Mediat itaΙiane jehonë υαjzës shqiptare: Të gjitha Ιëndët me nota 10 për dy vite rαdhazi

Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë.

Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.

Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja.

“Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha.

“Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“.

Dashuria për të studiuar nga ana e Samanth-ës është e pamohueshme.

Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.

Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.

“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.

Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.

“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.

“Me racë jemi gegë dhe në υendin tim askυsh asnjë fjalë tυrqisht nuk e fΙet”

“Në vjeshtën e vitit 1878, marrëdhëniet mes katolikëve shqiptarë dhe myslimanëve shqiptarë në Gjakovë u përkeqësuan, kur në fillim të shtatorit 1878 Mehmed Ali Pasha u vra nga myslimanët, ndërsa fandët katolikë shqiptarë si trupë mbrojtëse osmane e Mehmed Ali Pashës u përpoqën ta mbronin atë nga sulmuesit e tij.

Si përfaqësues osman në komisionin kufitar osmano-malazez, Mehmed Ali Pasha synonte ta bindte popullsinë lokale në Kosovë t’i pranojë vendimet e Kongresit të Berlinit. Në luftime vdiqën disa qindra persona. Rol thelbësor në eskalimin e dhunës kundër katolikëve në Gjakovë luajtën akterë të veçantë, për shembull kadiu i Gjakovës Ahmed Efendi Koronica, i cili i kishte prirë sulmit kundër Mehmed Ali Pashës dhe njihej si shumë armiqësor ndaj të krishterëve.

Ai shpresonte se do t’i bindte edhe myslimanët shqiptarë nga Malësia e Gjakovës për të kundërshtuar Mehmed Ali Pashën dhe, sipas nënkonsullit austro-hungarez, ai paralajmëroi se ‘kauri, i cili e ka tradhtuar pjesën më të mirë të Turqisë ndaj Evropës, ka ardhur dhe po kërcënon t’i përdhosë haremet.

Kush është mysliman të vijë vrap’. Pas vrasjes së pashës, Koronica i nxiti myslimanët jo vetëm kundër fandëve, por në përgjithësi kundër të krishterëve dhe ‘proklamoi publikisht se mund të godasin pa ngurrim, sepse ai e kishte shpinën të mbrojtur, se kishte instruksione nga Kostandinopoja dhe do të përgjigjej për gjithçka. Masakrat do të kishin ndodhur sikur myftiu i Gjakovës dhe disa krerë myslimanë të malësorëve shqiptarë të mos kishin kundërshtuar synimin e paskrupullt dhe të çmendur’ (sipas raportit që Jelinek ia dërgonte Andrássyt).”

Shënim shtesë: Mehmed Ali Pasha ishte gjerman. Ai u lind me emrin Ludwig Karl Friedrich Detroit në vitin 1827 në Megdeburg në Prusi dhe u vra më 1878 në Gjakovë. Ai ishte në shërbim të Perandorisë Osmane si gjeneralmareshal. Pasardhës i tij është poeti i famshëm turk Nazim Hikmet, i cili u lind në Selanik.

Banorët e Prishtinës në fund të shekullit XIX e shihnin stacionin hekurudhor si «vepër të dreqit»

“U ndërtuan vija hekurudhore dhe më 1874 u hap linja Selanik–Shkup–Mitrovicë. Popullsia lokale në fillim e kundërshtoi me këmbëngulje ndërtimin e hekurudhës, por në vitet vijuese ky qëndrim ndryshoi. Kështu, siç konstatonte (diplomati austriak Theodor Ippen), në fund të shekulli XIX, stacioni hekurudhor i Prishtinës ishte e mundshme të ndërtohej 7 kilometra larg qytetit, sepse […] atëbotë banorët e Prishtinës, që nuk ishin aspak të hapur dhe trembeshin nga kultura, donin ta kishin sa më larg vetes atë ‘vepër’ moderne ‘të dreqit’, derisa tani pandërprerë luten që stacioni të vendoset në një vend më të përshtatshëm.”

Kur Isa Boletini tha: “Boll kemi hoxhallarë” dhe kur Mitrovica kishte shkollë franceze

“Krahas shkollave shtetërore, brenda një rrethi të ngushtë mysliman pëlqeheshin edhe shkollat evropiano-perëndimore. Kështu në Mitrovicë ekzistoi mes viteve 1907 dhe 1909 një shkollë private franceze e drejtimit tregtar, e cila vijohej vetëm nga fëmijët e agallarëve dhe bejlerëve. Teologët myslimanë dhe banorët ‘fanatikë’ e kundërshtonin këtë shkollë, sepse frikësoheshin se fëmijët që vijojnë këtë shkollë do ta ndërronin fenë. Siç tregojnë kujtimet e Tafil Boletinit, fëmijët myslimanë shpesh edhe më tutje vijonin shkollat islame. Ai shkroi se axha i tij, Isa Boletini, i cili kishte hapur një shkollë të vogël private në fshatin e tij të lindjes, shpesh kur pyetej përse bijtë dhe nipat e tij nuk po e vijojnë medresenë, ai përgjigjej se tashmë ka boll hoxhallarë. Krahas shkollës franceze në Mitrovicë, është e dokumentuar një shkollë italiane në Shkup, e cila u themelua më 1903 dhe në të cilën jepeshin lëndët italisht, frëngjisht, gjermanisht, osmanisht, gjeografi dhe matematikë. Derisa fillimisht numri i nxënësve u rrit – më 1904 shkollën e ndiqnin 15 myslimanë, dy shqiptarë katolikë, 16 bullgarë, pesë serbë, 17 arumunë dhe tre hebrenj – në vitin 1908 shkolla numëronte vetëm 23 nxënës, kryesisht katolikë”.

Kur i kishte Prizreni 1200 dyqane dhe si u bë Ferizaj qytet?

“Siç u përmend, në Kosovën lindore ndërtimi i hekurudhës solli një lulëzim ekonomik dhe demografik dhe zgjerimin e strukturave qytetare. Në të vërtetë me përjashtim të ndërtimit të hekurudhës pothuaj nuk shiheshin nisma për industrializim, por impulset në pjesën lindore lehtësuan krijimin e fabrikave të para të vogla. Në Mitrovicë dhe në Prishtinë u çelën sharra me makina me avull dhe mullinj të motorizuar. Lulëzimi i qyteteve në Kosovën lindore ndikoi që Prizreni të humbë rëndësinë si qendër ekonomike mbirajonale, gjë që shihet në zhvillimin e pazarit të Prizrenit, i cili e kishte bërë të famshëm qytetin. Sipas konsullit austriak dhe njohësit të Shqipërisë, Johann Georg von Hahn, pazari në vitin 1863 kishte 1200 dyqane, derisa më 1891 ekzistonin vetëm 100 të tilla. (…) Sidomos për qytetet e vogla si Mitrovica dhe Ferizaj, por edhe për fshatrat në rrethinë si Lipjani, hekurudha luajti një rol të rëndësishëm. Kështu Ferizaj u themelua si qytet tek si rrjedhojë e ndërtimit të hekurudhës. Sipas Branisllav Nushiqit, atje më parë ishte vetëm një mal dhe disa ‘shtëpi ciganësh’, derisa në fillim të shekullit XX u krijua një qytet i vogël me 400 shtëpi dhe 150 dyqane, banorët e të cilit kryesisht ishin ‘të huaj’ dhe përbëheshin prej arumunëve, katolikëve dhe serbëve nga Prizreni dhe vendeve të tjera të rrethinës, por edhe nga boshnjakët. Rëndësia ekonomike e Ferizajt shihet edhe aty se atje, për dallim nga qytetet e tjera, pazari mbahej çdo ditë.”

Fushata e përbashkët elektorale shqiptaro-serbe

“Një bashkëpunim shqiptaro-serb u zhvillua në fazën përgatitore për zgjedhjet për Parlamentin xhonturk në verë 1908. Sipas Gabriel Louis-Jaray, në Tetovë shqiptarët dhe serbët lidhën aleancë kundër bullgarëve dhe këtu edhe zgjedhësit shqiptarë mbështetën kandidatin serb Aleksandar Parliq, derisa zgjedhësit serbë në Manastir votuan për oficerin shqiptar Ali Vasfi Efendiun. Përpjekje të ngjashme kishte edhe në shkurt 1912 gjatë përgatitjeve për zgjedhjet për Parlamentin xhonturk më 1912. Në Sanxhakun e Shkupit shqiptarët opozitarë mbështetën partinë e Eksarhatit (bullgar), me të cilën shqiptarët lidhën marrëveshje. Opozitarë si Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga u përpoqën t’i bindin edhe serbët lokalë për bashkëpunim në zgjedhje. Por bisedimet me përfaqësuesit serbë, të cilët ishin në kontakt të ngushtë me konsullin serb në Shkup dhe koordinoheshin me të, dështuan, sepse serbët vendosën të lidhin aleancë me xhonturqit.”

Shkupi – “zemra e Kosovës”

“Se me ‘Kosovë’ mendohej tërë Vilajeti i Kosovës, bëhet e qartë edhe në të ashtuquajturat 14 pikë të Hasan Prishtinës, i cili krahas nocionit ‘Shqypni’, shpesh e përdorte edhe ‘Kosovë’ dhe së paku në një vend qartë i referohet krejt Vilajetit. Edhe në gazetën ‘Shkupi’, që dilte në Shkup, Kosova është e barasvlershme me Vilajetin e Kosovës – si ‘zemër’ e të cilit përmendej Shkupi. Në një artikull të kësaj gazete, i cili u drejtohet direkt shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës, gjendet edhe emërtimi ‘kosovar’, i cili në përshkrimin e Hasan Prishtinës të kryengritjes shqiptare të vitit 1912 është i dokumentuar vetëm një herë.”

“Me racë jemi gegë dhe në vendin tim askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet”

“Në burime është i dokumentuar një përshkrim rajonal që ia bëjnë vetes grupet e popullsisë shqiptare dhe i cili ishte i përhapur në trevat e sotme malore të Shqipërisë veriore, por kryesisht edhe në zonat e Kosovës dhe me gjasë edhe përtej tyre. Vetëperceptimi si «gegë», i cili derivon nga kryedialekti i shqipes së folur në trevat veriore dhe verilindore të banuara me shqiptarë dhe i cili tregon mbi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë së sotme veriore dhe Kosovës, natyrisht tregon jo vetëm premisën rajonale brenda popullsisë shqiptare, por edhe rëndësinë e gjuhës në percetimin e vetvetes dhe në perceptimin nga të huajt.

Aspekti i gjuhës bëhet i qartë edhe në udhëpërshkrimet e Mackenzie dhe Irby, të cilët për shembull përshkruajnë bisedën me mudirin e Prishtinës, i cili ‘na tregoi emrin e familjes së tij, duke shtuar se me racë të gjithë janë gegë dhe se në vendin e tij askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet’. Mbi ekzistimin e një identiteti gegë dëfton po ashtu edhe një notë proteste e popullsisë së Pejës, Gjakovës dhe Gucisë kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, e cila u dërgua në Stamboll në maj 1878 dhe ku bëhet fjalë për ‘popullin tonë gegë’ dhe për ‘kombin tonë gegë’.

Edhe Hasan Prishtina në studimin e përmendur mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912 krahas emërtimeve ‘Shqypni’ dhe ‘shqiptar’ në një vend e përdor edhe ‘Gegni’, që rezulton si nënrajon i Shqipërisë. Këngët popullore shqiptare nga Kosova, të botuara më 1911 nga Vinçenc Prennushi, po ashtu ilustrojnë se nocionet ‘gegë/Gegni’ ishin të përhapura. Më 1912 në gazetën ‘Shkupi’ që botohej në Shkup nën titullin ‘Deputetët e Gegnisë’ numëroheshin qytetet: Peja, Gjakova, Prishtina, Gjilani, Presheva, Mitrovica, Vuçitërna, Ferizaj dhe Gucia, në një numër tjetër këtyre qyteteve iu shtua edhe Shkupi.”

Nga disertacioni i dr. Eva Anne Frantz: “Mes dhunës dhe bashkëjetesës paqësore – myslimanët dhe të krishterët në Kosovën e periudhës së vonshme osmane, 1870-1913”, Universiteti i Vjenës, 2014.

Shqiρtarët në Amerikë hαρin shkoΙΙë për t’u mësυar fëmijëve gjυhën shqipe

E diela e 7 janarit ishte mjaft e veçantë për komunitetin shqiptar në Queens të Nju Jork-ut, pasi u inaugurua shkolla “Fol Shqip”.

Mbi 60 fëmijë të regjistuar nga mosha 4 deri në 21 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe.

Iniciativën për këtë nismë e mori “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar me origjinë nga fshati Besa në Mal të Zi.

Por në shkollën “Fol Shqip” nuk ka kufizime, pasi të gjithë fëmijët e interesuar në mësimin e gjuhës shqipe mund të bëhen pjesë.

Dhe jo vetëm kaq.

Për të ruajtur traditën dhe kulturën, përveç orëve të mësimit të shqipes – “Shkolla Fol Shqip” ofron edhe klasat e kërcimit, ku fëmijët shqiptarë mësojnë të kërcejnë vallet e njohura shqiptare.

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të shoqatës “Besi”, Mirsad Hasanaj u shpreh se “për shumë vite dhe deri sot, banorëve të viseve shqiptare në Mal të Zi dhe bashkë me të edhe fshatit Besë, i ishte ndaluar shkollimi në gjuhën shqipe. Gjenerata të tëra kaluan me një dëshirë të tillë, por kurrë nuk arritën ta realizojnë, sepse regjimi jugosllav për shkaqe të asimilimit nuk e lejonte një gjë të tillë.”

Më tej ai shton:

Në mërgim banorët nga fshati Besa u organizuan dhe krijuan shoqatën me emrin e tyre “Shoqata Besi”. Frymëzimi i tyre për mbijetesën e gjenezës shqiptare nuk u shkua kurrë, ku mbas themelimit të shoqatës, u organizuan mjaft aktivitete për komunitetin, ku ndër ta ishte edhe hapja e një shkolle shqip.

Mbas shumë përpjekjeve dhe mundimeve, arrit qëllimi dhe hapja e shkollës u bë realitet. Qëllimi i mëtejshëm nuk është vetëm për t’u ndaluar në gjuhën shqipe dhe vallëzim, por edhe në edukimin e shqiptarëve të diasporës me lëndë të tjera që frymëzojnë dhe forcojnë identitetin kombëtar shqiptar.

Iniciativa e tyre është përshëndetur nga qindra – mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe njëkohësisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri dhe Ministria e Diasporës.

Μαfiozi grek u ekzekυtυa brenda 28 sekondash, αυtorët u ραguan 300 mijë euro

28 sekonda iu deshën autorëve që vranë Vassilis Zampounis, 44-vjeçarin, i cili ishte një nga emrat më të njohur të krimit në Neos Kosmos mëngjesin e së dielës.

Mediat greke kanë publikuar pamjet ku shihen dy autorët duke qëlluar drejt makinës, në të cilën pak sekonda më parë kishte hipur Zampounis. Njëri prej autorëve, pasi ka zbrazur karikatorin e parë nga kallashnikovi , ka ndërruar karikatorin dhe pasi ka mbetur bosh, ka hapur derën e shoferit dhe ka qëlluar edhe një herë 44-vjeçarin nga afër, sikur donte të ishte i sigurt për rezultatin e atentatit.

Mësohet se mbi 90 plumba kallashnikovi janë gjetur në vendngjarje me viktimën 44-vjeçare, që ndodhej jashtë një karburanti në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios . Oficerët e sigurisë nuk përjashtojnë që të ketë pasur edhe më shumë të shtëna, me qëllim që autorët të siguroheshin që objektivi i tyre të mos shpëtonte. Numri i saktë do të sqarohet kur të përfundojë hetimi në vendngjarje. Hetuesit kanë dyshime se vrasësit të cilët janë me pagesë, janë paguar me mbi 300 mijë euro.

Zampounis ishte akuzuar si kreu i një grupi zhvatësish e vrasësish, por ndaj tij nuk ishin gjetur prova dhe në 2018 ai i ka shpëtuar një atentati në Pire. Hetuesit besojnë se ekzekutimi i tij konsiderohet jetik për zhvillimin e “luftës” gjatë natës dhe më gjerë, ndërsa në këtë kuadër po shqyrtohet nëse mjeti “xhip” me armë që u gjet qershorin e kaluar në Neos Kosmos pranë karburantit ku ndodhi vrasja është i lidhur me ekzekutimin.

Në mjet janë gjetur armë, jelek antiplumb dhe një bidon me benzinë. Në këtë makinë janë gjetur flokët dhe ADN-ja e Vassilis Roubetis , i njohur edhe si “Rambo” në botën e krimit, i cili dyshohet se kishte në shënjestër Zampounis. Rubetis u vra me armë zjarri të panjohur në qershor 2023 në Korydal . Në të njëjtën pritë vrastare kishte rënë i vdekur edhe Dionysis Mouzakitis, i cili ishte pasagjer në makinën që Rubetis po përgatitej të parkonte në shtëpinë e tij.

Njihυni me bαnorin që fitoi më shυmë ndjekës në Instagram për vetëm 48 orë

Sezoni i ri i spektaklit televiziv “BBVA3” ka hapur dyert ditën e shtunë. 18 banorët e parë që hynë në shtëpi janë bërë tashmë kryefjala e rrjeteve sociale. Një rritje të madhe ka pasur edhe llogaria e tyre në rrjetin social “Instagram”.

Banori që kryeson listën është Romeo Veshaj me një rritje prej 7431 ndjekësish, nga ku vihet re që llogaria e tij është bërë private. Lista vijon si më poshtë:

Romeo Veshaj – 7431 ndjekës
Meriton Mjekiqi – 1803 ndjekës
Vesa Smolica – 1204 ndjekës
Roza Lati – 1107 ndjekës
Rike Roçi – 643 ndjekës

Heidi Baci – 625 ndjekës
Ledjona Xheladinaj – 491 ndjekës
Jul Deda – 337 ndjekës
Sara Gjordeni – 308 ndjekës

Ervin Goxhi – 190 ndjekës
Ilnisa Agolli – 138 ndjekës
Meri Shehu – 131 ndjekës
Gazmend Ujkashi – 103 ndjekës
Drini Zeqo – 71 ndjekës
Gabriele Mezini – 49 ndjekës

“Ik, mos më çαj kokën”! Roza i sυΙet Julit: Ore karαgjoz, mos i jep gojës se

Një ndër debatet që ka shpërthyer në BBV3 ka qenë ai i Roza Latit dhe Jul Dedës, ku ky i fundit shprehet se publiku e ka sharë Rozën.

Roza Lati është prekur nga kjo deklaratë e aktorit dhe i është kundërvënë, duke i thënë se është karagjoz dhe se duhet të bëjë kujdes çfarë flet.

Nuk është mirë që të shtyjë urrejtje në publik, ndërsa Juli shprehet se e ka thënë me shaka dhe se nuk ishte diçka serioze.

Jul Deda: Nuk mendoj se të kanë sharë.

Roza Lati: Po e the.

Jul Deda: Po ja futa kot.

Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja.

Jul Deda: Neve na kanë sharë të gjithëve, kështu unë besoj.

Roza Lati: Mos shty urrejtje.

Jul Deda: Ndaj teje?

Roza Lati: Jo në përgjithësi. Unë mendoj që Rozën e kanë sharë sot, çfarë është kjo? Mos shty urrejtje djalë! Pse e fryn popullin. Gërricu, flasim tani për tani, jo të gërricemi për publikun. Aq do populli jonë.

Jul Deda: Ej publik i dashur mos e shani Rozën.

Roza Lati: O karagjoz, mbaj mendjen dhe kujdes kur flet.

Jul Deda: Mos më çaj kokën mua dhe mos i jep gojës tani. Do të zihesh me mua ti, do të marrësh audiencë nga unë, nga Shkodra.

Roza Lati: Unë mund të kem më shumë audiencë se ty, kështu që këtu ia fut kot në rregull.

Jul Deda: Ik o Roza ik!

Roza Lati: Çfarë e ke këtë arrogancë, kujt i flet kështu se s’je as vëllai, as baba im. Të respektoj thinjat kështu që mbaj veten.

Krijohet çifti i ραrë në BBV3? ΡΙasin përqαfimet mes Sarës dhe Meritonit(Video)

Ky edicion i tretë i Big Brother Vip Albania ka nisur me dinamika e debate që orët e para të qëndrimit të banorëve më të njohur të vendit.

Por jo vetëm kaq producenti Meriton Mjekiqi dhe modelja Sara Gjordeni janë parë duke e nisur mëngjesin të përqafuar. Kujtojmë se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kjo e fundit i ka bërë një masazh Meritonit ku nuk duket aspak thjeshtë një masazh.

Mos po lind çifti i parë në në edicionin e tretë në BBVA? Kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e078d5cc-c618-4f3d-84d4-b17499cff7af&ig_mid=825CF122-7AE1-4DA6-AE21-B3262FDF1FB1

“Emsion amorαΙ, i dëmshëm dhe pa sens”, ja çfarë mendonte Jul Deda për Big Brother ραra ca υitesh(Foto)

Ndër banorët e parë që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka qenë Jul Deda.

Duket se për fillim kjo aventurë e re është duke i pëlqyer.

Por Juli kishte shprehur që nuk i pëlqente fare si format madje e ka quajtur edhe amoral, asocial dhe të dëmshëm.

Juli ka shkruar: Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm se nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime qe ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër!

“Me ρikëllim të theΙΙë dhe zemra…”! Vdes grυαja e fυtbollistit shqiρtar

Kaltrina Fazliu-Shillova është ndarë nga jeta në moshë të re, në orët e para të së hënës. Lajmi është njoftuar nga familjarët e saj përmes rrjeteve sociale, shkruan Indexonline.

“Sot me dt: 15/01/2024 vajza jone ndërroi jete! Ju njoftojmë se varrimi bëhet me ikindi ne fshatin Zllatar- komuna Prishtinë! Të pikëlluar familja Fazliu-Shillova!”, thuhet në njoftim.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe bashkëshorti i saj, Alban Shillova, i cili është futbollist dhe ka qenë pjesë e klubeve si Malisheva e Prishtina.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, thuhet në njoftimin e tij.