Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se në rrugën “Frederik Shiroka” ka humbur jetën prindi i një fëmije në çerdhen nr.35.
Ka dyshime se i ndjeri, një mashkull rreth të 50-ave ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.
Mesazhi i qytetarit:
Rruga frederi shiroka. Ka ndrruar jet nje prind, Sedi mir than arrest kardiak. Ajo makina mori trupin Qe duket N vidio. Thjesht e di mashkull mos goboj Mashkull rreth te 50tave arrest kardiak
Dukuria e vrasjeve me pagesë nuk vlerësohet që është shfaqur në Kosovë të paktën jo në raportimet e Policisë. Megjithatë profesorë e ekspertë të kriminalistikës, kanë informata për numrin e vrasësve me pagesë që janë në Ballkan e që janë shqiptarë.
Para në këmbim të privimit nga jeta e dikujt, është vepra penale më rrallë e dëgjuar dhe e raportuar në Kosovë. Pikërisht rastin e fundit të vrasjes së Liridona Ademajt e rëndon fakti se dyshohet që vrasja e saj është e porositur e vlerësuar me një çmim prej 30 mijë eurosh. Por ani pse me raste të tilla nuk kemi të bëjmë shpesh e policia as nuk posedon statistika të evidentuara për këto raste, megjithatë duket se të tilla ndodhin si në gjithë Ballkanin edhe në Kosovë.
Madje dyshohet se janë përafro 40 shqiptarë që këtë akt kriminal e kryejnë në gjithë Ballkanin. “Ata që porosisin vrasje me pagesë kanë për qëllim që t’iu ikin gjurmëve, t’i fshehin gjurmët dhe t’i kenë duart e pastra si thuhet te ne, sepse është bërë llogaritje që personi i cili kryen një akt të tillë kriminal është profesionist, dhe nuk lë prova në vendin e ngjarjes”, deklaroi për RTV Dukagjinin, profesori i kriminalistikës Mensut Ademi.
Profesori i Kriminalistikës tregon se me çfarë çmimi negociohen vrasjet e porositura. “Njëzet deri pesëdhjetë mijë dollarë, ose me kthye në euro, është pesëmbëdhjetë mijë deri dyzet e pesë mijë, ose tridhjetë mijë euro, por në Republikën e Kosovës ne sfidohemi për momentin, sepse jemi në geto, kemi probleme të mëdha socio-ekonomike, mos zhvillimi ekonomik”, shtoi Ademi.
Pavarësisht rastit të fundit, dhe fakteve të lartpërmendura ish-hetuesi policor tash avokat, Halit Shaljani, beson se një dukuri e tillë nuk ka indikacione se mund të bëhet trend në Kosovë.
Në Kosovë ende nuk kemi informata për ndonjë aktgjykim të formës së prerë, me të cilën është dënuar dikush për vrasje me pagesë apo për shtytje të vrasjes me pagesë. Kur marrim parasysh si Kosovë nuk mund të themi se është në rritje ky trend sepse s’kemi statistika të tilla, nuk kemi më raste të dëgjueshme”, deklaroi Shaljani.
Policia e Kosovës nuk ka asnjë evidencë për vrasjet me pagesë, pasi të njëjtit e bëjnë evidentimin sipas Kodit Penal të RKS-së, i cili parasheh veprën penale si “Vrasje” dhe të tilla në Kosovë vetëm gjatë 10 muajve kanë ndodhur 26.
Një vajzë 21-vjeçare ka vdekur në një rrugë të Manhatanit në Nju Jork pasi mjeti luksoz Lamborghini me të cilin ajo udhëtonte si pasagjere u përfshi nga flakët në lëvizje.
Shoferi 22-vjeçar Alejandro Rentas u dërgua në spital, ndërsa ende nuk dihen akuzat me të cilat ai do të përballet.
New York Post, raportoi se shoferi kaloi me semafor të kuq dhe më pas u sinjalizua nga oficerët e policisë për të ndaluar, por ai injoroi thirrjen dhe u largua me shpejtësi, ndërsa më pas mjeti luksoz u përfshi nga flakët për arsye ende të pazbardhura.
Mësohet se 22-vjeçari që drejtonte mjetin u nxor nga makina e përfshirë nga flakët nga një kalimtar i rastit, i cili tha se për gruan ishte tepër vonë.
Paralajmërimet për valët e të nxehtit po përfshijnë pothuajse gjysmën e Australisë këtë javë, duke shënuar valën e parë të madhe të të nxehtit të verës.
Paralajmërimi tre-ditor i valës së të nxehtit nga Byroja e Meteorologjisë nga e mërkura e tutje tregon kushte të rënda të valëve të të nxehtit të pranishme nga qyteti i Broome në veri-perëndim përmes qendrës dhe në Queensland perëndimor dhe Uellsin e Ri Jugor.
Këto kushte po zhvendosen gradualisht në drejtim të jug-lindjes gjatë ditëve në vijim, duke u përqendruar Australinë Jugore deri në fund të javës.
Të martën, termometri kaloi mbi 45 gradë Celsius në Tarcoola, Roxby Downs dhe Woomera në , sipas meteorologut të lartë të Byrosë së Meteorologjisë, Dean Narramore.
Narramore tha se kjo ishte “vetëm një shije” e asaj që do të vinte për pjesën e mbetur të javës përpara se të vinte një ndryshim i lezetshëm.
“Nuk është shumë e pazakontë për këto zona valë tëtë mëdha të nxehtësisë, dhe nëse shikoni në fakt numrat, nuk ka shumë rekorde që janë thyer,” tha ai.
Një 92-vjeçare ka vdekur pasi një infermiere i dha në vend të ujit, detergjent në një shtëpi të moshuarish në Greqi.
Pronari i shtëpisë së të moshuarve në Heraklion 53 vjeç, menaxheri 28 vjeç dhe infermjerja që i dha ilaçin janë arrestuar dhe u akuzuan për vrasje nga pakujdesia.
Rastin e denoncoi dhëndri i 92-vjeçares, pasi gjatë administrimit të barnave ditën e hënë, kanë përzier shishet e ujit, me ato që përmbajnë detergjent. Sapo e ka pirë, e moshuara u ndje keq dhe u transferua menjëherë në spitalin Venizelio, ku humbi dhe jetën.
Pas padisë së familjarëve të 92-vjeçares, policia ka kontrolluar shtëpinë e të moshuarve, ku është gjetur shishja me dezinfektuesin, e cila është konfiskuar dhe përmbajtja e saj po ekzaminohet nga laboratori i toksikologjisë.
Mjeku do të kryejë autopsinë dhe analizat toksikologjike në trupin e 92-vjeçarit. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë, të cilët në bazë të provave që disponojnë, mendojnë se gjithçka ka ndodhur gabimisht.
Sipas të dhënave të deritanishme, gabimi fatal ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 9:00 – 9:30, në dhomën e ngrënies, ku gruaja kishte konsumuar mëngjesin. Një kamera sigurie ka regjistruar të gjithë skenën. Gruaja, sipas informacioneve të ERT-së, duket se i kërkon ujë infermieres, e cila merr një shishe, që ishte me të tjerët dhe e lë në tavolinë.
Gruaja, e cila vuante nga shëndeti mendor, hap shishen dhe fillon të pijë ngadalë lëngun, pa reaguar. Kur stafi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ishte vonë për të shpëtuar të moshuarën e cila vdiq menjëherë pasi u dërgua në spital.
Nuk dihet ende se si detergjenti u gjend brenda shishes së ujit. Policia po heton mundësinë që një sërë gabimesh fatale e çuan të moshuarën drejt vdekjes. Mendohet se një pastrues e ka mbushur shishen me detergjent dhe më pas një punonjës tjetër e ka vendosur pranë shisheve të ujit, pa ditur se çfarë përmban.
Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja kuqezi gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e Euro 2024. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se qendra quhet “SportCentrum Kaiserau”, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipe sportive, që gjendet në afërsi të Dortmundit.
Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë apo klube si: FC Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpool, FC Porto, Borusia Dortmund, Schalke 04, Valencia, etj.
24 orë para çdo ndeshjeje ekipi kombëtar do të transferohet në qytetin ku do të luhet dhe pas ndeshjes do të kthehet përsëri në kampin bazë për të vijuar përgatitjet. Bëhet fjalë për një qendër ekselence sportive që ofron të gjitha kushtet e duhura, duke përmbushur kërkesat e stafit teknik.
Trajneri Silvinjo dhe stafi i FSHF-së vizituan dy ditë më parë lokacionet e sugjeruara nga UEFA dhe më në fund pas një pune këmbëngulëse arritën të sigurojnë shërbimet e kësaj qendre stërvitore. Kampi bazë i Shqipërisë është përzgjedhur në një lokacion që ka pranë 6 prej 10 stadiumeve që do të presin ndeshjet e turneut.
Një 13-vjeçar ka vrarë nënën e tij ndërkohë që ishte në gjumë me motrën e tij të porsalindur 14-ditëshe.
Krimi ka ndodhur mbrëmjen e 12 tetorit në SHBA, ndërkohë tani Zyra e Prokurorit të Qarkut Miami-Dade në Florida, ka publikuar fotot rrëqethëse të kapura nga kamerat e sigurimit në dhomën e gjumit, disa momente para se nëna të vritej.
Në një nga pamjet, të regjistruara në orën 22:23 të asaj nate, Garcia shfaqet në shtratin e saj me vajzën e saj të porsalindur në krahë. Vetëm 40 minuta më vonë, në orën 23:00, kamera e monitorit të bebeve regjistroi dhomën me dritat e fikura. Foshnja është tani në krevat fëmijësh dhe mbi gruan e fjetur në shtrat qëndron adoleshenti Derek Rosa, i cili gjysmë ore më vonë i telefonoi policisë për të rrëfyer aktin e tij.
Prokurorët që publikuan materialin nuk kanë dhënë ende detaje mbi përmbajtjen e tij. Mirëpo, në pamjet e publikuara nga New York Post përfshihet edhe një selfie tronditëse që 13-vjeçari besohet se ia ka dërguar një miku të tij pas krimit brutal. Adoleshenti pozon me gjuhën jashtë, duke bërë një gjest, ndërsa në dorën e tij duket një substancë e kuqe, ndoshta gjaku i nënës së tij.
Provat përfshijnë gjithashtu fotografi të një thike me një dorezë rozë që duket të jetë e mbuluar me gjak, dhe ndoshta është arma e krimit.
Gjatë telefonatës së tij natën e vrasjes, Rosa ka rrëfyer vrasjen e nënës së tij dhe faktin se më pas i ka dërguar një foto një miku të tij. 13-vjeçari, i cili ishte ekselent në shkollë, thuhet se i tha operatorit se fillimisht kishte për qëllim të vriste veten me një armë që kishte në shtëpi, por në fund vendosi se nuk donte ta bënte këtë.
Natën e krimit, njerku i 13-vjeçarit i cili është një shofer kamioni, ishte larg në punë. Foshnja e cila ishte shtrirë në krevat fëmijësh, ndërsa nëna e tij u vra pikërisht pranë tij, është shëndoshë e mirë.
Vlen të theksohet se, pavarësisht krimit të tmerrshëm për të cilin akuzohet, 13-vjeçari ka mbështetjen e shumë familjarëve, përfshirë edhe babain e tij, i cili duke folur para kamerave ka kërkuar që të birit t’i jepet “një shans i dytë”. Familjarët e Rozës shprehën mosmarrëveshjen e tyre me vendimin për të gjykuar adoleshentin si të rritur. “Derek është një fëmijë i mirë. E butë, e dashur”, tha një i afërm në gjykatë.
“Ne kërkojmë që atij t’i jepet një shans për t’u rritur, maturuar dhe për të lënë pas vetes atë që ndodhi,” tha babai i tij në gjykatë.
Në qytetin e Torinos në Itali po zhvillohen xhirimet e filmit “Fust and Furious X”, ku kanë tërhequr jo pak vëmendjen e qytetarëve.
Në video shihet një pjesë e sekuencës së xhirimeve, ku disa makina policie të cilat janë duke ecur përgjatë lumit “PO” fluturojnë në ajër të shtyrë nga pistonat.
Kujtojmë që “Fust and Furious” është një nga filmat më të ndjekur nga publiku në botë, si dhe më të vlerësuar.