15 vjecari nga Saranda dh υn¤n gjyshen s€ksυaΙisht

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85 vjeçare.

Madje këtë të fundit edhe e ka ngacmuar s*ksualisht. Babai shprehet se dhuna e djalit karshi tyre ka qenë e vazhdueshme, por me kalimin e kohës ai ka shtuar dozat e agrisivitetit. Sipas babit djali që i vogël ka pasur probleme të shëndetit mendor, por në adoleshencë është bërë më agresiv. Kjo si rezultat edhe të konsumimit të lëndëve narkotive dhe alkoolit. Kushtet ekonomike që jeton kjo familje janë të këqija dhe jetojnë me qira, por tashmë babai e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll pasi djali thyen çdo gjë në shtëpi. ” Unë jam me qira dhe ai nuk po thyen shtëpinë time, por shtëpinë e dikujt tjetër” shprehet ai për Fiksin.

Djalin ia ka dhënë përsipër një vendim gjykatë pasi është divorcuar. Ish bashkëshortja ka mbajtur vajzën. Djali sipas tij nuk shkon mirë as me të ëmën e cila është ankuar se i ka vjedhur lekë. Por situata agravohet pasi pjesë e dhunës është edhe gjyshja 85 vjeçare dhe ajo që i kalon dhe caqet e saj. ” Jetoj me frikë ai ka dashur të kryej marrëdhënie s*ksuale me mua dhe më është zhveshur para syve.” tregon ajo me lot në sy. Pa anashkaluar dhe grushtat e shumta që merr në kokë, kur situata del jashtë kontrollit.

Djali edhe pse vetëm 15 vjeç del natën nga shtëpi dhe kthehet orar pa orar ose largohet me ditë të tëra. Nga një vëzhgim që Fiksi bëri në dhomën e tij pohohet qartë ato çfarë thanë i ati dhe gjyshja. Dhoma është rrëmujë , dollapi i shkatërruar dhe muzika që dëgjon flet për gankstera dhe drogë.

Pyetjes së Fiksit se a janë ankuar diku në lidhje me probematikën e tyre me djalin, babai dhe gjyshja thanë se i janë drejtuar disa herë komisariatit të policisë. Hera e fundit ka qënë kur kanë bërë denoncim për dhunimin e 85 vjeçares. Cështja ka shkuar në gjykatë ku kjo e fundit ka marrë vendimin që më e arsyetueshme është largimi i gjyshes nga shtëpia dërgimin e saj në fshat dhe ndjekja e djalit me një psikologe.

85- vjaçarja e kundërshton këtë vendim pasi nuk ka ku të shkojëse në fshat është vetëm një kasolle e rrënuar. Pikërisht për këtë gjë ata iu drejtuan Fiks fare për të bërë një apel. Ata kërkojnë që djali të dërgohet në një qendër rehabilitimi ose në një shkollë riedukimi që të fillojë edhe mjekimin që e ka lënë. Sëbashku me gazetarët e Fiksit i drejtohen komisariatit Sarandë për të bërë edhe një herë denooncim ndaj dhunës së ushtruar nga 15 vjeçari. Kjo me idenë se shteti do të reagojë dhe ta stabilizojë 15 vjeçarin në një qendër të përshtatshme për të.

Top Channel

Edi Rama më hoqi motrën nga puna! Si më nxorrën arm*t në Elbasan, ja pse nuk jam dor*zuar

Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” ku tema e diskutimit ishte “Gazetarët përballë plumbave”, referuar vështirësive të gazetarëve gjatë raportimit të lajmeve dhe ‘lufta’ me të cilën ata përballen në përditshmërinë e tyre.

Gazetarja e Top Channel, e cila është pjesë e këtij profesioni mbi 26 vite, ka treguar se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme.

Ajo ka treguar edhe një episod ku bashkë me kameramanin, janë kërcënuar me armë zjarri.

“Çdo çështje ka dinamikën e vet… në ‘99 ishte shumë e vështirë sepse nuk kishte telefona, nuk vraponte informacioni siç shpërndahet tani. Ishin më të vështira për të siguruar informacion.

Kur raportoja për Gjykatën, po filmonim me operatorin Eurgert Hoxhaj në Elbasan. Shoferi na la larg nga vendi ku do filmonin në tregun agroushqimor, erdhën disa njerëz që na treguan dhe armët dhe na thanë që të fshinim filmin, të dy e menaxhuam me qetësi, patjetër që u trembëm. E falënderoj operatorin se nuk më la vetëm.

Kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen. vazhdimisht shkruaja për policinë, dhe mesazhet i shkonin familjes time. Për shembull sapo erdhi kjo maxhorancë, një nga njerëzit që është hequr nga puna ishte motra ime. Për shumë gazetarë, forma e parë e presionit është kjo. Të krijosh destabilitet tek njerëzit e afërt”, tha Anila.

Laert Vasili zbulon historine me motren

Laert Vasili ishte këtë të shtunë në një intervistë plot emocione në “S’e luan Topi” në Top Channel.

Gjatë rrëfimeve të tij për të shkuarën dhe jetën në kohën e diktaturës ai ka bërë një deklaratë tronditëse.

Ai tha se motra e tij ka ndërruar jetë 6 muajshe (ishte fëmija i parë i prindërve të tij, para se të lindte ai) pasi i kanë marrë më shumë gjak gjatë analizave, gjak të cilin ai tha se e përdorte diktatori Enver Hoxha për rigjenerimin e gjakut të tij.

Ai tha se kjo histori ka ndodhur me shumë fëmijë, jo vetëm me motrën e tij, por askush nuk flet. Ai tha se nëna e tij kur ishte shtatzënë me të, iku në Delvinë pasi kishte frikë që fëmijën ta lindte në Tiranë.

“E dinë të gjithë çfarë ndodhte nëpër gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por nuk ka pasur guximin kush ta thotë.

Vdes diktatori, Shqipëria mbushet me radhë të pafundme njerëzish që qajnë me oi… ti mund të qeshësh me zor, me zor nuk qanë dot. Dy milionë e gjysmë shqiptarë kanë qarë me oi..

Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit, kështu humbi jetën ime motër, 6 muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza u merrnin më shumë gjak dhe nuk kuptoje, ndaj dhe nëna shkoi në Delvinë dhe më lindi atje, sepse atje ishte e sigurtë. Nuk flet njeri për këtë. Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa…. nuk flet akoma njeri për dosjet, e kupton çfarë hipokrizie?”, tha aktori.

Eshte Laert Vasili babai i fëmijës? Serena Sula ρΙas B¤MBËN: Jam shtatzënë…

Modelja Serena Sula ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio për të folur për klipet e saj. Moderatoret e kanë ngacmuar atë në lidhje me disa personazhe të njohur të ekranit.

Një ndër to ishte edhe aktori i njohur, Laert Vasili, për të cilin bëri disa deklarata mjaft të forta. Serena u shpreh se para disa kohësh kanë qenë së bashku në Prishtinë dhe rruga është e gjatë për të mos bërë ndalesa.

Por jo vetëm kaq, pasi modelja i habiti të gjithë kur tha se ishte në pritje të ëmbël. E pyetur nëse babai është ish-finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Serena u përgjigj duke thënë se ‘do të jetë surprizë’.

Pjesë nga intervista:

Ke thënë se Laert Vasili ka qenë një person në jetën tënde që ti ke dashur të kesh një marrëdhënie me të. Më vonë të kemi parë në disa video në rrjetet sociale, në të njëjtin event që kam qenë dhe unë me shumë njerëz. Unë do të doja të dija përshtypjen, ndonjë diss, ndonjë lajm, çfarë ka ndodhur?

Me Laertin kam qenë në emision, në Prishtinë, nuk ka dalë akoma, del për Vit të Ri

Tani dua të shoh se deri ku shkon sinqeriteti jot me Laertin. Sepse unë di…

Ti di…

Çfarë ka ndodhur Serena?

Ka diçka për të ditur?

Përderisa kemi shkuar në emision bashkë, në Prishtinë, rruga është shumë e gjatë. Gjithë ajo rrugë e gjatë, nuk di si do kalohet pa ndalesa.

Ke pasur ndonjë gjë me Laert Vasilin, po ose jo?

O zemra, unë doja ta lija surprizë për Vitin e Ri, kam nxjerrë aty që jam shtatzënë. doja ta lija surprizë.

Je shtatzënë?

E lashë surprizë për tek emisioni, se e kam thënë atje. Kam hallin se si do të bëj klipin nëse do të isha shtatzënë

Domethënë je shtatzënë?

Le ta lëmë surprizë

Me Laert Vasilin apo?

Unë me Laertin kemi bërë një emision në Prishtinë, që do të hidhet për festa. Unë dhe Laerti jemi më të afërt seç duhet, kemi marrëdhënie më the të thashë, marrëdhënie intime.

Edi Rama jep lajmin e madh: Në fund të 2025, ju pret…

Tiranë – Një lajm i shumëpritur për mijëra qytetarë dhe drejtues mjetesh që përdorin çdo ditë aksin Tiranë-Durrës u dha sot nga Kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë njoftoi se punimet për zgjerimin e superstradës kanë avancuar ndjeshëm, dhe se 6 kilometrat e para të këtij aksi do të hapen për qarkullim në fund të këtij viti.

Përmes një postimi në platformat sociale, Rama theksoi se projekti, i cili parashikon zgjerimin e aksit kryesor me dy korsi shtesë, ka ecur me ritme të shpejta në dy fazat fillestare.

“Po vijon gjithashtu puna për elementët e tjerë të projektit, me qëllim që të përfundohet e gjithë kjo vepër shumëpritur,” shkroi Kryeministri.

Hapja e segmentit fillestar prej 6 kilometrash konsiderohet si një lehtësim jetik për fluksin e rënduar të trafikut, veçanërisht në hyrje dhe dalje të kryeqytetit. Rama e cilësoi këtë zhvillim si një hap drejt “një hyrje dinjitoze” për Tiranën, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e lëvizjes së automjeteve në arterien kryesore që lidh dy qytetet më të mëdha të vendit.

Autoritetet e transportit pritet të japin së shpejti detaje më të hollësishme mbi datën e saktë të inaugurimit dhe segmentet e tjera të radhës që do të finalizohen.

Pas ndarjes nga jeta të ish presidentit! E k*qja madhe ndodh sot në familjen e Bujar Nishanit

Ka ndërruar jetë Faik Nishani, babai i ish-presidentit të ndjerë të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Lajmi është bërë publik këtë të premte nga mbesa e tij, Fiona Nishani, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi me dhimbje largimin nga jeta të gjyshit të saj.

Në njoftimin e saj, Fiona shkruan se familja po përjeton një moment të rëndë, duke humbur njeriun që për ta ka qenë simbol i qetësisë, mençurisë dhe dashurisë së pakushtëzuar. Ajo bëri të ditur se varrimi do të zhvillohet nesër, më 13 dhjetor 2025, në orën 11:00, në Varrezat e Reja në Durrës, ku të afërm e miq do t’i japin lamtumirën e fundit Faik Nishanit.

Postimi i plotë i Fiona Nishanit:

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit tonë të dashur, Faik Nishani.
Do të na mungojë gjithmonë kujtimi, urtësia dhe dashuria e tij.
Varrimi do të bëhet nesër, më 13.12.2025, në orën 11:00, te Varrezat e Reja në Durrës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.”

Kujtojmë se Bujar Nishani, ish-president i Shqipërisë në vitet 2012–2017, u nda nga jeta më 28 maj 2022 në moshën 55-vjeçare.

Bujar Nishani, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare të pas viteve ’90, ndërroi jetë pas komplikimeve shëndetësore të lidhura me COVID-19. Ai ishte një personalitet që kishte mbajtur disa detyra të rëndësishme shtetërore: ministër i Brendshëm, ministër i Drejtësisë, deputet i Kuvendit dhe më pas President i Republikës.

Gjatë karrierës së tij, Nishani njihej si një figurë e qetë, e qëndrueshme dhe e përkushtuar ndaj institucioneve. Vdekja e tij, në atë kohë, shkaktoi reagime të shumta publike dhe zyrtare, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në jetën politike shqiptare.

Humbja e Faik Nishanit vjen si një tjetër goditje për familjen, e cila prej vitesh është përballur me dhimbje të mëdha. Familja Nishani mbetet një nga familjet më të respektuara dhe me kontribut të dukshëm në jetën publike të vendit.

Gruaja shtatzënë në gjendje të r*ndë, Kozaku tr*ndit spitalin: Gruaja është me barrelë, ja çfarë i kanë bërë mjekët (Video)

Tiktok-eri i njohur, Kozak Braçi, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku denoncon mjekët e spitalit të Lezhës për sjellje të papranueshme ndaj gruas së tij.

Sipas tij, gruaja shtatzënë ka pësuar një aksident dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që mjekët kanë marrë parà duke manipuluar dokumentacionin mjekësor.

Në video, Kozak shprehet: “Ngjoni doktorë, nan e motër, deri në fund kam me e ndjek atë dhe ato lekë që ke marrë nuk i ha ti në djersë të mia. Denisën do e marr dhe do i’a bëj letrat në Tiranë.”

Denoncimi i tij ka tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit dhe ka ngjallur shqetësim mbi situatën e pacientëve në spitalet publike.

Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar sot në kryqëzimin e Shënkollit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Nga ngjarja ka marrë lëndime të lehta Denisa Bajrami, e njohur në rrjetet sociale si bashkëshortja e Kozak Braçit.

Sipas burimeve për “TVA News”, Denisës, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, iu dha ndihma e parë nga ambulanca dhe më pas u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se një automjet tip “Benz” ka goditur nga pas makinën ku ajo po udhëtonte.

Në rrjetet sociale, Kozak Braçi ka publikuar një video ku shprehet i pakënaqur me shërbimin e marrë në spitalin e Lezhës dhe ka ngritur akuza ndaj stafit mjekësor. Ai thotë se bashkëshortja ndodhet në gjendje të rënduar dhe pretendon se mjekët kanë përfituar para për të minimizuar vlerësimin e gjendjes së saj.

Ndërkohë, burime thanë për “TVA News” se Denisa është jashtë rrezikut dhe se skaneri nuk është kryer për shkak të shtatzënisë së avancuar.

Shpresohet që gjendja e saj të përmirësohet sa më shpejt.

Video Player

Aks*denti tr*gjik! Vd*s drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, makina u p*rplas dhe…(foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, ku si për pasojë kanë humbur jetën dy fëmrat që po udhëtonin në mjet.

Bëhet fjalë për Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere), të cilat kanë ndërruar jetë në vendin ku ndodhi edhe aksidenti tragjik. Dyshohet se shkak i aksidentit, ishte koha e keqe dhe me mjegull.

Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpesh herë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit.

Aksidenti tragjik në Kosovë! Humb jetën drejtuesja e Dhomës

Elizabeta Katija

Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.

Aksidenti tragjik në Kosovë! Humb jetën drejtuesja e Dhomës

Eorda Sinollari

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili ka është duke marrë ndihëm mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia e Kosovës, bën me dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit që i preu në mes jetën e dy shqiptareve.

“Mjaft eshte mjaft”, Çim Peka ‘shp*rthen’ ndaj Sali Berishës: Je zbutur shumë, nuk je ai për të cilin i shp*llëm luftë Amerikës, tani jemi kthyer në (E PLOTË)

Gazetari dhe botuesi Çim Peka, ka shkruar një mesazh publik për Sali Berishën dhe kërkon prej tij të marrë në kontroll Partinë Demokratike, sepse siç thekson, është zbutur shumë dhe nuk është më lideri demokrat për të cilin mijëra qytetarë i shpallën luftë edhe Amerikës.

Ai shkruan se partitë e vogla nuk kanë pranuar në zgjedhjet e pjesshme lokale kandidat nga PD, ndaj kjo e fundit është detyruar të pranonte Flor Binaj si i pavarur, dhe me mbështetjen e Nismës Thurje të Endri Shabanit. Si shpërblim, deputetët demokrat do hidhnin firmat për Shabanin, Avokat Populli.

“Mjafton vetem kjo sjellje politike per te kuptuar qe PD nuk po sillet si partia e Sali Berishes, por si nje parti pa koke dhe me kalamanje te llastuar qe rrine para pasqyres duke bindur veten se jane pasardhes te Sali Berishes.

Kjo sjellje e PD keto dy tre muaj qe nga kandidatura per Tiranen deri tek firmat per Shabanin, eshte treguesi me i qarte se Sali Berisha eshte zbutur shume dhe nuk eshte Sali Berisha per te cilin mijra njerez i shpallen lufte edhe SHBA para kater viteve, vetem e vetem qe opozita te kishte ne krye nje luftetar si Sali Berisha qe njohim”, shkruan Çim Peka.

Ai vijon më tej duke shkruar se të djathtët e kanë mbështetur Sali Berishën për liderin e fortë që ai ka qenë, jo si pajtues fëmijësh të llastuar në PD.

“Nuk mund te tallen femijet e llastuar te ekraneve te Rames me thelbin e te berit politike. Nuk mundet partia me e madhe e opozites te mos nxjerr kandidat te sajin se nuk duan dy tre palaqo te Rames qe dalin ne media si opozita e opozites.

Ti qendrosh presionit te padrejte te SHBA-ve e te perkulesh para presionit te Endri Shabanit te Delina Ficos, e Agron Shehajt, nje idioti politik qe nuk kuptohet kur flet nese eshte grua apo burre, vetem nje PD pa lidership politik mund ta beje”, thekson Çim Peka.

Lexoni mesazhin e plotë të Çim Pekës për Sali Berishën:

Mjaft eshte mjaft!

1-Partite e vogla nuk pranojne kandidat nga PD prandaj PD pranon Florin si kandidat te pavaruar.

2-Qe partia e Shabanit te meshtese Florin, duhet PD t’i jape Shabanit firmat per “Avokat te Popullit”.

Mjafton vetem kjo sjellje politike per te kuptuar qe PD nuk po sillet si partia e Sali Berishes, por si nje parti pa koke dhe me kalamanje te llastuar qe rrine para pasqyres duke bindur veten se jane pasardhes te Sali Berishes.

Kjo sjellje e PD keto dy tre muaj qe nga kandidatura per Tiranen deri tek firmat per Shabanin, eshte treguesi me i qarte se Sali Berisha eshte zbutur shume dhe nuk eshte Sali Berisha per te cilin mijra njerez i shpallen lufte edhe SHBA para kater viteve, vetem e vetem qe opozita te kishte ne krye nje luftetar si Sali Berisha qe njohim.

Mjaft eshte mjaft.

Berishen nuk e mbeshtetem si pajtues femijesh politik ne PD, por si lider i forte qe vendos parimin edhe kur politikisht nuk i shkon per shtat si parti.

Nuk mund te tallen femijet e llastuar te ekraneve te Rames me thelbin e te berit politike. Nuk mundet partia me e madhe e opozites te mos nxjerr kandidat te sajin se nuk duan dy tre palaqo te Rames qe dalin ne media si opozita e opozites.

Ti qendrosh presionit te padrejte te SHBA-ve e te perkulesh para presionit te Endri Shabanit te Delina Ficos, e Agron Shehajt, nje idioti politik qe nuk kuptohet kur flet nese eshte grua apo burre, vetem nje PD pa lidership politik mund ta beje.

Berisha duhet te sillet si Berisha, bash per kete u mbeshtet.

Kthehuni tek parimet e lerini negociatat me Flamura e Oerda. Opozita te vetmin pushtet ka moralin, asgje tjeter. Po e falet dhe kete, ulni qepenin e mos genjeni me njerzit. Nuk mundet derri ne lluce, eshte fusha e derrit, lluca. Po luajtet me taktikat e Rames, fiton Rama, se ka nen kontroll gjithcka.

E fundit! Mbyllet ‘pazari’ SURPRIZUES! Gjyqtari që b*rgosi Salianjin shperblehet me postin e larte nga Rama

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e Gent Shalës si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Vendimi u publikua më 12 dhjetor 2025 dhe i jep fund një procesi që sot merr një kuptim politik dhe institucional të qartë.

Gentian Shala është gjyqtari i Apelit që firmosi vendimin penal që çoi në burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Dënimi u ekzekutua dhe Salianji humbi lirinë pas një vendimi që u konsiderua gjerësisht si selektiv dhe politik.

Sot, vetëm pak kohë pas burgosjes së Salianjit, i njëjti gjyqtar ngjitet në majën e sistemit gjyqësor shqiptar. Ky zhvillim përforcon perceptimin se dënimi i figurave politike kritike ndaj pushtetit shoqërohet me avancim karriere për ata që firmosin vendimet.

Emërimi i Gentian Shalës vjen pavarësisht se gjatë procesit të rivlerësimit ai ka qenë subjekt kontestimesh serioze mbi pasurinë dhe profesionalizmin.

Janë ngritur dyshime për fshehje pasurie, përfshirë pretendime për aksione në kompani ndërtimi dhe për kontrata huaje të pahetuara, çështje që u konsideruan të pamjaftueshme për të penguar konfirmimin e tij në sistem.

Megjithë këto probleme të dokumentuara, sistemi zgjodhi ta çojë përpara Shalën, duke e shpërblyer me një karrige në Gjykatën e Lartë. Ky është sinjali më i qartë për mënyrën se si funksionon hierarkia e re e drejtësisë kur përballë saj ndodhen kundërshtarë politikë.

Salianji bëri burgun në emër të partisë, ndërsa gjyqtari që e dënoi sot merr gradën më të lartë gjyqësore. Ja ku doli edhe e vërteta e kësaj çështjeje.