I υendosi gr. υas kα mere ne υendin e punes , ajo qe ben g. rυaja le te gjithe me g oje haρυr…

Kjo ngjarje ka ndodhe ne Gjermani ku nga mosbesimi ngaj gruas , burri i vendos kamere te fshehte gruas se tij ne vendin e punes.

Ajo qe bente gruaja e la me goje hapur burrin e saje .

Syri i kameres kapte gruan duke u zhv eshur para shefit te saje te punes , i cili nuk duronte dot dhe i hudhej pas . 

Gruaja nuk bente ze dhe e lejonte shefin qe tja bente perderisa ajo kenaqej ,

pas kesaj ngjarje burri merr incizimin dhe e hudh ne rrjetet sociale per diten e ditelindjes se gruas se tij ku ne video shoqerohej edhe mbishkrimi

”Urime ditelindjen gruaja ime e ndershme”. 

Këmbimi valυtor! Me sa bΙihen e shiten dollari dhe eυro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95 lekë.

Monedha evropiane euro do blihet me 101.4 lekë dhe do shitet me 102.3 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 107.1 lekë dhe do shitet me 108.1.

Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 118 lekë dhe do të shitet me 119 lekë.

“Nderim përjetë Azem Ήajdarit”, Βerisha për ‘8 Dhjetorin’: Ajo që ndodhi ato ditë, ishte lëvizja e mrekυllisë së vërtetë shqiptare. Stυdentët e atyre ditëve që ndanë historinë, janë heronj

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” për ‘8 Dhjetorin”, Ditën e Rinisë, ku 33 vite më parë u përmbys komunizmi.Berishaa
Berisha e nis shkrimin e tij duke thënë se ai çdo fillim dhjetori e përjeton me rritje të adrenalinës dhe shtrëngata emocionesh të forta.

“Çdo fillim Dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin unik në jetë të isha dëshmitar, pjesëmarrës, apo dhe protagonistë i Revolucionit Demokratik Paqesor të Dhjetorit ‘90, e përjetoj me rritje të adrenalinës, shtrëngatë emocionesh të forta, të një lloji krejt të veçantë, nga çdo lloj tjetër që ngjallin kujtimet dhe përjetimet e shkuara” shkruan fillimisht Berisha.

Në shkrimin e tij, ai nuk lë pa përmendur studentët e asaj kohe të cilët i konsideron si heronj, personat më të cilët ka bashkëpunuar dhe padyshim, Liderin e Lëvizjes, Azem Hajdarin.

Postimi i plotë:

Homazh për studentët e Dhjetorit ‘90!
Çdo fillim Dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin unik në jetë të isha dëshmitar, pjesëmarrës, apo dhe protagonistë i Revolucionit Demokratik Paqesor të Dhjetorit ‘90, e përjetoj me rritje të adrenalinës, shtrëngatë emocionesh të forta, të një lloji krejt të veçantë, nga çdo lloj tjetër që ngjallin kujtimet dhe përjetimet e shkuara.

Në muret e kujtesës time, janë të gedhendura si me daltë, të gjitha pamjet unike, skenat, studentët, guximi, trimëria, entuziazmi i papërmbajtur i tyre, fytyrat e tyre herë të trishtuara, të zbehta e të mavijosura nga grushtat, shqelmat apo shkopinjtë e gomës të falangave të regjimit dhe herë të tjera të shëndritshme dhe plot me diell, nga ngazëllimi, entuziazmi dhe gëzimi i papërmbajtur, zërat e tyre kumbues, të çjerrë, por ndonjëherë edhe kafshues nga zemërimi, veshjet, mbledhjet, takimet, bisedat, sallat, menzat, dhomat e godinave të studentëve ku mblidheshim.

Si në filma, më dalin para syve, demostrata e paradites të 9 dhjetorit, sampistët, policët, ushtarët, fytyrat e tyre të vrerosura, uniformat, shkopinjtë, lopatat, kundragazët, kallashët, vringëllimi i armëve, blindat e tyre, shiu, të ftohtit, balta e atyre ditëve, rrugët, sheshet e Qytetit Studenti. Në kujtesë më vijnë të freskëta, të gjalla, takimet me Liderin e Lëvizjes, Azem Hajdari dhe me bashkëpunëtorët e tij, si dhe me pedagogë, intelektualë, studentë dhe qytetarë të tjerë, mitingjet e papërsëritëshme dhe festa e 11 dhjetorit në Qytetin e Lirisë, ngashërimet, lotët e gëzimit, përqafimet me njëri-tjetrin e të njohurve dhe të panjohurve në shesh, si në një dehje apo ekstazë kolektive, përndritja e fytyrave të mijëra qytetarëve për fitoren historike të studentëve “liberatorë” dhe mbarë shqiptarëve.

Të gjitha këto, unë i kam përjetuar me aq forcë ato ditë, sa që edhe sot pas 33 vitesh, sa herë më vijnë në mëndje e më shfaqen para syve, më duken sikur i kam parë, i kam jetuar dhe kanë ndodhur tashmë jo dekada, por vetëm disa muaj më parë. Ato ishin dhe mbeten në kujtesë momente, orë, ditë të rrebesheëve emocionalë ndjesore më të fuqishme, më të veçanta që kam përjetuar ndonjëherë dhe të një energjie pozitive, rrezatimi të papërsëritshme, të asaj kohe të bekuar, të një mrekullie, të jetuar kurrë më pare. Ajo ishte mrekullia e ngritjes në këmbë e ringjalljes së befasishme dhe të pabesueshme, të studentëve me në krye Azem Hajdarin dhe fill mbrapa e qytetarëve të Tiranës, deri atëherë ndër njerëzit më të shtypur, më të frikësuar, më të mjeruar, më të izoluar dhe më të vetëharruar të kësaj toke.

Kanë kaluar 33 vite nga ato ditë, netë, mëngjese të lagëta të ftohta e gri të Dhjetorit ‘90 dhe për mua, por besoj edhe qindra dhe mijra të tjerë si unë, pavarësisht se çfarë momentesh, çastesh, ndodhish edhe ngjarjesh personale, familjare, sociale, politike qoftë edhe të paimagjinueshme që kemi përjetuar më vonë ndër vite, ato të atyre ditëve kanë mbetur thesari shpirtëror më i çmuar i jetës tonë.

Personalisht, që nga ajo kohë, unë kam përjetuar ngjarje të mëdha e të jashtëzakonshme, që ndoshta nuk kisha guxuar me fantazinë time ti rrokja më parë.

Kosova është bërë e lirë, ideali më sublim i jetës sime!

Shqipëria anëtare e NATO-s, kërkesa e parë e madhe, pa kthim, që në javën e parë të qënies time në politikë!

Por, ato katër ditë e netë të bekuara, të para të revolucionit demokratik, të dhjetorit 1990, ishin ditët e gjenezës së lirive tona, ishin nëna që lindi ditët e tjera të mëdha të kombit tonë tre dekadat e fundit, ditët e kthesës së madhe për Shqipërinë dhe për mbarë kombin shqiptar dhe historinë e tyre drejt lirisë. Ato ditë, për mua dhe çdo shqiptar tjetër liridashës, ndan jetën tonë në liri nga ajo në diktaturë siç ndan agu ditën nga nata. Ndaj, ato ditë janë ditëlindja e lirive tona, lindja jonë për së dyti në liri. Falë tyre, ne që kaluam dekada në diktaturë, kemi një jetë të dytë, jetë të vërtetë si njerëz të lirë.

Ato ditë, unë kam parë më shumë se asnjëherë në jetën time maja guximi njerëzor, llave entuziazmi të papërmbajtur, lumenjë lotësh gëzimi festiv të njerëzve më së fundi të lire, por të gjitha këto të gërshetuara dhe me dhunë të egër dhe terror policor.

Ditët e Revolucionit Demokratik të Dhjetorit ‘90 ishin ditë të ftohta, me shi dhe erë, në të cilat udhëtoja rrugëve plot baltë të Qytetit Studenti, në një gjëndje pothuaj të vërtetë, i shoqëruar për koincidencë, që në fillim nga Besnik Mustafaj, në çdo hap të ditës së parë dhe ditëve të tjera, nga studentë dhe më pas nga intelektualë, qytetarë të tjerë, të njohur dhe të panjohur më parë, po ndonjëherë edhe vetëm me Lilin dhe gjithnjë nga Dema, kushëri i imi, i cili për çështje sigurie dhe bindjet e tij, nuk ndahej asnjëherë nga unë.

Ato ditë, unë kaloja me orë të tëra midis grupeve të vogla, por herë herë, edhe dhjetra e qindra, mijëra studentëve dhe qytetarëve, nga të cilët vetëm disa syresh mund t’i kisha njohur më parë, diskutoja, debatoja, ndaja mendime dhe u drejtohesha edhe me ndonjë fjalim të shkurtër, pa e pas marrë kurrë më parë fjalën në publik. Si pedagog, kisha ligjëruar para studentëve në auditore dhe klasa, qindra dhe mijëra herë, por para një publiku tjetër, as edhe njëherë të vetme. Në ato fjalime, belbëzitje të miat të para publike, bëja te pamundurën që ato të mos ngjasonin me fjalimet e zyrtarëve të regjimit të dallonin prej tyre në gjithçka e të sillnin me fjalë që buronin nga zemra një melodi të re në veshët e qytetarëve.

Ato ishin ditët e fillimit që unë, sëbashku me studentët, liderin e lëvizjes së tyre, Azem Hajdari, i pari në historinë e vendit i zgjedhur direkt nga sheshi i betejës, nga bashkëmoshatarët e tij, me pedagogët dhe intelektualët e tjerë përpiqeshim të merrnim përgjegjësitë, të kontribuonim, të hidhnim së bashku hapat e fillesës drejt kohës së panjohur për ne, kohës së lirisë, duke e pas patur atë, deri atëherë, më së shumti si aspiratë apo si të thuash, si instikt dhe jo si një realitet të njohur pra, në fakt, si një univers që duhej ndërtuar.

Ajo që ndodhi ato ditë, mendoj se ishte para së gjithash, lëvizja e mrekullisë së vërtetë shqiptare kombëtare por, po të kemi parasysh se ku ishim katandisur ne shqiptarët, ajo lëvizje ishte edhe e një mrekulli e vërtetë njerëzore individuale. Ajo, ishte një shpërthim i papritur dhe i papërmbajtur i aspiratave, idealeve të ndrydhura të lirisë, të rinisë studentore, të qënjeve njerëzore që kishin lindur, rritur si skllevër të diktaturës më të egër që Europa kishte njohur, që nuk dinin se ç’ishte liria, dinjiteti, prona, dhe në qindra e mijëra raste, as dhe vetë Zoti.

Të shihje dhe dëgjoje, të përjetoje atë çka unë me të dy miqtë e mi dhe një grusht qytetarësh pamë, dëgjuam, përjetuam paraditen e datës 9 dhjetor të vitit 1990, sapo arritëm të jemi vetëm pak metra larg nga balli i protestës së studentëve, të udhëhequr nga Azem Hajdari, në Rrugën e Elbasanit në mes të Tiranës, një protestë vërtetë në pamje të parë, epike në guximin e saj, por tragjike në vetminë e saj, ti, papritur bëheshe dëshmitar i një skene sa mahnitëse për trimërinë e studentëve aq edhe barbare për dhunën policore ndaj tyre.

Ato, ishin ditët e një mrekullie çudibërëse e cila më nxorri mua, por edhe qindra e mijëra shqiptarë, pa pritur dhe pa kujtuar nga honet e dëshpërimit dhe të pesimizmit e zhgënjimit më të thelle të njeriut, në kreshtat më të larta të shpresës, besimit dhe optimizmit që une as në ëndërr ndonjëherë nuk i kisha parë. Ne, ato ditë, u ngritëm me krahë, si feniksi nga shkrumbi dhe hiri në Zenit. Magjinë, pathosin e atyre ditëve, të pandjerë dhe jetuar ndonjëherë tjetër, sot unë nuk gjej dot fjalë që të përshkruaj. Isha në një gjëndje euforie, pothuaj dehje që nuk e kisha provuar kurrë më parë, në të cilën më dukej se unë nuk ecja, nuk rendja, por si të thuash, kisha humbur peshën, fluturoja. E pabesueshmja ishte bërë reale, tokësore kishte pushtuar te gjithe qenien time. Njeriu, ditë si ato, sa magjepsëse me agimet e tyre mahnitëse të lirisë, me zhvillimet intensive, të papriturat, befasitë e tyre, po aq dhe epike me guximin dhe trimërinë e heronjve të tyre studentë dhe studente, mund të ketë fatin t’i takojë, t’i përjetojë vetëm një herë në jetë. Ato ishin ditët që ndanë epokat! Ditët që ndajnë epokat, takohen rrallë, shumë rrallë, mundet dhe kurrë ose vetëm një herë në disa gjenerata.

Ne ishim gjenerata që i përjetuam i perqafuam ato! Ishim të bekuar!

Vite më parë ne, kishim dëgjuar për kryengritjet e të burgosurve politikë në burgun e tmerrshëm të Spaçit e të Qafë Barit, por jehona e tyre ishte bere thërrime në muret e trasha dhe të larta, të bunkerit te frikës dhe të heshtjes në të cilin lëngonim të pashpresë.

Gjatë vitit 1990 Shkodra, në fillim të Janarit, kishte hequr shtatoren e Stalinit. Pjesëmarrësit ishin arrestuar, torturuar barbarisht në qeli. Në fundin e janarit, në Tiranë u realizua demostrata e heshtjes. Për të dalë, dolëm dhe sheshin pothuaj e mbushëm, por siç e nisëm edhe e sosëm, në heshtje dhe vetëm në heshtje. Në Kavajë, në mars, kishin shpërthyer protestat qytetare antikomuniste te guximshme me përballje të forta me sambistët e regjimit por, sado i fuqishëm zëri i revoltës së qytetarëve të pamposhtur të Kavajes, aty, ai përsëri mbetej jashtë metropolit të pushtetit.

Tirana lëvizi, si asnjëherë në historinë e saj, në fillim të korrikut 1990, shpërtheu me kryengritjen paqësore, kryesisht të rinisë punëtore, hyrjen e mijëra të rinjve në ambasada. Kjo kryengritje, vërtet përmbysi Murin e Berlinit, ngriti peshë zemrat tona, por brenda pak ditëve, diktatura përcolli jashtë vendit kryengritësit dhe rindërtoi përsëri Murin e zi. Kurse ne, të tjerët shpirt ndezur dhe zemërthyer siç thotë Edgar Allan Poe u rikthyem të strukur në letargjinë nga e cila na zgjuan krengritesit e 2 Korrikut 1990 dhe paguam ndrojtjen, strukjen, apatinë tonë të pafalshme.

Vetëm dy ditë para fillimit të lëvizjes, ata student liberator, lideri i tyre, Azem Hajdari, tashmë tribunë në sytë e mi dhe shumë shpejtë të mbarë shqiptarëve, por edhe të botës, kishin qenë studentë të thjeshtë, të topitur nga jeta e përditëshme te cilet të mbërthyer nga skamja, kotësia e dhimbjet e kohës, të cilët lëviznin në automatin e jetës se zbrazur universitare, të kontrolluar në çdo cep të saj nga regjimi diktatorial.

Kurse, pas dy ditësh, qytetarët do t’i shpallnin Azemin tribun të lirisë dhe bashkëstudentët e tij “engjëjt e demokracisë’, sepse, ata të tillë u shfaqën në qiellin gri te erret të atij fillim dimri të vitit 1990. Në të vërtetë, fjalët, epitetet, cilësorët, krahasimet nuk mund të mjaftonin për të përshkruar ogurin e bardhë, trimërinë, guximin e tyre, shpresat që ringjallën ata tek shqiptarët.

Ka gjithnjë një debat për aktin e tyre. Sot, janë të shumtë edhe nga ata vetë, që refuzojnë të pranojnë se janë heroizuar ndonjëherë.

Kurse, unë që pata fatin pothuaj në orët e para të jem sëbashku me Besnik Mustafën dhe Kujtim Çashkun fare afër para ballit të protestës së tyre, t’i takoj vetem pak minuta pas sulmit brutal të forcave të rendit, të bashkëpunoj me ta në çdo etapë, moment të veprimtarisë së tyre për tre ditë, por edhe më vonë, mendoj se ata ishin heronj.

Të gjithë ata, që unë gjeta në demostratë në mëngjesin e datës 9 dhjetor 1990, në Rrugën e Elbasanit, ishin heronj sepse, natën e datës 8 dhjetor, kishin dalë në Tranë në protestën e tyre të parë antikomuniste jo të heshtur siç dolëm ne në Janar të 1990, por me parrulla të fuqishme kundër diktaturës . Ata, kishin kërkuar dhe arritur t’i paraqesin kërkesat e tyre me një përfaqësi atë natë Presidentit të vendit, e kishin detyruar atë, me revoltën e tyre, për herë të parë në jetën e tij, të dilte pas mesnate, nga shtëpia për t’i takuar protestuesit. Madje, ai ju premtoi se, të nesërmen në ora 17:00, do t’i takonte në ‘Qytetin Studenti’. Por atyre, pas atij takimi krejt të veçantë në llojin e tij, Ramiz Alia, sikur të kishin qenë në takim tek Makbethi, u kishte nxjerrë në pritë tek ktheheshin në fjetoret e tyre, sambistët të drejtuar nga vetë Ministri i Brendshëm, për t’i rrahur barbarisht, me shpresën se duke i shtruar me dajak, do të detyroheshin të harronin takimin dhe kërkesat e tyre.

Studentet e atyre ditëve që ndanë historinë, janë heronj sepse, pas atij terrori të pabesë dhe shtazor të orës 02:00 të mëngjesit, të datës 9 dhjetor, pa mbyllur sytë tërë natën, të tronditur nga një shtet kundër, nuk u tutën, nuk u strukën, por mblodhën forcat dhe u ranë brirëve të guximit e dolën përsëri, ballë për ballë, në sheshin e duelit, në orën 8:00 të mëngjesit u nisën në protest, për t’i pushtuar regjimit Sheshin Skëndërbeu, sheshin e pushtetit. Unë i gjeta aty!

Aty, në shesh, tashmë kisha para vetes jo një, dy, apo një grusht heronjësh, por disa qindra e mbase një mijë syresh pra, aq shumë heronj prej të vërteti, që nuk i kisha parë në filmat apo lexuar në libra gjithë jetën time.

Studentët e Dhjetorit ‘90, ishin heronj sepse, asnjëri prej tyre nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me të apo me ata pas 10-30 apo 60 minutave, pa lëre të nesërmen, dhe ishin aty me mendjet, thirrjet, gjokset e tyre, sfidues, të gatshëm për përballje dhe të rrethuar nga të gjitha anët me polici, sambista si egërsira, sigurimsa barbar e ushtri të regjimit komunist më mizor të Europës së pasluftës. Ndofta ata edhe e parandjenin se, kushtrimi i tyre do të ushtonte e do të zgjonte shpirtrat e ndrydhur te mbarë shqiptarët. Por, në atë betejë tejet të pabarabartë në të gjitha rrafshet, ata përveç guximit të tyre rinor dhe njëri-tjetrit, ishin pa asnjë mbështetje, në vetmi dhe ishin të rrethuar nga të gjitha anët nga falangat me uniformë të partisë terroriste.

Studentet liberator, ishin heronj sepse, pavarësisht nga kjo, ata qëndronin sfidant e të vendosur si misionarë të paepur, pararendës të një ndryshimi epokal në historinë e kombit dhe vendit të tyre.

Askush nuk duhet të harrojë se në vitin 1990, diktatura komuniste ishte vërtet një pushtet i dobësuar dhe i lodhur, por, përsëri, ajo vriste dhe ekzekutonte në kufij, çdo javë, bashkëmoshatarë të tyre, madje edhe zvarriste barbarisht, në rrugët dhe sheshet e qyteteve Sarandë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë kufomat e tyre, të bërë shoshë nga breshëritë e rojeve te kufirit.

Studentët guximtar të atyre ditve ishin heronj sepse, për më shumë se 36 orë të vetëm, pa përkrahje të vetëm, i qëndruan dhëmbë për dhëmbë dhe ballë për ballë diktaturës komuniste. “Ah, sikur të kishim qenë në Shkodër”, do të ishte një nga psherëtimat e para që do të lëshonte Azem Hajdari, në oborrin e ndërtesës së parë të Qytetit Studenti, rreth 20 minuta pas dhunës brutale të policisë ndaj tyre, në paraditen e dates 9 dhjetor. Kjo sepse, në protestën e tyre, në tërësi nuk kishin ardhur studentët që nuk banonin në konvikte, as pedagogët e tyre apo qytetarët e Tiranës.

Prandaj them heronj, se të jesh trim në vetmi është dy herë trimëri!

Ata ne i gjetëm të pamposhtur! Rikujtoj këtu se, vetëm 20 minuta pas dhunës më të egër që u ushtrua ndaj tyre në Rrugën e Elbasanit, paraditen e datës 9 dhjetor, në të cilën unë isha dëshmitar, pa mjekuar ende plagët e shkopinjve, lopatave, plumbave të gomës në trupin e tyre dhe të pushtuar edhe nga ndjenja e braktisjes, trima dhe të paepur ata, do të mblidhnin me shpejtësi forcat dhe do t’i jepnin ultimatumin, e parë dhe historik, Ramiz Alisë me të cilin do të thyenin atë dhe regjimin e tij policor; ”ose lironi protestuesit studentë të burgosur, ose në orën 15:30 do të zbresim në sheshin Skënderbej dhe do të bëjmë çdo gjë copë e thërrime”. Pikërisht se ata ishin të tillë, duke patur për armë të vetme guximin, i kallën datën regjimit dhe nuk u dorëzuan, ndezën peshë zemrat e të rinjve dhe të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, dhe si luanë të vërtetë, këputën në mes sistemin monist më ç’njerëzor që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.

Vërtetë ata, lëvizjen e tyre e nisën si me kërkesa ekonomike por, arritën me një taktikë, shkathtësi e guxim dhe vizion të kristaltë, të tregonin që në krye të rradhës se, nuk kishin dalë në protestë për një gotë çaj më shumë, siç do t’i thoshte në takimin e mesnatës së datës 8 dhjetor Lideri i tyre Azem Hajdari, Presidentit të vendit, por po protestonin për fatet e lirisë së vendit të tyre dhe të shqiptarëve në tërësi.

Engjëjt e Demokracisë , ishin misionarë dhe vizionarë pararendës të një epoke sepse, që në protestën e parë ata shpallën moton e revolucionit të tyre, “Liri-Demokraci”, “Shqipëria si Europa”, thirrje këto që buronin nga thellësitë e shpirtit të tyre rinor, të bashkëmoshatarëve, por edhe nënave, baballarëve, motrave, vëllezërve të tyre, si dhe të qindra, mijëra shqiptarëve që për këto idelae kishin sakrifikuar jetën apo rininë e tyre gjatë kalvarit të egër komunist. Ishin ato thirrje që, me shpejtësi te rrufeshme , do të zgjonin, ringjallnin dhe ndriçonin mendjet dhe shpirtrat e ndrydhur të shqiptarëve.

Ato, ishin kohërat kur ata hynë në “hall of fame” të heronjve tanë, hynë të gjallë si të pavdekshëm në panteonin e lirisë te shqiptareve për të lënë aty thesarin, arritjen më të çmuar të jetës së tyre dhe për t’u rikthyer, pas përmbushjes së misionit, në vdekatar, ashtu siç jemi të gjithë.

Liberatorët tanë ishin heronj sepse, në vendosmërinë e tyre për sakrifica sublime, vazhduan betejën deri në fitoren e idealeve të tyre demokratike. Si misionarë, ata, me guxim shëtitën në mbarë vendin, duke themeluar pluralizmin politik, degët e Partisë Demokratike, mbjellur shpresën zemrat e shqiptarëve në mbarë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Studentet e Dhjetorit ‘90 ishin heronj sepse, në shkurt të vitit 1991, do të ngujoheshin, ndryheshin për aktin më sublim atë të vetflijimit, në grevën e urisë, për çlirimin e shqiptarëve nga kulti i hitlerit shqiptar të pasluftës Enver Hoxhës kulti më poshtërues, që kishte pushtuar shpirtin dhe mëndjet, rrugët, sheshet, shkollat, banesat e tyre.

Ata ishin heronjtë e mi por jo vetëm të mijtë, por të mbarë shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni dhe kudo në botë që duan lirinë mbasi, pa një Shqipëri të lirë nuk mund të kishim një Kosovë të lirë apo shqiptarë të lirë në rajon.

Por, të gjithë ata që me kalimin e viteve do të ishin si gjithë të tjerët burrë, grua, prind,nënë, baba, specialist, punonjës, intelektual, politikan përsëri do të mbeteshin njerëz fatlumë. Kjo sepse, ata në vitet e para të rinisë së tyre merituan titullin më liberator. Ata patën fatin të jenë pjesëmarrës te asaj lëvizje që me shpejtësi zëri do shndërrohej në uraganin e revolucionit demokratik më të fuqishëm që Shqipëria kishte njohur në historinë e saj. Llava e guximit, energjisë se tyre në këtë revolucion theu, shembi në mënyrë paqësore monizmin hoxhist, monizmin më jetëgjatë, më ekstrem e të pashpirt të Europës, dhe rrëzoi përsëri, por kësaj here përfundimisht, Murin e Berlinit e sistemin komunist në Shqipëri. Por sot pas 33 vitesh arritjet epokale të revolucionit demokratik të viteve ‘90te janë zevendësuar me diktaturën e drogës, krimit, vjedhjes së qytetarëve të pasardhesit direkt të bllokmenëve hoxhist Edvin Kristaq Rama. Sot mosbindja civile në betejë pa kthim është vndimtare per shpëtimin e Shqipërisë.

Nderim përjetë Azem Hajdarit dhe studentëve liberator të Dhjetorit ‘90. Azem ti je gjallë! #sb

Μakina hύmb kontrollin dhe ρërfundon në ujë, υdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 υαjzë italiane

Tre të rinj rreth të njëzetave, Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.

Pasi kanë thyer parmakët dhe kanë dalë nga rruga, makina me të cilën udhëtonin ka përfunduar në një kanal. Trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve.

Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese dhe pasi theu parmakët mbrojtës, ra nga një urë e vogël mbi lumin Reghena.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Ήoroskόρi për ditën e sόtme, e Ρremte 8 Dhjetor 2023

Dashi

Bëhuni gati për të jetuar një të premte shumë të ngjeshur me aktivitete, duke e bërë të vështirë për ju që të gjeni kohë për partnerin/en dhe familjen tuaj. Por nëse doni, do të keni sukses! Beqarët do të jetojnë një ditë të qetë, duke pritur të lëshohen në fundjavë. Zgjidheni imagjinatën tuaj! Zvogëloni impulsivitetin dhe agresionin me kolegët, vetëm me sjelljet e duhura ju do të merrni atë që dëshironi.

Demi

Nuk do të dëmtoheshit nëse do të lironit ndjenjat, ngurtësia juaj nuk mund të vlerësohej nga personi juaj i zemrës. Trajtojeni veten me një pushim relaksues. Ata që janë vetëm në vend të kësaj do të ndiejnë dëshirën për të jetuar histori të reja. Në ambjentin e punës me ambicjen tuaj do t’i shkoni në fund një gjëje të paqartë dhe haptazi do kërkoni shpjegime.

Binjakët

Ata që janë afër jush vuajnë shumë nga disponimi juaj: përpiquni të jeni optimist dhe të qartë me partnerin/en tënd. Nëse ju duhet të ndryshoni drejtimin  e marrëdhënies suaj, mendoni për këtë. Beqarët do të duhet të jenë të ndershëm në lidhje me ndjenjat që ata kanë për një person shumë të afërt. Duke pasur parasysh bashkëpunimet e reja që do t’ju lejojnë të zgjeroni horizontet tuaja, kini kujdes me investimet.

Gaforrja

Ndani planet tuaja të ardhshme me të dashurin/ën tuaj. Fshijini pasiguritë dhe hapni zemrën tuaj tek gëzimet e dashurisë. Erosi ju dërgon në qiellin e shtatë! Beqarët nuk do të humbasin shansin për të treguar bukurinë e tyre për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Konsolidoni një pozicion të ri në punë përpara se të filloni me projektet e reja. Suksesi është i sigurt!

Luani

Mos shikoni një çështje sentimentale që nuk ju përshtatet. Hapni veten në dialog dhe sqaroni qëndrimin tuaj. E premtja pritet të jetë plot surpriza për zemrat e vetmuara, njohjet e reja do t’i bëjnë ata të përjetojnë momente dhe emocione intensive. Sot do të keni shumë mundësi për të vazhduar në rrugën tuaj të karrierës. Planetët mbështesin nismat tuaja.

Virgjëresha

Sot do të jetë një ditë e mrekullueshme për çështjet sentimentale, marrëveshja me të dashurin/ën do të përmirësohet krahasuar me ditët e fundit dhe do të jeni më të qetë. Ata që janë vetëm do të përpiqen të lënë pas dështimet dhe do të fillojnë aventura të reja. Merrni meritat që janë për shkakun tuaj, por mos e teproni me kërkesat. Zgjidhni një problem pune që ju intereson.

Peshorja

Pavarësisht angazhimeve që absorboni kaq shumë energji, mos harroni t’i kushtoni pak kohë edhe atyre që janë pranë jush. Një mendim, një fjalë e mirë bën dallimin. Për beqarët është koha për lajme të mëdha, zemra do të rrah fort për dikë që ju pëlqen vërtet! Kur merreni me kolegët dhe eprorët, moderoni fjalët dhe jini diplomatikë për të mos tërhequr pa dijeni armiq.

Akrepi

Jeta në çift mjaft e mirë, sigurohuni që askush të mos ndërhyjë në sferën tuaj private dhe të hapni vetveten më shumë për perspektivat e reja me partnerin/en. Mbrëmje romantike për zemrat e vetmuara, një darkë me një person do t’ju bëjë të kaloni orë të lumtura. Të mbrojtur nga yjet do të ecni drejt një periudhe të frytshme në sferën profesionale.

Shigjetari

Nëse jeni në çift për fat, është një kohë e mirë për të filluar planifikimin e një të ardhmeje plot premtime. Ju gjithashtu do të zgjidhni një çështje familjare në mënyrën më të mirë. Beqarët mund të jetojnë aventura të reja, por disa Shigjetar do të gjejnë edhe dashurinë! Me Marsin në shenjë do të ndiheni pak të shqetësuar, ndoshta ka shumë gjëra për të menduar, por do të keni sukses.

Bricjapi

Hëna në shenjën tuaj ju bën të rrezikoni në marrjen e vendimeve drastike në dashuri. Disa Bricjap mund t’iu japin ultimatum disa situatave të paqëndrueshme. Nëse jeni vetëm, do të jesh në ankth për të bërë njohje të reja, por pa rrezikuar shumë. Mbroni interesat tuaja dhe qëndroni të sigurt. Shmangni investimet e rrezikshme, në momentin që ata nuk janë për ju.

Ujori

Dashuria sot sigurisht që nuk do të jetë në krye të mendimeve tuaja, por qasjet që do të përjetoni këto ditë do t’ju ndihmojnë të njihni më mirë njëri-tjetrin nëse jeni në çift. Duhet të jeni më pak xheloz. Beqarët do të jetojnë aventura magjike, kjo fundjavë premton shumë. Situata e punës në të cilën jetoni ju nxit të përmirësoni dhe të gjeni një drejtim më të qëndrueshëm për projektet tuaja.

Peshqit

Pavarësisht gjithçkaje, dashuria ju sjell shumë gëzim! Me partnerin/en, marrëveshja është e përsosur dhe ju do të bashkoheni nga dëshira për të planifikuar së bashku një të ardhme. Beqarët në vend të kësaj do të projektohen drejt flirteve të reja, për t’i jetuar në liri të plotë. Mundësitë e shkëlqyeshme janë parashikuar për ju, propozime dhe bashkëpunime të reja pune po vijnë.

ΒeΊinda BaΙΙuku: Pakot e ρostës do i shρërndajmë me dron!

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka lëshuar sot perlën e radhës, për të cilat kryesisht shquhen rilindasit e kësaj mazhorance. Ajo ka thënë se në 2024 do të zhvillohet një projekt i ri , që ka në fokus transportin me dron të pakove postare për t’i transportuar ato në një vend tjetër.

Belinda Balluku tha:

Ajo që është më e rëndësishmja, ne planifikojmë duke nisur nga viti 2024, të kemi një projekt të ri që do të ngjajë pak futurist, ashtu siç u komentuan satelitët dhe bëhet fjalë për transportin me dron, i cili do të marrë nga qendrat e ndryshme postare, pakot postare për t’i transportuar ato në një vend tjetër. E gjitha kjo do të na japë eficencë në kohë, eficencë financiare edhe ulje të emetimeve të karbonit që është edhe kjo një nga synimet e Shqipërisë

Ministrja, duket se ende nuk e di që ka qindra fshatra të izoluar, që nuk kanë infrastrukturë për të shkuar në spital në rast problemesh shëndetësore. Asaj i intereson propaganda dhe mesa duket hapja e tenderit për drona, që të fusë ndonjë lekë në xhep.

“Tërmet” në ροlitikën shqiρtare! Avokati Idajet Beqiri ‘zbërthen’ ρrapaskenat e forta: Ja çfarë po përgatisin Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta në Gjermani për t’i shpëtuar burgut

Këtë të enjte deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar në gjykatën e posaçme sekuestrimin e kryer nga SPAK, ndërdsa është mbajtur seanca nga gjyqtari Erjon Çela dhe prokurorin e posaçëm Sotir Kllapi.

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë televizive ka zbuluar detajet të bujshme sa i përket udhëtimeve që Meta po bën drejt Gjermanisë për raporte mjekësore vetëm për t’i shpëtuar burgut.

‘I kërkoi gjykatës të kthehen provat materiale edhe aktet të tjera që i konsiderojnë ata që janë gjoja origjinale. Ka edhe gjëra të tjera se jam i bindur se do të kenë vendimin e gjykatës, SPAK e ka gati kallëzimin për CEZ- DIA bashkë me Shkëlzen Berishën. E ka thuajse drejt përfundimit atë çështje ata nuk po rrinë të dy në Shqipëri venë e vijnë në Gjermani kanë gjetur një strehë të mirë në Austri. Austria i refuzoi. Tani ka shkuar dhe po rregullon raportet mjekësore në Gjermani edhe mund ta marrë SPAK. Ka kohë që po bredh nëpër spitale të ndryshme e po bën raporte mjekësore për t’i shpëtuar masës së arrestit me burg.

Kjo organizatë kriminale duhet të vejë në bankën e të organizuarve si organizatë kriminale. Tu sekuestrohen pasuritë. Në SPAK dhe GJKKO ka njerëz kokë e këmbë të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Duhet të vetëpastrohen. Ka ardhur koha që shteti shqiptar, Parlamenti, por edhe qeveria e këtij vendi, edhe Presidenti i Republikës, duhet të gjejë mekanizma në kuadrin e asaj që do hyjmë në BE, të marrim disa nga andej, t’i punësojmë këtu në drejtësi, hetues, prokurorë, gjyqtarë, të jenë element pjesë e trupit gjykues, të jetë prej këtyre dhe kështu bëhet drejtësi.’– tha Beqiri.

Sarah Berisha shtαtzënë me binjαkë? E “konfirmon” e motra

Mjafton një foto me barkun paksa të rrumbullakosur të një personazhi publik që njerëzit të fillojnë të aludojnë për shtatzëni. Kështu ka ndodhur edhe me Sarah Berishën.

Ka qenë motra e saj, Ditea e cila ka publikuar disa foto ku në komente kan nisur komentet se Sara është shtatzënë.Mirëpo Ditea nuk i ka lënë pa përgjigje.

“Në fakt jemi 4 se i ka binjak”, ironizon Ditea ndjekësen duke i shkelur syrin.

Kujtojmë se Sarah është në një lidhje dashurie me Dj Pm. Dyshja u njohën në Big Brother VIP dhe çifti është kthyer ndër të preferuarit e publikut shqiptar.

“Më rrαhën 20 minuta”/ Qytetari akuzon ρolicinë: Aυtorët u liruan pa dalë unë nga sρitali!

I riu tha se është qëlluar nga dy persona për minuta me radhë në një lokal pranë një karburanti në Elbasan

Një i ri nga Elbasani denoncoi në “Fiks Fare” se e kanë qëlluar për 20 minuta me radhë në një lokal, por policia i liroi dy autorët pa dalë ai nga spitali.

Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor 2023, ndërkohë që prokuroria e Elbasanit ka filluar procedimin penal vetëm më 30 tetor. Pra, 20 ditë pas ngjarjes! Jo vetëm kaq, por autorët nuk kanë dalë fare para gjykatës dhe se organet e drejtësisë nuk pritën asnjë raport mjeko-ligjor.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Ilia Tahiri, i cili tha se është qëlluar nga dy persona për minuta me radhë në një lokal pranë një karburanti në Elbasan, në kilometrin e parë të rrugës Elbasan – Librazhd.

“Shkova brenda për të marrë kafe dhe ujë. Aty më thërret dikush ‘djali vjen një sekondë’. Nuk e njihja personin. Më godasin, më thyejnë dhëmbët, brinjët. Më marrin varësen dhe gjithçka që unë kisha. Më godinën mbi 20 minuta. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor”, tha denoncuesi.

Ai shpjegon se para se ta qëllonin nuk ka debatuar, vetëm e thirrën me një emër tjetër.

“Pasi i thashë jo, më goditën me grushte dhe shkelma. Dikush më goditi nga mbrapa. Më thyen dhëmbë. Në lokal kishte persona të tjerë. Asnjëri nuk ndërhyri. Ata s’janë nga e njëjta zonë. As i kam parë dhe as më kanë parë”, tregon ai.

Pas ngjarje, ka lajmëruar policinë dhe më pas e ka shoqëruar patrulla për në spital.

“Unë kisha thyerje brinjësh. Çarje në sy, dhëmbët copa. Totalisht i mbaruar. Me gjak. Mbasi kam dalë nga spitali më thotë shefi i policisë që këta autorët janë liruar se janë me të meta mendore. 48 orë i mbajmë brenda. Ata i ka liruar policia. S’ka shkuar çështja në prokurori”, pohon Ilia.

Ai shpjegon se oficeri i policisë i ka thënë familjarëve që t’i falin autorët.

“Më tha fali këta persona të të paguajnë dëmin që të kanë bërë. Më tha edhe këtë tjetrën që t’i rrihja në sytë e tu ose të vëllezërve”, thotë denoncuesi, i cili shton se nuk e ka pranuar këtë ofertë. “I thashë që çështja do të shkojë në prokurori. Mua më ofruan 1 milionë lekë të vjetra. Këtë shumë do t’ma jepnin personat. Më tha hajde të të çoj te puna e atij. I thashë nëse është me të meta mendore ai s’punonte. Oficeri e dinte edhe vendndodhjen e punës. Unë dua vetëm drejtësi, këta po fshehin ngjarjen”, pohon Ilia.

Pas ankesës, ai shkon të takojë oficerin Asllan Çekrezi që është marrë me këtë çështje. OPGj i tregon se nuk e di nëse kanë apo jo kartelë autorët. Ai thotë se nuk mund të bëjë më ballafaqimin, pasi ka folur me të vëllanë e denoncuesit. Për ngjarjen thotë duhet ta përcaktojë mjeku ligjor. Në lidhje me shpërblimin, OPGJ i thotë se duhet me avokatë dhe me ndërmjetës.

“Ata s’i nxora unë, po vepra penale e tyre është plagosje e lehtë në bashkëpunim. Unë mbaj përgjegjësi për veprën penale”, thotë OPGJ. Qytetari e pyet nëse i ka kapur, ndërsa ai i përgjigjet se po. Nuk është në dorën time, por është në ‘dorën’ e ligjit’ i përgjigjet ai, teksa i thotë se ka folur me prokurorin ditën e ngjarjes dhe prokurori ka vendosur që të mos arrestojë autorët. Në fund, oficeri i thotë se “s’kam më punë me ty, të kam hequr vizën dhe ik interesohu në prokurori”.

Biseda, mes denoncuesit dhe oficerit të policisë Asllan Çekrezi, është bërë në datën 16 tetor 2023. Ai i tha se s’ka më punë me këtë oficer, ndërsa i bëri me dije se materialet janë dërguar në prokurorinë e Elbasanit.

“Fiks Fare” u interesua në këtë organ akuze, duke e pyetur se kush i la të lirë autorët dhe përse nuk dolën në gjykatë. Në përgjigje, prokuroria thotë se materialet kanë ardhur nga Policia e Elbasanit. Por, pa shkruar datën se kur kanë shkuar. Më tej pohon se është regjistruar procedimi penal me numër 1266 në datën 30 tetor 2023.

Pra, plot 20 ditë pas ngjarjes! Akuza ndaj autorëve është plagosje e lehtë në bashkëpunim, ndërsa shkruan se procedimi penal është regjistruar pasi i dëmtuari Ilia Tahiri ka bërë ankim për ngjarjen. Ndërkohë, i dëmtuari ka takuar disa ditë pas ngjarjes oficerin e çështjes dhe ai i ka thënë se çështja është në prokurori. OPGj-ja i ka dërguar materialet në prokurori vetëm pas insistimit të të dëmtuarit! Në fund, pa dhënë detaje të tjera, prokuroria shkruan se autorët nuk janë arrestuar, por janë proceduar në gjendje të lirë. Fiks Fare kontaktoi edhe OPGj-në Asllan Çekrezi, duke e pyetur për ngjarjen e datës 10 tetor. Ai nuk pranoi të japë informacione, duke u mjaftuar se “është sekret hetimor”.

*************

Bisedë me OPGj-në, Asllan Çekrezi!

Denoncuesi – Çfarë bërë mirë, ça bëre …
Oficeri – Po, po janë çuar materialet atje.
Denoncuesi – Ti i ke takuar më ata?
Oficeri – Jo, s’i takoj më unë ata.
Denoncuesi – Mua më duhet një letër nga ti që ata janë me të meta mendore.
Oficeri – Të duhet letër?!
Denoncuesi – Po.
Oficeri – Me të meta mendore ata?!
Denoncuesi – A më the kështu?
Oficeri – Është një problem ligjor, njëri ai i shëndoshi. Nuk më lejohet ta jap, sepse nuk e di a ka kartelë apo jo.
Denoncuesi – Nëse s’më jep policë unë s’vete ti takoj.
Oficeri – Po pra po, po si procedurë s’i takon policisë ta bëj ballafaqimin.
Denoncuesi – Pa dalë unë nga spitali, ata dolën nga burgu?
Oficeri – Nuk quhet burg sepse, në burg …
Denoncuesi – Pse …
Oficeri – Edhe njëherë, pse je kaq kështu, se edhe ata ditë i tensionuar.
Denoncuesi – Kam humb gjak prandaj.
Oficeri – Se edhe atë ditë shumë pyetje, a ti thamë të drejtë ato që kemi komunikuar me vëllanë. A ti sqarova gjërat?
Denoncuesi – Mi ke sqaruar po këto dua unë nga ana jote.
Oficeri – Ça?
Denoncuesi – Dua një letër që ata janë …
Oficeri – Nuk më lejohet!
Denoncuesi – Nuk të lejohet, në rregull.
Oficeri – Sepse të marrësh një letër sepse s’kanë mjek-ligjor ata se ky është me… Nuk e di ça do ti nga mua? Vepra penale që kanë ata është plagosje e lehtë në bashkëpunim. Në momentet e para …
Denoncuesi – Plagosje e lehtë të duket, brinjë të thyera, dhëmbë të thyera, mua më marrin varësen. Me gjak me të gjitha.
Oficeri – Do mbajnë përgjegjësi për veprat penale që kanë bërë.
Nëna e denoncuesit – Kur, se ata s’janë në burg?
Oficeri – Unë kam gjej njërin, gjej autorin, mbajnë përgjegjësi ligjore për veprën penale.
Denoncuesi – I kapët ju?
Oficeri – Po.
Denoncuesi – Pse i lejove të dalin?
Oficeri – Po të them se ta kam shpjeguar 3 herë, 20 herë sa duhet të ta shpjegoj. Nuk është në dorën time.

Në momentet e para flitet me prokurorin dhe prokurori nuk e arreston dot personin.

Denoncuesi – Atë ditë a më the ti a shkojmë të takojmë ata. Unë të thashë vetëm nëpërmjet policisë, vetëm nuk vete.
Oficeri – Ata paraqiten … do t’i çojmë në gjykatë. Unë e kam pasur si procedurë, dale t’ia shpjegoj mamasë… Unë zbatoj procedurën.
Denoncuesi – Unë ça të bëj pa ju. Unë nuk vete dot se unë qesh i mbaruar. Unë pa policinë nuk vete.
Oficeri – Ilia, dakord, dakord! E bëjmë këtë që thua ti për shembull të vemi ta takojmë atë të zotin.
Denoncuesi – Unë vete ta takoj me ju …
Oficeri – Nuk është procedurë. Të takoj me personin ty. Të kam thënë të takojmë personin po ça do të zgjidhësh. Unë po them nuk jam organ që të them jepi lekët këtij se e ke plagosur. Unë të mora këtu për të sqaruar disa gjëra. Nuk kam më të drejtë të takoj fare. Unë i ndërpres marrëdhëniet me ty. E kupton nuk dua të takoj fare. Nuk kam pse të jap shpjegime ty. Unë të vë vizën këtu dhe s’ke më kontakte dhe shko në prokurori se letrat i ke në prokurori.

Nisin reshjet e borës në jυglindje të υendit

Kanë nisur reshjet e borës mbrëmjen e kësaj të enjteje në juglindje të vendit, ku ka pasur prezencë dhe në aksin nacional Korcë-Pogradec apo në Qafë Thanë.

Reshjet e borës kanë qenë me intensitet mesatar dhe për shkak edhe të terrenit të lagësht prej shiut, bora nuk ka shtruar, duke mos krijuar problematika në rrugë.

Reshje në formë shiu dhe dëbore ka pasur edhe në zona të tjera po pa krijuar probleme.

Gjatë orëve të natës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë ndërkohë temperaturat e ajrit pritet të ulen gjatë mëngjesit dhe ditës së premte duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -3 deri në 4 gradë.