Zbërthehet SKUADRA e EKZEKUTORËVE, kush janë 4 ATENTATORËT shqiptarë të mafiozit grek Jani Lala (EMRAT)

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala, janë zbardhur emrat e personave të dyshuar.

Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një shqiptar i katërt është shpallur në kërkim. Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë, përfshirë edhe një femër.

Në prangat e të ashtuquajturës “FBI” greke kanë rënë Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjeç nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe Fatjon Prendi alias Fatjion Prendi, 39 vjec nga Lezha, ndërsa në kërkim është shpallur Vasil Theohari, 31 vjec nga fshati Krongj i Finiqit.

Ata akuzohen se janë të ngjarjes së ndodhur në 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin. Personi që ka shkrepur këmbëzën, dyshohet të jetë Dhimitër Meci, një person i akuzuar për disa vrasje me pagesë në Greqi.

Të arrestuarit kishin njohuri për të monitoruar objektivat e tyre me automjete, në të cilat kishin instaluar kamera të fshehta, duke pasur kështu mundësinë të kishin një pamje 24-orëshe. Konkretisht, ata kishin parkuar një furgon prodhim italian, përballë karburantit të Lalës, në panelin e kontrollit të të cilit kishin montuar një kamerë. Më 16 maj, kur Lala doli nga karburanti, ata e panë atë duke përdorur mjetet teknologjike që kishin në dispozicion dhe e sulmuan duke e qëlluar me një Kallashnikov. Dy javë pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Lalën në karburantin e tij, të dyshuarit u përpoqën përsëri të regjistronin lëvizjet e tij me të njëjtën makinë në një tjetër karburant që ai kishte në dispozicion. Megjithatë, automjeti u pikas më pas nga një punonjës i pikës së karburantit, ndërsa policia gjeti kamerën e fshehur.

Sipas policisë, të njëjtët individë kishin kryer edhe sulmin me zjarrvënie në një pikë karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.

Kush janë shqiptarët e dyshuar:

Dhimo Meci, 45 vjeç nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

Viktima Panagiotis Stivas, sipas oficerëve të policisë greke, i përkiste grupit të kumbarëve Giorgos Avtias dhe Gerasimos Mavrakis (bashkëshorti i aktores Nena Chronopoulou), të cilët u vranë gjithashtu, i pari në qershor 2007 në Gallipoli të Pireut dhe i dyti në tetor 2007 në Tavros.

Viktima Ali Saeed, kishte njohuri për prodhimin e bombave dhe besohet se ka qenë pas shpërthimeve të mëparshme në shitësit e makinave në pronësi të “udhëheqësit” rival të Haidarit. Ai dyshohet se ishte përgjegjës për sulmin e dështuar me një bombë të lidhur në një automjet që transportonte Giorgos Anagnostopoulos, i cili u vra përfundimisht në qershor të vitit 2009 në Galatsi.

Viktima Giorgos Shabbat, me origjinë izraelite, u vra jashtë një bari ku ai punonte në Kefalari, Kifissia. Në të njëjtin bar punonte edhe 43-vjeçari libanez Ali Said. Sabat u dyshua se ishte “ekzekutuesi” i Aris Lakiotis më 18 nëntor 2005 në Haidari, i Yiannis Gavakis më 18 shtator 2006 dhe i Aristotelis Yagia dhe Vasilis Nasipian më 27 janar 2007 në Nikaia, të gjithë anëtarë të grupit të zhvatjes së Haidarit.

Viktima I.T., i njohur si “Pitsila” , ishte ndër të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë të anëtarëve të Agimit të Artë në Neo Heraklion. Ky rast ka shumë të ngjarë të jetë një “tërheqje” e një bashkëpunëtori që dinte shumë.

Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t’u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Mecit i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.

Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por një vit më pas, vrasjen e mori përsipër Klodian Lekocaj dhe Meci u dënua me vetëm 10 vjet burg si bashkëpunëtor.

Meci është dyshuar nga policia greke edhe si personi që kishte marrë përsipër vrasjen e një drejtuesi të lartë të policisë greke dhe të mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si “Karaflas”, ngjarje këto të pakryera nga Meci. Karaflas u vra më pas në vitin 2018 në një tjetër atentat.

Nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.

Fatjon Prendi, aktualisht i burgosur në Trikalla, është arrestuar në shtator të këtij viti si pjesë e një grupi që i’u sekuestruan 1.1 ton marijuanë, droga sintetike dhe arsenal armësh.

Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme 13 vite më parë në Krioneri të Greqisë. Konkretisht, më 7 dhjetor 2012, 4 persona, përfshirë dhe Fatjon Prendin, tentuan të hynin me forcë në shtëpinë e një familjeje në Krioneri, vajza e së cilës sapo ishte kthyer në shtëpi, duke mbajtur në çantë shumën prej 1700 eurosh. Vajza ndodhej brenda në shtëpi kur autorët thyen një dritare dhe hynë brenda. Sapo e panë, e ndoqën dhe i rrëmbyen çantën, ndërsa vajza e tmerruar vrapoi në dhomën e prindërve të saj, ku familja e saj po flinte në atë kohë, dhe u mbyll brenda me ta, ndërsa njoftoi edhe Policinë.

Grabitësit ikën në këmbë. Oficerët e policisë që nxituan në zonë i ndoqën dhe më pas patën një shkëmbim zjarri.

Me të dëgjuar të shtënat, gazetari i njohur grek Makis Triantafyllopoulos kishte shkuar në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përball me grabitësit e pamëshirshëm, të cilët e bllokuan me armë, folën greqishte të thyer dhe i morën makinën, në zonën e Ekalit. Oficerët e policisë që ndodheshin tashmë në zonë, të përforcuar nga njësi të tjera mobile, filluan ndjekjen. Një shkëmbim i ri të shtënash me armë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, pranë varrezave të zonës, ndërsa gjatë ndjekjes, një makinë patrullimi u përplas në pjesën e pasme të makinës së Makis Triantafyllopoulos, për të ndaluar grabitësit.

Automjeti ra në një përrua, pjesa e pasme e të cilit ishte e mbushur me plumba nga oficerët e policisë që po ndiqnin autorët.

Kërkimi ndaj tyre vazhdoi, me autorët e krimit të bllokuar në përrua ndërsa përpiqeshin të iknin në këmbë. Një oficer policie u plagos gjatë shkëmbimit të të shtënave.

Fatjon Prendi ka kryer më pak se 10 vite burg. Është arrestuar ne 7.12.2012 dhe liruar me kusht në 11.02.2022. Ne 2017 teksa ishte ne burgun e Domokos, i është gjetur thikë në qeli. Ai njihet si miku i Alfons Ndocit, i vrarë vitin e kaluar në burg në Greqi dhe i akuzuar për disa krime të rënda./Top Channel

Nëse doni të shkoni në SHBA do t’iu kontrollohen postimet në rrjetet sociale për 5 vitet e fundit

Administrata e presidentit Donald Trump po përgatitet të shtrëngojë më tej kontrollet ndaj vizitorëve të huaj që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar që aplikantët të dorëzojnë pesë vitet e fundit të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale përpara se të lejohen të hyjnë në vend.

Sipas një propozimi të depozituar të martën nga Shërbimi Amerikan i Doganave dhe Kufirit (CBP), kontrollet e reja do të aplikohen për të gjithë ata që kërkojnë të marrin autorizimin elektronik të udhëtimit (ETA). Ky autorizim u mundëson qytetarëve nga 42 vende të udhëtojnë në SHBA për deri në 90 ditë pa vizë.

Kërkesa e re pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, në një periudhë kur pritet një fluks i madh vizitorësh nga e gjithë bota për shkak të organizimit të ndeshjeve të Botërorit të Futbollit në SHBA.

Aktualisht, aplikantët e programit të heqjes së vizave duhet të paraqesin adresën e banimit, numrin e telefonit, email-in, një kontakt emergjence dhe të paguajnë një tarifë prej 40 dollarësh. Por me ndryshimet e reja, lista e detyrimeve zgjerohet dukshëm: aplikantët do të duhet të deklarojnë të gjitha numrat personalë dhe të biznesit të përdorur në pesë vitet e fundit, adresat e email-it personal dhe të biznesit të përdorura gjatë dekadës së fundit, si dhe të dhënat e anëtarëve të familjes së ngushtë, emrin, datën e lindjes, vendlindjen dhe adresën.

Po ashtu, aplikantët do t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar të aktivitetit të tyre online, një procedurë që administrata Trump e ka zbatuar tashmë për mbajtësit e vizës H-1B dhe familjarët e tyre. Edhe studentët e huaj, profesorët, studiuesit dhe pjesëmarrësit në programe kulturore ose shkëmbime akademike tashmë kalojnë përmes të njëjtit proces.

Në një udhëzim të Departamentit të Shtetit, zyrtarëve u kërkohet të verifikojnë çdo shenjë të “armiqësisë ndaj qytetarëve, kulturës, institucioneve ose parimeve themeluese të SHBA-së”, si edhe çdo mbështetje të mundshme për terrorizëm, kërcënime të sigurisë kombëtare apo përmbajtje antisemitike të paligjshme.

Krahas këtyre masave, që prej 1 tetorit administrata ka vendosur edhe një tarifë shtesë prej 250 dollarësh për aplikantët nga vende si Brazili, Kina, India dhe Meksika, shtete që nuk janë pjesë e programit të heqjes së vizave.

Kritikët e shohin këtë nismë si një zgjerim drastik të mbikëqyrjes ndaj vizitorëve të huaj, ndërsa mbështetësit argumentojnë se masat e reja synojnë rritjen e sigurisë kombëtare në një kohë tensionesh dhe kërcënimesh të vazhdueshme ndaj SHBA-së. Në çdo rast, udhëtarët e ardhshëm duhet të përgatiten për kontrolle më të gjera dhe procedura më të gjata verifikimi përpara se të marrin lejen për të hyrë në vend.

Fieri shpall në “kërkim” 8 besnikët e Belinda Ballukut, “kryepatronazhistët” e zgjedhjeve të 11 majit!

Tetë zyrtarë të lartë të administratës shtetërore, të gjithë vartës besnikë të ministres së pezulluar të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, janë shpallur në “kërkim” nga qytetarët e thjeshtë. Ata janë njerëzit e ngushtë të zv.kryeministres, ndaj të cilës Prokuroria e Posaçme ngriti akuzë zyrtare duke e marrë të pandehur, por që prej veprimit të SPAK-ut të gjitha janë larguar nga zonat zgjedhore.

VoxNews ka mësuar se 8 besnikët kanë qenë në role drejtuese në 4 rajone në Fier, duke mbuluar çdo territor dhe duke koordinuar një grup të madh zyrtarësh qendrorë dhe lokalë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. E njohur për organizimin e të gjithë strukturave partiake, Balluku vuri në ato poste njerëzit e besuar, duke kërkuar me ngulm rezultatin zgjedhor.

Makineria shtetërore u stacionua disa muaj para zgjedhjeve të 11 majit në Fier, duke marrë kontrollin e gjithçkaje. Ata kontrollonin çdo leje, punësim, shpërblim, pagë apo edhe fondet në bujqësi. Madje edhe pensionet apo ndihmat sociale, teksa edhe sektori i naftës, kompania shtetërore Albpetrol, apo edhe firmat private, u vunë nën zgjedhën e Ballukut.

Disa zyrtarë lokalë të Partisë Socialiste të Fierit thanë për VoxNews se, pas ngritjes së akuzës nga SPAK për Ballukun, kryepatronazhistët janë zhdukur nga qarku. “Para veprimit të SPAK-ut, ishin të gjithë në Fier. Me urdhër të Ballukut bënin takime me strukturat e PS-së. Merrnin edhe njerëz nga Tirana. Emëronin, shpërblenin apo transferonin anëtarët e PS-së. Disa i emëronin në pushtetin lokal, të tjerë në drejtoritë e varësisë së MIE” pohojnë burimet.

Kush janë 8 besnikët e Ballukut të shpallur në “kërkim” nga banorët e Fierit?

VoxNews ka siguruar ekskluzivisht listën e brendshme të Partisë Socialiste të Fierit, e cila thotë se emrat kanë shkuar disa muaj para zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tyre, qyteti u nda në 4 rajone të mëdha dhe secili rajon kishte 2 drejtues. “Të gjithë ishin drejtorët e Ballukut. Krahas kandidatëve për deputet, që kishin një rol aktriv si Ceno Klosi, Klevis Jahaj, etj., edhe drejtuesit e rajoneve koordinonin gjitha”, thanë të njëjta burime.

Sipas tyre, rajoni numër 1 kryesohej nga Diana Gjonçaj, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Klodjan Mema, ish-drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve në Fier.

“Të gjithë ishin të dubluar dhe nga institucione të ndryshme. Por, të gjithë raportonin te Balluku dhe njerëzit e tjerë të besuar”, pohojnë të njëjta burime.

Ndërkohë, në rajonin numër 2 ishin emëruar Evis Mamaj, drejtor i Financave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë.

Në rajonin numër 3 ishte një emër i njohur, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i Ujësjellësit në Durrës. Sërish një person i hetuar, i cili kishte ngritur një skemë të mirëfilltë zhvatjeje gjatë kohës që drejtoi UKD, por me “bekimin” e eprorëve të tij, Klevis Jahaj dhe Belinda Balluku. Kovaçi i dha kompanisë së tij disa tendera të majmë! Në të njëjtin rajon, numër 3 në Fier, ishte edhe një kryepatronazhiste e fuqishme si Blerta Guxha, drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve.

VoxNews ka mësuar se në rajonin numër katër ishin bashkëkryetarë Arta Gurabardhi, nëndrejtoreshë në KESH-it dhe Besjan Kadiu, zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Emra me peshë të rëndë, që kanë në dorë të gjithë financat e shtetit apo edhe eprorë të mijëra punonjësve, të cilët kanë qenë të gjithë të angazhuar më 11 maj.

©Copyright Vox News

CIA planifikon bazë të fshehtë me shërbimin sekret të Turqisë në Mesdhe

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA) dhe shërbimi turk i inteligjencës MIT po përgatisin një bashkëpunim të ri strategjik për të ngritur një bazë të fshehtë ajrore në Republikën Turke të Qipros Veriore, me synimin për të mbikëqyrur më nga afër Lindjen e Mesme.

Lajmi raportohet nga portali francez Intelligence Online, i njohur për monitorimin e operacioneve të inteligjencës në nivel global.

Sipas raportimit, CIA është në proces blerjeje të rreth 12 avionëve transportues C-130 Hercules, të përdorur dhe pa shenja identifikimi, përmes ndërmjetësve.

Këto avionë do të modifikohen për operacione të fshehta, një praktikë që shërbimi amerikan e ka përdorur edhe më parë për misione të padeklaruara jashtë territorit amerikan.

Burime të Intelligence Online theksojnë se C-130 është i përshtatshëm për operacione të maskuara, pasi përdorimi i tij i gjerë në aviacionin civil dhe ushtarak e bën më të lehtë fshehjen e origjinës dhe misionit të avionëve të modifikuar.

Këto mjete do të stacionohen në bazën ajrore Geçitkale në Qipron Veriore, ku Turqia mban tashmë të dislokuara dronë Bayraktar TB2 që mbrojnë aktivitetet e saj energjetike në Mesdheun Lindor.

Sipas Intelligence Online, plani i CIA-s dhe MIT-së është të krijojnë një prani të përhershme të padukshme në Mesdhe – mjaftueshëm pranë Libanit dhe sidomos Sirisë, një territor ku shërbimet turke operojnë prej vitesh.

Në këtë operacion përfshihet Air Branch i CIA-s, komponenti ajror i Drejtorisë së Operacioneve, i cili funksionon ndryshe nga çdo skuadron tradicional ushtarak: përmes kompanive “guaskë”, pilotëve kontraktualë dhe pajisjeve të avancuara të përgjimit dhe zbulimit elektronik (SIGINT).

Flota e re do të përdoret për transport të personelit të specializuar, pajisje të ndjeshme të zbulimit, komunikime të siguruara dhe potencialisht për operacione të heshtura parashutimi në lartësi të mëdha.

Gjendjen dy persona të pajetë në Durrës, dyshimet e para

Dy persona të pajetë janë gjetur në Durrës gjatë ditës së djeshme.

Policia bën me dije se u gjet në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

Ndërkohë u gjet në banesën e tij, në lagjen nr. 13, trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Çfarë ηdodh nëse fëmϊjët ju sh. οhίn e dύke b. ërë ?

Nëse fëmija ju sheh gjatë marrëdhënieve se.ksuale, nuk do të thotë se ata do të tra.umatizohen për jetën.

Sajti ChannelMum.com ka anketuar mbi 2,000 prindër, të cilët i ka pyetur se çfarë u kanë thënë ata fëmijëve të tyre nëse ata i kanë parë duke bërë se.ks.

Po luftojmë, Po lëvizim në shtrat, Tentojmë të ngrihemi nga shtrati, Ishim duke përpjekur ta bëjmë të qeshim njëri-tjetrin.

Po luajmë një sport të ri, Po grindemi, Po kërkonim thesarin magjik, Po luanim kalërim.

Siobhan Freegard, themeluesi i ChannelMum.com, thotë se nëse fëmijët tuaj janë më të rritur dhe kanë edukim s.eksual, atëherë gjëja më e mirë është t’ua tregosh të vërtetën.

“Ata do ta dinë se ju po gënjeni dhe ju nuk dëshironi t’ua dëmtoni besimin”, tha ai.

Por nëse fëmija është më i vogël, atëherë ai thotë se duhet sugjeruar që të largohet në një hapësirë tjetër dhe të argëtohet me lodra.

“Nëse kjo është e pamundur, atëherë gjeni një shou televiziv apo film të cilin ata e pëlqejnë dhe verifikoni se ata janë të sigurt, para se ju të bini në shtrat. Vetëm sigurohuni se sa zgjat filmi dhe kryeni punën tuaj më herët”, ka thënë Freegard.

E nëse ju vëreni ndryshime në sjelljen e fëmijës pasi që ai ju ka parë ak.sidentalisht gjatë marrëdhënieve se.ksuale, atëherë është e këshillueshme ta dërgoni atë te mjeku i përgjithshëm për të caktuar një takim me psikologun

“Të kam tr αd.hëtύαr me mοtrën tënde”, b. υrri i shkruan letër bαshkes hortes, por ρërgjigjia që merr e lë pa fjαΙë…

Një burrë ka vendosur t’i shkruajë një letër gruas së tij, ku i thotë se e ka tr.adhëtuar me motrën e saj dhe pas gjithë kësaj do të largohet.

Por përgjigjia që i ka kthyer ajo e ka lënë pa fjalë. Letra e burrit: “E dashur grua, 

Po të shkruaj këtë letër për të thënë se po largohem përgjithmonë nga jeta jote. Unë kam qenë bashkëshorti ideal me ty për 7 vjet.

Këto 2 javët e fundit kanë qenë ferr…Shefi yt me telefonoi për të thënë se sot ti u largove nga puna.

Javën e kaluar, kur ti erdhe në shtëpi as që e vure re se unë kisha ndryshuar modelin e flokëve,

as që unë kisha gatuar ushqimin tënd të preferuar dhe as që kisha veshur një palë bo.kse të reja të mëndafshta.

Ti hëngre për 2 minuta, dhe shkove direkt për të fjetur.

Ti nuk më thua më se më do, ti nuk do më të bëjmë s*ks apo ndonjë gjë tjetër që na lidh si burri dhe grua.

Ose ti po më tra.dhton me dikë tjetër, ose nuk më do më. Kushdo qoftë arsyeja, unë jam po largohem.

“Më υjen t υrρ që jam Shqiptare”, g rυαja shqiρtare shρërt hen

Paragjykími është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negatíve ndaj dikujt e diçkaje”.

Ky është përkufizimi më i plotë sipas socíologëve dhe psíkologëve për paragjykímin, fenomen i cili në vendin tonë manifestohet gjerësisht.

Një grua nga Shqipëria ka ndarë një histori të sajën në redaksinë e ku tregon se si

miku i saj italian tallej me vendin tonë, por edhe me femrat në moshën mbi 45-vjeçe.

Sipas qytetares, italiani kishte ardhur të vizitonte Beratin dhe ajo e ka shoqëruar,

por paragjykímet dhe ofendimet e tij ndaj grave shqiptare linin vërtetë për të dëshiruar.Ndiqen! 

“Si ta mαs htroj ΒURRlN për të daΙë sόt me ty?”, DjaIin e zë haIIi me das hηoren e “FlKSUAR”

Një djalë të ri nga shqiptar, i cili jeton në New York e ka zënë ha.IIi me një vajzë,

e cila ishte fillimisht e das;hura e tij, por që më pas nuk i nd.ahet për qa;m.et, edhe pse djalit tregon se ka pro/vuar çdo me/todë për ta mbajtur larg.

Ai ka bërë me dije se vajza me të cilën është në një ma;r..rë.dhë.nie prej dy vitesh, është disa vite më e madhe se ai.

Ajo është 29 ndërsa unë jam 22 vjeç. Jemi njohur para dy vitesh. Ajo ishte 27. Ishte e mirë, nuk e kisha pr.obIe.m që ishte më e madhe”, – tregon djali.

Ai bën me dije se pas një viti ka marrë vesh që e das;hura e tij ishte një grua e mar;tuar, e madje kishte edhe dy djem.

22-vjeçari shprehet se i ka kërkuar asaj që të nd;.ahen, por ajo nuk pranon dhe n.gul këmbë që b;urrin e vet nuk e do, por duhet të rrijë me të për hir të kaIamajve.