Ikën në emίgrim për një jetë më të mirë, bυrri nga Puka bënte dy punë/ Po një natë gjen g. rυαn duke ia drεd hυr me…

Një burrë ka zgjedhur të ndajë historinë e tij me lexuesit.

Ai tregon se bën dy punë që bashkëshortes së tij të mos i mungojë asgjë në emi gra cion, ama përkushtim ajo ia ka kthyer me tr.ad hëti.

“Unë bëj dy punë që gruas time këtu në emigrim të mos i mungonte asgjë. Ajo nuk di gjuhën dhe nuk është futur ende në punë.

Nuk kemi fëmijë dhe tani edhe po ndahemi. Ta nis nga fillimi. Unë jam një 35-vjeçar nga Puka dhe prej një jete jetoj në Itali.

Këtu mora dhe nusen dhe ajo po integrohej pak nga pak. Por më bëri ha tanë. Më tra dh ëton me një shqiptar, që e ka njohur sapo ka ardhur këtu.

Ai tipi shet rrugëve, e kjo aty e ka njohur duke blerë nga ato bizhuteritë i dio te të këtyre këtu.

Pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që i kapa të dy në shtëpinë time. Që e mbaja me djersën e ballit.

Nusja më dinte turni i tretë. Por unë atë natë dola nga puna sepse një koleg më kishte borxh disa orë zëvendësimi dhe thashë po i bëj surprizë kësaj.

Kur po ngjisja shkallët e pallatit mu pr en ë gjunjët sinqerisht. Kisha pa rand jenjë. I bie derës, hiq. E hap me çelës, qetësi e madhe.

Kur futem në kuzhinë i gjej të dy ulur në divan në err ësirë. Nuk po bënin gjë. Por po rrinin në errësirë të sh tan gur.

Normal më kanë ndjerë mua, e s’ka pasur tipi si të hi dhej nga kati 4. Më thanë që janë miq që në Shqipëri.

Më gën jye n, e sipas gruas ai kishte ardhur t’i qante hallin se ishte ndarë nga e fejuara.

Po silleshin si të huaj. Donin edhe të më bënin për bu da lla. I nxorra të dy jashtë e tani po divorcohem.

E kam shumë shumë të vës ht irë, por kështu paska qenë kjo jetë. Ndaj kujdes kur jepni gjithçka për dikë, sepse ai person duhet ta meritojë njëherë. Faleminderit”, shkruan ai.

HABlT 24-υjeçαrja nga Tirana: S’kam ρatυr asηjë Ιidhje, tani po më d…

Një 24-vjeçare ka shkruar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ se ndodhet në një dilemë të madhe dhe se nuk e di çfarë të bëjë. Аjo e nis mesazhin:


Mirëmbrëma ! Jam një vajzë 24 vjeçe.Kam mbaruar shkollen ne Tirane për juridik.

Ka qene shumë e përqendruar mbas studimeve dhe nuk kam pasur kohë për lidhje.

Kesaj vere njoha një djalë që jeton në Londer.”Më tej ajo tregon se çfarë ndodhi me të, duke dalë direkt në temë: Vazhdova komunikimin nëpërmjet fb.

Ai tregoi shumë interes dhe kohet e fundit më ka kërkuar dorën për fejesë.

Une sinqerisht më pëlqeu si djalë por kemi dalë vetëm 3 herë dhe nuk e njoh mirë.

Ai më kërkoi të shkoj në Londer me të. Jam në dolemë, studiova per avokate dhe nuk di cfare pune do të bëj

nl Angli. Do doja mendimin e ndonjë vajze tjetër qe ka kaluar një situatë të ngjashme. Ju lutem bublikojeni”,

Arti në zi, ndërron jetë këngëtari i njohυr grek Vasilis Karras

Këngëtari i njohur grek, Vasilis Karras ka ndërruar jetë sot pas një beteje të gjatë me kancerin, sipas mediave greke.

70-vjeçari ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore Evropiane Interbalkanike dhe së fundmi ishte infektuar me Covid-19.

Karras lindi më 12 nëntor 1953 në Kokkinnohori, afër Kavalës, në veri të Greqisë dhe u transferua me familjen e tij në Selanik kur ishte 10 vjeç.

Në vitin 1969, ndërsa punonte në një punishte makinash, ai bëri një paraqitje të shkurtër por shumë të suksesshme. në klubin “Prosfygas” në Selanik. Në vitin 1980 ai regjistroi albumin e tij të parë, Alismonites Ores, i cili e vendosi Karras në rrugën drejt famës.

E rëndë në Greqi, 16-ύjeçari mάsakron me thikë bάbain e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16-vjeçar ka masakruar me thikë babain tij, 70-vjeçar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00 në Kalyvia pranë Athinës. Mediat greke shkruajnë se policia ka shkuar në vendngjarje pasi janë lajmëruar nga e ëma e djalit, pasi ky i fundit e ka telefonuar dhe i ka treguar për krimin e rëndë. Konkretisht, 16-vjeçari ka debatuar me të atin dhe më pas ka marrë një thikë duke e goditur disa herë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Sipas mediave greke, i mituri ka dëshmuar në polici se ajo që e ka shtyrë për të kryer vrasjen, ishte dhuna dhe abuzimi që kalonte nga i ati, ai bashkë me vëllain dhe nënën e tij. Ai ka treguar se për këtë shkak nëna dhe vëllai i tij më i madh u detyruan të largoheshin nga shtëpia dhe të jetonin diku tjetër.

16-vjeçari jetonte me të atin dhe priste që ai të rritej për t’u larguar edhe ai. Por ai nuk e duroi dot siç tha dhe e goditi me thikë në bark, gjoks dhe shpinë, duke e lënë të vdekur.

(BalkanWeb)

I riu shqiρtar ύdiq në aksident, prek pronari italian: Andoni ishte Kύzhinieri më i mirë që kam ρasur ndonjëherë në restorantin tim. Kishte ëndërr të…

“Ai ishte krahu im i djathtë, kuzhinieri më i mirë që kam pasur ndonjëherë në njëzet vjet biznes”, thotë Giovanni D’Auria, shefi i kuzhinës dhe pronari i restorantit ‘da Giò’ në Seriate, i dëshpëruar dhe përpiqet të mbajë lotët.

Andon Kumria, një 23-vjeçar nga Covo, kishte disa vite që punonte për të dhe vdiq të enjten më 21 dhjetor në spitalin “Papa Giovanni” në Bergamo, ku u shtrua në spital pas aksidentit të rëndë në të cilin u përfshi natën mes 8 dhe 9 dhjetorit në autostradën A4, midis Capriate dhe Dalmine.

“Nuk e di dinamikën e aksidentit, e di që kishte mjegull dhe Andoni humbi kontrollin e makinës,” shton ai. Aksidenti ka ndodhur pak para orës 05:30, ku janë përfshirë edhe tre persona të tjerë. Dy autoambulanca dhe dy makina mjekësore ndërhyrë në vendngjarje, pranë Osio Sottos, si dhe policia rrugore për të kryer hetimet ligjore dhe për të menaxhuar radhët e gjata që ishin krijuar në drejtim të Venecias.

“Andoni ishte një djalë shumë i mirë, plot jetë, i përkushtuar ndaj punës. Në këto dy vite nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë “jo” – thotë Giovanni. “Ai ishte shumë i apasionuar pas gatimit, aq sa e kishte studiuar dhe madje kishte shkruar një libër. Ai ishte aq i mirë sa i shita një pjesë të aksioneve në një nga kompanitë e mia”. Ai kishte një ëndërr, të shkonte në Amerikë. “Ne donim të bënim një udhëtim dhe të shkonim së bashku.”

Andon Kumria, me origjinë shqiptare, lë me dhimbje babanë Hakiun, nënën Teftën, vëllanë dhe tre motrat. Funerali ndaj tij u zhvillua këtë të shtunë në Covo.

221f

Fυndi i çiftit Mbretëror? Elia Zaharia mori υajzën dhe u Ιargua nga banesa ku jetonte me Princ Lekën, si i fshehën përρlasjet

Prej javësh po përflitej për një ndarje mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Çifti, i cili cilësohej ndër më jetëgjatët, duket se i ka dhënë fund martesës së tyre. Mësohet se Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.

Ndërkohë Revista NewsBomb ka mësuar se për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë.

Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj. Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharian nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës të këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve.

Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt të tyren familjarë apo miqtë.

Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkonte drejt një ndarjeje. Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit.

Ndërkohë Elia nuk jeton më në shtëpinë e Lekës, ku prej shumë vitesh kanë jetuar së bashku. Ishte thuajse e pashmangshme që teksa kaloje në rrugën e Pedonales, mos të ndesheshe me vogëlushen Geraldinë, nën shoqërinë e dy gjyshërve të saj.

Por prej disa javësh tashmë, Geraldina nuk është më në shtëpinë e babait të saj, ku herë pas here rikthehet për të qëndruar edhe me Princ Lekën.

Sa i përket Lekës, ai ka vendosur që mos të reagojë deri më tani, duke vijuar me detyrat e tij, pa përmendur për asnjë moment divorcin me bashkëshorten e tij.

Megjithatë, duket se gjithçka do të bëhet me marrëveshje. Ku ndonëse çifti është ndarë pas disa konfliktesh të vazhdueshme, kanë vendosur që tani e tutje të kenë një raport të mirë si prindër të Geraldinës dhe ndarja mes tyre të bëhet në mënyrë paqësore, si një familjeje mbretërore i ka hije.

Elia dhe Leka janë treguar gjithmonë diskret sa i përket detajeve të historisë së tyre të dashurisë 15 vjeçare, duke folur shumë rrallë.

Por ka qenë i vëllai i Elias, Amos që ka zbuluar kohë më parë, disa detaje nga takimi i tyre. Aktori rrëfeu takimin e parë të motrës së tij me Princ Lekën, ku theksoi se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre ndërsa nuk i kurseu as batutat.
“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi.

Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty”, u shpreh aktori. Leka II kurorëzoi dashurinë me Elia Zaharinë në një ceremoni luksoze.

Dy të rinjtë u fejuan në Paris në vitin 2010, por nisën të planifikonin ditën e madhe vetëm pak muaj para ceremonisë. Në dasmë morën pjesë rreth 20 familje mbretërore nga e gjitha bota, përfshirë dhe Princin Michael të Kentit – kushëririn e parë të Mbretëreshës së Britanisë, Elisabeta II.

Princesha Lea e Belgjikës dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës gjithashtu ishin të pranishme në ceremoninë e organizuar në Tiranë. Nga kjo martesë ato janë bërë prindër të Geraldinës, e cila ka trashëguar emrin e Mbretëreshës shqiptare./panoramaplus

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e dielë 24 dhjetor 2023

Dashi

Sot dashuria do ju shpërblejë dhe kënaq duke ju bërë të merrni frymë lirisht. Në mesin e shumë gjërave negative që kalojnë nëpër duart tuaja, të paktën marrëdhënia në çift ecën mirë! Hëna sot sjell miqësi të reja dhe shumë takime edhe për beqarët. Në punë do të shqetësoheni nga gracka të caktuara që vijnë nga kolegë ose bashkëpunëtorë të paskrupullt.

Demi

Hëna është në anën tuaj, në marrëdhënie favorizon optimizëm dhe pozitivitet. Shumë çifte do të jenë në procesin e marrjes së hapit të madh, të tjerët do të konsolidojnë një marrëveshje. Për beqarët është një e diel plot me surpriza, me dëshirën e madhe për të dalë dhe takuar njerëz të rinj. Një ditë e favorshme për aktivitete të reja, merrni frenat e një projekti me guxim dhe përgjegjësi.

Binjakët

Disa momente tensioni për shkak të angazhimeve të shumta mund të sjellin konflikt në çift. Gjeni një kompromis për t’i kushtuar pak kohë të dashurit/ës tuaj. Zemrat e vetmuara po presin për dashurinë e madhe dhe do vlerësojnë rezultatin e çdo takimi të ri. Ju keni një mijë qëllime për të arritur fitore në punë. Mos u dorëzoni, suksese të kënaqshme po vijnë.

Gaforrja

Ju do të çliroheni nga një çështje e komplikuar sentimentale e cila ju ka ngarkuar me shqetësime kohët e fundit. Kjo do të rikthejë erosin dhe pasionin në çift! Takime interesante parashikohen edhe për beqarët, do arrini të bëni për vete shumë persona vetëm me një shikim të thjeshtë! Në marrëdhëniet ndërpersonale dhe në karrierë, mos e nënvlerësoni Saturnin. Tregohuni të vendosur.

Luani

Venusi nuk është më në kundërshtim me shenjën tuaj dhe më në fund mund të gëzohesh! Projektet në çift do të ecin mirë dhe për ju do të lindi një qiell premtues. Dashuria gjithashtu triumfon edhe për beqarët, por kërkon pak vullnet të mirë dhe angazhim. Stresi me siguri nuk mungon, por sigurisht që shkon më mirë se ditët e fundit dhe tani e ardhmja profesionale duket më e qartë për ju.

Virgjëresha

Jepini një arsye, sot Venusi do t’ju vërë në një konfrontim mjaft të nxehtë me njerëzit rreth jush. Veçanërisht në marrëdhënien në çift do të ketë tensione dhe diskutime përtej masës! Beqarët do të kenë njohje të reja, por nuk do jenë të bindur për asgjë. Ndalni këmbënguljen tuaj në punë nëse nuk doni të gjeni veten vetëm, në vend që të sulmoni, përpiquni të zgjidhni mosmarrëveshjet.

Peshorja

Injoroni thashethemet dhe mos u ndikoni nga njerëzit që flasin rreth jush. Veproni me zemër dhe shprehni ndjenjat tuaja te të dashurit! Ditë emocionuese edhe për beqarët që duan të gjejnë shpirtin binjak! Është një kohë e mirë për të shfrytëzuar një mundësi që do t’ju jepet për të përmirësuar situatën tuaj të punës.

Akrepi

Jupiteri dhe Dielli sot të favorshëm do t’ju bëjnë të kaloni një të dielë fantastike, plot gëzim dhe pasion. Mbrëmje intensive me të dashurin/ën tuaj! Për beqarët mund të ketë një zhgënjim nga ana e një personi, por vazhdoni të ecni përpara! Propozime interesante po vijnë dhe nga sot në jetën tuaj të punës fillon një ndryshim i vërtetë.

Shigjetari

Ju jeni të shqetësuar dhe gjithashtu do të përjetoni një rënie të lehtë të humorit në një mënyrë të pakapërcyeshme. Për fat të mirë, dashuria do ta mbushë ditën tuaj që nga fillimi. Ka shumë mundësi për zemrat e vetmuara për të gjetur personin e duhur! Në sektorin profesional, ju do të donit gjithmonë të keni zgjidhjen e duhur për gjithçka, por sot do të gjeni veten të shpërqendruar nga një Mars armiqësor, transmeton Noa.al.

Bricjapi

Ju do t’ju duhet një pauzë për reflektim para se të shkoni në veprim dhe situata që keni në duart tuaja kërkon vëmendje maksimale. Hëna do të mbrojë marrëdhëniet sentimentale. Beqarët do të jenë disi të shqetësuar dhe do të duan të shpëtojnë nga rutina. Do të keni mundësi të zgjeroni projektet tuaj të punës për të arritur qëllimet e dëshiruara.

Ujori

Dashuria po lulëzon dhe nëse jeni në çift për disa kohë ju do të rizbuloni se bashkimi është më i fortë se kurrë. Mbrëmje erotike, ju do të jeni të pasionuar dhe intrigues. Për beqarët do të ketë mundësi për rekreacion, do të keni mundësi të shkëlqyeshme për të rikuperuar një marrëdhënie. Do të jeni luftëtarë dhe do të përfitoni nga distancat që lidhen me punën për të treguar aftësitë tuaja.

Peshqit

Sot do të jeni në tension me partnerin/en tuaj ose me disa anëtarë të familjes. Lini mënjanë problemet tuaja nga jeta private dhe mos i shkarkoni ato te të dashurit tuaj! Perspektiva të mira për beqarët të cilët mund të gëzojnë një periudhë relaksimi dhe pushimi. Përmirësoni pozicionin tuaj të punës, por mos i humbni sytë nga financat!

EriseΙda nuk ia del dot, 12-vjeçarja me ρrobleme me dëgjimin ndërron jetë në Itali

Eriselda Lala, 12-vjeçarja nga Dibra që kishte probleme me dëgjimin, ka ndërruar jetë sot në Itali.

Ajo ishte shtruar në një spital në Itali prej disa muajsh, por pavarësisht përpjekjeve të saj dhe të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Familjarët e saj falenderojnë të gjithë shqiptarët që kontribuan në trajtimin e deritanishëm të saj.

JOQ ALBANIA i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Lala.

Mesazhi i dajës

Pavarsisht që nuk ja doli, Faleminderit që ju e ndimuat dhe ishtit të parëte që e bot publike . Rrespekte. Në spital në Itali Sot. Po jam daja i seldes ka fol nana im ajo me lajmëroj

Jυristi Romeo Kara: Ja pse Ilir Meta është distancuar nga SaΙi Berisha! I’u tregoj Ιαjmin tronditës që pritet të marrë shumë shpejt nga SPAK çifti Meta


Avokati Romeo Kara ka treguar gjithashtu se frika nga prangat e drejtësisë është arsyeja që ka detyruar Metën të braktisë Berishën në planin e tij për të t’i shpëtuar SPAK me kartën e trazirave dhe kaosit. Kjo tërheqje sipas tij është taktikë nga Meta pasi ai e di shumë mirë që Berisha do të dështojë nga kjo lëvizje. Meta prej kohësh i është bashkangjitur Berishës në fatin e tij edhe pse nuk ka statusin e tij si person mbi ligjin.

“Ka qenë Berisha dikur që iu imponua me pushtetin e tij Gjykatës së Lartë për të shpallur të pafajshëm Metën, por sot ajo kohë ka perënduar, prandaj Meta si hesapxhi profesionist po bën një tërheqje taktike prej tij, gjë që përforcon idenë se Berisha do të jete i pasuksesshëm në tentativat e tij për mosbindje ndaj drejtësisë. Ilir Meta kurrë nuk i bashkëngjitet me dëshirë humbësit, në këtë rast Berishës.

Duke marrë parasysh që shumë shpejt do të kemi një komunikim akuze ndaj tij, gruas dhe bashkëpunëtorëve të tij për një sërë veprash penale tashmë nën hetim, mendoj se tani Meta ka vetëm një garë reale me Berishën, atë se kush do të shkojë i pari në bangën e të akuzuarve.

Për të mos i mbetur hatri asnjërit prej tyre do të sugjeroja që t’i arrestonin të dy në një ditë. Ky arrestim do të ishte plotësisht në “nderin” e tyre të rrufjanit politik. Haber më të mire për shqiptarët në këtë prag fundviti nuk do të kishte. Kjo gjë do t’i shërbente realisht edhe shëndetit të Metës tashmë të tretur nga tmerri pafund prej përballjes me drejtësinë. Tashmë ai e meriton sot më shumë se kurrë fundin e shumëpritur me tmerr”, nënvizoi juristi Romeo Kara.

‘AS ARMIKUT NUK JA UROJ TË PUNOJË ME TË’, JUL DEDA KA DY FJALË PËR ELSA LILËN

Elsa Lila nuk mori asnjë çmim në “Festivalin e Këngës” dhe kjo ka ngjallur mjaft debat. Gazetarja Kozeta Kurti në një postim në Facebook u shpreh se Elsa mori atë çka meritonte nga publiku për “sjelljen e saj arrogante”.

Në këtë postim komentoi edhe aktori Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut punën me Elsa Lilën.

Komenti i Julit: “Elsa ishte e vetmja performuese, qe pasi kendoi per here te pare, i tha publikut “shihemi ne finale . Me fal po nga e dinte ajo qe do dilte ne finale?
Ajo sigurisht qe e dinte, por ne respekt te gares, te festivalit dhe mbi te gjitha ne respekt te publikut nuk mund te besh arroganten. Qe te mos i futemi pastaj kenges, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shume si nje pellitje e gjate…! Per ta mbyllur. Une kam punuar me ate vajze, kam prezantuar njerin nga festivalet….armikut nuk ja uroj te punoje me te…!”