Erdhi dimri! Nga sot temρeraturat do të ulen, ja kur vjen stυhia ρolare në Shqipëri

Kjo e enjte shënoi ditën e fundit me mot të mirë dhe me diell. Kjo, pasi e premtja do të sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë, pasi i gjithë territori pritet të përfshihet nga reshjet.

“Kemi një stuhi polare, e cila po zbret drejt rajonit të Ballkanit, duke prekur edhe territorin shqiptar. Parashikohet që dita e premte të sjellë vranësira të shumta, që do të gjenerojnë reshjet shiu, si fillim në pjesën veri-perëndimore”, tha meteorologu Hakil Osmani për Tv Klan.

Situata do të përkeqësohet në orët e mbrëmjes të së premtes, teksa reshjet në zonat malore do të jenë në formën e dëborës.

“Në zonat malore, kryesisht ato veri-lindore, duke përfshirë këtu qarkun e Kukësit, Pukës, Peshkopisë, pritet të sjellin reshje në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar, do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë herë pas here edhe në formën e rrebesheve afatshkurtra”.

Kjo do të shoqërohet me një ulje të ndjeshme të temperaturave ku termometri do të shënojë edhe vlera negative.

“Vlerat maksimale pritet të zbresin rreth vlerës 18 gradë Celsius. Dita e diel parashikohet të sjellë një tjetër rënie të vlerave. Në qytetet malore, vlerat minimale parashikohet të zbresin në minus 3 apo minus 4 gradë Celsius”, tha meteorologu Osmani.

Por fundjava do të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike, por problematik do të jetë parametri i erës që do të arrijë deri në 55 kilometra në orë.

E ραzakontë në Përρυthen/ Megi Pojanit i vjen letër nga bυrgu i Ρeqinit: Jam i dashυrυαr me…

Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie.

Reality show i parë dhe më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri “Për’puthen” është rikthyer edhe këtë sezon në ekranin e Top Channel. Këtë vit moderatore e emisionit për herë të parë është Megi Pojani dhe opinionistët, Neada Balluku, e cila ka qenë edhe sezonin e kaluar Kastro Zizo dhe Aulona Musta.

Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie. Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës. Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.

Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.

Saide dhe Serxho, dy nga konkurrentët e këtij sezoni kanë shkëmbyer së fundmi puthje me njëri-tjetrin, por kjo nuk e ndali Gertin, një tjetër konkurrent të ftonte në një takim katër minutësh Saiden. Gerti shprehu interes për të madje ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë, për t’i treguar Saides se është i vendosur në pëlqimin e tij ndaj saj. Produksioni i serviri konkurrentit tri pije “aspak të shijshme”: sodë, vezë me vaj dhe testikuj me vaj dhe ai guxoi duke i pirë të gjitha. Ama nëse ky veprim i tij ia vlejti për të marrë vëmendjen e Saides, do ta shohim kur konkurrentja të bëjë zgjedhjen e saj për takimin e radhës.

Çυdira shqiptare! I νdekur prej 15 vjetësh, merr rregυllisht ρensionin

Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërruar jetë në vitin 2008, por familjarët nuk e çregjistruan në Gjendjen Civile. Në këtë mënyrë Seiti thotë: “Kur donin të shisnin tokën, kërkohej firma e tij”.

Kjo ishte pika që iu drejtua njësisë për çregjistrim në Gjendjen Civile. Meqë kishte kaluar afati, Seiti i drejtohet në 2018-ën Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi çregjistrimin e të ndjerit. Por bashkia e ankimoi vendimin në apel, ku që nga 2018-ta nuk ka një datë për shqyrtim.

Seit Çullhaj: Përshëndetje “Stop”-it, quhem Seit Çullhaj. Në 2008-ën më vdiq babai. Ia bëmë të gjithë ceremoninë e vdekjes, nderimet dhe e varrosëm në varrezat e fisit, që kemi në fshatin Sharrë.

Gazetarja: Domethënë nuk keni marrë ndonjë agjenci funerale?

Seit Çullhaj: Jo nuk kemi marrë asnjë lloj agjencie funerale, asgjë. Pas vdekjes së babait, pas disa vitesh, vinin faturat e energjisë dhe të ujit. I kemi paguar të gjithë.

Gazetarja: Po në emër të babait?

Seit Çullhaj: Po në emër të babait.

Gazetarja: Tani, në momentin që ndërron jetë babai, nuk bëtë çregjistrimin juve në Gjendjen Civile?

Seit Çullhaj: Jo nuk kemi shkuar për të bërë çregjistrimin.

Gazetarja: Po pse, nuk e dije këtë gjë ti?

Seit Çullhaj: S’e dija fare, nuk kisha informacion fare për këtë. Nga ky gabim, pastaj në 2018-ën lindi dhe një problem me pronën. Duhej firma e babait. Ndërkohë ai ka ndërruar jetë. Ju drejtuam gjykatës.

Gazetarja: Jo, ka ndërruar jetë, ka ndërruar fizikisht ai jetë, se ju nuk e keni lënë në thonjëza që ai të ndërrojë jetë. Ka të drejtën e firmës, edhe pse është në botën tjetër. Çfarë bëtë pastaj, se duhet firma e babit në këtë rast?

Seit Çullhaj: Shkova tek varri, por nuk ia merrja dot firmën. I ndodhur në këto kushte, shkova edhe tek Gjendja Civile në Kombinat për të pyetur që “a e kam babain gjallë”?

Gazetarja: Çfarë të thanë ato të Gjendjes Civile?

Seit Çullhaj: Ka një afat për çregjistrimin.

Gazetarja: Që është?

Seit Çullhaj: 10 ditë ka qenë.

Gazetarja: Duke qenë se ka kaluar ky afati, nuk mund ta çregjistrosh as në Gjendjen Civile. Dhe çfarë duhet të bësh, për ta çregjistruar?

Seit Çullhaj: Me ju drejtuar gjykatës. Mora një avokat dhe iu drejtova Gjykatës së Shkallës së Parë.

Gazetarja: Dhe ky është vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ku objekti, është vërtetimi i faktit juridik, se shtetasi Ramazan Cullhaj, ka vdekur në datën 27.02.2008. Dhe ja ku është pranuar edhe kjo kërkesë padi.

Seit Çullhaj: Pas këtij vendimi gjyqësor, apeloj Bashkia Tiranë.

Gazetarja: Po, sepse çdo zyrë juridike e çdo institucioni, ka për detyrim ligjor që të ankimojë vendimin e gjykatës. Por zoti Ramazan ka ndërruar jetë, çfarë të bëjmë tani?

Seit Çullhaj: Rreth 1 Nëntor 2018, shkoi në apel. Që nga ajo datë, s’ka dal akoma data e gjyqit.

Ne shohim sistemin e Gjendjes Civile në njësinë 6 Kombinat, ku Ramazani rezulton i gjallë.

Punonjësja: Në jetë, i gjallë.

Gazetarja: Po a keni informacion, që ai nga 2008-ta ka ndërruar jetë?

Punonjësja: Jo. Nuk kemi informacion. Ky duhej brenda 10 ditëve të sillte skedën e vdekjes për çregjistrim në zyrën e Gjendjes Civile. Skeda e vdekjes, sillet nga familjarët. Kjo skedë, plotësohet nga mjeku. Përcaktohet: data, ora dhe shkaku i vdekjes. Këtë skedë të vdekjes, të vulosur nga mjeku, vjen dhe e zbaton në zyrën e Gjendjes Civile. Edhe bëhet çregjistrimi dhe merr certifikatën e vdekjes.

I drejtohemi ISSH-së dhe mësojmë që i ndjeri merr pension edhe pse ka ndërruar jetë. Anila Take, shefe e degës së përfitimeve, na thotë se tërheqja e pensionit është bërë që në vitin 2018, me anë të një autorizimi që njësia 6 i ka marrë të ndjerit, që autorizon të birin.

Anila Take: Zoti Ramazan Seit Çullhaj është trajtuar me pension që nga data 10.04.1997. Aktualisht, sipas verifikimit në sistemin tonë të pensioneve elektronik, është ende aktiv. Dhe arka 28 e Kombinatit, ku zotëria ka tërhequr pensionin gjatë gjithë kohës, ka filluar në Prill të 2013-ës të paguhet online. Nga këqyrja që ne i bëmë sistemit të historikut të pageseva të zotërisë, na doli që nga 2013-ta deri në 2018-ën nuk është tërhequr pensioni. Në Prill të 2018-ës, paraqitet sipas verifikimeve të bëra në zyrën postare, dokumentave që janë atje, jo vetë zoti Ramazan, por i biri. Me një autorizim, që merret në njësinë bashkiake ku banon dhe në bazë të ligjit tonë të nenit 63 pika 3 të ligjit të sigurimeve shoqërore, ai mund të tërheqë deri në 3 vjet pagesa.

Por Seiti nuk di gjë dhe thotë se dyshon tek ish-juristi Qamil Hysa.

Gazetarja: Je në dijeni të këtij autorizimi?

Seit Çullhja: Jo nuk jam në dijeni farë të këtij autorizimi.

Gazetarja: Ti nuk është se je paraqitur tek njësia 6? Je i sigurt?

Seit Çullhja: Jam shumë i sigurt, se po të isha paraqitur nuk do kisha ardhur këtu. Do e kisha filluar pensionin që në 2008-ën, që ka ndërruar jetë babai.

Gazetarja: Ta mendosh, nuk do prisje 10 vite për ta bërë këtë gjë? Lind pyetja, po pse pikërisht në vitin 2018-të?

Seit Çullhja: Në 2018-ën dorëzova dokumentacionin për…

Gazetarja: Ku?

Seit Çullhja: Tek njësia bashkiake nr.6 në Kombinat, për çregjistrimin. Më kishte kaluar afati, nuk u bënte dhe iu drejtova gjykatës.

Gazetarja: Pra këtu flinka lepuri. Sepse njësia administrative nga 2008-ta deri në 2018-ën, nuk e dinte që i ndjeri Ramazan Seit Çullhaj kishte ndërruar jetë, sepse ju nuk kishit vajtur që ta çregjistronit tek Gjendja Civile?

Seit Çullhja: Jo, nuk kemi shkuar.

Gazetarja: Atëherë ke pasur një komunikim me kë?

Seit Çullhja: Me juristin.

Gazetarja: Që quhet?

Seit Çullhja: Qamil Hysa. Qemali më thoshte që të marrim pensionin. Unë nuk ka pranuar fare për këtë punë i kam treguar gjykatës. Edhe besoj se ai e ka bërë të gjithë këtë. Ka falsifikuar letrat e mia se i ka pasur…

Gazetarja: Pa dijeninë tënde?

Seit Çullhja: Pa dijeninë time fare.

Specialistja e ISSH-së shpjegon se ka akt konstatimet me 8 autorizime, ku 7 herë te karta e ID-së është fotot e të birit dhe tek e 8-ta del foto e dikujt tjetër, me po këto të dhëna.

Anila Take: Në postë janë paraqitur 8 autorizime, por me autorizimin e parë, që është ai i Prillit të 2018-ës, janë tërhequr 36 muaj pension. Tek autorizimi janë edhe kopjet e kartës së ID-së dhe një certifikatë familjare që tregon se zoti Ramazan është i gjallë. Sipas postës, me këto dokumente, me autorizimin, me certifikatën familjare, ku zoti ramazan figuron i gjallë, ka tërhequr 36 muaj herën e parë. Dhe pastaj në vazhdimësi, deri në dhjetor të 2020, është tërhequr gjithmonë çdo 6 muaj me autorizime pensioni. Shuma totale e tërhequr është 566 mijë e 567 lekë. Më shumë se 5 milion e gjysmë lekë të vjetra.

Gazetarja: Dhe në fakt, nëse do ta shikojmë zonja Take, tek ky akt konstatimi dhe tek 8 herë dorëheqje, i katërhequr, kjo kartë ID. Presupozohet, e Seitit. Nëdrsa herën e fundit, i tërheq, ky personi këtu. Të dhënat e kartës së Id-së janë të ngjashme 7 herët e para, por fotoja ndryshon.

Anila Take: Duket qartë, që ai është një person tjetër. Në 7 të parat, është karta e Seitit me një foto tjetër. Ndërsa me herën e fundit, të dhënat e kartës janë përsëri të Seitit por fotoja duket qartë që është e një tjetër personi. /tvklan.al

“Gati αrrestimi i Metës dhe Monika Krγemadhit, ja pse kërkesa e tyre për azil është bΙΙokuar”

Avokati nxjerr detajet si në filma për pasurinë përrallore të Metës dhe Kryemadhit

Juristi i njohur, Romeo Kara ka paralajmëruar telashe për ish-kryeministrit Sali Berisha, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten tij, Monika Kryemadhi. Si Berisha dhe Meta dyshohet se janë përfshirë në shumë afera korruptive e kriminale.

Madje për ta ka zëra se synojnë të arratisen nga frika e prangave të SPAK. Por për këto dhe të tjera çështje të nxehta sidomos ato që vijnë nga Prokuroria Speciale, ka folur edhe juristi Kara.

Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën SOT, zbuloi se është gati arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, teksa ka treguar dhe se pse procedurat e tyre të azilit janë bllokuar. Po ashtu, ai tregoi gabimin ligjor që do të çojë në prangosjen e Sali Berishës.

Ndër të tjera, zoti Kara nxjerr detajet si në filma për pasurinë përrallore të Metës dhe Kryemadhit, ndërsa gjithashtu zbuloi si vetingu në politikë do ua marrë pasuritë dhe do pastrojë shtetin nga korrupsioni.

“Padyshim që jemi në fundin e një epoke politike dhe historike dhe në fillimin e tjetre. Po përjetojmë pikërisht fillimin e fundit të kësaj epoke, të kapjes së shtetit nga pushteti, të monopolizimit të tregut politik dhe ekonomik nga monopolet dhe oligopolet politiko-ekonomike, të kriminalizimit të politikës, përvetësimit të pasurive publike, marrjes peng të shtetit dhe përmbysjes së vlerave universale morale.

Epoka që po lëmë pas u ideua, projektua dhe startua pikërisht nga Berisha më 1992 dhe u vazhdua nga të gjithë pasardhësit e tij në pushtet.

Sali Berisha është kumbari dhe strumbullari i kësaj epoke turpi dhe shpërbërjesh të vlerave morale, të kësaj epoke që fatkeqësisht zgjati shumë më tepër se sa duhej dhe duke lënë pas një Shqipëri në ditë të hallit. Duke u kthyer në simbolin e kësaj epoke katrahure, padyshim që në të ardhmen kjo do të kujtohet kryesisht si epoka Berisha. Sali Berisha e ka pasur merak të hyjë në histori dhe besoj se ia arriti këtij qëllimi, por hyri nga dera e turpit në histori si gjakatar, inatçor, i pabesë dhe i korruptuar.

Besoj se historia kur të shkruhet në momente më të qeta sipas parametrave që imponon shkrimi i saj, do t’i ofrojë brezave të ardhshëm modelin Berisha si studim me qëllim mospërsëritjen kurrë të tij. Te jesh gjakatar, hajdut, mashtrues dhe zjarrvënës i vendit tënd dhe të imponohesh si hero në librin e historisë, kjo gjë është absurde dhe e pamundur. Ai do mbahet mend si heroi i kriminelëve dhe tradhtari i vendit të tij. Fatin e tij do ta kenë patjetër të gjithë të ngjashmit me të.

Ilir Meta e di dhe e ndjen më së miri se tashmë fundi i tij ka ardhur dhe se përballja me ligjin do të realizohet nga momenti në moment. Meta është personi për të cilin të gjithë palët politike dhe jashtë saj, janë plotësisht dakord për këtë fund të tij. E konstatoj të trembur dhe të çoroditur plotësisht, aq sa nuk është në gjendje të artikuloje as edhe një argument të saktë në mbrojtje të vetvetes. Për më tepër, në horizont mund të kemi edhe një përballje ligjore të bashkëpunëtores së tij Kryemadhi, e cila me sa duket do ta shoqërojë Metën kudo ku ai do të ndodhet. Krushqia ngjan pa bëhet.

Ilir Meta është një frikacak klasik, pavarësisht retorikës së tij infantile me terma trimërie. Padyshim që ai nuk ka as burrërinë dhe as shansin që të përballojë me sukses një kalvar të gjatë të pritshëm ligjor, lidhur me bëmat e tij të pafundme. A do të arratisej ai si miku i tij Ahmetaj, nëse do ti vinte ora e arrestimit? Padyshim që po, nëse do ta kishte këtë mundësi, por, me sa duket, askush në Europë, nuk do të donte të merrte riskun e strehimit të një ”koke të qelbur krimi”, si thoshte për të miku i tij Berisha më 2015,” thote ai.

“Më kanë ρύthur në flυturim, jo e dαshύra”/ Ρiloti i njohur: Vαjzat gυxojnë më…

” Ne trajnojmë në Shqipëri dhe sportistë të huaj të sporteve ekstreme”

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Xhonatan Islami, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel. Gjatë intervistës, piloti i “Paragliding” zbuloi se e kanë puthur në fluturim dhe puthja nuk ka ndodhur me të dashurën aktuale.

“Ka ndodhur që jemi puthur në fluturim, jo nuk është e dashura aktuale por mendoj se ka ndodhur e imponuar për shkak të adrenalinës që të jep fluturimi”, rrëfeu Xhonatani.

Ndërsa duke folur në lidhje me sportet ekstreme dhe sesa shqiptarët i duan ato, piloti i njohur ka sqaruar se janë femrat ato që kanë më shumë guxim për të provuar parashutën.

“Shqiptarët numri është në rritje. Fatmirësisht ne kemi një reliev të mrekullueshëm dhe në Shqipëri ka teknikë shumë të mirë për sportet ekstreme. Ne trajnojmë në Shqipëri dhe sportistë të huaj të sporteve ekstreme. Është dëshirë për adrenaline dhe femrat guxojnë më shumë për të provuar”.

E rrallë, grυαja me dy m* tra është sh tαtz.ënë në të dyja, e dokumenton në Instagram

Një grua nga Alabama, SHBA ka dokumentuar rastin e saj jashtëzakonisht të rrallë. Ajo ka dy mitra dhe është shtatzënë në të dyja.

Kesley Hatcher, 32 vjeç, ka një gjendje të rrallë të quajtur “uterus didelphys” ku një person ka dy mitra.

Gjendja e rrallë mendohet të prekë rreth 0.3 për qind të grave, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Nëna shtatzënë, e cila përdori Instagramin për të dokumentuar udhëtimin e saj, tha se gjasat që ajo të ishte shtatzënë në të dyja mitrat ishin 1 në 50 milionë.

Të martën, ajo ndau imazhe të disa ekografive të dy foshnjave në barkun e saj.

“Gjithçka dukej e mrekullueshme”, tha ajo.

“A nuk janë kaq të lezetshme fytyrat e tyre të vogla? Mendoni se do të ngjajnë. Ndjej se do të jenë krejtësisht të ndryshme”, tha ajo.

32-vjeçarja së shpejti do të bëhet nënë e dy vajzave.

Studimet tregojnë se didelfia e mitrës ndodh në fazën e rritjes së embrionit.

Zakonisht gjatë zhvillimit të embrionit, mitra formohet si dy kanale të quajtura kanalet Müllerian që bashkohen në një mitër.

Por në disa raste të rralla, ky bashkim nuk ndodh dhe të prekurit mund të kenë dy mitra./albeu.com

E ρremtja sjeΙΙ tυfan, rrebesh shiu dhe borë! Termometri uΙet me disa gradë

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin mot të paqëndrueshëm këtë të Premte.

Reshjet nisin në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në mesditë presim shtim intensiteti të tyre me rrebeshe të shpejta e stuhi në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore intensiteti i reshjeve do të jetë deri i lartë, lokalisht në Shkodër dhe Lezhë.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të jetë intensive dhe në formën e Tufanit me shpejtësi 13-25m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat në vlerat minimale do të jenë 6°C ndërsa vlerat maksimale nuk i kalojnë 25°C.

Serena Sυla: Shumë shρejt do shkoj në Dubai, më ka kërkυar një sheik!!!

Serena Sula ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku mes të tjerash foli dhe për jetën private.

Ajo tregoi se i ka shkruar një sheik dhe se i ka kërkuar të shkojë në Dubai.

Serena tha se këto kohë ka qenë e zënë me muzikën, por do ta pranojë ftesën.

“Më ka shkruar një sheik, është person publik, njihet në Instagram, është nga Dubai. Më kishte ndjekur në Tik Tok gjithë kohës, bashkë familjen dhe më ka çmendur.

Do të presë biletën që të shkoj në Dubai. Për momentin kam qenë duke u marrë me muzikën, por do ta pranoj, si jo mos ta pranoj. Unë mendova që të vijë ai këtu.

Ai tha ose do vish ti këtu ose do vij unë atje. Është fiksuar! Do ta takoj dhe me familjen, unë gjithë me kë jam njohur, i kam prezantuar dhe me familjen.

Të jetë në dijeni familja me kë person jam. Mua më pëlqen shumë, kemi komunikuar, është tipi im”, tregoi ajo.

FOTO/ Nga Serbia tek Itαlia, Shqiρërinë e pret “ferri” në “Euro2024”, njihuni me ρrojeksionet e mυndshme

Në dy sfidat e fundit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, me të drejtë Shqipëria nuk bën llogari, por zbret në fushë për të marrë pikët e plota. Kuqezinjtë synojnë një rekord historik, kërkojnë të kapin 19 pikë, për të thyer rekordin e Edy Reja-s në një fushatë kualifikuese.(18).

Më shumë se sa për këtë rekord, Sylvinho dhe stafi i tij bëjnë llogari në lidhje me të ardhmen, në çfarë pozitash do të shkojnë në shortin e 2 dhjetorit. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazo e dytë, së bashku me përfaqësuese si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Australia. Me asnjë nga këto kombëtare Shqipëria nuk mund të përballet.

Vazot

Në vazon e parë, janë përfaqësueset “big” si Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja. Në këtë pikë është e pashmangshme një përfaqësuese e madhe, është shumë e vështirë të zgjedhësh dikë, mbase Seferi e ka një preference teksa kërkon organizatorët. Në vazon e tretë, janë përfaqësuese si Skocia, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Republika Çeke. Sigurisht këtu është më e lehtë për të shprehur dëshira, Çekia do të ishte e para, gjithnjë nëse ia dalin të kualifikohen.

Bastoni.di.marco.italia.1400x840

Në vazon e katërt, shortin e ndërlikon shumë prezenca e Italisë, do të ishte një fat i keq nëse “peshkojmë” azzurrët. Në këtë vazo gjejmë edhe ekipi si Sllovakia dhe Rumania. Për momentin ky është projeksioni i vazove, por situata mund të ndryshojë deri në fund.

(BalkanWeb)