Urdhër-αrresti nga SPAK për Ervin Matën, super trafikantin e drόgës që u përρΙas me Vis Martinajn

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për Ervin Matën, një personazh tepër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, së bashku me 11 persona “VIP” të tjerë, disa prej të cilëve tashmë janë vënë në pranga, mëson Voxnews.al.

Ervin Mata, i njohur si “Boli” konsiderohet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës në vend, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, i cili në vitin 2018 u përplas me Ervis Martinajn dhe grupin e tij në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Burime për Voxnews.al bëjnë me dije se arrestimet e SPAK janë lëshuar pikërisht pas zbërthimeve të mesazheve të Ervis Martinajt në aplikacionin e përdorur nga bota e krimit “SKY ECC”.

Kujtojmë se ishin familjarët e Ervis Martinajt që i dorëzuan prokurorëve të SPAK-ut, kodin unik që ai përdorte në aplikacionin e koduar, në tentativë për t’i ndihmuar në gjetjen e gjurmëve të tij, disa muaj pas zhdukjes së mistershme.

Po në kuadër të këtij operacioni është arrestuar ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe është lëshuar urdhër arrest për djalin e tij, Jehon Breçani.

Erzen Breçani akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.

VoxNews.al mëson se është lëshuar urdhër-arresti edhe për shefin e krimeve të Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

KUSH ËSHTË ERVIN MATA

Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt sipas QKB-së rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi, sipas informacioneve zyrtare edhe një kompani që merret me konstruksione metalike. Kurse në emrin e Matës sipas QKB-së rezulton i regjistruar vetëm një biznes që merret me tregtimin dhe servisin e pajisjeve kompjuterike dhe është në proces falimenti.

Historia me Elvana Gjatën

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015.

Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut.

Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares.

Ky është shefi i krimeνe i akuzυαr se ka ndihmuar në νrasje! U arrestua sot para ndeshjes në “Air Albania”

Shefi i krimeve në Komisariatin Nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni është vënë sot në pranga nga kolegët e tij, pas një aksioni policor me urdhër të SPAK për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal, pjesë e të cilit dyshohet se është edhe Ervin Mata.

Voxnews.al mëson se ndaj Dedan Gjonit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Ai u prangos sot së bashku me 11 persona të tjerë, përfshi edhe ish-drejtorin e Policisë Tiranë, Erzen Breçani, ndërsa është lëshuar urdhër arrest për djalin e tij dhe Ervin Matën.

Të gjithë dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të zbuluar pas zbërthimit të mesazheve të Ervis Martinajt në aplikacionin “SKY”.

E fundit, aksidentohet Bruno ish konkurrent i Përputhen (FOTO)

Ish-konkurrenti i njohur i “Përputhen”, Bruno Shemsho, ka pësuar një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm.

Ka qenë vetë ai që e bëri të ditur lajmin e aksidentit.

Bruno postoi disa foto në InstaStory, ku shihej makina e dëmtuar rëndë. Gjithashtu edhe konkurrenti u shfaq i gjakosur në fytyrë.

Urojmë që Bruno të mos ketë ndonjë dëmtim serioz.

Lαjm i mirë për shqiρtarët/ Lehtësohen rregυllat për imigracion në Gjermani, mυngesa për mijëra ρυnëtorë

Rregullat e përditësuara të Gjermanisë për imigracionin kanë hyrë në fuqi.

Gjermania ka zbatuar zyrtarisht ndryshimet në rregullat e saj të imigracionit të kualifikuar, si pjesë e Aktit të rishikuar të Imigracionit të Aftësive të miratuar nga Bundestagu në fillim të kësaj vere.

Lëvizja vjen si përgjigje ndaj një problemi urgjent me të cilin përballen punëdhënësit gjermanë, të cilët aktualisht po përballen me një mungesë prej qindra mijëra punëtorësh në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në IT, teknologji, kujdes mjekësor, kontraktime dhe logjistikë, ShengenVisaInfo . raporton com.

Sipas Deutsche Welle, rregullat e rinovuara synojnë të thjeshtojnë dhe lehtësojnë imigrimin e punëtorëve të kualifikuar nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Ndryshimet janë vendosur të shtrihen në tre faza, ku grupi i parë i rregullimeve do të hyjë në fuqi menjëherë më 18 nëntor.

Në përputhje me rregullat e miratuara rishtazi, një ndryshim i dukshëm është modifikimi i sistemit të kartonit blu të BE-së. Me efekt të menjëhershëm, sistemi EU Blue Cars tani lejon më shumë punëtorë me kualifikim të lartë nga vendet e treta të hyjnë në Gjermani për qëllime pune pa qenë nevoja t’i nënshtrohen kërkesave të mëparshme të gjuhës gjermane.

Për më tepër, në përputhje me rregullat e reja, kufijtë vjetorë të pagave për Kartën Blu të BE-së janë ulur nën 40,000 € për nivelin fillestar, si dhe për punët që janë veçanërisht të kërkuara.

Punëtorët e kualifikuar të IT-së që nuk kanë një diplomë universitare do të kualifikohen gjithashtu tani për një kartë blu të BE-së me kusht që të provojnë se kanë tre vjet përvojë profesionale në të njëjtën fushë.

9-νjeçarja Lea ka neνojë për ndihmë! Në Shtator u diagnostikυa me tυmor të trυrit të fazës 3

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Lea, një vajzë 9-vjeçare, që shkon në klasën e katërt, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi më 3 Shtator është diagnostikuar me tumor të trurit të Fazës 3.

Vogëlushja i është nënshtruar një operacioni në tru dhe mjekët në Tiranë kanë arritur t’i heqin një pjesë të tumorit. Por ajo kërkon operacione dhe trajtime shtesë. Një prej këtyre trajtimeve është Biopsia Molekulare, e cila nuk mund të kryhet në Shqipëri.

Për këtë arsye familjarët po përpiqen të gjejnë një laborator diku në Evropë ose Amerikën e Veriut ku mund të bëjnë testin në mënyrë të shpejtë. Por përveç gjetjes së laboratorit, kostot janë të shumta pasi testimi kushton rreth 20,000 dollarë dhe trajtimi të paktën 100,000 dollarë.

Por duke qenë se këto shpenzime sa vijnë e shtohen dhe janë të shumta për familjarët e saj, ata kërkojnë ndihmë nga shqiptarët. Që Lea të marrë trajtimin e nevojshëm në kohë, asaj i duhet ndihma e të gjithëve pasi çdo kontribut do jetë i vlefshëm.

Ky është linku i GoFundMe ku mund të kontribuoni.

Apeli për ndihmë:

Përshëndetje, emri im është Julia Micaj. Kjo faqe GoFund me është për mbesën time të vogël, Lea 9-vjeçare, e cila u diagnostikua me tumor të trurit të Fazës 3, 9 nëntor 2023 në Tiranë, Shqipëri. Lea është në klasën e 4, ajo është e ëmbël, qesharake, energjike dhe plot jetë. I pëlqen të luajë piano dhe t’i lexojë vëllait të saj të vogël Gjonit. Ajo është plot ambicie, optimiste dhe e etur për ta luftuar këtë. Lea u shtrua shpejt në spitalin e Tiranës, Shqipëri dhe iu nënshtrua një operacioni në tru të nesërmen. Edhe pse mjekët ishin në gjendje të hiqnin një pjesë të tumorit, ajo kërkon operacione dhe trajtime shtesë. Kanë kaluar 7 ditë nga operacioni i saj i parë dhe tani ajo ka nevojë për një Biopsi Molekulare, për të cilën nuk ekziston një strukturë testimi në Shqipëri.

Familja po përpiqet të gjejë një laborator diku në Evropë ose Amerikën e Veriut që është në gjendje të bëjë testin për një joqytetar në një njoftim kaq të shkurtër. Përveç gjetjes së objektit të përshtatshëm laboratorik, kostot janë shumë, në 20,000 dollarë për Testimin e Biomakerit Molekular të Trurit dhe të paktën 100,000 dollarë për trajtimin.

Familja duhet të fluturojë me Lean jashtë shtetit për në Evropë ose Amerikën e Veriut sa më shpejt që të përfundojë testin e nevojshëm për një diagnozë dhe trajtim të plotë. Shpenzimet po shtohen shpejt dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të siguruar që Lea të marrë trajtimin e nevojshëm. Çdo $ ka rëndësi!! Familja do t’ju ishte përgjithmonë mirënjohëse për shpëtimin e vajzës së tyre të vogël dhe për të ndihmuar që Lea të ketë çdo mundësi për ta kapërcyer këtë. Faleminderit që e lexuat këtë, dhe ju lutemi keni Lean në lutjet tuaja!

AΙαrmohet Britania e Madhe, një grup terrόrist dγshohet se kaloi La Mαnshin me ναrkë

Mediat britanike kanë raportuar se policia është vënë në ndjekje të një grupi të dyshuar terrorist, të cilët kanë kaluar Kanalin e La Manshit me një varkë të vogël.

“Sunday Express” raporton se një grup prej 6 personash ishte vënë nën vëzhgim nga autoritet e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, por 3 prej tyre janë zhdukur duke përdorur dokumente me identitete të rreme.

Më tej, në raportim theksohet se këta persona po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist ndaj një ndërtese qeveritare ose një sulm të mundshëm kibernetik. Megjithatë, sipas autoriteteve britanike të sigurisë, nuk ka rrezik për një sulm të gjerë terrorist.

Ndërkohë, deputeti konservator, Marco Longhi, tha: “Ky rast duhet të rrisë sigurinë për kufijtë tanë, të cilët janë lehtësisht të depërtueshëm”.

Μomenti i frikshëm kur νinçi shembet nga maja e ρallatit pas tërmetit 6.7 ballë që goditi Filiρinet(Video)

Një vinç në majë të një ndërtese të lartë në Davao City, Filipine, u shemb pasi një tërmet me magnitudë 6.7 goditi rajonin jugor të vendit.

Siç shihet edhe nga pamjet në pjesë e vinçit shkëputet dhe bie nga njërtësi prej disa metrash dhe një pjesë ngelet ende e varur në majë të ndërtesës.

Një tërmet i fuqishëm nënujor me magnitudë 6.8 goditi Filipinet të premten. Tërmeti e kishte epiqendrën në rajonin jugor të Mindanaos. Edhe pse fillimisht u regjistrua se kishte një magnitudë 7.2 , Instituti Filipin i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë më vonë e uli tërmetin në 6.8, raportuan lajmet lokale. Aktualisht nuk ka asnjë paralajmërim për cunami në fuqi.

Kur lajmet për tërmetin u publikuan për herë të parë të premten, u regjistrua se nuk kishte të lënduar apo viktima, megjithatë lajmet për dy viktima kanë qarkulluar që atëherë. Aktualisht, numri zyrtar i të vdekurve mbetet i panjohur.

https://www.instagram.com/_u/abcnews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=aff060fe-06ad-40b4-ba64-a3605ddab8ec&ig_mid=D90CBC21-28B6-4A85-AB2C-726FD0C3AD43

Morën ρeng 18-νjeçarin, djali i gazetarit dhunoi të riυn për territorin e shitjes së drόgës

Konflikti mes Agim Drishtit, djalit të gazetarit Ismet Drishti, Arnold Arapajt, i biri i një trafikanti droge, dhe personit të dhunuar e të marrë peng në zonën e Astirit, ka nisur për shkak të territorit të shpërndarjes së drogës.

Pak ditë para ngjarjes, policia ka goditur të njëjtin grup për shkak të shtyrjes në këtë aktivitetet kriminal të një të mituri 12 vjeç. Të rinjtë ishin shpallur në kërkim policor, por ngjarja e marrjes peng çoi në dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.

Pasi e kanë futur në makinë, Drishti dhe Arapaj, i kanë marrë sendet me vlerë dhe e kanë rrahur për një kohë të gjatë. Mësohet se i riu 18-vjeç është goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa agresorët e kanë lënë të lirë pas disa orësh.

Pas dhunës 18-vjeçari është paraqitur në Komisariatin nr. 6 për të bërë denoncim në lidhje me rastin dhe ka treguar mbi aktivitetin kriminal të grupit.

I njëjti grup shitjen e lëndëve narkotike me doza e ka kryesisht në zonën e Astirit, por vendbanimet i kanë të shpërndara në zona të tjera të Tiranës./Shqiptarja.com

Shkroi historinë me Shqiρërinë, ja sa zgjat kontrαta e Silvinjos me kυqezinjtë

Ishte 5 janari 2023, kur Silvio Mendesh Kampos Zhunior, i njohur ndryshe si Silvinjo do të firmoste me “Federatën Shqiptare të Furbollit” një kontratë deri në qershor 2024.

Gjithçka do të varej nga rezultatet e tij, që në fund i kanë dhënë të drejtë, pasi ka udhëhequr ekipin tonë përfaqësues drejt “Gjermani 2024”.

Braziliani do ta përmbushë kontratën e tij me kuqezinjtë në mes të Europianit.

Reρerja 27-νjeçare νret menaxherin në mes të rrυgës: Ishte νetëmbrojtje

Reperja Key Vhani akuzohet për vrasjen e agjentit të saj më 9 tetor. Një kamera sigurie regjistroi momentin kur 27-vjeçarja qëlloi dhe vrau agjentin e saj në mes të rrugës në Miami, SHBA.

Në video, reperja shihet duke u përleshur me një burrë jashtë një makine të bardhë. Pak sekonda më vonë të dy fillojnë të përplasen me njëri-tjetrin ndërsa menaxheri 27-vjeçar del nga makina dhe i bashkohet sulmit ndaj Vhanit.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, më pas reperja nxjerr një armë nga çanta dhe fillon të qëllojë drejt menaxherit të saj.

Menjëherë pas të shtënave, njeriu me të cilin fillimisht ishte përleshur reperja, tërheq zvarrë 27-vjeçaren me makinën e bardhë dhe largohet në drejtim të panjohur.

Ajo deklaron se nuk është fajtore, me avokatët e saj që argumentojnë se ky është një “rast i qartë vetëmbrojtjeje”.

Çështja pritet të shkojë në gjyq më 15 shkurt 2024./albeu.com