“Babagjγshi” hυmb jetën, bie nga një ndërtesë 24-kαtëshe

Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë i veshur si Babai i Krishtlindjes ruse rrëshqiti nga një ndërtesë 24-katëshe dhe ra për vdekje në Chelyabinsk, Rusia perëndimore.

Pamjet befasuese tregojnë alpinistin profesionist që përpiqet të zbresë ndërtesën me litarë për të përshëndetur fëmijët poshtë – përpara se marifetet të ishin tmerrësisht të gabuara.

Burri i veshur si ‘Gjyshi Frost’ shihet i ndezur me një qendër të vëmendjes ndërsa humbet kontrollin e tij dhe bie rreth 240 këmbë deri në vdekje.

Santa me rroba të kuqe ishte një alpinist me përvojë, por raportet thonë se ai ngatërroi litarët e tij të sigurisë duke rezultuar në rënien e tmerrshme. Ai u ul në një strukturë të mbuluar me borë një kat mbi nivelin e tokës, që do të thoshte se fëmijët nuk e shihnin trupin e tij.

Kthehet 14 υjeçαrja që u denoncua si e humbur; “Ika për qejf”

Para disa ditësh një familje në Korçë denoncoi në Komisariatin e Policisë Korçë se kishin humbur kontaktet me vajzën e tyre 14 vjeçare.

Menjëherë pas denoncimit forcat policore u vunë në zbatim. E sot policia ka dalë me njoftimin se vajza është rikthyer në familje.

Sipas burimeve tona vajza ishte larguar me vullnet të plotë dhe donte të rrinte disa ditë larg familjes.

Njoftimi i policisë;

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.12.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 14-vjeçareje, banuese në Korçë, ju informojmë se kjo shtetase u gjet dhe u kthye tek familjarët e saj.

Sh tαtzëna shqiptare përplaset me makinë, humb binjakët, vetë në rrezik për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtri, ku një makinë ka aksidentuar një grua shtatzënë.

Policia thotë se dyshohet se gruaja ka humbur binjakët e saj, ndërsa vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë.

Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendimin e prokurorit, drejtuesi i mjetit është dërguar në paraburgim.

45 vjeçari kυndër Sotiraq Filos, i nxjerr inatin zbυkurimeve të fυndvitit

Një 45 vjeçar nga Korça ka dëmtuar zbukurimet e festave në lagjen 5 të qytetit. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale të dëmtimit të pronës shtetëore

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 5, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, zbukurimet e vendosura nga bashkia Korçë, për festat e fundvitit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Mbylli sημγtë përgjithmonë, kjo ishte dëshira e fundit e Ιegjendës së mυzikës greke, Vassilis Karras

Vassilis Karras, pas një problemi të rëndë shëndetësor me të cilin po përballej prej disa kohësh, u nda nga jeta ditën e sotme, 24 dhjetor në moshën 70-vjeçare.

Sipas informacioneve, këngëtari i dashur po luftonte me një sëmundje vdekjeprurëse, ndërsa ditët e fundit ishte i shtruar me koronavirus në repartin e terapisë intensive. Ai dha frymën e fundit në orën 17.00 të së dielës pasdite (24/12) .

Siç raportoi televizioni Open, varrimi i këngëtarit do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala. Kjo ishte edhe dëshira e fundit e Vasilis Karras, i cili kishte kontribuar me një punë të madhe për vendin e tij.

Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik. Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Njëkohësisht punonte si mekanik makinash, dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës.

17-υjeçarja rrëfen historinë e trishtë: Nëna më la në Shtëρinë e Fëmijës

Rubrika “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptar” në Tv Klan, sjell këtë të diel një rast shumë të trishtë të një vajze 17-vjeçare, e cila jeta e ka bërë të rritet para kohe. Vajza quhet Denisa, e ndonëse është përballur me shumë sfida, ajo mbetet po prapë e ëmbël dhe me një buzëqeshje në fytyrë.

Në një bisedë me moderatorin e programit, Ardit Gjebrea, ajo rrëfen historinë e jetës së saj. Denisa tregon se edhe pse e vogël, ajo ka vuajtur shumë. Sipas saj, kur mamaja ishte shtatzënë me të, për shkak gjendjes së keqe shëndetësore të babait, ky i fundit kishte kërkuar që ta dështonin. Por mamaja kishte kundërshtuar dhe kështu, Denisa erdhi në jetë.

17-vjeçarja shprehet më pas se prindërit, si pasojë e kushteve të këqija, e dërguan në “Shtëpinë e Foshnjes” në Durrës. Ndonëse Denisa arriti të kthehej sërish tek familja e saj, motra e vogël, e cila lindi më vonë, nuk e pati këtë mundësi.

Denisa: Mami ka qenë pa banesë. Që në moshën 6 vjeçe asaj i vdes e ëma dhe në moshën 9 vjeçe humbet mundësinë për të ecur si të gjithë të tjerët, se çalon. Pavarësisht asaj, mami mundohej i jepte gajret vetes që të ishte dikush, të punonte. Sepse kishte dhe 3 vëllezër, që duhet t’i shërbente vetë babai. Duhet të lante rrobat, duhet të milte lopën, gjithë punët e shtëpisë si një fshat. Pasi kaluan nga fshati erdhën në qytet me shumë vështirësi dhe mami u desh të martohej. Se kishte 3 vëllezër, me një shtëpi nuk mund të jetonin dot. Me shkuesi, u martua gjeti një burrë.

Ardit Gjebrea: Dhe linde ti.

Denisa: Dhe linda unë, që e falenderoj shumë. Kur kanë dashur që të më sillnin mua në jetë, që mami ka qenë shtatzënë, babi ka qenë dhe sëmurë dhe nuk ka dashur që unë të vija në jetë. I ka thënë që të më dështonin mua. Mami me kokëfortësinë e saj tha që “unë nuk e heq fëmijën, do ta mbaj sido që të jetë, me bukë pa bukë, dikush do të më ndihmoj”.

Ardit Gjebrea: Erdhe ti në jetë.

Denisa: Erdha unë në jetë, si bekim i mamit. Mamit iu desh që të më çonte mua për të më sjellë në jetë, në Tiranë, që pasi të lindja unë, të shkoja në “Shtëpinë e Foshnjës” Shkozet të Durrësit. Që mami të mos më mbante sepse nuk kishte as banesë, as kushte ekonomike, as shëndetësor, nuk kishte me çfarë të më ushqente.

Ardit Gjebrea: Të çuan ty tek shtëpia e fëmijës?

Denisa: Po. Më çuan atje, më lanë për një vit – një vit e gjysmë.

Ardit Gjebrea: 1 vit e gjysmë atje. Vinte mami, të shihte?

Denisa: Ka ardhur mami pas katër muajsh që më ka gjetur, kur u bë babi që u shërua. Ka dhe një foto, ku mami kur më ka parë mua, ka qarë atë ditë. I kanë bërë foto se nuk e dinte sesi unë isha sepse nuk kishte asnjë lloj informacioni. Qe fati që as unë nuk u birësova, si motra ime.

Ardit Gjebrea: Pse pastaj erdhi në jetë edhe një motër?

Denisa: “Po, pas tre viteve, erdhi në jetë motra ime. Edhe mami përsëri tha që “do lind në Tiranë që të shkoj përsëri tek e njëjta ‘Shtëpi e Foshnjes’, ku qe goca e madhe”. Dhe tha që “do ta marrë pas tre viteve kur të bëhet tre vjeçe”, se nuk kishte as kushte të mira ekonomike, as shëndetësore. Pasi e çoi motrën atje, kaluan tre vite me sfida dhe gjithçka. Mami diagnostikohet nga kanceri i gjirit. Me gjithë ato peripeci, mamit iu desh që të shkonte të kryente operacionin, me kimioterapi, rreze. Dhe mua më la tek të afërmit e mi. Unë e ndieja shumë mungesën e mamit sepse isha 6 vjeçe. Nuk e di sesi më dukej jeta sepse isha mësuar me praninë e mamit. ” tha ajo.

SjeΙΙje të ραhijshme! Xherdan Shaqirin e nxjerrin me forcë nga klυbi në Prishtinë!

PRISHTINË – Xherdan Shaqiri, futbollisti i Chigacos në SHBA është padyshim ndër emrat që ka bërë histori në sport. Shqiptari që përfaqëson Zvicrën ka një karrierë të shkëlqyer, por dje është nxjerrë me forcë nga një club në Prishtinë.

Edhe pse ka fituar dy tituj në Ligën e Kampionëve, ai e ka prodhuar një lajm të pahijshëm, shkruan Gazeta Express. Shaqiri ndodhet në Kosovë për pushime dhe mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në qytet.

Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dilnin jashtë.

Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve të tjerë prezent që ishin afër tyre. Një figurë publike ka qenë mes të pranishmeve, e cila ka hasur në sjellje të pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij, duke bërë që sigurimi t’i nxirrte jashtë.

Shqipëria do të dërgojë trυρa shtesë në misionin paqerυajtës të NATO-s në Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj deklaron se vitin tjetër Shqipëria do të dërgojë edhe 40 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në KosovëTrupat shqiptare

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë po ndodh veçanërisht pas sulmit terrorist serb, më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, thekson se rreziku për ndonjë sulm tjetër nga Serbia mund të jetë permanent.

Diplomati shqiptar thekson për KosovaPress, se vitin tjetër do të dërgojë edhe 40 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it. Ambasadori Malaj ka thënë se aktualisht numri i ushtarëve të Shqipërisë në kuadër të misionit të NATO-s, në Kosovë është mbi 100.

“Ne kemi një numër të caktuar të ushtarëve, në fakt kemi mbi 100 ushtarë në Pejë dhe në komandën e KFOR-it. Kam pasur takim me komandantin e KFOR-it dhe Shqipëria gjithmonë i ka qëndruar mendimit që KFOR-i duhet të forcojë praninë e tij dhe të jetë i pranishëm kudo në Kosovë për të realizuar misionin e tij që ka për siguri dhe të paqes për të gjithë qytetarët në Kosovë. Mendoj se KFOR-i po e bën këtë, ka rritur forcat dhe prania e tij në veri të Mitrovicës ndjehet më shumë, pikërisht duke parë edhe rrezikun, por nga ana tjetër edhe duke pasur idenë e tyre për të zbatuar sa më mirë misionin që ata kanë në Kosovë. Ne do të sjellim sërish trupa vitin tjetër. Kështu Shqipëria edhe në vitin tjetër do të sjellë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it për të qenë gjithmonë brenda detyrimeve të saj që ka si një shtet anëtar i NATO-s dhe aleat i fuqishëm i perëndimit. Ne në vitin tjetër do të sjellim edhe 40 forca”, deklaron Malaj për Kosovapress.

Diplomati Malaj ka komentuar edhe deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se “Serbia po planifikon sulme të reja”.

“Përderisa flet presidentja e Kosovës dhe strukturat e tilla të një shteti i cili është mirë i organizuar, padyshim që ata kanë informacionin e duhur dhe i dinë shumë mirë këto gjëra. Unë nuk kam informacionin e duhur, ndoshta për detaje, por di që rreziku mund të jetë permanent. Prandaj, duhet bëhen disa hapa. Nuk mund të shkojmë askund duke pasur vetëm konflikte. Patjetër që dialogu ka sjellë marrëveshje, ato kërkojnë zbatim të dyanshëm. Në rastin konkret Kosova ka bërë atë që duhet dhe po bën hapat e duhur për këtë gjë”, thekson Malaj.

Krerët shtetëror kosovarë vlerësojnë rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ditë më parë në takimin e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor ka informuar liderët evropianë, siç ka thënë ajo, mbi rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon.

Gjeneral gjerman Ralf Hammerstein, ka thënë këto ditë se siguria në Kosovë po përkeqësohet dukshëm dhe NATO po e shton praninë e saj në pranverë.

Po ashtu edhe Instituti amerikan Robert Lansing ka shprehur shqetësime për sulme të reja nga Serbia në Kosovë, veçanërisht pas incidentit të 24 shtatorit.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën tha se Milan Radoiçiq po planifikon një sulm tjetër në Kosovë.

Kishte qindra klientë brenda, fυndoset lokali i ndërtuar mbi lυmë në Beograd

Një lokal i ndërtuar mbi ujë në Beograd është fundosur. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet se lokali i quajtur “Kartel” është fundosur në lumin Sava.

Në momentin kur ndodhur ngjarja, kafeneja ishte e mbushur me qindra persona

Sipas informacioneve të dhëna nga kreu i Departamentit për Gjendje të jashtëzakonshme në Serbi, fatmirësisht nga ky incident nuk ka viktima.

https://www.instagram.com/192_rs/?utm_source=ig_embed&ig_rid=aa8e3030-6581-40e9-a520-6aacc54f63d2

Raportohet se 114 persona janë evakuuar, ndërsa u angazhuan 30 zjarrfikës dhe pesë ekipe të specializuara të shpëtimit.

Lυizi bën tatuazh Kiarën dhe në rrjet ρΙasin memet

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito festojnë sot përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja u njohën në formatin Big Brother VIP dhe nga aty dolëm të martuar dhe tani janë në pritje të një vajze.

Në 1 vjetorin e tyre të parë,Luizi ka surprizuar Kiarën me një tatuazh ku ka gdhendur përgjithmonë fytyrën e moderatores.Ja këtu nis gjithçka,kjo pasi njerëzit në internet kanë komentuar tatuazhin me nota humori duke thënë se ajo nuk ngjason aspak me Kiarën.

Sipas tyre, u duket si Efi, Bora Zemani, Tayna, Loredana, Lori Hoxha, madje edhe Adelina Ismaili.Të gjitha përveç Kiarës…