“Arrestimi i Βerishës është i mirëρritur!”/ BIRN: E gjithë kultura ρolitike e Shqipërisë duhet të ndrγshojë

Veprimet ligjore kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe kanë habitur ekspertët ballkanikë.

Javën e kaluar, një gjykatë shqiptare e vendosi Sali Berishën, ish-presidentin dhe kryeministrin dikur të fuqishëm dhe udhëheqësin e Partisë Demokratike të opozitës, në arrest shtëpie për korrupsion të dyshuar. Në një vend ku, për 30 vitet e fundit, një konsensus i pashprehur toleronte vetëpasurimin si një aspekt zakonor i posteve qeveritare, veprimet ligjore kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe kanë habitur ekspertët ballkanikë.

Pas rënies së komunizmit, shqiptarët i kthyen sytë nga Perëndimi, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, me shpresën se këto qeveri do të ndihmonin t’i mbanin përgjegjës udhëheqësit e tyre. Publiku e kuptoi shumë mirë se qëndrimet mbizotëruese, vlerat dhe kultura politike mes liderëve politikë shqiptarë i kanë rrënjët në marrëdhëniet nxjerrëse. Në vend që t’i shohin postet qeveritare si mundësi për t’i shërbyer publikut, politikanët i kanë parë këto pozicione si shtigje për përfitime personale. Qoftë ky Berisha apo kryeministri aktual Edi Rama, liderët shqiptarë shfaqin karakteristika të përbashkëta qeverisëse. Ata vazhdimisht përpiqen të formësojnë mjetet dhe mënyrën e ndryshimeve të qeverisjes, shpesh duke i dhënë përparësi përfitimeve për bashkëpunëtorët e tyre mbi respektimin e procedurave dhe rregullave të vendosura.

Tani, pas 30 vjetësh, duket se SHBA-të mund t’i jenë përgjigjur thirrjes së tyre. Edhe pse dikur e mbështeti Berishën me entuziazëm, Uashingtoni e humbi durimin dhe dy vjet më parë e sanksionoi atë dhe anëtarët e familjes së tij për “korrupsion madhor”. Sipas Sekretarit të Shtetit Blinken, gjatë mandatit të Berishës, “ai ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Duke ndjekur këtë linjë arsyetimi, do të ishte sfiduese për Uashingtonin të identifikonte një lider ballkanik nga tre dekadat e fundit, i cili nuk duhet të kishte një fat të ngjashëm.

Megjithatë, ndryshe nga e kaluara, kur akuza të tilla nuk ishin gjë tjetër veçse një retorikë e zbrazët politike, në Shqipëri SHBA-ja i ndoqi sanksionet duke nxitur krijimin e një subjekti të ri juridik, Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, të mbështetur nga një ushtri ekspertësh amerikanë të zbatimit të ligjit për të ndihmuar Shqipërinë të sjellë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar.

SPAK synon të funksionojë si një subjekt gjyqësor i pavarur për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta të qeverisë dhe shoqërisë. Sipas ambasadës amerikane, mbi 40 persona të financuar nga SHBA-ja ndodhen në Shqipëri për të mbështetur dhe këshilluar institucionet e saj të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Këtu lind pyetja: A janë krimet e zyrtarëve shqiptarë kaq të mëdha sa që ato ndikojnë në interesin jetik të SHBA-së dhe kërkojnë një ekip kaq të madh ligjor amerikan, apo kultura e korrupsionit në Shqipëri është kaq e përhapur sa e vetmja mënyrë për të zbatuar sundimin e ligjit është duke përdorur një ekipi të huaj?

Shumë shqiptarë dhe ekspertë të Ballkanit besojnë se SHBA-ja e detyroi Ramën të padiste Berishën. Në fakt, Ramës i mungonte një motiv politik për të rrëzuar Berishën, pasi prania e Berishës garantonte një opozitë të dobët, të diskredituar dhe të fragmentuar, duke ndihmuar kështu në sigurimin e qeverisjes afatgjatë të Ramës. Pas vendosjes së sanksioneve ndaj Berishës dhe familjarëve të tij, zyrtarët amerikanë i theksuan vazhdimisht Ramës se ata e kishin bërë pjesën e tyre dhe tani ishte radha e tij të bënte të njëjtën gjë.

Faza e dytë përfshinte qasjen praktike të SHBA-së në formësimin e SPAK-ut, duke penguar përpjekjet e Ramës për të caktuar aleatët e tij për ta kontrolluar atë. Që atëherë, SPAK ka ndjekur penalisht dhe dënuar disa prej ministrave dhe kryebashkiakëve të Ramës për korrupsion, duke rritur pavarësinë e tij politike në sytë e publikut. Megjithatë, rasti i Arben Ahmetajt, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë e Ramës, i cili u akuzua për një rrjet aktivitetesh korruptive që disa media spekuluan se mund të implikonin Ramën dhe disa prej drejtuesve të tij të lartë, dhe aftësia e tij për të shmangur arrestimin duke u larguar fshehurazi nga vendi ka ngritur pikëpyetje se sa lart do të shkojnë përpjekjet e SPAK kundër korrupsionit.

Nëse Shtetet e Bashkuara synojnë ta transformojnë kulturën politike mbizotëruese të Shqipërisë, do të kërkohet një prani e qëndrueshme në vend. Ndryshimi kulturor është një përpjekje afatgjatë që përfshin breza. Pra, a do ta vazhdojë SHBA-ja deri në fund këtë proces? Ne e dimë nga përvoja se SPAK ka të ngjarë të bjerë me shpejtësi nën ndikimin e liderëve politikë nëse SHBA-ja tërhiqet.

Nga ana tjetër, nëse SHBA-ja synon t’u përcjellë një mesazh liderëve aktualë dhe të ardhshëm shqiptarë dhe rajonalë se nuk do të tolerojë më korrupsionin, zbatimi i barabartë i ligjit është gjithashtu thelbësor. Nëse paditë e lidhura me korrupsionin synojnë kryesisht opozitën, mesazhi selektiv do të humbasë shpejt mbështetjen popullore. Aktualisht, SPAK po heton ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, Monkia Kryemadhi, drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë, për korrupsion të dyshuar gjatë qëndrimit të tyre në qeveritë e koalicionit të drejtuar nga Rama dhe Berisha.

Një dokument i rrjedhur i vitit 2009 nga ambasada e SHBA në Tiranë, i zbuluar nga Ëikileaks, mbetet i rëndësishëm sot. I titulluar “Shkelësit e ligjit u bënë ligjbërës”, ai përshkruante korrupsionin në nivelet më të larta në të gjitha partitë. Për ta luftuar këtë në mënyrë efektive nevojitet prishja e marrëdhënieve midis elitës në pushtet dhe oligarkëve – biznesmenëve të fuqishëm që kontrollojnë ekonominë e Shqipërisë. Për ta arritur këtë, Uashingtoni dhe Brukseli duhet të zbatojnë standarde kundër korrupsionit, nëpërmjet SPAK-ut dhe ndryshe, pa marrë parasysh postet e atyre që abuzojnë me sistemin.

Vetëm duke çrrënjosur sistemin shtetëror të kapur të Shqipërisë, qeveritë e ardhshme mund të kenë një shans për të krijuar institucione që funksionojnë në interesin më të mirë të publikut.

500 mijë euro për të “zhdυkur” Berishën! Aυokati Idajet Beqiri ρΙas dekΙaratën ‘bόmbë’: Ja çfarë po kυrdis ish-kryeministri

Avokati Idajet Beqiri pretendon se ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një plan arratisjeje që do të duket si rrëmbim.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Breaking’ në Top News, avokati tha se në pozicion të këtij plani janë vendosur 500 mijë euro, dhe në ndihmë të tij do të jenë edhe ish-funksionarë të lartë të shtetit. Avokati i bëri thirrje SHISH të parandalojë këtë arratisje që sipas tij, do t’i faturohet qeverisë.

“Sali Berisha është gati të bëjë çdo lloj gjë për ta nxirë faqen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata duhet ta ruajnë se ai mund të hidhet nga dritarja dhe thotë më hodhi Edi Rama. Të thonë ja heroi i demokracisë. Ai është në rrezik, po përgatiten kushte për ta arratisur atë. Por jo arratisje, por që e grabiti e zhduku dhe e ka marrë peng dhe nuk dihet ku e ka çuar Edi Rama. 500 mijë euro janë vënë në dispozicion të këtij plani. Unë nuk flas kot. Po i drejtohem drejtpërdrejt SHISH, verifikoje urgjentisht se ky është informacion i saktë. Po përgatiten kushtet për ta dërguar në Plavë. Dy ditë është menduar të rrijë në Laç me njerëzit e Lirisë pastaj në Plavë. Organizator është një ish-funksionar i lartë i shtetit. Parandalojeni, këtë po ua thotë një njeri i përgjegjshëm.“-tha avokati Beqiri.

21-vjeçari shqiρtar αrrestohet pas sherrit jashtë një klυbi në Maltë

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maltë pasi akuzohet se ka sulmuar një student sudanez jashtë një klubi nate.

Gjithçka ka nisur natën e Vitit të Ri në klubin ku shqiptari, Riald Gragjevi punon si bodyguard. Ai dhe kolegët e tij nuk e kanë lejuar sudanezin Ahmed Albarjo që të futet në klub pasi nuk kishte kartë identiteti me vete.

Por ai është përplasur me bodyguard-ët dhe është larguar për t’u kthyer sërish me një shishe të thyer në dorë. I riu shqiptar thotë se nuk e ka sulmuar apo plagosur sudanezin por pretendon se ai është goditur nga shishja që kishte marrë vetë.

Riald Gragjevi u paraqit në gjykatë ditën e sotme ku u deklarua i pafajshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda ndaj Ahmed Albarjos. Gragjevi u arrestua pasditen e së mërkurës teksa po largohej nga aeroporti i Maltës. Zyrtarët e policisë në aeroport kuptuan se i riu kishte lidhje me ngjarjen në Paceville dhe e arrestuan.

Avokati mbrojtës i shqiptarit tha se ai nuk ka lidhje me ngjarjen por është vetë viktimë. Ai tha se edhe shqiptari është sulmuar me shishen e thyer dhe se bileta për ikur nga Malta ishte prerë tre javë para se të ndodhte ngjarja.

Shqiptari u shpall i pafajshëm nga gjykatësit që shqyrtuan çështjen.

“Dikυr nuk më Ιejonin të hyja në lokal se isha shqiρtar, sot jam pronar i lokalit”, historia e emigrantit shqiptar

Lulzim Fejzullahi është një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Austri. Ai është pronar i disa kafeneve dhe një hoteli. Ndërkohë, dikur nuk e linin të futej pasi ishte shqiptar dhe i thoshin se mund të shkaktosh sherre.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lulzimi ka treguar të gjitha vështirësitë që ka hasur që nga fillimi dhe deri te kafetë e hapura.

“Puna e parë që kam gjetur në Austri ka qenë pjatalarës dhe nuk e kam ditur gjuhën. Nuk kam njohur dikë këtu. Kam qenë vetëm 17 vjeç kur kam shkuar në fillim në Austri. Unë mendoj që këtu kanë ndryshuar shumë gjëra viteve të fundit.

Unë në fillim kam jetuar në një shtëpi për azilant. Kam filluar si pjatalarës për afro 2 vitesh. Aty kam mësuar gjuhën dhe kam filluar shkollën për turizëm.

Situata ka qene jo e lehtë për mua se isha shumë i ri në atë kohë. Babai nuk ka dashur të largohem, por dasht zoti ia dola.

Unë kisha krejt plane të tjera dhe pronari i kafes më mori në tel dhe më tha duhet të bisedoj me ty. Më tha që ti je personi që duhet ta marrë këtë. Se këtu është një nga qytetet më të bukura në Austri se ka shumë natyrë, ka liqene.

Unë kam edhe 3 lokale dhe një hotel. Tek një kafet që kam dikur nuk më kanë lejuar të futem brenda dhe më thanë që ti je shqiptar dhe bëni sherre”, u shpreh ai.

VIDEO

Gjγqtarja po e dënonte, i akυzuari hidhet mbi taυolinë dhe e sυΙmon

Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një i pandehur gjatë dënimit të tij në seancën gjyqësore.

Gjyqtarja e qarkut Clark County, Mary Kay Holthus ishte duke shpallur dënimin për Deobra Delone Redden kur ai u hodh mbi tryezën e mbrojtjes dhe tavolinën e gjyqtares dhe u hodh sipër saj.

Videoja e kapur në kamerat e sallës së gjyqit tregon Redden, 30 vjeç, duke bërtitur përpara se t’i hidhej gjyqtares Holthus, e cila u përplas me murin duke pësuar lëndime të lehta. Redden u përlesh në dysheme me disa zyrtarë e gjykatës. Një marshall i sallës së gjyqit, i cili pësoi lëndime gjatë përpjekjes për të hequr të pandehurin, u shtrua në spital me një gjakderdhje në ballë dhe një shpatull të vrarë.

Incidenti në Qendrën Rajonale të Drejtësisë në Las Vegas shkaktoi një përleshje ku përfshiheshin zyrtarë të gjykatës dhe avokatë. Pas kësaj ngjarje Redden u arrestua dhe përballet me akuza të reja penale, duke përfshirë sulmin ndaj një personi të mbrojtur duke iu referuar gjyqtarit dhe oficerëve të gjykatës.

Redden nuk ishte në paraburgim kur mbërriti në gjykatë të mërkurën. Ai kishte veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona të errëta teksa qëndronte pranë avokatit të tij, duke i kërkuar gjykatëses falje për atë që kishte bërë. Por kur ajo nuk e pranoi këtë falje, ai e sulmoi në mes të seancës gjyqësore.

https://twitter.com/BNONews?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1742680715219632461%7Ctwgr%5Eb97e887861d450fa0dc5285362a1dd2d689db951%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com%2Fartikull%2F1185349.html

ZbυΙohen dokυmentet e fshehta të albanologut itaΙian mbi Shqipërinë (Dukkument)

Albanologu Antonio Baldaçi (Antonio Baldacci, 1867- 1950), botanist dhe gjeograf, i pasionuar pas studimeve etnografike, politike dhe socio-ekonomike, është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në shkencën shqiptare, si edhe një nga personalitetet më të rëndësishme në fushën e albanologjisë.

Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, dr. Adriana Frisenna, i dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në 150-vjetorin e lindjes së tij disa monografi dhe artikuj shkencorë, të panjohur më parë nga publiku shqiptar. Fondit arkivor albanologjik tashmë i shtohen 22 tituj të botuar përgjatë viteve 1895-1948, të cilët përbëjnë një ndihmesë jo të vogël për studiuesit shqiptarë në thellimin dhe njohjen e mëtejshme të punës kërkimore shkencore të Baldaçit në Shqipëri.

Artikujt shkencorë përfshijnë një gamë të gjerë studimore, duke nisur nga tema thelbësore, të cilat Baldaçi i njihte më së miri, si karakteri gjeografik, morfologjik dhe ekonomik i florës shqiptare, ngritja dhe zhvillimi i industrisë së kultivimit të orizit, industrisë së bimëve mjekësore, kultivimi dhe shfrytëzimi i bimëve karakteristike të vendit, por edhe çështje etno-kulturore si popullsia e Epirit, hartimi i një harte etnografike të rajonit të Ballkanit, marrëdhëniet e ngushta midis dy vendeve fqinje etj.

Sipas tij, “punimi i Urbanit synon të plotësojë studimet e hungarezit”, dhe duke vlerësuar studimin që albanologu hungarez Nopça ka bërë për Shqipërinë e Veriut, Baldaçi shkruan: “Asnjë tjetër nuk e ka tejkaluar njohjen e tij të thellë, të cilën ai e kishte fituar duke jetuar gjatë midis shqiptarëve të Veriut, duke arritur pothuajse të asimilojë çdo aspekt, madje edhe sekret, të jetës së tyre”.

Sipas Baldaçit, “dallimi midis dy studiuesve është i madh, pasi nëse te Nopça mbizotëron koncepti shkencor dhe objektiv i konsideratave të tij, qëllimi i Urbanit është që të ofrojë vetëm një koncept politik të njëanshëm, që nuk është në një linjë me bashkëkombësit dhe miqtë e tij gjermanë dhe është e nevojshme të pranojmë që ai ka nxituar të paraqesë një çështje të keqkuptuar më shumë se ajo e drejta.

Urban paraqitet kështu si një ‘partizan’ krejtësisht ndryshe nga kolegët e tij gjermanë, të cilët për vite të tëra i kanë kushtuar mendjen dhe zemrën çështjes shqiptare”. Gjatë gjithë artikullit të tij, albanologu italian shpreh vazhdueshëm “admirimin” për shqiptarët, kulturën dhe karakterin e tyre, duke i mbrojtur me forcë.

“Ne, si miq prej mbi gjysmë shekulli me popullin shqiptar dhe që i kemi studiuar shpirtin patriarkal dhe zhgënjimet e tmerrshme që kanë pasur në përballjen e tyre me të gjithë propagandën e jashtme politike të Fuqive të Mëdha si dhe vendeve fqinje, duhet të refuzojmë me forcë kriteret e Urbanit, i cili kërkon që gjeologu me çdo kusht të bëjë historianin, por jo vetëm që i mungon temperamenti, por edhe njohja e duhur dhe e thellë e historisë”.

Duke vënë theksin në rëndësinë shkencore që kanë të gjitha studimet e kryera në Shqipëri prej studiuesve italianë dhe meritën e tyre në njohjen e vendit, Baldaçi “i kundërvihet” albanologut Martin Urban: “nuk mund të mohohet që opinioni i tij ndikon në vendosjen në një plan më inferior të vëzhgimeve serioze me karakter shkencor të realizuara në Shqipëri”.

SHQIPËRIA NË REVISTAT ITALIANE

Interesi për të njohur Shqipërinë, por edhe për ta bërë atë të njohur në Europë, gjeti një “dritare” komunikimi të rëndësishme në revistat dhe gazetat, të cilat në Itali ishin konsoliduar dhe kishin një ndikim të madh te studiuesit dhe publiku. Në fund të shekullit XIX ato shërbyen më së miri për të përcjellë informacionet e para mbi vendin e panjohur, në atë periudhë ende pjesë e Perandorisë Osmane.

Studiues, gazetarë, udhëtarë dhe diplomatë, që kishin përshkuar Shqipërinë, kujtimet e tyre së pari i publikuan si artikuj në këto revista. Janë një sërë revistash, me një spektër të ndryshëm nga njëra-tjetra, të cilat përcillnin për publikun italian dhe më gjerë të dhëna të rëndësishme shkencore, por edhe përshkruese, mbi aspekte të ndryshme të Shqipërisë, nga historia, kultura, gjuha, tradita dhe zakonet, gjeografia, botanika, arkeologjia, bujqësia dhe ekonomia, jeta sociale, etj. Pjesa më e madhe e këtyre artikujve lidheshin me studimet e zbulimet shkencore të realizuara nga studiuesit italianë në hapësirat ku jetonte popullsia e quajtur shqiptare.

Këto informacione pasqyroheshin në buletinet më të rëndësishëm shkencorë, duke shtuar edhe më shumë interesin për Shqipërinë. Për vite me radhë eksplorimi i kësaj toke “të panjohur” u shndërrua në qëllimin kryesor të shkencëtarëve të huaj, mes tyre edhe gjeografi dhe botanisti Antonio Baldaçi. Shkencëtari italian, përgjatë dy shekujve, fundshekulli XIX dhe fillimshekulli XX, ka vizituar, hulumtuar dhe publikuar studime të shumta shkencore mbi Shqipërinë.

Siç kujton edhe miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, gjeografi gjerman Kurt Hassert, “vëmendja dhe interesi i Baldaçit për Shqipërinë nisi më 1888”. Udhëtimi i parë i Antonio Baldaçit, në vitin 1892, drejt një vendi të panjohur si dhe kërkimet shkencore të realizuara gjatë vizitës së tij në Malin e Tomorrit, e shtynë atë të eksploronte dhe të thellonte më tej studimet në trojet shqiptare.

Kujtimet e para ai i botoi në vitin 1893 në një nga revistat shkencore më në zë në Itali, “Bolletino della Societa Botanica Italiana”. Ndërkohë, vetëm pak vite më pas, ai fillon të publikojë kujtimet e tij mbi Shqipërisë, “Itinerari albanesi”, që është edhe një nga veprat e tij më voluminoze dhe thelbësore. Për herë të parë “Itinerari albanesi” u botua në “Memorie della Societa Geografica Italiana” në vitin 1897.

Këtë vepër themeltare e pasojnë “Nel paese del Cem: viaggi di esplorazione nel Montenegro Orientale e sulle Alpi Albanesi” (1903), “Nuovo Stato di Albania” (1913), “Romeni dell’ Albania” (1914), “L’Albania” (1929) veprën në 3 vëllime “Studi speciali albanesi” (1932), “Scritti Adriatici” (1943), si dhe një tërësi botimesh e studimesh shkencore e monografi mbi botanikën, hartografinë, historinë, studime sociale, etj.

Ekspeditat e tij shkencore të realizuara fillimisht në Mal të Zi, e më pas në Shqipëri dhe Kretë, përgjatë viteve 1885 dhe 1904, kanë krijuar një fond të pasur të vëzhgimeve dhe studimeve të detajuara, që tregojnë punën e tij të jashtëzakonshme si hulumtues skrupuloz, i pasionuar me çdo gjë shqiptare, por njëherazi shfaqin qartazi mendimin e tij për interesin ekonomik, politik dhe ushtarak të qeverisë italiane në zonën e Ballkanit.

Përgjatë këtyre udhëtimeve, Baldaçi jo pak herë u përball me situata të vështira dhe të rrezikshme, madje nga arrestimi i tij deri në një atentat me armë zjarri, si pasojë jo vetëm e natyrës së egër dhe ende të panjohur të atyre zonave, por edhe të përplasjeve midis fiseve rivale, sidomos në zonat në kufi midis Shqipërisë dhe Malit të Zi; armiqësia e autoriteteve osmane ndaj të huajve që tentonin të përshkonin territoret shqiptare. Udhëtimi i vitit 1902 në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi konsiderohet edhe si misioni i parë shkencor italian në këtë rajon.

Gjatë ekspeditave të tij, Baldaçi ia doli të mbledhë mbi 100 mijë ekzemplarë bimësh, disa specie të panjohura më parë dhe që kanë marrë edhe emrin e tij. Puna e tij shkencore dhe publikimet e shumta në revistat më në zë kanë ndikuar edhe në njohjen e Shqipërisë. Punën kërkimore shkencore Baldaçi e vazhdoi deri në vitet e fundit të jetës, duke analizuar me shumë kujdes materialet dhe arkivin e tij dokumentar të mbledhur gjatë gjithë qëndrimit dhe ekspeditave të tij në Shqipëri.

Janë rreth 250 monografi dhe artikuj shkencorë që dëshmojnë veprimtarinë e tij të gjerë akademike, një pjesë e konsiderueshme e tyre gjenden në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Megjithëse një nga studiuesit dhe kontribuuesit më të rëndë- sishëm në fushën e albanologjisë, botanikës dhe shkencës, Antonio Baldaçi dhe vepra e tij voluminoze vijon të mbetet ende e panjohur plotësisht për publikun e gjerë.

Ekspozita në nder të 150-vjetorit të tij të lindjes në Bibliotekën Kombëtare synon jo vetëm të nderojë këtë albanolog të çmuar, por edhe të tërheqë vëmendjen e studiuesve të rinj mbi veprën e tij.

/Panorama

Βefason ρronari shqiptar, dhυron 1 milion euro shpërblim për ρυnonjësit: Kanë sakrifikuar gjithçka për komρaninë

Qendrim Kryeziu është drejtori ekzekutiv dhe pronari i ISP Broadcast në Kosovë. Ai i ka befasuar të gjithë me gjestin e fundit që ka bërë për festën e Vitin e Ri. Qendrimi i ka dhuruar 11 punëtorëve të tij 1 milionë euro shpërblim.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka, duke theksuar se këtë e ndjen dhe si një lloj obligimi pasi punëtorët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë kompani.

Sakaq, Qendrimi ka treguar se punonjësve i ka vendosur dhe një limit, të cilin duhet ta arrijnë për 10 vite dhe do të marrin deri në 10 milionë euro.

“Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe duhet shpërblyer në fund të vitit. Pasi punëtorët i kanë qendruar pranë kompanisë prej 15 vitesh.

I kam shpërblyer atë mund që kanë bërë atë sakrificë, sepse ata kanë punuar në darkë Krishtlindjesh apo Bajram, për çdo festë kanë qene në detyrë. 70% e tyre ishte të kishin një vend për të ndërtuar shtëpinë dhe ne kemi trashëguar tokën nga gjyshi. Edhe ata kërkuan nga një ngastër tokë dhe i ndamë. Vetëm toka i kemi dhënë.

Mund të duket e çuditshme kjo, por nuk është rasti i parë që ndodh në Prishtinë. Unë kam plot shokë që kanë dhuruar.

Ata e kanë për detyrë që të arrijnë nga 5 deri në 10 vite të arrijnë një shifër të caktuar të klientëve që do të shtrijnë kabllorin. Kështu që ata do të marrin deri në 10 milionë”, u shpreh Qendrimi./abcnews.al

VυΙa e Skenderbeut e cila gjendet në Mυzeun Kombëtar të Danimarkës (FOTO)

Shkruan: Ilir Seci…ESHTE MISTER SI KA MBERRITE ATJE ,ESHTE RREGJISTRUAR NE DANIMARKE NE VITIN 1634 DHE MUZEU I DANIMARKES E KA BLERE NE VITIN 1839…

MESAZHI TE VULA E SKENDERBEUT AI QE DUKET ME GERMA GREKE (NE FAKT PELLAZGE) DESHIFROHET KESISOJI…

http://bjoerna.dk/albansk-historie/Seal-of-Scanderbeg.htm

ΒΑΣΙΛΕΥΣ.ΑΛΕΞΑΝΔΡΟΣ.ΕΛΕΩ.ΘΥ. ΑΥΤ.ΡΩΜ.ΟΜΕΓ. ΑΥΘ.ΤΟΥΡ.ΑΛΒ. ΣΕΡΒΙ.ΒΟΥΛΓΑΡΙ.

Several words are abbreviated: King. Alexander. By the grace of God. Emperor of the Romans,the Great, Ruler of the Turks. Albanians. Serbs. Bulgarians.

SHQIP:”MBRETI ALEKSANDER,(ISKANDER)) ME MESHIREN E ZOTIT PERANDOR I ROMANEVE,SUNDUESI I MADH I TURQVE,SHQIPTARVE,SERBEVE DHE BULLGAREVE”…

Vule gjendet e ekspozuar ne muzeun e Kopenhages,eshte e rregjistruar si e futur aty ne ate mbreteri ne vitin 1634,per fat ata jane te sakte ne keto gjera edhe nuk ka shaka mbreteria e tyre eshte me e vjetra ne bote!Pra ka kater shekuj thuajse qe eshte aty dhe eshte studiuar nga historiane,mendohet se eshte vula qe i eshte dhuruar nga miku i vet mbreti i Napolit,edhe se mesazhi ne te deshmon qe aty ishin ambiciet evropiane per Sknderbeun,deshironin ta benin sundues te ballkanit…shkrimi nga ana tjeter vetem sa deshmon se Konstandin Kristoforidhi ka pase te drejte!

Po ta shikojme me vemendje historine e asaj kohe e shikojme se ne fakt atehere po pervijoheshin konturet e asaj perandorie ku sunohej te vihej Skenderbeu si sundimtar…Skenderbeu u martua me te biejn e Gjergj Arianitit,Doniken,motra e Donika kastriotit,vajza tjeter e Gjergj Arianitit Angjelina,(Ajo me te cilen kisha serbe mburret sot si St. Angelina shenjtore e madhe sipas tyre!),u martua me princin e serbise Stepan Brankovicin i cili kur iku nga turqit u fsheh ne Arberi edhe do e pranonte vasalitetin ndaj Skenderbeut!Nje moter skenderbeu e martoi me princin e Malit te Zi po ashtu martese qe shtonte lidhjet ne rajon…pra mos e shikoni me aq habi kete gje sepse Vatikanit asokohe i nevojitej shume nje ballkan i sunduar nga nje dore e forte e Skenderbeu ishte kandidati me i mundshem…Mos harrojme se ajo kohe duhet gjykuar me kriteret e ateherershme e jo me te sotshmet e rendi atehere ka qene feudal dmth sundimtari vendoste!

Vritet emigranti në SeΙanik, gjendet i pajetë në hγrje të stadiυmit

Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik.

Sipas medieve greke ai është vrarë me thikë dhe u gjet me plagë në gjoks e lëndime në kokë.

Sipas informacioneve, burri është pikasur rreth orës 9 të mëngjesit në hyrje të stadiumit nga një shtetas kalimtar i cili ka njoftuar policinë.

Në vendngjarje ka policia për të hetuar zonën.

Nga informacionet paraprake duket se viktima ishte një emigrant i cili ishte strehuar në dhomën e zhveshjes së stadiumit pasi nuk banonte në strukturën e emigrantëve të zonës që ndodhej në afërsi të vendit të vrasjes.

“Do rrijë i lidhυr në birυcë”/ Berisha foli me mbështetësit, Ngjela: Nëse shkeΙ rregυllat e arrestit…

“Ku e njeh Saliu ligjin, ligji jam unë thotë ai. Është i prapambetur, çfarë të them unë i shkreti”

Pavarësisht vendimit të gjykatës që i ndaloi komunikimin me persona që nuk jetojnë me të, Sali Berisha edhe sot ka folur me simpatizantët e tij me mikrofon nga dritarja e shtëpisë së tij.

Këtë fakt e ka komentuar dhe avokati Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në “Top Talk”. Ngjela tha se me këtë veprim, Berisha ka bërë shkkelje dhe prokuroria duhet të veprojë.

“Ku e njeh Saliu ligjin, ligji jam unë thotë ai. Është i prapambetur, çfarë të them unë i shkreti. Tani drejtësia e ka në dorë, nuk mund të flasim dot. Ligji të mbron deri atje sa nuk ka sanksion të ri. Kur ka sanksion të ri nuk të mbron, kjo është teoria e së drejtës. Ligji ka mbrojtje në momentet që je brenda strukturës së konceptit juridik me të cilin ke filluar të hetohesh. Flas për procesin penal, në qoftë se ti shkel rregullat e arrestit, ai rëndohet. Rëndohet deri në arrest, nuk pyet njeri për moshën më, ai shkon deri në arrest dhe nëse atje ka gjëra të tilla, rri i lidhur në birucë”, u shpreh Ngjela.