Por planet e Berishës janë krejt ndryshe. Ai po përgatitet të drejtojë PD edhe nën arrest
Viti 2023 po mbyll kapitullin për PD, me kryefjalë burgosjen e Sali Berishës, një akt i cili po duartrokitet nga fëmija i tij politik, Lulzim Basha.
“Mendoj se Berisha do donte ta shndërronte arrestimin e tij në një martinizimin, si të thuash deri në momentin e fundit ai është në një aktrim politik po del si në pranga nga diktatura. Problemi se ai është ndeshur me gjykata, me SPAK-un dhe janë ata, është drejtësia e re që po bën historinë, Berisha tashmë është histori e mbyllur”, tha analisti Artur Zheji.
Viti nisi po vrullshëm për Partinë Demokratike me luftën brenda llojit. 33 vite më vonë, kjo forcë politike që solli demokracinë, në frymë krejt të kundërt sherroset për karrigen e kryetarit, shkuan të përçarë në zgjedhje vendore, përballen ligjërisht se kujt i përket vula, si edhe gëzimet i përjetojnë të ndarë.
“Ka qenë një parti me një pjesë non grata aktive, e cila e ka çuar partinë drejt agresivitetit, konfliktualitetit, ndërsa një grup tjetër ka qenë thuajse pasiv në heshtje, madje nuk ka marr pjesë as në zgjedhje, pra në shumë pak zona. Viti kur u rikthye Basha por prapë në pasivitetit. Opozita si mos më keq, këtë vit shkoi pas një njeriu i cili në fakt nuk ishte aty për ndërtimin e opozitës po ishte aty me misionin për shpëtimin e vetë dhe të familjes”, thotë analisti Ergys Mërtiri.
Ndonëse kërkesa për arrestin e liderit historik të demokratëve ka trazuar arenën politike, analistët vlerësojnë se bashkë me vitin e ri po vijnë ditë më të mira për opozitën e shqiptarët, me energji të re.
“Për ata që janë fansat e Berishës është një vit i dhimbshëm, por për të tjerët që shohin përtej mendoj se Berisha është një pengesë tashmë që duhet kapërcyer për një kohë të re”, thotë Zheji.
“Eliminimi i tij nga skena politike do i hap rrugë zërave të rinj, një fryme të re. Arrestimi i Berishës bën atë që Berisha duhet ta bënte vetë. Si të themi varrosja politike e Berishës është zhvarrimi i partisë e një mundësi për ringjallje”, shton Mërtiri.
Por planet e Berishës janë krejt ndryshe. Ai po përgatitet të drejtojë PD edhe nën arrest; dhe një dorë për këtë po ja jep edhe e bija, Argita Malltezi.
“Duke qenë mesazhierja e babait, mund të jetë Argita plani B i drejtimit të PD deri sa të kalohet në planin C, në zgjedhjen e forumeve më të gjera për të rigjetur kryetarin e vërtetë nga poshtë lartë, jo me katapult. Mendoj që qoftë Bardhi apo Basha janë ende në kërkim të vetvetes. Politikisht Berisha i ngjan një peme të lartë, nën hijen e të cilit rriten vetëm shkurre të shkurtra, që pa u larguar ai nuk shihet dimensioni i vërtetë i të tjerëve”, tha Zheji.
Edhe sociologjikisht është e vërtetuar se kur një forcë politike kalon nga një lider i vjetër në një variant të ri, është vështirë që ky i riu të prodhojë karizmën apo aureolën e tij. Berisha, mendoj unë, nuk i beson më askujt; sepse edhe kur Lulzim Basha nuk e mbrojti dot, i tha mjaft në një moment; ai mendon se edhe Argitën po të lër do i thotë që boll baba, se e bëj unë këtë punë. Ndoshta Argita do jetë në këmbët e të atit, por kjo do e bëj më të dobët grupin e tij politik. Akoma më I vetmuar do të jetë Berisha në atë që ta quajmë aksion me telekomandë”, tha sipas Mërtirit.
Nga e gjithë kjo krizë e brendshme në PD, ajo që përfiton më shumë duket se është qeveria, e cila si rrallëherë në mandatin e tretë u ngjyros rozë edhe në zgjedhjet vendore të 2023.
Një nënë e tre fëmijëve ka zbuluar momentin e tmerrshëm kur zbuloi një fole merimange të fshehur brenda veshit të saj. Lucy Ëild, 29, nga Sale, Cheshire, e bëri zbulimin e zymtë duke hetuar acarimin dhe dhimbjen në njërin nga veshët e saj, ndërsa fillimisht e lidhi dhimbje me grumbullimin e dyllit.
Tre javë më parë, ajo nxori një merimangë nga brenda veshit pasi ajo ishte zvarritur brenda, ndërsa Lucy që fillimisht mendoi se heqja e saj i kishte dhënë fund sprovës. Gruaja vuri re shqetësimin në vesh në mes të muajit tetor. Ajo tha: “Rreth tre javë më parë ndjeva kërcitje në veshin tim dhe mendova se një pjesë e dyllit të veshit donte të binte”.
Por, ndërsa ndjesia vazhdoi gjatë gjithë ditës, ajo përdori kamerën e kufjes për të hetuar dhe u trondit kur gjeti një merimangë që kishte zënë vend në veshin e saj.
Pasi mori antibiotikë, Lucy supozoi se sprova kishte mbaruar – por vetëm një javë më vonë, ajo filloi të ndjente përsëri dhimbje në vesh.
Kur përdori pajisjen e saj Smartbud për të parë përsëri, ajo gjeti se pjesa e brendshme e veshit të ishte e mbuluar me një substancë të zezë të çuditshme. Zonja Ëild rezervoi një takim me mjekun, i cili e referoi në departamentin e veshit, hundës dhe fytit (ENT) – dhe kur ata hetuan, asaj iu dha lajmi i tmerrshëm nga një specialist se kishte të ngjarë të ishte një fole merimange.
Top Channel ka siguruar pamje ekskluzive nga plagosja me thikë në Pire të Greqisë pas një sherri banal mes dy shqiptarëve,
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në Pire dhe në pamjet që janë siguruar, duken dy personat që përleshen mes tyre, ndërsa njëri prej tyre nxjerr një thikë dhe qëllon disa herë mbi viktimën Artur Mitro nga Berati.
Sipas informacioneve, ai mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Që prej fillimit të vitit valuta është zhvlerësuar me më shumë se 18 pikë.
Viti 2023 mund të konsiderohet si viti i lekut përballë valutave të tjera.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë euro aktualisht e ka mbyllur këtë vit në nivelin e 103.8 lekëve. Ndërsa në fund të dhjetorit të vitit të kaluar një euro këmbehej me mbi 114 lekë duke pësuar një rënie me gati 11 pike.
Euro është nënçmuar duke tejkaluar edhe pritshmëritë e agjentëve të tregut. Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë pasi në korrik zbriti në 100.4 lekë.
Që prej fillimit të vitit valuta është zhvlerësuar me më shumë se 18 pikë.
Leku ka qenë në revash edhe përballë dollarit, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipëris dollari amerikan e ka mbyllur vitin në nivelin e rreth 94 lekëve duke pësuar një rënie me 13 % krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Pritshmëritë nga agjentët e tregut që valutat të rikthehen në nivelet e fillimit të vitit janë të pakta, ndërsa leku vijon të forcohet ndjeshëm, ndikuar edhe nga politika monetare e bankës së Shqipërisë me rritjen e normës së interesit për monedhën vendase.
Forcimi i lekut vlerësohet si një faktor pozitiv për ekonominë shqiptare pasi ndikon në nivlin e inflacionit i cili ka rezultuar të jetë më i ulëti në rajon.
Nga 1 janari do të nisë zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.
Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore.
Për profesionet e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.
Për shembull. Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 6,960,000 lekë fitim të deklaruar.
Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë është 1,044,000 lekë.
Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%. Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë llogarit se 70-80 deri 90% e totalit të bizneseve (duke përfshirë 3 kategoritë e tyre të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) janë me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit.
Financat: Do paguajnë deri 50% më pak tatim se të punësuarit
Ministria e Financave dhe Ekonomisë llogarit se detyrimi tatimor i profesioneve të lira, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave nga paga minimale është 50% më pak se tatimi mbi të ardhurat që paguajnë të punësuarit.
Nëse për të ardhurat vjetore 1,000,000 lekë një i punësuar paguan 8,3 % tatim një biznes i profesioneve të lira do të paguajë 5,1% sipas Ministrisë së Financave. Për të ardhurat vjetore 2,000,000 lekë një i punësuar taksohet 10,6% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 7,8%.
Për të ardhurat vjetore 3,000,000 lekë një i punësuar taksohet 13,44 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 8,7%. Për të ardhurat vjetore 4,000,000 lekë një i punësuar taksohet 16 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,1%.
Për të ardhurat vjetore 5,000,000 lekë një i punësuar taksohet 17,3 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,4%. Për të ardhurat vjetore 6,000,000 lekë një i punësuar taksohet 18,2% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,6%.
Për të ardhurat vjetore 7,000,000 lekë një i punësuar taksohet 18,9% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,7%. Për të ardhurat vjetore 8,000,000 lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,8%. Për të ardhurat vjetore 9,000,000 lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,9%.
Për të ardhurat vjetore 10,000,000 lekë një i punësuar taksohet 20,1% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 10% apo 50% më pak se një i punësuar.
Por për kontabilistin Sotiraq Dhamo nuk nuk mund të ngatërrohen të ardhurat nga punësimi, me të ardhurat e biznesit për shkak të ndryshimeve që ka një person fizik nga një i punësuar, dhe riskut të ndërmarrë nga sipërmarrësit.
“I punësuari punon me orë të kufizuar, jo më shumë se 40 orë në javë dhe ka limite dhe kufizime në pushime, festa, leje zakonshme, raporte dhe një skemë e tërë përfitimesh që ndryshon nga biznesi. Një i punësuar mund të marrë raport apo të dalë në KEMP dhe mund të paguhet me vite nga skemat e kompensimit të sigurimeve.
Një person fizik i vetëpunësuar, ka tjetër skemë pune dhe aktiviteti. Paguan taksa lokale, paguan qira, punëson punëmarrës, ka shpenzime të ndryshme për mbajtjen e aktivitetit.
Ai përpilon fatura, por pavarësisht se të ardhurat sipas faturave janë në një shumë të caktuar, ato si arkëtime mund të jenë zero. Pra, ka diferencë me të punësuarin, sepse të ardhurat nga paga janë të barabarta me arkëtimet nga paga.
Por, i vetëpunësuari si profesion i lirë, ushtron një aktivitet të tërë, për përditësimin e licencës, për pagesën e tarifave, kontrollohet nga bordi, testimet dhe trajnimet, marrja e dëshmisë, dhe në fund përgjegjësia penale dhe ligjore. I punësuari nuk i ka këto detyrime dhe përgjegjësi.
Përveç kësaj, i punësuari mund të ndërrojë vendin e punës sipas dëshirës, ndërsa një i vetëpunësuar nuk e ka këtë luks”, pohoi pas miratimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” në muajin mars 2023 kontabilisti Sotiraq Dhamo për Monitor.
Gjithashtu ai ngriti shqetësimin e mungesës se një analizë përse vendoset taksim progresiv vetëm për shërbimet e profesioneve të lira ndërsa për bizneset tregtare do të vijojë të jetë 0% deri në 2029.
Z. Dhamo shtoi se po ngatërrohen profesionet e lira të rregulluara me ligj me shërbimet e ofruara nga individë jo te licencuar apo të certifikuar profesionalisht nga ndonjë organizëm apo institucion shtetëror apo ligjor.
Për audituesin ligjor, Sokol Toska, ngarkesa tatimore te profesionet e lira është më shumë se nga sa paguajnë korporatat, për shkak se këta tatimpagues përdorin burimet e tyre personale për ushtrimin e veprimtarisë, nuk krijojnë struktura të posaçme siç ndodh me korporatat. Sipas tij, ndryshimet e normave tatimore godasin shtresën e mesme.
“Kjo kategori personash, të cilët janë kryesisht individë të arsimuar apo që zotërojnë nivele të larta të ekspertizës, pjesa më e shëndetshme e shoqërisë, individë me nivel të lartë intelektual, por edhe me guximin për të ndërmarrë veprimtari të pavarura në një mjedis të pasigurt, shtresa shoqërore e përbërë nga individë të lirë që krijon modelet shoqërore të së ardhmes, kjo kategori do të përballet me një ngarkesë tatimore relativisht mjaft të lartë, shoqëruar me pasigurinë që jep mjedisi tatimor dhe modeli politik.
Këta persona, në terma nominalë tatohen si një korporatë, por në terma realë, ngarkesa që do të përballojnë është më e lartë se ajo e korporatave, pasi kjo kategori tatimpaguesish janë individë dhe nuk krijojnë struktura të posaçme për ushtrimin e veprimtarisë.
Këta tatimpagues përdorin burimet e tyre personale për ushtrimin e veprimtarisë, automjete, zyra, kryejnë shpenzime dhe blerje, të cilat është e pamundur të dokumentohen me numrin e regjistrimit NIPT dhe si rrjedhim, këto kosto nuk lejohet të zbriten për qëllime të llogaritjes së tatimit.
Nga ana tjetër, korporatat janë organizime të mirëstrukturuara për qëllime të planifikimit tatimor, përdorin ekspertë, zbatojnë praktika të caktuara dhe arrijnë të optimizojnë ngarkesën tatimore”, tha ai.
Shembujt
Si do të llogaritet tatimi 23% për profesionet e lira me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë
Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore.
Për profesionet e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.
Për shembull. Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 1,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 660,000 lekë fitim të deklaruar në vit.
Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 1,000,000 lekë është 99,000 lekë.
Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 8,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 5,560,000 lekë fitim të deklaruar. Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 8,000,000 lekë është 834,000 lekë.
Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 6,960,000 lekë fitim të deklaruar.
Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë është 1,044,000 lekë.
Si do të llogaritet tatimi 23% për profesionet e lira me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë
Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%.
Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.
Ligji i ri drejt Kushtetueses, krijon pabarazi mes taksapaguesve
Kontabilistë nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe anëtarë të Dhomës Kombëtare të Avokatëve më herët kanë pohuar se ligji i ri është antiligjor, krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe nxit evazionin.
Të dyja këto shoqata pritet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të ri pas miratimit pas njohjes me listën analitike për profesionet e lira që do të përfshihen në taksimin e ri.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë tha për “Monitor” se kundërshtimet e një ligji që në fillim, i menduar që ai të zbatohet, përbën absurdin më të madh dhe e vë në dyshim vetë ligjin.
“Ne ndajmë të njëjtin qëndrim si qëndrimet objektive të grupeve të interesit. Adresimi sikurse edhe ju thoni në Gjykatën Kushtetuese, nëse do të realizohet, mbi të gjitha tregon besueshmërinë e biznesit te pushteti gjyqësor, i pavarur nga të tjerët.
Grupimet në fjalë janë përfaqësues të shtresës së vyer të profesionistëve shqiptarë. E mira do ishte që t’i kishte dëgjuar qeveria dhe Kuvendi. Por kur gjërat merren me nxitim le t’ia lëmë ftohtësisë së gjyqësorit, besueshmërisë së tij.
Ato kërkojnë thjesht barazi në taksim. Kjo është themelore, që besoj se edhe vetë qeverisë i intereson.
Në situata të ngjashme, edhe më parë kanë dhënë vendime objektive strukturat e gjyqësorit, aq më tepër kur besueshmëria në Gjykatën Kushtetuese është maksimale. Fundja gjithçka që bëhet, i vlen barazisë, qytetarisë në pagimin e taksave, konsolidimit të të ardhurave normale dhe veç normale të buxhetit të shtetit dhe ngushtimit të frymëmarrjes së informalitetit dhe evazionit fiskal”.
Përveç nxitjes së evazionit, projektligji i ri për tatimin e të ardhurave krijon pabarazi tatimore edhe sipas juristëve. Avokati Klodian Gjermeni pohoi më herët se ka shkelje të të drejtave kushtetuese, për shkak të trajtimit të pabarabartë tatimor që u bëhet kategorive të cilat përfshihen në këtë lloj biznesi.
Sipas tij kjo mund të jetë një ndër arsyet e Dhomës së Avokatëve për dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.
Shqetësim për juristët është edhe nxitja e evazionit apo dhënies së ryshfetit.
“Mendoj se personi fizik, i vetëpunësuar të cilët ofrojnë shërbimi dhe kanë një qarkullim vjetor deri në 10,000,000 lekë, të cilit do t’i zbriten 30% e shpenzimeve të supozuara ose faturat e blerjes të cilat i kanë jo të shpeshta, do t’i çonte këta të fundit në mosdeklarimin e plotë të faturave të shitjes nga ana e tyre, pra do të shikonin mundësinë e përfitimeve financiare nën dorë, kjo për të ulur pagesën e të ardhurave të tatueshme të mbetura pas zbritjes së shpenzimeve.
Por edhe në rastin kur personi fizik do t’i deklaronte tërësisht faturat e shitjes së lëshuara prej tij, normalisht me shtimin e këtij tatimi, ose do të rriste çmimet e shërbimeve të ofruara prej tij, ose do të alternonte mënyrën e pagës (një pjesë me anë të faturës dhe një pjesë nën dorë)”, pohoi ai, duke theksuar që shtimi i çdo tatimi në drejtim të biznesit të vogël në përgjithësi dhe subjekteve të vetëpunësuara në veçanti, do të sillte edhe falimentin e një pjesë të tyre, kjo duke marrë parasysh faktin që një pjesë e kësaj kategorie biznesi nuk ka ushtruar aktivitetin e saj gjatë pandemisë dhe nuk përfitoi asnjë ndihmë ekonomike nga qeveria.
Ai shtoi se vendosja e çdo tatimi mbi të ardhurat e biznesit të vogël dhe të vetëpunësuarve është një hap i nxituar, duke marrë në konsideratë efektet e pandemisë, rritjen e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë dhe mosfunksionimin eficient të institucioneve gjyqësore.
“Nëse do të vendosej një lloj tatimi, ky duhet të ishte i përcaktuar në bazë të xhiros vjetore të mbetur të personit fizik, pasi të jenë zbritur shpenzimet e supozuara.
Pra, nën një tavan p.sh. prej 5,000,000 lekë të mos kishte asnjë lloj tatimi, dhe mbi këtë shumë të ishte një tatim i përcaktuar në varësi të xhiros vjetore të mbetur të personit fizik, pasi të jenë zbritur shpenzimet e supozuara”, u shpreh më herët z. Gjermeni./Monitor
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje orët e para të së dielës në Peristeri të Greqisë, ku një 35-vjeçar ka goditur me thikë babain e tij.
Viktima, i cili është grek me origjinë nga Uzbekistani, është goditur disa herë me thikë nga i biri.
“Nuk dëgjova zëra, nuk dëgjova asgjë, erdhi policia, ishte kaos. Ata kanë jetuar këtu për 15 vjet, ndonjëherë mund të dëgjonim zhurmë nga brenda shtëpisë. Policia ka ardhur sërish. Viktima rrinte duke pirë”, tha një fqinj.
Para hetuesve grekë 35-vjeçari tregoi se i ati ushtronte dhunë ndaj nënës së tij, ndërsa momentin e krimit tha se 62-vjeçari kishte qenë i dehur dhe ka tentuar sërish të sulmojë gruan e tij.
Në tentativë për të mbrojtur nënën e tij, ai ka kapur thikën dhe e ka goditur për vdekje të atin, ndërsa pak më pas ka lajmëruar vetë policinë dhe ka njoftuar për krimin.
Pas arrestimit, 35-vjeçari është dërguar në spital për t’i bërë qepjet në dorë, pasi ka mbetur i plagosur edhe nga furia me të cilën ka goditur babain e tij 62-vjeçar.
Treshja Berisha, Meta, Rama, janë bashkë… Po iku njëri, ikin të tre. Koha i trimëron, i ngurtëson, i bymen, i tmerron. Edhe ata e dinë se do të duhet ta kalojnë jetën në burg, se njerëzia i urren, se Bota i identifikon si peshkaqenë e oktapodë.
Nuk mund të thuash se Ilir Meta nuk është “Peshk i Madh”, as se nuk po vallëzon përmbi akullnajat e “Foltores” e “Rilindjes”.
Të gjithë liderët, politikanët e pushtetarët, janë bashkë, ecin nëpër misterin estetik të padukshmërisë, “gdhendin” portretin e thyer të lidershipit antiamerikan në zemër të Europës.
Piktori ka shumë skica vizatimi për liderin e opozitës, por doktori ka më shumë simbole të pakapshme nga budallenjtë që fshihen nëpër defterët e partive, të njohura si ‘qitapët’ e hurit e litarit.
Kjo është “ezheja” e “zemërimit” të Britanisë së Madhe me “Peshqit e Mëdhenj” që njëlloj si Amerika, nuk do t’i lejojë në territorin e vet.
Kemi hyrë në zonën e “zjarrit”.
Prandaj parlamenti është bosh, si tek inceneratorët që përditë vidhen miliona dollarë në emra të tjerë, por SPAK nuk kupton kush i jep as kush i merr. SPAK-u, përveçse nuk kupton, është edhe shurdh. Sidomos diplomatët e huaj nuk i dëgjon fare. Ngjan se këta Spakasit më shumë se ligjit i besojnë fallit.
Edi Rama bën magji…
Të vetët, edhe SPAK-un, i ka në rresht, si ushtarët. Kurse opozitën e ka bërë o budallaçkë, o pasanike. 140 meshkuj e femra që qelbin nga aroma e parfumeve, mbushin plot boshllëk ekonominë, drejtësinë, sigurinë kombëtare e qytetare.
Ligjvënësit shtiren sikur janë nisur drejt BE-së dhe kanë marrë “bukën” me vete, por në “trastë” nuk kanë as fjalën më të thjeshtë, të nisë hetimi nga Edi Rama e deri tek më varfanjaku, Pandeli ‘Dhëmballa’ me 5 milion euro në Qipro.
Miliona dollarë kanë të tërë, po reagime nga të vjedhurit nuk gjen. Madje, janë vetë hajdutët që i kanë dalë për zot reformës në Drejtësi. Këta janë prijësit e betejave antikorrupsion; Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama e Fatmir Mediu, Ky i fundit, vogëlush përpara të tjerëve dhe është milioner enigmatik, me status të dënuari në Itali dhe lavdi në betejat e botës arabe me amerikanët në Irak, ku me Shkëlzen Berishën kanë shitur fishekë kinezë e kanë tallur prapanicën edhe me atë filmin e hollywood-it që flet për tregti armësh për llogari të SHBA, duke abuzuar, mbyllur kontrata shumë milionë dollarëshe e duke jetuar si sheikë.
Se kemi sheikë të urryer, kemi gjuhë të dashur me audiencën.
Është fakt kokëfortë.
Për gjithsecilin kriminel e hajdut që arrestohet apo do të arrestohet, me një klikim të thjeshtë, dosjen e keni të “gatshme” diku mes rreshtave të Pamfletit.
Mund të shprehemi pra, se nuk do të vjedhë Edi Rama e të burgoset Lefter Koka, nuk do mbushë thasët me flori Ilir Meta, nuk do të ngrejë zërin si Lugat mes shpirtrave të këqij Sali Berisha, nuk do të mund të luajë bixhoz me miliona dollarë Fatos Nano, shqiptarët nuk do mbajnë në darkë barkun me duar e të nesërmen të duartrokasin ata që u japin pilaf në këmbim të votave.
Po me cilën “komandë” ndërrohen “stacionet”?
“Stacionet” e të nesërmes, janë ndërruar. Këta nuk e duan BE-në, se janë në tjetër drejtim, në kulmin e vjedhjes, në vrapimin më dinamik, në podin më të lartë antiamerikan, në kapërcyellin Yuri Kim, ku papritmas u rrëzuan për të mos u ngritur kurrë më. Në këtë “stacion” shqiptarët janë “ulur” e nuk lëvizin pa ua dëgjuar mendimin ambasadorja Yuri Kim se Berisha, Meta e Rama janë bashkë, po rindërtojnë lidershipin antiamerikan./Pamfleti
Bukuroshja Daniella Alavrez pas komplikacioneve gjatë një operacione ka humbur këmbën.
Gjatë operacionit të bërë për të hequr një masë në bark gjërat nuk shkuan ashtu si duhej dhe mjekët janë detyruar t’i heqin këmbën 32-vjeçares.
Gjatë operacionit doktorët kuptuan se masa ishte mbështjellë rreth aortës kryesore dhe ajo pësoi një ishemi, pra mos furnizim të mjaftueshëm me gjak të një organi ose pjese të trupit.
Por kjo gjë nuk e ka kufizuar aspak Daniellën, pasi ajo vazhdon ta jetojë jetën po njësoj.
Nëpërmjet një video ish-miss Universi ka treguar se ajo vazhdon ta dojë trupin e saj njëlloj si më parë dhe do të vazhdojë të ecë përpara.
“Muajt që vijnë do të jetë të vështirë, por e dua trupin tim njësoj si më parë. E di se me dorën e Zotit do të eci përpara”, tha 32-vjecarja.
Në redaksinë e JOQ Albania, mbërri një rast i një vajze, e cila rrëfente historinë e saj se si kishte rënë në dashuri me një djalë të cilin e kishte vëzhguar prej muajsh.
25-vjeçarja shprehte ndjenjat e saj dhe afeksionin e pazakontë për një roje karburanti, që i kishte verbuar sytë.
Ajo theksonte se ai nuk ishte në djeni të ekzistencës së saj, megjithëse i kishte folur të ëmës për të dhe megjithëse ishte në dijeni se i ati nuk do e kishte pranuar, ajo kishte ndjenja për djalin. Pas kësaj në redaksinë tonë, ka ardhur mesazhi i djalit për të cilën po fliste vajza.
Ai shkruan se e vlerson vajzën që e ka dashur në mënyrën e saj, ndërsa thekson se pasuria e babait të saj nuk vlen për të.
“Pershendetje joq nga un ‘shitesi i karburantit’Nuk e kisha me qef t kunderpergjigjem,por kam disa arsyje qe po bej!Nga postimi djeshem,kam mar shum mesazhe nga miqt,te aferm,shok,shoqe dhe kolege.
Disa me pergezonin,disa me ironizonin,disa benin lojra fjalesh dhe disa te tjer mendonin se e kam sajuar vet kte histori!E zejm sikur e kam shpikur un,sikur paskam pas nje qellim n mendjen time! Ke cenova,kujt ja prisha terezin,ca gabimi bera,ku qendron problemi?!!!
Nuk esht se me intereson fort pergjigja e ksaj pytjes time,ama dua tju them qe mos u merni me llafe,me pergojime nderkoh qe t verteten nuk e dini,por ju kshilloj qe ta zgjeroni horizontin,mendjen tuaj te ngusht dhe te perfshiheni sadopak emocionalisht ne ate cfar esht shkrujt edhe nqs esht
trillim,se n fund t fundit edhe shkrimtaret me t mdhenj e bejn kte gje n librart e tyre apo jo!Un personalisht dyshoj se mund ta ket shkruar dikush qe m njeh nga afer,por arsyjen se pse e ka bo,kte nuk e di dhe as nuk du ta thartoj trunin per kte pjes!
Do doja shum qe te ishte histori e vertet,do knaqesha duke pa jarget e ziliqarve dhe intriganteve!Po kaloj te pjesa e komenteve se m beri pershtypje komenti me i pelqyer qe kishte mar rreth 700-800 like,i cili ishte; ‘kush e lexon deri n fund fiton cmimin durim derri’ ,,,tipik koment derrash!
Per mu kjo nuk verteton dhe nuk deshmon asgje tjeter vec se injoranc te theksume tek populli jon sepse pikerisht si pasoj e mos pasjes durim per t lexuar,pra per t mar dije,kemi ngel ktu ku jemi!
Te mos kesh nerva dhe durim per t lexu nje pershkrim,qe po ta perkthesh ne faqe libri,nuk jan me shum se 4-5 faqe,qofshi ju qe jeni dhe ju rroft truni qe keni! Duket qart sa bagazh dhe kapacitet intelektual zotroni!Nuk kan faj pusht-tetaret ton qe na shalojn si gomar dhe ne vazhdojm ham bar,disa nuk e han me por kan filluar ta pin,ndoshta dhe un jam prej tyre!
Po e mbyll duke i then asaj vajzes se te vlersoj jashtzakonisht shum dhe te dua per menyren se si ti ke arrit te me duash,per te tjerat flasim brenda ktyre 3muajve.Ah se harrova! O Tea,thuj vjerrit tim arrogant,se e gjith pasuria tij ne syt e mi nuk vlen as sa nje lemosh qe i ofrojm ndo1 lypsi,tjet i bindur per kte fakt!Me falni per gabimet drejtshkrimore por sdoja t bija n sy qe isha un autori i shkrimit djeshem! Hajt tungjatjeta t gjithve!