Dua Beqiri, 6 vjeçarja me prejardhje nga fshati Bilaç komuna e Bujanocit e ka përfaqësuar Kosovën duke i sjellur titullin Champion në garat ndërkombëtare te organizuara nga Brainobrain Academy, gara me abakus dhe aritmetikë mentale, në Dubai, më 25 nëntorë 2023.
Në garë, Kosovën e përfaqësuan 27 fëmijë nga mbi 30’000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, gjithësej 45 shtete.
Koha e kufizuar për zgjidhjen e 40 detyrave ka qenë 3 min, por Duas i mjaftuan vetëm 2:52 min.
Mendjet gjeniale arrinë saktësinë dhe shpejtësinë e rezultateve për kohën e kufizuar, ishte e jashtëzakonshme krahasuar me fëmijët e kategorisë së saj në nivel botëror.
Një tërmet me magnitudë 5.1 ka tronditur turqit pranë Gjirit Gemlik të rrethit Mudanya të Bursës.
Afërsisht 3 minuta pas tërmetit që ndodhi rreth orës 10:42 të mëngjesit, një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi vendin. Tërmeti është ndjerë jo vetëm në Bursa, por edhe në Stamboll, Kocaeli, Yalova, Balıkesir dhe qytetet përreth. Ndërkohë që tërmete të tjera, por me magnitudë më të ulët kanë ndodhur edhe më vonë.
Momenti i tërmetit u pasqyrua në kamerat e sigurisë të vendeve të punës dhe shtëpive dhe zgjati përafërsisht 10 sekonda. Në kamerat e sigurisë është kapur edhe momenti i “arratisjes” së qytetarëve nga dyqanet e tyre. Pasi ndërtesat krijuan çarje nga tërmetet e vazhdueshme, qytetarët që donin të largoheshin nga Mudanya krijuan trafik të rënduar në qendrën e rrethit.
Banorët e zonës thanë:
Kemi përjetuar një panik të madh, u drodh keq. Nuk ka dëme në pronën tonë. Ne vrapuam te fëmijët dhe familja ishte në panik. Njerëzit dolën në rrugë dhe kishte bllokime të trafikut. Qeveria dhe pushteti lokal duhet të marrin masa.
Bruna Cavalli është 31-vjeçarja me origjinë shqiptare e cila vdiq të shtunën në mbrëmje pasi u përplas nga një makinë teksa po ecte buzë autostradës 16 në Rimini, Itali.
Mbrëmjen e së shtunës ajo ishte në shoqërinë e një mikeshe 21-vjeçare me kombësi indiane, e cila u plagos rëndë dhe u shtrua në spital në Cesena. Aksidenti ndodhi në orën 21:30 kur dy vajzat që ecnin përgjatë një rruge të ndriçuar keq u përplasën nga një Volkswagen Tiguan, i drejtuar nga një burrë.
Bruna vdiq menjëherë në vendngjarje, ndërsa shoqja e saj u dërgua në spitalin ‘Bufalini’ në Cesena pasi ka pësuar disa trauma. 21-vjeçarja me kombësi indiane do të intervistohet në orët në vijim nga efektivët e policisë rrugore , të cilët ndërhynë në vendngjarje mbrëmjen e së shtunës së bashku me punonjësit e shëndetësisë. Dëshmia e saj do të jetë thelbësore për të rindërtuar dinamikën dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit pasi në asfalt nuk ka shenja frenimi dhe rruga nuk është e ndriçuar mirë.
Familja e Brunës është shkatërruar. E lindur në Shqipëri, ajo u birësua si fëmijë nga një çift që jeton në një qytet pranë Rimini. Bruna kishte kohë që jetonte në Rimini. Ajo punoi për vite si kamariere në tavernën La Chiacchera. Pronari i saj i pikëlluar nga ngjarja thotë:
Një vajzë shumë e mirë. Mësuam për tragjedinë dje në mëngjes, ende e kemi të vështirë të besojmë se nuk do ta shohim më Brunën.
Ndërkohë kolegët thonë se Bruna ishte plot jetë, e sjellshme dhe e disponueshme për të gjithë.
Një moment rrënqethës është përjetuar gjatë ndeshjes mes Cordoba dhe Melilla. Mbrojtësi i Cordoba, Dragisa Gudelj, pësoi atakun e dytë në zemër brenda tetë muajve, por arriti të dilte sërish fitimtar.
Pak pas minutës së 25’ të ndeshjes, lojtari serb u rrëzua në fushë duke humbur ndjenjat. Megjithatë, pak sekondë më vonë, 26 vjeçari i ngrit në këmbë, dukshëm i trullosur.
Gjyqtari ndërpriti lojën dhe u kërkoi mjekëve që të futeshin në fushën e lojës për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit, i cili u shpëtua nga një defibrilator i implantueshëm që kishte vendosur tetë muaj më parë, duke ditur problemin që ka.
Marsin e kaluar, Gudelj humbi ndjenjat për herë të parë, sërish gjatë një ndeshjeje. Mjekët nxitun dhe e shpëtuan lojtarin serb, duke e mbajtur në jetë. Që atëherë, vëllai i sulmuesit të Sevilla ka jetuar me një defibrilator të implantueshëm që në thelb ishte arsyeja që dje nuk kishte rrezik më të madh për qendërmbrojtësin serb.
Pretendimet e ish-bashkëshortit të motrës së Mbretëreshës Letizia, se dikur kishin një lidhje dhe se ai ishte gati të martohej me të para bashkëshortit aktual të Letizias, mbretit të Spanjës, Felipe, kanë shkaktuar bujë por edhe shqetësim në mediat spanjolle. Gjithçka filloi pas një postimi në Jaime del Burgo ‘s X që kishte një foto të Letitia-s rreth 15 vjet më parë pozon para një pasqyre. Në të njëjtin postim kishte si mbishkrim tekstin e mëposhtëm: “Dashuria ime. Unë kam vendosur shallin tuaj. Ai më mbron. Po numëroj orët derisa të takohemi sërish. Unë të dua. E jotja”.
Mirëpo, kur ky postim ra në sy nga mediat spanjolle, del Burgo e fshiu atë, ndërsa të njëjtën gjë bëri për të gjithë përmbajtjen e llogarisë së tij X.
Del Burgo shihet duke pretenduar se ishte gati të martohej me Letitia në vitin 2004, ndërsa ajo ishte ende gazetare. Sipas të njëjtave pretendime, del Burgo do t’i propozonte në darkë Letitia-s në hotelin Ritz në Madrid, por në atë datë mbretëresha e ardhshme e Spanjës dyshohet se i tha atij se kishte takuar një burrë (d.m.th. Felipe) që do t’i ndryshonte jetën.
Pretendimet e Del Burgo janë pritur me skepticizëm nga mediat spanjolle pasi ai ka kërcënuar më parë se do të zbulonte sekretet e supozuara të familjes mbretërore të Spanjës.
Spanjolli 53-vjeçar, i cili jeton në Zvicër me gruan e tij, avokaten me origjinë suedeze Lucia Diaz Lilleström, nuk është i panjohur për qarqet e biznesit spanjoll pasi duket se ka biznes në Marok, Afrikën e Jugut, Brazil, Meksikë, SHBA, Franca dhe Gjermania.
Një muaj më parë ai publikoi një libër me titull “Letitia dhe unë” në të cilin përpiqej të shpjegonte marrëdhëniet e tij me monarkinë spanjolle. Në këtë libër, 53-vjeçari pretendon se u takua me Mbretëreshën aktuale të Spanjës në vitin 2000, duke sugjeruar që pavarësisht martesës së saj me Felipe, ata vazhduan të dilnin bashkë.
Ai ishte në fakt dëshmitar në dasmën e Letitias me Felipen në vitin 2004, por menjëherë pas kësaj ai pati një lidhje me motrën e mbretëreshës aktuale të Spanjës, Thelma, me të cilën u martua në vitin 2012 para se të ndaheshin përfundimisht përgjithmonë në 2014.
Dardan Krivaça, i cili në muajin gusht u dënua me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi dhe vrau një vajzë 18-vjeçare të quajtur Marigona Osmani, ka kërcënuar nga burgu motrën e të ndjerës.
Kjo është bërë me dije nga babai i dy motrave Muhabi Osmani, i cili ka rrëfyer se mesazhe të ndryshme, në rrjete sociale, nga profile në emër të Krivaqës, kanë kërcënuar familjes e tij. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigonës, në vitin 2021 në Ferizaj.
“Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që: “Edhe këtë vajzën e madhën që e keni do t’ia bëj njësoj”. E kemi raportu në Polici, tani janë duke u marrë ata me këtë rast”, deklaron Osmani për mediet.
Ata shprehen se organet ligjzbatuese ende nuk e kanë gjetur se nga i ka ardhur ai mesazh.
“Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthyer përgjigje që kur ka ardhur ai mesazh dhe nga ka ardhur. Ai ka qenë në burg, SMS-i ka ardhë nga profili i tij në rrjete sociale në telefonin e bashkëshortes. Kur kemi shkuar në polici, ai i hetuesisë ka pyetur prokurorin që të na e bënte intervistën apo jo, paramendoje ti, tani prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë”,shtoi Osmani.
Ka shumë tradita “të veçanta” që ekzistojnë në vendet skandinave, si Norvegjia. Një norvegjez i rrezikshëm ka vendosur një rekord të ri botëror në një sport ekstrem që është bërë modë në vendin e tij.
Bëhet fjalë për Ken Stornes i cili vendosi rekord në “zhytjen e vdekjes” duke u hedhur nga një lartësi prej 40.5 metrash në ujërat e ftohta të Stryn të Norvegjisë.
“Zhytja e vdekjes” u shpik në Norvegji dhe është një lloj zhytjeje ekstreme në të cilën personi që zhytet në ujë duhet të hidhet me bark. Diçka veçanërisht e dhimbshme.
Shikoni videon e rënies më të madhe të ‘zhytjes së vdekjes’
Dirseo Haxhaj i njohur si Toni Picajoli është bëri i famshëm për artin që bën me brum. Pas suksesit në Gjermani, ai është rikthyer në Tiranë, ku ka hapur një piceri të re. Padyshim, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me artin që realizon me duar.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Toni së bashku me kolegun e tij Gonin, kanë ndarë detaje nga puna.
“Lojërat me brum i bën dhe Goni bashkë me mua. Me Gonin jemi njohur në Durrës, kur kemi punuar për gjatë tre muajve të verës. Unë hapa një piceri në verë dhe doli me sukses.
Unë kur erdha këtu para 6 muajsh në Tiranë, pash që qiratë ishin shumë shtrenjtë. Madje, më shtrenjtë se piceritë në Berlin”.
Më tej, Toni ka zbuluar dhe historinë e emrit të tij, duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.
“Babai im ka qene tifoz me Brazilin dhe më vuri emrin e lojtarit që donte më shumë Dirseo, kur e pash unë, ai luante vërtetë bukur.
Kur shkoja në shkollë, mësuesja e kishte shumë të vështirë të ma thërriste Dirseo dhe unë i thoja më thërrit Toni. Kështu ngeli emrin”./abcnews.al
Tre të arrestuarit kanë rrëfyer në prokurori se si situata u doli jashtë kontrollit kur panë që publiku ishte në kërkim të Vanjas, 14-vjeçares së rrëmbyer dhe të vrarë në Maqedoninë e Veriut.
Tre nga pesë personat e përfshirë u morën në pyetje dhe mësohetse kanë treguar gjithçka edhe për të përfshirët në rrëmbimin e Vanjas.
Sipas deklaratave të tyre, të cilat ende nuk janë vërtetuar, situata doli jashtë kontrollit kur panë se i gjithë publiku po kërkonte Vanja. Dyshohet se ata i ka zënë paniku dhe kanë vendosur t’i kërkojnë paratë më vonë.
Sipas informacioneve fillestare, shkak për zhvatjen e parave është bërë një apartament që e ëma ka shitur.
Po ashtu mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ministri i Brendshëm tha sot në një konferencë se motivi i vrasjes së të miturës është interesi vetjak, por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili është marrë vesh me organizatorin e grupit. Babai u tha se sa orë shkon vajza në shkollë.
Ky grup e njihte familjen dhe sipas tij bëhet fjalë për një grup kriminelësh. Gjithashtu njoftohet se babai është ende në komisariat.
Erik Lloshi është padiskutim një ndër këngëtarët mjaft të dashur të publikut shqiptar dhe ditën e sotme, ai ka qenë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Erjola Doci dhe Ronaldo Sharka.
Në intervistën e tij, artisti ka folur më shumë për karrierën e tij dhe planet për të ardhmen. Erikut nuk i ka shpëtuar gjithashtu edhe pyetja, nëse do dëshironte të ishte pjesë e “Big Brother Vip 3”.
“Nuk do ta mohoja që do më pëlqente ta provoja si eksperiencë por njëkohësisht kam edhe frikë. Kam frikë ta provoj si eksperiencë nga vetja ime. Pra e kam me qejf por e kam edhe frikë njëkohësisht. Një ftesë akoma nuk më ka ardhur por edhe nëse do më vijë…”
I pyetur nga Erjola nëse do jepte 100% të vetes së tij nëse do ishte pjeseë e këtij programi, Eriku është shprehur:
“Nuk e di por unë me natyrën që kam, nuk di të gënjej dhe jam shumë i drejtpërdrejtë. Zakonisht njerëzit e drejtpërdrejtë nuk janë aq të pëlqyer mendoj unë”.
Ai më vonë ka vendosur që të vërë në lojë bashkëshorten e tij, duke i telefonuar për t’i thënë se sapo ka firmosur kontratën për të qenë pjesë e “reality show” dhe mesa duket artisti e paska një pengesë të madhe.
Bashkëshortja e tij e ka thënë hapur që nuk e ka aspak me qejf që ai te jetë pjesë e këtij formati.