Ρυblikohet harta ‘Live’/ Stυhia polare po i afrohet Shqipërisë, ja çfarë pritet të ndodhë me temρeraturat në ditët në vijim

Moti parashikohet të sjellë temperatura të ftohta nga Arktiku drejt Evropës Lindore dhe Qendrore deri të shtunën dhe të dielën, duke u përhapur më në jug në të gjithë Gadishullin Ballkanik në fillim të javës së ardhshme.

Advertisements

Raportohet se një stuhi e fortë dimri do të prekë Greqinë, pas së cilës do të forcohet dhe do të shndërrohet në një stuhi të madhe në Bullgari, Rumani, Moldavi dhe Ukrainë.

Meteorologët parashikojnë që moti i tillë do të jetë edhe ditën e shtunë dhe të diele. Pak borë parashikohet të mbulojë zona nga Sofja në Bukuresht në Odessa dhe Kiev në Ukrainë.

Advertisements

Me rreth 50 centimetra reshje intensive bore të kombinuara me erëra të forta.

Ndërsa temperaturat në perëndim do të mbeten afër normales, një front i ftohtë arktik do të forcohet të dielën dhe të hënën në të gjithë Evropën Lindore, veçanërisht në Gadishullin Ballkanik. Për shkak të frontit Arktik, stuhi dimërore do të formohet mbi Greqinë dhe detin Jon të shtunën.

Pra, fundjava e ftohtë do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta se sa janë regjistruar së fundmi, madje shumë nën normalen e fundit të nëntorit.

https://www.windy.com/?wind,surface,41.325,19.818,5&utm_medium=embed-map&utm_source=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F

Një stuhi dimri po vjen në Ballkan

Stuhia e dimrit do të fillojë të forcohet të shtunën në vendet jugore të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë, me reshje të dendura shiu dhe bore. Gjithashtu do të sjellë një masë ajrore dukshëm më të ftohtë në Ballkan.

Dëbora do të jetë e dendur gjatë mbrëmjes së ditës së shtune, ku me reshje më intensive të borës do të ketë në Bullgari. Moti i tillë gradualisht do të përhapet në verilindje të Detit të Zi dhe do të bëhet më intensiv deri në mëngjesin e së dielës.

Presioni qendror parashikohet të arrijë nivelin e ulët të viteve 1960, duke rënë më shumë se 20 mbar në më pak se 24 orë midis Greqisë dhe Moldavisë, përkatësisht Ukrainës jugore. Kjo do të sjellë kushte intensive stuhie në Rumaninë juglindore, në pjesën më të madhe të Moldavisë dhe në Ukrainën jugore.

Kjo stuhi dimërore parashikon një sasi të madhe bore të dendur dhe do të shtrihet nga Bosnja jugore në Maqedoninë veriore, Bullgari, Rumaninë jugore dhe Moldavi deri në gjysmën lindore të Ukrainës.

Një stuhi e re dimërore ka të ngjarë të zhvillohet mbi Beneluks dhe të udhëtojë drejt rajonit alpin nga e hëna në mbrëmje në të martën. Sipas këtyre informacioneve do të ketë më shumë borë dhe do të përfshijë pjesë të Evropës Perëndimore dhe Qendrore dhe Gadishullit Ballkanik.

Me përhapjen e të ftohtit drejt Evropës Perëndimore, ka shumë të ngjarë të vijë bora. Bora pritet të bjerë mbi Francën lindore, Beneluksin dhe Gjermaninë të hënën në mbrëmje, pastaj më tej në lindje-juglindje mbi Alpe drejt Ballkanit të martën, thuhet në njoftim.

https://www.windy.com/?wind,surface,63.012,18.745,5&utm_medium=embed-map&utm_source=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F

Sipas parashikimit, mëngjeset e së mërkurës dhe të enjtes do të jenë mjaft të ftohtë. Mund të ketë edhe temperatura nën -10 gradë Celsius.

Megjithatë, i ftohti më domethënës do të mbetet mbi Skandinavi dhe rajonin e Balltikut. Me temperatura -20 gradë Celsius ose më të ulëta.

Fronti i parë arktik është qartë i dukshëm gjatë fundjavës (25-27 nëntor), i ndjekur nga një ngrohje e përkohshme, por një ri-ftohje e menjëhershme pasi fronti i ftohtë forcohet sërish në mes të javës së ardhshme, pra pas 29 nëntorit.

Kjo periudhë e motit dukshëm më të freskët se normalja do të ulë ndjeshëm temperaturën mesatare mujore të nëntorit për pjesë të Evropës.

“Conference League” rikthehet në Tiranë, kjo është ndeshja që do të lυhet në “Air Albania”

Një përballje e Coference League do të luhet të sadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes ekipit të Kosovës, Ballkanit dhe Viktoria Plezen. Ndehsja luhet më 30 nëntor në Tiranë.

Shkak është bërë fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” të Kosovës, që është në gjendje të rëndë.

Komisoni i Garave në UEFA nuk ka pranuar gjendjen e fushës në Prishtinë duke vendosur që kampionët e Kosovës duhet të luajnë në Tiranë ndeshjen e radhës.

Ballkani e gjen veten në vendin e tretë të grupit me 4 pikë, me pikë të barabarta me Astana-n, ndërsa Viktoria Plzen mban vendin e parë me 12 pikë. Në vend të fundit është Dinamo Zagreb me 3 pikë.

“Shqiρtari zmαdhoi or gαnin gj enitαΙ”, kirurgu tregon rastin: G rυαja u bë pishan, e solli përdore… (Video)

Kirurgu estetik, Panajot Papa, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për ndërhyrjet estetike në Shqipëri.

I pyetur “nëse janë shtuar meshkujt që bëjnë më shumë ndërhyrje kirurgjikale dhe a pendohen më vonë?”, Papa tregoi një rast që i ka ndodhur vërtetë.

Një rast që i ka bërë përshtypje është i një burri i cili kërkoi që të zmadhonte organin gjenital. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por pas një viti, erdhën sërish në klinikë dhe gruaja i kërkon doktorit që ta ndihmojë burrin të rikthehet ashtu siç ka qenë, pasi kishin probleme gjatë raportit seksual etj. Sipas doktorit, rikthimin në gjendjen e mëparshme të burrit, kjo gjë ishte e pamundur.

Pjesë nga biseda:

Panajot Papa: Kemi një rast konkret që duket si barsoletë, por është reale, ku erdhën burrë e grua dhe partneri bëri një operacion. Erdhi me një letër nga psikiatri që të bëhej operacioni, pasi pacienti është në rregull. Pas një viti bashkëshortja e solli përdore burrin dhe tha ju lutem ma ktheni burrin në gjendje të mëparshme.

Neada Muçaj: Pse çfarë nuk shkonte?

Panajot Papa: Kishin dhimbje gjatë raporteve dhe faktikisht nuk u kthye në gjendjen e mëparshme, ky është problemi. Aty është vendosur proteza dhe njëkohësisht i është bërë një prerje të një muskuli që mund të japë në pjesën automike një zmadhim prej 4 centimetra. Automatikisht është shumë e vështirë ta rindërtosh këtë lloj legamenti. Në momentin që i është bërë vizita dhe i është bërë trajtimi, është shumë e rëndësishme që pacienti të mendojë mirë se çfarë është duke bërë, të marrë informacionin e duhur dhe në momentin që e ka marrë informacionin dhe deri diku është e nevojshme dhe jo detyrimisht estetike, automatikisht mund të bëhet korrigjimi. Shpeshherë nuk ka një kthim mbrapa të bëhet një korrigjim duke prerë lëkurën sepse shumica e rasteve ti deri diku në operacion në vetvete krijon një ind fibrotik brenda në trup dhe nuk është se ka një kthim mbrapa.

https://www.instagram.com/_u/wakeup_topchannel/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b2db3732-57de-4276-81d0-406a156a74f3&ig_mid=30F96D19-9497-4CC5-9588-02A7B6870277

Makina u bë fije- fije! Ραmje tronditëse nga vendi ku hυmbi jetën vajza 18-vjeçe

Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi mëngjesin e sotëm. Siç bëjnë me dije mediet greke, një prej viktimave është një 18-vjeçare me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Avenue Athinë-Souniou, në lartësinë e Varkizës, pak pas liqenit të Vouliagmenit. Në aksident u përfshinë dy makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Zjarrfikësit, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes nxorën pa shenja jete dy vajza nga njëra makinë dhe dy persona të tjerë të lënduar, ndërsa sipas informacioneve në të njëjtën veturë ka qenë edhe pasagjeri i pestë i lënduar, i cili nuk ka pasur nevojë të shpëtohet nga zjarrfikësit.

Në automjetin tjetër të përfshirë në përplasje raportohet se në bord ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur.

Edhe Elνana Gjata në “rrjetën” e SPAK, nis hetimi ρasuror ndaj këngëtares! Bum fitimesh në kompaninë e saj dy vitet e fυndit

Prokuroria e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK_ ka nisur ditën e sotme një hetim pasuror ndaj këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, e fejuara e Ervin matës, i cili ëhstë shpallur në kërkim.

Hetimi ndaj Elvana Gjatës nis pasi emri i saj doli në një nga përgjimet e zbardhura në SKY EÇ, ku në një moment Ervin Mata gjatë një bisede me Erzen Breçanin (i arrestuar) i thotë se do t’i niste 500 mijë euro përmes llogarëisë së të fejuarës së tij.

Në databazën e “OpenCorporates” rezulton se Elvana Gjata ka të regjistruar në QKR kompaninë me emër EMM ku si administrator rezulton Jonisa Bytyçi.

Kjo kompani në objektin e veprimtarisë ka “Administrimi dhe menaxhimi i artisteve, te fonogramit si dhe me gjere, mbajtja e te drejtave pasurore te autorit kundrejt nje shperblimi. Lidhjen e kontratave nepermjet autorit ose titullarit per kalimin e nje ose me shume te drejtave kundrejt nje shperblimi. Mbajtjen e drejtes se riprodhimit te veprave artistike, te drejten e shperndarjes se veprave artistike, te drejten e komunikimit ne publik te veprave artistike, si dhe cdo te drejte tjeter te veprave artistike”.

Moti i keq “ρυshton” Shqipërinë, “IGJEO” del me njoftimin e rëndësishëm: Në 24 orët e ardhshme ρriten rrebeshje shiu, qytetet më të rrezikuara

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë me dije se, në orët në vijim pritet të ketë një rritje të ndjeshme të reshjeve në disa pjesë të territorit të vendit, nga ku edhe priten probleme.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave “IGJEO” tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 25.11.2023 parashikohen reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatare deri lokalisht intensive.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.

Në datën 26.11.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.

Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore. Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

Emri i saj u ρërmend në ρërgjimet e Sky Ecc, SPAK nis hetim ραsuror për këngëtaren Elvana Gjata

SPAK ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit. Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Pjesë nga dokumenti ku shpjegon nisjen e hetimeve:

Elvana Gjata, e bija e Fatmir dhe e Donika, e datëlindjes 03.02.1987, lindur në Tiranë.

Matilda Grabova, e bija e Bajram dhe e Albana, e datëlindjes 28.04.2000, lindur në Durrës

Marko Grabova, i biri i Bajram dhe i Albana, i datëlindjes 11.10.2005, lindur në Durrës.

Jonida Babameto, e bija e Trifon dhe e Llambrini, e datëlindjes 24.10.1977, lindur në Fier.

Egon Babameto, i biri i Petrit dhe i Liri, i datëlindjes 28.01.1963, lindur në Durrës.

Edo Babameto, i biri i Egon dhe i Jonida, i datëlindjes 09.09.2006, lindur në Tiranë.

Luna Babameto, e bija e Egon dhe e Jonida, e datëlindjes 12.02.2008, lindur në Tiranë.

Ervin Mata, i biri i Luan dhe i Merita, i datëlindjes 10.08.1987, lindur në Tiranë.

Luan Mata, i biri i Zeqir dhe i Hanife, i datëlindjes 01.05.1960, lindur në Lejcan, Dibër.

Merita Mata, e bija e Fejzi dhe e Qerime, e datëlindjes 16.12.1960, lindur në Tiranë.

Emis Mata, e bija e Fejzi dhe e Qerime, e datëlindjes 29.08.1997, lindur në Tiranë.

A do ta bΙΙokojë Greqia rrυgën e Shqipërisë drejt BE prej mosmarrëνeshjeve për Fredi Belerin? Rama: Mundet, por edhe çfarë ραstaj?!

Duke folur për gazetarët këtë të premte, Edi Rama iu përgjigj pyetjes nëse Greqia mund të vendosë veton për pengimin e rrugës së Shqipërisë drejt BE, nëse nuk zgjidhet “çështja” Beleri.

Ai tha se nuk preferon që të përgjigjet për diçka që ka ndodhur duke shtuar se edhe mund të ndodhë.

“A mundet Greqia të bllokojë? Po edhe mundet. Po pastaj? Nëse do ndodhë, kur të ndodhë do të dëgjoni komentin tim, s’kam pse bëj një koment para se diçka të ndodhë. Jetojmë në një botë ku secili ka të vetat”, tha ai.

SPAK nisi hetim ραsuror për këngëtaren, zbulohen miΙionat e dekΙαruara nga Elvana Gjata në QKR

SPAK ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Eç, të cilët çuan në burg zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.

Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Në databazën e “OpenCorporates” rezulton se Elvana Gjata ka të regjistruar në QKR kompaninë me emër EMM ku si administrator rezulton Jonisa Bytyçi.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Kjo kompani në objektin e veprimtarisë ka “Administrimi dhe menaxhimi i artisteve, te fonogramit si dhe me gjere, mbajtja e te drejtave pasurore te autorit kundrejt nje shperblimi. Lidhjen e kontratave nepermjet autorit ose titullarit per kalimin e nje ose me shume te drejtave kundrejt nje shperblimi. Mbajtjen e drejtes se riprodhimit te veprave artistike, te drejten e shperndarjes se veprave artistike, te drejten e komunikimit ne publik te veprave artistike, si dhe cdo te drejte tjeter te veprave artistike”.

Sipas deklaratave në tatime kompania EMM ka shënuar një bum të vërtetë fitimesh në dy vitet e fundit, 2021 dhe 2022.

Konkretisht në 2021 kjo kompani e Elvana Gjatës 32.4 milionë lekë të reja ndërsa fitim para tatimit 15.5 milionë lekë të reja.

Akoma më i begatë ka qenë viti 2022 për këngëtaren që ka raportuar në Tatime 87.9 milionë lekë të reja ndërsa fitim para tatimit 68 milionë lekë të reja.

Sipas tabelave që i bashkëngjiten këtyre deklarimeve rezulton se Elvana Gjata në vitin 2022 ka pasur të ardhura neto nga shitjet 86.5 milionë lekë si dhe të ardhura nga veprimtaritë e shfrytëzimit 1.3 milionë lekë.

Sa i takon shpenzimeve në të njëjtin vit ajo ka deklaruar shpenzime personeli 1.5 milionë lekë, paga 1.3 milionë lekë si dhe shpenzime të tjera 14 milionë lekë.

Karamυço: Vëllai i ish-krγeministrit ortak biznesi me grupin e Ervin Matës në jug-lindje të Shqipërisë

Vëllai i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Vice është ortak në një biznes të madh në jug-lindje të Shqipërisë me një prej të akuzuarve të SPAK nga grupi i Ervin Matës.

Kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë për “Top Talk” në Top Channel. Karamuço tha se një personazh shumë i rëndësishëm i grupit Mata-Breçani të goditur nga SPAK, është “në biznes” me vëllain e Zaev. Ky i fundit është akuzuar dhjetëra herë për përfshirje në afera të mëdha korruptive në vendin e tij.

“Përdorin një lloj letre për ta paketuar që reflekton deri në një farë pike rrezet e skanerit. Dhe kjo del edhe në përgjime, ku thotë “e shtrojmë me letër”. Ato miliona që komunikojnë ata 2-3 milionë euro, janë normale për një marzh kaq të lartë fitimi nga kokaina, pasi shkojnë e marrin me 6 mijë euro dhe shkon deri në 25-35 mijë euro.

Ka një informacion të pakonfirmuar që ky personazh, apo një person i lidhur me këtë hyri në biznes në jug-lindje të vendit me vëllain e një politikani të madh, me vëllain e kryeministrit Zaev të Maqedonisë së Veriut. Me këto lloje biznesesh duhet të paguash para të madhe për të marrë leje dhe dokumentet që nevojiten”, deklaroi Karamuço.