Lυαna ironizon keq Arbanën pasi Ledioni i zυri υendin në Big Brother

Ledion Liço do të jetë prezantues i këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”, duke zëvendësuar kështu Arbana Osmanin. Kjo e fundit reagoi me një koment të dhënë në Instagram.

“Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer”, komentoi Arbana.

Një reagim indirekt duket se ka ardhur dhe nga Luana Vjollca. Kjo e fundit njihet për raportet jo të mira që ka me Arbana Osmanin, kjo pasi Luana u largua nga Top Media për shkak se sezoni i parë i BBV nuk iu besua asaj.

Kështu, ajo ka postuar një foto ku ngre një dolli për “karmën”, postimi i cili po flitet në rrjet se i kushtohet pikërisht Arbanës.

“DjaΙin do ta υrasim, do ta djegim”/ 34-vjeçari u arrestua pasi ishte martυar me një υαjzë 20 vjet më të νogël, flasin prindërit e dhëndrit: Erdhi me dëshirë, na gënjeu për moshën

Një 34-vjeçar është ndaluar nga policia pasditen e së mërkurës, për shkak se bashkëjetonte me një 14-vjeçare nga Roskoveci.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq i Divjakës, ndërsa që prej marsit të vitit të shkuar ata bashkëjetonin, madje kanë kryer edhe ceremoninë e dasmës.

Prindërit e 14-vjeçares nuk kanë qenë dakord për lidhjen dhe martesën e vajzës me 34-vjeçarin. Ata këmbëngulin se kanë negociuar me të bijën për ta rikthyer serish në familjen e saj, por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Sipas prindërve të 34-vjeçarit, e mitura ka jetuar në shtëpinë e tyre që prej 15 marsit të vitit 2023 dhe pas disa muajsh kanë bërë edhe dasmë.

“Nuk i tregon çunit të drejtën se sa vjeçe ishte. Mos u thuj njerëzve tha se prindërit e mi nuk janë dakord. Na marrin në telefon dhe vijmë në Kakavijë. Vajtëm si njerëz dhe shkuam atje. Kur vijmë atje, shkojmë tek prindërit e saj dhe na thonë që djalin do ta vrasim, do ta djegim. Unë i thashë një dritë të syve kam, nuk e vrisni dot”, tha vjehrra për Neës24.

Ndër të tjera ata deklaruan se e mitura ka braktisur edhe shkollën duke i gënjyer edhe për moshën se është 17 dhe jo 14 vjeçe.

Trυρi i shqiptares shtαtzënë që u υra në Greqi mbahej në bagazhin e makinës

Një tjetër video është publikuar nga mediat greke, që tregon se trupi i shqiptares shtatzënë që u vra nga partneri i saj grek, mbahej në bagazhin e makinës së autorëve natën e ndërrimit të viteve.

Gjeorgjia Murati 41 vjeç ishte 2 muajshe shtatzënë kur u vra nga partneri i saj grek 39-vjeçar në Selanik. Autori u ndihmua edhe nga shoku i tij.

Një kamera sigurie e një biznesi ka fiksuar makinën e autorëve duke lëvizur në zonën e Kalamaria, dhe sipas hetuesve, atë moment trupi i 41-vjeçares shqiptare ka qenë në bagazhin e mjetit përpara se ta transportonin për ta groposur.

Po kështu, në video shihet se të dy mbanin mbi makinë një dyshek. Kjo ka ndodhur pasi groposën trupin në një zonë të shkretuar dhe u kthyen sërish në banesë për të marrë dyshekun plot gjak nga shtëpia dhe e hodhën 150 metra më larg. Këto lëvizje janë fiksuar pak orë pas vrasjes.

39-vjeçari që akuzohet për krimin mabakër e mohon përfshirjen në vrasje. Por ka qenë bashkëpunëtori i tij që ka treguar gjithçka. 39-vjeçari është person me 45 rekorde kriminale për vepra të ndryshme, ndër to ka edhe një akuzë për përdhunimin e motrës në vitin 2022.

“14 ύjeçe n ύse”, u m. artύα me minorenen, αrrestohet dhëndri në Divjakë

Një 34-vjeçar nga fshati Kreykuq i Divjakës ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 14 vjeçe.

Bëhet fjalë për Aranit Arapin, i martuar me 14-vjeçaren me të cilën bashkëjetuan prej 10 muajsh.Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës, të cilët nuk kanë qenë dakord me martesën e tyre që prej fillimeve te romancës së 34-vjeçarit me të miturën.
Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi prej 10 muajsh. Në 15 Mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe shkoi në Kryekuq, ndërsa në 27 Gusht 2023 familja e djalit bëri dasmë.

Në një intervistë për Klan News prindërit e të arrestuarit thanë se djali u kishte thënë se nusja ishte 17 vjeçe dhe jo 14.

“Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14”, tha Agim Arapi, babi i të arrestuarit.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, por nuk dihet vendndodhja e saj. Gjatë arrestimit të djalit, kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës.

Prindërit e Aranit Arapit kërkojnë drejtësi për djalin e tyre, duke thënë se “ai nuk e mori me zor të miturën në shtëpi”.
“Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”, shprehet ndër të tjera nëna e të arrestuarit.

Άrbër Ήαjdari bëhet baba për herë të parë

Arbër Hajdari ka dhënë lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë. Ai ka postuar një foto me vajzën e porsalindur teksa e mban në duar dhe uron që të ketë jetë sa më të gjatë.

“Falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri ndër të tjera.

https://www.instagram.com/arberhajdari/?utm_source=ig_embed&ig_rid=088b0c08-356d-47b9-a859-42c60006dc6e

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Ρremte 12 Janar 2024

Dashi

Do të jeni në gjendje të mirë dhe marrëdhënia me partnerin/en do të përmirësohet. Për shumë prej jush do të jetë e mundur të kthehet një dashuri nga e kaluara që mund të rigjallërojë shpresat. Beqarët do të jenë në gjendje të marrin ftesa të rëndësishme, takime të mundshme dashurie. Marrëdhëniet me kolegët do të jenë relaksuese dhe paqësore.

Demi

Sot ju mund të keni kënaqësi të mëdha me të dashurin/ën tuaj dhe të bëni diçka të rëndësishme së bashku. Mbrëmje romantike dhe intime për çiftet. Beqarët mund të jetojnë momente të ndjenjave të mëdha dhe për dikë takimi i një personi mund të jetë vendimtar. Kini kujdes dhe vlerësoni mirë portofolin tuaj. Pranoni nëse keni nevojë për ndihmë nga dikush.

Binjakët

Ju do të jeni të mërzitur dhe madje nuk do të dëshironi të hapni veten duke dialoguar. Mos e humb durimin me këdo që nuk ka faj për veprimet tuaja. Reflektoni. Beqarët sot do të kenë më shumë kohë për t’i kushtuar vetes dhe të argëtohen. Ju keni punuar dhe tani do mblidhni rezultatet. Fitime për një marrëveshje të përfunduar.

Gaforrja

Nuk jeni të qetë dhe disa mendime ju mbajnë vigjilentë. Edhe në dashuri situata është e luhatshme, por përpiquni të jeni të duruar dhe të dëgjoni zemrën tuaj. Beqarët sot do të mbeten interesantë për dikë dhe madje mund të gjejnë edhe shpirtin e tyre binjak. Mundohuni të bëni më shumë përpjekje për të gjetur investime të reja dhe do të shihni se ju mund të gjeni mundësitë e duhura.

Luani

Jini të ndershëm dhe mos kini frikë të tregoni ndjenjat tuaja, të doni dikë është gjithmonë një gjë e bukur. Është e keqe kur nuk ju kthehet! Për beqarët, mund të vijnë disa surpriza. Por mos u besoni të gjitha sekreteve tuaja. Nuk është koha për t’u larguar nga puna, përqendrohuni për të përfunduar një projekt të dashur për ju.

Virgjëresha

Ndikimi pozitiv i Jupiterit do t’ju japë emocione magjike. Marrëveshja me të dashurin/ën tuaj për disa ditë do të jetë e mirë, gëzojini këto momente. Beqarët sot mund të jetojnë përvoja të reja, një takim interesant do t’ju bëjë të bini në dashuri. Mos kini frikë të thoni se çfarë mendoni se kush e meriton, veçanërisht nëse nuk e njeh profesionalizmin tuaj.

Peshorja

Ju keni planetët në anën tuaj, dhe për momentin po jetoni një marrëdhënie të qetë dhe të lumtur në çift. Beqarët do të jenë aktivë dhe do të kenë shumë mundësi për të treguar aftësitë e tyre. Nuk është dita e duhur për të marrë vendime të rëndësishme në punë, më mirë shtyjini. Por përpiquni vetëm të mbani pozicionin e arritur.

Akrepi

Një çështje në dashuri mund të të lodhë. Ndoshta është koha që të kërkoni diku tjetër për të marrë atë që jeta dëshiron t’ju ofrojë. Beqarët sot mund të kenë një pengesë që mund t’i bëjë ata të kalojnë një ditë të mirë. Mos u mashtroni nga dikush dhe paraqitini qartë vendimet tuaja në punë.

Shigjetari

Entuziazmi juaj do të ndikojë edhe te partneri/ja. Jeni të kënaqur dhe do të jeni në gjendje t’i bëni të dashurit tuaj të lumtur. Edhe beqarët do të jenë të ashpër dhe të vendosur dhe priten disa ndryshime vendimtare, por më mirë shmangni aventurat e panevojshme. Ju do të jeni plot dëshirë në punë, prandaj përfshihuni dhe mos u besoni atyre që ofrojnë një zgjidhje të lehtë.

Bricjapi

Jini më të sigurt dhe hapni zemrën tuaj për ata që e meritojnë atë. Sot do të keni mundësi të mira për të rikuperuar një marrëdhënie që dukej e humbur për ju. Beqarët do të jenë në gjendje për të takuar dikë që përputhet me idealin e tyre, mund të jetë personi i duhur. Sot do të jeni të vendosur të mbani të gjitha angazhimet tuaja. Megjithatë, peshoni një vendim që duhet të bëni për njëfarë kohe.

Ujori

Një projekt i rëndësishëm mund të ndryshojë jetën tuaj. Kushtojini vëmendje personit pranë jush, së shpejti çdo gjë do të shkojë sipas planeve tuaja. Takime të shkëlqyeshme për beqarët, të cilët mund të kalojnë momente të këndshme me njerëz të këndshëm. Besoni më shumë në aftësitë tuaja. Jini të kujdesshëm ndaj atyre që përpiqen t’ju ofrojnë negociata të papërfunduara.

Peshqit

Edhe nëse jeni larg partnerit/es, zemra juaj është shumë afër. Në dashuri, madje distanca bëhet e durueshme. Beqarët do të kenë një ditë plotë shpresa dhe mundësi të mëdha, ndoshta mund të realizojnë një ëndërr në sirtar. Merrni iniciativën dhe do të jeni të suksesshëm. Idetë tuaja do të vlerësohen dhe ndahen nga ata që mendojnë si ju.

VIDEO/ Momenti kυr heΙikoρteri bën uΙje emergjente në rrυgë

Një helikopter u detyrua të bënte një ulje emergjente në rrugë, për shkak të një problemi. Helikopteri po transportonte një person të plagosur nga një aksident me makinë në Brazil.

Videoja tregon helikopterin që ulet në tokë, fatmirësisht pa u përplasur.

Sipas informacioneve në helikopter ishin gjithsej gjashtë persona, ndërsa personi i plagosur u dërgua në spitalin më të afërt.

/abcnews.al

Ραratë që i jepte babai, 18 υjeçares ja merrte 33 vjeçari/ Familja mbështet shqiptarin që νrαυ kυnatin

50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin e tij pasi ai i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh, po procedohet penalisht për vrasje me paramendim në gjendje të qetë shpirtërore.

Mediat greke raportojnë se Fatmir Talellari është dërguar në prokurori pak minuta pas orës 14:00. Pas daljes nga gjykata, avokati mbrojtës i 50-vjeçarit ka deklaruar se i pandehuri është në gjendje të keqe psikologjike pasi e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Siç tha ai, gruaja e shqiptarit nuk e dinte që vëllai i saj, Erjon Pelivani po i përdhunonte vajzën dhe tani e gjithë familja i qëndron pranë 50-vjeçarit. Dy motrat e tjera të 18-vjeçares thuhet se e dinin deri diku se çfarë po ndodhte, por jo të gjithë të vërtetën.

Talellari është punëtor i tokës, ndërsa herë pas here është i punësuar edhe në ndërtim. Ai ka tre fëmijë nga martesa e parë dhe një fëmijë nga martesa me motrën e viktimës. Ndërkohë 33-vjeçari ishte i papunë dhe dyshohet se ka përdhunuar më të voglën nga tre vajzat e dhëndrit të tij. Dy vajzat e tjera më të mëdha thanë se kjo nuk i shqetësonte kurrë.

Krimi u krye kur vajza 18-vjeçare i tregoi dje babait të saj se vëllai 33-vjeçar i gruas së tij të dytë abuzonte me të që në moshën 8-vjeçare, ndërsa nga mosha 12 deri në 14-vjeç e përdhunonte. Madje, ai ka arritur deri në atë pikë që ta shantazhojë gjatë 8 muajve të fundit me fotot e saj, ku thuhet se i ka kërkuar 3000 euro. Pritet që policia të marrë pamjet video të shantazhit nga celulari i 18-vjeçares.

Pas vetëdorëzimit në polici, shqiptari ka shpjeguar arsyet që e shtynë drejt një akti të rëndë, siç ishte vrasja e vëllait të bashkëshortes. Shqiptari ka treguar se e ka kuptuar që vajza kishte probleme kur ajo filloi t’i kërkonte shpesh para. Njëkohësisht ai kishte mësuar se vajza kishte probleme edhe me pagesën e qirasë së banesës studentore, ndaj kishte vendosur të bisedonte me të. Gjatë kësaj bisede, vajza i kishte rrëfyer babait për tmerrin që kishte përjetuar prej 9 vitesh nga vëllai i njerkës.

“Herën e fundit që vajza ime po studionte, më kërkoi t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk po shkonte kur pronari i banesës ku jeton më thirri duke thënë se i kishte borxh qiranë ndërsa unë dhe gruaja ime po i dërgonim para rregullisht. Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe të më tregonte gjithçka kishte jetuar me 33-vjeçarin që e përdhunoi dhe videot që ai kishte duke e shantazhuar dhe duke i marrë paratë”.

E rëndë, 2-vjeçarja dγshohet se u dh*nua fizikisht nga i ati, ndërron jetë në sρital

Një ngjarje e rëndë, raportohet të ketë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një vajzë e vogël, vetëm 2-vjeçe, humbi tragjikisht jetën pas 22 ditësh e shtruar në klinikën e Shkupit.

E mitura dyshohet se u dhunua fizikisht nga babai i i saj, i cili u arrestua nga policia.

Sipas raportimeve, i dyshuar është një 30-vjeçar.

Njoftimi:

“F.D. (30), dyshohet se më 18.12.2023 në shtëpinë e familjes në Kërçovë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dy vjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup ku, më 08.01.2024, ka ndërruar jetë”, thanë autoritetet.

“V αjza i tregoi υideo”/ Vrau kunatin pasi i për`*hunoi të bijën, flet vëllai i Fatmir Telallarit

“Mbesa i ka treguar Fatmirit çfarë kishte ndodhur, me video të gjitha”

Opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Volos të Greqisë, pasi Fatmir Telallari ekzekutoi kunatin e tij, për shkak se dyshohet se i ka përdhunuar vajzën e mitur që kur ajo ishte 9 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen, ka folur sot në “Shqipëria LIVE”, vëllai i Fatmirit, Bledar Telallari. Ai tha se me të vëllain kishte folur vetëm pas vitit të ri dhe jo pas ngjarjes, të cilën e mësoi nga motra që jetonte po ashtu në Volos. Ai tha se Fatmiri e kreu krimin, pasi e bija i tregoi me video se Erjon Pelivani e kishte përdhunuar.

“Kam folur vetëm pas vitit të ri, jo pasi ndodhi vrasja. Ishte mirë, nuk kishte asnjë problem, nuk më tha asgjë. Fola dhe me gruan e tij me fëmijët, për t’i uruar. Ata kishin marrëdhënie shumë të mira më parë, nuk kishin asnjë problem. Me vajzat kam folur, nuk më kanë thënë shumë gjëra, asnjë detaj. Mbesa nuk është mirë, është gjë e rëndë. Mbesa i ka treguar Fatmirit çfarë kishte ndodhur, me video të gjitha. Nuk kishn probleme ekonomike sepse punonin. Kunatin e tij e njihja, çfarë të them, djalë i urtë ishte. Armën Fatmiri e kishte me leje, e përdorte për gjueti. Unë s’kam folur fare, më njoftoi motra se çfarë kishte ndodhur, ajo jeton atje në Volos. Ishte shumë e rënduar gjendja e saj.”– tha Bledar Telallari.