I mαrtuar dhe më fëmijë, Kozaku “ngacmon” ναjzën e aktores shqiptare, ajo i nxjerr mesazhet (Video)

Vajza e aktores shqiptare, Julia Iliriani po bën “namin” në Tiktok. Falë lirshmërisë dhe karakterit totalisht pa komplekse, personazhi i saj po kthehet në të preferuarin e të rinjve.

Por së fundmi, ajo i “ka bërë gjëmën” një tjetër personazhi shumë të famshëm të kësaj platforme, Kozakut.

Ajo ka nxjerrë një mesazh të tij, që i dërgon një emoji me sy me zemra, duke i bërë thirrje Denisës, gruas së Kozakut dhe nënës së djalit të tij.

“O Denisa ç’janë këto penallti që të bëjnë ty pas krahëve moj”, shprehet Rene./albeu.com/

FamiΙjes shqiρtare i sekυestrohen një kΙυb nate dhe 7 garazhe, si i zhνatën klientët e hoteΙit nëρërmjet….Përfituan 145 mijë euro

Një klub nate në provincën e Forlì Cesena dhe 7 garazhe të vendosura midis zonës së Rimini dhe provincave të Ravenna dhe Pesaro Urbino janë sekuestruar nga policia italiane. Kjo pasuri joproporcionale në krahasim me të ardhurat e deklaruara nga një familje shqiptare u sekuestrua nga Guardia di Finanza, e cila ndoqi një hetim të nisur vitin e kaluar.

Tre persona, babai, nëna dhe djali i tyre me origjinë shqiptare, drejtues të një hoteli në Cattolica deri në verën e vitit 2021, vodhën të dhënat e kartës së kreditit të klientëve të tyre dhe më pas bënin blerjet online me ta. 150 transaksione janë kryer nga të tre me paratë e fatkeqëve për 145 mijë euro.

Të dyshuarve iu desh të kopjonin vetëm 16 shifrat që shfaqen në kartë dhe tre në anën e pasme. Nëse klienti fatkeq nuk e kishte lidhur me celularin e tij një sistem autorizimi për funksionimin online ose njoftimin e kryerjes së transaksionit, loja kishte përfunduar.

Kanë qenë pikërisht disa nga viktimat që kanë raportuar, 56 gjithsej, të cilët pas pushimeve të tyre në Rivierë në vitin 2021 kuptuan se diçka në pasqyrat e tyre bankare nuk përputhej.

Prandaj hetimi nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Rimini-t, në dhjetor 2022 çoi në sekuestrimin e parë të shumave të vjedhura. Specialistët vazhduan të gërmojnë në pasuritë e familjes, duke arritur të demonstrojnë një disproporcion mes të ardhurave të deklaruara mes viteve 2017 dhe 2021 dhe pasurive të grumbulluara, mbi një milion euro, gjë që shkaktoi edhe sekuestrimin parandalues të pronave.

Motrα e Dwamena nuk ρërmbαhet dot, hυmbet ndjenjat gjatë interνistës (VIDEO)

Një arrest kardiak shkaktoi vdekjen e lojtarit të Egnatias, Dwamena, gjatë ndeshjes me Partizanin. Lajmi mori menjëherë shpërndarje të gjerë, me familjarët e lojtarit nga Gana që kanë pranuar të zhvillojnë një intervistë vetëm disa ditë pas ngjarjes.

Në fakt, ka qenë televizioni “Onua TV” në Ganë që kishte siguruar një intervistë me motrën e Dwamenas. Në Maakye show, Yvonne Ama Dwamena gjen me vështirësi forcën për të thënë disa fjalë.

“Ai ishte një në një milion. Vëllai im ishte gjithçka. Ai ishte një shpirt i përulur”, dëgjohet Ama teksa thotë mes lotësh. Më pas, shtoi: Ai më tha se kishte një ndeshje të shtunën, kështu që më telefonoi sërish të enjten dhe unë i urova atij më të mirën. I thashë nënës dhe ajo i uroj më të mirat gjithashtu. Të shtunën, nëna më telefonoi dhe më tha që të shikoja lajmet në ‘Facebook’ për të konfirmuar nëse ishte e vërtet apo jo.

Me një gjendje psikologjike të rënduar, në një moment, ajo nuk ndihet mirë dhe menjëherë, stafi i televizionit ndërpret intervistën për të dërguar atë në spitalin më të afërt.

SHIKO VIDEON

https://streamable.com/o/4fl6u3#?secret=T6SLX5j1zF

Scholz çan bΙΙokadën greke/ Gjoka: Tensionet mes dy νendeve nuk dυhet të ndikojnë në integrim

Gjermania i dërgoi një mesazh të qartë Greqisë: Shqipëria duhet të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Evropian. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Schloz zhvilloi këtë të martë një takim me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis në Berlin, ku i shprehu qëndrimin që procesi i integrimit të vendeve të rajonit nuk duhet të bllokohet si pasojë e mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Këtë qendrim e ka komentuar në një lidhje me Skype për “Tirana Live”, diplomati Samuel Gjoka, i cili u shpreh se tensionet mes dy vendeve nuk duhet të ndikojnë në integrim.

Ai e ka konsideruar të drejtë dhe të pritshëm, pasi vende të ndryshme qoftë ato të BE apo ato në proces, nuk duhet të luajnë më me eksportimin e vendeve dypalëshe në Uninion Evropian.

“Mendoj që qendrimi i Gjermanisë, një lokomotivat e BE, është një qendrim i drejtë dhe i pritshëm, pasi vende të ndryshme qoftë ato të BE apo ato në proces, nuk duhet të luajnë më me eksportimin e vendeve dypalëshe në Uninion Evropian. Kështu që në këto kushte duke qene se Shqipëria ka krijuar profilin e vetë në kuadër të proceseve inkuadruese dhe në procesin e anëtarësit të BE. Ajo është bërë tani një lloj protagonisti, plotësisht e lexueshme në kuadër të procesit të integrimit. Ndaj të gjithë vendet e BE e shohin ecurinë e Shqipërisë dhe presin që procesi i zgjerimit mos të ketë pengesa, mbasi Shqipëria është në rrugën e duhur. Nga ana tjetër Gjermania si vend kryesor i BE është i interesuar për procesin e zgjerimit europian.

Dihet që Gjermania është sponcorizuese e procesit të Berlinit me Ballkanin Perëndimor, për ta ofruar gjithmonë e më shumë procesin e Ballkanit Perëndimor drejt BE. Ndërkohë, tani procesi po vijon dhe me vende të tjera, të cilat janë në situata të vështira, në situate konfliktuale, siç është rasti i Ukrainës apo Gjeorgjisë.

Kështu që në këto kushte, transportimi, apo kalimi midis vendeve të ndryshme, kryesisht vendeve kufitare nuk duhet të cënojë politikat integruese të BE me vendet aspirante”./abcnews.al

Fitorja në taνolinë/ Shqiρëria shkon në finaΙet e Euro 2024 edhe me hυmbje, UEFA tregon skenαret

Moldavi – Shqipëri do luhet më 17 nëntor në orën 18:00, për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Ndeshja është e rëndësishme për Kombëtaren, që me një pikë siguron kalimi në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Hapja e shampanjës së kualifikimit mund të vijë edhe me një humbje të kuqezinjve, nëse disa orë pas ndeshjes së Kombëtares Polonia mund Çekinë në ndeshjen direkte.

Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Për polakët ndeshja me Çekinë është e fundit në grup, ndërsa shanset për kalimin më tej janë të vakëta.

Me fitoren e polakëve kundër çekëve dhe humbjen e Shqipërisë në Moldavi, tanët do kalonin më tej dhe më pas në ndeshjen e fundit Çekia dhe Moldavia do diskutonin ekipin e dytë që do shkonte në Euro 2024 nga grupi E me ndeshjen direkte mes tyre.

Ky është vetëm një nga variantet, me tanët që shkojnë në Moldavi për tri pikë, duke nisur edhe nga historiku mes skuadrave.

Të dyja skuadrat janë takuar gjashtë herë në fushë, me tanët që kanë fituar pesë duele dhe kanë barazuar një (në miqësore).

Të pesta takimet e fituara nga kuqezinjtë janë në kuadër të kualifikueseve europiane, me të parë që daton më 29 marsin e 1995, 3-0.

E k αpi dυke krγer ma rrëdhënie me ίsh të dαs.hύrën, 29-vjeçari rreh për υdekje shokun e ngυshtë

Një burrë në Britaninë e Madhe është dënuar me 18 vite burg nga gjykata sepse ka rrahur për vdekje mikun e tij të ngushtë, pasi e kapi atë duke bërë seks me ish-të dashurën e tij në një kënd lojërash për fëmijë.

Kyle Morley, 29 vjeç kishte dalë për të pirë me viktimën David Bettison, 43 vjeç dhe dy miq të tjerë në Hugglescote, përpara se t’i merrte atij jetën me duart e veta.

Teksa kthehej në shtëpi rreth orës 2 të mëngjesit, Morley pa rastësisht mikun e tij Bettison duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-të dashurën e tij, Katie Lamb, 23 vjeçe në një kënd lojërash për fëmijë.

Morley i sulmoi me shpejtësi duke goditur fillimisht 23-vjeçaren në fytyrë, ndërsa më pas sulmoi shokun e tij të ngushtë, i cili nuk bëri asnjë përpjekje për ta goditur mbrapsht.

Bettison mori lëndime të rënda në fytyrë si pasojë e goditjeve me grushte dhe shkelm, me policinë që e shpalli të vdekur në vendngjarje. Shkaku zyrtar i vdekjes u detajua nga mjeku ligjor si ‘traumë e fortë në fytyrë’.

Pas arrestimit të tij, Morley tha se nuk kishte për qëllim ti merrte jetën shokut të tij, por se ishte shumë i dehur dhe kishte konsumuar kokainë.

Gjγkata vendos sekυestro mbi komρaninë “Air Albania”, bllokohen αksionet

Gjykata vendos sekuestro konservative mbi kompaninë “Air Albania”.

Kompania Air Albania është vendosur në sekuestro për shkak të borxheve të papaguara. Në Qëndrën Kombëtare të Biznesit është depozituar një shkresë ekzekutimi nga zyra përmbarimore Bailiff Services Albania për vendosjen e sekuestros konservative mbi aksionet e Air Albania, me qëllim mostjetërsimin e tyre deri në shlyerjen e borxheve.

Sekuestro mbi kuotat është vendosur për llogari të Sinan Isik, ish numrit 2 të Air Albania. Isik ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Air Albania nga gushti i vitit 2018 deri në fund të vitit të kaluar.

Nuk dihet se sa është shuma e borxheve që Air Albania ka ndaj Isik, por në urdhrin e sekuestrimit të aksioneve thuhet se kompania nuk ka paguar detyrimin edhe pas njoftimit zyrtar. OraNews

Vritet me thikë 26-νjeçari shqiρtar në Angli(Detaje)

Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë disa ditë më parë me thikë në Angli.

Lajmi nuk është bërë i ditur nga mediet britanike, por familjarët e të ndjerit kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri.

26-vjeçari Anselam Senaj, nga Kopliku, Malësi e Madhe, ka humbur jetën si pasojë e një goditje me thikë, për motive që ende nuk dihen

Mesazhi i familjarëve

Përshëndetje si familjar është mjaft e vështirë ta pranojmë këtë humbje në një moshë kaq të re, ne kemi humbur vëllain tonë në mënyrën më tragjike të mundshme.

Në moshën 26 vjeçare duke u goditur me thikë për vdekje. Regjistrohu në gofundme për të ofruar mbështetje dhe për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur që ai të kthehet në shtëpi në Shqipëri, të ndihmojmë familjen me koston e funeralit pasi është mjaft e vështirë për ta të përballen me humbjen e djalit të tyre dhe probleme financiare, ne bëjmë thirrje për mbështetjen tuaj që ai te mund të kthehet në shtëpi për të pushuar në paqe./albeu.com

Άksident i frikshëm/ Kamioni përρΙaset me autobusin ρlot me stυdentë, raportohet për 6 të νdekur dhe 18 të plagosur

Një autobus i mbushur me nxënës të shkollave të mesme u pwrplas nga një gjysmë kamion në një autostradë në Ohio të martën në mëngjes, duke lënë gjashtë persona të vdekur dhe 18 të plagosur, thanë zyrtarët.

Advertisementsnull

Tre pasagjerë në autobusin me studentë dhe shoqërues, u shpallën të vdekur në vendngjarje, tha Patrulla e Autostradave të Shtetit të Ohajos të martën mbrëma.

Ata u identifikuan si John W. Mosely, 18 vjeç, nga Mineral City; Jeffery D. Worrell, 18 vjeç, nga Bolivar; dhe Katelyn N. Owens, 15 vjeç, nga Mineral City.

Advertisementsnull

“Ky është makthi ynë më i keq, kur kemi një autobus plot me fëmijë të përfshirë në një aksident,” tha guvernatori i Ohajos, Mike DeWine gjatë një konference për shtyp në vendngjarje.

“Lutjet shkojnë për familjet, të gjithë ata që ishin në autobus.”

Një total prej 15 studentësh dhe shoferi i autobusit u dërguan në spitalet e zonës, thanë zyrtarët.

Të tre personat në një nga automjetet e pasagjerëve të përfshirë gjithashtu në aksident u shpallën të vdekur në vendngjarje, tha patrulla e autostradës.

Ata u identifikuan si Dave Kennat, 56 vjeç, nga Navarra; Kristy Gaynor, 39 vjeç, nga Zoar; dhe Shannon Wigfield, 45 vjeç, nga Bolivar.

Në spital është dërguar edhe drejtuesi i mjetit tjetër të pasagjerëve.

Të gjitha automjetet po udhëtonin drejt perëndimit në Interstate 70 në Licking County, rreth 26 milje (42 kilometra) në lindje të Columbus, rreth orës 9 të mëngjesit kur ndodhi përplasja me reaksion zinxhir.

Më pas, të paktën tre automjete morën flakë, tha patrulla e autostradës. Shkaku i aksidentit është nën hetim.

https://twitter.com/DredreBabb?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1724449334530322537%7Ctwgr%5E49a2de421fc22d31730016f4ffd2709bf9392767%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F11%2Faksident-i-frikshem-kamioni-perplaset-me-autobusin-plot-me-studente-raportohet-per-6-te-vdekur-dhe-18-te-plagosur%2F

Ήistoriani grek Dhimitri Bethanis: Ilirët ρόpull i Ιαshtë, gjuha shqipe është më e νjetër se latinishtja

Në shumë raste faktet e dokumentuara rreth shqiptarëve ndër shekuj janë lexuar subjektivisht nga historianët grekë. Edhe pse mbetet i ndikuar nga nacionalizmi i zakonshëm i historianëve grekë, Dhimitri Bethanis pranon se ilirët janë të lashtë, po aq sa grekë”>grekët. Një fakt i pakundërshtueshëm historik, por i pranuar hapur nga një historian grek, përbën risi.

Në kundërshtim nga historianët e tjerë grekë ai e sheh figurën e Skënderbeut si shqiptare, duke dalluar elementin përbashkues të heroit tonë kombëtar. Sipas historianit, Skënderbeu bashkoi grekë”>grekët e shqiptarët kundër armikut të përbashkët, Turqisë.

Bethanis thekson idenë që Shqipëria dhe Greqia përgjatë gjithë historisë kanë qenë vende vllazërore, ndërsa shprehet se janë disa historianë të paditur shqiptarë dhe grekë që po krijojnë armiqësi të kota.

Sipas tij, ilirët janë të lashtë dhe gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja, por ai sajon disa ura komunikimi, kur komenton alfabetin. Ai shprehet se shqiptarët nuk kanë pasur alfabet dhe deri në krijimin e alfabetit që njohim sot, kanë përdorur shkronjat greke. Por, kjo ka gjasë të jetë e pavërtetë. Nëse i referohemi teorisë së Aristidh Kolës që thotë se “shtrati iliro-helen është i përbashkët, ai pellazgjik”, mund të dalë e vërtetë e kundërta, pra që alfabeti grek të jetë pellazg, pse jo ilir.

Megjithatë dokumentet për të faktuar njërën apo tjetrën tezë, nuk ka si gjenden në thellësi të kohëve mijëra vjet të lashta.

Historiani grek, Dhimitri Bethanis flet edhe për elemente të tjera përbashkuese mes Greqisë e Shqipërisë, të cilat edhe pse janë të rreme nuk vënë në dyshim faktin më të rëndësishëm historik, që edhe Bethanis thekson në këtë material: Ilirët janë popull i lashtë.