Bora Zemani i merr vendin në Top Channel, vjen reagimi i parë nga Arbana Osmani

Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme se Arbana Osmani nuk do e prezantojë Big Brother VIP Albania 3. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga Arbana, kanë nisur aludimet se kush mund të jetë moderatore e spektaklit dhe një ndër emrat që është përfolur është Bora Zemani.

Bora është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

Bora nuk e mohoi si lajm, por vendosi një kusht, që këtë ta vendosë publiku.

“Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha Bora.

E nga ana tjetër, Arbana ka ironizuar me Borën duke hedhur një selfie me mbishkrimin: “Po qe se nuk postoj, dijeni se o kap patur punë, ose kam pasur shumë punë. Por, po ju lexoj”, duke dhënë kështu mesazhin se ajo nuk ka hequr dorë nga prezantimi i shfaqjes reality.

“Lorik Cana si Dwamena”, gαzetari i njohur tregon detajin shokυes të Europianit me kaρitenin: E fshehën të gjithë vetëm që të lυante ëndrrën e tij

Gazetari Sokol Bregu ka folur në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dëamena pas një ataku kardiak gjatë sfidës së fundit kundër Partizanit.

I ftuar në “Top Story”, Bregu theksoi se një gjë të tillë kishte përjetuar dhe ish-kapiteni i kuqezinjëve Lorik Cana gjatë ëndrrës së Europianit, moment i cili e la me pasoja të mëdha; mjekime për zemrën edhe sot.

“Dwamena intervistën e tij të parë e dha për kolegun Endi Tufa. Ishte një ekskluziv ku fliste Dwamena dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ai aty shprehte një keqardhje shumë të madhe se po të futeshe në Google për Dwamenën gjeje gjatë gjithë kohës vetëm problemet e zemrës së tij, por asnjëherë golat që ai shënonte dhe asgjë që ai bënte në fushë. Dwamena ishte shumë konshient që mund t’i ndodhte vdekja në fushë, por pasioni i tij për futbollin nuk e lëshonte.

Në të njëjtën kohë edhe kapiteni i Kombëtares tregonte një histori të vetën se kishte probleme me zemrën. Cana kishte një problem me zemrën dhe e mbante të fshehtë. Luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e kampionatit Evropian.

Nuk ja tregoi askujt, edhe klubi i tij e la të luante në Francë, vetëm dhe vetëm që të ishte në Evropian. “Rrezikova shumë jetën time”, tha Cana, “dhe që nga ai moment çdo ditë në orën 08:00 pi një ilaç për sforcon që i dhashë vetes në fushë”.

Dwamena në vetëvete jepte atë që ne duhet të shohim në të vërtetë. Një mesazh dhe më vjen keq që në mediet shqiptare ngrihen akuza. Ne duhet ta shohim si një moment shprese për të gjithë ata që mund të kenë probleme në futboll. Nuk duhet të merremi. Dwamena luante futboll para se të vinte këtu. Luante për një ekip amator në Zvicër. Ekipet profesioniste nuk e merrnin për shkak të problemeve me të cilat do të përballeshin në rast se u ndodhte diçka e tillë. Por ai luante për ekipe të kategorisë së 5-të në Zvicër”- tha Bregu.

Dγshimet se fëmija është i Flori Mumajesit, por*ostarja shqiptare rrëfen si e zbυloi shtαtzënin

Pornostarja e njohur Alby Rydes, e cila është nënë e një vajze, ka rrëfyer se shtatzënia e saj nuk ishte e planifikuar, por erdhi në një moment që donte të kishte fëmijë. Gjatë një bisede me këngëtarin Blero në Big Brother Vip Kosova, ajo tregoi se në momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë vendosi që ta mbante foshnjën e saj. “Nuk ishte e planifikuar, por ka ndodhur në një kohë kur e doja.

Thosha kur të jem 28 dua të kem një fëmijë, të rritem me të. Dhe atëherë erdhi kur isha 28-vjeçe. Thosha që dua ta kemi ditëlindjen përnjëherë, lindi një ditë mbrapa. Ditën që e mora vesh se isha shtatzënë vendosa ta mbaj, emrin e ka “ndihma e Zotit”.

Në atë kohë e kam pasur nevojë shumë”, tha Alby Rydes. Ndërkohë kur u bë publik lajmi i shtazënisë së pornostares, u përfol se fëmija që ajo priste ishte i kantautorit Flori Mumajesi, thashetheme që nuk u konfirmuan kurrë dhe asnjëri prej të dyve nuk reagoi në lidhje me pretendimet.

MISTERI I LIDHJES SË FLORI MUMAJESIT ME PORNOSTAREN

Pas lajmit të shtatzënisë, Alby Rydes u përfol se ishte në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, madje fëmija që ajo priste ishte i kantatutorit. “Gazeta Express” botoi lajmin “ekskluziv” me titullin “Flori Mumajesi po bëhet baba, ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij”, për t’u pasuar nga të tjera media. Sipas tyre, Flori Mumajesit po i ndodhte e njëjta gjë si reperit Drake, i cili po ashtu u bë baba për herë të parë nga marrëdhënia me një pornostare. Emisioni “SevenBizz” zbuloi nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, Alby Rydes, po priste fëmijën e kantautorit të njohur. Ndërkohë, benzinë zjarrit i ka hedhur artisti i njohur me emrin Loco. Me anë të një postimi, ai ka uruar Albyn për këtë shtatzëni, duke i shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat, po a s’pate mashkull ma t’mirë me gjet veç Flori Mumajesit me ta fry barkun a?”. Nga ana tjetër, në rrjetin social “Instagram”, të dy e ndiqnin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes ndiqte mes shumë të interesuarve djemve VIP. Ndërkohë, Liberta Spahiu, e cila është një romancë me Flori Mumajesin, ka publikuar në atë kohë një shkrim argumentues, ku i thërret kujtesës se kur mund ta ketë lënë shtatzënë Flori vajzën tjetër. Në shkrimin në fjalë thuhet:

Skαndal në Kamëz, heΙmohen nga ushqimi 20 të mitυr në një çerdhe, institυcionet fshehin ngjarjen

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në çerdhen publike nr. 2 “Diell” në bashkinë Kamzë, para katër ditësh, dyshohet se 20 fëmijë të vegjël janë helmuar nga ushqimi për shkak të pranisë së salmonelës në ushqim dhe prej ujit të ndotur dhe tashmë ata janë të sëmurë.

Denoncimi është bërë nga prindërit e fëmijëve në media, pasi institucionet shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë si edhe bashkia e Kamzës janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë me çdo kusht.

Çerdhja është hapur në janar të vitit 2022 dhe është promovuar nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Rakip Suli si një investim i qeverisë shqiptare.


Nga vështrimi në terren i çerdhes Diell në Kamëz, vihet re se nuk ka fëmijë, por tek-tuk shfaqet ndonjë punonjëse që largohet sapo sheh gazetarët. Nga burime të tjera mësohet se godina po dezinfektohet.

Trαgjike/ Βυrri qëΙΙon grυαn dhe më pas i jep fund jetës

Tentativë për vrasje dhe në fund vetëvrasje. Një ngjarje e rëndë ka goditur Leganon, provincë e Milanos, ku një 42-vjeçar qëlloi me armë partneren e tij 36-vjeçare, dhe më pas ktheu armën ndaj vetes duke bërë vetëvrasje. Të dy me origjinë kolumbiane.

Gruaja e plagosur rëndë është transportuar në spitalin e Legnano-s, ende brenda rrezikut për jetën.

Burri me sa duket ka qëlluar partneren e tij në kulmin e një debati të dhunshëm duke përdorur armën e kunatit të tij, me profesion roje sigurie, i cili megjithatë nuk ishte në shtëpi në atë moment.

Plumbi ka goditur barkun e partneres, por ajo ka arritur të largohet nga shtëpia dhe është ndihmuar menjëherë nga një fqinj.

42-vjeçari është drejtuar më pas për në shtëpinë e një çifti të moshuar për të cilët kujdesej gruaja e tij, vend në të cilin ai vrau veten me armën e vjedhur nga kunati i tij.

Nga ajo çfarë raportohet në mediat italiane, 35 vjeçarja ka tentuar dhe të hidhet nga ballkoni për ti shpëtuar bashkëshortit të saj.

Prokuroria e Busto Arsizio po heton rastin.

“Ma tregoi Fatos Nano në bυrg”, Idajet Beqiri plas ‘bόmbën’ për Ilir Metën

Teksa në Shqipëri diskutohet nëse ish-presidenti Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër çështje që po komentohet gjerësisht është raporti mes kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Avokati i njohur Idajet Beqiri në emisionin “Shqip” rrëfeu bisedën që ka bërë me Fatos Nanon në burgun e Bënçës, ku ky i fundit i ka konfirmuar faktin se Ilir Metën në PS e ka sjellë Sali Berisha.

Idajet Beqiri shprehet se Fatos Nano i tha hollësisht se Meta ishte dora e Berishës në PS dhe se e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në Partinë Socialiste.

“Isha në burgun 313, m’u bë gjyqi dhe më çuan në burgun e Bënçës ku ishte edhe Fatos Nano dhe atje kam bërë një bisedë shumë të gjatë me të dhe i tregova historinë me Metën dhe Berishës.

Nano ma pranoi dhe ma shpjegoi me hollësi që Metën në PS e ka sjellë Berisha.

Nuk e them kot sepse Nano është gjallë dhe mund të ma kundërshtojë por nuk ma kundërshton dot pasi kam shënimet. Nano ma tha që Meta është dora e Berishës 100%.

Nano e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në PS”, u shpreh Idajet Beqiri.

I dha çeΙësat e shtëρisë shokυt, i riu shqiρtar s’u besοn syve kur kthehet…

Një 24-vjeçar me emrin Robert.L nga Velipoja do të gjykohet në gjykatën e Tiranës për akuzën e vj edhjes, katër muaj pas denoncimit të shokut të tij.

Dorian Qoli i tha policisë se një ditë i pandehuri i kishte kërkuar çelësin e shtëpisë.

“E kam shok dhe më tha që në shtëpinë ku ai jeton me qira kishte njerëz. Më kërkoi çelësin sa të hante bukë e të pushonte”.

Por pas bujarisë së shokut, 24-vjeçari është zhdukur bashkë me çelësin. Ndonëse kallëzuesi e ka telefonuar shpesh, i akuzuari justifikohej se gjendej në Kombinat dhe se do vonohej.

Në këto kushte duke qenë se nuk kishte ku të qëndronte, Doriani, mëson Gazeta Si e ka hapur derën e shtëpisë me forcë.

Panorama që i shfaqur para syve ishin dhomat e boshatisura. Në shtëpi mungonin orenditë, mes tyre lavatriçja, frigoriferi dhe soba me korrent. Siç përmendet në kërkesën për gjykim,

Doriani e ka telefonuar i shqetësuar shokun e tij duke e pyetur për orenditë, por ka marrë si përgjigje “Do t’i sjell, qetësohu”.

Policia ka shpallur më pas në kërkim të riun, ndërsa babai i tij është përpjekur ta zgjidhë çështjen duke fshehur gabimin e të birit.

Arben Leka ka kryer sakaq një hetim paralel për të birin dhe ka zbuluar se ai i kishte vje dhur pajisjet elektroshtëpiake për t’i lënë peng në një dyqan, pasi pronarit i kishte një borxh.

I ati thotë në dosjen hetimore kur policia e pyet se si i gjeti pajisjet që kishte “rrëmbyer” Roberti dhe si i kishte marrë për t’ia kthyer të zotit?

Arben Leka: U përpoqa dhe arrita të flas në telefon me tim bir. E pyeta ku gjendej dhe më tha në Sarandë kam gjetur punë të re. Pastaj më tregoi se kishte marrë një borxh prej 200 mijë lekë tek një dyqan tek Pazari i Ri dhe se derisa ta shlyente borxhin ishte detyruar të merrte orenditë e shokut duke i lënë peng.

I gjeta 200 mijë lekë dhe i çova menjëherë tek dyqani i pengjeve dhe mora orenditë duke ia kthyer pas shokut të djalit. I kërkoj falje Dorianit, të cilit edhe djali i ka kërkuar falje dhe lutem që im bir mos t’i përsërisë më gabime të tilla.

Por pavarësisht gjestit të të moshuarit, prokuroria e konsideron babain e Robertit thjesht si dëshmitar.

Fati i 24-vjeçarit u caktua nga një ekspert i kërkuar nga hetuesit, i cili vlerësoi dëmin dhe konkludoi që orenditë e vjed hura (që më pas u kthyen nga babai) kanë vlerën e 90 mijë lekëve.

Ky fakt juridiko penal sipas prokurorisë parashikohet si vje dhje, një vepër që dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Këto të dhëna iu përcollën për gjykim të mëtejshëm gjykatës së Tiranës, që do ta gjykojë si hajdut, ndonëse në fakt ai i ktheu pas të gjitha pajisjet.

Fuoristrαda i bën “prίtë” PoΙicisë, kërcet breshëria e plumbave në Elbasan (video)

Elbasani është kthyer ditët e fundit në shesh-xhirim për realizimin e një filmi të huaj.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, aktorët kanë kërkuar ndihmën e Policisë për vënien në dispozicion të tyre të disa mkainave.

Gjatë kësaj jave edhe në Berat janë realizuar disa skena për një film turk, ku aktorët dhe regjisorët kanë kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare.

Qytetarët janë trembur fillimisht nga skenat aksion me makina policie, por më pas gjithçka është kuptuar dhe i kanë ndjekur me interes.

Nuk dihet nëse dhe skenat që po regjistrohen në Elbasan kanë të bëjnë me të njëjtin film, apo bëhet fjalë për ndonjë tjetër.

Veç kastit që ndjek nga afër regjistrimet, edhe banorët kanë dalë dhe filmojnë me celularë skenat aksion.

https://m.facebook.com/shqiperiaeshqiptareve2015/videos/187138170255303/

BIeu sallαtë jeshiΙe, grυaja troηdit me foton që ρoston, shikoηi çfarë ka gjetυr breηda qeses

Një çift kanë gjetur një gjarpër helmues brenda qeses së lakrës jeshile. Gjarpri i rrallë, i njohur me emrin

“Hoplocephalus bitorquatus” kishte mbetur në mesin e sallatës të cilën Alexander White dhe Amelie Neate e kishin blerë në një market në Sidnei.

“Po lëvizte dhe po nxirrte gjuhën jashtë”, tha White. “Ishte gjuha e tij përmes së cilës e kuptova se nuk ishte thjesht një krimb gjigant. Do të isha më i qetë me një krimb, të jem i sinqertë”.

Gjarpri ishte rreth 20cm i gjatë dhe dukej se po flinte i qetë në sallatën jeshile në raftet e ftohta të marketit, deri kur White e mori për ta dërguar në shtëpi, shkruan  The Guardian.

Çifti thirrën shërbimin për shpëtimin e kafshëve të egra dhe u thanë se ai ishte ndër gjarpërinjtë më helmues dhe agresiv në Australi.

Çfαrë sίkIeti: DjaIi i kαρ “mat” në dh. omën e gjυmit, ja reαgimi i gαzetares…!!

Në “Ftesë në 5”, di skutohej per momentet e sik letshme që lidhen me fëmijët, duke marrë parasysh këtu,

një përqafim apo një puthje në sy të tyre me partnerin/en, por edhe nëse ata i kapin ‘mat’ mund të themi në momente in time. 

Moderatorja Elona Duro, tha se djali i saj është ende i vogël e deri më tani nuk ka pasur të tilla sit uata.

Por nëse në një të ardhme do të nde shet me ndonjë episod të tillë, ajo do të përpiqet t’ia shpjegojë të gjithë gjënë.

“Nuk e di shyqyr zotit nuk e kemi as në dhomë, flemë në dhomë më vete.

Kam përshtypjen do ta përcjell në dhomën e vet. Nuk e kam menduar ndonjëherë, do t’i them është një përqafim shumë i dashur për mamin e babin.

Tek dhoma e prindërve gjithmonë përqafohemi. Kur të jesh dhe ti një ditë me princeshën tënde do të përqafohesh në dhomën e gjumit”, tha Elona.