“Jam në një Μ ARRËDΗËNlE me 2 g rα të m. artυara”, 26-vjeçari rrëfen hαIIin

Lidhjet dashurore kanë histori nga më të ndryshmet njohjeje dhe dinamike. Disa janë shumë të lehta e disa nga më të komplikuarat.

Përsa i përket këtyre rasteve të komplikuara, një djalë 26-vjeçar ka rrëfyer historitë e tij të pazakonta.

Për më tepër ai shpjegon se është në gjendje të mirë ekonomike dhe mund të tërheqë këdo që i vë syrin.

Bëhet fjalë për dy lidhje me dy gra të martuara. Ai thotë se bëhet shumë xheloz për to dhe vetë nuk e kupton arsyen pse.

Ai ka shkruar: Prsh …une qe po ju shkruaj jam 26 vjec.Po dal direkt ne temë pa dashur ta zgjas .

Jam ne mardhenie me 2 gra te martuara te moshes 30-34 vjece, ndoshta edhe per faktin qe jam mire ekonomikisht dhe i afte per te terheq dike qe me intereson.

Problemi qendron qe jam shume xheloz per te dyja,sdua ti shkruaj njeri ne fb ne instagram etj .

Hyj ne fb e tyre cdo dite me dijenine e tyre . Ndihem keq kur lexoj mesazhe nga hamshore e legena qe i shkruaj me adres te rreme dhe mund te them qe mund te kem ber mbi 200 block.

Marrdhenie me burrat e tyre nuk kan per tmos then zero,jam 100 % i sigurt per kte .

Nuk po mundem dot te mos jem xheloz dhe 100 her pyes veten pse duhet te jem shum xheloz per dicka qe sesht e imja ???”

111 νjetori i Paνarësisë së Shqipërisë, ja υrimi i νeçantë i Xherdan Shαqirit (Foto)

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka uruar festën e Pavarësisë përmes një postimi në “Insta-Story”.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë,.

Shaqiri e ka përshkruar foton: “Urime 111 vjetorin”.

Shqiρëria feston 111 νjetorin e Pavarësisë, NATO ngre në ajër flamυrin kuqezi

NATO, aleanca më e fuqishme ushtarake në botë ka uruar Shqipërinë në ditën e 111-vjetorit të Pavarësisë.

Aleanca e Traktatit të Veriut e uron Shqipërinë permes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, me një ushtar në parashutë që valëvit flamurin tonë kombëtar në ajër.

“Gëzuar festën kombëtare miqve dhe kolegëve tanë shqiptarë”, shkruhet krahas fotos.

Shqipëria u anëtarësua në NATO, 14 vjet më parë, më 1 prill 2009 dhe është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për vendin tonë.

Do të merrnin ρjesë në festimet e 28-29 Nëntorit në Tiranë, αksidentohet aυtobυsi me nxënës

Një autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një autoveturë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit ,ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Horoskoρi për ditën e sόtme, e Martë 28 Nëntor 2023

Dashi

Do të jetë një ditë plot emocione dhe me shpirtin tuaj binjak do të përjetoni momente të bukura. Parashikimet për një Shën Valentin romantik janë të shkëlqyera! Beqarët do të takojnë njerëz të ndryshëm nga zakonisht, por do të duhet të ndryshojnë sjelljen për të bërë arritje të reja! Mbani impulsivitet brenda vetes dhe nxirrni cilësitë tuaja në vend që të grindeni më kot në punë.

Demi

Është një moment i valërave të mëdha për ata që presin një konfirmim nga partneri/ja. Një po ose një jo do të ndryshojë perspektivat tuaja, por shpresa nuk do të zhgënjehet! Beqarët do të jetojnë një ditë të qetë, edhe nëse disa takime mund t’i shqetësojnë ata. Qëllimet tuaja janë të arritshme. Sot do të jeni të drejtpërdrejtë me kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe do t’i ekspozoni në mënyrë të qartë projektet tuaja.

Binjakët

Bricjapi në Venus mund të pengojë të kuptuarit me të dashurin/ën tuaj. Ju do të gjeni veten duke diskutuar çështje të ndjeshme që do të shkaktojnë ndryshime të bezdisshme që do të dalin. Yjet favorizojnë takime dhe njohje të reja edhe për ata që janë vetëm. Nëse jeni duke pritur për një përgjigje në punë, do të merrni kënaqësi të bukura. Nëse punoni vetë do të vini re ndryshime pozitive.

Gaforrja

Sot ju jeni të butë dhe romantik dhe gjithashtu kërkoni përgjigje nga partneri/ja që duket disi i hutuar. Ëmbëlsia juaj do të kompensojë mangësitë e tij/saj! Dita e Shën Valentinit do të jetë plot me surpriza edhe për zemrat e vetmuara që janë duke u përgatitur për të festuar … pa një shpirt binjak! Jupiteri shpall oferta shumë të volitshme në horizont, edhe nëse ato do të jenë të dëmtuara nga rivalitetet e vogla që mund të lindin me kolegë ose bashkëpunëtorë.

Luani

Nostalgjia e një dashurie intensive plot me gjëra të bukura ngroh zemrat tuaja në çift. Është shumë keq që për ju ndoshta në këtë moment ka shumë pak kohë për këtë … duhet të kënaqeni me veten. Nga ana tjetër, beqarët do të jenë në gjendje të marrin propozimin e një personi i cili do të gjejë guximin të deklarojë dashurinë në Ditën e Shën Valentinit! Ju do të keni shumë për të bërë dhe për të plotësuar të gjitha qëllimet e përcaktuara. Vizatoni talentin tuaj nëse shihni se ka ngjarje të papritura.

Virgjëresha

Nëse jeni në çift dhe keni në mendje ta mbyllni lidhjen me partnerin/en me një ndërprerje të vogël për disa kohë, përshpejtoni përgatitjet. Dashuria është tashmë në plan të parë dhe për ata që janë vetëm, të cilët do të  jetojnë një ditë duke alternuar midis gëzimit dhe melankolisë. Ju jeni të vendosur të vazhdoni rrugën tuaj dhe këmbëngulja në punë ju lejon të mblidhni sukses pas suksesit.

Peshorja

Është një ditë e bukur, plot gëzim dhe surpriza. Ju do të keni qëllim të ngacmoni partnerin/en, por jini të kujdesshëm që të mos lëshoni xhelozinë ndaj tij/saj. Beqarët mund të llogarisin një ditë shumë interesante për ndjenjat, një Venus në një pozitë të favorshme do të shpërndajë takime magjike! Yjet këshillojnë të veprojnë menjëherë dhe të jenë të sigurt për vendimet e tyre në punë. Mos humbisni raste të arta.

Akrepi

Një ditë e madhe për të marrë një pauzë për reflektim. Ngjarjet po ndjekin njëra- tjetrën dhe ju po përballeni me një vendim të rëndësishëm. Qartësoni gjithçka me të dashurin/ën tuaj. Disa beqarë do të jenë në gjendje të rishikojnë një të njohur të vjetër dhe të bien në dashuri! Mërkuri vazhdon të shkaktojë pengesa dhe tensione në bashkëpunimet në punë; por nëse vazhdoni në rrugën tuaj ju do të fitoni.

Shigjetari

Do të jeni të pandalshëm dhe partneri/ja do të luftojë për të vazhduar me ju. Disa ide për këtë ditë të madhe po vinë, por duhet të jeni të sigurtë për dashurinë tuaj për partnerin/en. Ata që janë vetëm do të animohen nga një vitalitet i pabesueshëm dhe do të thyejnë zemrën e një personi të veçantë. Duhet të bëni një analizë të situatës, së paku në lidhje me çështjet ekonomike. Bëni plane të mira për të shmangur humbjen e përfitimeve!

Bricjapi

Sot do të ndani momente të harmonisë së madhe me të dashurin/ën tuaj. Yjet rezervojnë erosin dhe pasionin në një nivel të lartë dhe mbi të gjitha, një fantazi të shfrenuar! Beqarët mund të llogarisin ftesa për njohje të reja të cilat premtojnë arritje. Në aspektin profesional, keni nevojë për një angazhim më të madh për të shtuar të ardhurat dhe projektet e mira.

Ujori

Kontrastet dhe diskutimet me të dashurin/ën tuaj mund të shkaktohen nga stresi. Mundohuni të zgjidhni problemet së bashku nëse doni që marrëdhënia të ecë siç duhet. Beqarët do të jenë shumë të gatshëm për të takuar njerëz të rinj. Planetët ju shtyjnë të kultivoni projekte dhe investime të reja. Pyesni ekspertë përpara se të veproni.

Peshqit

Një ditë lumturie për të gjithë ata që janë në çift. Ata që janë në një lidhje të konsoliduar do shfaqin dëshirën për të filluar jetesën së bashku dhe kjo mund ta forcojë edhe më shumë marrëdhënien. Beqarët do të duhet të luftojnë për të shmangur atraksionet transgresive. Në punë do të keni bashkëpunim dhe dialog të mirë me kolegët.

Dαsma kthehet në trαgjedi, dhëndri υret nυsen ditën e dasmës

Plumbat qëlluar edhe dy prej të ftuarve, të cilët u dërguan me urgjencë në spital, por një prej tyre ndërroi jetë.

Sipas policisë vendase, Chaturong ishte mjaft i dehur në momentin kur kreu krimet makabre, por motivi i tij mbetet i paqartë.Ai kishte blerë armën dhe municionet legalisht vitin e kaluar, shtuan ata.

Sipas disa të ftuarve, çifti kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë festës.

Chaturong, raportohet, se kishte problem hendekun e moshës midis tij dhe Kanchana.

A do të bjerë bόrë në Tiranë? Çfarë thotë meteoroΙogia

E pyetur se nëse reshjet e borës do të mbërrijnë në kryeqytet, Gjoni u shpreh se aktualisht nuk mund të parashikohet diçka e tillë

Meteorogia Anira Gjoni ka treguar se sipas parashikimit të kushteve atmosferike, gjatë kësaj jave duke nisur nga e marta e 28 Nëntorit në Shqipëri do të kthehen reshjet intensive, të cilat do të sjellin problematika edhe në vendin tonë, si në rajon.

Sa i takon temperaturave, ajo tregon se do të rriten gradualisht, duke nisur nga dita e nesërme me nisjen e shirave.

E pyetur se nëse reshjet e borës do të mbërrijnë në kryeqytet, Gjoni u shpreh se aktualisht nuk mund të parashikohet diçka e tillë, pasi modelet ndryshojnë. Megjithatë, gjatë kësaj jave dhe po ashtu javën që vjen nuk presim borë në Tiranë, sipas saj.

“Vjeshta që lamë pas ishte me kushte atmosferike shumë dinamike. Edhe dimri ashtu presim që të jetë ashtu siç filloi direkt me uljen e menjëhershme të temperaturave

Muaji Dhjetor merr më pak sasi reshjesh, se sa marrin Janari dhe Shkurti.

Nuk është një dimër i vonuar.

Edhe muaji nëntor është me monitorimin që kemi kryer deri tani është më i ngrohti, i ngjashëm e tre vitet e kaluara por më i ngrohtë se norma mesatare që duhet të jetë. Është bërë një trend 5 vjeçar që po vazhdojmë me të njëjtat ritme,” u shpreh ajo.

Kur do të bjerë borë në kryeqytet?

– Përgjatë kësaj jave nuk presim që të ketë borë në kryeqytet, as javën që vjen, ndërsa më vonë do duhet të përditësohemi sipas informacioneve, pasi modelet ndryshojnë dhe nuk është diçka ekzakte që e përcaktojmë tani.

Edhe ne do përballemi me problematika, për shkak të reshjeve intensive, të njëjtën do jenë reshjet më të dobët. Të premten nuk presim reshje, ndërsa në fundjavë do të kemi sërish.

Sa i takon temperaturave, ato do të jenë në rritje graduale, si ditën e nesërme do vijojnë dhe në vazhdim.

Gjykata e Lartë e Kalifornisë konfirmon ραdinë ndaj Google për diskriminim të Gjύhës Shqipe

Pas konfirmimit të padisë ndaj gjigantit teknologjik Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe, Dr. Neshad Asllani dhe Z. Haki Dervishi kanë pranuar kërkesën zyrtare nga Google LLC për të dhënë pëlqimin për shtyrjen edhe për 15 ditë, të afatit të caktuar nga gjykata e lartë në Kaliforni. Në arsyetim ceket se, Google i nevojitet më shumë kohë për t’u përgatitur dhe për të ofruar përgjigje në padinë për diskriminim të Gjuhës Shqipe.

Me sugjerim të avokatëve dhe këshilltarëve në SHBA, Dr. Asllani dhe Z. Dervishi kanë aprovuar kërkesën e bërë nga Google dhe janë pajtuar për shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor 2023. Sipas avokatëve, kërkesa nga Google dhe dakordimi për shtyrjen e afatit përafron edhe më shumë palët dhe krijon mundësi për dakordim final për këtë çështje të rëndësishme për të dy palët. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga paditësit dhe i pandehuri Google për shtyrjen e afatit deri më 18 Dhjetor 2023, është dërguar në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë.

Kujtojmë se padia është ngritur sepse diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Për padinë e bërë ndaj Google për diskriminim të gjuhës shqipe janë informuar edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës në SHBA.

Investimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dr. Asllanit dhe Z. Dervishi do të krijojë mundësi dhe përfitime marramendëse financiare për portalet, kanalet televizive, gazetarët, blogerët, këngëtarët, agjensionet e marketingut dhe institucionet e tjera. Do të shtohen edhe të hyrat për të gjitha kompanitë të cilat do të reklamojnë në Google shërbimet dhe produktet e tyre. Këto do të ndikojnë në shtimin e punësimit, investimeve të huaja, dhe të hyrave nga taksat në fitim dhe qarkullim të mundësuar nga Google.

Bisedime shtesë të Dr. Asllanit dhe Z. Dervishi me avokatët dhe zyrtarët e Google do të zhvillohen gjatë muajit Dhjetor, 2023. Komunikimi është tejet miqësor, pritjet për zgjedhje të pranueshme për të dy palët janë reale.

Në këtë moment tejet të rëndësishëm të integrimit dhe mbështetjes së gjuhës shqipe nga Google, janë të mirëseardhur të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit për të kontribuar për këtë çështje me rëndësi ekonomike, financiare dhe kombëtare.

Ρërgjimet: Përveç Elνana Gjatës, një ish-miss ka pasur Ιidhje me Ervin Matën!

Pas rrëfimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë zbardhur disa ngjarje kriminale.

“SKY” dhe “Encro Chat” kanë identifikuar disa grupe kriminale, duke arrestuar disa persona, ku të përfshirë janë edhe zyrtarë të policisë.

Policia ka arrestuar një oficer policie, një zyrtare të kufirit, ish-nëndrejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin dhe disa persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim të cilët akuzohen edhe për grup kriminal.

Pas përgjimit që i janë vënë në dispozicion SPAK-ut, kanë dalë në dritë edhe emra të disa vajzave të botës së “showbiz-it”, mes tyre edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Përveç ish-partneres së Matës, këngëtares Elvana Gjata, ka edhe personazhe të tjera. Një ish-miss që mendohet se ka pasur një lidhje me Ervin Matën dhe persona të tjerë nga bota e krimit.

Moderatore emisionesh, kryesisht të botës së “showbiz-it” dhe disa personazhe të tjera, janë të përfshira në këto ngjarje madje edhe kanë lidhje dashurie me ta.
Këto të dhëna janë duke u hetuar nga SPAK, për të kuptuar rolin e vërtetë të këtyre vajzave. Kanë qenë thjesht në lidhje intime apo dhe kanë pasur ndonjë rol në pastrim parash, investime apo aktivitete për të cilat mund të jenë shfrytëzuar paratë e ardhura nga trafiku i drogës?

SPAK njoftoi se kishte filluar hetimin pasuror ndaj Elvana Gjatës, por tashmë duket se lista nuk ka vetëm një emër, por përfshihen dhe disa vajza të tjer. Kryesisht miss-e, drejtuese emisionesh “show” dhe vajza të botës së spektaklit.

“Zot mos na Ιejo që të na bie Shqipëria”, presidenti i federαtës serbe ka frikë nga kuqezinjtë

Në Serbi nuk duan një sfidë me Shqipërinë. Të paktën kështu është shprehur, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Dzajiç, në një intervistë të dhënë.

“Cilido që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm të mos e kemi Gjermaninë, Spanjën apo Francën. Janë të vështirë, gjithashtu edhe Rumania, Zot mos lejo që të na bie Shqipëria. Të gjitha mund të na shkaktojnë probleme” – tha ai.

Serbia është në vazon e katërt dhe përballja me Shqipërinë është mëse e mundshme, duke patur parasysh që kuqezinjtë janë në vazon e dytë.

Ndoshta një tekë e goglave mund të sjellë një sfidë të tillë, e cila gjithmonë i ka kaluar kufinjtë e futbollit. Shorti i Euro 2024 do të hidhet me datën 2 dhjetor, në orët e pasdites. Të gjithë “kryqëzojmë gishtat” që fati të jetë me ne, duke na rezervuar kundërshtarë të kalueshëm.