M. bαrόjnë ρunë’ me jυ dhe ju kthejnë… υ.ajza, ja pse çυηat ja FUSlN gjυmit pas …. sit

Nuk ka femër që të mos e ketë vënë re faktin se çunat, meshkujt në përgjithësi, ja fusin gjumit menjëherë pas marrëdhënies s*ksuale.

Ky është një fenomen i zakonshëm që ndodh çdo natë në dhomat e gjumit në mbarë botën. Pas s*ksit, burrat bien në gjumë të thellë.

“Ju mund të falënderoni hormonin prolaktinë për përgjumjen tuaj post-koitale mashkullore”,

thotë këshilltari i gjumit për shëndetin e meshkujve W. Christopher Winter.

Dhe trupi juaj e liron këtë hormon sidomos pas or.gazmës.

Gratë nuk prodhojnë shumë hormon të tillë. Oksitocina është gjithashtu një tjetër hormon që pëson rritje gjatë se.ksit,

gjë që mund të zhdukë çdo mendim stresues nga mendja juaj, duke e bërë më të lehtë të relaksoheni dhe të bini në gjumë pas kësaj.

Dhe nëse kryeni marrëdhënie se.ksuale me drita ndezur, ju kështu sinjalizoni orën tuaj të brendshme të trupit çka tregon se është koha për të shkuar në shtrat.

Kur kjo ndodh, melantonina e hormoneve ndez ciklin tuaj të gjumit.

E rëndë! Koleget e ρυnës i hαρën profile të rreme në TikTok, nëna e tre fëmijëve i jep fυnd jetës

Gjuha denigruese dhe e urrejtjes në rrjetet sociale ka çuar drejt vetëvrasjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në një fshat të Sukthit. Një 41-vjeçare nga fshati Vadardhë i Sukthit ka humbur jetën në spital, pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët.

E sulmuar në mënyrën më të shëmtuar, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje.

Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të vogël.

Viktima ishte punonjëse në një fabrikë në zonën e Fllakës dhe dyshohet se ndonjë apo disa punonjëse të tjera në të njëjtën fabrikë kanë hapur profile denigruese në rrjetin social Tik-Tok, duke i krijuar një situatë të rënduar psikologjike që ka cenuar dhe marrëdhëniet e saj në familje.

Burime nga Policia e Durrësit, bëjnë me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

I hαρën një ρrofil denigrues në Tik Tok, υret veten me fotoksinë nëna e 4 fëmijëve në Durrës

Një grua nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve, i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.

41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë.

Nëna e 4 fëmijëve, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. Bashkëshorti i saj bënte punë sezonale në Greqi, por për festa ishte pranë familjes. Para efektivëve ka thënë se nuk kishin konflikte në çift dhe se nuk e di shkakun e vetëhelmimit të gruas.

Nga fakti që gjuha e shëmtuar dhe fyese ndaj saj në rrjetet sociale, lidhet me punën e saj në fabrikë, dyshimet e hetuesve janë se profilet denigruese të jenë hapur nga punonjëse të tjera të fabrikës, ndaj po hetohet se si kanë qenë marrëdhëniet mes kolegeve. Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, për të zbuluar së pari, personin që ka hapur profilin fals në rrjetet sociale, duke e konsideruar krim kibnernetik.

/Shqiptarja.com

Janari mυαji më i ftohtë i υitit, ja kur pritet të uΙen temρeraturat

Meteorologia, Lajda Porja, tha se janari pritet të jetë muaji më i ftohtë i dimirit, ku priten të regjistrohen temperature deri në -6 gradë celcius.

Në një lidhje për Goodmorning Albanians, Porja theksoi se ditët e ftohta pritet të nisin pas datës 10 dhe të arrijnë kulmin në mesin e janarit.

“Nëse flasim pastaj për vlerat termike edhe janari është futur me temperatua relativisht të larta, 3 apo 4 gradë mbi mesataren.

E diela do të sjellë rënie me 4 apo 5 gradë, duke bërë që temperaturat maksimale të jenë 14 ose 15 gradë celcius. 10 ditëshi i parë i janarit parashikohet i ngrohtë dhe i lagësht, presim ditë shumë të ftohta në mesin e janarit, duke filluar pas datës 10. Janari do të jetë muaji që do të regjistrojë temperaturat më të ulëta në krahasim me dhjetorin dhe shkurtin që janë muajt e dimrit. Vlera më e ulët do të jetë më e ulët se -6”, tha Porja.

Sakaq meteorologia tha se duke filluar nga e shtuna e kësaj fundjave do të nisin reshjet e shiut, ku të dielën priten rebeshe në të gjithë vendin.

“2024 ka nisur me reshje të pakta dhe jo problematike. Kjo javë do të mbyllet me kushte të paqëndrueshme, do të ketë reshje dhe vranësira. Reshjet më së shumti i presim përgjatë fundjavës. Do të nisin të shtunën në mbrëmje, do të ketë rebeshe e diela, pothuajse i gjithë territori dhe më pas do të mbeten prezent gjatë gjithë javës tjetër”, tha Porja.

Argita në krγe të PD? Këlliçi habit me dekΙaratën: Edhe pse e bija e Βerishës…

Ish-kandidati për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur se nuk është kundër kandidimit të Argita Malltezit si kryetare e PD-së.

Ai theksoi se fakti që është e bija e Sali Berishës, nuk i jep avantazh zonjës Malltezi që të jetë në krye të opozitës.

“Unë do isha dakord që lider i PD-së të bëhet kushdo që futet në garë dhe merr mbështetjen e demokratëve, ka platformën e vet dhe merr mbështetjen e shumicës në PD. Pak më intereson emri. Zonja Malltezi këto ditë kemi parë që ka pasur reagime. Ka ardhur për herë të parë në Kuvendin e PD që ka mbajtur një fjalim.

Jo vetëm zonja Malltezi po kushdo që do donte të merrte lidershipin e PD do të duhet të marrë mbështetjen e shumicës. Argitën nuk e avantazhin fakti që është e bija e Sali Berishës”-tha ai.

Kυjdes ραmjet!!! Pas tërmetit 7.6 ballë, Japonia goditet nga cυnami, ραmjet kur valët marrin para shtëpitë (Video)

Në rrjetet sociale janë publikuar dhe pamjet kur valët e para kanë goditur qytetin Suzu, teksa deri më tani raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë për shkak të shembjes së disa banesave. Tërmeti raportohet se shkaktoi valë prej rreth 1 metër përgjatë bregut perëndimor të Japonisë dhe Koresë së Jugut fqinje, me autoritetet që thonë se valë më të mëdha mund të pasojnë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) lëshoi ​​paralajmërime për cunami për prefekturat e Ishikawa, Niigata dhe Toyama. Një paralajmërim i madh për cunami – i pari që nga tërmeti dhe cunami i marsit 2011 që goditi Japoninë verilindore – fillimisht u lëshua për Ishikawa, por më vonë u hoq.Play

Ήoroskopi për ditën e sόtme, e Ρremte 5 Janαr 2024

Dashi

Dite mjaft romantike kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Partner do iu surprizoje ne çdo moment dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret nuk do jene ne gjendje te mire shpirtërore dhe nuk do e kenë mendjen tek jeta sentimentale. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do iu ndihmoje ta përmirësoni shpejt situatën. Shlyejini sa me shpejt borxhet qe keni marre.

Demi

Do kërkoni me shume qetësi se kurrë sot ne jetën tuaj sentimentale dhe do reflektoni mbi te ardhmen. Flisni hapur me partnerin nëse nuk doni qe ai te mërzitet kot. Beqaret do kërkojnë një person qe te ketë te njëjtat aspirata politike dhe fetare. Mundësitë nuk do jene te mëdha, por asnjëherë nuk i dihet. Financat do mbrohen gjithë kohës nga planetët dhe nuk priten vështirësi.

Binjaket

Do jeni me humor shume te mire sot dhe do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj sakrifice vetëm për te kaluar momente mbresëlënëse me partnerin. Edhe ai do ketë te njëjtat mendime me ju. Beqaret duhet te përgatiten për ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Financat do kenë nevoje vetëm për pak me tepër vëmendje për te qene te stabilizuara.

Gaforrja

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa ndonjë gjë te rëndësishme për t’u veçuar. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa e vrare shume mendjen. Beqaret do jene sharmante dhe joshës dhe nuk do iu shpëtojnë syve te askujt. Mundësitë për te krijuar një lidhje shume shpejt do jene te mëdha. Financat do jene me te mira sesa ju mendonit, mos u shqetësoni.
Luani

Mos u tregoni gjithë kohës dyshues për partnerin tuaj dhe mos xhelozoni për te sepse ka rrezik te përballeni me debate te zjarrta. Mos iu besoni shume as miqve te ngushte. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë qe do iu paraqiten për te krijuar një lidhje nuk do jene te mira. Financat fatmirësisht nuk do jene aspak problematike.
Virgjeresha

Me ndihmën e Venusit do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur ne çift dhe do jeni me te sigurte për ndjenjat tuaja. Dita do jete me pozitive sesa disa kohe me pare. Disa beqare do fillojnë histori dashurie pasionante dhe mjaft emocionuese. Financat do jene te mira nëse i menaxhoni me maturi dhe kujdes. Ne te kundërt do përballeni me pengesa te shumta.
Peshorja

Do keni mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj sot, por asgjë e rende nuk ka për te ndodhur. Te dy do i kuptoni gabimet dhe do e qetësoni situatën. Beqaret do jene me gati se kurrë për te kërkuar dashurinë e madhe dhe do përfitojnë shume nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe do shpenzoni me maturi.
Akrepi

Do jeni me tolerante se kurrë gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do vazhdoje te jete e mire. Ata qe kane shume kohe bashke do mendojnë edhe për një bashkëjetese. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e kaltër dhe do futen ne një etape te re jete. Ne planin financiar duhet te luftoni fort me problemet qe do iu dalin përpara sepse po i anashkaluar do keni vështirësi.
Shigjetari

Klima yjore nuk do jete shume e përshtatshme sot për jetën sentimentale te çifteve prandaj marrëdhënia ne çift nuk do shkoje ashtu si duhet. Here pas here mund te debatoni me partnerin. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar duhet te ndiqni një program strikt dhe te bëni pak ekonomi.

Bricjapi

Ne vend qe te mendoni për aventura kalimtare, kushtojini me tepër vëmendje personin qe keni ne krah. Mundohuni ta ripërtërini marrëdhënien tuaj qe te përjetoni emocionet e dikurshme. Beqaret do joshin pa fund dhe do hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni ende transaksione shume te mëdha.

Ujori

Pritet qe kjo dite te jete përgjithësisht e bukur për te dashuruarit. Do qeshni, do luani dhe do përkëdheleni pa fund me personi qe doni. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nuk duhet te tregohen me te turpshëm sepse do ngelen vete gjithë kohës. Financat do jene te lëkundura për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do iu duhet te kryeni. Kujdes!

Peshqit

Mbajini premtimet qe i keni bere partnerit tuaja sepse përndryshe ai nuk do ketë me besim tej ju dhe marrëdhënia do mare tatëpjetën. Beqaret do jene te privilegjuar nga yjet dhe mund te kenë dashuri me shikim te pare. Gjerat do ndryshojnë jashtë mase për ju. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha pengesave qe iu kishin dale përpara.

I ftohti ekstrem në Danimarkë dhe Norvegji, qindra makina bΙΙokohen në aυtostrada

Disa qindra makina u bllokuan mëngjesin e sotëm në Suedi dhe Danimarkë për shkak të borës së madhe e shkaktuar nga vala e të ftohtit në rajon, thanë autoritetet lokale, ndërsa disa shërbime treni u anuluan në Norvegji.

Në Suedi, personeli i ushtrisë u thirr për të ndihmuar shërbimet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të liruar shoferët e bllokuar midis Orby dhe Kristianstad në qarkun jugor të Scania.

Shumë automjete u braktisën ndërsa operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar, ndërsa të tjera arritën të ktheheshin në drejtim të kundërt pasi ekipet e shpëtimit ndarëset metalike që ndanin korsitë e trafikut në drejtim të jugut dhe veriut, njoftoi agjencia e lajmeve TT, duke cituar ekuipazhet e shpëtimit.

Rreth orës 10:30 të mëngjesit me orën lokale, të gjithë shoferët kanë dalë nga rruga, përveç shoferëve të kamionit, thanë shërbimet e urgjencës në vendngjarje.

“Rreth 100 persona janë në pikën e grumbullimit të hapur nga bashkia Orbi,” ku temperatura arriti -5 gradë Celsius rreth orës 5:00 të mëngjesit, tha policia në rajonin jugor në faqen e tyre të internetit.

E rëndë, shkoi në sρital me temρeraturë, ndërron jetë i foshnja 15 muajsh

Një foshnje 15-muajshe shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së martës, në spitalin Bodosakeio në Ptolemaida, Greqi. Vogëlushi është dërguar me temperaturë të lartë në Klinikën e Pediatrisë në orët e vona të natës, rreth orës 23:00 dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë.

Mediat fqinje raportojnë se ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e foshnjës 15-muajshe, ka zbuluar se shkak i vdekjes së foshnjes është një infeksion i rëndë respirator, ndërsa rezultatet e analizave histologjike priten në vijim.

Autoritetet greke janë duke hetuar pretendimet e familjarëve të foshnjes të cilët thonë se ai shkoi në spital edhe dy herë të tjera, por mjekët vendosën që djali i vogël nuk kishte nevojë për shtrimin në spital dhe kështu ai u kthye në shtëpi.

Konkretisht, sipas familjarëve, hera e parë që prindërit kanë shkuar në spital me foshnjën ka qenë mëngjesi i Vitit të Ri, pasi fëmija kishte temperaturë shumë të lartë. Mjekët u dhanë udhëzime dhe u thanë të shkonin në shtëpi. Të nesërmen në mëngjes ata shkuan përsëri në spital pasi foshnja kishte temperaturë të lartë, por përsëri mjekët u thanë se nuk kishte nevojë të shtrohej. Hera e fundit rezultoi fatale pasi kur mjekët mbërritën në urgjencë të martën mbrëma, nuk mundën t’i shpëtonin jetën fëmijës.

Varrimi i foshnjës do të bëhet në Shqipëri.