Ndoshta pjesa më e madhe do të mendojnë se bëhet fjalë për vajzat e reja që janë rreth të 20-tave, por jo!
Zbulime të shumta kanë dalë në përfundimin se femrat janë shumë më të interesuara për s.e.ks, në të 30-tat dhe 40-tat e tyre.
Edhe pse këto ishin rezultatet, hulumtuesit gjithashtu kanë vënë re se tek femrat e kësaj moshe në krahasim me të kaluarën ka rënë shumë siguria në shtrat.
Si pasojë e frikës nga menopauza e hershme, gratë bëhen më të frustruara dhe duan më pak s.e.ks, por përsëri dëshira për marrëdhënie dominon tek mosha 30-40 vjeç.
Pothuajse 75 % e femrave të anketuara kanë qenë të frikësuara nga menopa uza dhe po e njëjta shifër e
grave që kanë arritur në me.nopauzë kanë deklaruar se i ka penguar në marr ëdhënie.
Policia ka gj obitur një spikere lajmesh në TV pasi e gjeten te zhv es hur dhe te de hur në timon.
Feven Kiflegiorgis, një prezantues e cila njihet edhe si Feven Kay, u ndalua nga policia në Sin City mëngjesin e 20 Marsit.
Sipas mediave të huaja, e reja i tha oficerëve të policisë se nuk e mbante mend se si kishte përfunduar e zhv e shur në makinë dhe refuzoi të bënte një analizë gj a ku.
Kiflegiorgis u shfaq pas disa ditësh në Fox 5 dhe iu drejtua teleshikuesve: “Shumë prej jush e kanë vënë re mungesën time në transmetim për disa javë.
Teksa jeta vazhdon, dua që ju ta dini se kam mësuar nga ky incident dhe do të vazhdoj të mësoj”.
Ajo u gj o bit me 1,000 $ dhe iu kërkua të ndiqte një kurs patente për trajnim shtesë.
E reja u lind në Afrikën Lindore dhe u rrit në Kaliforni, ku studioi gazetari në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Northridge. Karriera e saj në televizion filloi në KTLA në Los Angeles
Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Me datë 16.11.2023, shtetasi, rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Vrasja e Azem Hajdarit nga shërbimet sekrete, Cako nxjerr pistën e re
34-vjeçari Juli Sulanjaku i aksidentuar më 20 tetor në Elbasan nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.
Ai u përfshi në një aksident të trefishtë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, nga i cili u plagosën tre persona.
Në deklaratën për median policia bënte me dije se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe Juli Sulanjaku, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, por e vërteta është ndryshe, pasi që në momentin që të plagosurit janë dërguar në spital kanë qenë në gjendje kritike për jetën, veçanërisht 34-vjecari i cili ndërroi jetë sot.
Babai i dy fëmijëve ka qenë duke shkuar për të marrë fëmijët në shkollë teksa është goditur nga një makinë me shpejtësi të lartë. Prej më pak se një muaj 34-vjecari luftoi në spital, por nuk mundi dot ta fitonte betejën me jetën. Ai përcillet sot në banesën e fundit, duke lënë pas trishtim dhe dhimbje të thellë. /albeu.com
Identifikohet personi i gjetur diten e djeshme në Xarrë. Adnant Jaupi është 53-vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.
53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës.\
53 vjeçari Adnant Jaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja.
Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m
Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale. Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Identifikimi i kufomës që i përket 53 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet në Tiranë dhe mëngjesin e sotëm do të udhëtojë drejt Moldavisë. Për të ndier disi edhe fushën e “Air Albania”-s në këmbët e tyre, Silvinjo kishte vendosur që këtë seancë të fundit në tokën shqiptare, ta zhvillonte në stadium dhe jo te “Shtëpia e Futbollit”.
Ekipi zbriti në fushë në orën 16:45, teksa fatmirësisht dhe si rrallëherë, grupi me 24 lojtarë ishte i plotë në urdhrat e Silvinjos dhe gëzon një formë të mirë fizike. Skuadra mori ngarkesë të plotë, ndërsa stërvitja u fokusua më shumë te topi dhe te disa situata loje.
Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot rreth orës 8:30 të mëngjesit drejt Kishinaut, kryeqytetit moldav. Pas mbërritjes, skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore zyrtare para ndeshjes në stadiumin “Zimbru”, ndërkohë që trajneri me kapitenin e ekipit do të dalin në konferencën për shtyp.
Ndeshja do të nisë nesër në orën 18:00 dhe një pikë mund të vendosë kualifikimin e menjëhershëm të Shqipërisë në Europian për herë të dytë në historinë e saj. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.
FORMACIONI
Silvinjo do t’i qëndrojë besnik formacionit të ndeshjes së fundit me Çekinë, me vetëm një ndryshim të detyruar. Arlind Ajeti nuk ia doli për shkak dëmtimi, por gjithsesi në ekip është kthyer Ardian Ismajli dhe ai do të jetë krah Gjimshitit në mbrojtje.
Nga krahët Hysaj dhe Mitaj. Po ashtu edhe mesfusha e pandryshuar me Ylber Ramadanin dhe Kristjan Asllanin dhe para tyre Nedim Bajrami.
Edhe në vijën e sulmit nuk ka surpriza pasi në krahun e djathtë pritet ta nisë Jasir Asani, ndërkohë në të majtën Taulant Seferi dhe në majën e sulmit Sokol Cikalleshi.
Ndërkaq në dispozicion për brazilianin do të jenë edhe emra si: Tomas Strakosha, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Frederik Veseli, Ivan Balliu, Qazim Laçi, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Arbnor Muja, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muçolli.