Dy TikTok-erët, Aroni dhe Fire në kërkim për rrahjen dhe goditjen me çekiç të 26-vjeçarit, njëri prej tyre publikoi VIDEON live (PAMJET)

Personazhi i rrjeteve sociale, Gjoke Ndrevataj, i njohur në TikTok me pseudonimin Aroni ka publikuar në transmetim live pamje nga momenti i sulmit ndaj një 26-vjeçari më 6 dhjetor, pranë rrethrrotullimit të Freskut.

Sipas policisë, Ndrevataj është shpallur në kërkim së bashku me një tjetër personazh të TikTok, Xhemal Uka, i njohur si Fire. Të dy dyshohen si porositës të sulmit ndaj të riut, i cili u mor persiper nga Helidon Marku. Ky i fundit është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë.

Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur nga komentet që 26-vjeçari kishte bërë gjatë transmetimeve live të personazheve në fjalë.

Del foto e 49-vjeçarit që dh ¤noi me çekiç të riun në Fresk! U porosit nga “Fire” dhe “Aroni”

Del foto e Helidon Markut, i cili dhunoi me çekiç 26-vjeçarin tek rrethrrotullimi i Freskut më 6 dhjetor.

Helidon Marku është arrestuar nga policia ndërsa u porosit nga dy personazhet e njohura të Tik-Tok Gjoke Ndrevataj (Aron) 36 vjeç dhe Xhemal Uka (Fire) 30 vjeç.

Ata dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për ta rrahur vetëm prej komenteve që ai u ka bërë gjatë kohës që ata bëjnë live në rrjetin social.

Rrëzohet avioni  në Maqedoninë e Veriut

Dy shqiptarë nga Kosova janë lënduar pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po fluturonin u rrëzua në Liqenin e Mavrovës më 12 dhjetor.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë tha se shtetasit e Kosovës Xh.P. (41 vjeç) dhe D.M. (64 vjeç) janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor.

Avioni i vogël, sipas këtij institucioni, u rrëzua në Liqenin e Mavrovës, afër digës Kanali i Beliçit, në orën 12:35.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P. dhe D.M., i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”, tha ky sektor.

D.M., sipas sektorit të MPB-së, u tha policëve që dolën në vendngjarje se avioni që ai drejtonte kishte një problem në motor dhe ai më pas ateroi në liqen.

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut njoftoi se pas marrjes së informacionit për rrëzimin e avionit, menjëherë në vendngjarje dolën ndihma e shpejtë, qendra rajonale e menaxhimit të krizave për ndërhyrje të shpejtë dhe Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, avioni i markës Piper mund të transportojë deri në katër persona. Avioni që u rrëzua kishte qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe kishte marrë pjesë edhe në ngjarje të aviacionit, sikurse një shfaqje ajrore e organizuar në Shkup më 2023.

Shqiptares i heqin kurorën e “Miss Finlanda 2025”, shkak postimi që u konsiderua racist

Një ngjarje e paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila mori vendimin drastik për t’i hequr menjëherë titullin fitueses së zgjedhur për vitin 2025, Sarah Dzafce. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Kosova është tashmë e para “Miss” në historinë e kompeticionit finlandez që humb zyrtarisht kurorën e saj, një hap ekstrem që nuk ishte marrë kurrë më parë në këtë formë.

Gjithçka ndodhi më 1 dhjetor, pasi media finlandeze Ilta-Sanomat publikoi një imazh të Sarah-s, i cili po qarkullonte me shpejtësi në Snapchat dhe Instagram. Në foto, ajo shihet duke tërhequr sytë me gishta për t’u dukur “të pjerrët”, një gjest i njohur ndërkombëtarisht si tallës ndaj komuniteteve aziatike. Mbishkrimi në finlandisht “Kiinalaisenkaa syömäs” (“Duke ngrënë me një kinez/ushqim kinez”) u konsiderua menjëherë përmbajtje raciste, duke shkaktuar një valë të fuqishme reagimesh publike.

Shqiptares i heqin kurorën e “Miss Finlanda 2025”, shkak

CEO e konkursit, Sunneva Sjögren, doli në një konferencë për shtyp për të shpallur vendimin: pas një shqyrtimi të detajuar, Dhafce humb titullin e saj si Miss Finlanda.

“Ky ishte një vendim i arsyetuar dhe i vështirë,” deklaroi Sjögren, duke theksuar se sjelljet diskriminuese nuk janë të tolerueshme për një figurë që përfaqëson vendin në skenën ndërkombëtare.

Sarah, e cila në rrjetet sociale shprehej me krenari për “rrënjët në malet e Kosovës”, u shfaq e tronditur nga lajmi.

“Nuk e prisja. E mora vesh këtë mëngjes. Vendimi u mor me mirëkuptim të ndërsjellë,” tha ajo për mediat finlandeze.

Heqja e kurorës nga fituesja kryesore është ngjarje që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këtë kompeticion.

“Adnan Xholit i morën vajzën peng, Laert Haxhiu do vriste Doloreza Musabelliun. E dinin të gjithë kur hynë aty se kush fitonte”

Gazetarja Anila Hoxha komentoi mbrëmë në emisionin “Top Story” zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK, ndërsa theksoi se drejtuesi i këtij institucioni është rrufepritësi ose menaxheri, ndërsa të gjitha çështjet ndiqen nga prokurorët e tjerë të cilët duhet të trajtohen me dinjitet.

Anila Hoxha tregoi dy raste, atë të kërcënimit të prokurorit Adnan Xholi përmes vajzës së tij që e morën peng kohë më parë dhe deklaratat e Laert Haxhiut që thotë se do të vrasë prokuroren Doloreza Musabelliu.

Sakaq, gazetarja Anila Hoxha tha në studion e “Top Story” se Klodian Braho e meritonte të zgjidhej në krye të SPAK-ut.

“SPAK nuk drejtohet vetëm nga Njëshi. Puna drejtohet nga 20 prokurorë. Kryeprokurori i SPAK është menaxheri, rrufepritësi në raste politike apo nga ndërkombëtarët.

Koston e mban prokurori i çështjes në fund të ditës. Prokurorët sot do duhet të ishin trajtuar me dinjitet. Të tre e dinin kush fitonte. Braho e meritonte. Ishin ndërkombëtarët apo jo, ata votuan.

Tani, ata prokurorët, Adnan Xholi, ka hequr vajzën nga shkolla se i shkuan grupi i organizuar, e morën vajzën dhe këto janë në dosje. I thanë telefonoje babain dhe e kërcënuan përmes vajzës.

Doloreza Musabelliu bën jetë të kufizuar. Laert Haxhiu e përmendte në dosje që do ta vrasim. Këto janë vlera. Çështjet e Elbasanit janë trajtuar nga prokurori Elvin Gokaj. Në momentin që kanë hyrë në KLP, ata e dinin kush fitonte“, tha Hoxha.

Aksident tragjik në Kosovë, ndërron jetë ekspertja e njohur ekonomisë nga Shqipëria dhe mikesha e saj

Dy gra humbën tragjikisht jetën sot në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në mediat shqiptare si eksperte e ekonomisë.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni, ku për fat të keq, të dyja gratë humbën jetën. Ndërkohë, shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas informacionit të dhënë nga autoritetet shëndetësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit Baki Kelani, aksidenti ndodhi sot rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

“Në këtë ngjarje ishin të përfshira një makinë me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Fatkeqësisht, aksidenti solli pasoja fatale për dy gra”, tha Kelani.

Aksident tragjik në Kosovë, ndërron jetë ekspertja e njohur

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e saktë të aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi, ndërsa qytetarët dhe komuniteti janë tronditur nga humbja e dy grave.

Në mediat sociale dhe në komunitetin e ekonomistëve në Shqipëri, lajmi për vdekjen e Elizabeta Katiaj ka shkaktuar reagime të shumta, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të saj në fushën e ekonomisë dhe ndikimin e saj në publik.

Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpeshherë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit.

Serena Sula publikon “Diss One”, klipin e parë shqiptar të prodhuar me Inteligjencë Artificiale nga Acromax

Këngëtarja Serena Sula ka lançuar këngën e saj të re diss, “Diss One”, ku nuk kursen thumbat ndaj Encës dhe disa nga personazhet më të njohur të showbiz-it shqiptar.

Klipi është publikuar në kanalin e ‘Arkiva Shqip’ nga vetë Serena.

Ky është videoklipi i parë i prodhuar nga Acromax me ndihmën e inteligjencës artificiale, duke krijuar një efekt vizual të veçantë dhe duke nxjerrë në pah mesazhin e këngës. Aldor Nini, CEO i Acromax në një intervistë të dhënë së fundmi deklaron se inteligjenca artificiale do të bëhet një nga instrumentet më të fuqishme për të vizualizuar imagjinatën artistike të çdo krijuesi. Sipas tij, në klipin e Serenës është arritur të krijohet diçka unike pa përdorur aktorë ose materiale të gatshme nga interneti, e cila lidhet në mënyrë perfekte me xhirimet reale të bëra me kamera tradicionale. Ky miksim teknologjik, sipas Ninit, mund të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së artit me ritme më të shpejta se ato të viteve të fundit.

Por “Diss One” nuk është vetëm një eksperiment teknologjik. Kënga kritikon shoqërinë moderne, duke nxjerrë në pah fenomenin e ndërhyrjeve estetike tek vajzat që synojnë pamjen perfekte. Serena, e njohur për paraqitjen e saj natyrale gjatë pjesëmarrjes në Miss Universe, përdor këtë këngë si një thirrje për të ruajtur origjinalitetin, pa hezituar të përfshijë mesazhe të forta ndaj personazheve të tjerë dhe elemente provokuese si kërcimi twerk.

Ky projekt tregon se artistët shqiptarë po eksplorojnë jo vetëm kufijtë e muzikës, por edhe mënyrat e reja të shprehjes vizuale, duke bashkuar kreativitetin me teknologjinë më të avancuar.

Kliko këtu për të dëgjuar këngën: https://www.youtube.com/watch?v=pTaDSuoae8M

Ish-agjentja e policisë kthehet në heroinë, shpëton burrin e dehur që bie mbi shinat e trenit (VIDEO)

Një ish-agjente e policisë së Katalonjës në Spanjë dhe dy pasagjerë të tjerë të metrosë së Barcelonës u bënë protagonistë të një akti heroik, pasi shpëtuan një person që ra në shinat e trenit në stacionin “Plaça Espanya”.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara në rrjete sociale, tregojnë burrin duke ecur në gjendje të dehur në platformë, derisa rrëshqet dhe bie mbi shina.

Ish-agjentja, me mbi 30 vite përvojë në siguri, reagoi menjëherë.

Ajo, pasi kuptoi gjendjen e rëndë, aktivizoi fillimisht butonin e emergjencës së stacionit dhe më pas u hodh në shina, e ndjekur nga dy burra të tjerë, për t’i ardhur në ndihmë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, ata arritën ta nxirrnin me shpejtësi në një zonë të sigurt, pak çaste para mbërritjes së trenit.

N*mi në Devoll! Das hnorja fiΙmon bυrrin g jatë s¤k. sit dhe më pas i kërkon cfare nuk ia merrte mendja

Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e dyshuara e ka shfrytëzuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Devoll, ku ndryshe nga çfarë tregon trendi i akteve kriminale në raport gjinie dhe statistikat, këtë herë është përndjekur dhe shantazhuar një burrë, me qëllime përfitimi nga një grua.

E dyshuara është një grua 42-vjeçare, banuese në fshatin Miras. Policia e Korçës bëri sot me dije se e ka marrë nën akuzë, pasi dyshohet se shantazhonte duke i kërkuar para një 45-vjeçari, që të mos i publikonte disa foto të tyre. Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e dyshuara e ka shfrytëzuar duke e përndjekur, me qëllime që ta zhvasë, në këmbim të mosdenigrimit të tij me fotot që posedonte.

“Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre”, bëri me dije policia vendore për rastin.

Ngjarja do hetohet më tej nga organi i akuzës, për të zbardhur rrethanat, raportin e mëparshëm të dy personave dhe shkaqet e shantazhit.

15 vjecari nga Saranda dh υn¤n gjyshen s€ksυaΙisht

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85 vjeçare.

Madje këtë të fundit edhe e ka ngacmuar s*ksualisht. Babai shprehet se dhuna e djalit karshi tyre ka qenë e vazhdueshme, por me kalimin e kohës ai ka shtuar dozat e agrisivitetit. Sipas babit djali që i vogël ka pasur probleme të shëndetit mendor, por në adoleshencë është bërë më agresiv. Kjo si rezultat edhe të konsumimit të lëndëve narkotive dhe alkoolit. Kushtet ekonomike që jeton kjo familje janë të këqija dhe jetojnë me qira, por tashmë babai e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll pasi djali thyen çdo gjë në shtëpi. ” Unë jam me qira dhe ai nuk po thyen shtëpinë time, por shtëpinë e dikujt tjetër” shprehet ai për Fiksin.

Djalin ia ka dhënë përsipër një vendim gjykatë pasi është divorcuar. Ish bashkëshortja ka mbajtur vajzën. Djali sipas tij nuk shkon mirë as me të ëmën e cila është ankuar se i ka vjedhur lekë. Por situata agravohet pasi pjesë e dhunës është edhe gjyshja 85 vjeçare dhe ajo që i kalon dhe caqet e saj. ” Jetoj me frikë ai ka dashur të kryej marrëdhënie s*ksuale me mua dhe më është zhveshur para syve.” tregon ajo me lot në sy. Pa anashkaluar dhe grushtat e shumta që merr në kokë, kur situata del jashtë kontrollit.

Djali edhe pse vetëm 15 vjeç del natën nga shtëpi dhe kthehet orar pa orar ose largohet me ditë të tëra. Nga një vëzhgim që Fiksi bëri në dhomën e tij pohohet qartë ato çfarë thanë i ati dhe gjyshja. Dhoma është rrëmujë , dollapi i shkatërruar dhe muzika që dëgjon flet për gankstera dhe drogë.

Pyetjes së Fiksit se a janë ankuar diku në lidhje me probematikën e tyre me djalin, babai dhe gjyshja thanë se i janë drejtuar disa herë komisariatit të policisë. Hera e fundit ka qënë kur kanë bërë denoncim për dhunimin e 85 vjeçares. Cështja ka shkuar në gjykatë ku kjo e fundit ka marrë vendimin që më e arsyetueshme është largimi i gjyshes nga shtëpia dërgimin e saj në fshat dhe ndjekja e djalit me një psikologe.

85- vjaçarja e kundërshton këtë vendim pasi nuk ka ku të shkojëse në fshat është vetëm një kasolle e rrënuar. Pikërisht për këtë gjë ata iu drejtuan Fiks fare për të bërë një apel. Ata kërkojnë që djali të dërgohet në një qendër rehabilitimi ose në një shkollë riedukimi që të fillojë edhe mjekimin që e ka lënë. Sëbashku me gazetarët e Fiksit i drejtohen komisariatit Sarandë për të bërë edhe një herë denooncim ndaj dhunës së ushtruar nga 15 vjeçari. Kjo me idenë se shteti do të reagojë dhe ta stabilizojë 15 vjeçarin në një qendër të përshtatshme për të.

Top Channel