Horoskopi për ditën e mërkurë, 17 Dhjetor 2025


Dashi

Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë qe keni ne krah. Edhe beqaret do influencohen pozitivisht nga yjet dhe do kenë një dite plot me takime dhe te reja. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do arrini te realizoni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Demi

Edhe pse kohet e fundit nuk jeni sjelle mire me atë qe keni ne krah, sot marrëdhënia me partnerin do filloje te ngrohet, se bashku me kohen. Beqaret nga ana tjetër do kenë një takim mjaft premtues dhe emocionues. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Perspektivat ne planin financiar janë te mira. Përfitoni për te shlyer te gjitha borxhet dhe për te bere investimet me urgjente.

Binjaket

Klima ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Nuk do kërkoni me te dale vetëm e juaja, por do respektoni edhe mendimin e tjetrit. Beqaret duhet te dalin sa me shume sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te realizojnë takimet e ëndërruara. Po u mbyllet ne vetvete nuk do keni ndryshime te statusit. Financat do përmirësohen me shume nga sa ju mendonit.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do ketë disa trazira gjate kësaj dite. Mos kërkoni gjera te pamundura nga personi qe keni ne krah sepse do debatoni ashpër me te me vone. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë. Me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te fillojnë lidhje pa perspektiva. Ne planin financiar as vete nuk do e kuptoni sesi situata do behet aq e qëndrueshme.

Luani

Nëse i kërkoni partnerit tuaj gjera te pamundura, ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha sot. Mundohuni te tregoheni sa me realiste qe te mundeni. Beqaret do takohen me disa persona te cilët qe ne takimin e pare do zgjojnë pasionin tek ta. Financat nuk do jene ende ne gjendjen me te mire edhe pse do bëni çmos qe ta stabilizoni situatën.

Virgjeresha

Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv sot ne jetën tuaj sentimentale. Do e forconi bashkëpunimin dhe komunikimi i mire do iu ndihmoje te kaloni edhe disa sfida te vështira. Beqaret duhet t’i shprehin pëlqimet sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Edhe ata qe pëlqejnë do ua kthejnë me te njëjtën monedhe. Financat do jene mjaft delikate. Kujdes!

Peshorja

Periudha e vështirë do mbaroje sot për jetën tuaj ne çift dhe tashme do i shihni gjerat me një sy tjetër. Do i respektoni mendimet e partnerit edhe pse ndonjëherë nuk do iu pëlqejnë. Beqaret me shume gjase do fillojnë një lidhje serioze e cila do ua ndryshoje rrjedhën e jetës. Për shkak te disa shpenzimeve te mëdha por te domosdoshme qe do iu duhet te kryeni financat do dobësohen.

Akrepi

Me ne fund do e gjeni qetësinë e munguar ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni mire për këtë. Merkuri do iu nxite te gjeni një mënyrë te veçante për t’i shprehur ndjenjat. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura ose për flirte te momentit. Sektori i financave do vazhdoje te jete o qëndrueshëm nëse ju nuk bëni ndonjë çmenduri me shpenzimet.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete shume e mërzitshme sot. Nuk do kuptoheni aspak mire me atë qe keni ne krah dhe do debatoni ashpër ne disa momente. Beqaret ka mundësi te takojnë disa shoke te fëmijërisë me te cilët do bien koke e këmbë ne dashuri. Ne planin financiar mos kryeni shume shpenzime edhe nëse situata është e qëndrueshme. Do ju duhen paratë për diçka me te rëndësishme me vone.

Bricjapi

Do ju duhet te bëni disa zgjedhje te vështira sot ne jetën tuaj ne çift. Ka ardhur momenti t’i mendoni gjerat me kujdes dhe te planifikoni te ardhmen. Beqaret nuk do arrijnë dot te takohen me personin e tyre te ëndrrave dhe do qëndrojnë serish vetëm. Financat ka shume mundësi te përmirësohen fale një projekti profesional te përmbyllur me sukses.

Ujori

Ne jetën tuaj ne çift do merrni vendime shume te rëndësishme sot. Do i shihni gjerat me një sy tjetër. Edhe për ata qe kane pasur një periudhe te veshtire priten përmirësime. Beqaret nuk do dëshirojnë ta sakrifikojnë lirinë e tyre duke qene se edhe ashtu ndihen mire. Ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën shume shpejt fale këmbënguljes qe do tregoni.

Peshqit

Gjithë përkujdesja dhe vëmendja qe keni treguar këto dite ndaj partnerit do iu shpërblehen sot. Surprizat do jene te njëpasnjëshme. Beqareve do iu ndodhin gjere qe as nuk i kishin menduar. Jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Për te ardhurat duhet te kujdeseni me shume se kurrë. Beni një riorganizim pa qene tepër vone sepse me pas nuk do dini nga t’ia mbani.

“Bijtë dhe bijat e Britanisë duhet të jenë gati për luftë”, Londra përgatitet për luftë me Rusinë

Kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë një paralajmërim të fortë për rrezikun në rritje që paraqet Rusia, duke deklaruar se ekziston mundësia reale që Moska të sulmojë Britaninë.

Sipas Sky News, Sir Richard Knighton tha se “bijtë dhe bijat” e vendit duhet të jenë të përgatitur për të luftuar, nëse situata e kërkon një gjë të tillë.

Në një ndërhyrje jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë, Knighton theksoi se forca ushtarake ruse është në rritje dhe se ushtria e Rusisë është tashmë e “kalitur nga beteja”, pas gati katër vitesh lufte të plotë në Ukrainë.

Sipas tij, kjo e bën kërcënimin më serioz se kurrë më parë gjatë karrierës së tij ushtarake.

“Situata është më e rrezikshme se sa e kam njohur ndonjëherë gjatë karrierës sime, dhe çmimi i paqes po rritet”, deklaroi ai.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes theksoi se forcat e armatosura britanike, së bashku me aleatët e NATO-s, do të jenë gjithmonë linja e parë e mbrojtjes, por paralajmëroi se kjo nuk mjafton.

Ai bëri thirrje për një qasje të të gjithë shoqërisë, që shkon përtej ushtrisë.

“Duhet të jemi të ndershëm me familjet dhe me çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar për atë që do të thotë të jesh i përgatitur për një sërë kërcënimesh reale dhe fizike”, u shpreh Knighton.

Ai tha se vendi duhet të investojë jo vetëm në forcimin e ushtrisë, por edhe në rindërtimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes, zhvillimin e aftësive profesionale, forcimin e institucioneve dhe rritjen e rezistencës së shoqërisë dhe infrastrukturës kritike.

Duke iu referuar deklaratave të homologut të tij francez, gjeneralit Fabien Mandon, Knighton tha se pajtohej me idenë se vendet evropiane duhet të jenë të përgatitura edhe për sakrifica njerëzore në rast lufte. “Bij dhe bija. Kolegë. Veteranë… të gjithë do të kenë një rol për të luajtur – për të ndërtuar, për të shërbyer dhe, nëse është e nevojshme, për të luftuar”, tha ai.

Pas rrëfimit të Bes Kallakut, reagon Jul Deda: Për ata që nuk e njohin…

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjete sociale, duke ndarë një mesazh të ndjerë për kolegun e tij, aktorin Bes Kallaku, pas deklaratave emocionale që ky i fundit ka bërë për jetën, familjen dhe vlerat që e udhëheqin sot.

Në një postim të shkurtër te ndare ne story në Instagram, Deda thekson se fjalët e tij janë për ata që nuk e njohin vërtet Besin, pasi, sipas tij, ata që e kanë njohur nga afër nuk kanë nevojë për shpjegime.

“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin,” shkruan Jul Deda krahas videos se podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi.

Pas rrëfimit të Bes Kallakut, reagon Jul Deda: Për ata që

PLAGOSJA e ‘Gucci’-t në Durrës, zbardhet dëshmia e Fabion Kuçit: Ja kush më qëlloi!

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit, i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci’.

Ky i fundit dyshohet se është zënë në TikTok dhe më pas duket se ngjarja ka marrë të tjera përmasa live.

Gjatë dëshmisë së tij para policisë, ‘Gucci’ ka pohuar se me autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.

Kuçi rezulton i dënuar në Angli, ndërsa ka kryer dhe burg në këtë shtet.

Sakaq, ‘Gucci’ ka pasur përplasje dhe me Kozak-un dhe me Xhemal Hukën, i cilësuar si ‘Fire’ në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Xhemal Huka është shpallur në kërkim prej disa ditësh, për një ngjarje të rëndë që ndodhi në zonën e Freskut, që në zanafillë të saj ka sherret në rrjetet sociale.

Huka akuzohet se pak ditë më parë në zonë Freskut porositi rrahjen barbare të një 26-vjeçari që u dhunua me sende të forta dhe çekiç.

Pas kësaj ngjarje u shpall në kërkim Huka, ndërsa u arrestua dhunuesi.

FOTO të TRISHTA/ Nuk duan të kthehen në Shqipëri, familja shqiptare fle në rrugë para bashkisë!

Ndërsa afrohet sezoni i festave, një familje e tërë mbetet e pastrehë në Montpellier.

Një çift shqiptar që iku nga vendi i tyre dhe katër fëmijët e tyre, përfshirë një foshnjë të sëmurë 20 muajshe, ende nuk kanë  strehim emergjent pavarësisht thirrjeve të përditshme në linjën telefonike të emergjencës (115).

Prej një jave, ata kanë fjetur në shkallët e Bashkisë së Montpellier.

Një tubim mbështetës u organizua të hënën në mbrëmje në Montpellier nga shoqatat “Un toit, un avenir et solidarité partagée” (Një çati, një e ardhme dhe solidaritet i përbashkët). Rreth gjashtëdhjetë vetë u mblodhën para Bashkisë.

“Kjo situatë është e papranueshme, fëmijët sëmuren për shkak të të ftohtit, është gjithmonë kështu, kemi parë familje me fëmijë që kalojnë deri në katër muaj në rrugë, nuk është normale, prefektura nuk po luan rolin e saj ”, thotë presidenti i shoqatës Solidarité Partagée i cila i ka ndjekur ata për tre javë.

Qëllimi i tij është ta bëjë këtë familje të dukshme me shpresën për të ndryshuar gjërat.

Nga ana e saj, prefektura e Hérault pohon se kjo familje nuk është përparësi për akses në strehim emergjent.

Ky vendim justifikohet me faktin se ata janë në një situatë të parregullt; kërkesa e tyre për azil është refuzuar, dhe gjykata administrative e Montpellier gjithashtu e hodhi poshtë kërkesën e tyre për strehim emergjent më 8 dhjetor.

Samuel Forest e sheh këtë justifikim si dështim për të marrë në konsideratë elementin njerëzor: “Është  një situatë që nuk po evoluon, që nuk po ndryshon, nuk ka vullnet të mirë“.

Sipas Samuel, bashkia e Montpellier, e kontaktuar nga shoqata, është gjithashtu e mobilizuar për këtë çështje.

Një takim i ri është planifikuar për të dielën, më 21 dhjetor , në orën 14:00 në shkallët e Bashkisë.

Galeria fotografike

SPAK kërkon autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama: Do përgatitemi…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pasi Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut dhe autorizimin për arrestimin e saj.

Reagimi i Edi Ramës:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi. Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht. Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Superciklon nga Atlantiku drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ekstreme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia më e fortë në rajon që nga fillimi i sezonit, e cila po lëviz gradualisht drejt Evropës, thanë meteorologët.

Meteorologët paralajmërojnë se një fushë e fortë ere do të ndikojë në një pjesë të madhe të Atlantikut të Veriut, por ndikimet më intensive pritet të mbeten mbi det të hapur, shkruan platforma meteorologjike evropiane “Severe Weather Europe“.

Një sistem frontal i palëvizshëm mund të sjellë reshje të dendura shiu në pjesë të Irlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës veriore dhe Norvegjisë jugore në ditët në vijim, me sasi lokale deri në 120 mm shi, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonat bregdetare dhe malore.

Sipas parashikimit, shiu mund të bjerë vazhdimisht deri në 12 orë, kështu që deri të shtunën mund të bien nga 60 deri në 120 mm shi lokalisht, me sasinë më të lartë të reshjeve të mërkurën.

Më shumë shira pritet në vargmalet, veçanërisht në Norvegjinë jugore, pjesën perëndimore të Maleve Skoceze dhe Anglinë veriore.Sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Parashikimin e Oqeanit (NOAA), presioni qendror i stuhisë ra me një shpejtësi prej më shumë se pesë milibarësh në orë, gjë që tejkaloi kriteret për të ashtuquajturin një ciklon bombastik, shkruan “Severe Weather Europe”.
Presioni pritet të bjerë në rreth 930 milibar ndërsa sistemi lëviz në Atlantikun e Veriut, në jug të Groenlandës.

Forcimi shpërthyes i ciklonit u nxit nga depërtimi i një mase ajri arktik jashtëzakonisht të ftohtë nga Kanadaja dhe pjesët verilindore të SHBA-së, e kombinuar me ajër më të ngrohtë mbi Atlantik.
Erëra të forta me forcën e uraganeve u regjistruan në zonën e Newfoundland, së bashku me stuhi bore lokale.

Ekspertët thonë se modelet e motit do të mbeten të paqëndrueshme në javët e ardhshme, duke pasur parasysh përçarjen jashtëzakonisht të hershme dhe të fortë të Vorteksit Polar këtë dimër.

“Belinda Balluku do japë dorëheqje”/ Gazeta ‘Koha Jonë’: Ja çfarë MASE do marrë PS! (Do ARRESTOHET edhe një ish-ministër socialist)

Gazeta Koha Jonë shkruan se pas kërkesës së SPAK drejtuar parlamentit për për heqjen e imunitetit dhe arrestiin e zv/kryeministres, burime nga mazhoranca thanë se Belinda Balluku do të japë dorëheqjen nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, por parlamenti nuk do ta votojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku.

Kjo kuptohet edhe nga reagimi i kryeministrit Rama, ku shkroi ndër të tjera se: “Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht. Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, deklaroi Rama.

Por Prokurori Dritan Prençi duket i vendosur t’i shkojë deri në fund hetimit me masa shtërnguese ndaj zv/kryeministres.

Të njëjtat burime thanë se pritet një përplasje e fortë mes SPAK-ut dhe mazhorancës, konkretisht kryeministrit. SPAK po përgatit edhe arrestimin e një ish-ministri të PS./KohaJonë

“Dëm i madh iu bë Serbisë”, Vuçiç për tërheqjen e Kushnerit: Shqipëria do fitojë publicitet nga familja Trump

“Dëm i madh iu bë Serbisë”, tha presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, pas lajmit se kompania e Jared Kushnerit – dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump – po tërhiqej nga projekti i planifikuar për ndërtimin e një kompleksi luksoz në Beograd.

Në vendin ku gjendeshin ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, kompania investuese “Affinity Partners” kishte planifikuar një kompleks banimi dhe biznesi me markën Trump.

Vuçiç tha se për shkak të “gjuetisë së shtrigave” që u bë ndaj investitorit dhe ndërtimit, Serbia humbi një investim të vlefshëm prej së paku 750 milionë eurosh.

“E humbëm një mundësi të madhe. Sot flitet keq për Serbinë, sepse disa thonë se ky ishte një projekt i keq. Një projekt më i vogël, ose më i dobët, që u bë me ngut në Shqipëri, ka marrë shumë vëmendje dhe do të ketë publicitet të shkëlqyer, sepse e gjithë familja Trump do ta lavdërojë”, tha Vuçiç, duke iu referuar planit të Kushnerit për investime në Ishullin e Sazanit në Shqipëri.

“Duket se disa popuj i kuptojnë më mirë vendimet e udhëheqësve të tyre sesa populli ynë, ose një pjesë e opozitës sonë politike – e gatshme të veprojë kundër interesave të vendit të vet”, shtoi Vuçiç.

Projektit në Serbi iu kundërvunë protestuesit antiqeveritarë, opozita dhe ekspertët, të cilët mbështesin ruajtjen e statusit të monumentit kulturor dhe rindërtimin e ish-godinës së Shtabit të Përgjithshëm.

Njoftimi për tërheqjen e kompanisë së Kushnerit u publikua më 15 dhjetor – në ditën kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, për shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të monumentit kulturor ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kompania investuese “Affinity Partners” tha se “vizioni ynë për projektin në Beograd ishte të ofronim një dizajn elegant dhe frymëzues, që pasqyronte përparimin e Serbisë”.

“Jemi krenarë për arkitekturën që ka krijuar ekipi ynë. Sepse, projektet me kuptim duhet të bashkojnë, jo të ndajnë, dhe nga respekti për popullin e Serbisë dhe për qytetin e Beogradit, ne po e tërheqim aplikimin tonë dhe po e bëjmë një hap pas në këtë moment”, thuhet në deklaratë.

Vuçiç fajësoi Prokurorinë dhe “bllokuesit” – siç i quan ai protestuesit antiqeveritarë që protestojnë për më shumë se një vit kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe.

“Personalisht, do të kujdesem që të gjithë ata që kanë kontribuar në shkaktimin e këtij dëmi, të përgjigjen”, tha presidenti serb.

Ai paralajmëroi se do të “paraqesë personalisht kallëzime penale” kundër “të gjithë atyre që morën pjesë në ‘gjuetinë e shtrigave’ dhe shkatërrimin e investimit”, duke i akuzuar për “dëm ekonomik ndaj Serbisë”.

Ai i hodhi poshtë akuzat për korrupsion në këtë projekt.

“Kurrë nuk ka pasur korrupsion, e as nuk ka qenë qëllimi i tij”, tha Vuçiç.

Dyshimet për falsifikim dokumentesh në qendër të hetimeve për Shtabin e Përgjithshëm

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi po kryen hetime që nga maji për falsifikimin e dyshuar të dokumenteve, të cilat shërbyen si bazë që Qeveria e Serbisë t’i hiqte statusin e pronësisë kulturore ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.

Drejtori i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Goran Vasiç, sipas prokurorisë, ka pranuar tashmë falsifikimin e dokumentacionit.

Bazuar në atë dokumentacion, Ministrisë së Kulturës, e cila udhëhiqet nga Sellakoviç nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe, i është dorëzuar një iniciativë për miratimin e vendimit për heqjen e statusit të pronësisë kulturore ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.

Pas lajmit se kundër tij është ngritur aktakuzë, Sellakoviç tha se “po e priste me padurim gjyqin, sepse ai do të shënojë fundin e bllokuesve”.

Termi “bllokues” përdoret nga përfaqësuesit e Qeverisë në Serbi për të përshkruar pjesëmarrësit në protestat antiqeveritare, të cilët kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024.

Vuçiç tha më 11 dhjetor se, në rast se ngrihet aktakuzë për rastin e Shtabit të Përgjithshëm, ai do t’i falë të gjithë ata që “dyshohet se kanë marrë pjesë në mashtrime”.

“Nuk do t’ua jap mundësinë t’i ndjekin penalisht ata që nuk kanë faj. Unë jam fajtori. Unë jam ai që dëshiroja modernizimin e Serbisë. Unë jam ai që dëshiroja të sjell një investitor të madh”, tha Vuçiç.

Më 7 nëntor, Kuvendi i Serbisë miratoi një ligj të veçantë që i hoqi ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm statusin e pasurisë kulturore, duke i hapur rrugë ndërtimit të një kompleksi luksoz.

Për Edward P. Josephin, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, lajmi për tërheqjen e Kushnerit nuk është befasi.

“Përpjekjet e Qeverisë së Vuçiçit për të marrë pronën, ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për ta hequr nga regjistri i pronave të mbrojtura kulturore dhe monumenteve, shpërthyen në një skandal. Pra, asgjë nga kjo nuk më habit”, thotë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se e ngriti këtë çështje edhe në Nënkomisionin për Evropën të Komitetit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, më 2 dhjetor.

“Në deklaratën time hapëse dhe më pas në përgjigjet ndaj pyetjeve të anëtarëve të Kongresit, theksova se presidenti Vuçiç nuk do të ishte në gjendje t’i përmbushte angazhimet për hotelin. Theksova kundërshtimin e fuqishëm për ndërtimin e këtij hoteli nga i gjithë spektri politik”, thotë Joseph.

Kushner u angazhua në negociata për më shumë se dy vjet. Kontrata fillestare u nënshkrua në maj të vitit 2024. Nënshkrues nga ana e Serbisë ishte Goran Vesiç, ish-ministër i Ndërtimit, Trafikut dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë.

Në kontratë thuhej se Serbia është e detyruar të heqë statusin e trashëgimisë kulturore nga kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm “në një mënyrë që të jetë e kënaqshme” për kompaninë e Kushnerit, të përfundojë shembjen e ndërtesave, gjithashtu “në një mënyrë që të jetë e kënaqshme” për kompaninë e dhëndrit të Trumpit, dhe toka ku ndodhet kompleksi, të jepet me qira pa pagesë për 99 vjet, me opsionin e pronësisë falas./Marrë nga REL

Zbulohen mijëra gjurmë dinozaurësh në një mal në Itali

Mijëra gjurmë dinozaurësh, që datojnë rreth 210 milionë vjet më parë, janë zbuluar në një park kombëtar në veri të Italisë, duke u cilësuar nga ekspertët si një nga zbulimet më të rëndësishme paleontologjike të viteve të fundit. Gjurmët, disa prej të cilave arrijnë deri në 40 centimetra në diametër, janë të renditura në vija paralele dhe ruajnë qartë shenjat e gishtërinjve dhe thonjve.

Sipas studiuesve, ato i përkasin prosauropodëve, dinozaurë barngrënës me qafë të gjatë, kokë të vogël dhe kthetra të mprehta.

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që do të përballesha me një zbulim kaq spektakolar në zonën ku jetoj”, u shpreh paleontologu me bazë në Milano, Cristiano Dal Sasso.

Zbulohen mijëra gjurmë dinozaurësh në një mal në

Gjurmët u vunë re për herë të parë në shtator të vitit të kaluar nga fotografi Elio Della Ferrera, i cili i dalloi ato të shtrira për qindra metra në një faqe vertikale mali brenda Parkut Kombëtar Stelvio, në verilindje të Milanos. Gjatë periudhës Triasike, mes 250 dhe 201 milionë vjet më parë, zona ku ndodhen gjurmët ishte një fushë, e cila më vonë u shndërrua në pjesë të zinxhirit Alpin. Sipas Dal Sasso-s, territori ishte i mbushur me dinozaurë dhe përbën një “thesar shkencor të jashtëzakonshëm”.

Ai shtoi se gjurmët tregojnë se tufat lëviznin në harmoni, ndërsa janë identifikuar edhe shenja të sjelljeve më komplekse, si grumbullime në formë rrethi, që mund të kenë shërbyer për mbrojtje.

Zbulohen mijëra gjurmë dinozaurësh në një mal në

Prosauropodët, që mund të arrinin deri në 10 metra gjatësi, zakonisht ecnin mbi dy këmbë. Megjithatë, në disa raste janë gjetur edhe gjurmë të gjymtyrëve të përparme, çka sugjeron se kafshët ndaleshin dhe mbështesnin duart në tokë për të pushuar.

Fotografi Della Ferrera tha se shpreson që ky zbulim të nxisë reflektim mbi sa pak dimë për vendet ku jetojmë dhe për vetë planetin tonë.

Zbulohen mijëra gjurmë dinozaurësh në një mal në

Sipas Ministrisë Italiane të Kulturës, zona ku ndodhen gjurmët është e thellë dhe e vështirë për t’u arritur, ndaj studimet do të kryhen përmes dronëve dhe teknologjive të monitorimit në distancë.

Parku Kombëtar Stelvio ndodhet në luginën Fraele, pranë kufirit me Zvicrën, në një zonë ku vitin e ardhshëm do të zhvillohen edhe Lojërat Olimpike Dimërore. Ministria e Kulturës e cilësoi zbulimin si një “simbolikë unike” që ndërthur të shkuarën me të tashmen.

Galeria fotografike (

1 / 3

)