Mërkυr Βua Shρata, si ndrγshoi historinë e Zvicrës me 300 kaΙorës shqiρtarë

Mund të flitet me saktësi se kur historia ka nisur të merret me këtë figurë, por mund të themi se në median e shkruar është folur mjaft pak për Mërkur Bua Shpatën.

Ekziston një artikull në gazetën “Bota sot” (11.12.2012, botim i diasporës, me titull: “Mërkur Bua Shpata, si ndikoi para 500 vjetësh në neutralitetin e Zvicrës”, ku flitet për meritën që pati si udhëheqës në vendosjen si zonë neutraliteti të Zvicrës).

Po ashtu me pemën historike të luftimeve të Mërkur Buas merret dhe studiuesi i njohur Luan Rama (“GSH”, 14.3.2010), dhe një informacion për familjen princërore Bua, simbolet dhe heraldikën e tyre e gjejmë në faqen informative “Wikipedia”.

Këtyre tri burimeve u jemi referuar për të hedhur një vështrim mbi portretin e panjohur të Mërkur Buas, referuar së fundi edhe publikimit të pikturës në enciklopedinë e parë të arteve pamore shqiptare.

Në gazetën “Bota sot”, referenca është studiuesi Astrit Leka (aktivist ne diasporë) në rastin e vendosjes së bustit të Skënderbeut në Gjenevë, duke çuar në një punë kërkuese për historinë e Zvicrës. Në këto hulumtime që boton në numrin e saj gazeta e diasporës e vendosur në Zvicër ndesh emrin e Mërkur Bua Shpatës,stërnip i Gjin Bua Shpatës, duke zbuluar rolin që kishte luajtur në historinë e Zvicrës.

Pyetja e parë për t’u shenjuar nga këto njohuri është cilësia e këtij personaliteti, cili është konti i Akuinos dhe Rokasekas, që përfshin perandorinë romane dhe gjermanike.

Pasardhës i familjes princërore, Mërkur Bua thuhet se është me prejardhje nga bregdeti i Shqipërisë së sotme, e vendosur në Peloponez. Të parët e tij kishin qenë despotë të Angelokastrës dhe të Artës, si edhe baronë të Despotatit të Moresë.

Citojmë nga Bota Sot:

Flamuri i kontit Mërkur Bua Shpata i njohur nga perandori i shenjtë roman Maksimalian (1510). Petro Bua mërgoi në Gadishullin Apenin. Aty Mërkuri u shqua si luftëtar dhe prijës trim i mercenarëve shqiptarë e ballkanas”.
Në këtë periudhë të historisë evropiane studiuesit nxjerrin në pah se Mërkur Buaishte njohur si një nga komandantët ushtarakë më trima të Evropës, që i takojnë fundshekullit të XV. Mërkur Bua luftoi në ushtrinë e perandorit gjerman, Maksimiliani I, që prej vitit 1490, si komandant i përgjithshëm i kalorësisë së lehtë.

Mërkur Buas i njihet titulli kont në vitin 1510. Në pemën gjenealogjike të familjes koha e vdekjes së tij jepet midis vitit 1527 -1560. Mbajtja e titullit kont shoqërohet dhe me njohjen e simboleve heraldike, ku titulli jepet dhe bëhet i dallueshëm në trajtën e kurorës përkatëse të kokës (kurorë konti), që paraqitet edhe në stemë, si dhe njohja e paraqitja e origjinës fisnike familjare, e cila pasqyrohet në shqytin e tij. Deri më sot nuk kemi paraqitje artistike të stemës së kohës së Mërkur Buas e cila vjen e ndryshme në kohë të ndryshme. Ai u njoh si aleat i Luigjit XII të Francës duke mundur spanjollët.

Pas fitores venedikase të vitit 1513, Merkur Bua pranoi t’u shërbente venedikasve dhe u propozoi të tërheqë me vete dhe shqiptarët që i kishin mbetur besnikë perandorit, veçon studiuesi Luan Rama, në artikullin “Dominus” Merkur Bua, Historia e një pasardhësi të denjë të Gjin Bua Shpatës” (citim nga “GSH”. 14.3.2010). Në artikujt e paktë për këtë figurë thuhet se shumë kronikanë kanë shkruar për luftën e tij, në çdo vend të Evropës.

Mërkur Bua i shndërruar në “një sinonim betejash” arriti të krijojë “figurën e tij legjendare”.

Në vitet ‘500 ai ishte bërë tashmë mjaft i njohur sipas studiuesve në luftërat e Italisë.

Duke iu referuar hulumtimit të bërë, thuhet se në vitin 1515 pranë Milanos është zhvilluar beteja e madhe e Marinjanit, duke hyrë në histori si “beteja e gjigantëve”, pasi merrnin pjesë ushtritë më të rëndësishme të Evropës.

“Nga Franca erdhi Françesku i Parë, ushtritë e Papës, ushtria e Venedikut, ushtria zvicerane, kundërshtare e tyre dhe ushtria e Maksimilianit, perandorit gjermanik.

Në betejën e Marinjanit me 13 shtator herë dukej se fitonte njëra palë, herë pala tjetër. Madje edhe vetë mbreti Françesk u plagos. Të nesërmen, aty, kah mesdita, zviceranët sulmuan dhe po mundshin francezët. Atëherë mbreti i Francës kërkoi ndërhyrjen e 40 000 ushtarëve të Venedikut.

Këmbësoria e rëndë e Venedikut në kohën kur francezët po mundeshin, ishte e vendosur në Lodi, katër orë larg në këmbë nga fusha e betejës. Pra kur të vinte ajo në ndihmë, zviceranët do ta kishin fituar betejën” (Bota sot, “Mërkur Bua Shpata, si ndikoi para 500 vjetësh në neutralitetin e Zvicrës”, 11.12.2012)

Sipas këtij artikulli Mërkur Bua Shpata, drejtuesi i kalorësisë shqiptare në shërbim të Venedikut, arriti të tronditë udhëheqjen ushtarake të 40 mijë ushtarëve zvicerane, duke u gjendur në krah të Francës. Kjo është beteja e famshme, për të cilën zviceranët sipas artikullit të “Bota sot”, patën kujtuar se kishin të bënin me një mijë kalorës, duke marrë vendimin e tërheqjes dhe pranimin e humbjes.

Në të vërtetë aty kishin hyrë vetëm 300 kalorës shqiptarë. Mërkur Bua ndonëse i plagosur arriti të kapë 6 flamuj dhe katër topa të ushtrisë zvicerane. Beteja u fitua nga ai.”
Historianët thonë që u mund ushtria zvicerane që për 1500 vjet, që nga koha eJul Cezarit nuk kishte njohur dështime. Vetëm një vonesë e vogël e Mërkur Bua Shpatës do t’u jepte fitoren zviceranëve.

“Mërkur Bua Shpata, si ndikoi para 500 vjetësh në neutralitetin e Zvicrës”, 11.12.2012″

Është shkruar se në mbrëmjen e asaj dite të fitores, mbreti Françesku i parë i Francës, kur po festonin fitoren, e paraqiti Mërkur Bua Shpatën e plagosur si shpëtimtarin e jetë së tij. Historianët këtë fitore ja kanë atribuuar Françeskut të parë, mbretit të Francës. Por një mbret 21 vjeçar që bënte pagëzimin e luftës për herë në atë ditë nuk mund të qe strategu i fitores se betejës së gjigantëve.

Kjo provohet edhe nga fakti që dhjetë vjet më vonë, në betejën e Pavias, mbreti Françesku i Parë, aleatin Mërkur Bua Shpata e kish kundërshtar. Ai u mund, ra rob lufte dhe po të mos të kishte qenë autoriteti i Mërkur Bua Shpatës edhe do ishte vrarë nga mercenarët katalanas. Mërkur Bua Shpata ua mori mbretin Françesk katalanasave dhe i bëri këtij nderimet si mbret, si aleat e vartës i dikurshëm, të zgjidhte suitën dhe të kishte trajtim mbretëror.”

Duke cituar po të njëjtin burim të informacionit, thuhet se dy muaj më pas, zviceranët u mblodhën dhe vendosën që të mos dalin kurrë jashtë kufijve të vet, si pushtues. Është momenti kur ata shpallën neutralitetin.

Vitet e fundit të jetës, Mërkur Bua Shpata i ka kaluar në Trevizo, duke u tërhequr deri në vdekjen e tij, trupi i të cilit u varros në kishën e Santa Maria Maggiore.

Si nisi ρërdh**imi i ύαjzës për 9 vite nga υëllai i njerkës! Detajet tronditëse, Erjon Pelivani priste derisa Ιargoheshin motra dhe kυnati për t’u futur në bαnesë!

Detaje shokuese dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Volos të Greqisë, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Tarellari vrau me pushkë kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi zbuloi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh.

Advertisements

Viktima e përdhunimit, e cila tashmë është 18-vjeçe, mësohet se është abuzuar seksualisht nga vëllai i njerkës brenda shtëpisë së saj.

Sipas avokatit të 50-vjeçarit, Erjon Pelivani kishte akses të hynte i lirë në shtëpi. Ai ka zbuluar se përdhunimet kanë ndodhur brenda banesës në momentin që në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4-vjeç.

Advertisements

33-vjeçari hynte i lirë në banesë kur Fatmir Tarellari dhe gruaja e tij nuk ishin në shtëpi.

“Padyshim i ka pritur derisa kanë ikur nga shtëpia”, tha avokati.

Sipas dëshmisë së vajzës, ajo është abuzuar seksualisht që nga mosha 9-vjeçare dhe kur i duheshin para, i dërgonte video intime për ta shantazhuar.

Gjithashtu vajza u ka treguar motrave të saj se ngacmohej seksualisht, por jo se ishte e përdhunuar dhe pa përmendur emrin e personit.

“Babai në orët e mëngjesit të së hënës i ka takuar për të sqaruar se çfarë po bëhej me paratë e qirasë. Pas një bisede me vajzën e tij, ajo e informoi për përdhunimet dhe shantazhet, por nuk e tregoi identitetin e personit.

Ata erdhën në zyrën time të hënën në mëngjes për të diskutuar se si të zgjidhnin problemin. Domethënë po bëheshim gati të ngrinin një padi duke pritur që vajza të na tregonte se kush ishte personi. Por të martën, 50-vjeçari zbuloi emrin e përdhunuesit në mëngjes pas presionit të vazhdueshëm ndaj vajzës së tij”.

Sipas avokatit të Fatmir Tarellarit, vajza kishte në dispozicion videot me të cilat 33-vjeçari e shantazhonte, por nuk ia tregonte babait të saj.

“I tregoi vetëm sms-të që vërtetonin çfarë po thoshte”, tha avokati. “Që nga mëngjesi i së martës kur ai e mori vesh, deri në pasditen e së martës nuk kishim asnjë kontakt. Pas ngjarjes ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike, më tregoi se çfarë ndodhi dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohej tek autoritetet”.

Lυftoi lidhur me zinxhirë me 15 ushtarë që i qëΙΙonin pa ρυshim: Si u vranë Çerçiz Topulli e Mυstafa Qulli nga maΙazezët, për llogari të grekëve

Nga Roland Qafoku

Si sot 106 vjet më parë Shqipëria humbi një nga bijtë e saj më të mirë. Çerçiz Topulli është nga ata heronj që e deshi këtë vend sa jetën e vet. Në fakt bashkë me të më 17 korrik 2020 (Autori argumenton këtë datë) u vra edhe Mustafa Qulli, një gazetar i njohur i kohës dhe vetëm në një moment shteti shqiptar që kishte as 3 vjet jetë, iu vra një luftëtar me armë në krah dhe një gazetar me penë në dorë. Është folur shumë për këta dy figura, por pak për të mos thënë aspak nuk është folur për mënyrën se si janë vrarë ata.

Është një ngjarje që cilësohet nga më të rëndat e ndodhura në historinë e shtetit shqiptar jo vetëm për atë që përfaqësonin viktimat por edhe për mënyrën e ekzekutimit. Kjo është publikuar e plotë e shoqëruar me shumë detaje këtë krim të dyfishtë në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” dhe për herë të parë vjen e skicuar skena e krimit nga piktori i njohur Gjergj Diko.

15 ushtarë malazezë, nëpërmjet një skeme pabesie, maskruan teksa ishin të lidhur me zinxhirë, atë mëngjes të 17 korrikut 1915 Çerçiz Topuillin dhe Mustafa Qullin, e megjithatë ata u përleshën deri në frymën e fundit. Më poshtë gazeta “Fjala”, fjala.al publikon pjesë të rëndësishme nga ky libër që vinë sot për herë të parë dhe ekskluzivisht.

TË DHËNA PËR NGJARJEN

  • VIKTIMA:  ÇERÇIZ TOPULLI, MUSTAFA QULLI
  • POZITA E VIKTIMËS NË MOMENTIN E VRASJES: 1. Komandant i çetës së Gjirokastrës kundër osmanëve. 2. Gazetar
  • POZITAT E TJERA TË VIKTIMËS PËRPARA VRASJES: Ushtarak në Peradorinë Osmane
  • VIKTIMA TË TJERA NË NGJARJE: Mustafa Qulli, gazetar dhe drejtor i gazetës “Populli”
  • DITËLINDJA: 20 shtator 1880, Gjirokastër, Shqipëri
  • DATA E VRASJES:  E shtunë, 17 korrik 1915, ora 04.00
  • MOSHA E VIKTIMËS:  35 vjeç, 2 muaj e 3 ditë
  • VENDI I VRASJES: Fusha e Shtojit, Golem, Shkodër, Shqipëri
  • AUTORI I VRASJES:  15 ushtarë malazezë
  • MOTIVI I VRASJES: Hakmarrje për vrasjen e peshkopit grek më 1907

Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në luftë për pavarësi. Nuk ka një të dytë në historinë e Shqipërisë që të mos e ketë hequr armën asnjëherë nga supi, por njëkohësisht të kishte një fund aq të trishtë, i vrarë pabesisht dhe për më tepër pa marrë famën dhe vlerësimin që i takonte. I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, ai e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vrarë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar që ndryshe nga Çerçizi, që kishte pushkën simbolin e lirisë, ai kishte penën.

SKENA E KRIMIT

Çerçiz Topulli kishte bërë dhjetra manovrime në jetën e vet ndaj atyre që kishin dashur ta kapnin dhe asgjesonin. Por mëngjesin e 17 korrikut 1915, për herë të parë dhe të fundit ai dështoi. Një skuadrilje ushtarësh malazezë u shfaqën në portën e shtëpisë ku qendronte në Shkodër dhe pa asnjë urdhër të shkruar, e vunë në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij Musta Qulli, një gazetar me emër në atë kohë në Shkodër. Pa shumë sqarime ushtarët e huaj i lidhën të dy me zinxhirë në duar dhe këmbë dhe i dërguan në kazermë. Pas 10 ditësh qendrimi në një dhomë në kushte skandaloze, ndodhi diçka e pa

të dy i hipën në një karrocë dhe u thanë se do t’i dërgonin në Cetinjë. Sapo karvani bëri disa kilomtera në Fushëne Shtoijt ora shënonte 04.00 dhe sapo nisi të zbardhte ushtarët i zbritënata dhe pa një pa dy nisin t’i qëllojnë me armë. Mustafai vdiq në vend, ndërsa Çerçizi, ashtu i lidhur me zinxhirë, përleshet me ushtarët malazezë, por ata duke qenë në numër të madh arritën ta qëllonin për vdekje me plumba, por edhe duke i shpuar trupin me bajoneta. Kur panë që të dy kishin dhënë shpirt, me shpejtësi hapën dy gropa jo shumë të thella, i futën brenda të dy trupat, i mbuluan me shkurre dhe drurë rrethanorë dhe u larguan.

SI U KRYE VRASJA

Vrasja e pabesë dhe e fshehtë e Çerçiz Topullit është shoqëruar dhe me rregullin se edhe krimi më i sofistikuar lë gjurmë. Edhe pse menduan se i fshinë gjurmët bashkë me varrosjen e kufomave, asnjë nga 15 vrasësit nuk e dinin se prapa shkurreve një person i ndodhur aty rastësisht kishte parë të gjithë ngjarjen. Quhej Mahmut Golemi dhe rrëfimi tij gjashtë muaj pas ngjarjes është unikale:

“Natën e së premtes, (duke gdhirë e shtuna) natë Ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë. Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kisha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”. Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë”.

Krimi i organizuar u krye, më pas duhej vetëm fshehja e gjurmëve. Një veprim qëushtarët vrasës e bënë me shpejtësi dhe fshehtësi. Të paktën sipas tyre, hapën dy gropa dhe i hodhën brenda dy viktimat. U hodhën shkurre përspër. Dëshmitari Mahmut Golemi vijon rrëfimin:

“Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropës gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm”.

GREKËT NË VRASJE

Vrasja e Çerçiz Topullit tregoi edhe një herë aleancat sllavo-greke kundër shqiptarëve. Sipas të dhënave, dëshmive dhe raporteve të kohës, rezulton se malazezët e vranë Çerçizin për llogari të grekërve. Ishte një hakmarrje për faktin që Çerçizi kishte vrarë peshkopin grek si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Spiro Kosturit në Selanik nëvitin 1907. Kishin kohë që qarqet greke e kërkonin me qiri komitin shqiptar dhe pasi nuk ia arritën në tokën shqiptare e realizuan këtë në Malin e Zi nëpërmjet një intrige. Po cilët ishin grekët që e porositën vrasjen te malazezët?Tre janë personat që ishin të implikuar në këtë vrasje: Alush Lohja, Spiro Tozhli, Mihalaki Kulumburi, të cilët kishin si qendër konsullatën greke në Shkodër. Tozhli ishte një tregtar në këtë zonë që mendohet se ka vënë në dispozicion paratë për vrasje. Dëshmia dhe deklarata e pare që vërteton këtë është e Kol Biankut, sekretar i Kadastrës në Shkodër. Në një shkrim të numrit 18 të datës 9 qershor 1919 në gazetën “Kuvendi” ai shkroi:

“Tash, tuj mos mujtun m’u durumun prej varrës randë të zemrës s’eme, po i lajmëroj vllazënve qi në vjetin 1915 Mihalaki Kambuluri me dredhime t’veta bani fli (mbyti) dy ma t’ndershmit atdhetar , shpirtndritçmit Mustafa Qulli dhe Çerçiz Topulli qi sot Shqipnia i vajton”.

Kjo dëshmi e tronditi rëndë opinionin. Në numrin e datës 16 korrik nëgazetën “Kuvendi”, Mihalaki Kambuluri iu përgjigj Bjankut duke e cilësuar shpifje ata që ai shkruan. Por shfajësimi të lë me gojë hapur teksa ai implikon Fejzi Alizotin.

“Fejzi Bej Alizoti i njef fort mirë shkaktarët e njimnendshëm t’ asaj vrasje, sikur ai vetë shumë herësh m’a pat diftue ktu në Shkodër, kur shifeshim ditë për ditë e rrinim bashkë…”.

Se sa e vërtetë është që Alizoti të kishte dijeni, kjo nuk është vërtetuar, por pas kaq vjetësh një dëshmi e shkruar vlen sa 1 mijë prova.

Ndërkohë ndryshonte arsyeja dhe rrethanat për eleminimin e gazetarit Mustafa Qulli. Të dhënat tregojnë se ai u vra si austrofil dhe kjo ndjehej hapur në shkrimet e tij në gazetën “Populli Po” që botohej në Shkodër në të cilën ai ishte drejtor. Kjo kishte sjellë zemërimin e malazezëve por sidomos të serbëve dhe nga situate e krijuar ishte një rast që Mustafanin duke e bërë bashkë me Çerçizin eleminonin njëherësh dy shqiptarë që luftonin me penë dhe me pushkë.

KATËR VARRIME

Eshtrat e Çerçiz Topullit nuk gjetën prehje kollaj. Katër herë nëntoka shqiptare ka pranur trupin e tij të vdekur si të ishte një reagim. Varrimi i parë u krye nga malazezët, të cilët pasi e vranë, ende me gjak të ngrohtë e futën në dhe. Varrimi i dytë u krye më 27 nëntor të vitit 1936 në Gjirokastër në një ceremoni shtetërore, ndërkohë që më 14 shtator 1936 në Shkodër ishte kryer zhvarrimi dhe kjo u shoqërua me një ceremoni përcjelljeje që ka mbetur në histori sepse kjo ishte edhe dalja e parë publike e Enver Hoxhës me një fjalim që ai mbajti në ballkonin e bashkosë së qytetit. Në vitin 1945 u krye varrimi i tretë, duke i vendosur eshtrat në varrezat e Dëshmorëve në Gjirokastër. Në vitet ’70-të eshtrat u vendosën në kodrën e qytetit të Gjirokastrës bashkë me varret e Bajos Topullit, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit të shoqëruara me një memorial./fjala

Μësonjëtorja e Korçës, ajo e VeΙës apo Kυrbini, kush është shkolla e parë shqiρe?

Shkolla e parë shqipe hapur në Korçë apo diku tjetër? 7 marsi është dita që ne festojmë hapjen e Mësonjtores së parë shqipe në Korçën e vitit 1887. Megjithatë, ajo që shumica prej nesh nuk di është se shkollat shqipe kanë ekzistuar shumë më para se Mësonjëtorja e Korçës.

Ndue Dedaj, publicist dhe studiues i njohur i historigrafisë shqiptare është shprehur vazhdimisht se në Shqipëri ka patur disa shkolla, para asaj të Korçës. Më saktë janë shkolla që janë hapur 255 vjet më herët se shkolla e Korçës, që njihet zyrtarisht si i para. Më poshtë do t’ju rendisim referencat dhe studimet e sakta historigrafike për shkollat shqipe.

Këtu nuk bëhet fjalë për një garë se ku është hapur “shkolla e parë shqipe”. Në thelb nuk ka të bëjë me emrin Korçë apo Shkodër, Kurbin apo Velë, Stubëll apo Dhërmi, por me një koncept historik, Rilindja Shqiptare që fillon në shekullin XV dhe kulmon në shekullin XIX.

Shkollat e para shqipe i kemi në shekujt XVI – XVII, të paktën duke filluar që nga vitet 1584 -1661.

Shkolla e Kurbinit

Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shkruhet:

“Shkolla e Kurbinit. Një nga shkollat e para shqipe, e themeluar me 1632 në afërsi të Krujës, që i përkiste vilajetit të Shkodrës. Përveç leximit e shkrimit, aty jepej dhe mësimi i gramatikës. Përdoreshin si tekste mësimore në gjuhën shqipe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit e të ndonjë tjetri. Pushtuesit osmanë penguan veprimtarinë e saj derisa e mbyllën”. (Shefik Osmani – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, fq.1021.)

Mësonjëtorja e Velës

Shkolla e Velës u hap nga ipeshkvi i Lezhës. “Nxënësve u mësohej gjuha shqipe në këtë shkollë.” (Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë 1983, f.14.). Dom Prend Suli shkruante se për shumë vjet, Ipeshkvia e Lezhës ka pasur në Velë një Gjakoni (shkollë fetare), ku priftërinjtë u mësonin shkrim e këndim të rinjve.

Më pas, djemtë kryenin mësimet pranë Ipeshkvit, i cili zgjidhte meshtarët dhe shpesh dërgoheshin për studime edhe jashtë vendit.

Shkolla e Oroshit

Vizitori Apostolik Shtjefën Gaspri, gjatë vizitës së tij në Orosh në vitin 1671, ndër të tjera përmend dhe shkollën me nxënës që mbahej nga prifti Dom Nikollë Vladani. Prifti ishte i afërti i ipeshkvit të Lezhës. Nuk ka të dhëna konkrete se kur ishte çelur ajo shkollë apo sa nxënës kishte.

Sidoqoftë, rëndësi ka fakti se në mesin e shekullit XVII Oroshi kishte një shkollë të veten me nxënës ku shkruhej dhe lexohej gjuha shqipe.

Në një tjetër dokument përmendet se, më herët, më 1657 në Mirditë ka patur një seminar me 12 nxënës që përgatiteshin të vazhdonin studimet e larta në kolegjet italiane. Kjo ka qënë një praktikë e njohur e kohës. Vendodhja e këtij seminari nuk përmendet, por të gjithë gjasat tregojnë se bëhet fjalë për shkollën e sipërthënë të Oroshit. Asokohe, shpesh Oroshi identifikonte Mirditën e stome, ngaqë aty ishte kryekisha abaciale dhe selia princërore e Gjomarkajve.

Mësonjëtorja e Stubllës së Karadakut

Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, e cila i përket shekullit XVI. Me pak fjalë afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit dhe asaj të Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore. Persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte një sistem i ngritur posatshërisht nga turqit. Mirëpo, në Stubëll, fshat i Malësisë së Karadakut, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip.

Ky ka qënë i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur flitet se kishte funksionuar shkolla e parë. (Isak Ahmeti, Stubëll, 11 maj 2004.) Kjo shkollë, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitë S. Shuteriqi, ishte në formë kolegji, i rangut të një instituti të lartë.

Të gjitha këto të dhëna faktojnë se në fakt përpjekjet e shqiptarëve janë shumë më të hershme se ato në Korçës. Kjo tregon dëshirën e zellshme për të shkruar e kënduar gjuhën e ëmbël shqipe. Duhet të lexojmë më shumë rreth historisë sonë dhe të ruajmë me fanatizëm çdo fakt historik që tregon se shqiptarët e kanë dashur gjithmonë shkrimin dhe këndimin e gjuhës së tyre.

Ρërdh**imi i 18-υjeçαres shqiptare në Greqi nga vëllai i njerkës, doktori i njohur zbυlon detajet e reja: Të dyja familjet kishin…

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar vrau kunatin pasi ky i fundit i përdhunonte vajzën që kishte më gruan e parë, për 9 vite me radhë.

Doktor Luan Zyka, kryetar i komunitetit shqiptar të Selanikut, është shprehur se 33-vjeçari përdhunoi për 9 vite me radhë 18-vjeçaren, përmes shantazhit me anë të videove intime.

Zyka zbuloi po ashtu se të dyja familjet, si ajo e 50-vjeçarit, ashtu edhe ajo e 33-vjeçarit, ishin nga Skrapari.

Ai tha se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet të shihet disi më thëllë, në problematikat e familjeve shqiptare që jetojnë e punojnë në Greqi.

“Ngjarja është tragjike, tragjike për babain, i cili ndodhet në burg me një fëmijë të helmuar. Unë kam biseduar dje me Policinë e Volosit, u interesuam për gjendjen psikike të babait dhe vajzës. Pranë tyre ka organe të caktuara psikologjike.

Vajzën e ka përdhunuar vëllai i njerkës, jo vëllai i nënës. Çështja ka të bëjë me problemet e familjes shqiptare emigrante. Janë nga Skrapari të dy familjet, edhe i ati i vajzës dhe përdhunuesi 33-vjeçar. Një njeri i familjës që të përdhunojë për 9 vite fëmijën dhe pjesëtarët e tjerë të mos e marrin vesh… Ai e shantazhonte për të marrë para.

Vajza ishte studente dhe qiradhënësi i thotë që vajza jote nuk ka paguar paratë. Këtu u zbulua kjo ngjarje. Autori i dyshuar shantazhonte vajzën me video të marrëdhënieve seksuale, për t’i marrë para. Nëse kjo është e vërtetë, ai ka qenë një mostër psikologjike”, tha Zyka.

VIDEO/ Ρrofesori grek trondit oρinionin: HeΙenët e dikurshëm janë shqiρtarët e sotëm dhe jo grekët e sotëm!

Profesori Konstantinos Pangalis, shpjegon se cilët janë grekët e sotëm. Ai ngre pyetjen cilët ishin Helenët dhe Shqiptarët?

Profesori shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën. Ai thotë që shqiptarët janë ilirë, madje shkon pak më tej, teksa ngulmon që Helenët e dikurshëm me gjasë janë shqiptarët e sotëm dhe jo grekët e sotëm!

Këto deklarata të tij janë pritur shumë keq në ambjentin politik ekstremist athinas, por duket se kjo profesorin nuk e ka shqetësuar shumë.

E rëndë/ Familja haρ derën dhe gjen bυrrin e υdekur në shtëρi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar vdekjen e një personi në Prizren, i cili thuhet se të mërkurën është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë automatike me të cilën dyshohet që viktima ka qëlluar veten”, thuhet në raportin e Policisë.

“Ηαmë bukë me ujë, HlSTORlA e TRlSHTË e famiΙjes shqiptare që do ju bëjë të QAΝl (Video)

Gjashtë pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rr;ënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji. 

“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam Iekë t’i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar”.

Va rfërinë e tejskajshme e kanë kuptuar edhe fëmijët, e kryesisht djali i madh Eri, i cili është në klasë të katërt e detyrohet të bëjë punë të r;ënda për të siguruar bukën e gojës.

“Do ta n;dihmojmë mamin, s’kemi për të ngrënë. Nuk kemi po mos ndihmuam. Detyrat i bëj jashtë se nuk kam drita, na i kanë prerë se nuk kishim lekë t’i paguanim”.

Njihυni me qytetin nëηtokësor në Shqipëri, veηdstrehimi më i madh dhe i fortifikυαr në rajon (VIDEO)

Në kthinën e një lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë. Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara. Askush nuk e di se aty është njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor.

Njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon e i fortifikuar për tu bërë ballë shpërthimeve atomike.

Me inxhinier Feti Gjicin edhe grupi i ABC News për herë të parë zbriti në Kukësin e nëndheshëm.

Jo pak por më shumë se 30 metra nën atë ekzistues. Shkallët në formë rrethore s’kanë të sosur në zbritje. Kryqëzime e tunele si një labirint pa fund.

Duhet të kesh frikë nga keq orientimi e mos dish të kthehesh në dalje, ndaj nuk largohesh dot më shumë.

Inxhinier Fetiu e njeh mirë sepse ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve.

Të habit fakti kur mëson se për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda.

Ndërtime të pabesueshme. Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën.

Pra e përllogaritur për 20 apo 30 mijë banorë në një periudhë kohore për të paktën 4 deri gjashtë muaj.

Tunelet në trajtë labirinti lidhin çdo hapësirë e përshtatur për funksione të ndryshme. Kurse hyrja realizohej në pesë vende të ndryshme të qytetit.

Një pjesë ë pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.

Porta ka edhe për konviktet e institucionet arsimore.

Pa hezitim Kukësi është një ndër qytetet më të fortifikuara. Ndaj nuk është habi kur pak kohë më parë mediat ndërkombëtare e renditën Shqipërinë pas SHBA dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë luftës së ftohtë.

Por ky aset i rëndësishëm pak njihet publikisht. Është punuar dhe mbajtur nën monitorim të rreptë gjatë ndërtimit. Këtu mund të jetë një muze madhështor. Çka do të shuante kureshtjen të jo vetëm çdo shqiptari./AbcNews/