“Unë dhe Lυiz Ejlli, më të fαmshmit e Shkodrës”, kush është 12-vjeçari fenόmen i rrjeteve sociaΙe

Noel Hoxha është 12-vjeçari i njohur që po bën “namin” në rrjetet sociale përmes vlogut të tij.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se së bashku me Luiz Ejllin janë më të famshmit e Shkodrës.

Sakaq, Noeli zbuloi edhe se si e kalon kohën e lirë, duke i dhënë një rëndësi të madhe veshjes, stilimit të flokëve dhe padyshim videove në Youtube që realizon.

“Më ndihmon mami për veshjen time, ndërsa për flokët i stiloj vetë.

Mundohem të jem një vloger serioz, jo të postoj marrina. Mua mi menaxhon mami rrjetet sociale, ndërsa me postimet merrem unë se mami nuk ia thotë fortë. Grupmosha që më ndjek më tepër janë 25-35 vjeç, ka dhe mosha të mëdhaja, gjyshi dhe gjyshet, ka dhe fëmijë, por ata nuk para i menaxhojnë mirë rrjetet sociale.

Unë bëj video për kanalin tim në Youtube në kohën time të lirë, shpenzoj kohë me familjen. Dje që në mëngjes jam çuar vonë se nuk kam shkollë deri në janar, kam shkuar në qendren after school, kam shkuar për të blerë veshjen e sotme, më pas te gruaja e dajës se është bërë me beb, më pas kam shkuar te nëna”, u shpreh Noeli./abcnews.al

S’ka Ιiri për Fredi Belerin, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për daΙje nga bυrgu

Fredi Beleri ka kërkuar sërish që të lirohet nga burgu, por një vendim i tillë është refuzuar nga Gjykata e Posaçme ditën e sotme.

Njoftimi i GJKKO:

Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 552, datë 28.12.2023, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Dhionisios Alfred Beleri, me Nr. 522 Regj. Them. Dt. Regj. 26.12.2023 me objekt “Revokim ose zëvendësim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

“Gërdeci, i ραndehuri krγesor Sali Berisha”/ Beqiri: Shkëlzeni, në të njëjtën mαkinë me Kosta Trebickën përpara se të αksidentohej

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha është personi i parë, i cili do të merret i pandehur për tragjedinë e Gërdecit dhe do të dënohet me burg përjetë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se eksekutori i Gërdecit, është i biri i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili u thirr në GJKKO këtë të mërkurë për të dëshmuar.

Sipas Beqirit, Shkëlzen Berisha ka ndenjur në të njëjtën makinë me një nga dëshmitarët në lidhje me këtë çështje, Kosta Trebocka, përpara se ky i fundit të aksidetohej për vdekje.

“Numri një që do të merret i pandehur dhe do të dënohet me burg përjetë është Sali Berisha. Çernobi ishte ai për kushtet e Shqipërisë. Ekzekutori i Gërdecit është Shkekzen Berisha. Ke lidhje dhe je kryesori në atë pune. Mediu, tani, si të thotë ka lidhje, si të mos e thotë, ka përgjegjësinë e vetes së vet dhe do të përgjigjet. Ka lejuar të ndërtohet një Çernobil, një central me lëndë plasëse që shkatërronte të gjithë dynjanë, ia ka bërë yzmetit deri në fund, ia dhe djalit të kryeministrit. Këtë rrugë ka zgjedhur Mediu, por do përfundoje keq. Problemi është që unë jam i bindur që SPAK po heton ashtu siç duhet.

SPAK-un e kemi ndihmuar edhe ne, faktorët e jashtëm, i kemi thënë që mos të bëjë rolin e të paditurit dhe të padëgjuarit. Këta i gënjen mendja, mendojnë se SPAK vepron si prokuroria e kohës së Saliut. SPAK-u ka metodë tjetër, këta pasi e mbushin dosjen plot, ajo dosja atje është plot, merresh i pandehur, dërgohesh në gjyq dhe merr dënimin, të gjitha këto bëhen brenda ditës. SPAK-ut i kemi thënë, që nuk është shkrimi i Aldo Bumçit, por është urdhri i tij, ia ka dhënë zv.ministrit. Shkëlzeni ka ndenjur me Kosta Trebickën në një makine me xhama të zinj, kanë bërë veprime. Trebicka është piketuar për t’u vrarë nga Berisha, siç ka bërë me të tjerë. Vrau Remzi Hoxhën, solli kasetën për tradhtinë kombëtare të Saliut me Millosheviçin në Ohër. Është sadist, sadizmi duhet luftuar”, theksoi ai./abcnews.al

VIDEO/ Μomenti kυr tre të αrmatosur i zënë pritë dhe υrasin një 28 υjeçare në Nju Jork

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork, ku tre persona të armatosur i kanë zënë pritë një nënë 28 vjeçare dhe e kanë vrarë.

Në videon e kamerave të sigurisë shihet momenti kur tre personat e armatosur iu afruan makinës dhe hapën zjarr në makinën që ndodhej 28 vjeçarja së bashku me një 39 vjeçar.

Sipas policisë, 28-vjeçarja, e cila kishte një djalë 4-vjeçar, është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa shoferi 39-vjeçar është plagosur. Pas të shtënave, 39-vjeçari ka arritur të shkojë në një komisariat aty pranë ku ka njoftuar efektivët për atë që kishte ndodhur.

https://twitter.com/CollinRugg?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1740199052653048288%7Ctwgr%5E9588882ab33d907153eb17c19214275020f92f58%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-momenti-kur-tre-te-armatosur-i-zene-prite-dhe-vrasin-nje-28-vjecare-ne-nju-jork%2F

/abcnews.al

Anija akullthγese e Gjergj Lucës mban emrin “Open BaΙkan”: I ka rënë dy herë rrotυll botës

Quhet “Open Balkan” dhe në të valëvitet flamuri shqiptar. Bëhet fjalë për një nga anijet më të mira të kontinentit e që e zotëron biznesmeni i njohur shqiptar Gjergj Luca.

Në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion”, nga Porti i Durrësit, ai tregon se kjo anije e prodhuar në Norvegji i ka rënë dy herë rreth e qark rruzullit tokësor plot me shkencëtarë brenda.

-Si quhet anija?

Gjergj Luca: Anija është “Open Balkan”. Kjo është anije research, anije kërkimesh.

-Sa metra?

Gjergj Luca: Rreth 50 metra, është një nga anijet lider në të gjithë Evropën dhe është marrë nga Norvegjia. Është një anije që i ka rënë dy herë rruzullit tokësor me shkencëtarë. Ka qenë një nga anijet krenari të Norvegjisë.

-Dy herë i ka rënë rrotull botës?!

Gjergj Luca: Po, po. Është dhe anije, edhe akullthyese. Çan akullin dhe lundron…Peshon rreth 700 ton, merret me të gjitha kërkimet shkencore të fundit të detit, të të gjithë oqeaneve. Është pjesë jo vetëm e flotës time, por edhe krenari e shqiptarëve dhe Mesdheut. Kam shumë kërkesa prej Italisë e Francës që duan ta marrin./tvklan.al

Frikë në ajër, 11 të Ιënduar nga turbυΙencat gjatë flυturimit

225 pasagjerët e një avioni që po udhëtonte nga Barbados në Manchester kanë përjetuar momenti ankthi dhe paniku për shkak të turbulencave të forta.

Për pasojë 11 prej tyre u lënduan dhe u dërguan në spital për trajtim.

Pasagjerët po ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje pak para mesnatës të 23 dhjetorit, kur Airbus A300-200 përjetoi “turbulenca” të forta në një lartësi prej 11 mijë kilometrash.

Avioni më pas u ul në Bermuda dhe pasagjerët u detyruan të kalonin Krishtlindjen larg familjeve të tyre.

E trishtë/ Konkυrronte në Eυrovizion për Izraelin, këngëtari υdes në Ιυftë

Një këngëtar izraelit ka humbur jetën në Rripin e Gazës, vetëm disa javë pasi konkurroi në audicionin për t’u zgjedhur në “Eurovision Song Contest”.

Shaul Greenglick, 26 vjeç, performoi në serialin televiziv izraelit Rising Star më 3 dhjetor, ndërsa ishte në pushim nga mobilizimi i tij në luftën kundër Hamasit.

I veshur me veshjet e ushtrisë dhe vijat e togerit, ai këndoi një baladë popullore, ku mori dritën jeshile për raundin tjetër në procesin e përzgjedhjes.

Pasi u bë publike vdekja e Greenglick në përleshjet e Gazës veriore të martën, Keren Peles tha se ai ishte larguar nga shfaqja për shkak të detyrave të tij në rezervat e këmbësorisë.

Censυsi i vitit 1901: Ja sa shqiρtarë jetonin në Itali, shqiρja fΙitej në 47 komυna

Shkrimi në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot ‘Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë’, 1903 – i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në ‘Bulletin international de l’Institut de la statistique’, Romë – na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh).

Numërimi është kryer me 10 shkurt të 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme.

Sipas këtij censusi, 252 600 banorë ose 58 208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe katalanasit. Gjuha shqipe flitej në 21 564 familje ose prej 90 000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.

Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar.

Jetonin aty 9 251 familje (pothuajse 39 000 individë) të vendosur në qytezat e:

Castrovillar : 5 253 familje në 16 komuna
Rossano-s : 2 053 familje në 5 komuna
Cosenza-s : 1 569 familje në 4 komuna
Paola-s : 484 familje në një komunë

Në 17 prej 26 komunave të distriktit të Cosenza-s, shqiptarët përbënin 2/3 ose të gjithë popullsinë e këtyre zonave lokale. Ndërsa në distriktin e Catanzaro-s, i cili ndodhet në Kalabrinë veriore, jetonin 1 543 familje që flisnin shqip, ose pothuajse 6 570 individë të shpërndarë në 6 komuna (tre në qytezat e Catanzaro-s, dy në Cotrone dhe një në Nicastro).

Pra në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Gjithsesi kishte komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull : 55 familje në Abruzzes, 2 121 në Molise, 886 në Campanie, 2 530 në Basilicate dhe 3 290 në Siçili.

Këto 8 882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane.

‘Këta shqiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI’. Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos.

Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55 443 shqiptarë. Sipas autorit, mendohet se ky numërim nuk është realizuar i tëri, prandaj në vitin 1901 numri i shqiptarëve del më i lartë.

Në tjetër faktor shpjegues është dhe shkalla e lartë e fertilitetit tek popullsia shqiptare.

NGA: Aurenc Bebja, Francë.

“Urime!”/ Fero shokon me ρostimin për υdekjen e gαzetarit: Kalofsh mirë sonte në υarr

Gazetari nga Kosova ndërroi jetë si pasojë e një infarkti

Fero shokoi me deklaratën e tij mbi vdekjen e gazetarit dhe moderatorit të njohur nga Kosova, Arton Turkaj.

Arton Turkaj, rreth të 30-ave dhe autor i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina, ndërroi jetë si pasojë e një infarkti. Artoni, i njohur për komentet e tij satirike, shkroi më 25 dhjetor në Facebook: “Urime Krishtlindjet! Jua boft Allahu kabull.”

Nisur nga ky postim, Fero shkroi se gazetari “bëri hajgare me Krijuesin” dhe la të nënkuptuar se e meritonte vdekjen.

“Urime [për] vdekjen gazetar. Kalofsh mirë sonte në varr,” shkroi ish-reperi që hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë muslimane.

Artoni ishte një personazh i komentuar i rrjeteve sociale dhe i njohur për komentet satirike. Për vdekjen e tij reaguan jo pak figura në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Kυsh është υαjza nga Tirana që i ka rrëmbγer zemrën Jasir Asαnit

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga karriera, jeta personale dhe suksesi i tij i fundit, në kualifikueset e “Euro2024”.

I pyetur si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren, ai tha se është “e mbyllur”.

Por, nëse është e mbyllur se nuk pranon apo e mbyllur sepse ka dikë aty tashmë, ai tha: “Ka një dhe është tiranse”.

Jasiri shtoi gjithashtu se nuk është pjesë e showbizit dhe që edhe mamaja e tij e këshillon që të kujdeset shumë për partneren, edhe pse ai i ka thënë që të rri e qetë sepse ka bërë zgjedhjen e duhur.