Rama do të mbγllë tregun e te ρërdorurave: Shqiρtarët do të bΙejnë rroba firmato

Pasi ka luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe ka rritur ekonominë e shqiptarëve, Edi Rama kërkon që të mbylli tregun gabi, njohur ndryshe si tregu i rrobave te përdorura. Kjo për arsyen se në tregjet shqiptare do të shiten vetëm rroba firmato dhe të markave të çërtifikuara. Ky vendim është hedhur për shqyrtim në një relacion të publikuar së fundmi, ku qeveria e sheh të udhës t’i veshi shqiptarët me rroba të shtrenjta që blihen në butikët e qendrave tregtare.

“Projektligji i kushton një rëndësi të veçantë masave për mbrojtjen e markave dhe të drejtave të pronarëve të markave nga cenimet që u bëhen atyre nga spekulatorë dhe manipulatorë të tregut. Në këtë aspekt, projektligji parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë dhe kështu me radhë”, thuhet në relacion.

Madje në këtë projektligj ju njihet e drejta pronarëve të markave të ngrenë padi në gjykatë ndaj tregtarëve si dhe të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që ju është shkaktuar. Thënë ndryshes, synohet që më çdo mënyrë të mbyllen tezgat e rrobave të reja apo përdorura që vijnë nga Turqia, Kina, Indonezia apo vënde të tjera. Këto rroba ndoshta nuk janë firmato, por me to punojnë tregtarët e tregjeve lokale si “tregu çam”, “tregu i Medresesë”, apo dyqane të vogla që kanë rroba të ndryshme.

Si duket qeveria kërkon që të favorizojë qendrat tregtare për të pasur sa më shumë klientë dhe për të mbyllur sa më shumë biznese të vogla, apo për të falimentuar të vetëpunësuarit. Kosto pritet të ketë edhe për shqiptarët, të cilët në vështirësi ekonomike, preferojnë të blejnë rroba të përdorura apo të një cilësie më të dobët, për të kursyes më tepër para për jetesën e tyre.

Chiellini: Jam i Ιυmtur që Shqiρëria u kυalifikua në Euro, kam shυmë miq shqiptarë, e meritojnë!

Ylli i ekipit të Juventusit dhe i kombëtares italiane, Giorgio Chiellini thotë se “azzurët” kanë të ardhme të ndritur në Euro 2024, ndryshe nga shumë komente që e shohin situatën pesimiste.

Chiellini ka thënë se Spanja dhe Kroacia janë ekipe të mëdha me eksperiencë, ndërsa kombëtaren shqiptare e ka quajtur si një ekip “mik”.

“Shqipëria është miku ynë më i madh me të cilin përballemi. Jemi shumë të lumtur që ata hynë në Euro. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe ata e meritojnë këtë. Ne duhet ta respektojmë këtë.

Chiellini është shprehur optimist se Italia do të dalë nga grupi i cëlësuar si grupi më i fortë i Euro 2024.

Ai ka vlerësuar Donnarumma-n si një portier i mrekullueshëm, Bastonin si një mbrojtës fantastik dhe Verrattin me Chiesan si tepër të talentuar në mesfushë.

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi KokaΙαri u ρΙas skandalet ShkëΙzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari u është rikthyer akuzave të saj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të këtij të fundit brenda “Foltores”. Edhe pse në fillim kanë qenë miq për kokë, raportet mes Berishës dhe Kokalarit janë prishur, madje thyerja është aq e madhe sa aktivistja zbulon se është kërcënuar nga njerëzit e Berishës, ndërkohë që ka hedhur akuza të forta ndaj lidershipit të “Rithemelimit”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Kokalari tregon të gjitha pazaret e tyre të pista.

Ja reagimi i plotë i Evi Kokalarit:

Takimi me Berishën

Nuk është vetëm Carlo Bollino ndaj te cilit jane linçuar militantet. Sali Berisha ma ka bere këtë mua te pares, vetëm e vetëm se dola veç publikisht. Mos e ngatërroni këtë me kundër, ne fillim te Janarit thjeshte dola veç, me mundësi bashkëpunimi ne te ardhmen. Te distancosh veten nga nje lëvizje politike aq komplekse sa e ka ndërtuar Berisha te veten, është pune dinjitetin dhe integriteti, dhe ja ta shpjegoj pak me ne detaje. Herën e fundit qe e kam takuar Berishën ka qene ne Nëntor te 2022. Ne primaret për Bashkinë e Tiranë nuk ndërhyra shume, sepse siç ja kam shpjeguar disave privatisht, ne ate kohe doja te dëshmoja qe këta e kishin planifikuar Këlliçin si kandidate kundër Veliajt qe ne kuvendin e 2022. Pra, deri diku çfarë kisha nuhatur, po vërtetoj te ishte e sakte. Te gjithe e dime tashme qe Berisha personalisht i kërkoi Alihmemetit te dale nga loja dhe te lere Këlliçin si fitues. Ne ate moment e dija qe fitues ishte Veliaj, por akoma nuk piketoja dot arsyen dhe se cili ishte pazari. Ne ate takim i thashë Berishës qe kam vendosur te kthehem te merrem me politike ne Shqipëri dhe nuk kundërshtoi, madje tha shume mire. Gjithashtu i shpjegova qe isha komplet me idenë qe ai duhej te prishte koalicionin me Metën, dhe te garantonte garat dhe meritokracinë brenda partisë. Madje i thashë qe personalisht nuk do isha futur kurrë ne nje gare te PD nese ai nuk garantonte pastërtinë e garës. I kërkova ne fund qe Albana Vokshin mos e bënte nen-kryetare siç i kisha indiciet qe do te ndodhte dhe kjo Berishen e nervozoi, qe do te thotë kisha te drejte. Pak rendësi kishte për mua, por ja bëra te qarte qe Vokshi s’ka fituar asnje gare, as ne PD dhe as jashtë saj dhe kishte manipuluar te gjitha garat. Nderkohe qe Berisha shpjegoi “vlerat” e Vokshit, i thashe se keto aftesi e kualifikojne Vokshin si asistenten e tij personale dhe jo si nen-kryetare te nje partie qe ka akoma nevoje te hapet dhe te rithemelohet mbi parime te forta. I shpjegova gjithashtu qe e dija rezultatin e primareve te Bashkisë pa filluar gara, pra duke ja bere te qarte se isha ne dijeni te lojes qe po benin.

Manipulimet për kreun e FRPD

Sigurisht qe i vetmi shok per mua ka qene kur Berisha vete e priti Besart Xhaferin ne zyre dhe e uroi, nderkohe qe kandidatet e tjere kishin paraqitur faktet e tyre te manipulimeve, qe sigurisht me fodullekun me te madh Flamur Noka, Grigels Muçollari dhe te tjerë i hodhën ne kosh te pleherave. Ai ishte momenti qe kuptova Berisha ishte ne dijeni te cdo gjeje, dhe qartazi teksti qe i dergoi kryetareve te degeve qe te rrinin jashte gares se FRPD, ishte thjeshte nje hipokrizi e hapur dhe e paturpshme. Qe nga ajo dite asgje nuk me habiste me. Mbas ketij takimi dhe mbas diskutimit te detajeve te tjera, dukej qarte qe si e jashtme dhe jo pjese e PD apo Kryesisë nuk mund ta influencoja me Berishen per te mbajtur linjen qe kishim ofruar ne foltore. Ai vet nuk kishte ndermend ta thërriste Kuvendi qe eshte e vetmja mënyrë per te qene pjese e keshillit apo kryesise.

Dalja nga rreshti i Berishës

Si e tille vendosa te dale veç dhe perpara se te postoja dicka publikisht, e fola serish me te privatisht. Postimi im i Janarit 2023, ku hodha idene e mundesise se daljes vec, ishte me teper nje prove per te pare reagimin e opinion e shume demokrateve, cfare mendonin. Duhej apo s’duhej nje force e re realisht konservatore? Reagimet ishin positive, dhe kjo duket se e shqetesoi Berishes dhe klanin e tij. Deri atehere, ata kishin duruar daljet e mia publike kunder manipulimeve, po ata e kuptonin qe dalja ime vec mund t’i merrte mbeshtetjen organike te demokrateve qe ndryshe do kishin heshtur ndaj Sali Berishes po mos t’i dilja une ne krahe.

Ketu filloi dhe nje fushate denigruese, me mesazhe ne grupe te demokrateve ku ndaloheshin te reagonin ndaj postimeve te mia, apo te me flisnin publikisht dhe privatisht me mua. Te vetmit qe u lejuan ishin ata qe hodhen balte, ofendime nga me vulgaret, kercenime nga me te ndryshme, duke kulmuar tek kercenimi me jete nga persona te afert te Berishes, te bera ne prezence te pese dëshmitareve. Ky kercenim ishte nje pergjigje direkte kur shpreha faktin qe Sali Berisha mund te ishte idhulli i tyre, por jo i imi. Nuk di ku mund te kene gabuar militantet ne kete pike, sepse dhe pse e kam mbrojtur Berishen gjithe kohen publikisht, kur nuk kam thene qe eshte ‘legjend’ apo ‘idhull’ per mua. Idhujt e mi jane Benjamin Franklin, Abe Lincoln, Ronald Reagan dhe ketu nuk fus dot as Donald Trump qe e kam mbeshtetur me gjithe shpirt. Sigurisht qe Berisha ishte larg ketyre modeleve per ta konsideruar si legjende apo idhull. Berishen e kisha konsideruar nje burre shteti qe besoja qe kishte kapacitetin te hiqte Lulzim Bashen dhe te ngrente nje opozite te forte per te hequr Edi Ramen dhe kukullat e George Sorosit. Zhgënjimi ishte përtej çdo imagjinate. Sidoqoftë, lincimi ndaj meje dhe sidomos mbas kurrizit, me vertetoi cdo gje qe me ishte thene privatisht per Berishen dhe klanin e tij. Nuk ka asnje sinqeritet apo mirenjohje nga keta njerez. Ndaj meje jane lincuar individ qe klani e kishte mundesine ti ndalonte, por me vetedije te plote refuzuan. Lincimet ndaj meje u bene nga militante qe qartazi i perkasin nje niveli shume te ulet intelekti, por ky eshte grupi qe klani me ne krye zonjen Vokshi dine ta drejtojne me se miri. A mendoni se intelektualet ju rrine akoma ketyre prane? JO!

Personazhet

Nje figure qe me ka bere pershtypje ishte Osman Mula, i cili si anetare i keshillit kombetar, sillte dicka ndryshe ne PD. Por dhe atij duket se i kishte ardhur ne maje te hundes kur nje kllaun si Edi Paloka i hiqte fjalen ne nje seance qe Mula po shprehte shqetesime te arsyeshme se si po shkonin gjerat. Nje personazh tjeter ishte Mal Berisha qe keta e mbajne per intelektual, por dhe ky u lincua me akuzat se une isha kali i Trojes. Te gjithe e dine qe Mal Berisha eshte i afert me Berishen, dhe kur ai flet, njerezit supozojne qe Berisha i ka dhene driten jeshile per ta bere kete. Ne fakt Mal Berisha me ka takuar dhe ne NY dhe e di mire qe une nuk mund te isha kal Troje, te pakten duke ditur cfare po beja realisht per te ndihmuar opoziten. Prandaj lincimi i tij ishte i paramenduar mire.

Përfshirja e dhëndrit të Berishës

Kishte raste qe shikoja Abi Malltezin qe i bente ‘likes’ postimeve te njerezve me te cilet kisha hyre ne debat publik. Reagime te tilla pikerisht nga dhendri jepnin driten jeshile qe te gjithe duhej te me dilnin kunder. Nuk mund te numeroje mesazhet me fjalor super vulgar qe kam marre nga shume njerez dhe kusherinj te Berishes, privatisht dhe publikisht, aq sa u detyrova te hiqja njerez nga listat e miqve dhe ti bllokoja ne telefon qe mos ti lexoja me. Nje pjese e madhe dhe pse nuk sulmonin publikisht dhe me jepni te drejte privatisht, akoma kane frike te reagojne ndaj postimeve te mia, a thua se une jam armiku dhe njeriu i pabese ne kete mes. Dhe pse e gjithe kjo? Sepse fola hapur qe nuk isha dakort ku po shkonte rithemelimit, sepse pash qarte dhe e ekspozova se si ne te gjithe po perdoreshim per pazaret e Shkelzenin dhe mbrojtjes ligjore te Berishes. Ne fakt pabesija ishte e atyre qe ma shiten daljen e Berishës ne foltore si kosher. Ne thelb ky ishte nje pisllik ne kurriz te demokrateve dhe shqiptareve. Sigurisht qe une do dilja vec. Takimin e fundit Berisha ma beri te qarte qe cfare kisha kuptuar deri ne ate moment ishte e sakte dhe kjo ishte menyre se si do te vazhdohej. Kete e beri te qarte me insistimin e koalicionit me Meten dhe injorimin e fakteve per garen e primareve per bashki. Dhe kjo ishte arsyeja qe Berisha donte te me linte si bashkepunore te jashtme te PD-se, sepse qartazi ato qe kerkoja une, nuk ishin aspak ne perputhje me skenarin e tyre dhe ndoshta nuk me donin neper kembe.

Përplasja me besniken e Berishës

Me vone Berisha doli akoma me hapur kundër meje ku pa piken e turpit justifikoi Adriana Kalane, gjyqtaren e PD se rithemelimit, per fallcifikimin e fotos time me Erion Veliajn. Justifikimi me banal qe dha ishte se duhet mbrojtur liria e fjales. Cila liri? Fallcifikimi nuk eshte liri fjale, por eshte nje akt qe zakonisht denohet me ligj. Por ky ishte nje sinjal qe ai dha shume te tjereve qe ishte okay te beheshin lincime te ketij niveli ndaj meje. Kur une kam thene se u ula me Lulzim Bashen per kafe, filluan nje lincim te nje niveli tjetri, nepermjet veglave te tyre qe kane qene pjese e krimit dhe korrupsionit te Berishes – Ylli Rakipi!!! Ai ishte nje lincim publik me ofendime qe vazhduan mbi 20 minuta ne live TV dhe pse me shume edukate i kerkova tre here te ndryshonin metoden e komunikimit, derisa me detyruan te lija studion. Ate pergjigje qe Ylli Rakipi morri ate dite vlen dhe per Sali Berishen dhe klanin e tij, sepse ne fund te fundit, integriteti im ngelet i paprekur. Mbas cfare kam pare keto dy vite, Lulzim Basha eshte lule perpara klanit te Berishes, dhe keto lincime dhe nxitje urrejtje ndaj te tjereve eshte menyra sesi keta kane funksionuar gjithnje – demokratet e rithemelimit akoma urrejne ne vdekje ata qe mbeshtesin Bashen, a thua se nuk eshte e drejta e tyre te bejne c’te duan.

Takimi me Bashën

Takimi im me Bashen nuk ishte fare koalicion dhe po qe se kisha dicka per te fshehur, nuk kisha pse ta beja vete publike. Tentativa ime me Bashen ishte per te pare mundesine e hapjes se nje dere dhe mundesine e bashkimit te bazes. Por kjo sigurisht nuk i intereson Berishes dhe koalicioni me Ilir Meten, eshte shume me beneficial per PD e rithemelimit. Mbas dy vjetesh kam pare dhe kuptuar shume dhe jam ne gjendje te analizoj vete se kush eshte Berisha, Basha dhe te gjithe demokratet. Fatkeqesia me e madhe eshte se kam arritur ne konkluzionin qe Sali Berisha dhe Ilir Meta kane qene elementet kyc qe ndertuan nje sistem politik te mbrapshte ne Shqiperi, qe kontrollin ja jepte asaj te ciles une i referohem ‘kupola’, e cila mbron paturperisht korrupsionin e secilit prej tyre. Ata qe kane afer, o kane qene pjese e korrupsionit te meparshem, ose si te babzitur presin per nje kocke.

Futja në politikë e Lapajat dhe Çepanit

Lincimet ndaj atyre qe flasin realitetin jane ‘by design’. Asnje njeri me integritet nuk ju duhet afer – madje ngritja e figurave si Lapaj e Edlira Cepani, tregojne qarte hipokrizine e tyre. Berisha do vazhdoj te perçaj kete popull se vetem ashtu di te mbijetoj, ama ashtu si Bollino, me te cilin nuk me lidh asgje, cdo lincim i ardhshem ndaj meje, do t’ja fajesoj tashme direkt atij vete – Berishes dhe familjes se tij, fut ketu femijet, dhendrin dhe ata qe i lepihen 24/7. Une s’kam bere asnje gabim. E pabese nuk jam treguar sepse cdo hap qe kam marre ka qene publik dhe jo bazuar ne pazare sic jane mesuar shumica ne kete vend. Mbetem e paster akull ne mocalin qe ka 33 vjet qe qelbet ere. Neser mund te ulem serisht me Bashen apo ata qe ju publikisht i keni quajtur armiq te PDse, por armite e vetem ketu mbeteni ju, qe demokracine e morret peng ne 1991 dhe shfrytezuat naivitetin dhe sinqeritetin e ketij populli, qe vodhet dhe per 33 vjet te tjera ish-pronaret dhe i keni lene Shqiptaret ne varferi totale. Keshtu qe, konsiderojeni veten te paralajmeruar – lincimet ndaj meje qe sot e tutje, nuk do t’i le te kalojne me. Do merrni pergjigje te forta publikisht, sidomos ata qe kane qene kyc i ketyre lincimeve. Ky eshte dhe degjenirimi qe meritoni publikisht. Dhe ate do merrni!

Ura ku υdiq Altini, Giulia dhe Egli mbυshet me lule e qirinj, ja çfarë bëjnë miqtë e tγre(Video)

Ura në Portogruaro, Itali, ku humbën jetën tre të rinjtë, Altin Hoti, Giulia Di Tillio dhe Egli Gjeci është kthyer në një altar lulesh dhe qirinjsh nga miqtë e tyre.

Ata kanë vendosur emrat e viktimave në urë, foto me fytyrat e buzëqeshura të tyre dhe shumë lule e qirinj. Në vendin e fatkeqësisë, shumë të rinj, rreth të njëzetave, u mblodhën për të kujtuar miqtë që u ndanë nga jeta mëngjesin e 8 Dhjetorit.

Autokolona e BMW-ve, makina e preferuar e Altinit, ndaloi në të djathtë të rrugës për të mos ndërprerë qarkullimin. Zhurma e motorëve përballë urës me lule të vendosura aty në shenjë ngushëllimi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ceromonisë përkujtimore, e cila zgjati rreth dhjetë minuta, iu bashkuan edhe persona nga Portogruaro që po kalonin rastësisht aty.

Altin Hoti, 22 vjeç nga Concordia Sagittaria, është një nga tre të rinjtë që humbën jetën. Në rrjetet sociale ai kishte fotografuar veten me makinën e përfshirë në aksident, të cilën e quajti “panterë e zezë”. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit fatal ka dyshime se shkak është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte makina. I riu ishte i apasionuar pas shpejtësisë dhe policia e kishte ndaluar disa herë për këtë.

Hoti, i cili disa muaj më parë kishte humbur vëllain e tij në një tjetër aksident automobilistik, ishte fans i Paul Walker (i cili gjithashtu humbi jetën në një aksident automobilistik nga shpejtësia e madhe) dhe “Fast & Furios”. Në rrjetet sociale të viktimës ka disa video që tregojnë xhirime gomash dhe gara me BMW. Në një postim, makina është e parkuar pranë një Lamborghini dhe në mur është shkruar: “Nëse një ditë më vret shpejtësia, mos qaj, por buzëqesh”.

Video Player

“Kam hυmbur tre fëmijë”, αksidenti fatal i mori jetën dy djemëve dhe të dashurës, grυαja nga Kosova flet për trαgjedinë

Ura e tragjedisë është kthyer në një altar lulesh dhe dritash, një destinacion pelegrinazhi i dhimbshëm dhe i ngadalshëm, i bërë nga lotët dhe puthjet e afruara, me duar, me fytyrat e buzëqeshura të tre të rinjve 20-vjeçarë që vdiqën në një natë dhjetori.

Ka foto, mesazhe, mbetje qirinjsh të konsumuar. Makinat ngadalësojnë shpejtësinë, lexojnë emrat në parmakë: Altin, Giulia, Egli. Pak më tutje është gropa, ajo ku makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. “Ishin shokët e mi, shiko sa të bukur janë”, shprehet e prekur një e re, e mbështjellë me një pallto të bardhë.

Dhimbja e nënës Dorotea

Shtëpia ku jetonte Giulia është pak minuta me makinë nga ajo urë e mallkuar. Nëna e saj Dorotea nuk është këtu, ajo është ende në shok, ka shkuar në shtëpinë e një të afërmi, por nuk gjen qetësi. Ishin shumë të afërt, pohojnë të gjithë, njëzet vjeçarja kishte ndjekur hapat e tij, duke u bërë e apasionuar pas gjimnastikës artistike, derisa u bë mësuese. Një vajzë që askush nuk ndalet ta përkufizojë si gazmore, me iniciativë, plot jetë dhe entuziazëm, bujare dhe pasionante. Ai po bënte një kurs online të ekonomisë, duke e alternuar atë me punën. Në tavolinën e saj, në dhomën e gjumit, ka ende libra, shënime dhe oraret e mësimeve. Babai, Vittorio, kërkoi të shihte vajzën e tij në morg të shtunën në mëngjes. Nuk ishte e mundur, nuk ishte ende koha dhe dhimbja mbizotëronte.

“Kam humbur tre fëmijë”

Në shtëpinë e Altin Hotit drama është ajo e një nëne që brenda pak muajsh ka humbur dy fëmijë. “I humba tre prej tyre”, bërtet ajo , e pangushëllueshme, sepse Giulia ishte si vajza e saj. Vajza, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen, kishte bërë gjithçka për të qenë pranë të dashurit dhe nënës së tij. Kush nuk hipi në makinë, kush u largua herët, kush duhej të dilte dhe e zuri gjumi, si Vittorio. “Fati tha se nuk ishte koha” komentojnë ata në sheshet që mbushen në drekë. Qendra nuk është shumë larg asaj ure.

BMW dhe miq

Sami Binakaj, kryetar i komunitetit kosovar dhe shqiptar të Venezianos solli solidaritet me familjet Gjeci dhe Hoti. “Nuk mund të vdesësh kështu në njëzet vjeç – thotë ai -. Prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre, ne duhet të flasim për këtë në shtëpi. Shpejtësia ha jetën”, shtoi për “Corriere”. Sipas Binakajt, pasioni për makinat tek fëmijët është edhe një mesazh: “Një makinë e madhe dhe e shpejtë është paterica e tyre, të ngrihen nga toka, të ndihen më të mëdhenj. Ata nuk e kuptojnë se sa e rrezikshme është”, tha ai. /BW

Alabbar tërhiqet nga Shqipëria, inνestimi 2 miΙiardë dollarë në Portin e Durrësit fluskë; i ραqartë fati i qindra aρartamenteve të shitυra

Mësohet investimi ka ngecur për shkak të një hetimi ndërkombëtar të nisur ndaj Alabbar.

Më 17 prill të vitit 2021, një javë para zgjedhjeve parlamentare të atij viti, Edi Rama dhe Belinda Balluku u prezantuan shqiptarëve investitorin arab, Mohamed Alabbar dhe projektin për portin turistik të Durrësit.

Në atë kohë, u tha se si investimi prej më shumë se 2 miliardë dollarë do të transformonte Shqipërinë, do të hapte vende të reja pune dhe sillte turizmin elitar në vend.

Dalja e Alabbar u pasua pak muaj pasi Rama fitoi zgjedhjet me miratimin në Kuvend të një ligji të posaçëm për portin e Durrësit dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje në nëntor të vitit 2022.

Sipas ligjit dhe marrëveshjes së nënshkruar, qeveria shqiptare i fal mbi 800 mijë metër/katrorë truall me vlerë mbi 400 milionë dollarë në Portin e Durrësit investitorit arab, Mohamed Alabbar, ndërsa ky i fundit zotohet të investojë 2 miliardë dollarë për kulla e resorte me premtimin për të shndërruar këtë port në portin më të madh të jahteve në Mesdhe.

U tha se investimi do të niste në fillim të vitit 2023.

2023-shi është duke u mbyllur dhe të vetmet gjurmë të investimit janë barrikadat rrethuese në disa pjesë të portit dhe njoftimi i kompanisë së Alabbar për nisjen e shitjes së apartamenteve dhe njësive të tjera të biznesit që nuk ekzistojnë ende.

Sot, dy vite e gjysmë nga koha kur Edi Rama e Belinda Balluku prezantuan Alabbarin, projekti që iu shit shqiptarëve para zgjedhjeve si një investim strategjik që do t’u ndryshojë rrënjësisht jetën, rezulton të jetë një mashtrim strategjik edhe më i madh se ai i piramidave në mesin e viteve ’90.

Mësohet investimi ka ngecur për shkak të një hetimi ndërkombëtar të nisur ndaj Alabbar.

Ky i fundit dyshohet se përmes projektit ‘Belgrade Ëaterfront’ ka financuar terrorizmin, më konkretisht organizatën e Hamasit në Rripin e Gazës.

Hetimi është sinjalizuar për herë të parë në tetor nga Boban Bogdanoviç, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjitë Euro-Atlantike.

Hetimi ndërkombëtar ndaj Alabbar nuk ka nisur për projektin e Portit të Durrësit, por për atë të Beogradit, me kosto mbi 3.5 miliardë dollarë.

Punimet për këtë projekt kanë nisur që në mars të vitit 2014-të dhe gati një dekadë më vonë, nuk janë përmbyllur as 60 për qind e investimeve të parashikuara në planin fillestar.

Marrëveshja e nënshkruar në atë kohë mes Aleksandër Vuçiç dhe Alabbarit u qortua nga Bashkimi Europian edhe për shkak se shumë prej punonjësve të importuar nga Lindja e Mesme e përdorën Serbinë si trampolinë për të emigruar në vendet perëndimore.

Përse Porti i Durrësit është mega-afera e shekullit për të cilën opozita hesht?

Por, emigrantët duket se kanë qenë ana më pak e errët e investimit të Alabbarit. Ana tjetër janë dyshimet për financim të terrorizmit të cilat po hetohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, përfshirë këtu të disa vendeve perëndimore.

Pak pas nisjes së këtij investigimi, ndaj Alabbar regjistroi një procedim edhe India. Për këtë procedim, policia e Neë Delhit kërkoi të marrë në pyetje në korrik të këtij viti investitorin arab për dyshimet e përfshirjes në një skemë mashtrimi financiar me një projekt ndërtimi.

Me të paktën dy hetime ndërkombëtare ndaj tij, Alabbar ka nisur që të shesë kompanitë dhe aksionet që ka në kompani të tjera në emër të kompanisë mëmë Emaar.

Dy prej tyre janë shitur tashmë dhe bëhet fjalë për një kompani me aktivitet në zinxhirin e ushqimit dhe ‘Fast Food’ dhe një tjetër me një rrjet global supermarketesh.

Blerësit janë kryesisht investitorë të tjerë arabë, ose nga Lindja e Mesme, duke përforcuar dyshimet se Mohamed Alabbar po përpiqet që të shmangë sanksionet e mundshme ndërkombëtare për financim të terrorizmit.

Pjesë e këtyre sanksioneve mund të jetë nesër edhe projekti për ndërtimin e portit turistik të Durrësit dhe kjo duket se është arsyeja se përse Alabbar de facto është tërhequr nga ky investim dhe pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj tërheqjeje.

Megjithatë, dëmi i shkaktuar ndaj shqiptarëve shkon në dhjetra milionë euro.

Së pari, janë ata që kanë paguar dhe blerë apartamente, apo njësi biznesi në ajër me çmime marramendëse.

Së dyti është humbja prej 60 milionë eurosh, investim i Bashkimit Europian për zgjerimin e kapaciteteve të portit tregtar aktual të Durrësit dhe së treti mbi 400 milionë eurot e parashikuara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano me para të taksapaguesve shqiptarë.

Tërheqja e Alabbar përbën skandalin më të madhe të qeverisjes 10-vjeçare të Edi Ramës.

Ndoshta kjo është arsyeja se përse në këto kohë, Edi Ramës dhe Belinda Ballukut u intereson një tjetër zhurmë me inceneratorët për të hequr vëmendjen nga megaskandali i mashtrimit më të madh që u kanë bërë shqiptarëve, që prej kohës së skemave piramidale./ BURIMI- Voxnews

“Tirana më e shtrenjtë se Roma! Ekonomia më e ρisët ndërtimore në Eυropë”

Nga Alba Kepi
Tirana ndër 7 qytetet europiane me ekonominë më të pisët ndërtimore!
Për të blerë një apartament në qëndër të Romës në një rrugë arterie kryesore e qendrês historike, Corso Vittorio, duhen 1 milionë e 200 mijë euro për 240 metra katrorë banesë me 6 ambiente.
Për të blerë një apartament banimi në qëndër të Tiranës, 195 metra katrorë, 3 ambiente, duhen 1 milionë e 200 mijê euro. Cmimi i shitjes 6000 euro metri katrorë.

Komisioni Ekonomik i OKB për Europën vlerëson se Tirana është një nga 7 qytetet në Europë me cmimet më të larta e të papërballueshme të banesave.
Motivi sipas OKB (është ai që sheh kushdo përtej oportunizmit të rehatisë personale);

Pastrimi i parave të pista në ndërtim.
Për të blerë një Apartament 107 metra katrorë në Piazza di Spagna Romë, duhen 1 milionë e 190 mijë euro e për të blerë një apartament 167 metra katrorë neto
në qendër të Tiranës duhen 1 milionë e 150 mijë euro.

Derisa sa vijon lëshimi i lejeve të ndërtimit aty ku duhej të vlerësohej historia, e aty ku duhet ruajtur pasuria kombëtare, ekonomia informale do shkatërroj gjithcka me pisllik.
Nuk ka reformë e drejtësi pa një ekonomi tregu të ligjshëm e të drejtë.
Ndryshe quhet shkatërrim e illegaliteti imponon zgjedhjet politike e fatin e kombit!

E rëndë, 18-νjeçari υdes në νendin e ρυnës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nikadim të Ferizajt, ku një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë kohës që ishte në orar të punës, në një fabrikë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se trupi i pa jetë i të riut është gjetur rreth orës 15:30 dhe është njoftuar menjëherë Qendra Emergjente.

“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellë pa shenja jete,” ka deklaruar Veseli.

Policia ka arritur shpejt në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe ka mësuar se vdekja e të riut.

Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur për shkaqe natyrale, edhe pse detajet nga ngjarja nuk janë ende të plota.

ZbuΙohet 0RGANl i ri, mjekυ shqiptar: Kur e prezantova më thanë shko VlZlTOHU

Mjeku Apostol Vaso ka bërë pu/blik zbulimin më të ri shkencor i cili konsiston në përcaktimin e një organi tjetër për trupin e njeriut.

Organi më të ri është zbuluar së fundmi nga një grup shkencëtarësh por mjeku shton se ai e ka

prezantuar më herët në nivelet më të larta dhe mori si përgjigje vetëm indifierencë.

Mjeku shqiptar tregon se kur e prezantoi në nivele të larta, ministri dhe kryeministri e këshilluan “shko vizitohu”.

VIDEO/Skenα në mes të qγtetit që i la të gjithë gοjëhαρυr, g. rύαja i afrohet b ύrrit dhe i bën..

Muzikantët e rrugës janë si kripa dhe piperi i një qyteti.

Nuk ka asgjë më të këndshme sesa të befasoheni nga një zë i mrekullueshëm ose një melodi emocionuese,

ndërsa ecni të zhytur në mendimet tuaja në rrugët e qytetit.

Ne shpesh habitemi se sa të talentuar janë shumë artistë të rrugës….VIDEO