Tërbohet moti! Vendi shυmë pranë Shqiρërisë jep aΙarmin e kuq, priten stυhi deri në 200 km/h

Në Kroaci, një alarm i kuq i motit është në fuqi për shkak të erërave të forta dhe uraganëve për rajonin e Rijekës, Kvarner dhe Kanalin Velebit, dhe shumë rrugë janë mbyllur plotësisht ose për kategori të caktuara automjetesh.

Stuhi me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë janë të mundshme, transmeton Index.hr.

Paralajmërimet e verdha dhe portokalli janë në fuqi për pjesën tjetër të vendit, edhe për shkak të erërave të stuhishme, ndërsa në Sllavoni, në zonat e Zagrebit dhe Karllovacit dhe në male, alarmi i verdhë është në fuqi për shkak të borës së mundshme.

Për shkak të erës së fuqishme, rruga A1 ndërmjet Sveti Rokut dhe Posedarjes është plotësisht e mbyllur për qarkullim, ndërsa në disa rrugë është në fuqi ndalimi i lëvizjes për autobusët dykatësh, motoçikletat dhe mjetet me rimorkio.

Ishin në tαkimin e tyre të parë, çifti mbγtet në liqen pas aksidentit në υendndodhjen romantike në Itali

Çifti Morgan Algeri dhe Tiziana Tozzo kishin shijuar një darkë në takimin e tyre të parë së bashku pranë liqenit Como në veri të Italisë, kur tragjikisht teksa po ecnin me makinë ranë në ujë dhe humbën jetën

Çifti Morgan Algeri dhe Tiziana Tozzo kishin shijuar një darkë në takimin e tyre të parë së bashku pranë liqenit Como në veri të Italisë, kur tragjikisht teksa po ecnin me makinë ranë në ujë dhe humbën jetën.

Dëshmitarët kishin parë Algeri e Tozzo duke biseduar para se të ngjiteshin në automjetin e tyre tip fuoristradë që pak vonë në mënyrë të pashpjegueshme ra në liqen mbrëmjen e të shtunës. Mercedes-i kishte rrëzuar barrierat para vendparkimit dhe dyshja humbën jetën të bllokuar brenda makinës.

Trupi i Algeri, 38 vjeç, dhe i 45 vjeçares Tozzo, u rekuperuan më vonë nga zhytësit e policisë. Ende nuk dihet saktësisht ajo që ka ndodhur teksa zyrtarët presin rezultatet e autopsisë. Policia tha se po mban “një mendje të hapur” pas rasteve të ngjashme të aksidenteve prej humbjes së ndjenjave të shoferëve.

Algeri kishte marrë drejtimin e makinës në zonën piktoreske Viale Geno, pasi e kishte parkuar disa metra larg ujit, por çuditërisht makina përfundoi në liqenin i cili është rreth 20 metra i thellë në atë pikë, raporton The Sun.

Dy fëmijë që ishin në zonë në momentin e incidentit kanë dhënë vetëm detaje të zbehta për policinë.

Ata thanë se dyshja po bisedonin para se të ngjiteshin në makinë, ku Algeri mori drejtimin. Motra e Morgan tha se viktima kishte blerë makinën disa muaj më parë dhe nuk kishte pasur probleme teknike.

Tiziana, e cila la pas djalin e saj 14-vjeçar, ishte njohur një muaj më parë me Morgan, i cili ishte pilot dhe instruktor fluturimi në shkollën Brembate di Sotto.

Tiziana punonte në një fabrikë ushqimesh në Cermenate dhe jetonte me djalin e saj adoleshent pas divorcit nga babai i tij.

“Ai ishte si vëllai im, më ka lënë një boshllëk të madh”, tha Alessio Pengue, mik i ngushtë i Morgan, ndërsa të njohurit e Tiziana e përshkruanin si një “grua e fortë e zemërmirë që kujdesej për djalin e saj”.

Dyshja kishin ngrënë darkën në restorantin Capiago Intimiano para tragjedisë. Makina e tyre u nxorr dje nga uji dhe po analizohet, por deri tani nuk shihet asnjë anomali, tha policia për tragjedinë e mistershme.

Dy makina u bllokuan dje në Vithkυq, borëρastruesja shkon për ndihmë por ngec vetë

Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës të Vithkuqit, një ditë më parë, ka bllokuar dy mjete xhipa.

Ata kanë tentuar të kalonin në zonë për të shkuar në Korçë. Njëri nga xhipat ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal duke u bllokuar.

Brenda tij kanë qenë një familje prej 5 anëtarësh, të cilët ja dolën të dalin nga mjeti pa u lënduar.

Ndërsa xhipi i dytë, që udhëtonin 13 persona të tjerë, ka arritur që me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshat, Panarit.

Ndërkohë që edhe borëpastruesja, e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë, u bllokua në zonë nga bora dhe stuhia e erës.

Vetëm ditën e sotme me 2 borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i mjetit xhip dhe borëpastruese të bllokuara dje.

Në Ιidhje me 29-υ. jeçarin/ FΙet e mitύra: Kishim ρΙane për tu m αrtύar

Jashtë kamerave, ka folur vajza e mitur e Mirela Bosit, e cila denoncoi se djali i bashkëjetuesit, 29-vjeç kryente marrëdhënie me 12-vjeçaren.

E mitura është shprehur se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin prej 1 viti e gjysmë dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj.

12-vjeçarja pohon se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane të martoheshin kur ajo të rritej.Sipas saj marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin por pa dijeninë e nënës. Pas denoncimit e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marrë në pyetje disa herë nga psikologia.

L idhje jαshtëm.αrtesore me një f rαnceze? Çfarë tha ύajza e Bedrie Lokës para ρrokurorëve: Mami i gjeti letrat babit…

Detaje të reja për rastin e Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila i dha fund jetës duke u helmuar 8 ditë më parë. Mësohet se sipas dëshmisë së vajzës së saj para prokurorëve, raporton gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi, Xhemal Loka kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

“Diku nga muaji Shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, ka rrëfyer vajza e çiftit.

Ende nuk është vërtetuar një gjë e tillë nga ana e hetuesve, megjithatë ky detaj shton akoma më tepër dyshimet se ishte bashkëshorti ai që e çoi Bedrie Lokën drejt vetëvrasjes.Kujtojmë se fillimisht u raportua se e ndjera e kishte përjetuar shumë keq emocionalisht denigrimin që i ishte bërë figurës së saj në rrjete sociale, por më pas ngjarja mori kthesë tjetër.

Atentati në Vlorë, Gëzim Sinomatit, u vra me ρΙumb në kokë në baΙΙkon! I riu mbante emrin xhaxhait të vrarë në 1997

Policia nuk ka rënë ende në gjurmë të autorëve të atentatit me snajper ndaj Gëzim Sinomati, por po hetohet në dy pista: Në atë të hakmarrjes për shkak të krimeve të së kaluarës nga Sinomatët, dhe në fushën e drogës, jashtë vendit në Belgjikë. Mbrëmjen e djeshme dritat u fikën për 10 minuta kur ndodhi vrasja e 23 vjeçarit i cili kur lindi, prindërit i vendosën emrin e xhaxhait të tij të vrarë në 1997.

Vlore – Gëzim Sinomati, i pagëzuar me emrin e xhaxhait të tij, vrarë në 1997, gjatë një përplasje bandash, po qendronte në këtë ballkon të shtëpisë së tij, pranë Poliklinikës së Vlorës, kur e qelluan me plumb në kokë.

Ekzekutimi besohet u bë me snajper. Ka një variant, që snajperisti ndodhej në një makinë tip BMW, parkuar 30 minuta para, poshtë pallatit, me fushëpamje nga shenjestra.

Por mund të jetë shtënë edhe nga një objekt përballë ballkonit të Sinomatit. Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, (7 janar 2024) energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë.

Duket se kjo gjë e nxori në ballkon për të pirë cigare 22 vjeçarin që u vra. Nuk dihet nëse, ikja e dritave ka qënë e qellimshme, apo rastesi. Dyshohet për tre autorë, njeri ekzekutuesi, kurse makina, targat e së cilës ishin dubluar në Fushë Krujë, u gjet e djegur në në lagjen “24 Maji”.

22 vjeçari që kishte ardhur për të festuar Vitin e Ri më nënën e divorcuar, është djali i Sokol Sinomatit i dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me bicikletë.

Në 2014 Gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati me pseudonimin “Buzëderri”, të dy ushtarë të bandës së Gaxhait – të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim, çka fituan lirinë për këtë çështje.

Por duke qënë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sinomati qendroi në burg, deri në në 2017. Atë kohë, ai mori një leje të posaçme, dhe nuk u kthye më në burgun e Peqinit. Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017.

Menjëherë, sapo doli nga burgu ai mori të vëllanë Bernardin dhe djalin e tij dhe u largua nga Shqipëria dhe u vendosën në Belgjikë. Referuar ngjarjeve të mëparshme dyshohet se vrasja e të riut ka ndodhur motive hakmarrje, por ka dyshime edhe për implikim në trafikun e drogës. Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i vendosën tritol në automjetin e parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ndodhi ekzekutimi mbrëmë. Bernard Sinomati rezulton i dënuar edhe në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

12 qershor 2015- Mbahet mend nga vrasjet më të bujshme në vend, për shkak se Xhabir Shega, ishte nga ata kriminelë që ruhej ekstremisht. Por qitësi me snajper ishte pozicionuar në kodrën e Kalasë së Rozafës përballë shtëpisë së Shegës. Viktima i kishte mbijetuar një tjetër atentati me snajper një vit para ngjarjes.

Qershor 2017- U regjistrua një tjetër atentat me snajper drejt një të paraburgosuri. Qitësi shkrehu snajperin nga kodra pranë burgut të Vaqarrit. Atë kohë u tha se shënjestër e atentatit ishte Gazmir Daci, por i plagosur mbeti kosovari Lili Dule.

9 mars 2000– Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper brenda qelisë së tij në burgun 313 në Tiranë. Snajperi ishte vendosur në dritaren e një pallati pranë godinës së burgut, gati 200 metra larg në vijë ajrore. Bardhi ishte arrestuar si i dyshuar për një vrasje të dyfishtë.

Janar 2020- Një ekzekutim mafioz me snajper ishte ai i biznesmenit Kastriot Reçi, në Rrëshen. Ai u qëllua me plumb në zemër kur po ecte në qendrën e qytetit. Killeri ishte vendosur në katin e fundit të një pallati 9-katësh, ku sipas dëshmitarëve ishte futur i maskuar si grua.

7 janar 2024- 22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me plumb në kokë. Ai ndodhej në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri’ në Vlorë. I riu, sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe kishte dalë të pinte cigare në ballkon. Në zonë energjia u ndëpre për 10 minuta

Ήυmbën jetën në aksident në Hύngari, famiΙjarët nuk arrijnë të marrin trυρat e pajetë të 2 shqiptarëve nga Kosova, shkak ρrocedurat

Familjarët e 2 shqiptarëve nga Kosova që humbën jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e 5 janarit kanë hasur probleme në procesin e kthimit të në Kosovë të trupave të pajetë.

Mbrëmjen e 5 janarit, 2 shqiptarë nga Kosova humbën jetën në një aksident automobilistik në Hungari. Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi ishin të rinjtë që humbën jetën. Ky i fundit humbi jetën gjatë rrugës për në spital ndërsa Kushtrim Hoxha u dogj brenda makinës që shpërtheu në flakë.

Por së fundmi, mediat e Kosovës kanë raportuar se familjarëve të viktimave u kanë hapur probleme me sjelljen e trupave të pajetë për në Kosovë.

Mësohet se shkak për problemet e nxjerra janë bërë procedurat që i ka shteti hungarez në këto raste.

Kërkimet në Shρirag, BaΙΙuku: Presim testin finaΙ, sγnojmë të nxjerrim 300 mijë fuçi nafte në ditë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në përgjigje të interesit të mediave foli për kërkimet e naftës në Shpirag.

Ajo theksoi se tashmë është provuar se rezervuari është aty, ndërsa theksoi se synimi dhe dëshira është që të ketë rreth 300 mijë fuçi në ditë, një sasi kjo, e cila për Ballukun mund t’i përgjigjet fondit sovran dhe nevojave të buxhetit të shtetit.

Ajo shtoi se më 31 mars do jetë testimi final dhe pas kësaj date do të qartësohet e gjithë situata mbi këtë proces kërkimi.

“Shpimi në Shpirag ka qenë I vështirë, sepse flitet për një formacion gëlqeror, sepse vetëm gjatë hyrjes është dashur shumë punë,. por tërheqja e sondës jashtë ka qenë sfiduese. Është vërtetuar fakti që kemi Rezervuari është aty, me sasitë e parashikuar, sfidash jonë është te rrjedhave, që duhet ti përgjigjet atyre 100 mijë fuçive në ditë, por në presim 300 mijë fuçi, që të kem impaktin për fondin Sovran dhe buxhetin e shtetit. Në 31 mars do kemi në fazat e testimit final dhe një deklaratë publike”, tha ajo.

U ekzekυtua me snαjρer në baΙΙkonin e shtëpisë, ky është 22-vjeçari Gëzim Sinomataj

Ky është Gëzim Sinomataj, i riu i cili mbrëmjen e së dielës u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Vlorës. 22-vjeçari kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”, kur u qëllua me një plumb në kokë. Sinomataj dyshohet se u qëllua me snajper nga një ndërtesë përballë.

Pak kohë pas ngjarjes, policia gjeti në flakë makinën e autorëve të dyshuar, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Gjatë ditës së hënë, policia shoqëroi të paktën 10 persona, kryesisht të afërm të 22-vjeçarit të cilët dhanë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen. Teksa nuk dihen shkaqet e këtij atentati, një prej pistave kryesore të ngjarjes është ajo e hakmarrjes. Viktima ishte djali i Sokol Sinomataj, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.