjnë mire te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm. Financat do jene përgjithësisht te stabilizuara dhe pa probleme.

Luani

Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e trazuar gjate kësaj dite. Do keni probleme te shumta me partnerin dhe nuk do i pranoni ato qe ai do iu thotë. Beqaret duhet te bëjnë ende shume durim sepse as sot nuk është dita e duhur për te gjetur dashurinë. financat do jene te mira, por po u tunduat te kryeni shpenzime te mëdha mund te keni ndonjë tronditje.

Virgjeresha

Pasioni ne çift do jete edhe me i zjarrte gjate kësaj dite dhe do ndiheni shpesh si mbi re ne krahët e atij qe dashuroni. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe do iu jepet mundësia te zgjedhin personin qe iu përshtatet me tepër. Financat do jene te paqëndrueshme kështu qe duhen shmangur investimet e mëdha.

Peshorja

Turbullirat me ne fund do mbarojnë ne jetën tuaj sentimentale dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Do jeni me te qete edhe për te marre disa vendime. Beqaret nuk do mendojnë për te krijuar një lidhje, por për ta do ketë surpriza sidomos gjate ndonjë feste. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe kujdes prandaj nuk do keni as me te voglin problem.

Akrepi

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate kësaj jave. Do flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as keqkuptimin me te vogël. Beqaret do jene gjithë kohës te dëshpëruar sepse jo vetëm qe nuk do gjejnë dashurinë, por dhe miqtë nuk do iu qëndrojnë afër. Financat nuk do jene problematike kështu qe ne këtë plan nuk do keni për çfarë te merakoseni.

Shigjetari

Duke filluar qe sot lidhja me partnerin do përforcohet tej mase dhe do mendoni për një te ardhme afatgjate se bashku. Partneri do i mbaje edhe disa premtime qe kishte bere prej kohesh. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë sepse do ndihen mire edhe ashtu si janë. Financat do përmirësohen fale kontratave te mira qe ju do nënshkruani.

Bricjapi

Çdo gjë do jete rutine ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do përjetoni asnjë emocion te veçante nga çfarë keni përjetuar deri me sot. Beqaret do kenë një takim vendimtar qe ne orët e para te mëngjesit. Mos e humbni për çfarëdo lloj arsyeje. Ne planin financiar duhet te kërkoni me çdo mënyrë strategjinë e duhur për ta stabilizuar situatën. Me pak mund t’ia dilni.

Ujori

Nuk do e toleroni aspak atë qe keni ne krah sot dhe debatet me njeri tjetrin do jene shume te mëdha. Ata qe kane kohe qe janë futur ne një vorbull mosmarrëveshjesh mund te marrin edhe vendime për një ndarje te mundshme. beqaret do tërhiqen nga persona te cilët janë te angazhuar. Kujdes mos bëni ndonjë gabim për te cilin te pendoheni gjithë jetën. Financat do jene shume te mira.

Peshqit

Klima yjore do favorizoje bashkëpunimin dhe komunikimin ne çift. Me ne fund do i zgjidhni disa probleme te vogla qe keni pasur dhe do flisni lirshëm edhe për disa tema delikate. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen, Ne planin financiar priten përmirësime te ndjeshme. Mund te shpenzoni për disa objekte qe iu kane mbetur fiksim.

Dridhet toka/ Një tërmet i fυqishëm prej 7 bαllë godet këtë shtet

Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh ka goditur në zonën përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë, raportoi më 22 janar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për dëme të mëdha.

Televizionet lokale në kryeqytetin indian, Nju Delhi, raportuan se dridhje të fuqishme të tokës janë ndjerë në këtë qytet, që gjendet 1.400 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Aulona Musta: Ky vend ka neυojë për shtëρi ρυblike

Gazetarja e njohur, Aulona Musta, identifikohet tashmë si një personazh publik që shpreh hapur mendimin e saj, pavarësisht se shpesh herë i është dashur të përballet me kritika dhe sulme të panevojshme.

Mbrëmjen e kaluar, Musta ka marrë një mesazh në profilin e saj zyrtar në Instagram, në të cilin një ndjekëse i kërkon gazetares të bëjë publike faktin se ka ardhur koha që në Shqipëri ta hapen shtëpitë publike, në mënyrë që njerëzit që kanë nevoja personale të shfryhen por jo duke ngacmuar fëmijët.

“Përshëndetje Aulona. Mendoj se juve mund ta bëni publike se në kohën e sotme ka ardhur koha që në Shqipëri të hapen shtëpitë publike se kjo është një arsye që njerëzit janë shkalluar por fëmijët janë viktimat në këtë rast jo moshat e rritura dhe seriozisht duhet të hapen të tilla në Shqipëri të licensuara për njerëzit me nevoja të tilla”.

Moderatorja ka zgjedhur që ta bëj publik këtë mesazh të marrë në inbox-in e saj, madje duke rënë totalisht dakord me mendimin e ndjekëses.

“Totalisht dakord me këtë mesazh që më erdhi! Ky vend ka nevojë për shtëpi publike të legalizuara, të shkojnë të shfryhen këtë meshkuj të frustruar, që gjithë ngarkesat seksuale që kanë, i shfryjnë në përdhunime dhe dhunë fizike”, shkruan Aulona në Instastory.

“Do të υrasim, do të lëmë sakat”/ Ish-bαshkëshorti i Ledjonës merr kërcënime me jetë pas dekΙaratës

“Do të vrasim, do të lëmë sakat”/ Ish-bashkëshorti i Ledjonës merr kërcënime me jetë pas deklaratës
Ish bashkëshorti i Ledjona Xhelajdinit, banores së Big Brother Vip 3, Jorgen Xoxi, ka deklaruar se ka marrë mesazhe kërcënuese nga më të të ndryshmet në telefonin e tij.

Xoxi shprehet se këto mesazhe i ka marrë pas deklaratës së tij të fundit ku fliste për Ledjonën dhe marrëdhënien e tij me vajzën.

“Po, kam marrë kërcënime të ndryshme, i kam të gjitha në telefon, nga njerëz të panjohur. Mesazhe nga më të ndryshmet, do vijmë të të vrasim, do të lemë sakat. Unë nuk jam këtu për t’i prishur punë Ledjonës, ajo ishallah e fiton Big Brother”, tha Xoxi.

Ndër të tjera Xoxi ka deklaruar se e ka dërguar vajzën në Korçë ku viziton vetyëm gjyshërit pasi me të nuk ka komunikim pas nisjes së raportit të tij me një person tjetër.

Po ashtu ka treguar se i ka kërkuar falje vajzës së tij pasi ajo e ka telefonuar pas deklaratës dhe i ka kërkuar arsyen pse e kishte shkruar një koment të tillë për nënë e saj.

Më tej ai ka sqaruar se janë ndarë me mirëkuptim dhe se kurrë nuk ka ushtruar dhunë ndaj Ledjonës.

Nga mαrrëdhënia me të bijën, tek denoncimet për dhυnë, ish-partneri i Ledjonës tregon si qëndron e υërteta

Jurgen Xoxa ka reaguar pas akuzave se ai ka dhunuar vjehrrin e tij

Marrëdhnëie e Ledjonës me ish-partneri ne saj Jurgen Xoxa është kthyer në temë diskutimi, pas hyrjes së saj në “Big Brother VIP”.

Gjithçka nisi pasi Ledjona tha brenda shtëpisë se edhe pse të ndarë, ata gëzonin një marrëdhënie shumë të mirë, si prindër të një vajze. Megjithatë, vetë Xoxa, i doli kundër teksa pretendoi se Ledjona unk e lejonte të takonte të bijën.

Sot ai ka folur në “Shqipëria LIVE”, ku ka sqaruar të gjithë situatën. Ai tha se vajza nuk pranon që ta takojë, por shtoi se në fakt, ajo viziton prindërit e tij.

“Vajza nuk më takon në momentin që unë krijova një lidhje të re. Kam dy vite që nuk e kam takuar. Ajo shkon tek prindërit e mi, por nuk do të më takojë mua. Më parë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, vajzën e mbaja unë kur Ledjona ishte në punë. Kishim marrëdhënie shuëm të mira dhe me Ledjonën para se unë të lidhesha me dikë tjetër. Nuk e di nëse e ka fajin Ledjona për këtë gjë.

Unë e kam pyetur Ledjonën pse nuk më afrohet vajza, por ajo nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duan që t’ia prishin se se kanë mbesë, nuk duan që ajo të mërzitet.

Kur unë bëra komentin, më shkruajti dhe më tha që më thoshin gjëra në shkollë. Ia shpjegova se isha shumë i revoltuar. Jam munduar ta afroj vajzën, doja që t’i organizoja festë për ditëlindje por ajo nuk erdhi. Ndarja ime me Ledjonën ka qenë me mirëkuptim sepse ashtu erdhën ngjarjet. Nuk kishte lidhje me asgjë, as dhunë, as ofendime. Atë koment e bëra në gjendje të rënduar, isha i revoltuar. I kam kërkuar falje vajzës për atë që bëra.

Atë ditë që ka ndodhur kjo situatë, mua më kanë goditur. Nuk e kam dhunuar unë vjehrrin tim. Më kanë ardhur mesazhe kërcënuese në telefon dhe nuk ndjek më asgjë. Ledjonën nuk e kam dhunaur asnjëherë, do kishte bërë denoncim po ta kisha bërë.”– tha ai.

“Hera e tretë në nαrkozë”/ Efi ρërfυndon në sρital, çfarë i ka ndodhυr?

Efi ka treguar se gjendet në ambjentet e spitalit dhe që do i nënshtrohet procedurës së anestezisë.

Personazhi i njohur televiziv, Efi Dhedhes, nuk e ka nisur ditën e sotme dhe aq mirë. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Efi ka treguar se gjendet në ambjentet e spitalit dhe që do i nënshtrohet procedurës së anestezisë.

Ajo ka publikuar një video në Insastory, në të cilën shpjegon që është hera e tretë që do i nënshtohet narkozës, ku herën e parë për shkak se ka bërë hundën, herën e dytë për shkak të apandesitit dhe tashmë, e cila është hera e tretë, shkak mesa duket është bërë stomaku i saj.

“Narkoza e parë për këtë vit. Mesa mbaj mend në vitin 2022, bëra një pasi bëra hundën. Në vitin 2023 bëra apandesitin dhe tani një të vogël për të parë stomakun tim të vogël. Uroj me kaq”, dëgjohet të thote Efi në video, bashkangjitur të cilit ka shkruar: “Me shëndet dhe narkozën këtë vit”.

FΙet ρsikologia Ikbale Berisha: Μαr.tesa me tre gr α, është një e drejtë

Rasti i kirurgut Dervish Hasi, tronditi mbarë opinionin publik. Gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg me akuzën “Trafikim të të miturve” dhe “P*ornografi”.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur psikologet, Ermela Shllaku dhe Ikbale Berisha Huduti.

Kjo e fundit si studiuese e fesë islame, sqaroi edhe njëherë deklaratën e saj se femra është e gatshme të martohet kur i vijnë mestruacionet e para.

“Nga aspekti fetar, vajza në momentin kur i vjen cikli i parë është e rritur pjesërisht. Por jo mendërisht dhe nuk është e gatshme për martesë. Martesa nuk pranohet nëse nuk është me pëlqmin e prindit deri në moshën 18-vjeçare. Kurrësesi nuk i lejohet pa lejen e prindërve të marrë hapa të mëdha për martesë”.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu, të merren masa edhe për prindërit e vajzës dhe 3 gratë e tjera të kirurgut.

Por sipas Ikbales, nuk është e drejtë të dënohen 3 gratë e tjera, pasi shkel të drejtën e besimit fetar.

“P*ornografia është e ndaluar rreptësisht në islam. Në këtë aspekt është e drejtë të dënohen. Por për shkak të martesës ligji nuk mund t’i akuzojë sepse shkel të drejtën e besimit fetar. Shkak mund të jetë edhe varfëria. Duhet parë bagazhi i 3 zonjave të tjera. Unë edhe si nënë, edhe si gjyshe edhe në islam, kjo është gabim dhe nuk është e lejueshme. Doktori nuk ka të drejtë t’i mbajë në një dhomë”, shprehet psikologia Ikbale Berisha.

Ajo bëri edhe një koment për reagimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili u distancua nga ngjarja përmes një deklarate.

“KMSH nuk e përfaqsojnë gjithë myslimnaët. KMSH nuk ka qenë real në këtë çështje. Sepse ata janë hanefi. Një drejtim tjetër juridik”, thotë Ikbalja.

Vrau kυnatin që i ρërdh* *oi υαjzën, Prokuroria rikthen në bυrg shqiptarin!

Prokuroria greke ka rikthyer në paraburgim, shqiptarin Fatmir Tarellarin i cili vrau kunatin, që i kishte përdhunuar vajzën prej vitesh, citon Protothema.

50-vjeçari qëndronte në arrest shtëpie prej disa ditësh, ndërsa sot prokuroria ka kërkuar rikthimin e tij në qeli. Kujtojmë se shqiptari vrau përdhunuesin 33-vjeçar të vajzës së tij, pasi kjo e fundit i tregoi dramën që kishte përjetuar për 9 vite.

50-vjeçari pasi qëlloi me armë gjahu 33-vjeçarin, u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer krimin./M.K-dritare.net

Βëri ndërhγrje në stomak për të rënë nga pesha, gabimi i mjekëυe i merr jetën 20-vjeçares, detajet tronditëse

Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë, vetëm pak ditë pas një ndërhyrjeje që bëri për humbjen e peshës. Një ndërhyrje estetike që lindi si dëshirë tek e reja britanike, pas shumë vitesh bullizimi, por që për fat të keq gjërat shkuan në mënyrë tragjike.

Sipas Daily Mail, e reja kishte udhëtuar bashkë me të dashurin e saj drejt Turqisë, për të bërë ndërhyrje në stomak, teksa në TikTok përditësonte ndjekësit e saj çdo ditë, duke treguar se me sa padurim e priste këtë ndryshim në jetën e saj.

Nëna Morgan Ribeiro, ka bërë thirrje për të gjithë të rinjtë të cilët bien pre e bullizimit, e po ashtu dhe për ata që bullizojnë.

foto galeri

“Tragjedia që ndodhi me vajzën time, nuk do doja kurrë që t’i ndodhte dikujt tjetri”, ka deklaruar ajo.

Procedura e Morganit u zhvillua më 5 janar dhe tre ditë më vonë asaj iu tha se ishte plotësisht e shëndetshme dhe mund të largohej nga klinika. Por pas disa orësh udhëtimit në avion, gjendja e saj u përkeqësua dhe kaloi në një shok septik.

Pasi avioni bëri një ulje emergjente në Serbi, mjekët që bënë ekzaminimet dalluan se zorra e hollë e Morganit ishte prerë gjatë procedurës së ngushtimit gastrike, duke çuar në një infeksion të rëndë.

Gjatë operacionit, kirurgët serbë i hoqën mbi 10 cm të zorrëve, por Morgan pësoi një atak në zemër më 9 janar. Në tentativë për t’i shpëtuar jetën, mjekët e vendosën në koma të induktuar, por katër ditë më vonë e reja u shua.