Pse Βerisha iu rikthγe sot αrrestimit të Fatos Nanos?

Bëri çudi rikthimi i arrestimit të Fatos Nanos sot nga Sali Berisha. Se ai rast i takon një kohe të largët, të harruar dhe njeriu që Sali Berisha përmend, nuk është më në politikë. E megjithatë, doktori nuk ka pasur mëshirë, e ka quajtur hajdut Fatos Nanon, duke përmendur madje se ka vjedhur 10 milion euro, edhe pse euro ka hyrë si monedhë 10 vjet më pas, por edhe se Fatos Nano nuk ka 17 kulla të marrë nga një vendim qeveritar siç ka ndodhur me klubin Partizani.

Por duket se Berisha i është rikthyer rastit të Fatos Nanos, për ta konsideruar veten si një person që po përjeton një persekutim politik apo hakmarrje si pasojë e arrestimit dhe dënimit të liderit të opozitës shqiptare.

Është një argument i fortë, madje shumë i rëndësishëm për diskutim edhe pse i përket një kohë të vjetër sikur sot në opinionin publik të diskutohet mbi këtë çështje. Por a mund të ndodhë që panelet 80 përqind berishjane të pranojnë një përballje të tillë të argumenteve të proceseve Nano-Berisha? Ku avokati i Sali Berishës që ka qenë prokurori që ka kërkuar arrestimin e dënimit të Fatos Nanos të përballet me avokatët e ish-liderit të opozitës. Të cilët kanë qenë: Spartak Braho, Agim Tirana e Përparim Sanxhaku. Asnjëri prej avokatëve të Fatos Nanos nuk janë sot personazhe publike, madje secili bën jetën e vet familjare e njerëzore, përveç Spartak Brahos, i cili si politikan veteran flet herë pas here.

Berisha thotë që Nano ka përvetësuar 10 milionë euro, kur asnjë prokuror nuk e ka thënë këtë. Kur akuza më e tmerrshme e bërë ndaj tij nga avokati i doktorit sot është: abuzim në favor të të tretëve.

E që natyrisht nuk krahasohet me një konglomerat kullash që dhëndri i Sali Berishës përfitoi me vendime të vjehrrit të tij. Përpara se të merrte 17 kullat Jamarbri nuk ishte milioner, por u bë kur e shkatërroi klubin Partizani e mbi të ndërtoi pallatet, duke qenë vazhdimisht njeriu kryesor i aferës. E ku ende nuk janë sqaruar se ku u morën paratë për të ndërtuar 17 kullat.

E megjithatë si Jamarbri, ashtu edhe Sali Berisha janë të lirë sot, e Fatos Nano, pikërisht në komentin kur prokuroria e përgjithshme e komanduar nga presidenti Sali Berisha, i cili shkarkoi Maksim Haxhinë dhe emëroi zëvendëskryeprokurorin për akuzën ndaj Nanos, u arrestua menjëherë. Madje duke i ndaluar çdo komunikim me mjedisin e jashtëm.

Të vetmit materiale që ju lejuan Fatos Nanos ishin librat e shenjta. E në fund, Fatos Nano u shpall i pafajshëm nga një gjykatë e Republikës së Shqipërisë për akuzën që Sali Berisha ja kishte ngritur. Mori pafajsinë dhe lekët kokërr më kokërr.

Atëherë pse e përmend Sali Berisha sot, si një mjegull të vjetër të ndërgjegjës së tij? E përmend sepse ndoshta kërkon ta konsiderojë veten si pjesë e hakmarrjes së socialistëve sepse ju burgosi kryetarin. Ja edhe mund të qëndrojë si argument, por kur nuk ke bërë abuzim je i qetë, edhe sikur nga kundërshtarët mund të vijë furtuna.

Fatos Nano e ka lënë politikën në vitin 2005, por gjatë qeverisjes së tij kurrë nuk është marrë me Sali Berishën. Madje siç thonë njerëz të afërt të Nanos, ai nuk donte që të ndërmerrte një aksion gjyqësor ndaj njeriut që kishte shkatërruar tmerrin e 1997-s. Po sot që Berisha sfidon Fatos Nanon, e i thotë se ka vjedhur 10 milionë euro, çfarë do të thotë lideri historik i së majtës shqiptare?

Edhe pse ai ka folur kur ka qenë koha, sot është realisht momenti kur Fatos Nano duhet t’i tregojë Sali Berishës diferencën me të. Edhe pse realisht Berisha atë po kërkon, rastin për tu shpallur martir për një arsye apo tjetër. Po pse ja dha klubin Partizani dhëndrit të tij? Kur të gjithë ishin kundër? Për të ndërtuar 17 kullat, për të cilat Berisha thotë se i takojnë familjes së tij. Por SPAK thotë se nuk i takojnë. Po sa ka fituar Berisha nga 17 kullat? Secili i bën llogaritë vetë!

Βefason ρronari shqiptar, dhυron 1 milion euro shρërblim për ρυnonjësit: Kanë sakrifikuar gjithçka për komρaninë

Qendrim Kryeziu është drejtori ekzekutiv dhe pronari i ISP Broadcast në Kosovë. Ai i ka befasuar të gjithë me gjestin e fundit që ka bërë për festën e Vitin e Ri. Qendrimi i ka dhuruar 11 punëtorëve të tij 1 milionë euro shpërblim.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka, duke theksuar se këtë e ndjen dhe si një lloj obligimi pasi punëtorët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë kompani.

Sakaq, Qendrimi ka treguar se punonjësve i ka vendosur dhe një limit, të cilin duhet ta arrijnë për 10 vite dhe do të marrin deri në 10 milionë euro.

“Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe duhet shpërblyer në fund të vitit. Pasi punëtorët i kanë qendruar pranë kompanisë prej 15 vitesh.

I kam shpërblyer atë mund që kanë bërë atë sakrificë, sepse ata kanë punuar në darkë Krishtlindjesh apo Bajram, për çdo festë kanë qene në detyrë. 70% e tyre ishte të kishin një vend për të ndërtuar shtëpinë dhe ne kemi trashëguar tokën nga gjyshi. Edhe ata kërkuan nga një ngastër tokë dhe i ndamë. Vetëm toka i kemi dhënë.

Mund të duket e çuditshme kjo, por nuk është rasti i parë që ndodh në Prishtinë. Unë kam plot shokë që kanë dhuruar.

Ata e kanë për detyrë që të arrijnë nga 5 deri në 10 vite të arrijnë një shifër të caktuar të klientëve që do të shtrijnë kabllorin. Kështu që ata do të marrin deri në 10 milionë”, u shpreh Qendrimi./abcnews.al

Sfidojnë dhe trαfikantët e drogës, njihύni me “mυrgeshat” që tγmosin mariυanë

Çdo herë që hëna ndriçon e plotë në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, këto gra që mbajnë veshje të ngjashme me murgeshat, por nuk janë të tilla tymosin mariuanë.

Rrotullohen pas një zjarri, pastrohen me sherebelë të djegur dhe falënderojnë për të mirat e natyrës.

“Njerëzit na drejtohen për shkak të një kuriozitetit dhe çudisë se si disa murgesha me “një” të përbashkët meren me gjëra të tilla si marihuana. E vërteta është që ne tërheqim vëmendjen e njerëzve dhe u japim mesazhet që duam t’u japim”, shprehet ajo.

Pavarësisht veshjes së tyre, gratë nuk janë katolike dhe as nuk i përkasin ndonjë feje tjetër.

“Gjithmonë jua shpjegojmë qytetarëve ose atyre që na shkruajnë në rrjetet sociale se ne nuk kemi konflikt interesi me ndonjë besim fetar, na pëlqen të vishemi kështu sepse ky është stili ynë”, shprehen ato.

Ato janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të themeluar në vitin 2014 të quajtur Motrat e Luginës, i cili është zotuar të përhapë ungjillin e fuqive shëruese të kanabisit.

“Motrat” postojnë shpesh në mediat sociale, kryesisht në Instagram, ku mund të shihen duke u kujdesur për të korrat e kanabisit dhe duke mbajtur seminare.

Ato ndjekin një lëvizje fetare laike, Beguines, që daton në mesjetë. Grupi, i përbërë nga gra beqare, i është përkushtuar prej vitesh spiritualitetit.

Masαkrΰan të moshυαrin grek me thikë gjαtë grabitjes, dy të rinjtë shqiρtarë u zbulυan pasi lanë pas…

Dy të rinjtë shqiptarë që sulmuan me thikë gjatë grabitjes një të moshuar grek janë zbuluar nga mbetjet e ushqimit dhe një kanaçe me pije energjike, të cilat ishin në skenën e krimit.

Sipas mediave greke, policia ka arritur të gjejë të riun shqiptar, i cili goditi me thikë 73-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar, nga mbetjet e ushqimit dhe pija energjike e lënë pas.

Dy autorët kishin marrë ushqim dhe pije nga një market pranë banesës së të moshuarit, punonjësi i të cilit arriti t’u shihte fytyrat.

Ndërkohë, 73-vjeçari i cili ishte viktima e grabitjes brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, po lufton për të qëndruar gjallë në Spitalin e Janinës. 25-vjeçari shqiptar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë gjatë grabitjes.

I kërcënoi bαbanë, 20-vjeçari shqiptar bën për sρital itaΙianin

Dy shqiptarë, babë e bir, janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një shtetas italian, i cili ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas mediave italiane, 47-vjeçari italian kishte kërcënuar pronarin e lokalit me thikë në qytetin Ariccia, 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë në këtë konflikt djali i tij 20-vjeçar.

Italiani mbeti i plagosur, pasi u godit me një thikë në gjoks dhe u transportua në spital nga dy shqiptarët.

Policia është njoftuar për ngjarjen, pasi 47-vjeçari italian përfundoi në spital dhe vuri në pranga dy shqiptarët babë e bir.

AΙabbar: Do t’a bëj Dυrrësin si Dubai

Mohamed Alabbar, njeriu që ka ndërtuar Dubain, do të bëjë realitet edhe projektin ‘Durrës Yacht & Marina’. Në një intervistë për televizionin Scan, Alabbar deklaroi se Durrësi do të kthehet në versionin modern të Dubait, teksa shtoi se çdo gjë do të jetë më argëtuese dhe shumë më mirë.

“Mendoj se Durrësi do të jetë një version modern i Dubait, apo kudo tjetër. Sepse, qytetet e mëdha ndërtohen, përfshirë Dubain. Gjithçka është ndërtuar 20, 50 vite më parë. Ne jemi në 2023-in, 2024 muajin tjetër, projektimi ka ndryshuar, shërbimet publike kanë ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, ndërtimi ka ndryshuar. Çfarë duam nga jeta ka ndryshuar. Do të jetë më argëtues, shumë më mirë” deklaroi Alabbar.

Alabbar më tej konfirmoi se ai do të jetë një nga banorët e Durrësit, së bashku me familjen e tij. Ai shprehet se ka rezervuar apartamente për veten dhe për familjen e tij.

“Po, unë kam blerë disa hyrje për vete. Në dy godinat e para, kam apartamente atje. Edhe familja ime ka. Besoj vajzat e mia kanë gjithashtu apartamente këtu” tha më tej Alabbar.

Sipërmarrësi i njohur shprehet se projekti ‘Durrës Yacht & Marina’ nuk është projekti i vetëm që ka për Shqipërinë.

Pati dyshime se miliarderi arab do të tërhiqej nga projekti ‘Durrës Yacht & Marina’, për shkak të disa gjyqeve që kishte në emër të tij. Por këto dyshime janë hedhur poshtë nga Alabbar. Në Portin e Durrësit kanë nisur punimet dhe një pjesë e apartamenteve kanë filluar të shiten që në ajër, por edhe me çmime shumë të larta.

Shqiρëria në Euro 2024, Duka: Βesoj se mund ta kaΙojmë grυρin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur nga “Opinion” si personazh i vitit për arritjen e Shqipërisë në Euro 2024 dhe zgjedhjen e tij si zv/President i UEFA-s.

Sa i përket Europianit, Duka tha në studio se ka shumë besim tek ekipi dhe një kalim i mundshëm i grupit.

“Ajo që kam këshilluar të tjerëve është ta shijojmë një herë këtë që kemi arritur sepse kemi nevojë ta shijojmë sepse nuk kemi shijuar shumë gjëra të bukura. Ta shijojmë deri në Qershor dhe ta shijojmë edhe pjesëmarrjen atje. Padyshim që kam shumë besim tek ekipi, siç kam pasur besim që e komentove me skepticizëm, kualifikimin në Europian, kam sërish besim që mund ta kalojmë grupin”, tha ai.

Ai foli edhe për zgjedhjen si zv/President i UEFA-s.

“Në rastin e zgjedhjes, Aliu e di më mirë se të tjerët, është çështje korrektese, çështje pune, çështje raporti, besimi dhe vlerësimi”, tha Duka./tvklan

Masakroi 73-vjeçarin në Greqi gjatë tentatiυës për ta grαbitυr, del fotoja e shqiptarit

Personi që shihni në foto është Klodjan Saliaj, i riu nga Vlora që masakroi një të moshuar në Greqi, duke e goditur 10 herë me thikë. Ai kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit për të grabitur, ndërsa u përball me këtë të fundit dhe e plagosi rëndë.

Sipas policisë, 25-vjeçari Klodian Saliaj, nga Armeni i Vlorës, shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante. ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës. Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë.

Mαnjani sυΙmon SPAK: Dështoi të bëjë detγrën, Berisha duhej shoqëruar me forcë kur nuk zbatoi υendimin


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzoi SPAK se ka dështuar të bëjë detyrën me Sali Berishën. I ftuar dje në një media, ai theksoi se nëse Berisha nuk do të kishte zbatuar masën, sipas ligjit Prokuroria duhet ta kishte arrestuar në flagrancë, dhe nuk kishte pse të bënte kërkesë në Parlament.

“Po e zë se masa që masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Sali Berishën nuk është zbatuar.

Kush na e thotë këtë që Berisha është thirrur dhe nuk është paraqitur. Nëse Berisha nuk shkoi ditën e martë në SPAK pse nuk e arreston SPAK në flagrancë. Nuk kishte nevojë fare të shkonte në Kuvend.

SPAK ka dështuar të bëjë detyrën. Nëse ai nuk u bind për masën e parë, çfarë garancie ka të bindet për masën tjetër. Prokurorët që nuk e bën një gjë të tillë sipas ligjit duhet të shkarkohen në vend”, deklaroi Manjani.

E rëndë në Kroaci/ Djali υret nënën, grυαn dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një burrë ka eliminuar nënë, gruan e më pas veten.

Pas eliminimit të së nënës së tij, ai ka ndjekur bashkëshorten në dyqan, të cilën e ka ekzekutuar me armë zjarri.

Autori më pas është mbyllur në shtëpi dhe ka qëlluar veten.

Qytetarët janë shprehur të tronditur pas krimit të frikshëm.

“Një çmenduri e plotë. Ishte me të brendshme, me pushkë në dorë, burri hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po vraponte në panik dhe po kërkonte ndihmë”, tha njeri prej dëshmitarëve.

Autoritet kroate kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen makabre.