Nuk u grυmbullua nga Sylvinho, Armando Broja nuk i “brαktis” djemtë kuqezi

Kombëtarja shqiptare e mbylli në barazim ndeshjen përballë Moldavisë në transfertë.

Golin për kuqezinjtë e shënoi Sokol Cikalleshi në minutën e 25’ me anë të një 11-metërshi.

Në krahun tjetër, Armando Broja nuk i “braktis” djemt e Kombëtares, teksa iu uron fat me anë të një InstaStory.

Në Instagram, sulmuesi i Chelseat që nuk u grumbullua nga Sylvinho, shkruan “Paçi fat djem” duke e shoqëruar edhe me formacionin titullar të Kombëtares për këtë sfidë.

Kυαlifikimi në Europian, UEFA “dυαrtroket” Shqiρërinë

Shqipëria ka nisur festën pas kualifikimit në Euro 2024. Vetë faqja e UEFA-s ka përgëzuar këtë arritje të kuqezinjve, me një postim në rrjetet sociale.


“1-1 kundër Moldavisë. Shqipëria siguron biletën për në “EURO 2024. Vlerësimë dhe urime”, shkruan UEFA në Facebook.

Deri më tani kemi grumbulluar 14 pikë dhe me një fitore eventuale ndaj Ishujve Faroe, mbyllim kualifikueset me 17 pikë.

Whatsapp Image 2023 11 17 At 8.04.09 Pm 1 640x1068

Si dy ρika uji, Grida Dυma shfaqet për herë të parë në ρublik me nënën e saj (FOTO)

Edhe pse ndër figurat më të përfolura të politkës dhe së fundmi edhe të ekranit, Grida Duma prezanton rrallë herë pjestarët e saj të familjes.

Por ajo ka “thyer rregullat” dhe së fundmi është shfaqur me nënën e saj, teksa kanë marrë pjesë në një shfaqje operistike.

Nga pamjet që ka shpërndarë vetë Grida, shihet ngjashmëria e saj me nënën, si në finesë, elegancë dhe në stil.

E rëndë/ Vritet gαzetari i njohυr, gjendet i ραjetë brenda mαkinës

Një fotoreporter meksikan u vra të enjten nga një person i armatosur në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës, në kufirin me SHBA, sipas autoriteteve lokale. Ndërkohë 5 gazetarë të tjerë janë vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit, sipas Reporters Sans Frontières (RSF).

Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në vend që nga viti 2000, ndërsa 28 të tjerë janë zhdukur, sipas të njëjtës organizatë joqeveritare. Viti 2022 ishte viti më vdekjeprurës për punonjësit e medias, me të paktën 13 vrasje të gazetarëve të regjistruara nga qeveria.

Trupi i gazetarit u gjet në automjetin që ai përdorte si shofer profesionist për një kompani transporti dixhital.

Shteti i Veracruz ka numrin më të madh të vrasjeve të gazetarëve (31) që nga viti 2000.

https://twitter.com/article19mex?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1725260331759321247%7Ctwgr%5Eaf229b0597a16728ff58f81578cc1507d2db768d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F11%2Fe-rende-vritet-gazetari-i-njohur-gjendet-i-pajete-brenda-makines-dyshohet-se%2F

Edi Rama i hap tunelin e Llogαrasë Samir Manes në kohë rekord, tυneli Mυrrizit ende “errësirë”

Është dashur vetëm një vit që tuneli i Llogarasë të hapet dhe në të të nisi asfaltimi. I gjatë afro 6 km, tuneli nis nga Ura e Shën Elizës dhe përfundon te Ura e Palasës, duke kaluar përmes Qafës së Llogarasë. Ky ëshët një nga projektet më të debatuara, për shkak të mungesës së konsultimit publik si dhe për shërbimin që pritet t‘i ofrojë realisht shqiptarëve. Fillimisht ndërtimi iu dha me tender kompanisë që kërkoi më shumë para, në garën e hapur nga Ministria e Infrastrukturës. Një bashkim i dy kompanive turke, përfituan 170 milion dollarë për këtë projekt, teksa më herët u shpenzuan 7.5 milionë euro për studimin e fizibilitetit.

Më shumë se shqiptarëve të varfër, ky tunel do t‘i shërbejë biznesmenit Samir Manes, për të dërguar në fshatin e tij turistik sa më shumë turistë. Në fund të majës së Llogarasë, pranë Urës së Palasës aty ku do të dali edhe tuneli, Mane ka ndërtuar tashmë prej vitesh një seri vilash private. Fshati nuk quhet më Palasë, por Fshati i Manes, pasi vilat po zgjerohen përgjatë vijës brendetare. Një infrastrukturë e tillë i nevojitej mikut të Edi Ramës, i cili udhëroi përfundmimin e këtij ndërtimi në kohë rekord.

Po pse e quajmë në kohë rekord? Një tunel me gjatësi 6 km i gjatë dhe një shkallë vështirësie të lartë u hap për 365 ditë, ndërkohë që tuneli i Murrizit është ende një mit për shqiptarët. Punimet për Rrugën e Arbrit kanë të paktën 5 vite që kanë nisur zyrtarisht dhe pritet që të zgjasin të paktën edhe 2 vite të tjera. Ndonëse Rama premtoi se ky segment do të hapej në vitin 2021, kryeministri nxitoi të bëjë fushatë elektorale me daulle ende pa u bërë as gjysma e punimeve. Tuneli i Murrizit, vetëm 3.8 km i gjatë, ka marrë miliona euro shtesë dhe drita në fundin e tij nuk po shihet ende.

Qartazi, Ramës nuk i intereson që shqiptarët po djegin makinat në segmentin provizor të Rrugës së Arbrit. Me interes për të është kënaqja e oreksit për biznesmenët që e ndihmojnë në kohë fushate me financime. Përveç Samir Manes, Rama i ka premtuar dhe Artan Dulakut se do t‘i ndërtojë një rrugë nga Rinasi e drejt për te vilat dhe hotelet e tij luksoze në Gjirin e Llalzit. Ndërkohë që Shqipëria renditet e fundit në Europë për ndihmën që u jep pensionistëve dhe kategorime me status social.

“Βëj s* ks të f shehtë me ish të d αshύrin 1 herë në muaj”- Tr adhton bυrrin, nëna e dy fëmijëve në dilemë: Dυa të k rγej më shumë mαrrëd.hënie me të!

“Takohem me ish-in tim për seks të fshehtë të paktën një herë në muaj, por dëshiroj më shumë”, ka rrëfyer një 31-vjeçare, e martur dhe nënë e dy djemve të vegjël.

Ajo tregoi se ishin vetëm 15-vjeç kur u lidhën bashkë dhe për të ishte i dashuri i parë.

Rrëfimi për The Deidre:

Unë dhe dashuria ime e parë ishim vetëm 15 vjeç kur u lidhëm. Tre vjet më vonë u ndamë sepse familja ime u zhvendos.

Më ka munguar vërtet i dashuri im i parë, por ne ishim më shumë se 100 milje larg njëri-tjetrit.

Thjesht nuk ishte praktike të qëndroje në çift. Pas u zhvendosëm nisa punë si asistente ekzekutivi. U befasova pak kur një nga drejtuesit më kërkoi të dilnim në një takim.

Ai ishte tetë vjet më i madh se unë dhe shumë i sjellshëm. Dolëm në takim dhe gjashtë muaj më vonë më kërkoi të martohesha me të.

Doja të refuzoja, por mamaja më tha se nëse do ta bëja këtë, do të pendohesha përgjithmonë. U martova dhe brenda një viti ngela shtatzënë.

Tani jam nënë e dy fëmijëve që rri në shtëpi. Unë i dua fëmijët e mi, por më mungon të kem identitetin tim. Dhe gjatë gjithë kohës nuk pushova kurrë së menduari për ish-in tim.

Një mbrëmje, kurioziteti më pushtoi dhe e gjurmova në internet. Isha kaq e emocionuar që kontaktova sërish me të dhe kur u takuam isha me e lumtura.

Kishin kaluar 11 vjet që kur ishim parë, por ndjenjat tona kishin ende gjithë intensitetin e një dashurie të parë. Ai është ende beqar dhe thotë se asnjëra nuk krahasohet me mua.

Takimet tona të rrëmbyera nuk mjaftojnë kurrë. Unë dua të ndahem, por më duket e tmerrshme të lë burrin tim dhe të trazoj jetën e fëmijëve të mi.

“Greqia do hγjë në jυg të Shqipërisë, Serbia në veri të Kosovës”/ Sllamniku: Në dhjetor kemi Ιυftë!

“Po shkojmë drejt luftës, është e pashmangshme”

Situata mes Kosovës dhe Serbisë duket si më e qetë por informacione të ndryshme hedhin dritë për fillimin e një konflikti të ri. Ukraina ka prova se Rusia synon të shkaktojë një luftë mes shteteve ballkanike. Paralajmërimi vjen nga presidenti Volodimir Zelensky, i cili në komentet për mediat afrikane ngre alarmin se pas Lindjes së Mesme, Rusia do të shpërqendrojë vëmendjen e botës, me një krizë në rajonin e Ballkanit. Zelenski pretendon se Rusia dhe aleati i tij Irani qëndrojnë pas ngjarjeve në Izrael.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi siguruar informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Kishim fillimisht Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, u shpreh Zelensky.

Për këtë, Arianit Sllamniku, konspiracionist, deklaroi se Balkani duhet të përgatitet për luftë. Sipas tij, konflikti do nisë kur Serbia të sulmojë veriun e Kosovës dhe Malin e Zi, e po ashtu Greqia, jugun e Shipërisë.

“Pas Banjskës na pret një tjetër ngjarje e rëndë. Do ketë përfshirje të Kosovës dhe Serbisë, do sulmohet veriu i Kosovës. Do kemi sulme në Maqedoni dhe Mal të Zi. Ka frikë se Greqia do futet në jugun e Shqipërisë. Kjo ndodhë sepse do jetë një pretendim i saj për mbrojtjen e minoritetit grek në jug të Shqipërisë. Të njëjtin justfikim do ketë dhe Serbia për veriun e Kosovës. Mali i Zi do sulmohet nga Serbia por që NATO do jetë ajo që do marrë në kontroll qeverinë dhe territorin e Malit të Zi.

Si deklaratat e Zelensky, ne i kemi diksutuar këtu se bashku. Po të isha unë me Xhoxh apo Hans, do pranohesha më herët për këto deklarata. Xhorxh Fridamn ka thënë të njëjtat gjëra që ne i kemi thënë këtu më parë së bashku, që Serbia po përgatitet për luftë në kosovë dhe që kjo lufto do i kalojë kufijtë e Kosovës. Burrimet e informacionit për ato që kam thënë unë unk mund t’i them. Konflikti i rradhës do jetë Ballkani por jo moldavia, por shtetet pranë Detit të Zi, Bullgaria, Rumania, Azerbajxhani etj.

Nëntor-dhjetor do kemi luftë. Kjo është e pashmangshme. Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë mbyllur, temat janë shteruar dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje. NATO është lodhur duke pritur. Po shkojmë drejt luftës, është e pashmangshme. Shpresa e vetme, që e kemi diksutuar dhe më herët, që pas kësaj lufte, lider i shtetit Shqiptar, Sanxhakut, Preshevës, Shqipërinë natyrale të trojeve që kemi pasur dikur, të jetë Albin Kurti.”– tha Sllamniku.

“Nusja rυmune ia ka kαΙuar shqiptareve”, Bardha: Kur më thotë “nënë”…

Bardha, një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se vajzat shqiptare nuk krahasohen me nusen e saj nga Rumania. Ajo shpreh një dashuri shumë të madhe ndaj Stefanisë e cila ka bashkëjetuar për 8 vite me partnerin e saj. Bardha thotë se kjo pjesë nuk ka përbërë problem për të, madje nusja e quan “nënë”.

Bardha: Unë kam djalin që ka bashkëjetuar 8 vjet me një vajzë, kam qenë dakord megjithëse ajo s’është shqiptare, por ia kalon, më vjen keq, asnjë vajzë nuk ofendoj se unë kam vetë një vajzë të vetme por ia kalon edhe një shqiptareje. Mua më është bërë qejfi që ajo është e lumtur me djalin tim, është e lumtur me neve, që një vajzë e huaj të të thotë nënë është një ditë… nuk e gjen dot në këtë vend ku jetojmë ne se me të vërtetë ai do bashkëjetojë, ai të gëzojë jetën e tij dhe unë jam dakord, nuk dua të rrijë rrugëve. Sido që t’i vijë jeta, ata e dinë vetë jetën e tyre.

Aldo: Pra ti thua që ia ka kaluar shqiptareve kjo?

Bardha: Unë tani bëhem edhe gjyshe.

Aldo: Hajde, urime, urime!

Bardha: Më gëzon shpirti aq shumë dhe më shumë më gëzon shpirti kur ajo më respekton dhe më thotë fjalën “nënë”. Unë për atë djalë më ka dalë shpirti që e kam rritur dhe e kam dritën e syve të mi, ama kur më thotë ajo Stefani “nënë”, mua më shtohet jeta.

Aldo: Stefani, nga është kjo?

Bardha: Kjo është rumune për të qenë, nga Rumania./tvklan.al

Βυrrë e grυa, çifti shqiptar αrratiset nga bυrgu

Dy të burgosur shqiptarë, çift nuk u kthyen në burg në Pesaro pas një dite pune të kaluar në një kompani bujqësore në San Bartolo.

Dy të burgosurit, të cilët jetojnë në zonën e Ravenës, kishin fituar mundësinë për të punuar jashtë burgut pikërisht për shkak të sjelljes së tyre të mirë, sipas mediave italiane.

Ata janë Emilian Bici 43 vjeç, i burgosur për vrasje të mbetur në tentativë dhe Ermelinda Spahiu 38 vjeçe, e cila mori pjesë në të njëjtin episod.

Ata u arratisën duke përfituar nga puna e jashtme që i lejoi ata të largoheshin nga burgu në orën 7 të mëngjesit dhe më pas të ktheheshin 8 orë më vonë.

Gjithçka shkoi mirë për disa muaj, deri dje kur nuk u kthyen në burg sipas vendimit të gjyqtarit, të cilin duhej ta zbatonin. Pasi u ngrit alarmi, punonjësit e vuajtjes së dënimit e shtrinë kërkimin në të gjithë Italinë.

A rrezikohet Shqipëria nga tërmeti në nëntor? Sizmiologu i njohυr zbαrdh detajet: Jemi shυmë pranë…

Sizmologu Damiano Koxhaj ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku ka folur rreth tërmeteve. Shkak për këtë temë ishin tërmetet e rënë në Islandë, të cilët edhe pse pa pasoja ishin të shumtë.

I pyetur nëse rrezikohet Shqipëria nga kjo lëvizje e pllakave tektonike, Koxhaj tha se kjo është e vështirë të parashikohet, por Shqipëria është kontaktit të pllakave tektonike.

“Ne jemi afër një kontakti të pllakave i cili është në afërsi të Kretës, në pjesën jugperëndimore të Greqisë, nuk jemi afër kontaktit të madh të pllakave tektonikë. Ky kontakt edhe pse është larg nesh ka impaktin e vetë në gjeologjinë apo tektonikën e thyerjeve të vogla që ne kemi në Shqipëri.

Për të thënë se cila do të jetë e ardhmja është e vështirë ta thuash, por aktiviteti sizmik që prej 26 shtatorit ka qenë një aktivitet normal në sensin që nuk është se është vërejtur diçka e shtuar që mund të krijojë një lloj alarmi”,-tha Damiano Koxhaj.