Zbαrdhen ρërgjimet mes dy kυnetërve, Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit: Ki besim te unë, mos beso të …

Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.

Pas zbërthimit të episodeve të ndryshme në dosjen e SPAK, del në dritë Ervin Mata. Bisedat janë zbërthyer nga aplikacioni “Sky” në muajin shtator të vitit 2020. Ai flet në një chat group me kodin GS4TDD, ku flet për trafikimin e një sasie prej 250 kg kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankurtit . Mata tregon në grup se sasia është sekuestruar në aeroport dhe pret që nesër lajmi të dalë në gazetë.

“Vllai unë e shes me 35. Ramazani ma ka pagu 34. Ata mund ta duan edhe për Belgjikë. Por unë e shes me 35 direkt. Tani ca të them unë, ishalla i kan Shqipri, nuk është ul avioni akoma do dhe dy or. Vllai mos më shkruaj se nuk e di ku e kam kohën. Mu kapën 240 cop, do të lexosh gazetat nesër. Në frankfurt. Mu kap malli në Frankfurt nga dogana, 240 copë. Plak më shkruaj kur të kesh mundësi”– janë mesazhet që Ervin Mata i ka dërguar Ergys Dashit me kodin (D**p). Ky i fundit është vrarë në Ekuador.

Mata komunikon me (D**p) edhe për shuma parash, të cilat kërkohet t’i marrë në Shqipëri, ku tregon se disponon edhe shuma të mëdha parash në Holandë, të cilat dyshohet se kanë burim aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës.

Më 21 shtator 202 Ervin Mata duke përdorur GS4TD në Sky, i dërgon mesazh (D***p), ”

“Veç në Shqipëri dua lek unë. T’i kaloj 1 mln në Holandë po të duash. Po më pret me ca të dush. Të flas e të kaloj lekt sot…mos e vrit mer mendjen.”-thotë Mata.

Ervin Mata komunikon edhe me Eralbi Breçanin, të birin e Erzen Breçanit, ku flet për trafikimin e lëndëve narkotike, thuhet më tej në dosje. Ervin Mata dhe Erlabi Breçani kanë lidhje familjare, pasi ky i fundit ka si partnere motrën e Matës.

Në datën 10 gusht 2020 i dërgon këtë mesazh Eralbit:

“Dua çdo gjë transparent me mua… .Kaq dua…. E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhash me 23 në Valencia më thoje 12….Dhe flasim bashkë…. Dua t’më besoah në ca them….Me dysheme ta bëj 600. Pa merak i bëj gjitha un. Dua ti të besosh kur flas un….E mos besosh ca thon të tjerët…. Ok vllai. Kam fillu që dje , pa merak do të filloj kontaktet prap . Për nja tre ditë kemi ku të dush. Dhe për dalje më thuaj të jam unë te siguria nesë ke hypje…ok”-thuhet nga përgjimet e Ervin Matës, dërguar Breçanit.

Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë. Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale. Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane.

Ervin Mata akuzohet për trafikim të narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.

E rëndë! I biri rreh nënën, ish-bαshkëshorti i grαbit shtëρinë në Lezhë

Në Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast problematik në Lezhë pasi një zonjë tregoi se çfarë lojërash ka bërë ish-bashkëshorti me të cilin jetoi 23 vjet, për t’i marrë shtëpinë. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish-burrin e saj, kunatit të tij. Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri Fran Gjoni. Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet.

Noteri: Po, ku di unë. Shife, ku thotë Gjergj Suti këtu, i ka dhënë… përfaqësues… ja urdhëro. E ka bërë pa dijeninë e gruas. Kur e ka porosit, ka dijeninë e gruas, kur e ka revukuar pa gruan.

Qytetari: I bie është gabim!

Qytetari: Domethënë, kur unë blej një shtëpi dhe jam i martuar ose porosis diçka, kur bëj revokim, nuk del atje domethënë, që unë jam i martuar dhe duhet të vijë edhe nusja, që të firmosë, apo…?

Noteri: Që në 2019-tën, o djali. E kam bërë në 2019-tën me sistemin e vjetër të asaj, kurse tani, me sistemin e ri, që e kanë fut automatikisht edhe gruan, është problem tjetër. Deri atëherë, s’e kanë pas fut gruan.

Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri me letra të falsifikuara, zonja u dhunua jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18-vjeçar. Ajo u ekzaminua nga një mjek, u shtrua në spital dhe u pajis me raport mjeko-ligjor për 9 ditë paaftësi. Më pas bëri dhe denoncim në polici. Por ish-bashkëshorti pas tre javësh qëndrim në burg, u la i lirë dhe zonja ndjehet e kërcënuar.

Gjergj Suti: E di, që ke prek pronën e huaj?

Denoncuesja: Mos e prek burrin e huaj! Ik!

Djali: Merr Policinë, merr!

Denoncuesja: Ik të thashë, ik! Hë gjuaj!

“Djali e heq kamerën. Pasi është mbyllur kamera vjen burri më fut duart në fyt dhe më fut dy grushte në kokë. Më thotë me u largua nga këtu se kjo nuk është shtëpia jote”, tha denoncuesja.

Një video tronditëse e bërë publike në “Stop” ku paraqitet dhuna që i biri ushtron ndaj të ëmës, ka nxitur revoltimin e drejtuesit të emisionit investigativ Saimir Kodra.

Denoncuesja: He hajde më rrih. Hë, ça do? Ik të thashë atje, ça don? Ik David! Ik të thashë! Ik të thashë o David! Ndihmë!

Saimir Kodra: Është djali i një nëne që e ka lindur dhe që e dhunon, nuk e di. Nuk e do nënën tënde, ke punë me Zotin, por mos e prek me dorë se është femër, është motra e dikujt, e mbron ligji shqiptar dhe italian mor djalë. Mirë babai yt nuk e ka gjë, e ka grua dhe mund ta ndajë, por as ai nuk ka të drejtë ta prekë. Por ti je djali i vet, që rreh nënën? Nuk e di.

Denoncuesja: Mora policinë, erdhi policia dhe shkuam të gjithë në polici, ku unë bëra kallëzimin për dhunë në familje. Pastaj Gjergj Suti hyri në burg për 3 javë. Me datë 8 Shtator, mora vesh, që ai ka dalë nga burgu. Unë, pasi jam dhunuar, jam shtruar në spital, për një javë edhe më kanë dhënë raport më shumë se 9 ditë.

Eksperti mjeko-ligjor që ekzaminoi viktimën e dhunës, pranon se zonjën e “ka mbytur burri i vet”. Ajo ka patur dëmtime e konfuzion cerebral. Por ky raport i ekspertit, i ka shkuar prokurorisë vetëm pas interesimit të “Stop”.

Eksperti Mjeko-Ligjor: Ajo ka pasur dëmtime, konfuzion cerebral, konfuzion corpus. Kartelën e ka të hapur, është problematike ajo, se e ka mytur burri i vet.

Gazetarja: Ju a keni informacion nëse kartela apo informacioni mjeko-ligjor është depozituar në Prokurori?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Jo në Prokurori, akoma nuk është çuar, se Prokuroria ka qenë pushim këtë muaj, muajin e Gushtit, tani fillon Prokuroria. Unë i kam dokumentet, s’ka ardhë kush me i marrë. Nuk i çoj unë. Kuptove?

Gazetarja: Dëmtimet kanë qenë më pak apo më shumë se 9 ditë?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Më shumë se 9 ditë.

Denoncuesja: Ne ja kemi blerë Davës. Ky ka bërë letra të tjera e kontratë tjetër. Ia ka blerë Ndrekë Lleshit dhe kanë rënë dakord që Ndreka të ja shesë prapë kunatit të Gjergj Sutit pa lejen time.

Arben Llangozi: Noteri nga viti 2013 e vijim kemi me një regjistër noterial shqiptar, RNSH quhet dhe çdo lloj veprimi apo transaksioni, noteri e ka të përcaktuar në këtë regjistër.

“Stop” ka kërkuar informacion zyrtar nga Prokuroria e Lezhës për situatën ku thanë se veprimet hetimore janë ndjekur, por janë sekret hetimor. Prokuroria ka kërkuar burgim për agresorin, por gjykata ka vendosur “detyrim paraqitjeje” për Gjergj Sutin.

Së fundi, “Stop” ka mësuar se prokuroria ka regjistruar procedimin penal për “mashtrim” për shtetasin Gjergj Suti.

Fatmir Laçej, ekspert i problemeve noteriale e konsideron revokimin e kontratës pa prezencën e zonjës, të parregullt dhe për të gjitha kontratat e tjera, ai propozon padi civile në gjykatë për palën e penalizuar.

Fatmir Laçej: Revokimi i kontratës duhet bërë padyshim pas asnjëlloj diskutimi nga të dy bashkëshortët, të cilët janë palë porositëse në kontratë. Nëse ky revokim është bërë nga vetëm njëri prej bashkëshortëve, do të thotë se është i parregullt dhe nuk ka bazë ligjore.

Gazetarja: Nëse kemi të bëjmë me revokim në mënyrë të paligjshme dhe më pas kemi lidhjen e kontratave me të tjerë persona, a janë të vlefshme këto kontrata në këto kushte?

Fatmir Laçej: Në rastin konkret, pala duhet t’i drejtohet gjykatës me një padi civile, ku të kërkojë pavlefshmërinë e revokimit të kontratës dhe me marrjen e vendimit nga gjykata, atëherë çdo kontratë tjetër del e pavlefshme.

Ky problem po ndiqet edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka kërkuar informacion nga noteri Fran Gjoni dhe nga Prokuroria e Lezhës për rastin në fjalë. Në një shkresë drejtuar zonjës, Prokuroria e Lezhës thotë se ka regjistruar procedim penal për noterin Fran Gjoni dhe është administruar material voluminoz nga Agjencia Shtetore e Kadastrës Lezhë.

“Për të kuptuar në emër të kujt është regjistruar ky apartament pasi i gjithë pallati është i certifikuar “Stop” pati një komunikim me Agjencinë Shtetërore e Kadastrës, nga ku thuhet se në lidhje me përshkrimin e këtij apartamenti të pozicionuar në katin e parë teknik, seksioni C, nuk ka të regjistruar një kontratë pranë ASHK Lezhë dhe të jetë prodhuar një certifikatë në pronësi në emër të shtetasit Ndrec Milici, që është edhe kunati i Gjergj Suti. Pra, jemi para faktin që shtetasi Ndrec Milici mund ta ketë shitur këtë apartament tek një tjetër shtetas./Marrë nga Tv Klan

Administrata në Shqipëri, 141 ditë ρυshim – Ekspertët sugjerojnë shkυrtimin e ditëve të punës

I gjithë vendi po përgatitet për festat e Nëntorit.

E referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, që e caktoi të hënën, pra datën 247 nëntor ditë pushimi, i bie që administrata shtetërore të pushojë 5 ditë rresht, përfshirë këtu edhe fundjavën që i paraprin 28-29 nëntorit.

Pano Soko, ekspert për ekonominë tha: “Administrata Shqiptare pushon mirë. Po të llogarisim gjatë një viti janë 52 javë shumëzim për 2 ditë bëjnë 104 ditë, plus 22 ditë pushimi vjetore, 126 ditë, I shtojmë këtu 15 festat zyrtare janë 141 ditë gjithsej. 141 ditë janë më shumë se 4 muaj, janë gati 5 muaj pushime. Pra administrata pushon gati 40% të kohës dhe punon 60% të kohës.

Por unë mendoj se kjo është një gjë positive e cila duhet mbështetur, për shkak se dimensioni I ri ku shoqëritë po shkojnë është dimensioni Human, ku marrëdhëniet sociale, sidomos marrëdhëniet brenda familjes janë ato që stimulohen më tepër. P.sh. në Gjermani dhe Francë sot është e ndaluar me ligj që punonjësi të telefonohet apo t’i dërgohet email pas orarit zyrtar të punës.

Sot është kuptuar që jo detyrimisht të qëndruarit në punë prodhon të mira, përkundrazi është eficcenca në punë që prodhon të mira. Ti mund të jesh 7 ditë në punë, por efektivisht, në eficcencë ti punon 2 ditë. Për këtë arsye sot Finlanda po diskuton javën 4 ditëshe të punës, pra punohet të hënë, të martë, pushim të mërkurën, punohet të enjte, të premte dhe pushohet të shunën dhe të dielën.

Natyrisht që ditët e pushimit të administratës publike mbartin një kosto pasi paguhen 100%, por kanë edhe përfitimet e veta pasi gjatë kësaj kohë kursehet energji elektrike, letër, ujë, karburant. Por nga krahu tjetër të dhënat e INSTAT-it tregojnë se kemi rritje të konsumit gjatë ditëve që administrata pushon. Blejnë, udhëtojnë, kosumojnë, gjë që ndihmon ekonominë. Kështu që ditët e pusimit të administratës janë win-win, fitore-fitore për të dyja palët. “

“Qγtetarët dolën të tmerrυar në rrugë”, dy tërmete të forta godαsin Turqinë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur pasditen e sotme në zonën Battalgazi të Malatyas.

Tërmeti i cili ka ndodhur në orën 17:46 është ndjerë në krahinat përreth, por deri më tani nuk ka raportime për dëme. Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 4.5 vetëm tre minuta më vonë në orën 17:49.

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya tha se zhvillimi i tërmetit po monitorohet nga afër dhe se skuadrat e ministrisë po kryejnë hetime për çdo dëmtim.

Kryetari i Bashkisë së Malatya Selahattin Gürkan duke folur për CNN TÜRK tha se nuk ka raportime për dëme dhe se kjo ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

“Qytetarët e tmerruar dolën në rrugë. Shpresojmë se nuk do të regjistrohen fatkeqësi. Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, shtoi ai, duke iu lutur qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara rëndë nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit që nuk janë prishur.

Së shρejti “Big Brother Albania VIP 3”, ja ρersonazhet që përfliten se do të jenë pjesë nga Kosoνa e Shqipëria

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një shoë televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shmta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel” është folur për persosnazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.

Gazetarët janë shprehur se nga Shqipëria përfliten më shumë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe personazhe nga emisioni “E Diell” ndërsa nga Kosova përfliten: Vesa Smolica, Meriton Mjekiqi edhe pse Meritoni nuk e ka mohuar as pohuar këtë fakt.

Sa shαnse ka Shqipëria të fitojë Euro 2024? Ja çfarë thonë komραnitë e basteve

Kompanitë e basteve kanë nisur të kuotojnë shanset e kombëtareve për të fituar Kampionatin Europian 2024 në Gjermani.

Franca dhe Anglia shihen si skuadrat favorite për të triumfuar me koeficient 4. Më pas vjen vendi organizator, Gjermania me koeficientin 6, Spanja me 7 dhe Portugalia me 9.

Shqipëria në fakt, në shumë kompani bastesh është e vështirë që ta gjesh. Por sipas njërës prej tyre që e ka listuar, “Squaëka”, kuqezinjtë kanë koeficientin 200 për një triumf të mundshëm në “Euro 2024”, që duket në kufijtë e të pamundurës.

Për momentin jemi skuadra me koeficientin më të lart, teksa më mirë se ne është Sllovenia me koeficientin 150.

Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë!

Ρërgjimet nxorën emrin e Ergys Dashit si pjesë e grυρit “Breçani”, zbυΙohet ναjza “VIP” që kishte fëmijë me të!

Emri i Ergys Dashit, shqiptarit me origjinë nga qyteti i Durrësit që u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar, është zbuluar në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK ku u godit grupi i organizuar kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC.

Ergys Dashi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ekzekutuesi dhe porositësi i vrasjes së tij, ku mbeti e plagosur dhe një grua.

Mbrëmjen e djeshme u zbardh dosja, ku mësohet se anëtarët e grupit kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani diskutojnë për Ergys Dashin.

Nga bisedat e tyre që lidhen me një transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos ai iu bën ndonjë lojë.

“Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili.

Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador. Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier.

Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

I ftuar në një emisin televiziv gazetari, Spartak Koka, u shpreh se e dashura e Ergys Dashi ka qenë një vajzë e cila ishte pjesë e një spektakli kohëve të fundit.

VoxNews mësoi se bëhet për vajzë me inicialet, Xh.K, konkurrente e “Love Island Albania”, e cila pak kohë më parë tregoi se është nënë e një djali, babai i të cilit kishte humbur jetën kur ajo ishte 9 muajshe shtatzënë.

“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, shprehej ajo brenda spektaklit.

Kujtojmë se Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit 2022 brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador.

Viktima ishte ulur në restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe e qëlluan për vdekje.

Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.

Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

Kυsh ishte biznesmeni që u hodh nga kati i 9 i ραllatit në Dυrrës?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrrës, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, në fillim të shëtitores “Taulantia”, ku 40-vjeçari ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9 i një pallatit 12-katësh.

Pas hedhjes, ai ka përfunduar në taracën e katit të dytë. Viktima raportohet se është biznesmen me inicialet I,.M dhe baba i dy djemve, teksa banon në këtë pallat.

Nuk dihet ende arsyeja pse ai e ka ndërmarrë këtë akt, por policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia njoftoi se ‘në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shqiρëria në një grup me Portugalinë/ Ja shorti që na ραrashikon InteΙigjenca Artificiale

Teksa po afron shorti për ndeshjet e Europianit të vitit 2024 në Gjermani, ethet kanë nisur te të gjitha ekipet që kanë siguruar një biletë.

Shqipëria ka siguruar një kualifikim historik dhe është në vazon e dytë për shortin e 2 dhjetorit.

Por kush do jenë kundërshtarët e Shqipërisë, sipas një parashikimi të Inteligjencës Artificiale?

Sipas Daily Sabah, në grup do kemi Portugalinë, Holandën dhe Uellsin.

Ja parashikimet e shortit sipas IA:

Grupi A: Gjermani, Danimarkë, Slloveni, Zvicër

Grupi B: Belgjikë, Turqi, Çeki, Finlandë

Grupi C: Francë, Hungari, Kroaci, Itali

Grupi D: Portugali, SHQIPËRI, Holandë, Uells

Grupi E: Angli, Rumani, Sllovaki, Serbi

Grupi F: Spanjë, Austri, Skoci, Ukrainë

I shρaΙΙur në kërkim nga Greqia për νrasjen e një shtetasi grek, ρυblikohet fotoja e shqiρtarit (Emri)

Publikohet fotoja e shqiptarit, Orjon Mitri Llupo të shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Llupo akuzohet se ka vrarë më thikë pas një sherri banal, shtetasin grek Nikolao Mazaraqi, i datëlindjen 1985.

Sipas policisë greke ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 17 tetor 2023 në vendin e quajtur “Ajia Sotiria” në lagjen “Menidhi” të Athinës.

Çdo gjë nisi mbas një sherri banal me viktimës Mazaraqis, 38 vjeç dhe autorit Llupo, 41 vjeç, për një dozë heroinë.

Shpejt sherri degjeneroi në përleshje mes dy burrave dhe përfundoi mbasi Llupo nxorri një thikë dhe e goditi viktimën duke i shkaktuar atij plagë të rënda dhe hemorragji.

Pavarësisht se dy persona që ndodheshin me Mazaraqin, ia lidhën këmbën me një fashë, 2 orë më vonë viktima vdiq prej hemorragjisë edhe pse në zonë mbërritën ambulancat dhe policia. Mjeku ligjor që ekzaminoi trupin e viktimës tha se ai kishte humbur jetën prej prerjeve të shumta me thikë duke i shkaktuar hemorragji të rëndë fatale.

Dy dëshmitarë okularë i thanë policisë me siguri të plotë se autori ishte Llupo, por pavarësisht operacionit për gjetjen e tij, nuk u bë i mundur arrestimi në territorin grek.

Vetëm paraditen e së enjtes 23 nëntor, policia nëpërmjet familjarëve të autorit të dyshuar mundi të komunikojë me Orjon Llupon, ku pa asnjë mëdyshje, ai pranoi se ishte personi që plagosi dhe vrau Mazaraqin.

Prej hetimeve rezultoi se Llupo kishte kaluar në territorin shqiptar dhe ndodhet në zonën e Divjakës. Policia thotë se ai refuzoi të kthehet për tu dorëzuar, ndaj dhe do të nisë menjëherë procedurat për arrestimin e tij në Shqipëri.
Llupo rezulton se ka pasur veprimtari të shpeshtë kriminale. Ai është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për emigracionin.

(BalkanWeb)