Pas hekυrave për νjedhje νotash, gazetari i njohur ‘zbërthen’ ρrapaskenat e forta: Marrëveshje e Ramës dhe Micotaqis që Beleri të rrijë në burg pasi iu shërben për…

Në një intervistë televizive gazetari Artur Zheji tha se ka një teori konspirative që qarkullon në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

Sipas kësaj teorie, ka një dakordësi mes kryeministrit grek dhe atij shqiptar për ta mbajtur kryebashkiakun e zgjedhur në burg për ca kohë, pasi kjo u sjell të dyve përfitim politik.

Mëkati i Belerit u krye në pragun e dy palëve zgjedhje: vendore në Shqipëri dhe parlamentare në Greqi. Rama ndërtoi një fushatë nacionaliste në Himarë.

Ndërsa preferencat për Micotaqis u rritën me 7%. Pra ka një marrëveshje mes dy kryeministrave që Beleri të rrijë ca kohë në burg sepse u shërben elektoralisht të dy vendeve.

Pra kërcënimin për bllokimin e Shqipërinë në BE nuk e ka seriozisht.

1 mijë “zemra kυqezi”, tifozët shqiptarë “ρυshtojnë” MoΙdavinë

17 nëntori pritet të kujtohet përjetësisht, jo vetëm si data e çlirimit të Tiranës, por dhe si data kur Shqipëria pritet të zyrtarizojë kualifikimin për herë të dytë në histori në një kampionat Evropian, të paktën kështu shpresojnë tifozët.

Paraqitjet e shkëlqyera që ka dhuruar Kombëtarja e kanë shtuar besimin, askush nuk imagjinon një përfundim ndryshe, sot është dita për të festuar, është pjesa e parë e festimeve, pasi festa e madhe është projektuar të hënën, më 20 nëntor, pas sfidës me Ishujt Farore, në fund të këtij rrugëtimi.

Si kurrë më parë, interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga ana e tifozëve, në fakt Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, kanë qenë “arma” më e fortë, për këtë herë dashuria dhe interesimi ka kaluar çdo limit. Nuk mund të mungonin tifozët e kombëtares aq në Kishinau, në Moldavi, aty ku do të jenë të pranishëm afro 1 mijë tifozë kuqezi.

1 mijë tifozë kanë fatin ta ndjekin live, por me miliona në të gjithë botën janë “sy e veshë” nga stadiumi “Zimbru”, me shpresën që llogaritë të mbyllen këtu. Edhe moldavët e kanë projektuar si ditë festë këtë sfidë, pasi stadiumi është “sold-out”, janë shitur të gjithë biletat. Këtë takim do ta ndjekin live 10.500 tifozë.

E rëndë në Dibër/ E mashtroi dhe e futi në makinë, 26-υjeçari α bύzon se*sυαΙisht me të mitυrën

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 26 vjeçar, i cili dyshohet se ka mashtruar dhe ma futur në makinë një të mitur, me të cilën më pas ka kryer marrëdhënie seksuale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin E.D., 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Άksident në Elbαsan, shoferja merr para kαrrocën me fëmijën 1 vjeç

Një aksident është regjistruar sot në Elbasan, ku një makinë ka marrë para karrocën me fëmijën 1 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Z., 27 vjeçe, banuese në Elbasan,

pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Haxhias”, automjeti që drejtohej nga kjo shtetase ka përplasur lehtë një karrocë me fëmijë 1 vjeçe, që shoqërohej nga nëna e fëmijës. Fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë.

“Dhimbja është e madhe”, Eni Çobani hυmb njeriun e shtrenjtë të fαmiljes

Juristja Eni Çobani ka ndarë sot lajmin e trishtë. Ajo ka treguar se ka humbur vjehrrin.

Ajo e pikëlluar mes rreshtash ka treguar se ka jetuar me vjehërrit më shumë se me prindërit e saj, prandaj kjo ikje nuk është e lehtë për të.

Postimi i Eni Çobanit:

Sot ne oren 7.30 me syte te qete dhe me shpirtin plot u largua nga jeta vjehrri im i nderuar Ing.Fision Reshat Shehu.

Me duket sikur ne kete shtepi dhe me keta prinder jetova me shume se me te mite me vjehrren 24 vjet dhe pas ikjes se saj dhe 3 vjet me vjehrrin pra 27 vjet me te.

Me deshen si vajzen e tyre dhe une si prindrit e mi jau kemi bere hallall njeri tjetrit gjithcka por do ju jem perjete mirnjohese mbi te gjitha per ate dashuri dhe mbeshtetje te pamate per dashurine e tyre me te madhe Aldin.

Gjyshi i dashur sot me dhe nje mesazh te madh qe jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh dhe une sot me duart e tua ne dore e duke pare njeri tjetrin ne sy ike i qete duke me dhene bekimin tend dhe qe une isha e nderuar qe mbylla syte e tu.

Ishte kenaqesi dhe dashuri cdo dite sherbimi per ty ne keto dite te veshtira por mua Aldit Avenirit na ke lene nje boshllek te pamate.Dhoma yte do jete ngushellimi yne ku do rrime e do kujtojme me nostalgji cdo moment.

Qofsh i xhenetit dhe e di qe ti sot vajte prane dashurise tende Lilit.

Per te gjithe miqte e te afermit ju presim prane Funeral Alba.Neser ne 13.00 percjellim per ne banesen e fundit gjyshin me pas po ketu presim vizita diten e shtune dhe te diele
10.00-13.00 dhe 16.00-19.00.

Faleminderit te gjitheve qe na qendruan afer ne keto dite te veshtira per ne.

Respekte Aveniri Eni Adi Shehu.

Po ρinte kafe i armatosυr, 37-vjeçarin e arrestojnë në Ιokal pas telefonatës “sρiune”

Një 37-vjeçar është arrestuar teksa pinte kafe në lokal i armatosur.

37-vjeçari Aurel Lazaj është arrestuar në rrugën “Him Kolli”, në Tiranë pasi policia ishte informuar në telefon se një person i armatosur po pinte kafe në lokal.

Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur 37-vjeçarit një armë zjarri dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Him Kolli”, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin ku po qëndronte shtetasi A. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

BΙΙokata greke/ “Athina ka kapυr pikën e dobët”, Arian Çani bën ρaralajmërimin e fortë

Gazetari Arian Çani komentoi qëndrimin e Greqisë ndaj integrimit të Shqipërisë si shkak i çështjes Beleri.

Sipas tij Fredi Beleri është i burgosur politik dhe po përdoret si kokë turku nga pushteti.

Beleri është koka e turkut që duhet mbajtur në burg dhe unë dyshoj se ai do mbahet në burg derisa të bëhen zgjedhjet e tjera në Himarë.

Beleri sot duan s’duan ata që e urrejnë, edhe në media ka njerëz me urrejtje patologjike, ai po të dali ka influencë, nuk është më njeriu i panjohur para majit, është bërë çështje ndërkombëtare. Në Himarë Beleri do fitonte përsëri.

Greqia nuk tërhiqet, Athina me mençuri kanë kapur një pikë të dobët; pse nuk e lini të betohet dhe ktheheni në burg. Kjo është në konventën evropiane të të drejtave të njeriut, tha Çani.

Euro dhe ραundi kapin minimumin historik, njihυni me këmbimin νalutor për sot

Sot më 17 nëntor 2023, euro blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

Dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.2 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 119.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 106.5 lekë, ndërsa në shitje me 107.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.3 lekë dhe në shitje me 71.6 lekë.

Më poshtë tabela sjell të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Premte 17 Nëntor 2023

Dashi

Nëse keni ëndrra, ambicie për të arritur, sot yjet ju ofrojnë mundësi të mira! Ju jeni pozitiv dhe optimist dhe imagjinata juaj do të përfitojë në dashuri. Nëse jeni vetëm, do të keni shumë mundësi për të gjetur shpirtin binjak. Do të jeni të kujdesshëm dhe të kthjellët, të aftë për tu përqendruar, kjo do t’ju lejojë të bëni shumë punë pozitive.

Demi

Yjet janë në anën tuaj dhe ju lejojnë të rikuperoni gjendjen e mirë dhe interesin e kënaqësitë e jetës. Dashuria ju kënaq nga çdo pikëpamje. Disa beqarë do të zhgënjehen nga një person që sapo kanë njohur. Pasionet tuaja së shpejti mund të jenë të dobishme edhe në vendin e punës: një arsye tjetër për t’i kultivuar ato!

Binjakët

Hëna dhe Neptuni shqetësojnë gjendjen tuaj dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni të nënshtruar. Merrni mjetet e nevojshme, dilni dhe kënaquni, gjithashtu do t’i jepni shtysë marrëdhënies suaj në çift. Lajme të mira edhe për beqarët, dikush do të hyjë në zemrën tuaj dhe do të ndieni emocione! Mbajini sytë hapur në vendin e punës: dikush mund të përpiqet t’ju bëjë të ziheni ngushtë!

Gaforrja

Disa lajme të mira mund ta bëjnë figurën e dashurisë edhe më të bukur: nëse jeni çift mund të mendoni të zgjeroni familjen! Ndryshime edhe në sytë e beqarëve, ju mund të shpresoni për një përgjigje që prisni për një kohë ose në kthimin e një ish-it tuaj. Të ardhurat ekonomike po rriten. Sot do të jetë një ditë produktive për të gjithë të lindurit e Gaforres.

Luani

Kush ka përjetuar një krizë dashurie ose tensione nga pikëpamja e marrëdhënieve, sot do të jetojë një situatë të sigurt, e vendosur mes arsyes dhe ndjenjave. Beqarët Luan do të duhet të lënë mënjanë krenarinë e tyre nëse duan të fitojnë një person shumë të veçantë. Nga këndvështrimi i biznesit ju duhet të kërkoni më shumë: disa kanë marrë shpërblime por nuk i konsiderojnë të mjaftueshme.

Virgjëresha

Ju po kaloni një fazë veçanërisht të frytshme për burimet mendore dhe komunikative. Por mos u përpiqni të largoni nga vetja të dashurit tuaj për punën. Beqarët mund të përfitojnë nga ky moment i favorshëm për të filluar flirte të reja. Ju jeni duke u sforcuar me ritmet e punës, duhet t’i jepni vetes një pushim. Shtyni angazhimet më pak urgjente!

Peshorja

Një moment i përshtatshëm për qartësi për një çështje. Nëse është çështje e zemrës, gjeni fjalët e duhura për t’u marrë me të pa dëmtuar personin e zemrës. Ata që janë vetëm do të kenë disa mendime mbi kokat e tyre dhe pak kohë për t’i kushtuar dashurisë. Asnjëherë mos e zotëroni angazhimin e nevojshëm për të arritur qëllime të caktuara: nëse doni të merrni një rezultat të caktuar, duhet të përvishni mëngët.

Akrepi

Yjet sot janë mjaft të favorshme dhe inkurajojnë kuptimin e çifteve. Jeta e dashurisë vazhdon të zbulojë gjithnjë e më shumë emocione. Zemrat e vetmuara do të duhet të punojnë shumë për të tërhequr pas vetes njerëzit që pëlqejnë, por duhet të bëni kujdes. Yjet janë të favorshëm për projektet tuaja ekonomike dhe sinjalizojnë një moment të artë për marrëveshje biznesi të suksesshme.

Shigjetari

Ditë magjike për dashurinë, ju do të përjetoni një sensualitet të jashtëzakonshëm dhe dialogu me partnerin/en është i përsosur. Shigjetarët beqarë do të ndiejnë një dëshirë të fortë për të përjetuar emocione të reja dhe këtë të premte Hëna do të kthehet në anën e tyre! Hëna në shenjë, së bashku me Marsin, ju jep kthesa të rëndësishme edhe në profesion. Rezultatet, për më tepër, do flasin vetë!

Bricjapi

Ju do të vini re se në mëngjes gjërat nuk do të ecin shumë mirë dhe përpjekjet tuaja do duket sikur nuk do bëjnë dot asgjë. Kjo klimë kapriçioze ndodh në marrëdhënien e çiftve dhe do të bëjë që ju të lëvizni çdo gur. Beqarët nuk duhet të mashtrohen nga emocionet, përndryshe do të rrezikojnë të humbasin busullën. Rrethanat e paparashikuara dhe pengesat do të gjejnë një mënyrë për të rregulluar punët. Jini vigjilentë!

Ujori

Kaloni më shumë kohë me personin që doni nëse nuk preferoni të humbisni emocione të caktuara. Sot është dita e përkryer për të formuar ëndrrat, për të realizuar një projekt të madh. Beqarët do të ndjejnë nevojën për të mbyllur shtigjet e vjetra dhe për të filluar njohje të reja. Hëna dhe Marsi në Shigjetar ju japin një dorë në të gjitha situatat që kërkojnë ndërhyrje në kohë përsa i përket jetës profesionale.

Peshqit

Sot ju do të përjetoni një situatë të ekuilibruar. Do të keni çdo mundësi për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe të përqendroheni te dashuria. Nëse jeni vetëm, mund të ndjeheni pak melankolik, por nuk do të tërhiqeni. E premtja është e mbushur me probleme të vogla në sferën profesionale me të cilat do të haseni gjatë gjithë ditës.