VIDEO/ Momenti kur υritet Elton Jaυeri në Fier

Janë publikuar pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javerit, atentat i regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli” në Fier. Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier.

Rruga ku ndodhi atenati ka patur kamera sigurise, të cilat kanë filmuar momentin e vrasjes së Javerit, rreth 100 metra larg banesës së tij. Në momentin e ngjarjes, viktima ndodhej në automjetin tip “Porsche Cayene” ngjyrë të zezë, ndërsa autori me makinë të tipit “Mercedes Benz” ngjyrë gri të errët, me targa shqiptare.

Dyshohet se Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel, siç shihet dhe në videon e publikuar nga “Zëri.ai”.

Po ashtu, në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet dhe se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës, Agim Gashi e ka qëlluar me pistoletë, teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Para automjeteve të viktimë dhe autorit, ndodhet dhe një automjet tjetër tip “Mercedes Benz”, i cili nuk ka lidhje me ngjarjes, teksa drejtuesi i saj ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë.

Elton Javeri ka lëvizur me automjet edhe për disa metra pas atentatit dhe ka ndaluar rreth 100 metra larg vendit që shihet në këtë video. Automjeti “Porche” u gjet me derën e hapur, por siç duket Elton Javeri vetëm sa ka hapur derën dhe nuk ka mundur të dalë jashtë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, 41-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Pas atentatit, Agim (Agli) Gashi dyshohet se u arratis në drejtim të Vlorës dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Autori dhe viktima kishin lidhje krushqie mes tyre, por burime bëjnë me dije se ata janë konfliktuar rreth dy javë më parë në Gjermani. Viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.

Elton Javori dhe Agim Gashi mësohet se kanë patur njohje të vjetër mes tyre dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve që kanë patur me njëri-tjetrin ku nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete ilegale.

“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Ka babanë e nënën këtu, vëllezërit i ka në Gjermani. Nga erdhi kjo, Zoti e di. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”, u shpreh një prej banorëve të zonës për gazetarët.

AUTORI GREK Aρostolos Athanassakis: KUAJT E AKILIT EMERTOHEN NË SHQIP, NUK KA ASNJE DΥSHIM PËR 0RIGJINËN ILIRE

…Në gjuhën shqipe balë, ka kuptimin kalë pullëbardhë. Fala greke e huazuar, balios, duhet të jetë futur në greqisht përmes vllahishtes. Në gjuhën baritore të Greqisë veriperëndimore, ka shumë fjalë të tilla. Kështu, barz (Grq. μπαρτζος), dhi ngjyrë gri, dhe shyt (Grq. σιουτος), kafshë pa brirë, po që në të vertet janë fjalët shqiptare…

Numri i fjalëve që përmbajnë rrënjën ilire bal, në mënyrë të specifikuar e ‘bardhë’, është mbresëlënës.

Gjithashtu fakti se ballë në shqip, “balli” (shënim: këtu autori bën shpjegim me ‘forehead’ në ang.), korrespondon dhe fonetikisht dhe semantikisht më fjalën Sanskrite bhálam, që do të thotë gjithashtu ‘balli’…

…(ai) citon Höeg, si burim të informacionit të tij se :

Sarakaçanët nomadë dhe popujt e tjerë pastoralë të Ballkanit verior përdorin baliŭ/baliă për të treguar një dele me pamje të bardhë. Për të mbështetur origjinën ilire ai citon fjalën shqipe balë
“kalë me pullë të bardhë në ballë’.

βαλίος / βαλίός homerike. Nga ana tjetër, baliŭ në gjuhën vllahe duhet të ketë qenë e huazuar nga gjuha shqipe dhe jo nga ajo Latine – më saktë nga Oskane/Umbriane – badius / * balius. Në fakt, nuk ka shumë dyshim se këto fjalë e kanë origjinën prej kolonëve ilirë në bregdetin lindor të Italisë.

_______________________

  • Titulli: Glotta: zeitschrift für griechische und lateinische sprache…, Volume 78, Issues 1-4
  • Artikulli: “Akhilleus’ Horse Balios: Old and New Etymologies,” Glotta Fall Issue 2004, pp. 1-14. Nga: Apostolos N. Athanassakis, Santa Barbara
  • Autori i botimit: Paul Kretschmer, Wilhelm Kroll
  • Botues: Vandenhoeck und Ruprecht, 2002
  • Vandenhoeck und Ruprecht, 2002 – Foreign Language Study
  • 1909-1934 include section: Literaturbericht für das jahr 1907-1932.

Libri i plot dixhital:

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Farchive.org%2Fstream%2Fglottazeitschri00kretgoog%2Fglottazeitschri00kretgoog_djvu.txt&h=AT1aM4PHDdkzmES3GmQsqOOXOFT4ko9_fLtMys9CPwSgJ8nxmTFr-Booomxlbg83XafqVtoQ-WCcGGsIjKLmxQ9Rd_ezMO02ctKGKA0rDpHx4z2E7VzmjT7xTw_HSJweBEom&tn=-UK-R&c[0]=AT1airwUyQzgGxZhqYKDmax2xk3L_0vHyhwfQviJGto-EVXjHZ_cE02ViHlpAnNLchg_8oFucUdwFa_v6nuRTNbID1_3xbMzuOFrSVqJ68IDfYjzC3YxmimQereOz8Z3NmAOykPkHKYWkl0u0fl5p9x3PEx92axfXgg1gn2mE02G1BeQ81zjB6s7WyzsNQt2I1d4XYP5OH-nMB7vEF9RYrCbKdk

Nga i njëjti autor:

“Some Illyrian Elements in the Myth of Achilleus” In Greek, summary in English, Proceedings of the Ninth International Congress of Odyssean Studies (Ithaca, Greece 2000) pp. 1-21

Akili ishte i biri i Peles dhe Thetit dhe kishte lindur në Fthija të Thesalisë. Fthija banohej në atë kohë nga pellazgë, dhe një fakt të tillë na e jep Dionis Halikarnasi në veprën e tij “Historia e vjetër e Romës” kur thotë për vendin e Akilit kështu “Në brezin e 6 ata (pellazgët) lanë Peloponezin dhe emigruan në Hajmoni, që sot quhet Thesali.

Në krye të kolonisë ishin Aheu, Fthiu dhe Pellazgu të cilët e ndan vendin në tre pjesë në Fthioti, Ahe dhe Pellazgi”. Popullsia e Fthijes ku mbretëronte i ati i Ahiles, ishte pellazge atëherë Akili, që ishte biri i një mbreti të pellazgëve, patjetër që është pellazg. Straboni shumë shekuj pas luftës së Trojës thotë se: “Për pellazgët pothuajse të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër, i përhapur në të gjithë Helladën e sidomos në vendin e etolëve afër Thesalisë… Thesalia që shtrihet nga gryka e Peneit dhe Thermopileve dhe gjer në malet e Pindit quhet Argo pellazgjike”.

I ati i Akilit ishte mbret i pellazgëve të Fthijas, ndërsa e ëma ishte Theti, perëndesha pellazge e Detit, pra emri i saj është shqip Theti do të thotë deti kështu që Akili me dy prindër pellazgë nuk ka se si të jetë tjetër veçse Pellazg. Në varrin e Akilit do të përulej një mijë vjet më vonë iliro-maqedonasi Aleksandri i Madh dhe më vonë perandori i Romës me origjinë ilire, Konstandini i Madh, që tregon se këta dy burra pellazgo-iliro-albanë e mbanin për të fisit të tyre Akilin. Akili në Iliadë del me tiparet e popullit shqiptar, si mikpritja që i bënë Priamit, edhe pse i kishte vrarë të birin Hektorin, besa që i jep atij dhe që Priami u thotë të vetëve dilni jashtë mureve, për çfarë të doni se më ka dhënë besën Akili.

Këto kanë qenë institute të së drejtës popullore të shqiptarëve deri më sot. Akili kur i lutet Zotit, i lutet Dodonës së pellazgëve. Pse i lutej Dodonës pellazge që ishte kryeqendra e pellazgëve? Fakti që ai i lutet për ndihmë Dodonës pellazge, tregon që ai ishte pellazg dhe që do t’i drejtohej perëndisë që kishte trashëguar nga paraardhësit e tij.

Plutarku thotë se “Akili në Epir nderohej si hyjni dhe në gjuhën e atij vendi quhej aspet”. Kjo fjalë në shqip i përgjigjet shumë mirë cilësisë kryesore të Akilit, i shpejt, që tregon vitalitetin e shqipes që s’ka ndryshuar, edhe pse kanë kaluar mijëvjeçarë. Pra spet=shpejt të shqipes së sotme, sepse nuk ka sh në gjuhën greke, siç ka shqipja dhe kur ne e përdorim këtë fjalë, edhe sot me nxitim e themi shpet-shpet pa ia vënë shkronjën j.

Pra në gjuhën e përditshme shqiptare edhe sot përdoret shpet ose kur thuhet akoma më me nxitim e themi spet. Akili quhet Mirmidon dhe në vendin e tij Homeri jep vendbanime me emra shqip si këto të sotme pa asnjë ndryshim. Pel-jon që do të thotë po në shqip Pel-jon, mal në vendin e Akilit ku rriteshin kuajt. Gyr-ton që në shqip do të thotë Gur-ton, A-lopes që në shqip do të thotë A-lopë Do-lop që në shqip do të thotë Do-lop Ethik që në shqip do të thotë Thik, kështu quhej krahina malore në Thesali që do të thotë është si thikë e pjerrët. Kuajt e Akilit quheshin Ksanthi, siç quhej kali i Hektorit, kundërshtarit të tij trojan, dhe si emri i një lumi në Trojë dhe kali tjetër bal. Sot në viset shqiptare të Ballkanit dhe kudo që jetojnë shqiptarë si në Itali, Turqi, Greqi, gjysma e kafshëve të shtëpisë quhet, bal që tregon se shqiptarët kanë gusto të njëjtë në vënien e emrave te kafshët.

Pra emri bal i kalit të Akilit është emri më popullor për kafshët në botën shqiptare, si për qen, lopë, kuaj. Fjala bal në shqip do të thotë një kafshë që është me një bal, me shenjë, në trupin e saj.
Akili në të gjitha pikturat e ardhura deri më sot, paraqitet me simbolet e Dodonës pellazge, me shqiponjën që ishte simbol i Aleksandrit të Madh, Pirros, Skënderbeut dhe i shqiptarëve sot, si dhe me simbolin tjetër të yllit ose diellit, që ishte simboli i ilirëve dhe i flamurit të Aleksandrit të Maqedonisë.

Pra, etniciteti i Akilit është i qartë dhe i padiskutueshëm, ai ishte pellazg.

_________________________________________

Shënim:

Është e qartë se në këtë kohë Grekët nuk kishin ardhur në territoret e tyre historike Peloponez dhe Atikë dhe jo më të bëhej fjalë që të gjenden në territoret, të cilat shteti grek modern i përvetësoi shumë vonë me kembimet e popullsis Arbane -Turke sipas Traktatit të Lozanës.

__________________________________________

Kush është Autori Apostolos Athanassakis?

Ai është profesor emeritus në Departamentin e Studimeve Klasike në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara, në epikën e lashtë greke, veçanërisht Homeri dhe Hesiod.

Ai shërbeu si Kryetar Argyropulos në Studimet Helenike nga 2001-2011. Mitologjia klasike dhe gjuhësia historike e tërhoqën vëmendjen e tij gjatë gjithë karrierës së tij, e cila përfshinte emërime dhe bursa në Universitetin Princeton, Universitetin e Lundit, Universitetin Kombëtar të Islandës, Universitetin e Kretës, Qendrën për Studime Helenike në D.C. dhe Universitetin e Würzburgut;
përveç kësaj, atij iu dha grante nga Fondacioni Fulbright, Fondacioni Guggenheim, Fondacioni Kombëtar për Shkenca Humane dhe Fondacioni Humboldt.

Athanassakis erdhi në Shtetet e Bashkuara për të studiuar në Universitetin Lincoln, HBCU (Kolegji dhe Universiteti historikisht i Zi) më i vjetër në SHBA, dhe më vonë fitoi doktoraturën. nga Universiteti i Pensilvanisë.

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fen.m.wikipedia.org%2Fwiki%2FApostolos_Athanassakis%25F0%259F%2587%25AC%25F0%259F%2587%25B7%3Ffbclid%3DIwAR2HaF0B2zQMcfqlSpKunEdV9qcC1zDrV2cO8OIZZ3qHRURC42DiX4OncMQ&h=AT25uSFhNFZ_7YbZdMvnQ1GiBPkiZl8SyLxmJdSZw8wTWrRY-19fFF1ckPNOjMylbIXWeLsccwwIShxw6TUlgYIadKoLYU8k5Sz_jemp65wnBwEHiR2QqQkG9FS9RUo-PCiS&tn=-UK-R&c[0]=AT1airwUyQzgGxZhqYKDmax2xk3L_0vHyhwfQviJGto-EVXjHZ_cE02ViHlpAnNLchg_8oFucUdwFa_v6nuRTNbID1_3xbMzuOFrSVqJ68IDfYjzC3YxmimQereOz8Z3NmAOykPkHKYWkl0u0fl5p9x3PEx92axfXgg1gn2mE02G1BeQ81zjB6s7WyzsNQt2I1d4XYP5OH-nMB7vEF9RYrCbKdk

ΙMar nga: Teuta Ilire Reka

SKANDAL në Librazhd/ Mjeku i dehur në orarin e ρυnës, υΙerëson personat që ρërfitojnë kemp

Mjeku, i dehur në orarin e punës, nuk arrin dot as të flasë e t’i shqiptojë fjalët siç duhet

Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës rastin e një mjeku i cili në orarin e punës është në gjendje të dehur.

Rasti ka ndodhur në Librazhd dhe mjeku i familjes Balluk Troka në orarin e punës është i dehur. Mjeku gjithashtu është pjesë e KMCAP Librazhd, ku merret me komisionimin e personave të paaftë për punë e invalidëve.

Gazetarët e Fiksit, të interesuar për një rast të cilit i është hequr kempi, e gjejnë mjekun në krye të detyrës në orën 14:00 të dehur, aq sa nuk arrin dot as të flasë e t’i shqiptojë fjalët siç duhet. Kjo duket qartë në intervistën që Fiksi pati me mjekun ku ai nuk kuptohet apo përgjysmon fjalët gjatë bisedës.

Në Fiks Fare u ankua Anxhela Kurti, nënë e 4 fëmijëve. Ajo tregoi gjendjen e keqe ekonomike në të cilën jeton familja e saj. I shoqi, Taulant Kurti, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prej një viti i është hequr kempi. Familja e saj që së shpejti pritet të shtohet edhe me fëmijën e 5-të, jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike me një shumë prej 10 mijë lekësh. Jetojnë me qira, fatmirësisht bonusi i qirasë i paguhet nga bashkia. Anxhela thotë se i shoqi vuan nga depresioni dhe ka bërë edhe ndërhyrje në kokë. Prej shumë vitesh ka qenë përfitues i kempit, por prej një viti atij i është ndërprerë. KMCAP Librazhd ia ka ndërprerë kempin, Taulanti e ka ankimuar këtë vendim dhe dosja ka kaluar në Kempin Epror në Tiranë, nga i cili ende nuk ka marrë një përgjigje.

KMCAP Librazhd nuk e ka shpallur përfitues pasi sipas Anxhelës i kanë thënë se diagnoza që ka Taulanti nuk e përfiton. Ndërkohë që diagnoza e Taulant Kurtit nuk ka ndryshuar, është e njëjta me atë që ka përfituar kemp para 1 viti.

Gjendja e familjes pas heqjes së kempit është përkeqësuar sa më ato pak të ardhura që kanë paguajnë drita e ujë, e me pas për t’u ushqyer që është pjesa më e madhe e muajit, i ndihmojnë komshinjtë dhe ato pak ndihma që u jep shërbimi social i bashkisë. Plus Anxhela nuk mund të punësohet vetë, pasi ka 4 fëmijë për t’u kujdesur. Gjithashtu është në pritje të fëmijës së 5-të dhe duhet të kujdeset dhe për bashkëshortin, i cili shpesh herë humb vetëdijen. Frigoriferi i familjes Kurti është bosh, ashtu si edhe dollapët pa ushqime, dhe kjo sipas Anxhelës është tabloja e përditshme e familjes së saj.

Fiksi u interesua tek Shërbimi Social në Bashkinë Librazhd, të cilët e njihnin gjendjen e familjes Kurti, por që sipas ligjit i ishte dhënë dhe ndihma ekonomike. Gjithashtu ata kishin ndihmuar me pako me ushqime kur kanë patur mundësi. Por në praninë e Fiksit punonjësi pohoi se rasti do t’i referohej kryetarit dhe nënkryetarit të bashkisë për një zgjidhje.

Takimi në zyrën e mjekut, i dehur në orar të punës

Fiksi u interesua edhe pranë KMCAP Librazhd për të mësuar se pse i është hequr kempi denoncuesit. Sapo hyjnë në zyrën e mjekut Balluk Troka pjesë e komisionit të KMCAP Librazhd ndjejnë erën e alkoolit. Gazetarja duke parë gjendjen e dehur të mjekut e pyet disa herë nëse është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve, por mjeku sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që pamja, sjellja dhe e folura e tij e tradhtojnë.

Është ora 14:00 dhe mjeku i komisionimit në zyrën shtetërore kundërmon era alkool.

Rasti i Taulantit nuk i kujtohet fare, e kërkon emrin në regjistrat e tij por që nuk është i aftë të gjej gjë. Madje gjatë bisedës ai përgjysmon fjalët duke i thënë recetës-precetë dhe punonjëses sociale dëgjohet vetëm një ‘ssss’.

Në këto kushte ai thërret sekretaren për të shpjeguar gazetarët e Fiksit. Sekretarja shpjegon rastin dhe tregon se aktualisht dosja e Taulantit është në Kempin Epror dhe se nuk ka një përgjigje. Përsa i përket pyetjes së Fiksit se në lidhje me komisionet që do të vijojnë në vazhdim a është në gjendje që mjeku Troka të bëjë vlerësimin e tyre në gjendje të dehur, sekretarja ul kokën dhe del nga zyra.

E njëjta pyetje i drejtohet dhe vetë mjekut Troka, por që ai s’e pranon që është i dehur. Ai pohon se është duke punuar dhe se po plotësonte një ‘precetë’ (recetë). Pyetjes se a është i aftë të vlerësojë një individë nëse duhet ta përfitojë apo jo kempin kur është në gjendje të pirë, mjeku Troka përgjigjet se asnjëherë nuk ka qenë i pirë dhe se është i aftë “100%”. Por pamjet dhe çdo gjë tjetër janë prova që tregojnë të kundërtën, që mjeku është i dehur në orarin zyrtar të punës.

Takimi në zyrën e mjekut, i dehur në orar të punës

Fiksi u interesua edhe pranë KMCAP Librazhd për të mësuar se pse i është hequr kempi denoncuesit. Sapo hyjnë në zyrën e mjekut Balluk Troka pjesë e komisionit të KMCAP Librazhd ndjejnë erën e alkoolit. Gazetarja duke parë gjendjen e dehur të mjekut e pyet disa herë nëse është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve, por mjeku sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që pamja, sjellja dhe e folura e tij e tradhtojnë.

Është ora 14:00 dhe mjeku i komisionimit në zyrën shtetërore kundërmon era alkool.

Rasti i Taulantit nuk i kujtohet fare, e kërkon emrin në regjistrat e tij por që nuk është i aftë të gjej gjë. Madje gjatë bisedës ai përgjysmon fjalët duke i thënë recetës-precetë dhe punonjëses sociale dëgjohet vetëm një ‘ssss’.

Në këto kushte ai thërret sekretaren për të shpjeguar gazetarët e Fiksit. Sekretarja shpjegon rastin dhe tregon se aktualisht dosja e Taulantit është në Kempin Epror dhe se nuk ka një përgjigje. Përsa i përket pyetjes së Fiksit se në lidhje me komisionet që do të vijojnë në vazhdim a është në gjendje që mjeku Troka të bëjë vlerësimin e tyre në gjendje të dehur, sekretarja ul kokën dhe del nga zyra.

E njëjta pyetje i drejtohet dhe vetë mjekut Troka, por që ai s’e pranon që është i dehur. Ai pohon se është duke punuar dhe se po plotësonte një ‘precetë’ (recetë). Pyetjes se a është i aftë të vlerësojë një individë nëse duhet ta përfitojë apo jo kempin kur është në gjendje të pirë, mjeku Troka përgjigjet se asnjëherë nuk ka qenë i pirë dhe se është i aftë “100%”. Por pamjet dhe çdo gjë tjetër janë prova që tregojnë të kundërtën, që mjeku është i dehur në orarin zyrtar të punës.

Nuk ka grekë të υjetër! KA VEÇ ΡELLAZGË, ILIRË DHE ARVANITAS

Një nga studiueset më të veçanta në historiografinë shqiptare është dhe historiania Eleni Kocaqi. Në librin e saj “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane” që është një nga librat e viteve të fundit, ka të dhëna shumë interesante që po të merreshin për bazë do të ndryshonin këndvështrimin e gjuhësisë dhe historisë shqipe.

Autorja mbështetet në faktet historike që për të janë të shenjta. Dhe nuk kishte si të mos bazohej tek autorë seriozë si: Homeri, Herodoti, Straboni, Tukididi, tek materiali historik i kronikave mesjetare dhe tek të dhënat arkeologjike, antropologjike dhe gjuhësore.

Sipas autores faktorët që kanë bërë mos zbardhjen e të vërtetës ka qenë persekutimi i shqiptarëve në shekuj. Autorja ngul këmbë që shqiptarët e dikurshëm kanë krijuar historinë e njerëzimit por xhelozia mbi ta ka qenë e pashembullt dhe ajo e krahason historinë e shqiptarëve me atë të Izraelit. Sepse vjedhja që i kanë bërë historisë shqiptare ka qenë e pashembullt dhe ndarja territoriale që i kanë bërë në 6 copa e kanë kthyer në një koloni në zemër të Evropës.

Sipas historianes, fiset që kanë populluar Evropën nga periudha e Bronzit kanë qenë fise me etnitet Pellazgo-Ilir dhe flisnin një gjuhë të përbashkët. Të dhënat historike tregojnë se Pellazgët, Ilirët, Thrakët, Dakët, Skithët, Trojanët ishin fise të të njëjtit komb dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre. Nga emigrimet e këtyre fiseve u popullua edhe pjesa tjetër e Evropës. Këto fise ishin ato që krijuan edhe kombet antike moderne. Ky popull Pellazgo-Ilir ka krijuar qytetërimin e parë Evropian të Kretës, Mikenës, Trojës, qytetërimin Grek dhe Romak, dhe hodhën bazat e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Roli i Pellazgo-Ilirëve është i përmasave tepër të mëdha, madje gjigande dhe me qellim ky është copëtuar në disa mini qytetërime.

Në librin e Kocaqit të bëjnë përshtypje disa të dhëna antrophologjike, që sipas autores janë shumë të rëndësishme. Autorja thekson faktin se shqiptarët janë një popull brachycephhal me tregues qefailk nga më të lartat në Evropë. Që i shpjeguar më thjeshtë kanë lidhje të mëdha historike. Nga të dhënat antropologjike, popullsia e paleolitit të Evropës dhe të Mezolitit janë një popullsi ashtu siç janë shqiptarët pra brachycephalas. Popullsia Pellazgo-Ilire ka pasur këto përmasa koke. Dhe këto përmasa koke i kanë vetëm raca gjermanike dhe raca shqiptare. Këto fakte tregojnë se këto janë dy racat më të pastra në botë dhe nuk janë përzier me raca të tjera.

Historiania shqiptare duke u bazuar në tezat e shumë studiuesve të huaj pranon se nuk ka komb grek. Edhe pse historia i ka dhënë një vlerësim të madh qytetërimit antik grek, historiania thotë se studiuesit helenë e anashkalojnë me dashje atë që thuhet për prejardhjen e antikitetit grek. Herodoti thotë se Jonët, Eolët, Etolët janë me origjinë pellazge.

Po Herodoti dhe Skilaksi tregojnë se Dorët që popullonin Peleponezin ishin me origjinë nga Iliria. Herodoti i quan Maqedon ndërsa Skilaksi thot se ata janë me origjinë nga fisi i Yllëve që ai e vendos pranë i Bylinëve që ndodlet në terriroret Ilire. Atëher kush janë Grekët? Nuk janë gjë tjetër veç Pellazgëve dhe Ilirëve të cilët ngritën qyterimin e Kretës atë të Mikenës dhe qytetërimin antik Grek.

Një fakt i fort që flet për mosekzistencën e një etnie Greke antike është edhe fakti se në shekullin e XII, kur Greqia del në histori pas një periudhe 6 shekullore, ku as për të as për Ilirët dhe as për Dakët nuk kemi të dhëna të shkruara, si pasojë e dyndjeve barabare sllave, atje nuk ka një popull që të flasi greqisht. Të dhënat tregojnë se popullsia e atyre territoreve flasin shqip. Gjuhën Greke e përdorte vetëm kisha dhe administrata shtetërore Bizantine por jo populli.

Kjo i shokoi të gjithë historianët, të cilët prisnin që në Greqi të gjenin Grekë por që gjetën vetëm shqiptarë, arvanitas që flisnin shqip. Historinët filluan të ngrinin teza dhe hipoteza se Grekët antikë na ishin zhdukur dhe nuk dihet se nga kishin shkuar.Ca mendojnë se i asimiluan sllavët, ca mendojnë se ikën në lindjen e mesme , ca mendojnë se grekët u asimiluan nga shqiptarët etj etj..

Historiania thotë se duke u mbështetur tek të dhënat antike dhe gjithë filozofët antikë qytetërimin grek e krijuan pellazgo-ilirët autoktonë. Qytetërimin grek e krijuan arvanitasit. Arvanitasit që kanë folur shqip në Atik dhe Peloponez janë territoret antike të Greqisë antike. Ishte kisha ortodokse greke që krijoi grekun artificial. Formoi një gjuhë që u bë gjuha e shkollës dhe arriti t’ia imponojë dhe arvanitasve.

Gjuha e popullit të lashtë të Jonit ishte ilirishtja dhe pellazgjishtja dhe të gjitha mbishkrimet e vjetra që janë zbuluar në Greqi nuk i ndihmon dot as greqishtja e vjetër dhe as ajo e reja. Dhe kjo e ka një arsye. Gjuha e Herodotit, Platonit dhe Strabonit u shkruan në Jonisht dhe veprat e tyre u përkthyen në greqishten artificiale vetëm në shekullin II pasi ata i dinin të dyja gjuhët. Ky përbën dhe skandalin më të madh në historinë greke.

“Ηαrrojeni se Beleri betohet edhe sikur të kthehet ρërmbys KE”, Rama i ashpër me Greqinë: Nuk negociojmë kυndër interesit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur kategorikisht poshtë shanset e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të kryer betimin në detyrë.

Në emisionin “Debat” në A2CNN, Rama tha se për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, ku Greqia ka ngritur zërin për çështjen Beleri, edhe nëse Athina vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë. Që sikur të kthehet përmbys gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, sot, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe moscenimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Ca kohë kërkonin këtë, mor nuk e bëjmë dot harrojeni se futemi ne në këtë. Jo bllokim të integrimit. Se nuk është bllokim i integrimit fare se ajo është një proces politik.”

Shefi i qeverisë e bëri të qartë në qëndrimin e tij se në Shqipëri pushtetet janë të ndara dhe fati i Belerit do të vendoset nga drejtësia.

Referuar kërkesës së posaçme për t’u liruar për të kryer betimin, të cilën Beleri ia ka drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, Rama tha se Gjykata e Lartë e ka hedhur poshtë, duke nënvizuar në vendim se këto kompetenca nuk i takojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

“Mbasi ata për një kohë të caktuar kanë kërkuar nga ne. E kërkonin kështu Shqipëria. Shqipëria ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Mbasi e kemi përsëritur që nuk mund të bëjë Drejtori i Burgjeve diçka të tillë. Se nuk e ka në ligj. Ligji e thotë shumë qartë kur bëhet betimi. Mbasi humbën kohë, dhe shkuan në Gjykatë të Durrësit, Gjykata e Lartë ia çoi Gjykatës Speciale dhe në vendim thuhet drejtori i burgjeve nuk ka asnjë fuqi që të zgjidhi këtë çështje, që të japi leje. As leje që të shkojë para këshillit bashkiak, dhe as këshilli bashkiak të shkojë në burg dhe as zotëria të marri një noter në burg. Unë jam me Shqipërinë. Të jesh me Shqipërinë sot është të jesh me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Institucionet e drejtësisë nuk janë të shkëlqyera, dakord, por kjo është e vetmja rrugë nëse ne duam që realisht ky vend të bëhet shtet. Është e parë që nga 1912 që ky vend ka një strukturë të drejtësisë të përbërë nga SPAK dhe Gjykata Speciale ku pushteti ekzekutiv nuk i fut duart dhe nuk ndërhyn.”

“Uroj shumë të dini se çfarë bëni”, Rama zbulon çfarë i tha drejtorit të policisë kur u ndalua Beleri

Kryeministri Rama u shpreh se për arrestimin e Fredi Belerit është njoftuar vetëm kur policia është nisur për të ndërhyrë.

Ai ka treguar se i ka thënë drejtorit të policisë se kjo është një çështje shumë e rëndë dhe duhet të bëjnë kujdes.

“Greqia ka të drejtën e saj të bëjë spekulime duke marrë këto fakte dhe duke i bashkuar me një çështje që nuk ka asnjë lidhje. Kjo është një mënyrë interpretimi. E para, unë nuk jam marrë gjithë fushatën me zotërinë. Unë mund të kem shumë të meta, por budalla nuk jam. Nëse do të kisha dijeni që ndaj tij po bëja hetim, nuk do të kishte sulm politik ndaj tij.

Hetimi ka nisur nga prokuroria e Vlorës dhe nuk është e vërtetë që çdo çështje duhet të hetohet që në gjenezë nga SPAK. Prokuroria ka nisur një hetimin dhe prokuroria nuk varet nga ne. Policia ka marrë dijeni për të ndërhyrë vetëm pak orë para ndërhyrjes. Unë jam njoftuar që policia u nis për të ndërhyrë dhe i kam thënë drejtorit të policisë, uroj shumë të dini se çfarë bëni sepse nëse kjo nuk qëndron, atëherë është shumë e rëndë”.

I pyetur nëse drejtësia po vepron me dy standarde për luftën ndaj krimeve zgjedhore, duke përmendur rastin e Belerit dhe të kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, Rama u shpreh se kjo nuk qëndron pasi në burg kanë përfunduar edhe nga radhët e mazhorancës dhe këtu solli edhe rastin e Safet Gjicit.

“E dyta, është njësoj si të krahasosh një shalqi me një kungull. Blerja e votës dhe kapja në flagrancë është një gjë dhe hetimi për një telefonatë që lidhet me lidhjen elektrike të një familjeje, është një gjë tjetër. Edhe ai i Rrogozhinës po hetohet. Në qeli sot, në paraburgim ka kryetar bashkie të zgjedhur në ato zgjedhje që mbahen atje për seks oral. Jemi në kushtet kur nuk bëjmë dot krahasime fare. Për blerje votash janë dënuar komisionerë të PS-së, janë dënuar, dënohen, ata që kapen dhe provohen. Thelbi në këtë histori është që Greqia nuk ka asnjë të drejtë. Ne kemi një drejtësi për të gjithë dhe jo e ndarë, nuk është një çështje e minoritetit”, tha Rama.

KA0NET fise iΙire me όrigjinë Trojane

Shkruan: Shqipe HOXHA

Kaonët pretenduan se shtëpia e tyre mbretërore ishte me origjinë Trojane, duke pohuar prejardhjen përmes heroit Chaon i cili i dha emrin e tij Kaonisë. Historitë nuk janë të qarta nëse ai ishte mik apo vëllai i Helenit, birit të Priamit të Trojës, por në të dy rastet, ai e shoqëroi atë në gjykatën e Neoptolemusit, birit të Akilit, i cili u besua me themelimin e qytetit të Butrintit.

“The Chaonians claimed that their royal house was of Trojan descent, asserting ancestry through the eponymous hero Chaon who gave his name to Chaonia. The stories are unclear as to whether he was the friend or the brother of Helenus, the son of Priam of Troy, but in either case, he accompanied him to the court of Neoptolemus, the son of Achilles who was credited with founding the city of Buthrotum.”

Virgil. Aeneid, 3.295.

Fqinjët e Kaoneve, Molosët dhe Thesprotët, gjithashtu pohuan prejardhjen e Trojanit.e sygjeruar që origjina shumë e ngjashme me origjinë kaone mund të ketë lindur si përgjigje ndaj vetëpërcaktimeve të Molosëve dhe Thesprotëve.

“The Chaonians’ neighbours, the Molossians and Thesprotians, also asserted Trojan ancestry. It has been suggested that the very similar Chaonian origin-myth may have arisen as a response to the self-definitions of the Molossians and Thesprotians.”

Malkin 1998, p. 138.

Historitë në lidhje me vdekjen e Chaonit janë aq të paqarta sa ajo e marrëdhënies së tij me Helenin. Kaoni u vra ose në një aksident gjuetie ose u ofrua si flijim perëndive gjatë një epidemie, duke shpëtuar kështu jetën e bashkatdhetarëve të tij. Në të dy rastet, kur Heleni u bë sunduesi i vendit, ai emëroi një pjesë të mbretërisë pas Kaonit.

“The stories concerning Chaon’s death are as unclear as that of his relationship to Helenus. Chaon was either killed in a hunting accident or offered himself as a sacrifice to the gods during an epidemic, thus saving the lives of his countrymen. In either case, when Helenus became the ruler of the country, he named a part of the kingdom after Chaon.”

Grimal & Maxwell-Hyslop 1996, “Chaon”, p. 98.

Kalaja e Porto Palermos është një kështjellë afër Himarës në jug të Shqipërisë.

Nuk ka fυnd batërdia ndaj qγtetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bυrsat ndërkombëtare është ulυr me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”

Nuk kanë fund abuzimet me vjedhjen ndaj shqiptarëve sa i takon çmimeve të karburanteve. Shqipëria ka çmimet e karburanteve më të shtrenjta se vendet e rajonit dhe atyre në botë, edhe pse çmimi i naftës është ulur në tregjet ndërkombëtare rreth 20% përgjatë 2 muajve të fundit. Më konkretisht në fillim të kësaj jave nafta Brent tregtohej në kufirin e 78 dollarëve për fuçi, duke rënë me afro 18% krahasuar me çmimin për fuçi në muajin shtator, i cili ishte 96.55 dollarë. Konkretisht, ditën e hënë, gazoili në bursën e Londrës tregtohej me çmimin e afro 793 USD për ton, vlerë kjo ndjeshëm më e ulët se niveli i dy muajve më parë, i cili ishte pothuajse 1000 USD/ton.

Ndërsa çmimet me pakicë në Europë dhe tregjet ndërkombëtare kanë ndjekur trendin e bursës, duket se në Shqipëri po ndodh e kundërta, ku çmimi me pakicë në pikat shitëse të karburantit në Shqipëri, vijon të mbetet i pandryshuara dhe shumë pranë nivelit të 200 lekëve për litër. As forcimi i lekut kundër dollarit të ditëve të fundit nuk ka sjellë uljen e çmimeve. Në fillim të kësaj jave dollari amerikan këmbehej më 93.6 lekë, duke rënë 7% nga vlere e fillimit të nëntorit. Tregu i karburantëve ka një varësi të lartë nga importet. Shifrat e analizuara nga Autoriteti Konkurrencës tregojnë se tre kompani në vend zotërojnë 75% të tregut të naftës me shumicë. Ndërkohë nga një studim i Global Petrol Prices, Shqipëria renditet e 5-ta në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës, ku një litër naftë kushton 197 lekë, 73 lekë më shtrenjtë sesa çmimi mesatar në rang botëror.

Kush po abuzon në “kurriz” të qytetarëve?

Por teksa në Shqipëri çmimi i naftës mbetet i pandryshuar dhe për këtë arsye, ekspertët ngrenë dyshime, që në vendin tonë, tregtarët operojnë si kartel. “Që në momentin që hoqi dorë bordi i transparencës u bë një përqendrim apo kompani të tregtimit në shumicë dhe në pakicë të naftës po formohet një formë karteli dhe kjo është më se evidente. Diferenca në çmime nga një kompani në tjetrën janë zhdukur pothuajse fare”, deklaroi eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Po ashtu, Muço theksoi distributorët e naftës në Shqipëri paracaktojnë çmimet, duke dëmtuar kështu konkurrencën e lirë në treg. “Në qoftë se ne në të kaluarën diferenca nga 1 lekë deri në 10 lekë nga një distributor te tjetri sot këto diferenca nuk ekzistojnë më. Abuzojnë tregtarët qoftë ata të shumicës si dhe të pakicës”, u shpreh ai. Kujtojmë se Autoriteti i konkurrencës në një studim të industrisë në 2022 evidentoj gati asnjë parregullsi në zinxhirin e distribucionit të naftës, ndërkohë që ky sektor sipas ekspertëve zotërohet gati 75% nga tre kompani të mëdha në vend. Ndërkohë ekspertët apelojnë për një monitorim të shtuar. “Autoriteti i konkurrencës duhet ta monitoroj këtë fenomen. Si ka mundësi që çmimet në tregjet ndërkombëtare po bien, dollari është zhvlerësuar në raport me monedhën tonë vendase dhe çmimet në treg mbeten pothuajse të njëjta. Kur kemi tendencë rënëse çmimet në tregun shqiptar reagojnë shumë me vonesë, ndërsa kur ato rriten çmimet në vend reagojnë pothuajse menjëherë”, nënvizoi Klodian Muço.

Emigrαntët në Shqipëri, fαbrika e Fiatit në Serbi, Rama përgjigjet në A2 CNN për mαrrëveshjen me Italinë

Një ndër lajmet më të komentuara gjatë ditëve të fundit ka qenë vizita e kryeministres së Italisë në Serbi dhe deklarata për fabrikën e Fiatit në shtetit ballkanik.

Kryeministri Rama u pyet për marrëveshjen e emigrantëve dhe u shpreh se emigrantët nuk kanë asnjë lidhje me jetën sociale të Shqipërisë.

“Emigrantët do të vijnë, do të shkojnë në një qendër të mbyllje pritjeje dhe nuk kanë asnjë lidhje me jetën sociale të Shqipërisë.

Emigrantët dalin nga kampi për të ikur drejt aty ku e kanë objektivin. Ata nuk dalin në autostradë dhe bllokojnë autobusët, gjejnë rrugët dhe ikin. Qendrat e mbyllura nuk janë një zgjidhje ideale. Por ne nuk mund t’i japim zgjidhje një problemi Europian”, tha Rama.

Ndërkohë, ai u shpreh se marrëveshja për fabrikën e Fiatit në Serbi daton që pas viteve 1990. “Italia nuk çon fabrika gjëkundi. Fabrikat i çon biznesi. Marrëveshja me Fiatin daton që pas viteve 90, pas luftës”, tha Rama në A2 CNN.

Vrαsja e 14-νjeçares në Shkυp, dalin ραmjet nga momenti i rrëmbimit, dy aυtomjete kαΙojnë njëri ρas tjetrit

Publikohen pamjet ku shihen automjetet në të cilat është transportuar 14-vjeçarja Vanja Gorçevska (Gjorçevska) pas rrëmbimit të saj.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet kur dhe si ka ardhur vajza në fshatin Brazdë, si dhe kohën e saktë se kur i është djegur automjeti. Rreth orës 7:55, një makinë kalon në këtë rrugë të frekuentuar ndërsa automjetit i është djegur rreth orës 09:37.

Makina është filmuar duke nxituar drejt fshatit Brazdë, në momentin kur ka qenë në Vizbegovë, e cila është rreth 15 minuta larg vendit ku është gjetur trupi i Vanjës. Nuk dihet nëse në automjet ndodheshin Vanja e rrëmbyer, Ljupçe apo ndonjë nga të dyshuarit tjerë.

Në video shihet se në “citroen” ka qenë një shofer dhe një pasagjer, të veshur me kapele të zeza, por edhe se pjesa e pasme e veturës duket bosh, edhe pse shihet diçka që të kujton një çantë të bardhë, transmeton Blic.

Kamera, e cila është vendosur në një pronë private, tregon Renault Kango duke kaluar i pari dhe më pas Citroen i vjedhur.

https://m.facebook.com/61552379591530/videos/383388674111438/?ref=embed_video

Vrαsja i 41-νjeçarit për një krυshqi të ρrishur? Elton Javori ishte nipi një ρrej familjeve më të ‘FORTA’ në Fier!

41-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme në Fier, Elton Javori, është nipi i Demir Backës, shkruanklan.

Mediet shkruajnë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, Elton Javori, dyshohet se u vra me pistoletë pas një krushqie të prishur.

Kujtojmë se Demir Backa u vra në një atentat më 23 Tetor të 2021-it pranë një qendre tregtare në Fier. Backa është vëllai i një ish-anëtari të bandës së Fierit i vrarë në 1997, Medi Backa. Ky i fundit u vra në masakrën e Levanit bashkë me 23 persona të tjerë.

Fisi Backa, me të cilin raportohet se ka lidhje viktima është me origjinë nga Kosova e banim të hershëm në Fier si dhe janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht në këtë qytet, të konsideruara ndër 2 familjet më të pasura.

Demir Baçka njihej në Fier gjerësisht për shkak të historive nga e kaluara, por edhe bizneseve të tij të cilat shtriheshin deri në zonat bregdetare në jug të vendit.