“Do t’i tregoj b. ύrrit tënd videot tona,” si e kërcënonte shqiptari gruan sh.tαtzënë

Policia italiane arrestoi shqiptarin nga Kosova, Bujar Fandaj, i cili akuzohet se vrau me thikë Vanessa Ballan, e cila ishte 3-muajshe shtatzënë. Sipas medieve italiane, policia dyshonte se ai kishte kaluar kufirin, por në fakt u arrestua afër shtëpisë.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Fandaj, sipas mediave italiane, e kishte kërcënuar Vanessan se do t’i tregonte partenrit të saj për lidhjen që ata supozohet të kishin patur më parë.

“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras”, “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”, shkruajnë mediat italiane se janë disa nga frazat drejtuar Vanesës nga kërcënimet e Bujar Fandajt.

“Nëse nuk kthehesh me mua të υras”, qëlloi për υdekje gruan shtαtzënë, çfarë thoshte shqiptari

Policia italiane arrestoi shqiptarin nga Kosova, Bujar Fandaj, i cili akuzohet se vrau me thikë Vanessa Ballan, e cila ishte shtatzënë. Sipas medieve italiane, policia dyshonte se ai kishte kaluar kufirin, por në fakt u arrestua afër shtëpisë.

Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket. 27-vjeçarja ishte tre muajshe shtatzënë dhe e kishte denoncuar Fandajn për përndjekje.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Fandaj, sipas mediave italiane, e kishte kërcënuar Vanessan se do t’i tregonte partenrit të saj për lidhjen që ata supozohet të kishin patur më parë.

“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras”, “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”, shkruajnë mediat italiane se janë disa nga frazat drejtuar Vanesës nga kërcënimet e Bujar Fandajt.

Sipas mediave në vendin fqinj, ndoshta lajmi i shtatzënisë së Vanessa-s, do të ketë shkaktuar zemërim tek Fandaj.

Po ashtu shkruhet se autori i dyshuar ka publikuar edhe një video të fundit në Tik Tok disa orë para krimit.

“Te jap zemrën time, por mos mendo kurrë të më hedhësh. Sepse nëse më largohesh nga zemra nuk do të kthehesh më kurrë,” janë disa fjalë të shkëputura nga videoja e tij.

Άtentat me άrmë zjάrrit shqiρtarit në Selanik

Atentat me armë zjarri në Selanik, plagoset një shqiptar. Ngjarja në orën 22.00 me orën greke, në zonën e “Xirokrini”, në rrugën “Ampelonon”.

Nga një automjet është hapur zjarr ndaj një shtetasi shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur.

Automjeti është larguar me shpejtësi. Në vendngjarje forca të shumta policore. I plagosuri është transportuar drejt spitalit “Ipokrateo”.

Dyshohet se mes dy personave ka pasur sherr më parë në një bar. Autori është larguar me një automjet të bardhë. Sipas mediave është identifikuar dhe është me precedentë, njësoj dhe viktima

Sali Βerisha do bυrgoset në seΙinë e PD-së? Zyra mund të kthehet në “qeΙi” për ish-krγeministrin

Po diksutohet shndërrimi i zyrës së Berishës në selinë blu, në një dhomë izolimi ku ai do të vuajë dënimin

Një zyrë-shtëpi ose shtëpi-zyrë, këto janë dy skenarët e Sali Berishës për të sfiduar edhe njëherë masën e pritshme të arrestit shtëpiak që mund të vendosë SPAK.

Kështu, ai mund të ‘burgoset’ në selinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri ka hedhur në tavolinë me të besuarit e tij disa ide se si do të përballet me drejtësinë, në lidhje me çështjen “Partizani” që është i dyshuar për korrupsion pasiv.

Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale zyrtare se një nga qasjet e Berishës që po diskutohet është shndërrimi i zyrës së tij në selinë blu në një dhomë izolimi ku do të vuajë dënimin.

Zyra e punës së Berishës mund të ndryshojë me rendimin e masës së gjykatësve. Në rast të dakordësisë mes Berishës dhe mbështetësve për këtë ide, në zyrë do të duhet të shtohen mobiljet. Nuk do të ketë vetëm një tavolinë me dosje e karrige si dhe një divan pritës, por duhen krijuar hapësira për krevatin e gjumit të Berishës. Ky shihet si një opsion i mirë nga rithemelimi me dhënien e adresës së selisë si vendqëndrim, përderisa edhe OPGJ-t e patën të vështirë të gjenin një banesë fikse në pronësi të Berishës për t’i komunikuar masën e kufizimit të lirisë.

Një variant tjetër mendohet të jetë kthimi i shtëpisë së familjarëve ku ai jeton, në një zyrë. Vetë Berisha ka paralajmëruar se cilido qoftë vendimi i SPAK-ut, ai nuk do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Dalja e sotme e Berishës me një tjetër qëndrim duke deklaruar se nuk do e njohë vendimin e SPAK-ut konfirmon edhe një situatë kulminante. Ashtu siç ka refuzuar paraqitjen në seancat gjyqësore kundër tij, Berisha mund të mo spranojë zbatimin e dënimit dhe të ashpërsohet masa në arrest me burg, pavarësisht kalimit të moshës 70 vjeç. Por edhe pse këto nuk janë ditët më të mira për Berishën, ai nuk ngurron që të premten kur pritet të shpallet edhe arrestimi i tij, të ftojë gazetarët një një takim festiv për fundvit në zyrën e tij. Do të shohim deri atëherë, nëse dhoma e punës së Berishës do të ketë ndryshime./ Top Channel

Ήoroskόρi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 20 Dhjetor 2023

Dashi

Ju do të ndjeni nevojën për të sqaruar zemrën tuaj. Dyshimet dhe paqartësitë ju shkaktojnë lëkundje të humorit, por mos bëni fajtor ata që janë pranë jush. Beqarët do të ndjejnë një tërheqje të fortë për diçka të ndaluar! Jini më reflektues në çështjet e punës dhe meditoni për atë që duhet të bëni. Mos nxitoni për të marrë ndonjë vendim.

Demi

Përkundër disa keqkuptimeve të vogla me të dashurin/ën tuaj, ju do të motivoheni nga qëllime të mira dhe së shpejti do të bëni paqe. Qielli juaj astral është veçanërisht pozitiv! Nëse jeni vetëm sot do të jeni të lumtur dhe euforik, do të merrni lajme të mira. Sot ju do të jeni shumë të kënaqur me punën tuaj, karriera vazhdon sipas pritshmërive. Shfrytëzoni mundësitë.

Binjakët

Ju do të animoheni nga një frymë e fortë e pasionit që do t’i japë një kuptim tjetër marrëdhënies tuaj. Do të jeni euforik dhe do të bëni maksimumin për ta bërë gjysmën tuaj të lumtur! Zemrat e vetmuara do të përjetojnë një kthim të papritur që mund të komplikojë gjërat. Një lajm i sapo mbërritur do t’ju kënaqë shumë, por do të duhet të kapërceni disa pengesa për të arritur qëllimet tuaja.

Gaforrja

Dialogu në çift që ka pasur probleme komunikimi po bëhet më i fortë. Është një kohë e mirë t’i besoni sekretet tuaja më të thella partnerit/es tuaj! Beqarët do t’i japin rëndësi pasionit. Kjo është koha e duhur për të marrë atë që dëshironi në jetën profesionale. Nëse keni një sfidë në progres, ju mund ta fitoni atë.

Luani

Dita është e favorshme për të rikuperuar një marrëdhënie në krizë, për më tepër ajo që ndodh është gjithashtu faji juaj. Është koha për të hedhur themelet për të ardhmen me të dashurin/ën. Beqarët do të kuptojnë se një mik ndoshta mund të bëhet diçka më shumë! Jini të kujdesshëm me shpenzimet.

Virgjëresha

Një Hënë e favorshme është vendosur në rrugën tuaj dhe ju ndihmon për të organizuar më mirë ndonjë situatë sentimentale që po përjetoni. Ju do të veproni me zemër. Planetët lehtësojnë çdo lëvizje të zemrave të vetmuara, njohjet e reja do t’ju tërheqin drejt dashurisë. Puna paraqitet e vështirë për të konsoliduar pozicionin. Mërkuri mbron nismat tuaja.

Peshorja

Sot do të jetë një ditë e bukur, dashuria po lulëzon dhe gjithçka do të shfaqet në një dritë tjetër. Ditë si këto ju japin një pagesë të jashtëzakonshme! Beqarët mund të jetojnë aventurat që prej kohësh kanë pritur, dikush rrezikon të bjerë edhe në dashuri. Vendosni më shumë vullnet dhe angazhim në profesionin tuaj, kjo do t’ju ndihmojë të jeni të dashur nga eprorët tuaj.

Akrepi

Yjet janë në anën tuaj në të gjitha fushat dhe dashuria ju jep emocione të mrekullueshme. Ju do të jeni shumë të kënaqur të tregoni disponueshmërinë tuaj për njeriun e zemrës. Beqarët do të jenë në disponim për njohje dhe do të jenë shumë komunikues me arritjet e reja. Planetët mbrojnë biznesin dhe negociatat, të gjitha nismat tuaja do të jenë të suksesshme.

Shigjetari

Dialogu në marrëdhënien në çift po përmirësohet çdo ditë e më shumë dhe do të ndiheni shumë afër me partnerin/en. Ju keni përjetuar momente të vështira në mendimin e humbjes së të dashurit/ës, por gjithçka i përket të shkuarës. Beqarët do të jenë në gjendje për të takuar njerëz shumë interesantë. Ju jeni shumë të sigurt për veten dhe kjo ju bën të dukeni mendjemëdhenj në punë. Hëna ju shpëton nga çdo vështirësi.

Bricjapi

Keqkuptimet dhe shqetësimet do të ndryshojnë marrëdhëniet midis çifteve, por nuk keni pse shqetësoheni, është vetëm një stuhi kalimtare. Sqaroni gjithçka dhe gjithmonë jini të ndershëm. Për beqarët sot mund të fillojnë histori të reja, më mirë të mos e detyrojnë kohën. Rezistojini provokimeve të një kolegu, është vetëm ziliqar. Vepro me diplomaci dhe buzëqesh.

Ujori

Lajme të mira në frontin e dashurisë, pjesëmarrja dhe pasioni shkojnë dorë për dore. Marrëveshja me partnerin/en shkon mrekullisht dhe ju do të jeni të habitur dhe të kënaqur me atë se si po shkojnë gjërat. Beqarët mund të kënaqin hobet e tyre të preferuara dhe të gëzojnë një pushim relaksues. Vazhdoni projektet e filluara me qetësi në punë, mund t’ju japin kënaqësi të mëdha.

Peshqit

Humori juaj i keq dhe trishtimi bllokojnë disi zemrën tuaj. Mos u demoralizoni, nëse keni nevojë të sqaroni diçka sot, do të keni mundësi për ta bërë këtë. Ata që janë vetëm do të ndjejnë nevojën për të tërhequr vëmendjen e një personi që pëlqejnë. Mbani nën kontroll të gjitha mundësitë që kalojnë para jush në punë, do t’ju duhet të gjeni ato që janë më të përshtatshme për ju.

Marin Mema nuk gjen shρjegim! Fshati shqiptar “Besnik”, me poρυllatë që nuk di të flasë gjuhën shqiρe..

Në Mal të Zi ekziston një fshat me emrin ‘Besnik” që për nga historia njihet si fshat tipik shqiptar, por që duket se në këtë fshat gjuha shqipe nuk flitet, pasi që i gjithë fshati është i populluar nga banorët boshnjakë.

Sipas mediave shqiptare, thuhet se ky fshat përbëhet nga dy familje të mëdha, njëra me mbiemrin ‘Daçiq’ dhe tjetra Muriqi. Por, si u zhduk identiteti i tyre?, Çfarë qëndron pas dhe përse autoritetet shqiptare heshtin?

Çfarë ka ndodhur me ta? Ku gjendet ky fshat?

Cila është historia e tmerrshme e banorëve të tij, mund të shikoni në linkun më poshtë:

“PistoΙeta u fut në kutinë e qυmështit?” Kush është Ilda që i sillte υshqime Sokol Mjacajt?

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me mënyrën se si e siguroi dhe e futi në burg armën Sokol Mjacaj. Në dëshminë e dhënë, drejtori i Burgut të Peqinit ka dhënë opsione, se si mund të ketë arritur arma tek i burgosuri përjetë, Sokol Mjacaj.

Sipas drejtorit, Kamber Hoxha, Mjacaj ka treguar se e ka futur armën në burg para një muaji dhe e ka mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit.

“Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysmë, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komunikim ishte shumë i qetë. Më tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biss”, ka dëshmuar Hoxha para prokurorisë.

Mjacaj rezulton se ka bërë 5 takime për vitin 2023. I fundit ka qenë më 25 Gusht. Sa i përket futjes së ushqimeve kjo ka ndodhur nga dy persona. Vetëm një herë, më 1 Shtator, i ka dërguar i vëllai Paulin Mjacaj. Ndërsa në 4 raste të tjera ia ka dërguar një grua.

Ajo është prezantuar si kushërirë e Mjacajt, ndërsa më 16 Nëntor, që rezulton edhe hera e fundit, është prezantuar si mikeshë. Sipas Hoxhës, gruaja në fjalë quhet Ilda Rapo.

“Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjacaj, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nëpërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakord që t’i pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt”, tha drejtori.

FOTO/ M αnjaku i ρrek të ραsmet në aυtobus, ja çfarë i bën υαjza

Rastet e manjakëve që përfitojnë në urbanët e Tiranës për të prekur të rinjtë janë të shumta.

Së fundmi, një qytetare ka raportuar në median “JOQ”, një rast të ndodhur ditën e sotme në autobusin e linjës së Kombinatit.Ajo thotë se personi që shihni në foto e ka ngacmuar duke i prekur të pasmet gjatë kohës që ishte në autobus. Ajo thotë se kishte veshur një veshje normale dhe nuk e di se pse burri në fjalë e ngacmoi.

Madje ajo thotë se pas këtij gjesti të turpshëm i bëri foto burrit, por ai iu lut që ta fshinte dhe për këtë janë dëshmitarë të gjithë pasagjerët e autobusit.

UΙi ρantaΙΙonat mes lokalit! Ρronari e nxjerr jαshtë, shqiptari rikthehet me hanxhar(Video)

Një shqiptar sulmoi me hanxhar pronarin e një lokali në Itali. Ngjarja ndodhi në Vetralla.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, pronari në fjalë e kishte përzënë shqiptarin më herët nga lokali. Shkak ishte bërë sjellja e tij pasi kishte ulur pantallonat duke dalë lakuriq.

Më pas në gjendje të dehur, është kthyer sërish, kësaj here për të marrë hak. Me një hanxhar në dorë, ai duket teksa tenton të godasë italianin.

Fatmirësisht ky i fundit nuk pëson asnjë dëmtim. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Arbana apo Bora, eksρerti i rendit preferencat sipas qγteteve, ja kë duan më shumë shqiptarët

Dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Bora Zemani kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundmi.

Kjo pasi fillimisht u përfol se Bora do ta zëvendësonte Arbanën në prezantimin e edicionit të tretë të spektaklit televiziv “BBV”, por më pas u zbulua se në fakt këtë vit ky pozicion i është besuar Ledion Liços.

Megjithatë, dy moderatoret duket se kanë fituar zemrat e publikut si më të preferuarat. Në një “mini sondazh”, eksperti Tom Kallaxhi tregon qytetet të cilët preferojnë Borën dhe ato që preferojnë Arbanën.

Lista sipas vendeve:

Në Lezhë fiton Bora

Në Korçë fiton prap Bora

Në Fier është 50 me 50

Në Elbasan fiton Arbana

Në Tiranë Arbana

Në Durrës Arbana

Në Shkodër Arbana