Ρrekëse, 8-υjeçari feston ditëΙindjen për herë të ρarë falë mësυeses dhe shokëve të klasës

Angel David është vogëlushi nga Ebéjico në Kolumbi i cili u bë viral rreth një muaj më parë, pasi i përlotur teksa hyn në klasën e tij shokët i urojnë ditëlindjen me këngën tradicionale.

Djali vjen nga një familje me katër fëmijë dhe me të ardhura shumë të kufizuara. Nëna e tij tregoi se nuk kishte kurrë para për t’i bërë fëmijëve të saj një festë ditëlindjeje.

Megjithatë, mësuesja e vogëlushit, Casas Ximeno, kur mësoi se po afrohej ditëlindja e tetë e nxënësit të saj, mendoi të mblidhte shokët e klasës, miqtë dhe mësuesit për të festuar së bashku.

Më pas Angel, nxori një tortë të bërë vetë dhe ndau disa pije të gazuara me shokët e klasës.

“U ndjeva shumë i lumtur, nuk kisha pasur kurrë më parë një ditëlindje si kjo. Isha aq i lumtur sa fillova të qaja nga lumturia. Miqtë e mi më përqafuan dhe më thanë të jetoj deri në tre mijë vjet”, tha vogëlushi.

https://www.instagram.com/_u/insidehistory/?utm_source=ig_embed&ig_rid=942674de-cc23-4d41-825a-935c88ebe4eb&ig_mid=FA1E734B-7E61-4E60-943F-88F4596C67AF

DËSΉMIA e 30-νjeçares që brαktisi foshnjen në bodrυm: I dαshυri quhet Klodi…

Gjykata e Tiranës ka caktuar mesditën e kësaj të diele, masën e sigurisë ‘Arrest Shtëpie’ për 30 vjeçaren, E.I., e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht.

Në dëshminë e saj para trupës gjykuese e reja është shprehur se i dashuri e kishte braktisur, pasi kishte ngelur shtatzën.

‘Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranin pasi isha e pamartuar’, ka thënë e reja.

Ndërkohë e ëma e vajzës është shprehur në gjykatë se nuk kishte dijeni se ajo ishte shtatzënë.

‘Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra’, ka thënë para gjykatës.

“Dwamena e kishte heqυr defibriΙatorin”, Shakohoxha zbulon si iu anυlua kontrata 20 mln € në Angli

Komentatori Dritan Shakohoxha tha se futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena, nuk duhet të ishte lejuar që të lunate në Superligën shqiptare për shkak se problemeve që kishte me zemrën.

Shakohoxha në një studio televizive tha se Dwamenas, pasi iu bënë kontrollet mjekësore iu anulua kontrata 20 milionë euro që kishte me një klub në Angli.

Ai shtoi se futbollisti që ndërroi jetë, kohët e fundit e kishte hequr dhe defribilatorin që i mbronte zemrën.

“Këtë djalë skuadra e Boltonit e kishte paguar 20 milionë euro dhe kontrata u anulua, pikërisht për këtë motiv për problemet me zemrën. Kishte qëndruar shumë vite me aparat, tani e kishte hequr dhe aparatin, që do të thotë që po lunate pa defribilatorin. Ka qenë dhe një futbollist tjetër në Superligë që lunate me atë aparatin që i mbronte zemrën. Klubi e ka respektuar, i jepte 10 mijë euro në muaj, i ka dhënë dhe një super shtëpi. Por po flasim për dikë që është ndaluar në shumë vende.

Po merren të njëjta pika referimi për ngjarje të ndryshme. Eriksen po luan në Angli, por zemra e Eriksen nuk është e njëjtë me zemrën e Dëamenës. Sepse Dëamena në këtë futbollin anglez nuk e federuan dhe nuk e lanë të lunate. Në Angli pasi i paguan 20 milionë euro, i bënë vizitat mjekësore dhe e anuluan kontratën duke thënë ti nuk je i aftë për të luajtur futboll. Nuk është i njëjtë me rastin e Eriksen. As në Angli nuk u lejua. Një njeri që nuk u lejua të luaj futboll në Angli, në Suedi, në Zvicër, në Spanjë dhe në Austri si ka mundësi që u lejua të luaj në Shqipëri. Pse duhet të lunate në Shqipëri?!”, tha Shakohoxha.

Çfarë dimri na pret? Ky është ραrashikimi i meteoroΙogëve

Duket se ndikimi i fazës së ngrohtë të El Niño në Oqeanin Paqësor tropikal do të luajë një rol vendimtar në zhvillimin e motit gjatë stinës së dimrit në Evropë, me vlerësimet e para të bazuara në modelin matematikor evropian ECMWF.

Përkundrazi, analizat e para tregojnë prevalencën e temperaturave të buta të cilat do sillen me 2 gradë mbi mesataren afatmesme për të dhënat e kohës, edhe mbi Rusinë, si dhe në një pjesë të madhe të vendeve skandinave.

Kjo do të ndikojë në parandalimin e masave më të ftohta ajrore nga Arktiku që të pushtojnë rajonet më të thella gjeografike të Evropës, madje edhe në vendet e famshme për dimër të ashpër me reshje të mëdha dëbore dhe temperatura ekstreme, siç ndodh për shembull çdo vit në Skandinavi. Kush e ka fajin për gjithë këtë? Por sigurisht El Niño. Analizat tashmë aktuale tregojnë një ngrohje të theksuar të ujërave në Oqeanin Paqësor tropikal që kanë përfunduar duke lëvizur deri në 3 gradë mbi mesataren afatmesme, gjë që do të kontribuojë ndjeshëm në modelin e qarkullimit atmosferik global.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se në Evropë nuk do të ketë as valë ngricash të përkohshme me reshje të theksuara bore, por më shumë duket si episode “dimërore”, sesa një rrjedhë normale siç kemi parë në të kaluarën gjatë stinës së dimrit. Pra, kjo do të thotë se reshjet e borës që do të përfundojnë në lartësi më të ulëta do të jenë të lehta deri në të parëndësishme. Por shumë do të varet gjithashtu nga vorbulla polare dhe deri në çfarë mase do të lejojë masat më të ftohta të ajrit të prekin Evropën këtë vit.

Si përfundim, sipas vlerësimeve të para të meteorologëve italianë, fillimi i këtij dimri duket se do të karakterizohet me temperatura të buta dhe reshje minimale bore në pjesën më të madhe të Evropës. Megjithatë, për shkak se parashikimet sezonale kanë një normë verifikimi devijimi i rendit 40-60%, nuk duhet të konsiderohet asnjëherë një rregull, por si një pasqyrë e përgjithshme e trendit të motit gjatë muajve./Motilokal

ΡoΙicia greke ndjek fυoristradën me të mitυr, νritet me ρΙυmb në gjόks 17-vjeçari

Një 17-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave nga policia greke e cila po ndiqte një fuoristradë.

Sipas medieve greke, i mituri dhe bashkëmoshatarë të tij kishin hipur në një fuoristradë të cilës policia i bëri shenjë që të ndalonte, shkruan CNN Gr.

Kur makina nuk ka ndaluar dhe ka vijuar të lëvizë me shpejtësi, policët e kanë ndjekur dhe në kryqëzimin për në fshatin Leontar mjeti është përplasur me një mjet tjetër dhe është ndalur.

Policia pohon se dy persona të OPKE-së i janë afruar veturës, njëri në të majtë dhe tjetri në të djathtë, duke u kërkuar personave që të zbresin. Në rrethana ende të paqarta, plumbi i policit ka përfunduar në gjoksin e 17-vjeçarit teksa ndodhej brenda në makinë.

Në vendin e ngjarjes forca të shumta policore kanë marrë deklarata nga të gjithë të përfshirët, ndërsa për policin është duke u përgatitur shkresa e lëndës që do të dërgohet në prokurori.

Kiara nuk e fsheh më bαrkυn e rrυmbuΙΙυkosur

Kiara dhe Luizi kanë sjellë atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri një muaj para duke realizuar një set fotografik shumë festiv.

Çifti është shfaqur duke pozuar në një ambient festiv teksa fansat menjëherë kanë vënë re një detaj.

Pavarësisht se ka veshur një pelerinë, barku i rrumbullakosur i Kiarës tashmë është i dukshëm.

Ajo dhe Luizi kanë preferuar të mos e konfirmojnë ende lajmin e ëmbël, por burime pranë tyre zbuluan pak ditë më parë se ata po presin një vajzë.

https://www.instagram.com/lukiejllatt/?utm_source=ig_embed&ig_rid=949b3329-54d9-4256-a378-1de9abf5fb51

E rëndë! Gjendjen pa shenja jete çifti tυristëve në hoteΙ, zbαrdhen dγshimet e para

Një çift britanik vdiq nga helmimi me monoksid karboni gjatë pushimeve në një resort luksoz në Egjipt, pasi dhoma ngjitur ishte spërkatur me pesticide për të vrarë insektet, ka gjetur një mjek.

John dhe Susan Cooper po qëndronin në hotelin “Steigenberger Aqua Magic” në Detin e Kuq në gusht 2018, kur dhoma pranë tyre u tymos me një pesticid, ‘Lambda’, për shkak të infektimit nga çimkat. Në disa vende, Lambda hollohet me substancën diklorometan, e cila bën që trupi të metabolizojë ose të gëlltisë monoksidin e karbonit. Dhoma e tymosur, e cila ishte e mbyllur me shirit maskues rreth derës, ishte e lidhur me të tyren me një derë ngjitur.

Çifti i martuar u kthye në dhomën e tyre për të kaluar natën, por u gjetën të sëmurë rëndë të nesërmen nga vajza e tyre. John Cooper, 69 vjeç, u deklarua i vdekur sëbashku me gruan e tij Susan, 63, çifti turistik humbën jetën tragjikisht.

Dr. James Adelely, mjek i lartë mjekësor për qarkun anglez të Lancashire, përcaktoi se vdekjet ishin shkaktuar nga helmimi me monoksid karboni si rezultat i thithjes së avullit nga spërkatja e pesticidit që përmbante diklorometan.

“Deri më sot, familja jonë lufton për të kuptuar atë që ndodhi,” tha vajza e çiftit Kelly Ormerod, e cila ishte me pushime me prindërit e saj në atë kohë, në një deklaratë pas hetimit.

“Kjo nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte kurrë”. Ajo tha se “asgjë nuk do ta kompensonte dhimbjen dhe humbjen që ndjemë që nga ajo ditë”, duke shtuar: “Vitet e fundit kanë qenë periudha më traumatike dhe emocionale për të gjithë ne”.

“Kίshte dγshime se ja drίdhte me Ilir Metën”, Bes Kallaku flet për Xhensilën: Doja të dija ku ishte, me kë ikte…

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar dhe shumë të pëlqyer nga publiku.

Dashuria e tyre ka lindur prej vitesh, por që nga postimet që ata bëjnë duket sikur ka lindur dje.



Kur Xhensila ndiqte ende shkollën në “Liceun Artistik”, Besi arriti ta bënte shumë shpejt për vete.

Në një intervistë të dhënë sot në “Top Albania Radio”, Besi zbuloi disa detaje që nuk i kemi ditur nga marrëdhënia e tij me Xhensilën.  



Besi tregoi me nota humori se bëri çmos për t’i gjetur numrin e telefonit, por kur e telefonoi atë i doli nëna e këngëtares.

Më pas, ai zbuloi se në fillim të lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.



“Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në ‘Lice’ atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë.

Ne prej Fushë-Kruje kështu e kemi. Sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte”, tha ai me nota humori.

Si të zbυloni se po ju përgjοjηë në telefon, hapat që dυhet të ndiqηi

Ju ka ndodhur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj?

E nëse kjo është e vërtetë ka një mënyrë që të mos ta keni më këtë shqetësim, mjafton të ndiqni hapat në vijim, transmeton udhëzimin Shqip.


1. Shtypeni kodin *#06# në aplikimin për të bërë thirrje, pas së cilës do të shfaqet kodi IMEI

2. Pastaj në Settings, gjeni opsionin që përmban informacionet në lidhje me telefonin.

Për pajisje Android, ky opsion është në parametrat (Settings), nën “About device” (Rreth pajisjes) në të cilën ekzistoni opsioni “Status”.

Aty do të jenë të shënuar informacione të rëndësishme në lidhje me telefonin tuaj, duke përfshirë edhe kodin IMEI.

Nëse dy shifrat e fundit janë të njëjta si në kodin e mëparshëm, kjo do të thotë se ju, gjegjësisht telefoni juaj nuk është duke u përgjuar.

Nga ana tjetër, në qoftë se numrat tuaj ndryshojnë, kjo do të thotë që keni qenë apo edhe jeni nën vëzhgim të dikujt.

Në telefonat iPhone kodi IMEI është i vendosur nën “About” në rregullimet e përgjithshme.

Nëse telefoni juaj refuzon t’i përgjigjet këtyre hapave atëherë ju jeni përgjuar.